You are on page 1of 4

Tema : Adoleshenca,shoqeria

dhe miqesia ndermjet


aktiviteteve sportive.
TREMUJORI I II
LENDA:EDUKIM FIZIK
GJIMNAZI”ISMAIL QEMALI”
KLASA:X-9 A
PUNOI:EMILI ALICKA
Ndikimi i sportit në socializimin e fëmijëve
Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën
sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet
sidomos për fëmijët më introvert, sepse ndikon pozitivisht
në zhvillimin e aftësive komunikuese.
Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së
përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në grup),
pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti
realizuar qëllimet e përcaktuara; një mësim i ngjashëm
me jetën në përgjithësi
Adoleshentët shqiptarë dhe
sporti i harruar prej tyre
Pak, madje shumë pak djem e vajza merren me sport, duke menduar se në këtë moshë
të jetës të rinjtë dhe të rejat duhet të praktikojnë më shumë sport, pasi ndikon në
rritjen harmonike të shëndetit dhe mendjes, pra, për një zhvillim psiko-fizik. Studimet
thonë se adoleshentët sot në botë duhet të praktikojnë të paktën një orë në ditë sport.
Kjo, jo detyrimisht në fushë futbolli apo pallat sporti, por mjafton edhe një vrap i lehtë,
një shëtitje me biçikletë apo not në pishinë për t’u relaksuar dhe për të mbajtur trupin
në formë. Madje të merresh me sport sot është e nevojshme edhe si një stil më i mirë
jetese, pasi ndihmon për një jetë më të kulturuar e të shëndetshme, larg stresit e veseve
të këqija.
VAZHDIMI...
Të merresh me sport sot nuk do të thotë me çdo kusht se në të ardhmen do të jesh një
kampion i madh, ashtu si synojnë kush nis të bëjë një karrierë sportive. Kjo mund të jetë
një ambicie shumë e mirë për të avancuar, por sporti praktikohet edhe për të patur një
jetë dhe shëndet më të mirë. Jo të gjithë mund të vazhdojnë aktivitetin fizik kur të rriten,
kjo për arsye të ndryshme, por më e pakta do të kenë një shëndet më të mirë për shkak të
një jete sportive të hershme.Me pak mundim dhe rregulla sot të gjithë mund të merren
me sport, ndaj dhe sistemi sportiv në vend duhet të përshtatet më shumë me realitetin e
Shqipërisë së sotme. Për adoleshentët dhe të rinjtë duhen ofruar modele më tërheqëse
dhe stimuluese, në mënyrë që rinia e sotme të merret më shumë me sport, duke e parë atë
si një argëtim, si një mënyrë të kulturuar për të kaluar kohën. Adoleshentët nuk duhet ta
shohin sportin vetëm në televizor dhe të ulur në një kolltuk, por ta praktikojnë atë në
mënyra të ndryshme, pasi kështu do ta shohin se edhe vetë bëhen protagonistë në jetën e
tyre. Vetëm duke u marrë me sport rinia e sotme arrin të jetë më e shëndetshme dhe e
kulturuar, duke qenë kështu një e ardhme më e mirë, më e sigurt.

You might also like