You are on page 1of 3

Epoka e artistëve të merituar (8)

ALO, qe pasthirrma e nofkuar e emrit të tij dhe shkurtesa e dashur e të shumtëve miq,
të cilit i drejtoheshin mjeshtrit të një, deri atëherë instrumenti muzikor “të çuditshëm me
hundë të lakuar nga icili dilte një zë i mrekullueshëm“, cilësim ky i një fshatari të postuar
para “Jadranit” të cilin po e pasionuaka “matinee-ja” njëorëshe e “muzikës së gjallë” që
shkëlqyer po e demonstruaka quinteti,dhe sikur sa habitshmërisht po e disponuaka, po
aq edhe fascinuaka mjeshtri që po i binte, për t'i kushtuar gati autobusi i harruar.
Ishin këta tingujt e Jazz-muzikës së filleve të 60-ve në Mitrovicë, një muzikë që kishte
filluar që nga 1955-sa aty, me një nga pionerin e parë të saj dhe kryepersonazhin e
viteve të para të muzikës së Pasluftës së Dytë Botërore, me të cilin ngushtimisht lidhet
emri i tij.
I pasionuar pas kësaj muzikeje “Jazz”, term ky që për herë të parë u lexuaka më 11
qershor 1915 në “Chicago Daily Tribune” të cilit i stërngjitën sinonimet:“jetë”,“gjallëri”,
forcë”, “energji”,”zbavitje të mendjes”,”argëtim”,”vrull”,”tërheqje
vëmendjeje”,”lumturi“,“burrëri“, mjeshtërisht duke ekzekutuar “Blu
train”,”Summertime”në instrumentin paraprakisht ushtarak që pau dritë më 1840, po
përçuaka mesazhe telepatije nga ai ,atëherë qytet i vogël, që po lidhejka mentalisht me
një botë tjetër të një kontinenti përtej oqeanit- me atë të idhullit të tij në Amerikë John
William “Trane” Coltrane saxofonistit të famshëm botëror.
Si filloi rrugëtimi i këtij artisti të çertifikuar muzikor, të cilit fillimisht e keqja e madhe e
kohës po i hidhej tragjedimisht familjarëve, por për t'u shkruar më pas në historikun e
qytetit dhe shpërthyer në një nga jazzsaxofonistat e parë të Kosovës dhe gjithësesi pikë
referimi dhe motivimi për shumë nga kolegët e rinjë që do pasonin?
Qe dita e atij 14 shkurti të 1938-ës që tre vëllëzërve, që po u jipkëshkin punës së tyre,
në dyqanin “Solidi” të “Çarshinë së Qytetit”, po u hedhurka një lajm gëzimi, dy nga të
cilët, pa hezituar po i hidheshin vëllaut të tyre Fahriut për t'ia shqyer këmishën dhe uruar
kështu këtij të fundit, dritën e parë të pinjollit të tij, të cilin e emëruan Ali, për t'u pasuar
me përqafimet e dy motrave të tyre dhe Çarshijanëve dhe miqëve të shumtë të tyre.
Punët në dyqan po shkuakanë mirë dhe Fahriu që punonte në “Trepçë “ po i gëzohej
pinjollit të tij, të cilit më vonë iu shtua edhe një motër dhe që të dyve që po rriteshin plot
dashuri. E gjitha sikur kishte marrur kahje pozitive në jetën e tyre, sikur mos të pasonte
e keqja-Lufta e Dytë Botërore, ecila ndryshoi shumë gjëra në qytet dhe patjetërsimisht
edhe jetën e voglushit 6 vjeçar.
Mitrovica edhe pse një çik“e çliruar”, tani po hynte në vitin e katërt të pushtimit dhe lufta
mes palësh sa vinte dhe shtohej. Edhe më shumë u ashpërsua kur në “operacionet e
dimrit”në të cilat me dorë të fortë, çuni i hallës së tyre Xhafer Deva, pa kompromise u
çante rrugën dhe idetë rënimtare “mortajës së kuqe”, siç ushqente t'i quante ky i fundit,
dhe në të cilët padyshim shihte të keqën që po i vardisej shqiptarëve, një e keqe që e
sprovuakishte për gati 30 vjet, por tash me një vello tjetër që breshkërisht filluaka t'u
rivinte.
Qe ajo ditë e zymtë e 3 shkurtit, që “të ngatërruarit”po ia hante jetën, një babai të lumtur
me jetën e tij, icili i paansuar politkisht po vizituaka të afërmin e tij, Ministrin e Punëve të
Brendshme të Shqipërisë së Unisuar, Xhafer Devën.
Por kur pas mbarimit të Luftës, në Gjyqin e improvizuar të Jadranit, më 23 qershor të
orës 10 të asaj paraditeje të zezë po e ekzekutuakanë vëllaun e Fahriut me të tjerët,
dhe edhe vëllau tjerër “po humburka” pa gjurmë, sikur tashmë po mbaronte aktrofobia e
komunistëve jugosllav me përallën e filluar për “të ngatërruarin e 3 Shkurtit”, për të
reflektuar qartë tani se kjo familje duhej hoqur qafësh, për dhe faktin e thjeshtë ngase
në momente vendimtare qëndruaka pranë popullit të cilin e duakakishin dhe mbi të
gjitha paskëshkanë patur të afërt Devën, armikun njënjish të komunizmit.
Por ,”mjaftë më me tragjedi!” do duhej t'u kishte thënë e ëma Asija, dy pinjollëve dhe
familjarëve të mbetur, një grua e fortë dhe e përkushtuar, ecila për të shpëtuar familjen,
fillimisht u detyruaka të strehohej në Prizren. Aliu aty do ta mbaronte shkollën fillore për
t'u kaluar më 1952 në Mitrovicë. Të gjitha ishin konfiskuar dhe rënuar, por e veja e
Fahriut nuk u dorëzua, ecila tashmë nga zeroja po duaka fillim të mbarë për një të
ardhme të ndritur për pinjollët.
Dhe, këtu në Mitrovicë tashmë po fillonte historiku i të riut simpatik, icili edhe përkundër
tragjikës ushqyeka një humor të hareshëm dhe sikur po gjetkëshka bashkëmendimtarë
të “artit të bukur”-muzikës. Viti 1954 dukej sikur qe kohë vlerësisht e shpenzuar për
daulle(bateri) dhe perkusion .
Nuk mund të mos ishte i fascinuar me këtë instrument, ngase Mitrovica atëbotë qe oazë
talentësh të shquar të këtyre dhe shumë instrumeneteve tjerë, nga të cilët padyshimisht
nga më të parët qe Hasan*Gül-i, vëllëzërit Pajdash-Muhedini (klarinetist) dhe
Sherafedini (gjembe-tarabukl, dallbukë dhe solist), dhe që të tre të emigruar më vonë në
Turqi dhe atje sidomos i pari si i suksesshëm dhe i famshëm, Skender Shkreli
(harmonikë), Alihajdar Kaqamaku (trompetë etj.),Husein Poturi (bateri, bongo etj.),
Shakiri, Kema(j)l Tuna(bateri), Hilmi Gostivari (bateri, def, solist), vëllëzërit Qoroglli,
(frymorë, klarinetë, trompetë etj.) dhe më vonë Agron Carra, Musa Gashi, Danko
Popoviq, Shemsi Mexhuani (kitarë), Muhamed Macula, Shyqri Zejnullah (piano,
harmonikë), Musa Bashota (bas), Fahri Beqir (harmonikë) e shumë talentë tjerë të
shkëlqyer.
U regjistrua më 1954 në Shkollën e Muzikës në Mitrovicë dhe aty u çertifikua.Më 1956
filloi me klarinetë dhe siç dukej edhe u përcaktua për instrumente frymore. Një vit më
vonë iu bashkuan vëllëzërit Çoroglli, Ergini (klarinetë, saxofon *1958 etj.) dhe Erhani
(trompetë), por edhe bashkëqytetarë të komuniteteve tjera Nikola Periq, Medo*Deva
Qilimkoviq (*1957 trompetë )dhe Skender Ymeri (trompetë) Kamber Zasella
(saksofon*1958),etj. të cilët kishin talent të madh.
Vitit 1955 qe viti kur Aliu filloi ta shijonte muzikën e Jazzit. Së bashku me shokët karrshi
Jadranit, në dyqanin përballë, fiksonin veshin nga muzika gjysmëorëshe e RTB-së që
dilte nga “autoparlanti” dhe zëri i zmadhuar i radios i John Poltrone-it, Charlie Parkerit,
Louis Armstrongut, Dizzy Gillespie-t dhe shumë të tjerëve, të cilët menjëherë të ndarë
në detyrat muzikore për t'u sprovuar në Shkollën e Muzikës menjëherë t'u binte dora
dhe prekur buza atë që u kishte regjistruar mendja e fiksuar dhe koncentruar. Dhe
kështu do të vazhdonte autodidaktizmi i shkëlqyer i Aliut dhe shokëve të cilët siç duket
parimisht si mik të shkëlqyer do ta bënin Veshin, dhe plotësonin me Talentin për ta
superuar me Improvizimin e lindur. Nga ky vit filluan edhe karnevalet në Mitrovicë, të
cilat në shumë vende të zhvilluar sikur mungonte.
Më 1961 saxofoni po bëhej instrumenti i tij i preferuar me të cilin do ta ndante frymën e
tij të fundit me dashurinë e madhe për Jazzin.
Paraqitja e tij dhe shokëve tashmë po profilohej, sa në Shkollë të Muzikës, “Jadran”në
Shtëpinë “Zvezda”, “Kej Lushtë”, “Shkollë e Mesme e Medicinës”, Zveçan e shumë
vende tjera me solistë të shkëlqyer; Ismet Koshutovën, Hilmi Gostivarin, Sadedin
Tumbakun, herë-herë Muharrem Qenën, Kurta-n, Valentin “Tini” Kurtin, Roza dhe
Katarina Shkrelin etj.
Me krijimin e Shoqatës”Qëndersa”, Aliun e gjejmë përkrah mikut të tij të shkëlqyer
Alihajdar Kaqamakut, Fahri Beqirit, Asllan Kyeziut, “Mogambo-s”, Avni Vulës, e shumë
të tjerëve. Edhe në SHKA “Jedinsto”do të bëhej pjesë përbërëse e muzicientëve të
motivuar.
Në”Kej Lushtë” më vonë do të bëhen Jam Session-et e para në të cilat durimisht do të
punonte Petar Rakiqi në afrimin e shumë antarëve për t'u rezultuar më vonë “Big Band-i
“ i formuar i qytetit icili do të funksiononte për vitet të tëra deri në fillimin e Luftës së
fundit.
Pas Luftës ky muzicient eshtë nga më të parët në formimin e “Big Band-it” të RTP-së në
Prishtinë, në të cilin ky dhe shumë mitrovicas pëbënin embrionin e këtij formacioni, icili
sot fatkeqësisht është i çereksuar.
Në profesionin e tij të përditshëm “Solidi”qe inxhinier i elektoteknikës.
Ali Ibrahimi “Solidi” qe shembull i shkëlqyer që përveç tragjedisë familjare, i cili
qëllimisht u detyrua ta përjetonte, dhe për vite të tëra vëzhgimisht i përcollur e mbi të
gjitha me “një mijë e një arsye “për mos ta dashur pushtetin e dhunshëm, asnjëherë nuk
devijoi nga rruga e të qenurit njeri human për t'i parë dhe dashur të tjerët njëllojësisht
dhe njejtë. La gjurmë pozitive në skenën e muzikës së Mitrovicës dhe Kosovës, dhe si
një nga pionerët e parë, sikur pa dashur shkroi historikun e bukur të muzikës së qytetit
të Pasluftës së Dytë Botërore.
Nuk humbi buzqeshjen dhe sensin për humorin deri në frymën e tij të fundit kur iku i
qetë më 3 shtator 2014, për të lënë pas shoqën e jetës së bashkëshortësisë dhe dy
pinjollët të cilëve u dha edukatë dhe shpirt muzikor, talenti i të cilëve nuk mund të mos
kthehej nga i ati i tyre, ALI IBRAHIMI “SOLIDI”, të cilit këtu i kushtohet një përmendore
meritash dhe kujtimesh të bukura, por dhe mbi të gjitha respektin që i dha qytetit të
historisë së pa ndarë MITROVICËS.
Fiksime kohësh të shkrepura:
1. Profili i një muzikanti të premtuar;
2. Një gjeneratë e shkëlqyer: Skender Ymeri, Ali Solidi, Erhan Qoroglli; Fahri Beqiri,
Ergin Qoroglli, ulur; Kemal Tuna; 
3. Gjithnjë me humor të hareshëm, duke bërë llustraxhiun;
4. Me Hilmi Gostivarin;
5. Profesionist ndër vite;
6. Jadrani dikur;

You might also like