You are on page 1of 2

Aktiviteti fizik dhe rëndësia e tij

Aktiviteti fizik përcaktohet si lëvizje trupore e prodhuar nga tkurrja e muskujve skeletorë që rrit
shpenzimet e energjisë mbi nivelin bazal. Ushtrimet përkufizohen si aktivitete fizike të
planifikuara, të strukturuara, përsëritëse dhe të qëllimshme. Ndërsa Fitnesi përkufizohet si aftësia
për të kryer detyrat e përditshme me energji dhe vigjilencë, pa lodhje dhe me energji të
mjaftueshme dhe për të shijuar aktivitete gjatë kohës së lirë, duke përfshirë qëndrueshmërinë
kardiorespiratore, qëndrueshmërinë muskulare-skeletore, shpejtësinë, fleksibilitetin,
gatishmërinë, ekuilibrin dhe reagimin në kohë.

Rëndësia e aktivitetit fizik


Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe
nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë
disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet. Po
ashtu, përftime shëndetësore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjave të shëndetshme,
zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor - obezitetin.
Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur: kapilarët e gjakut, qarkullimin e
gjakut, oksigjenimin e trurit, prodhimin e neurotrofinëve, rritjen e qelizave nervore në
hipokampus (qendra e të mësuarit dhe kujtesës), nivelin e transmetuesve, zhvillimin e lidhjeve
nervore, dendësinë e rrjetit nervor dhe vëllimin e indeve nervore. Këto ndryshime fiziologjike
lidhen me përmirësimin e vëmendjes,  përmirësimin e procesimit të informatës, ruajtjen dhe
rikthimin dhe rritjen e qëndrueshmërisë. 
Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që sugjerojnë që nivelet e larta të aktivitetit fizik
zvogëlojnë rrezikun e depresionit të incidentit (depresioni nga ngjarjet e jetës së individit). Duket
se mungesa e ushtrimeve kardiorespiratore rrit rrezikun për rënie në depresion, duke sugjeruar që
aktiviteti fizik dhe fitnesi të kenë një rol kyç në parandalimin e depresionit.

Rëndësia e aktivitetit fizik te fëmijët dhe te adoleshentët


Aktiviteti fizik i mbron fëmijët nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe
osteoporoza. Po ashtu të dhënat e bazuara në dëshmi janë të përshtatshme për të arritur në
përfundim se akativiteti fizik ka efekte të dobishme në nivelet e lipideve në plazmë dhe nivelin e
lipoproteinave, mbi faktorët jotradicional të rrezikut kardiovaskulare (funksioni endotelial) dhe
në disa komponentë të shëndetit mendor (vetë-koncepti, ankthi dhe depresioni).
Mungesa e aktivitetit fizik te fëmijët është faktor rreziku për shumë probleme shëndetësore, si
tensioni i lartë i gjakut, shtimi në peshë, rritja e yndyrës në trup, kolesteroli i keq  (kolesteroli
LDL) që është faktor rreziku për sëmundje të zemrës, probleme respiratore (të frymëmarrjes),
sëmundje kardiovaskulare dhe probleme shëndetësore të kockave (eshtrave).
Aktivitetet aerobike mundësojnë që frymëmarrja të jetë më e thellë dhe zemra të rrah më shpejt.
Aktivitetet për forcimin e kockave i bëjnë kockat më të forta, prandaj, janë veçanërisht të
rëndësishme për fëmijët, pasi këto aktivitete prodhojnë një forcë në eshtra që nxit rritjen e
eshtrave dhe forcën. Aktivitetet e balancimit dhe zgjatjes rrisin stabilitetin fizik dhe
fleksibilitetin, gjë që redukton rrezikun e lëndimeve.
Për më tepër, përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik shtrihen përtej shëndetit fizik, ai po ashtu
ka një ndikim pozitiv në fushat e aftësive motorike, mirëqenien psikologjike, zhvillimin kognitiv,
kompetenca sociale dhe pjekuri emocionale.
Fëmijët të cilët janë fizikisht më aktivë demonstrojnë më shumë përqendrim të vëmendjes,
shpejtësi më të madhe të përpunimit njohës dhe kryejnë më mirë teste të standardizuara
akademike.
Aktiviteti fizik ju jep fëmijëve
mundësi për tu argëtuar, të jenë
me miqtë dhe familjen dhe të
përmirësojnë aftësitë e tyre për të
marrë pjesë në aktivitete fizike
më intensive ose në ngjarje
sportive. Po ashtu, mund të
përmirësoj aftësitë sociale që
mund të rezultojnë në rezultatet
akademike: fëmijët mësojnë të
bashkëpunojnë dhe të respektojnë
rregullat dhe kështu të ndihen më
të lidhur me shkollën dhe
komunitetin.
Gjithashtu, ofron mundësi për të shijuar aktivitet në një mjedis shoqëror, përmirëson cilësinë e
gjumit, zvogëlon ndjenjën e mungesës së energjisë,  ju ndihmon fëmijëve të takojnë miq të rinj,
të bëhen fleksibil, përmirëson aftësitë fizike, përmirëson vetëvlerësimin fizik, rrit relaksimin dhe
mundëson rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë stresin, të ndryshojë gjendjen e humorit, të ndikojë në zgjimin
dhe vëmendjen dhe si rezultat të përmirësoj arritjet shkollore. Aftësia e aktivitetit fizik për të
''aktivizuar'' dhe prodhuar humor më pozitiv është raportuar gjerësisht. Stërvitja ju mundëson
fëmijëve të ndihen mirë.
Studimet tregojnë se pjesëmarrja e shpeshtë në sport pas orëve të shkollës në adoleshencë
shoqërohet me nivel të lartë të pjesëmarrjes  në aktivitete fizike edhe në moshën madhore. Tek
meshkujt, pjesëmarrja e adoleshentëve në lojërat me top, sportet e durimit intensiv, pista dhe
fusha, dhe sportet luftarake u shoqërua me një nivel shumë të lartë të aktivitetit në moshën e
rritur. Gjithashtu edhe tek femrat, pjesëmarrja e adoleshenteve në lojërat me top rrit pjesëmarrjen
në lojërat me top edhe në moshë të rritur. Pjesëmarrja në sporte të paktën një herë në javë midis
femrave dhe dy herë në javë në mesin e meshkujve u shoqërohet me nivel të lartë të aktivitetit
fizik në jetën e mëvonshme. Pjesëmarrja e adoleshentëve në sportet e durimit intensiv, dhe disa
sporte që kërkojnë dhe inkurajojnë aftësitë e larmishme të sporteve, duket se janë më të
dobishme në lidhje me rritjen e aktivitetit fizik në moshën madhore.

You might also like