You are on page 1of 2

TEFTA TASHKO KOÇO

U lind në Fajum të Egjiptit, e bija e frashërlliut Athanas Tashko dhe Eleni


Zografit, më e vogla e gjashtë fëmijëve. Të vendosur në Egjipt pas disa
ecejakeve, familja Tashko çeli aty një kafené dhe më pas një hotel. Deri
në 11 vjeç Tefta në shtëpi fliste shqip dhe jashtë saj arabisht.

Me vdekjen e të atit më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin


1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data
26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të
vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpelje, Francë, ku
ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në
Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e
para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si
pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote
Neço Mukon.
Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor
1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në
Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.
Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike
të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi,
Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore
shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.
Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që
Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka
gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë
dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj
goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i
bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte
nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të.
Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh
direkt nga goja e muziktarëvë të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë
të tillë e provon edhe pjesmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren
tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur
në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve
të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë
Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore
të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të
përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush
Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”.
Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara
në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe
Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën
e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë”
e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në
vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht e sëmurë. Ndërroi jetë në
moshën 37-vjeçare.

You might also like