You are on page 1of 3

Vlerat este)ke të kulturës

fizike
• shpjegon koncep,n e kulturës fizike;

• vlerëson përfi,met që sjell edukimi fizik dhe spor,v në shkollë


• dhe jashtë saj;

• përdor kulturën fizike për të hartuar strategji dhe konkurrencë


• të ndershme.

Fjalë kyçe:
kulturës fizike, shoqëri, tërësi dijesh, sport, shëndet,
veprimtari, vlera.

Ç’kuptojmë me kulturë fizike?


Kultura fizike është një koncept i gjerë që lidhet me individin dhe
shoqërinë ku ai jeton dhe zhvillohet. Kultura fizike kuptohet si një grup
prak,kash, zakonesh të ushqyerjes, përvoja dhe arritje të fituara nga
rekreacioni dhe nga zba,mi i rregullave, metodave të orientuara në
trajnimin dhe ushtrimin e njerëzve. Ajo ka një lidhje të ngushtë me
lëndën e edukimit fizik në shkolla, me ruajtjen e shënde,t, aAësitë fizike,
kompe,cionin dhe mënyrën e shpenzimit të kohës së lirë. Ak,vitete, të
cilat promovojnë një jetë të shëndetshme ak,ve dhe një dietë të
shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe që i kryejmë për kënaqësi, i quajmë
ak,vitete rekrea,ve apo ushtrime fizike, spor,ve, gjimnas,kore. Kultura
fizike nuk është përcaktuar si një shkencë, por si një disiplinë, sepse nuk
është përgjegjëse për një studim specifik, por merr elemente të caktuara
nga shkencat e ndryshme dhe i zhvillon ato teorikisht brenda kornizës së
vet. Natyra, ambientet konkrete si: parqe, terrene spor,ve, palestra,
pista, hipodrome, pishina etj., janë vende ku mund të kryhen ak,vitete
fizike. Kultura fizike lidhet ngushtë me kulturën e përgjithshme si:
ekonominë, mënyrën e jetesës, historinë, etnografinë etj. Rilindësi Zef
Jubani e quante kulturën fizike si “pjesë e arteve të bukura, që duhej
organizuar për të ecur paralelisht me zhvillimet e tjera”.

Edukimi fizik dhe spor8v në


shkollë dhe jashtë saj
Me edukim fizik në përgjithësi kuptohet lënda që kryhet në shkollë, e cila rrit rezultatet
fizikolëvizore (shkathtësi, shpejtësi, cilësi spor=ve) të nxënësit nëpërmjet procesit të
organizuar dhe sistema=k. Duke u ushtruar sistema=kisht dhe me një program të
caktuar, të orientuar, ai krijon te nxënësit kapacitetet e duhura. Në këtë rast, themi se
nxënësit kanë fituar edukatë fizike. Këtu, nxënësi vendos objek=va për përvetësimin e
njohurive dhe shkathtësive lëvizore dhe spor=ve, nëpërmjet garave, ndeshjeve, lojërave,
eventeve spor=ve. Edukimi fizik zhvillon treguesit antropometrikë dhe aFësitë fizike
bazë, përsosjen e veprimtarive lëvizore. Spor= ka rëndësi fizike, shëndetësore dhe
eduka=ve. Ai është, siç thotë Brohm J.M, në mënyrë të pamohueshme, një mjet i
shkëlqyer për të mësuar për marrëdhëniet njerëzore, një shkollë e shquar për
shoqërizim. Aty ju gjeni përfshirjen masive, rregullat dhe disiplinën. Në grup lindin dhe
diskutohen idetë, vendosen synime, të cilat kthehen në projekte. Sidomos në fushën e
spor=t, ekipi, skuadra që luan rolin e grupit, merr një rëndësi të madhe. Spor= edukon
vlera, të cilat bëhen pjesë e personalite=t të pjesëmarrësve apo spor=stëve. Ju ka
ndodhur të jeni pjesë e ekipit të futbollit të shkollës, grupit të aerobisë, atle=kës,
gjimnas=kës, basketbollit etj.? Atëherë ju e njihni mirë forcën, energjinë që gjeneron
skuadra. Mo=vi, synimi që ju kini si skuadër, përshkon gjithë punën dhe mundin tuaj për
të bërë më të mirën e mundshme për fitore. Miqësitë e ndërtuara brenda një ekipi mund
të zgjasin gjithë jetën. Shpesh edhe një ndeshje apo garë midis ekipeve në shkolla është e
paharrueshme. Disa nga lojtarët ju mund të mos i keni aq për zemër, por kur skuadra juaj
vendos se dëshiron të jetë fituese në garën midis shkollave, lihen mënjanë dëshirat
personale dhe luFoni fort për ngjyrat e bluzës që keni veshur. Spor= ka aFësinë të
ndryshojë botën. Shumë trajnerë thonë se emri në pjesën e përparme të fanellës është
më i rëndësishëm sesa emri në anën e pasme. Asnjë lojtar nuk është më i madh se
skuadra!

Konkurrenca dhe vendosja e


strategjive
Loja, fitorja dhe gara janë shoqëruesit e spor=s=t. Por jo domosdoshmërisht loja është e
njëjta gjë me spor=n. Koncep= i lojës ndryshon nga fëmijë deri në i rritur. Kur jemi
fëmijë, loja është rruga më e mirë për të kaluar në moshë të rritur dhe konkurrenca
kuptohet si përpjekje për të fituar çmime dhe për të bërë krahasime. Me kalimin në
stade të ndryshme të edukimit shkollor, ne kuptojmë se loja ka rregulla që mund t’i
kthejmë në avantazhin tonë, duke garuar për arritje madhore në mënyrë të ndershme.
Loja e të rriturve është spor=. Tashmë rregullat e llojeve të ndryshme të spor=t
përcaktojnë aFësitë teknike e tak=ke të nevojshme për secilin prej tyre. Kup=mi i
konkurrencës për të rriturit bazohet mbi të kuptuarit e vlerave të vërteta që ka çdo
spor=st. Pikërisht vlerat qytetare që kultura fizike edukon, na drejtojnë të bëjmë një
konkurrencë të ndershme për të arritur fitoren, por edhe të pranojmë humbjen si pjesë
të lojës. Për t’u rritur si spor=st kalohen disa faza, ku zhvillohen aFësi të =lla si:
shkathtësi, balanca, koordinimi lëvizor, shpejtësi. Mësohen ecja, vrapimi, kërcimi,
hedhja, reagimi dhe koordinimet e lëvizjeve me gjymtyrët. Të qenët të suksesshëm varet
shumë nga zgjedhja e strategjive dhe rrugëve të duhura, që bëjnë të mundur realizimin e
synimeve, qëllimeve dhe objek=vave tanë. Por mos harroni se sado e mirë të jetë
strategjia juaj, ju do të dështoni po qe se nuk e mbështetni atë mbi vlerat dhe aFësitë që
keni dhe zotëroni. Njihni vetveten dhe vlerat tuaja spor=ve, sociale e qytetare. Puna në
skuadër në sport mund të ndihmojë pjesëmarrësit në edukimin e një komunikimi më të
fortë me të tjerët. Këtë mund ta bëni duke u bërë vullnetarë në ndihmë të njerëzve në
nevojë ose duke u përfshirë në ak=vitete në komunite=n ose shkollën tuaj dhe ndihmuar
më të vegjlit që kanë nevojë për pak inkurajim. Të tjerët kanë nevojë për energjinë tuaj,
sidomos persona që kanë nevojë për përkujdes, si mosha e tretë, fëmijët je=më, fëmijë
të shtruar në spital etj.

You might also like