You are on page 1of 3

Fjali oksimarone, nga të famshmit (Fjalë të urta)

Kur dy nocione kontradiktore bashkohen, fitohet oksimaron.


Fjalitë të cilat e përfaqësojnë këtë figurë stilistike, në shikim të
parë duken qesharake dhe të palogjikshme, por nëse i analizoni
thellë, do të vini në përfundim se ato, në mënyrë të përkryer e
definojnë realitetin.

„Sa më pak, aq më shumë.“ – Robert Browning


„Dashuria falas, kushton shumë.“ – Bernadette Devlin
„Lumturia është mungesa e aspiratës për lumturi.“ – Chuang-
Tzu
„Dituria e vërtetë është të dish thellësinë e paditurisë tënde.“ –
Konfuci
„Nuk mund të thuash se civilizimi po përparon, kur në ç’do luftë
të mbysin në mënyrë të ndryshme.“ – Humoristi amerikan Will
Rogers
„Pikturimi është i lehtë kur nuk din të pikturosh, por shumë i
rëndë kur din.“ – Edgar Degas
„Kur isha i ri mundesha të mbaj mend gjitçka, pa marrë
parasyshë se a ka ndodhur a jo, por së shpejti do të plakem dhe
do ta mbajë mend vetëm atë të dytën.“ – Mark Twain
„Dua që të gjithë ata që kanë problem me komunikimin,
thjeshtë të heshtin.“ – Tom Lerer
„Njerëzit e duan kursimin, dhe do të paguajnë aq sa duhet
vetëm për ta fituar atë.“ – Lee Jakoka
„Për ti udhëhequr njerëzit, shko prapa tyre.“ – Lao-Tzu

„Do të befasoheni kur të kuptoni se sa kushton kjo dukje e lirë.“


– Dolly Parton
„Falsifikat autentik.“ – James Scotty Reston i New York Times
për Ronald Reagan
„Askush nuk shkon më aty, ka shumë turmë(shtyerje).“- Yogi
Berra
„Flejmë në dhoma të ndara, hamë të ndarë, bëjmë plane
pushimi të ndarë, bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur këtë
martesë gjallë.“ – Rodney Dangerfield
„Duke u nisur nga fakti se e flas shumë mirë gjuhën, nuk thash
asgjë.“ – Robert Benchli
„Një martini mjfaton, dy janë shumë, tre janë pak.“ – James
Turber
„Të jesh natyral, është qëndrim i cili rëndë mund të mbahet.“ –
Oscar Wilde
„Jam ateist, falë Zotit.“ – George Bernard Shaw
„Asnjëherë mos harro se je unikat. Sikur gjithë tjerët.“ –
Margaret Mead
„Kur asgjë nuk shkon si duhet, lexojeni udhëzimin.“ – Agnes
Allen

„Filluam me tentimet për të krijuar një bashkësi anarkiste, por


njerëzit nuk donin ti respektojnë rregullat.“ Alan Bennett
„Nëse fizika kuantike të huton, atëherë nuk e ke kuptuar
plotësisht.“ – Niels Bohr
„Ajo që të gjithë e kërkojmë kur fotografohemi është një
fotografi e bukur, natyrale në të cilën nuk ngjajmë në vetveten.“ –
Pegg Braken
„Për fat të keq të gjith ata që dinë të udhëheqin shtetin janë të
zënë duke punuar si taksista apo në sallon për flokë.“ – George
Burns
„Një numër i madh i gënjeshtrave qarkullon nëpër botë, por më
e keqja është se gjysma janë të vërteta.“ – Winston Churchill
„Bank është vend në të cilin do të huazojnë para, nëse u
dëshmon se nuk të duhen.“ – Bob Hope
„Rëndë është të heshtish, kur nuk ke ç’farë të thuash.“ –
Malcolm Margolin
„Asnjëherë nuk kam lejuar që shkolla t’më pengojë në
arsimim.“ – Mark Twain
„Asgjë nuk të irriton më shumë se kur nuk të thrrasin në aheng,
në të cilin nuk don të shkosh.“ – Bill Vogan
„Sikurse shumica e “nju-jorkanëve”, jam i lindur në qytet tjetër.“
– Harry Hershfild

„Asnjëherë nuk jemi të përgatitur për atë që e presim.“ – James


Mishener
„Budallë i mësuar është budallë më i madh se një budallë i
thjeshtë.“ – Moliere
„Tërë kohën jemi të opsesionuar pas seksit, përveç gjatë aktit.
Atëherë luajmë me trurin.“ – Howard Nemerov
„Seksi është sikur paratë, vetëm shumë është e mjaftueshme.“
– John Updike
„Martesa është gabim që të gjithë duhet bërë.“ - George
Dzhesel
„Kur burri, pa asnjë arsye i sjellë lule gruas, atëherë ai ka një
arsye të fortë.“ – Molly Mekgi
„Shpejto ngadalë.“ – Augustus Caesar vërejtur në Suetonij
(shekulli i parë)
„Më mirë është që për diçka, të mos dishë asgjë, sesa të dishë
pjesërisht.“ – Sirus Publilius në thëniet morale
„Do të kemi paqë, nëse duhet edhe do të luftojmë për të.“ –
Dwight D.. Eisenhower
„Në Izrael për të qëne realist, duhet të besosh në çudira.“ –
David Ben-Gary
„Nëna ime asnjëherë nuk e kuptoi ironinë në atë kur më
thoshte, birë kurve.“ – Jack Nicholson
„Kurrë mos pranoni këshilla.“ – George Bernard Shaw
„Njeri i famshëm është njeriu i cili gjatë tërë jetës punon për
qenë shum i njohur, dhe pastaj mban syze të errëta që të mos e
njohin.“ – Fred Allen

You might also like