You are on page 1of 11

Taktet e thjeshta 2’2 DHE 2’8 TEORI

Ne masen 2’2 zvogelohet vlera e notave,noten e plot e


mendojm si not gjysem ,noten gjysem si not 4,noten 4
si not 8 dhe noten 8 si not 16.

Ne masen 2’8 rritet vlera e notave.Nota 16 e mendojm


si not 8,noten 8 e mendojm si not 4,noten 4 e
mendojm si not gjysem dhe noten gjysem e mendojm
si not te plot.
TEM E PASHPJEGUAR
TE NJOHIM KOPOZIORET TANE
SI:AKIL KOCI,NIKOLLA ZORAQI DHE
ZEQIRJA BALLATA
AKIL KOCI
Akil Koci u lind me 1936.Ai eshte kompozitor I shquar
Kosovar,i njohur per kompozimet etij ne te gjitha
gjinite.Eshte fitues i shume cmimeve kombetare e
nderkombetare dhe eshte shpallur “Qytetar nderi”ne
vitin 1974.Akil Koci njihet si krijuesi I pare Shqiptar ne
muziken qe kapercen rregullen tradicionaledhe eshte
autori I veprave korale:”LIRIS”,”VAJZES” DHE “NENES
SIME” etj.
NIKOLLA ZORAQI
Nikolla Zoraqi (Tiranë, 24 janar 1929 - 1991) ka qenë kompozitor shqiptar, i cili gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare.
Kompozitor i njohur, autor i mjaft pjesëve dramatike për solist, kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura, 6 koncerte për violinë dhe
orkestër, 4 balete, 30 opera etj. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia. Në të gjitha
këto gjini pati arritje të rëndësishme.

Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi, një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e
karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Komisari”, “Shota e Azem Galica”, “ Cuca e maleve”, “Gjorg Golemi”,
etj.
ZEQIRJA BALLATA

Zeqirja Ballata (23 prill 1943, Gjakovë) është kompozitor dhe akademik.[1] Mësimet i bëri në Prizren dhe në 
Lubjanë, ku pati mundësi të mëdha t'i zgjeroj dituritë muzikore. Krahas kësaj, ai ka pasur specializime në
disa qendra të Italisë. Eshtë ndër kompozitorët që ka veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikore.
Puna krijuese etij vazhdon të zgjas me shum se 40 vjeta. Gjuha muzikore e Zeqirja Ballatës është
bashkëkohore dhe e veçantë. Edhe pse në kompozimet e tij ka elemente të muzikës popullore shqiptare ato
nuk vërehen aq lehtë, ngase i pëpunon dhe i ndryshon në masë të madhe.

Nga veprimtaria e tij e pasur do të përmendim disa nga më të rëndësishmet:"Epitafi N" për recitues dhe për
ansambël,"Bilnili" për bllokflaut e për piano, "Mes rrugës*rruga", "Luftëtari", Nëna Terza" janë këngë solo,
"Jehona nga Bjeshkët e Nemuna" për piano, "Suitë pë flaut dhe harpë", :Sonatina për violonqel dhe piano",
"Një si baladë" për kitarë, "Kënga shkodrane" për fizarmonikë dhe pr piano, "Kaoriqo simfonike","Simfonia
83", "Suita për orkestër harqesh"etj. Përveq kompozimeve, Zeqirja Ballata merret edhe me shkrimin e librave
muzikorë, sidomos ato të edukimit muzikor ku gjejmë edhe këngë për mosha të reja. Krahas këtyre
veprimeve, ka punuar me përkushtim në pasurimin dhe në ngritjen e jetës muzikore të Kosovës.
Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
1966, 1968 : dy shpërbime në Konkursin e Bashkësisë krahinore të shoqërive
muzikore, Kosovë.
1967 : Shpërblimi universitar i Preshernit në Lubjanë (1967), Shpërblimi në
Festivalin ndërkombëtar të koreve në Celje.
1968 : Shpërblimi kosovar i dhjetorit.
1974, 1977 : dy shpërblime në konkurset e RTV-Prishtina.
1977, 1989 : dy Shpërblime vjetore të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës.
1981 : Medalja me kurorë t'argjentë e Presidiumit të RSFJ.
1981 : Karta e Takimeve të akademive muzikore të RSFJ, Rovinj.
2003 : Mirëjohja "Dr. Roman Klasinc" e Liceut artistik, Maribor dhe e Lidhjes së
pedagogëve muzikorë të Sllovenisë, Maribor.
2006 : Mirënjohja nga Colegium musicum i qytetit Malmo, Suedi.
2007 : Plaketa për vepër jetësore e Drejtoratit për kulturë, KK i Gjakovës.
2008 : Shpërblimi për vepër jetësore "Dr. Roman Klasinc" e Konservatorit
muzikor, Maribor.
2008 : Mirënjohja e Ministrisë së kulturës së Kosovës.

You might also like