You are on page 1of 59

Sebahate Canolli

Libër mësuesi
për tekstin shkollor

ART MUZIKOR 9

albas
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës,
nr. XXXXXXXXX datë XXXXXXXXX, lejohet përdorimi i këtij teksti në shkollë.

Drejtor botimi:
Driton AJRULLAI

Kryeredaktor:
Fatlum HETEMI

Redaktore:
Natasha PEPIVANI
Dorina BASHA

Recensentë:
Ilir RAMADANI
Muhamed BISLIMI
Drita KAMBERI

Arti grafik
Renata PULLAZI

Kopertina:
Semela MERO

© Albas, 2022
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

ISBN 978-9951-.................

Shtëpia botuese Albas


Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00383 45 999 750
e-mail: albas_pr@yahoo.com
Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.
Tel: 00355 45800160; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com

Shtypur në shtypshkronjën:
PËRMBAJTJE
STRUKTURA E LËNDËS 4 SHKURT
PLANI 11 Muzika artistike shqiptare në pjesën e parë të
SHTATOR shekullit XX 40
Periudhat stilistike muzikore 20 Kompozitorët shqiptarë të shekullit të XX 41
Krijues dhe kryevepra të periudhave të ndryshme Karakteristikat stilistike të muzikës së kultivuar
muzikore (Orlando di Laso, Palestrina) 21 shqiptare 42
Notacioni muzikor 22 Këndojmë me shoqërim instrumental
Këndojmë me shoqërim instrumental këngën "Kroi i "Moj e bukura more" 43
fshatit tonë" 23
MARS
TETOR Modernizmi dhe postmodernizmi në muzikë 44
Muzika në shekullin XX. Romantizmi 24 Krijuesit dhe kryeveprat e periudhës moderne
Kompozitorët e periudhës së romantizmit dhe dhe postmoderne 45
kryeveprat e tyre 25 Trendet e reja në muzikë 46
Gjuha muzikore, format dhe formacionet në Këndojmë me shoqërim instrumental
periudhën e romantizmit 26 "Pranvera filloj me ardh" 47
Këndojmë me shoqërim instrumental "Për një çast
më ndali zemra" 28 PRILL
Zhvillimet muzikore në kontinentet e tjera,
NËNTOR Amerika 48
Muzika shqiptare - ngjarjet muzikore Kompozitorët më të shquar të muzikës
në shek. XIX 28 amerikane 49
Krijuesit shqiptarë dhe kryeveprat e tyre 30 Zhvillimet muzikore në kontinentet e tjera,
Karakteristikat stilistike të muzikës së kultivuar Azia (India, Kina, Japonia) 50
shqiptare 31 Këndojmë me shoqërim instrumental
Këndojmë me shoqërim instrumental "Marshi i ”America the beautiful” 51
luftëtarëve të Skënderbeut" 32
MAJ
DHJETOR Muzika e popullarizuar 52
Opera dhe baleti në shekullin XIX
Këngëtarët dhe grupet muzikore 53
33 Karakteristikat stilistike të muzikës së
Operat - Luçia eLamermurit dhe Traviata 34 popullarizuar 54
Risitë stilistike të romantizmit 35 Këndojmë me shoqërim instrumental
Këndojmë me shoqërim instrumental "Le të pimë "Yesterday" 55
nga kupa e lumturisë" 36
QERSHOR
JANAR Reflektimet e muzikës së popullarizuar në viset
Fundi i romantizmit dhe stilet e reja muzikore 37 tona 56
Impresionizmi dhe ekspresionizmi 38 Këndojmë me shoqërim instrumental
Këndojmë me shoqërim instrumental "Oj hanë" 39 "Beso në diell" 57

3
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

Struktura e lëndës edukatë muzikore

Lënda mësimore Edukatë muzikore 9 është pjesë e kurrikulës së përgjithshme–bërthamë,


pra e mësimit të detyrueshëm, në klasat 1-9, të shkollimit parauniversitar.
Edukata muzikore, si lëndë mësimore, është e strukturuar njësoj në të gjitha nivelet e arsimit.
Ajo është e përbërë nga katër tërësi tematike, qasje apo veprimtari konkrete muzikore-
arsimore, të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën brenda ciklit njëmujor, ku janë të
parapara të realizohen 4 orë në muaj, apo 1 orë në javë.
Varësisht nga niveli arsimor, këto 4 veprimtari mund të ndërrojnë radhitjen, prej orës në orë,
por, gjithsesi kombinimi i tyre është i domosdoshëm për të ofruar një edukim muzikor të
mirëfilltë dhe të plotë. Me realizimin e ndërlidhur të mësimit në 4 tërësi/veprimtari të ndryshme,
ne sigurohemi që nxënësit të përfshihen edhe në zhvillimin e shkathtësive/kompetencave
muzikore konkrete performuese (këndim, luajtje në instrument, dëgjim dhe krijim muzikor), por
edhe në njohjen e koncepteve/dukurive të ndryshme muzikore përmes lojës dhe aktiviteteve
kreative, si dhe përmes dëgjimit muzikor. Nxënësit duhet të mësojnë edhe si ta përjetojnë,
çmojnë dhe ta vlerësojnë veprën, performancën dhe ngjarjet e ndryshme muzikore.
Në nivelin fillor, në tekstin mësimor të klasës IX janë përdorur emërtime të përshtatshme për
këto veprimtari, që nxisin për punë aktive të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Veprimtaritë
përgjithësisht ruajnë këtë radhitje:

1. Dëgjojmë dhe mësojmë


2. Çmojmë dhe vlerësojmë
3. Gjuha dhe komunikimi artistik
4. Këndojmë me shoqërim instrumental

4
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

KURRIKULA

Në këtë lloj të orës mësimore, përmes dëgjimit të


muzikës, mësojmë për llojet, zhanret, periudhat e
muzikës, dhe përbrenda çdo periudhe veçohet ndonjë
Dëgjojmë karakteristikë, instrumentet, formacionet, krijuesit e
dhe mësojmë ndryshëm, kryeveprat dhe performuesit apo institucionet
muzikore. Informacionet janë më të pakta në tekst, sepse
nxisim nxënësit që vetë të ndërtojnë dijen e tyre mbi këto
tema përmes hulumtimit, punës grupore, projekteve etj.

Në këtë lloj të orës mësimore përmes dëgjimit të


veprës konkrete muzikore, nxisim nxënësit që të
çmojnë dhe vlerësojnë vepra konkrete, krijues, ngjarje,
Çmojmë dhe duke u shprehur për to me forma të ndryshme të të
vlerësojmë shprehurit (bisedë, ese, vizatim, poster, PPT etj.). Në
këtë klasë, nxënësit mund të përdorin edhe teknologjinë
bashkëkohore. Ndonjëherë këto orë i shfrytëzojmë që
t’i aftësojmë për vetëvlerësim dhe vlerësim të drejtë të
këndimit apo performancës muzikore.

Në këtë lloj të njësive mësimore, nxënësit njihen me


Gjuha dhe elementet e gjuhës muzikore (ritmin, melodinë, ngjyrën,
komunikimi dinamikën, harmoninë, formën etj.) dhe mënyrat e
artistik përdorimit të këtyre elementeve për të krijuar dhe
muzikor transmetuar shprehjet muzikore artistike. Në këtë klasë,
përcjellim linjën e prezantimit të formave të ndryshme
muzikore.

Në këto orë mësimore, përfshihet këndimi i këngëve,


Këndojmë me që mësohen me metodat përkatëse të mësimit të
shoqërim këngës, shoqërimi i këndimit dhe përdorimi i veglave/
instrumental instrumenteve muzikore të përshtatshme, si dhe nxitja
për trajtim kreativ të melodive e këngëve të thjeshta
sipas prirjeve individuale.

5
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

KURRIKULA
Temat/njësitë mësimore në tekstin mësimor kl. IX

Njohim
Dëgjojmë dhe mësojmë
epokat/periudhat muzikore

Çmojmë dhe vlerësojmë


Çmojmë dhe vlerësojmë
vepra, krijues dhe interpretë

Gjuha dhe komunikimi


Njohim format muzikore
artistik muzikor

Këndojmë me shoqërim Përdorimi i veglave/


instrumental instrumenteve muzikore

6
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

UDHËZIME BAZIKE METODOLOGJIKE E DIDAKTIKE PËR MËSIMDHËNËSIT NË


LIDHJE ME 4 LLOJET E ORËVE MËSIMORE NË EDUKATËN MUZIKORE.

DËGJOJMË DHE MËSOJMË

Është lloj i orës mësimore në të cilën përjetimi i veprës muzikore përmes dëgjimit orienton
nxënësit që të mësojnë për relacionin në mes muzikës dhe shoqërisë në shumë aspekte (llojet
e muzikës, instrumenteve, formacioneve, krijuesit, performuesit etj.) në periudha të caktuara.
Nxënësit udhëzohen që të vërejnë karakteristikat ritmike, melodike, harmonike, të formacioneve,
gjuhës shprehëse muzikore, formave etj., të veprës që dëgjojnë, për të elaboruar periudhën
konkrete. Përfaqësuesit më kryesorë të periudhës janë prezantuar dhe veprat e tyre çmohen
dhe vlerësohen në orët mësimore të tipit 3 *Çmuarje dhe vlerësim.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)

Në fillim, për të përgatitur atmosferën për dëgjim aktiv të muzikës, mund të bëhet përsëritja e
këngës së mësuar në orën e kaluar ose të dëgjohet muzikë (shembujt konkretë të propozuar, ose
shembuj të tjerë) dhe pas dëgjimit të bëhet bisedë hyrëse për atë se çfarë kanë dëgjuar.

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)

Në vazhdim, dëgjohet shembulli muzikor adekuat/konkret dhe prezantohet epoka konkrete që


është e lidhur me dëgjimin. Pasi të prezantohen (me slajde, ose fletë pune) informatat bazike për
periudhën, në tekst ka edhe shembuj të tjerë për dëgjim me udhëzimet përkatëse për nxënësit
se ku duhet ta kenë vëmendjen.
Mësimdhënësi krijon situatë diskutimi e hulumtimi, ofron materiale dhe udhëzon nxënësit që të
punojnë në mënyrë të pavarur individualisht ose në grupe. Ilustrimet ndihmojnë që nxënësit edhe
vizualisht të ndihmohen për të kuptuar konceptet muzikore. Nxënësit udhëzohen që të plotësojnë
rubrikat përkatëse, të shprehen për veprën e dëgjuar muzikore dhe bashkë të ndërtojnë njohuritë
e tyre.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)

Në fund të orës, duke përdorur instrumente konkrete të vlerësimit të dijeve të nxënësve, detyrë
për plotësim, punë hulumtuese, rebus, rubrikë për shprehje, vizatim etj. përforcojmë njohuritë e
reja të mësuara mbi periudhën përkatëse.

7
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

ÇMOJMË DHE VLERËSOJMË

Është lloj i orës mësimore në të cilën veprat e dëgjuara muzikore mund të përdoren për të nxitur
të shprehurit e nxënësve mbi to me komentim, shprehje figurative, letrare, lëvizje etj. ose duke i
angazhuar që ata të vlerësojnë këndimin e vet dhe të shokëve e shoqeve të klasës duke përdorur
kriteret e përcaktuara dhe termat adekuatë.

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)

Në fillim, për të përgatitur atmosferën për punë të suksesshme, caktojmë llojin e çmuarjes,
sipas njësisë konkrete (çmuarjen e veprës mësimore) apo (vlerësimin e performancës) dhe i
sqarojmë rregullat e punës.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)

Në vazhdim ofrohet për dëgjim shembulli muzikor adekuat/konkret dhe u kërkohet nxënësve
që në mënyrë individuale të shprehen për veprën e dëgjuar me pyetje-përgjigje, me shkrim ose
me vizatim. Nuk ka përgjigje apo reflektim të gabuar, secili/a është i/e lirë të shprehet ashtu si e
ka përjetuar veprën muzikore. Shpesh, nxënësit inkurajohen që edhe të shprehen me lëvizje apo
vallëzim në lidhje me muzikën e dëgjuar. Në këto orë, shfrytëzojmë mundësinë për të prezantuar
në mënyrë më të detajuar ndonjë kompozitor, performues, apo institucion a ngjarje muzikore.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)

Në fund të orës, duke përdorur instrumente konkrete të vlerësimit të dijeve të nxënësve, detyrë
për plotësim, rebus, rubrikë për shprehje, vizatim etj. përforcojmë njohuritë e reja të mësuara.
Inkurajohen për punë hulumtuese dhe prezantime grupore e individuale, posterë, PPT etj.

8
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK MUZIKOR

Është lloji i orës mësimore në të cilën nxënësve u shpjegohen format muzikore, duke u nisur
nga ato më të thjeshta, si: sonata, simfonia, koncerti, opera etj. Por gjithnjë duke prirë dëgjimi
muzikor i veprës në formën e caktuar.

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)

Në fillim, për të përgatitur mësimin e dukurisë/konceptit të ri muzikor, bëhet përsëritja e materialit


të mësuar në orën e fundit ose organizohet aktiviteti hyrës, biseda apo ndonjë detyrë që u jepet
nxënësve. Ky aktivitet hyrës bën përgatitjen e nxënësve për njohuritë e reja, duke nxitur kërshërinë
e tyre. Shpesh përdoren videot, shembujt për dëgjim, ilustrime etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)

Në vazhdim, prezantohet forma konkrete muzikore. Shpesh, gjatë një ore mësimore realizohen
disa aktivitete të njëpasnjëshme, që e përforcojnë të kuptuarit e konceptit të ri mësimor. Puna
individuale, puna në grupe janë forma të përshtatshme të punës. Mësimdhënësi krijon situata,
ofron materiale dhe udhëzon nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur. Ilustrimet ndihmojnë
që nxënësit edhe vizualisht të ndihmohen për të kuptuar konceptet muzikore.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)

Në fund të orës, duke përdorur instrumente konkrete të vlerësimit të dijeve të nxënësve, detyrë
për plotësim, rebuse, projekte hulumtuese etj., dhe përforcojmë njohuritë e reja të mësuara.

9
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL

Këndojmë, luajmë në instrumente muzikore dhe krijojmë muzikë – paraqesin aktivitetin


kryesor të mësimit të muzikës në të cilin nxënësit këndojnë, përdorin instrumentet muzikore për
ta shoqëruar këndimin dhe herë pas here provojnë trajtim kreativ të tërësive muzikore, deri në
krijim të ri. Këndimi bëhet me imitim dhe me tekst notal, sipas aftësive të nxënësve dhe nivelit të
vështirësive të këngës, si dhe shoqërohet me instrumente muzikore që nxënësit disponojnë dhe
kanë aftësi për të luajtur. Edhe ndryshimet kreative muzikore e krijimet e melodive të reja ose
improvizimet bëhen me zë ose instrumente muzikore në klasë. Nxënësit nxiten që të provojnë të
krijojnë edhe me teknologji muzikore të përshtatshme dhe sipas aftësive të tyre për t’i përdorur
ato.

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)

Në fillim, bëhet bisedë në lidhje me tematikën e këngës, ose përgatitet atmosfera me dëgjim
muzike, apo bëhet përsëritje e këngëve të mësuara ose këndohet shkalla muzikore në të cilën
është kënga që do të mësohet.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)

Në vazhdim, përpunohen elementet e këngës, sipas metodave përkatëse, me demonstrim, me


tekst nota, ose edhe me metodë të kombinuar e duke përdorur shpesh edhe variantin “karaoke”,
ku shoqërimi instrumental është i realizuar dhe nxënësit duhet të këndojnë këngën. Versioni
karaoke do të jetë në dispozicion në linkun/USB-në e veçantë.
a) teksti/ritmi- leximi dhe shqiptimi i saktë i rrokjeve, fjalëve, sqarimi i kuptimit të tekstit,
fjalëve të reja, i prin përpunimit ritmik të tekstit. Interpretimi i ritmit shoqërohet me duartrokitje,
trokitje në bankë, instrumente muzikore dhe zhvillohet duke kombinuar punën në grupe dhe
atë individuale.
b) melodia-gjithmonë, duhet inkurajuar këndimin në grup, individual dhe atë kolektiv, sipas
materialit muzikor. Mësimi i melodisë bëhet me kujdes, frazë pas fraze, me përsëritje në vendet
e vështira. Kultivimi i këndimit të butë (jo të sforcuar) është i obligueshëm dhe pjesë e zhvillimit
të kulturës vokale.
c) realizimi artistik-pasi të jetë përvetësuar kënga si material muzikor nga ana e nxënësve,
në nivel të reproduktimit, mësimdhënësi me kujdes përpunon elementet artistike, tempin,
dinamikën, shprehjen emocionale etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)

Në fund të orës shfrytëzohet mundësia për përforcimin dhe përsosjen artistike të këngës, duke
e kënduar në mënyrë kolektive dhe duke i kushtuar kujdes dinamikës, shprehjes emocionale,
tempit adekuat etj.

10
PLANI VJETOR

Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda: Edukatë muzikore Klasa: IX

Muzika TEMAT MËSIMORE TË SHPËRNDARA GJATË MUAJVE


PERIUDHA (I) PERIUDHA (II) PERIUDHA (III)
Temat Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor

dhe

nëntemat
Dëgjojmë ● Zhanret dhe Zhvillimet muzikore në shek. XIX Muzika e shekullit XX-XXI
dhe stilet muzikore
mësojmë Periudhat Zhvillimet Muzika Opera & Fundi i Muzika Modernizmi Zhvillimet Muzika e popul- Re4flektimet
● Gjinitë (llojet) stilistike muzikore shqiptare. baleti në Roman- artistike dhe Post- muzikore larizuar e muzikës
muzikore muzikore në shekullin shekullin tizmit dhe shqiptare modernizmi ne kon- së popullari-
XIX. Ro- Ngjarjet muz- XIX stilet e reja në në muzikë tinentet zuar në viset
● Instrumentet (rikujtim nga mantizmi ikore në shek. muzikore pjesën e tjera- tona

Njësitë mësimore
dhe formacio- kl. VIII) XIX parë të Amerika
net instrumen- shek. XX
tale

● Krijuesit dhe
perfomuesit e
shquar

● Zhvillimet
dhe ngjarjet
muzikore

● Institucionet
muzikore
Çmuarja Çmojmë dhe Krijues dhe Kompozi- Krijuesit Operat: Impresion- Kom- Krijuesit Kompozi- Këngëtarët dhe Këngëtarët
dhe vlerësojmë: kryevepra te torët e shqiptarë dhe “Lucia di izmi dhe pozitorët dhe torët më grupet muziko- dhe grupet
vlerësimi periudhave periudhës kryeveprat Lamermor” Ekspre- shqiptarë kryeveprat të shquar re: Rockandroll, muzikore:G-
artistik ● Veprat muz- te ndryshmre së Roman- e tyre:Palok dhe “Travi- sionizmi të sh. e periudhës të muzikës Hip-Hop etj. jurmët, Tro-
estetik ikore muzikore: tizmit dhe Kurti, Mar- ata” XX. Kris- moderne Amerikane ja, Minatori
Orlando di kryeveprat e tinGjoka, toKono, dhe post- etj.
● Performancat Laso, Palest- tyre FranoNdoja, Prenkë- moderne:

Njësitë mësimore
tona dhe të rina ThomaNasi Jakova, Stravinsky, Troja etj.
tjerëve Loren- J. Cage
cAntoni,
● Ngjarjet muz-
ikore
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

11
12
Gjuha dhe Notacioni Gjuha muz- Karakteristi- Risitë Karak- Karak- Trendet Zhvillimet Karakteristikat stilistike të
komuniki- muzikor ikore, format kat stilistike stilistike të teristikat teristikat e reja në muzikore muzikës se popullarizuar
mi artistik ● Format e dhe forma- të muzikës Romantizmit stilistike te stilistike muzikë në konti-
veprave muz- cionet ne së kultivuar Impresion- të muz- nentet e
ikore periudhën e shqiptare izmit dhe ikës së tjera-Azia
Romantizmit Ekspre- kultivuar
sionizmit shqiptare

Njësitë mësimore
● Dukuritë
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

● muzikore

Këndo- ● Këngët Kroi i fshatit Për një çast Marshi i Këngë Oj Hanë Këngë Pranvera America The Beatles - Gjurmët:
jmë me tonë më ndali luftëtarëve të festive korale filloi me the Beau- Beso në diell
shoqërim zemra Skënderbeut operistike “Moj e ardhë tiful Yesterday
instrumen- nga filmi -"Le të pimë bukura
tal ● Interpretim në Skënderbeu nga kupat e More”
instrumente lumturisë",
arie nga

Njësitë mësimore
Traviata
● Kreativiteti
muzikor
Plani dymujor: Shtator - Tetor

Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda mësimore: Edukatë muzikore Klasa: IX

Temat mësimore Njësitë Koha Metodologjia Metodologjia Ndërlidhja Burimet


mësimore e e
mësimdhënies vlerësimit
sh Periudhat stilistike 1 orë Dëgjim muzike Rubrika Unë Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
Llojet e muzikës/ t muzikore Ilustrime, bisedë, mësoj, puna e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
Zhanret a punë e pavarur pavarur,
Periudhat historike t fletorja e punës
Instrumentet o
r
Formacionet t Zhvillimet muzikore në 1 orë Dëgjim muzike Rubrika Unë Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
Veprat-krijuesit e shekullin XIX. Romantizmi Ilustrime, bisedë, mësoj, puna e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
t punë e pavarur pavarur e nx.,
o fletorja e punës

Dëgjojmë dhe mësojmë


r
Çmojmë veprat sh 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
t Krijues dhe kryevepra të Ilustrime, bisedë, puna e pavarur e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
Çmojmë këndimin a periudhave të ndryshme punë e pavarur nx.,
t muzikore fletorja e punës
Çmojmë ngjarjet o
muzikore r
t Kompozitorët e periudhës 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
e së romantizmit dhe Ilustrime, bisedë, puna e pavarur e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
t kryeveprat e tyre punë e pavarur nx.,
o fletorja e punës

Çmuarja dhe vlerësimi


artistik
r
Elementet e muzikës sh Notacioni muzikor 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
Simbolet t Ilustrime, bisedë, puna e pavarur e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
a punë e pavarur nx.,
t
o
r
t Gjuha muzikore, format 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale,
e dhe formacionet në Ilustrime, bisedë, puna e pavarur e mjedisi, TIK. ilustrimet, fletët e punës
t periudhën e Romantizmit punë e pavarur nx.,
o fletorja e punës
r

Gjuha dhe komunikimi


artistik
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

13
14
Këngët sh Këndojmë me shoqërim 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale
Ligjërimet ritmike t instrumental këngën (sipas veshit) ose me për këndim, mjedisi, TIK. Kënga, linku, Piano
Luajtja me a ”Kroi i fshatit tonë” tekst notal, realizim ritmik, Instrumentet muzikore
instrumente t krijim
Krijimet muzikore o
r
t Këndojmë me shoqërim 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit Artet, Shoqëria dhe Mjetet audiovizuale
e instrumental këngën “Për (sipas veshit) ose me për këndim, mjedisi, TIK. Kënga (linku) Piano
t një çast më ndali zemra” tekst notal, ligjërimet realizim ritmik, Instrumentet muzikore
o ritmike krijim

Krijimi dhe performanca


artistike
r
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

Plani dymujor: Nëntor - Dhjetor

Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda mësimore: Edukatë muzikore Klasa: IX

Temat mësimore Njësitë Koha Metodologjia Metodologjia Ndërlidhja Burimet


mësimore e e
mësimdhënies vlerësimit
n Muzika shqiptare 1 orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
Llojet e muzikës/ ë - ngjarjet muzikore Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK. dëgjim, materiale, teksti
Zhanret n në shek. XIX punë e pavarur Fletorja e punës mësimor, PPT slajde
Periudhat t
historike o
Instrumentet r
dh Opera & baleti në 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale
Formacionet j shekullin XIX Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK.. për dëgjim muzike,
Veprat-krijuesit e punë e pavarur Fletorja e punës teksti mësimor, material
t pune që zhvillon
o mësimdhënësi/ja
r

Dëgjojmë dhe mësojmë


Çmojmë veprat n Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale
ë Krijuesit shqiptarë 1orë Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK.. për dëgjim muzike,
Çmojmë n dhe kryeveprat e punë e pavarur Fletorja e punës teksti mësimor, material
këndimin t tyre pune që zhvillon
o mësimdhënësi/j, fletë
Çmojmë ngjarjet r pune
muzikore dh Operat: “Luçia e 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale,
j Lamermurit” dhe Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK. fletët e punës, slajdet
e “Traviata” punë e pavarur Fletorja e punës PPT me foto dhe video
t nga filmi “Skënderbeu”.
o
r

Çmuarja dhe vlerësimi


artistik
Elementet e n Karakteristikat 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
muzikës ë stilistike të muzikës Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK. dëgjim, materiale, teksti
Simbolet n së kultivuar punë e pavarur Fletorja e punës mësimor, PPT slajde
t shqiptare
o
r

dh 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
j Risitë stilistike të Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK.. dëgjim, materiale, teksti
e Romantizmit punë e pavarur Fletorja e punës mësimor, PPT slajde
t
o
r

Gjuha dhe komunikimi artistik


Këngët n Këndojmë 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
Ligjërimet ritmike ë me shoqërim (sipas veshit) ose me këndim, realizim mjedisi, TIK. dëgjim, materiale, teksti
Luajtja me n instrumental tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mësimor, PPT slajde
instrumente t “Marshi i ritmike
Krijimet muzikore o luftëtarëve të
r Skënderbeut”

dh Këndojmë 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
j me shoqërim (sipas veshit) ose me këndim, realizim mjedisi, TIK. dëgjim, materiale, teksti
e instrumental “Le te tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mësimor, slajdet PPT
t pimë nga kupat e ritmike nga opera “Traviata”
o lumturisë”, arie nga
r Traviata

Krijimi dhe performanca artistike


Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

15
16
Janar - Shkurt

Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda mësimore: Edukatë muzikore Klasa: IX

Temat mësimore Njësitë Koha Metodologjia e Metodologjia e Ndërlidhja Burimet


mësimore mësimdhënies vlerësimit

j Fundi i Romantiz- 1 orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet, Shoqëria dhe mjetet audiovizuale për
Llojet e muzikës/ a mit dhe stilet e reja Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. mjedisi, TIK. dëgjim, materiale, teksti
Zhanret n muzikore punë e pavarur Fletorja e punës mësimor, PPT slajde,
Periudhat historike a fletore pune
Instrumentet r
sh Muzika artistike 1 orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
Formacionet k Shqiptare në pjesën Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Veprat-krijuesit u e parë të shekullit XX punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, fletore pune
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

Dëgjojmë dhe
mësojmë
t
Çmojmë veprat j ½ orës Kënga me imitim Detyrat konkrete, Artet(art figurativ) mjetet audiovizuale për
a Impresionizmi dhe (sipas veshit) ose me puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Çmojmë këndimin n Ekspresionizmi tekst notal, ligjërimet Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, instrumentet
a ritmike muzikore.
Çmojmë ngjarjet r
muzikore
sh Kompozitorët 1 orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
k shqiptarë të shekullit Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
u të XX punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, instrumentet
r Kristo Kono, Prenk muzikore.
t Jakova, Lorenc Antoni

Çmuarja dhe vlerësimi


artistik
Elementet e j Karakteristikat ½ orës Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
muzikës a stilistike të Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Simbolet n Impresionizmit dhe punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
a Ekspresionizmit
r
sh Karakteristikat 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet(art figurativ) mjetet audiovizuale për
k stilistike të muzikës së Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
u kultivuar shqiptare punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
r
t

Gjuha dhe komunikimi


artistik
Këngët j Këndojmë me 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
Ligjërimet ritmike a shoqërim instrumental (sipas veshit) ose me këndim, realizim Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Luajtja me n “Oj hanë” tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
instrumente a ritmike
Krijimet muzikore r

sh Këndojmë me 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale, fletët
k shoqërim instrumental (sipas veshit) ose me këndim, realizim Shoqëria dhe e punës, slajdet PPT me
u “Moj e bukura More” tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mjedisi, TIK. tekstin e këngës.
r ritmike

Krijimi dhe
performanca artistike
t

Mars - Prill

Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda mësimore: Edukatë muzikore Klasa: IX

Temat mësimore Njësitë Koha Metodologjia Metodologjia Ndërlidhja Burimet


mësimore e e
mësimdhënies vlerësimit
m Modernizmi dhe 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
Llojet e muzikës/Zhanret a postmodernizmi në Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Periudhat historike r muzikë punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
Instrumentet s

Formacionet
Veprat-krijuesit p Zhvillimet muzikore 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
r në kontinentet e Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
i tjera, Amerika punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
ll

Dëgjojmë dhe mësojmë


Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

17
18
Çmojmë veprat m Krijuesit dhe 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
a kryeveprat e Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Çmojmë këndimin r periudhës moderne punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde.
s dhe postmoderne
Çmojmë ngjarjet
muzikore

p Kompozitorët më të 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
r shquar të muzikës Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
i Amerikane punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, instrumenti për
ll shoqërim, instrumentet

Çmuarja dhe vlerësimi


artistik
muzikore.
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

Elementet e muzikës m Trendet e reja në 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
Simbolet a muzikë Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
r punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajdet,
s fletore pune.

p Zhvillimet muzikore 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
r në kontinentet e Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
i tjera,- Azia (India, punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. mësimor, fletore pune.

Gjuha dhe komunikimi


artistik
ll Kina, Japonia)
Këngët m Këndojmë 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
Ligjërimet ritmike a me shoqërim (sipas veshit) ose me këndim, realizim Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
Luajtja me instrumente r instrumental tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mjedisi, TIK. mësimor, PPT slajde,
Krijimet muzikore s “Pranvera filloj me ritmike fletore pune.
ardh’”

p Këndojmë 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale për
r me shoqërim (sipas veshit) ose me këndim, realizim Shoqëria dhe dëgjim, materiale, teksti
i instrumental tekst notal, ligjërimet ritmik, krijim mjedisi, TIK. mësimor, instrumenti për
ll "America the ritmike shoqërim, instrumentet
beautiful” muzikore

Krijimi dhe performance


artistike
Maj - Qershor
Fusha e kurrikulës: ARTET Lënda mësimore: Edukatë muzikore Klasa: IX

Temat mësimore Njësitë Koha Metodologjia Metodologjia Ndërlidhja Burimet


mësimore e e
mësimdhënies vlerësimit
m Muzika e popullarizuar 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale
Llojet e muzikës/ a Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe për dëgjim,
Zhanret j punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. materiale, teksti
Periudhat historike mësimor.
Instrumentet
q Reflektimet e muzikës ½ orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale
e së popullarizuar në Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe për dëgjim
Formacionet
r viset tona punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. muzike, teksti
Veprat-krijuesit
sh mësimor, material
o pune që zhvillon

Dëgjojmë dhe
mësojmë
r mësimdhënësi/ja
Çmojmë veprat m Këngëtarët dhe grupet 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale,
a muzikore: Rock and Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe fletët e punës
Çmojmë këndimin j roll, Hip-Hop etj punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. për zhanret dhe
nënzhanret e
Çmojmë ngjarjet muzikës pop
muzikore
q Këngëtarët dhe grupet ½ orë Dëgjim muzike Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale
e muzikore: Ilustrime, bisedë, këndim, realizim Shoqëria dhe për të dëgjuar
r punë e pavarur ritmik, krijim mjedisi, TIK. këngën, instrumenti
sh Gjurmët, Troja, Mina- për shoqërim,
o tori etj. instrumentet e tjera
r që disponon klasa

Çmuarja dhe vlerësimi


artistik
Troja etj.
Elementet e m 1orë Dëgjim muzike Detyrat konkrete, Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale
muzikës a Karakteristikat stilistike Ilustrime, bisedë, puna e pavarur nx. Shoqëria dhe për dëgjim,
Simbolet j të muzikës së punë e pavarur Fletorja e punës mjedisi, TIK. materiale, teksti
popullarizuar mësimor

Gjuha dhe
komunikimi
artistik
Këngët m Këndojmë me sho- 1orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) mjetet audiovizuale
Ligjërimet ritmike a qërim instrumental (sipas veshit) ose këndim, realizim Shoqëria dhe për të dëgjuar
Luajtja me j The Beatles - me tekst notal, ritmik, krijim mjedisi, TIK. këngën, instrumenti
instrumente ligjërimet ritmike për shoqërim,
Krijimet muzikore Yesterday instrumentet e tjera
q “Beso në diell” 1 orë Kënga me imitim Lista e kontrollit për Artet (art figurativ) që disponon klasa
e (sipas veshit) këndim, realizim Shoqëria dhe
r ritmik, krijim mjedisi, TIK.
sh
o

Krijimi dhe
performanca artistike
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

19
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHTATOR

NJËSIA MËSIMORE 1: PERIUDHAT STILISTIKE MUZIKORE (RIKUJTIM)


Fjalë kyç: zhanret, llojet, stilet, periudhë stilistike, kompozitor, vepra muzikore.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore


Nxënësi/ja:
1. rikujton njohuritë e fituara më parë;
2. shprehet mbi përshtypjet që u ngjall dëgjimi i një vepre muzikore;
3. dallon stilet në periudhat muzikore.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Dëgjohen shembujt muzikorë (linqet në tekst dhe në librin e mësuesit). Zhvillohet biseda mbi veprat e
dëgjuara.
Nxënësit shënojnë elementet kryesore për çdo vepër në fletën e punës për dëgjim. 1) Emri i veprës
muzikore; 2) Kompozitori; 3) Interpretuesi/t (solist/grupi/orkestra); 4) Zhanri; 5) Periudha stilistike.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Prezantohet kategorizimi: stilet/periudhat stilistike. Mësimdhënësi/ja shfrytëzon tekstin mësimor që t’i
nxitë nxënësit që vetë të ndërtojnë dijet mbi këto çështje, ose prezanton PPT me slajde të përgatitura për
secilën kategori. Nxënësit diskutojnë për secilën prej tyre.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Prezantimi i kohështrirjes së stileve e periudhave në mënyrë vizuale, nxit nxënësit që të mbajnë mend më
lehtë të gjitha epokat.
Ridëgjohen veprat muzikore, me renditje të përzier dhe nxënësit duhet të identifikojnë llojin, zhanrin e
mundësisht edhe periudhën ose të rikujtojnë informatat: kompozitorin, interpretin, solistin etj.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.

DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR


Detyrat e dhëna në tekst, opsionale: Të kërkohet nga nxënësit ta punojnë kohështrirjen për periudhat,
stilet në material dhe në mënyrë që ta kenë gjithë kohën me vete, si një lloj vizore apo book mark.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

20
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHTATOR

NJËSIA MËSIMORE 2: KRIJUES DHE KRYEVEPRA TË PERIUDHAVE TË NDRYSHME MUZIKORE


(Orlando di Laso, Palestrina)
Fjalë kyç: krijues, kryevepra, Mesjeta, Baroku.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson krijues dhe kryevepra muzikore;
2. shprehet mbi përshtypjet që ju ngjall dëgjimi i një vepre muzikore;
3. analizon periudhat kryesore të historisë së muzikës;
4. dallon karakteristikat e muzikës gjatë Mesjetës, Renesancës, Klasicizmit etj.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim muzike,
teksti mësimor, material pune që zhvillon mësimdhënësi/ja.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Artet
(art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Aktiviteti 1: Në fillim të orës bëhet përsëritje e shkurtër e njësisë së fundit (meqenëse ka lidhje me
njësinë që do të zhvillohet). Kjo më së miri arrihet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Aktiviteti 2: Në vazhdim dëgjohen shembujt muzikorë dhe bisedohet për veprat e dëgjuara. Përmes
pyetjeve dhe përgjigjeve arrihet të bëhet bisedë në lidhje me veprat. Nxënësit me fjalë mund të shprehin
përjetimin nga veprat e dëgjuara. Pas këtij reflektimi jepen informatat elementare për periudhën e
Mesjetës, si: format, këngët, stilin e veprave, kompozitorët që kanë krijuar në atë kohë etj. Gjithashtu, të
njëjtat informata jepen edhe për periudhën e Barokut, duke u ofruar nxënësve edhe vepra të periudhës
së Barokut, në mënyrë që të përjetojnë edhe muzikën e asaj kohe. Gjithmonë duke kërkuar apo nxitur
nxënësit që të reflektojnë me pak fjalë, qoftë për përjetimin nga dëgjimi i veprës, qoftë disa fjalë për stilin,
formën, ritmin, melodinë e veprës së caktuar.

Pjesa përfundimtare e orës


Aktiviteti 3: Në pjesën e fundit të orës bëhet edhe një përsëritje e shpejtë e njësisë së zhvilluar dhe
nxënësve u jepen detyra apo plotësohen fletët e punës për njësinë përkatëse.

VLERËSIMI I NXËNËSVE:
Përgjigjet, plotësimi i fletëve të punës
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR:
Nxiten nxënësit të hulumtojnë për periudhat mesjetare dhe atë të Barokut, në mënyrë që të marrin më
shumë informata për stilet, periudhat, format, instrumentet që i karakterizojnë periudhat në fjalë. Të
gjeturat mund t’i paraqesin para shokëve dhe shoqeve të klasës.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

21
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHTATOR

NJËSIA MËSIMORE 3: NOTACIONI MUZIKOR


Fjalë kyç: notacioni, ritmi, melodia, elementet muzikore, dinamika, harmonia.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. dallon elementet kryesore shprehëse të muzikës;
2. elaboron mbi historikun e notacionit muzikor;
3. liston kontribuuesit kryesorë të krijimit të notacionit muzikor.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale, fletët e punës, slajdet
PPT për profesionet muzikore.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna etj.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës bëhet përgatitja e atmosferës për punë dhe nxënie. Mund të fillohet me përsëritje të këngëve
të mësuara më parë ose me dëgjim muzike. Zhvillohet biseda hyrëse që i prin aktivitetit të parë me punën
në grupe. Meqenëse nxënësit janë njoftuar më parë me elementet shprehëse muzikore, inkurajohen që në
grupe të diskutojnë për këto elemente: ritmi, melodia, tempi, harmonia etj. dhe të prezantojnë rezultatet e
diskutimin në tabelë apo në fletoren e punës.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim jepen informatat e duhura për zhvillimet historike të notacionit grafik, gjithmonë duke i
inkuadruar edhe nxënësit në diskutim. Kjo bën që ora të jetë më tërheqëse, të mos kalojë në monotoni
dhe të arrijë rezultatet e duhura. Në tekstin shkollor janë paraqitur fotot me notacionet e ndryshme nëpër
periudha historike. Janë paraqitur krijuesit e notacioneve të ndryshme nëpër shekuj. Nëse është mundësia,
në klasë mund të hulumtohet për më tepër informata rreth zhvillimeve të notacioneve të ndryshme. Nëse
jo, nxënësit inkurajohen që të gjejnë vetë materiale të ndryshme për këto zhvillime.
Në pjesën e fundit të orës do të bëhet një përsëritje e shkurtër e njësisë së mësuar për notacionin muzikor
dhe do të jepen detyra për punë të pavarur.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Mësimdhënësit janë të lirë që të jenë kreativë në mënyrën se si e organizojnë punën në klasë dhe udhëzimet
për punën e pavarur të nxënësve. Autorët e tekstit mësimor kanë zgjedhur një mënyrë, por inkurajohen
edhe mënyra të tjera që të përdoren në klasë.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësohet angazhimi në bisedë, diskutim, prezantimi i diskutimeve, i karakteristikave për notacionin
muzikor- zhvillimet, shpikjet, krijimet, krijuesit etj.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Hulumtoni dhe bëni një projekt në grupe për zhvillimin e notacionit muzikor në aspektin historik. Grupet e
ndryshme mund të hulumtojnë për këto zhvillime në pjesë të ndryshme të botës.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

22
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHTATOR

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL KËNGËN “KROI I FSHATIT


TONË”
Fjalë kyç: kënga shqipe, kënga artistike.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Kroi i fshatit tonë;
2. shprehet mbi përshtypjet që ju ngjall dëgjimi i kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për të dëgjuar këngën,
instrumenti për shoqërim, instrumentet e tjera që disponon klasa.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Artet
(art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Procedura e përpunimit të këngës, sipas imitimit ose tekstit notal përcillet për mësimin e këngës.
Prezantohet kënga në video, dëgjohet nga mjetet teknike ose demonstrohet nga mësimdhënësi. Prezantohet
historiku i këngës, kompozitori dhe interpreti i parë (nëse janë informatat e sakta).

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Varësisht nga vështirësitë e këngës dhe mundësitë interpretuese të nxënësve, vlerësohet për metodologjinë
e mësimit të këngës, a do të mësohet sipas imitimit apo sipas tekstit notal.
Metoda e mësimit të këngës sipas tekstit notal bëhet në këtë mënyrë: zbërthehet kënga për t’u përpunuar
në mënyrë të veçantë: a) teksti dhe ritmi; b) melodia; c) shprehja artistike.
a) Teksti dhe ritmi përpunohen frazë pas fraze, duke numëruar në masën në të cilën është kënga. Inkurajohet
puna individuale dhe ajo grupore.
Teksti analizohet, lexohet, recitohet dhe bisedohet për përmbajtjen e tij, shprehjet e reja ose të pakuptueshme.
Pastaj teksti interpretohet me ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar me instrumente
ritmike.
b) Melodia mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga partitura e
këngës, derisa të kalohet gjithë kënga.
c) Pastaj kalohet koha e duhur për të përpunuar në mënyrë artistike këngën: dinamika, tempi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore prezantohen edhe shembujt tjerë të interpretimit të këngës, nga interpretë të
ndryshëm (Inva Mula, Shpresa Gashi etj.) dhe përforcohet këndimi, duke ftuar nxënësit që ta këndojnë
individualisht, në grupe me shoqërim instrumental duke lejuar interpretimin e lirë të nxënësit/es në mënyrën
origjinale.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndimin, bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi artistik.

DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR


Inkurajohen nxënësit të hulumtojnë për këngë të tjera të muzikës artistike shqipe, të shikojnë në
Youtube 100 këngët e shekullit dhe të zgjedhin një këngë të preferuar, në mënyrë që të mundohen të
argumentojnë zgjedhjen bazuar në shijen muzikore individuale.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
22 23
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI TETOR

NJËSIA MËSIMORE 1: MUZIKA NË SHEKULLIN XX. ROMANTIZMI


Fjalë kyç: Romantizmi, formacionet, krijuesit.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. radhit momentet më të rëndësishme të zhvillimeve muzikore gjatë shekullit XIX;
2. dallon karakteristikat themelore të Romantizmit si periudhë stilistike;
3. evidenton krijuesit dhe interpretuesit më të spikatur të Romantizmit;
4. analizon veprat (format) më të dalluara të kohës;
5. identifikon instrumentet e reja dhe formacionet karakteristike të Romantizmit.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhët
dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës, për të krijuar atmosferë për punë dhe nxënie dëgjohen me kujdes shembujt muzikorë
nga Chopin – “Spring Waltz”dhe Johannes Brahms – “Hungarian Dances No. 5 & 6”. Bisedohet me
nxënësit dhe parashtrohen pyetje rreth përshtypjeve të tyre për muzikën e dëgjuar.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Mësimdhënësi/ja do t’u shpjegojë nxënësve për zhvillimet që ndodhën në epokë e Romantizmit si politikë,
ekonomi,shkencë, po ashtu ndikimin edhe në muzikë. Në muzikë u krijuan vepra me stil më të lirshëm,
instrumentet muzikore u përsosën shumë më tepër, format muzikore ekzistuese, si sonata, simfonia, u
zhvilluan dhe u transformuan në forma më të lira, p.sh., në sonatë njëkohëshe, në poemë simfonike, balada,
fantazi, rapsodi etj., veprat miniaturë për instrumente solo, sidomos për piano edhe për ansamble u bënë
më të zakonshme krahas veprave të mëdha orkestrale e vokalo-instrumentale, si opera, opereta.
Dëgjimin e fragmenteve muzikore nga përfaqësues të ndryshëm, Verdi, Bize, Paganini, Shopen, List etj.,
janë pjesë e pandashme e demonstrimit të zhvillimit muzikor gjatë kësaj periudhe.
Krahasohen veprat duke përdorur terminologji muzikore, p.sh., ritmi, melodia dhe dinamika etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit/et që të punojnë në grupe të vogla dhe në flipçart të listojnë karakteristikat/ specifikat
kryesore të Romantizmit. Ndërsa, në fund u kërkohet që të gjeturat e tyre t’i shkruajnë në tabelë dhe t’i
komentojnë ato.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Kërkohet nga nxënësit të marrin informacione rreth zhvillimit të muzikës në Romantizëm dhe 3
përfaqësuesit e saj.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

24
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI TETOR

NJËSIA MËSIMORE 2: KOMPOZITORËT E PERIUDHËS SË ROMANTIZMIT DHE KRYEVEPRAT E


TYRE
Fjalë kyç: Brams, Liszt, Chopin, Mendelson.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja
1. prezanton disa nga përfaqësuesit kryesorë të Romantizmit;
2. dallon specifikat në gjuhën krijuese muzikore në veprat e kësaj periudhe;
3. analizon llojet e veprave tradicionale dhe të reja që janë përdorur në këtë periudhë;
4. identifikon instrumentet e reja dhe formacionet karakteristike të Romantizmit.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në pjesën hyrëse të orës rikujtohen disa nga karakteristikat e Romantizmit që u mësuan në orën e fundit
në mënyrë që të ndërlidhet natyrshëm njësia mësimore e re për kompozitorët e periudhës romantike.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim të orës bëhet gërshetimi i aspektit teorik të dhënies së njohurive rreth biografisë së Brams,
Liszt, Chopin dhe Mendelson me aspektin praktik duke i dëgjuar kryeveprat e këtyre kompozitorëve.
Mësimdhënësi/ja jep informatat se këta janë kompozitorët më të shquar të kësaj periudhe.
Dëgjohen shembuj muzikor përkatës që janë dhënë në libër: J. Brams-Vallëzimi hungarez n. 5,F. Liszt-
Raspodi Hungareze,F. Chopin-Nokturno op. 9 No. 2.
Bisedohet rreth veprave, shënohen informacionet kryesore për veprat dhe kërkohet nga nxënësit që në
tabelën e dhënë në libër të shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Paraqiten prapë veprat për dëgjim (mirëpo jo me radhitje të njëjtë) dhe kërkohet nga nxënësit/et të
shënojnë në fletore cila vepër u dëgjua. Në fund, nëse ka ende kohë, nxënësit paraqesin radhitjen
e veprave të dëgjuara,kurse mësimdhënësi/ja vlerëson se a janë të sakta apo ka ndonjë gabim dhe
tregon se cili nga ata/ato e ka fituar garën (natyrisht ai/ajo që i ka qëlluar të gjitha veprat sipas radhës së
paraqitur).
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Mësimdhënësi udhëzon nxënësit të hulumtojnë më shumë për kompozitorët e periudhës së romantizmit.
Mund të jepet detyrë për krijimin e një punimi/prezantimi për temën kompozitorët dhe kryeveprat e
romantizmit. Të gjeturat prezantohen dhe diskutohen në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.


25
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI TETOR

NJËSIA MËSIMORE 3: GJUHA MUZIKORE, FORMAT DHE FORMACIONET NË PERIUDHËN E


ROMANTIZMIT
Fjalë kyç: sonata, simfonia, koncerti, orkestra.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. dallon gjuhën muzikore, format dhe formacionet në periudhën e Romantizmit:
2 veçon karakteristikat kryesore të Romantizmit;
3. analizon instrumentet e reja dhe formacionet karakteristike të Romantizmit;
4. krahason llojet e simfonive: simfonia, simfonia koncertale, programore, poemën simfonike, simfoninë
vokalo-instrumentale.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Artet
(art figurativ), Shoqëria dhe mjedisi, Gjuhë dhe komunikim, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës kërkohet nga nxënësit që të prezantojnë të gjeturat e hulumtimeve të bëra për
kompozitorët e njohur romantik për kryeveprat e shkruara për to dhe të diskutohet rreth tyre.
Pasi të marrim përgjigje të sakta ose të përafërta për kompozitorët dhe kryeveprat e tyre të cilat do t’i
kenë vërejtur, fillojmë temë-njësinë mësimore.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora mësimore vazhdon me dëgjimin e shembujt muzikorë L. Beethoven- Sonata e hënës dhe F. Chopin –
Sonata nr. 2, bisedohet për veprat e dëgjuara. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve arrihet të bëhet bisedë në
lidhje me veprat. Nxënësit me fjalë mund të shprehin përjetimin nga veprat e dëgjuara.
Pas këtij reflektimi jepen informatat elementare për formën muzikore “sonatën” si vepër ciklike 3-4
kohësh, kompozitorët dhe veprat më të njohura.
Gjithashtu të njëjtat informata jepen edhe për simfoninë (vepër orkestrale) dhe format e tjera specifike të
simfonisë koncertale, programore, simfonike dhe vokalo-instrumentale, në mënyrë që të përjetojnë edhe
muzikën e Romantizmit. Gjithmonë duke kërkuar apo nxitur nxënësit që të reflektojnë me pak fjalë, qoftë
për përjetimin nga dëgjimi i veprës, qoftë disa fjalë për stilin, formën, ritmin, melodinë e veprës së caktuar.
Gjithashtu mësimdhënësi/ja ka mundësi të japë informata për kompozitorët e njohur të këtyre formave siç
janë: Moxart, Beethoven etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën përfundimtare të orës mund të realizohet aktivitet i lirë, ku nxënësit do të gjejnë edhe vepra
të tjera, përpos këtyre që i dëgjuan/shikuan, e që u takojnë formave dhe formacioneve muzikore të
romantizmit, apo mësimdhënësi/ja mund të përsëritë fragmente nga veprat e dëgjuara për t’u siguruar që
nxënësit i kanë të njohura dhe i dallojnë me dëgjim.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
VLERËSIMI I NXËNËSVE: për aktivitetin në klasë, për reflektimin nga përjetimi i dëgjimit të shembujve
muzikorë dhe paraqitjen e të gjeturave nga hulumtimi.

26
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR


Nxënësit/et nxiten të hulumtojnë më shumë për format e muzikës romantike, si: sonata, simfonia, t’i
dëgjojnë ato dhe të vërejnë instrumentet, formacionet etj.
Gjithashtu mund të gjejnë ndonjë vepër të këtyre formave të kompozuar në ditët e sotme dhe të gjeturat
t’i prezantojnë në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Trego në pika të shkurtra për ecurinë e orës. Anët e forta dhe ndonjë mangësi eventuale.

27
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI TETOR

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “PËR NJË ÇAST MË NDALI


ZEMRA”
Fjalë kyç: muzikë e lehtë, ritmi, melodia.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Për një çast më ndali zemra;
2. shpreh përshtypjet që i ngjall dëgjimi i kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale, fletët e punës, slajdet
PPT me tekstin e këngës.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Gjuha dhe komunikimi etj.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Për krijimin e atmosferës së përshtatshme për fillimin e orës së re, e që në këtë rast është mësimi i
këngës “Për një çast më ndali zemra”, mund të bashkëbisedohet me nxënësit në lidhje me tekstin e
këngës. Prezantohet kënga, kompozitori (kantautori) Pirro Ҫako dhe interpretuesja e këngës Rovena Dilo.
Biseda mund të bëhet me pyetje dhe përgjigje, si p.sh.:
– Për çfarë flitet në poezinë e këngës? Analizoni tekstin dhe komentojeni atë.
– A ju pëlqeu melodia dhe pse?

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Kënga mund të dëgjohet/shikohet nga shembulli i dhënë në librin bazë ose të këndohet nga
mësimdhënësi/ja e pastaj të bëhet zbërthimi në elemente të veçanta: teksti dhe ritmi, melodia dhe
shprehja artistike. Që nga fillimi i përpunimit, kënga mund të shoqërohet kohë pas kohe me instrumentet
në dispozicion.
Teksti dhe ritmi përpunohen frazë pas fraze, duke numëruar në masën në të cilën është kënga.
Inkurajohet puna individuale dhe ajo grupore.
Melodia, mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim, derisa të kalohet gjithë kënga.
Mësimdhënësi/ja duhet të ketë kujdes që nga fillimi i përpunimit të këngës të punojë edhe në përkryerjen
artistike të këngës, si: dinamika, tempi, theksimi i drejtë i rrokjeve të tekstit.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës bëhet përsëritja e këngës në forma të ndryshme, individuale (pjesa e parë)
grupi (refrenin), në grupe të vogla dhe e tërë klasa. Kënga mund të përforcohet edhe më shumë nëse
këndohet edhe në versione të tjera, p.sh. është mjaft i përshtatshëm dhe atraktiv për nxënësit versioni
karaoke (https: //x-minus. pro/track/502188/per-nje-cast-me-ndali-zemra)
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësohen komponentët e këndimit: realizimi ritmik, melodik, tekstual dhe përkryerja artistike.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Kërkohet nga nxënësit/et të hulumtojnë më shumë për këngët e lehta shqipe, të shënojnë në fletore apo
në fletë hameri (punë individuale apo grupore) dhe të gjeturat t’i prezantojnë para klasës.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Reflektoni shkurtimisht për rrjedhën e orës mësimore.


28
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI NËNTOR

NJËSIA MËSIMORE 1: MUZIKA SHQIPTARE - NGJARJET MUZIKORE NË SHEK. XIX


Fjalë kyç: marsh, atdhedashuri, muzikë e kultivuar, kryevepra, krijues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. elaboron për muzikën shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare;
2. paraqet ngjarjet muzikore në shek. XIX;
3. identifikon shoqëritë kulturore që vepruan në këtë periudhë kohore;
4. përmend krijues dhe kryevepra të shquara që përfaqësojnë epokën përkatëse.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, TIK, Gjuhët dhe komunikimi.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës, për të krijuar atmosferë për punë dhe nxënie, dëgjohet marshi “Bashkimi i Shqipërisë” –
Palok Kurti. Pas dëgjimit aktiv të veprës bisedohet me nxënësit/et rreth përshtypjeve për muzikën e dëgjuar.
– Ҫfarë përshtypjeje ju la vepra muzikore?
– Cilës gjini muzikore i takon kjo vepër?
– Çfarë vërejtët te ritmi, melodia dhe elementet e tjera muzikore?
– A dalluat ndonjë instrument të veçantë muzikor?

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim të orës bëhet gërshetimi i aspektit teorik të dhënies së njohurive si dhe ideja e Revolucionit,
luftërat për liri, forcoi ndjenjën e atdhedashurisë,që u shpreh fuqishëm në veprat artistike të të gjitha arteve:
në letërsi,muzikë,pikturë etj. Mësimdhënësi jep informatat se kjo dukuri ndikoi në shumë vende të Evropës,
u krijuan shkollat kombëtare”, në kuptim që krijuesit të përdorin melosin popullor të vendit të tyre në format e
muzikës artistike dhe i trajtonin ato me gjuhën artistike të kohës,pra të stilit të Romantizmit Kombëtar.
Më tutje vazhdohet me dëgjimin e këngës “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut” - Martin Gjoka. Përmes
shembullit të dhënë nxënësit/et do të njihen me muzikën e kultivuar shqiptare, orkestrën e parë frymore të
udhëhequr nga Palok Kurti në Shkodër e pastaj në Shkup dhe Gjakovë.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në përfundim të orës, varësisht nga koha, mësimdhënësi/ja organizon një aktivitet, ku paraqet veprat e
dëgjuara dhe kërkon nga nxënësit të njohin se cila vepër është dëgjuar.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Kërkohet nga nxënësit të krijojnë një punim/prezantim për orkestrat frymore shqiptare të periudhës së
Rilindjes Kombëtare. Të gjeturat prezantohen dhe diskutohen në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

29
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI NËNTOR

NJËSIA MËSIMORE 2: KRIJUESIT SHQIPTARË DHE KRYEVEPRAT E TYRE


Fjalët kyçe: krijues, kryevepra, F. Ndoja, P. Kurti, M. Gjoka, Th. Nasi.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësit:
1. elaborojnë për muzikën shqiptare të periudhës së Rilindjes Kombëtare;
2. krahasojnë krijimtarinë e kompozitorëve dhe dirigjentëve: Palok Kurti, Fano Ndoja, Martin Gjoka,
Thoma Nasi;
3. analizojnë informacionet për veprën e parë orkestrale shqiptare;
4. listojnë këngët dhe krijimet më në zë të periudhës përkatëse.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim muzike,
teksti mësimor, material pune që zhvillon mësimdhënësi/ja.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Në pjesën hyrëse të orës rikujtohen disa nga karakteristikat e muzikës së Rilindjes Kombëtare që u
mësuan në orën e fundit në mënyrë që të ndërlidhet natyrshëm njësia mësimore e re për krijuesit dhe
kryeveprat e epokës së Rilindjes Kombëtare.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në pjesën kryesore të orës, mësimdhënësi/ja paraqet veprat muzikore për dëgjim si: “Vaj si kenka ba
dynjaja” F. Ndoja; “Ta dish, ta dish” P. Kurti; “Praeledium” M. Gjoka; “Katër valle” Thoma Nasi. Pas komentimit
të veprave që dëgjohen vazhdohet me shpjegime teorike për veprimtarinë krijuese të kompozitorëve të
lartëcekur dhe jepen disa informata rreth veprës së parë orkestrale shqiptare “Bashkimi i Shqypnisë” - P.
Kurti. Mund të inkurajohen nxënësit, nëse dikush nga ata ka informata shtesë të hap diskutim. Për më
shumë informata, mund të kërkohet në linkun e paraqitur https: //observerkult. com/perkujtohet-palok-kurti-
kompozitori-i-pare-shqiptar-qe-shkroi-edhe-kenge/, ose për më tepër të hulumtojnë edhe në platformat e
tjera.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore prezantohen edhe shembuj të tjerë të interpretimit të këngëve nga interpretë të
ndryshëm. Ftohen nxënësit që t’i bashkëngjitën këndimit gjatë dëgjimit të shembujve përkatës.

VLERËSIMI I NXËNËSVE:
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë e pavarur, fletë pune.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR:
Përjetimin e këtyre veprave nxënësit/et mund ta shprehin me ese, poezi, ose edhe me shprehje
figurative.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Tregoni në pika të shkurtra për rezultatet e arritura nga ora mësimore.

30
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI NËNTOR

NJËSIA MËSIMORE 3: KARAKTERISTIKAT STILISTIKE TË MUZIKËS SË KULTIVUAR SHQIPTARE

Fjalët kyçe: këngët patriotike, këngët lirike, këngët popullore etj

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:


Nxënësi/ja:
1. paraqet karakteristikat stilistike të muzikës së kultivuar shqiptare;
2. bisedon për këngën patriotike shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare;
3. krahason këngët popullore e qytetare gjatë Rilindjes Kombëtare.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
mjetet audiovizuale për dëgjim muzike, teksti mësimor, material pune që zhvillon mësimdhënësi/ja, fletë
pune.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës bëhet përgatitja e atmosferës për punë dhe nxënie përmes dëgjimit muzikor të këngës së
mësuar më parë: “Për ty atdhe” - Ramë Lahaj. Gjatë dëgjimit parashtrohen pyetjet:
- Çfarë karakteri ka kënga?
- Cilit lloj të muzikës i takon kënga? Etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Mësimdhënësi/ja paraqet shembullin muzikor për dëgjim p.sh., “Për mëmëdhenë”, por mund të zgjedhë
edhe ndonjë shembull tjetër të muzikës së kultivuar shqiptare dhe bisedon me nxënësit për muzikën
e dëgjuar, duke dalluar këngët me karakter patriotik dhe lirik. Kënga patriotike ishte padyshim drejtimi
kryesor i muzikës së Rilindjes Kombëtare.
Motivin kryesor e gjejmë edhe te këngët e tjera patriotike, p.sh., “O trima luftëtarë”, “Ardhi dita”. Kështu
vazhdohet edhe me shembuj të tjerë muzikorë duke analizuar veprat orkestrale “Bashkimi i Shqypnisë”
dhe “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit të punojnë në grupe të vogla dhe të listojnë karakteristikat-specifikat për këngët me
karakter patriotik-lirik të muzikës së kultivuar shqiptare.
VLERËSIMI I NXËNËSVE:
Aktivizimi në bisedë, diskutim në grup, si dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR:
Në shtëpi nxënësit mund të bëjnë listën e këngëve dhe të këngëtarëve të këngëve patriotike dhe lirike dhe
ta paraqesin në klasë.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Paraqiten disa pika kryesore për arritshmërinë brenda orës mësimore

31
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI NËNTOR

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “MARSHI I LUFTËTARËVE TË


SKËNDERBEUT”
Fjalë kyç: Skënderbeu, Heroi Kombëtar
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Marshi i luftëtarëve të Skënderbeut;
2. shprehet mbi përshtypjet që ju ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental;
4. krijon vetë melodinë e një kënge patriotike.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale, fletët e punës, slajdet
PPT me foto dhe video nga filmi “Skënderbeu”.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse në orën paraprake është biseduar për këngën patriotike shqiptare veprat kushtuar Skënderbeut,
mund të bëhet një përsëritje e shkurtër në mënyrë që të krijohet atmosfera e përshtatshme për fillimin
e mësimit të këngës së re, që gjithashtu flet për trimëritë e Skënderbeut. Mësimdhënësi/ja paraqet një
fragment nga filmi “Marshi i luftëtarëve të Skënderbeut” – Çesk Zadeja.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim prezantohet kënga e re, të cilën mund ta dëgjojnë ose ta interpretojmë me shoqërim instrumental
(piano) dhe më pas zbërthehet për t’u përpunuar në pjesë të veçanta: ritmi, teksti, melodia si dhe shprehja
artistike.
Ritmi përpunohet frazë pas fraze duke numëruar në masën në të cilën është kënga. Inkurajohet puna
individuale dhe ajo grupore.
Teksti analizohet, lexohet, recitohet dhe bisedohet për përmbajtjen, shpjegohen shprehjet e reja ose të
pakuptueshme. Pastaj teksti interpretohet me ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar
me instrumente ritmike.
Melodia, mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim, duke ndarë këngën në fraza të logjikshme,
ku çdo frazë e këndon një herë mësimdhënësi/ja pastaj e përsërisin nxënësit/et. Kështu veprohet derisa të
kalohet gjithë kënga. Pastaj, kalohet koha e duhur për të përpunuar në mënyrë artistike këngën: Dinamika,
tempi, theksimi i drejtë i rrokjeve të tekstit. Kënga kohë pas kohe përcillet me instrumente muzikore.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit mund të bëhet bisedë në lidhje me këngën. Mësimdhënësi/ja mund të bëjë pyetje, si
p.sh.:
– Për ҫka flitet në poezinë e këngës?
– A ju pëlqen melodia dhe pse?
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësimi i nxënësve bëhet duke vlerësuar të gjithë komponentët e këngës, duke filluar nga reagimi ritmik,
melodik, tekstual dhe ai artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit të hulumtojnë poezi, ku flitet për dashurinë ndaj atdheut. Poezia që keni
përzgjedhur, apo ajo që e keni krijuar ju,mund të bëhet këngë.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.


32
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI DHJETOR

NJËSIA MËSIMORE 1: OPERA DHE BALETI NË SHEKULLIN XIX


Fjalë kyç: operë, balet, formë, krijues etj
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. elaboron për muzikën vokale- instrumentale e skenike: Operën dhe Baletin;
2. prezanton operën romantike italiane melodioze e virtuoze “belcanto”;
3. analizon operën dramatike vagneriane;
4. njeh operën lirike franceze;
5. elaboron për baletin romantik.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokim) / Aktiviteti i parë:
Për të krijuar atmosferën e përshtatshme mund të paraqiten shembujt e zgjedhur (por edhe shembuj të
tjerë) për dëgjim, Leo Delibes-Kopelia; Wagner-Tristani dhe Isolda; Gaetano Donizetti-Luçia e Lamermurit.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi) / Aktiviteti i dytë:


Pasi të dëgjohen veprat muzikore, bisedohet për përshtypjet:
‒ A ju pëlqyen veprat e dëgjuara?
‒ A keni dëgjuar ndonjë nga këto vepra më parë?
‒ Çfarë kanë të përbashkët dhe ku dallojnë nga njëra-tjetra?
‒ Cilave gjini muzikore u takojnë?

Mësimdhënësi/ja krijon përshtypjen se a kanë arritur nxënësit të përjetojnë dhe dallojnë veprat e dëgjuara,
temat që i specifikojnë këto vepra etj., atëherë është momenti që në pika të shkurtra të paraqesë informatat
për muzikën skenike operën dhe baletin.
Më pastaj përmes PPT-slajdeve jepen informacione lidhur me tipat e ndryshëm të operës, si: dramatike,
romantike, lirike përmes shembujve muzikorë të paraqitur në libër dhe me procedurë të njëjtë bisedohet me
nxënës për baletin romantik.

Pjesa përfundimtare (Reflektimi) / Aktiviteti i tretë:


Meqenëse pjesa përfundimtare e orës ka për qëllim reflektimin e lëndës së mësuar, në këtë rast duam
të vërejmë sa do të jenë në gjendje t’i rinjohin veprat e muzikës skenike të prezantuara në këtë orë.
Kjo mund të realizohet me prezantimin e kuizit muzikor (ose ndonjë formë tjetër p.sh., fjalëkryq, dëgjim
muzike, anagram), nxënësit do të ndahen në grupe, njëherit u shpërndahen materiale shtesë për këtë njësi
mësimore. Nxënësit fitojnë njohuri, por edhe ndiejnë kënaqësi nga aktivitete të tilla.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë në grupe dhe kuiz.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit të hulumtojnë në internet për personazhet e veprave skenike. Të gjeturat
prezantohen në postere ose PPT, duke diskutuar rreth tyre.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Paraqitni disa pika kryesore të rrjedhës së orës.

33
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI DHJETOR

NJËSIA MËSIMORE 2: OPERAT - LUÇIA E LAMERMURIT DHE TRAVIATA


Fjalë kyç: opera tragjedike-romantike, akt, formë, interpretues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. analizon operën Luçia e Lamermurit të Gaetano Donizetti-t;
2. analizon operën Traviata të Giuseppe Verdi-t;
3. krahason tiparet e operës tragjike dhe romantike.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse muzika ka ndikim të madh në emocione, atëherë përmes shembujve për dëgjim/shikim krijojmë
atmosferën e përshtatshme për punë.
Paraqiten shembujt e operave romantike (fragmente) nga:
Aria e Luçias nga skena e “çmendurisë” interpretuar nga Besa Llugiqi,soprano dhe Aria e Edgardos-
interpretuar nga tenori Ramë Lahaj. Dëgjohen shembujt muzikorë dhe bisedohet rreth tyre. Me ndihmën e
mësimdhënësit/es, nxënësit/et shprehin përshtypjet për muzikën e dëgjuar.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Pas komentimit për përjetimin nga veprat e dëgjuara, mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për këto
vepra muzikore që ishin ndër veprat më të njohura të kohës. Do të flitet për periudhën e kompozuar, për
formën e veprës, aktet, personazhet dhe roli i tyre etj.
Në mënyrë që përjetimi të thellohet dhe të analizohen detaje nga veprat e ndryshme, vazhdohet me
dëgjimin e shembujve: “Traviata”- Ramë Lahaj; “Traviata”-Aria e Alfredo Germontit” Ramë Lahaj në operën
kombëtare të Parisit; “Traviata”-Aria Violeta - Paris i dashur - interpretuar nga Ermonela Jaho në rolin e
Violetës dhe Saimir Pirgu në rolin e Alfredos, në Teatrin Colon në Buenos-Aires; “Traviata”-Aria e Violetës –
Lamtumira - interpretuar nga Ermonela Jaho, teatri Real në Madrid. Gjithashtu, mësimdhënësi/ja do të japë
edhe informata për kompozitorin e madh të Operës Italiane Giuseppe Verdi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund mund të realizohet aktivitet i lirë, ku nxënësit do të gjejnë edhe vepra të tjera, përpos këtyre që i
dëgjuan/shikuan, e që i takojnë muzikës operistike, apo mësimdhënësi/ja mund të përsëritë fragmente nga
veprat e dëgjuara, për t’u siguruar që nxënësit i kanë të njohura dhe i dallojnë me dëgjim.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
VLERËSIMI I NXËNËSVE: bëhet duke analizuar aktivitetin në klasë, bisedën në lidhje me veprat e
dëgjuara, reflektimin në njohjen e veprave etj.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit/et nxiten të hulumtojnë më shumë për artistë të tjerë të njohur në botë
që kanë interpretuar rolin e Luçias, Edgardos, Violetës dhe të Alfredos.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

34
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI DHJETOR

NJËSIA MËSIMORE 3: RISITË STILISTIKE TË ROMANTIZMIT


Fjalë kyç: romantizëm, stil, krijues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja
1. elaboron për risitë stilistike të Romantizmit;
2. analizon shprehjen muzikore si formë e komunikimit të emocioneve, përjetimeve e të ngjarjeve;
3. identifikon rëndësinë e virtuozitetit në interpretim në periudhën e Romantizmit.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse në orën paraprake është biseduar për veprat e muzikës skenike, mund të bëhet një përsëritje
e shkurtër, në mënyrë që të krijohet atmosfera e përshtatshme për fillimin e mësimit të ri, që gjithashtu flet
për risitë stilistike të Romantizmit. Mësimdhënësi/ja paraqet një fragment muzikor nga Chopin e interpretuar
prej Listz.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora mund të vazhdojë duke realizuar një aktivitet, ku mësimdhënësi/ja bën pyetje për veprën e dëgjuar dhe
i nxit nxënësit/et të shprehen për veprën e dëgjuar. Më tutje mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme
për periudhën e Romantizmit, idenë e lirisë, imagjinatën, së bukurës dhe kthimi kah natyra, por edhe ato
dramatike si luftërat, dashuria e pamundur, vdekja etj.
Analizohen elementet që pasuruan muzikën instrumentale romantike, orkestrale, solistike, e në veçanti ato
pianistike, meqë pianoja mbizotëroi si instrument në këtë periudhë.
Format e kohës: fantazitë, rapsoditë, sonata, koncertet etj,
Shprehja muzikore si formë e shprehjes së emocioneve, virtuoziteti në interpretim p.sh., F. Listz, F. Chopin etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund mund të realizohet aktivitet i lirë, ku nxënësit do të gjejnë edhe vepra të tjera përpos këtyre që i
dëgjuan e që i takojnë muzikës së Romantizmit, apo mësimdhënësi/ja mund të përsëritë fragmente nga
veprat e dëgjuara për t’u siguruar që nxënësit i kanë të njohura dhe i dallojnë me dëgjim (harmoninë,
formën, dinamikën, virtuozitetin në interpretim, shprehjen muzikore etj. ).
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajoni nxënësit/et që të hulumtojnë në grupe ose individualisht, për format e Romantizmit: fantazi,
rapsodi, sonata, koncerte etj. nga kompozitorët e njohur të lartëcekur. Mund të prezantojnë të gjeturat
dhe të diskutojnë ato në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

35
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI DHJETOR

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL "LE TË PIMË NGA KUPA T E


LUMTURISË"
Fjalë kyç: këngë, operë, Traviata, Alfredi, Violeta etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerësojnë arien e operës Traviata, Le të pimë nga kupat e lumturisë;
2. shprehet mbi përshtypjet që u ngjall dëgjimi i kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, slajdet PPT nga opera “Traviata”.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim dëgjohet shembulli i paraqitur si hyrje për të mësuar këngën e re. Shembulli i dhënë është aria “Le
të pimë nga kupat e lumturisë” nga opera. Mësimdhënësi/ja prezanton veprën e dëgjuar dhe pastaj mund
të bisedohet pak për përshtypjet nga dëgjimi i veprës.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Mund të përsëritet dëgjimi i këngës apo të këndohet nga mësimdhënësi/ja e pastaj të bëhet zbërthimi në
elemente të veçanta: teksti dhe ritmi, melodia dhe shprehja artistike. Që nga fillimi i përpunimit, kënga mund
të shoqërohet kohë pas kohe me instrumentet në dispozicion.
Kënga përpunohet frazë pas fraze, duke numëruar në masën në të cilën është kënga. Inkurajohet puna
individuale dhe ajo grupore.
Teksti i aries së operës së pari lexohet, analizohet, recitohet dhe bisedohet për përmbajtjen e tij, shprehjet
e reja ose të pakuptueshme. Pastaj interpretohet me ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose
shoqëruar me instrumente ritmike.
Kënga mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim, derisa të kalohet gjithë kënga. Bëhet ndarja
e këngës në fraza të logjikshme. Së pari këndon mësimdhënësi/ja, pastaj bashkëngjiten nxënësit pa
ndërprerje e kështu me radhë deri në fund të këngës.
Mësimdhënësi/ja duhet të ketë kujdes që nga fillimi i përpunimit të këngës të punojë edhe në përkryerjen
artistike të këngës, si: dinamika, tempi, theksimi i drejtë i rrokjeve të tekstit.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit mund të bëhet bisedë në lidhje me këngën. Mësimdhënësi/ja mund të bëjë pyetje, si
p.sh.:
‒ Cilat janë personazhet e këngës “Le të pimë nga kupat e lumturisë”?
‒ Çfarë mendimi keni për melodinë e këngës?
‒ Në cilën masë është ritmi i saj?
‒ Çka e dallon këtë këngë nga këngët e tjera? etj.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësimi i nxënësve bëhet duke vlerësuar të gjithë komponentët e këngës, duke filluar nga reagimi ritmik,
melodik, tekstual dhe ai artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Përjetimin e kësaj kënge, nxënësit/et mund ta shprehin me ese, poezi ose edhe me shprehje figurative,
duke i krahasuar interpretimin e këngëtarëve-aktorëve (në klasë apo edhe në shtëpi-punimi paraqitet në
libër, në faqen në vazhdim të këngës).
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
36
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI JANAR

NJËSIA MËSIMORE 1: FUNDI I ROMANTIZMIT DHE STILET E REJA MUZIKORE


Fjalë kyç: stil, romantizëm, impresionizëm, ekspresionizëm, folklor, krijues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. krahason karakteristikat e Impresionizmit dhe Empresionizmit;
2. përmend përfaqësuesit kryesorë të këtyre rrymave;
3. elaboron lidhjen e muzikës me artet e tjera në periudhën e fundit të Romantizmit.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde, fletore pune.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Art figurativ.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokim)
Në fillim të orës, për të krijuar atmosferën e përshtatshme në klasë dëgjohen me vëmendje (mund t’i përjetojnë
veprat me sy mbyllur) shembujt muzikorë nga J. Sibelius - Finlandia; J. Brahms - Vallet Hungareze; P. I.
Tchaikovsky - Uvertura 1812; A. Dvorzak-Vallet sllave. Bisedohet me nxënësit rreth përshtypjeve për veprat
e dëgjuara, përmes pyetjeve, si:
‒ Çfarë kanë të përbashkët veprat muzikore që dëgjuat?
‒ A kishte diçka të veçantë në aspektin muzikor?
‒ Çfarë forme muzikore i takojnë? etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Më tutje, mësimdhënësi/ja do t’u shpjegojë nxënësve për risitë e shumta që solli periudha e fundit e
Romantizmit, si: kompozitorët përmes muzikës shprehnin vlerësimin dhe dashurinë ndaj atdheut, ishin të
njohura vallet sllovake dhe ato hungareze. Kompozitorët tipik të kësaj periudhe ishin J. Sibelius, J. Brahms,
P. I. Tchaikovsky, A. Dvorzak, ku muzika ishte e pasur me elemente të muzikës popullore.
Më pastaj përmes PPT-slajdeve jepen informacione rreth lindjes së stileve të reja muzikore, si Impresionizmi
dhe Ekspresionizmi, lidhjen e muzikës me artin figurativ (vepra Claude Monet-Klod Mone) e frymëzuar nga
ngjarjet, emocionet, përjetimet personale etj. Do të njihen edhe me kompozitorin tipik të Impresionizmit
Claud Debussy dhe përfaqësuesin tipik të Ekspresionizmit Arnold Schonberg.
Prezantohen para nxënësve shembujt muzikorë: Schonberg - Kuarteti i harqeve, n. 1 në D minor; Schonberg-
Pelleas dhe Melisanda, bisedohet rreth tyre duke i ndërlidhur aspektet teorike të Romantizmit të vonshëm.

Pjesa përfundimtare (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit/et të punohet në grupe të vogla dhe në flipçart të listojnë karakteristikat/specifikat e fundit
të Romantizmit dhe kryeveprat e krijuesve të kësaj periudhe. Të gjeturat i shkruajnë në tabelë dhe i lexojnë ato.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, puna në grupe dhe prezantimi.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit të hulumtojnë në internet për më shumë krijues dhe kryeveprat e Impresionizmit
dhe Ekspresionizmit. Detyrë: prezantoni gjetjet në fletoren e punës dhe diskutojini ato në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE


Reflektoni shkurtimisht për rrjedhën e orës.
37
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI JANAR

NJËSIA MËSIMORE 2: IMPRESIONIZMI DHE EKSPRESIONIZMI


Fjalë kyç: krijues, kryevepra, përmbajtje, hëna etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. analizojnë veprimtarinë e një nga impresionistëve të parë në muzikë, Claude Debussy-n;
2. analizon krijimtarinë e njërit nga përfaqësuesit kryesorë të ekspresionizmit, Arnold Schonberg-un;
3. krahason lidhjen e muzikës me artet e tjera në periudhën e Impresionizmit dhe Ekspresionizmit.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale, teksti mësimor, fletore pune.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Art figurativ.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse në orën paraprake, mësimdhënësi/ja ka inkurajuar nxënësit të hulumtojnë në internet për më
shumë krijues dhe kryeveprat e tyre të periudhës së Impresionizmit dhe Ekspresionizmit, diskutohet në
klasë për gjetjet e tyre, si dhe krijohet atmosferë për punë dhe nxënie.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora vazhdon me dëgjim aktiv të veprës “Drita e hënës”- Claud Debussy dhe kërkohet nga nxënësit/et të
shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar me vizatim, ese, poezi ose forma të tjera shprehëse
artistike. Pas diskutimit mësimdhënësi/ja do të japë edhe informata për kompozitorin në fjalë dhe veprën e
dëgjuar, e cila u krijua si frymëzim nga poezia e Paul Verlaine, e cila është paraqitur edhe në libër.
Në vazhdim dëgjohen edhe shembujt e tjerë të dhënë në libër: “Natë e shpërfytyruar”; “Pierroti hënor”-
Arnold Schonberg. Nxënësit/et shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar me vizatim, ese,
poezi ose forma të tjera shprehëse artistike dhe pas komentimit për përjetimin nga veprat e dëgjuara
mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për këto vepra muzikore që ishin ndër veprat më të njohura
të kohës si dhe për përfaqësuesin tipik të Ekspresionizmit, Arnold Schonberg.
Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)
Në pjesën e fundit të orës nxënësit/et në fletoret e tyre krahasojnë dy veprat e kompozitorëve që dëgjuan
(kushtuar natës dhe hënës), por mund të shprehen edhe në forma të tjera, bisedë, vizatim, ese etj.
Punimet e nxënësve diskutohen në klasë.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë e pavarur, përfundim i detyrave.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit/et nxiten të hulumtojnë më shumë për vepra të kompozitorëve të tjerë, kushtuar hënës dhe
natës.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

38
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI JANAR

NJËSIA MËSIMORE 3: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “OJ HANË”


Fjalë kyç: kënga, teksti, hana, shoqërim instrumental etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Oj hanë;
2. shpreh përshtypjet që ju ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale, teksti mësimor, instrumentet muzikore.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në pjesën hyrëse të orës demonstrohet kënga nga ana e mësimdhënësit/es, duke u kujdesur në të gjitha
elementet përbërëse të këndimit të drejtë dhe të bukur. Prezantohet kënga, historiku i saj dhe interpreti,
Muharrem Qena.
Më pas bisedohet me nxënësit duke u parashtruar pyetje në lidhje me këngën si p.sh.:
‒ A e keni dëgjuar më herët këtë këngë?
‒ Për çka flitet në poezinë e këngës?
‒ A ju pëlqeu melodia dhe pse?
‒ Çka e dallon këtë këngë nga këngët e tjera? etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim mund të përsëritet dëgjimi i këngës apo të këndohet nga mësimdhënësi/ja e pastaj të bëhet
zbërthimi në elemente të veçanta: teksti dhe ritmi, melodia dhe shprehja artistike. Që nga fillimi i përpunimit
kënga mund të shoqërohet kohë pas kohe me instrumentet në dispozicion.
Kënga përpunohen frazë pas fraze duke e lexuar së pari tekstin e këngës, analizohet, recitohet dhe
bisedohet për përmbajtjen e tij, shprehjet e reja ose të pakuptueshme.
Pastaj interpretohet sipas imitimit në ritmin e caktuar, me ndihmën e instrumenteve ritmike muzikore.
Kënga mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim, derisa të kalohet gjithë kënga. Bëhet ndarja
e këngës në fraza të logjikshme, duke iu përshtatur tekstit. Së pari këndon mësimdhënësi/ja, pastaj
bashkëngjiten nxënësit pa ndërprerje e kështu me radhë deri në fund të këngës.
Mësimdhënësi/ja duhet të ketë kujdes që nga fillimi i përpunimit të këngës të punojë edhe në përkryerjen
artistike të këngës, si: dinamika, tempi, theksimi i drejtë i rrokjeve të tekstit.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore prezantohen edhe shembuj të tjerë të interpretimit të këngës “Oj hanë”, p.sh.,
Rebeka, Kozeta, Nevi Qena “Oj Hanë” - 100 vjet muzikë.
https: //www. youtube. com/watch?v=-Ocdz8YdFew
Ftohen nxënësit të përcjellin këndimin me zë ose instrumente.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndim bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit në grupe ose individualisht të hulumtojnë në internet për më shumë këngë të tjera
shqiptare që kanë motiv hënën. T’i krahasojnë ato me këngën e mësuar dhe ti gjejnë nëse kanë tipare të
përbashkëta.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Përshkruani në pika të shkurtra rrjedhën e orës.
39
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHKURT

NJËSIA MËSIMORE 1: MUZIKA ARTISTIKE SHQIPTARE NË PJËSËN E PARË TË SHEKULLIT XX


Fjalë kyç: këngë patriotike, muzika e kultivuar, kompozitor.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. elaboron muzikën shqiptare gjatë pjesës II të shekulli XX;
2. elaboron ngjarjet muzikore të gjysmës II të shek. XX;
3. përmend krijues dhe kryevepra të shquara që përfaqësojnë periudhën përkatëse.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Për të krijuar atmosferën e përshtatshme mund të paraqiten shembujt e zgjedhur (por edhe shembuj të
tjerë) për dëgjim, Thoma Nasi-Vlora, Vlora, Tefta Tashko-Zare Trëndafile dhe Tefta Tashko-Kroi i fshatit tonë.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Pasi të dëgjohen veprat muzikore, bisedohet për përshtypjet:
‒ Çfarë përshtypjeje ju la vepra muzikore?
‒ Cilës gjini muzikore i takon kjo vepër?
‒ Çfarë vërejtët te ritmi, melodia dhe elementet e tjera muzikore?
‒ A dalluat ndonjë instrument të veçantë muzikor?

Mësimdhënësi/ja krijon përshtypjen se a kanë arritur nxënësit të përjetojnë dhe dallojnë veprat e
dëgjuara,temat që i specifikojnë këto vepra etj., atëherë është momenti që në pika të shkurtra të paraqesë
informatat për muzikën shqiptare gjatë pjesës së dytë të shekulli XX që solli ndryshime të mëdha në jetën
e popullit shqiptar. Nxiten nxënësit për të diskutuar mbi ndryshimin e muzikës së mirëfilltë shqiptare. Do
të dëgjohen edhe këngët patriotike O trima luftëtarë ose kënga Vlora, Vlora e Thanas Floqit e vepra tjera
për dëgjim. Nxënësit mund të shprehen e të diskutojnë për atë çka dinë rreth muzikës së kultivuar dhe
mënyrave të kënduarit (këngët origjinale patriotike-kombëtare) dhe bandave muzikore.
Vazhdohet më tutje, duke treguar për faktin që kompozitori i cili jetonte në diasporë, SHBA, Thoma Nasi gjatë
viteve 1920, do të merrte bandën muzikore të Vatrës, të cilën e kishte themeluar vet dhe do të udhëtonte
drejt Shqipërisë.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në vazhdim mund nxiten nxënësit/et që të punojnë në grupe të vogla dhe të listojnë karakteristikat/ specifikat
e muzikës shqiptare për muzikën e kultivuar. Ndërsa, në përfundim të orës të gjitha grupet të gjeturat e
tyre t’i shkruajnë në tabelë ose flipçart. Në njërën anë për këngët patriotike, ndërsa në anën tjetër për
kompozitorët.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë e pavarur, fletë pune.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit bëjnë një shkrim se si mund të kenë ndikuar zhvillimet dhe ngjarjet historike ndër shqiptarë në
fushën e artit e të kulturës.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
40
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHKURT

NJËSIA MËSIMORE 2: KOMPOZITORËT SHQIPTARË TË SHEKULLIT TË XX


Fjalë kyç: krijues,vepra, Kono, Jakova, Antoni.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1 prezanton kompozitorët kryesorë shqiptarë të gjysmës II të shek. XX;
2. elaboron motivet dhe karakteristikat stilistike të kësaj periudhe;
3. krahason ndikimin e realizmit socialist në muzikë dhe në arte të tjera.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në pjesë hyrëse të orës rikujtohen disa nga karakteristikat e muzikës së kultivuar shqiptare që u mësuan
në orën e fundit në mënyrë që të ndërlidhet natyrshëm njësia mësimore e re për krijuesit dhe kryeveprat e
kompozitorëve kryesorë shqiptar.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në mënyrë që përjetimi të thellohet dhe të analizohen detaje nga veprat e ndryshme, vazhdohet me dëgjimin
e shembujve muzikore, p.sh., Kristo Kono – Vasha dhe hëna, këndon Marije Kraja, Prenk Jakova-Margjelo,
këndon Klotilda Shantoja, të paraqitura edhe në librin bazë, ose ndonjë vepër sipas dëshirës që ndërlidhet
me temën përkatëse dhe parashtrohen pyetje të ndryshme.
‒ Çfarë përshtypjeje ju la vepra muzikore?
‒ Cilës gjini muzikore i takon kjo vepër?
‒ Çfarë vërejtët te ritmi, melodia dhe elementet e tjera muzikore?
‒ A dalluat ndonjë instrument të veçantë muzikor?
Pas komentimit të veprave që dëgjohen, vazhdohet me shpjegime teorike për veprimtarinë krijuese të
kompozitorëve të lartëcekur, motivin kombëtar (atdhedashurinë, patriotizmin e theksuar, dashuria për
popullin,për folklorin – idealin e rilindësve), veçoritë meloritmike të folklorit muzikor kombëtar etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës mund të dëgjohen fragmente të tjera (në librin bazë - Çesk Zadeja - Hej ju male,
Tema me variacione, dhe Fahri Beqiri - Poema simfonike) apo nga veprat e dëgjuara dhe nxënësit duke i
dëgjuar me vëmendje (natyrisht me ndihmën e mësimdhënësit/es) japin përgjigjet e tyre se cila vepër ishte
(duke u bazuar në fragmentet e dëgjuara më parë për t’i njohur për nga karakteri, ritmi, melodia, tema etj.).
VLERËSIMI I NXËNËSVE
VLERËSIMI I NXËNËSVE: bëhet duke analizuar aktivitetin në klasë, bisedën në lidhje me veprat e
dëgjuara, reflektimin në njohjen e veprave etj.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit/et nxiten të hulumtojnë më shumë për veprat e tjera skenike të kompozitorëve tanë dhe gjetjet
t’i prezantojnë në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

41
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHKURT

NJËSIA MËSIMORE 3: KARAKTERISTIKAT STILISTIKE TË MUZIKËS SË KULTIVUAR SHQIPTARE

Fjalë kyç: muzika e kultivuar, ansambël, operë, teatër etj.


Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. dallon karakteristikat stilistike të muzikës së kultivuar shqiptare;
2. elaboron ecurinë e shkollimit muzikor në Kosovë dhe Shqipëri;
3. analizon krijimet e para operistike shqiptare.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale, teksti mësimor, PPT slajde.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse muzika bën ndikimin më të madh në emocione, atëherë përmes shembujve për dëgjim/shikim
krijojmë atmosferën e përshtatshme për punë.
Paraqiten shembujt e muzikës orkestrat simfonike shqiptare nga:
Rexho Mulliqi - Simfonia Kosovare nr. 2 dhe Pjetër Gaci - Valle simfonike nr. 1
Dëgjohen shembujt muzikorë dhe bisedohet rreth tyre. Me ndihmën e mësimdhënësit/es, nxënësit/et
shprehin përshtypjet nga muzikën e dëgjuar.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Bëhet një ndërlidhje duke rikujtuar gjërat më të rëndësishme të dy njësive mësimore që janë punuar në orët
e mëparshme.
Në vazhdim nxënëse/ve u jepen informatat më të rëndësishme për karakteristikat stilistike të muzikës
së kultivuar shqiptare, hapjen e shkollave të para muzikore (në Shqipëri-Tiranë më 1947dhe në Kosovë-
Prizren më 1948). Ndërsa në vitet 60’ filloi edhe shkollimi i lartë muzikor në Tiranë, në Prishtinë më 1975,
formohen edhe ansamblet e tjera profesionale muzikore; Filarmonia Shqiptare (1949) me kor,solistë e
orkestër. Themelohet Teatri i Operës dhe Baletit në vitin 1953 dhe në vitin 1957 Ansambli Shtetëror i
Këngëve dhe Valleve Popullore. Ndërsa në vitin 1962 filloi punën Orkestra Simfonike e RTV Shqiptare. Në
Kosovë krijohet Orkestra Simfonike e RTV të Prishtinës, kori profesional,po ashtu në kuadër të RTV,baleti i
teatrit popullor,Ansambli i këngëve dhe valleve Popullore Shota.
Vazhdohet më tutje duke e gërshetuar shpjegimin me vepra tjera për dëgjim: Prenk Jakova – Mrika dhe
Rauf Dhomi – Uvertura e Operës Goca e Kaçanikut (Opera e parë kosovare – operë në dy akte), dhe duke
i nxitur nxënësit të shprehen për përjetimin nga veprat e dëgjuara.
Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)
Në pjesën e fundit të orës mund të dëgjohen fragmente të tjera po nga veprat e dëgjuara dhe nxënësit, duke
i dëgjuar me vëmendje (natyrisht me ndihmën e mësimdhënësit/es), japin përgjigjet e tyre se cila vepër ishte
(duke u bazuar në fragmentet e dëgjuara më parë për t’i njohur për nga karakteri, ritmi, melodia, tema etj.)
VLERËSIMI I NXËNËSVE
VLERËSIMI I NXËNËSVE: bëhet duke analizuar aktivitetin në klasë, bisedën në lidhje me veprat e
dëgjuara, reflektimin në njohjen e veprave etj.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Pasi të keni dëgjuar operat: Mrika dhe Goca e Kaçanikut,krahasojini me shkrim,duke u ndalur te
kompozicioni (sa akte kanë etj. ), stili, te subjekti i libretit etj.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE


Paraqitni pikët e forta dhe ndonjë problematikë eventuale.

42
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI SHKURT

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “MOJ E BUKURA MORE”


Fjalë kyç: muzikë e lehtë, ritmi, melodia.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Moj e bukura More;
2. shprehet mbi përshtypjet që i ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale, fletët e punës, slajdet
PPT me tekstin e këngës.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Gjuha dhe komunikimi etj.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Ngjashëm me mësimin e këngëve të tjera aplikohen procedurat e përpunimit metodik, sipas imitimit.
Prezantohet kënga në video ose demonstrohet si tërësi nga ana e mësimdhënësit/es. Prezantohet historiku
i këngës. Pasi nxënësit të dëgjojnë interpretimin e këngën si tërësi meloritmike mund të parashtrohen
pyetje, p.sh :
‒ Për çfarë flitet në poezinë e këngës?
-Analizoni tekstin dhe komentoni atë?
‒ A ju pëlqen melodia dhe pse? etj.

Pjesa kryesore (Realizimi)


Mësimdhënësi/ja zbërthen këngën, duke e përpunuar në mënyrë të veçantë: fillimisht tekstin dhe ritmin e
më pastaj melodinë, si dhe shprehjen artistike.
a) Teksti dhe ritmi përpunohet frazë pas fraze duke numëruar në masën në të cilën është kënga. Inkurajohet
puna individuale dhe grupore.
Analizohet teksti, lexohet, recitohet dhe bisedohet për përmbajtjen, për shprehjet e reja ose të pakuptueshme.
Pastaj teksti interpretohet në ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar me instrumente
ritmike.
b) Melodia, punohet/mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga
partitura e këngës, derisa të kalohet gjithë kënga.
c) Pastaj, kalohet koha e duhur që kënga të përpunohet në mënyrë artistike duke pasur kujdes në: dinamikën,
tempi, theksimin e drejtë të rrokjeve të tekstit etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës bëhet përsëritja e këngës në forma të ndryshme, individuale (pjesa e parë), grupi
(refrenin), në grupe të vogla dhe e tërë klasa. Kënga mund të përforcohet edhe më shumë nëse këndohet
edhe në versione të tjera, p.sh., është mjaft i përshtatshëm dhe atraktiv për nxënësit versioni karaoke (https:
//www. youtube. com/watch?v=NgIWTPjbPyw)
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndimin në version instrumental “karaoke”.
bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi artistik
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit hulumtojnë edhe këngë të tjera arbëreshe me temë për atdheun,dashurinë apo fetare dhe
krahasojeni me këngën Moj e bukura More. Thoni çfarë dallimesh kanë në elementet muzikore në varësi
të temës që e trajtojnë.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Paraqitni në pika të shkurtra disa pika kryesore të rrjedhës së orës
43
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MARS

NJËSIA MËSIMORE 1: MODERNIZMI DHE POSTMODERNIZMI NË MUZIKË


Fjalë kyç: XX, Modernizmi, Postmodernizmi, muzikë atonale, eksperimentale, krijues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Nxënësi/ja:
1. identifikon zhvillimet muzikore të shekullit XX;
2. analizon ndryshimet që janë paraqitur në kompozimet e veprave Moderne dhe Postmoderne;
3, prezanton krijuesit dhe krijimet e këtyre periudhave.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, fletore pune.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Art figurativ.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokim)
Në fillim të orës dëgjohet me kujdes shembulli muzikor nga Stravinski - Uvertura nga baleti Pulcinela; P.
Hindemith - Metamorfoza, pastaj nxitet debati me nxënësit/et, duke parashtruar pyetje rreth përshtypjeve të
tyre për veprat e dëgjuara, si p.sh. :
‒ A ju pëlqyen veprat e dëgjuara?
‒ Cilën do ta veçonit, sipas shijes tuaj muzikore?
‒ Cilat janë disa nga instrumentet që luhen në këto vepra?
‒ A mund të shpreheni për elementet muzikore, si: ritmi, melodia, tempi, dinamika?

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim të orës mësimdhënësi/ja do t’u shpjegojë nxënësve se fundi i shekullit XIX dhe shekulli XX
karakterizohen me ndryshimet e dukshme në zhvillimin e filozofisë, artit dhe organizimit shoqëror. Në këtë
periudhë dallojmë artin abstrakt, karakteristikat urbane, teknologji të reja, letërsi moderne etj. Në muzikë
dallojmë muzikën atonale me tingëllimën dymbëdhjetonëshe. Në mënyrë që nxënësit ta kenë një përfytyrim
më të qartë shohim dhe analizojmë dy fotot në libër f. 56. në libër. Gjithashtu shpjegohet edhe për elementet
eksperimentale, të cilat janë përdorur nga krijues të shumtë në veprat e kësaj periudhe, kompozitorët si: A.
Schoenberg, A. Berg, A. Webern, I. Stravinski, P. Hindemith, B. Bartok etj.
Në vazhdim dëgjohen shembujt e tjerë të dhënë në libër, si p.sh., Philip Glas-Metamorfozë; Arvo Part -
Pasqyrë më pasqyrë në lojë për çelo dhe piano; Erik Satie-Njëherë e një kohë në Paris. Pas dëgjimit diskutohet
rreth veprave të dëgjuara dhe jepen disa informacione nga ana e mësimdhënësit/es se Postmodernizmi
në muzikë zhvillohet në periudhën e njëjtë me Postmodernizmin që shfaqet edhe në filozofi, art, letërsi etj.,
kompozitorët janë më të lirshëm të krijojnë, nuk ka rregulla në kompozim, krijuesit postmodernë janë: J.
Adams, E. Satie, J. Cage, P. Glas, A. Part etj.

Pjesa përfundimtare (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës përsëriten veprat muzikore të dëgjuara, me radhitje të ndryshuar dhe kërkohet
nga nxënësit që të identifikojnë kompozitorët dhe stilin.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktiviteti në klasë, diskutim për reflektimin nga përjetimi i shembujve muzikorë.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit/et mund të hulumtojnë në internet më shumë për periudhat e mësuara. Nga gjetjet plotësohen
fletët e punës për njësinë përkatëse.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Reflektoni për ecurinë e orës, anët e forta dhe ato për përmirësim

44
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MARS

NJËSIA MËSIMORE 2: KRIJUESIT DHE KRYEVEPRAT E PERIUDHËS MODERNE DHE


POSTMODERNE
Fjalë kyç: I. Stravinsky, A. Schoenberg, J. Cage, kryevepra etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. analizon karakteristikat e krijimtarisë dhe veprat e kompozitorit Igor Stravinsky;
2. analizon karakteristikat e krijimtarisë dhe veprat e kompozitorit John Cage.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, fletore pune.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Art figurativ.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse në orën paraprake mësimdhënësi/ja ka inkurajuar nxënësit të hulumtojnë në internet për më
shumë krijues dhe vepra të Modernizmit dhe Postmodernizmit, diskutohet në klasë për gjetjet e tyre, si dhe
krijohet atmosferë për punë dhe nxënie.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora vazhdon me dëgjim aktiv të veprës “Riti i Pranverës”- Igor Stravinsky dhe kërkohet nga nxënësit/et të
shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar me vizatim, ese, poezi ose forma të tjera shprehëse artistike,
në mënyrë që të krijohet një gjykim dhe vlerësim kritik i veprës artistike. Pas diskutimit, mësimdhënësi/ja do
të japë edhe informata për kompozitorin në fjalë dhe veprën e dëgjuar, e cila konsiderohet një ndër veprat
më të mëdha orkestrale, një lidhje midis baletit klasik dhe kërcimit modern. Tematika e baletit tregon një
ritual të vjetër, ku çdo pranverë bëhet sakrifikimi i një vajze të re, në mënyrë që të sigurohen të korra të mira.
Në vazhdim dëgjohen edhe shembujt tjerë të dhënë në libër: “Fantazi për violinë dhe piano” - Arnold
Schoenberg; “Sonata dhe interlude” - John Cage. Nxënësit/et shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e
dëgjuar me vizatim, ese, poezi ose forma të tjera shprehëse artistike dhe pas komentimit për përjetimin
nga veprat e dëgjuara mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për këto vepra muzikore, që ishin ndër
veprat më të njohura të kohës si dhe për krijuesit e lartëcekur dhe veprimtarinë e tyre krijuese.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës, nxënësit/et në fletoret e tyre krahasojnë gjuhën shprehëse muzikore, të
përbashkëtat dhe të veçantat te tri veprat e kompozitorëve që dëgjuan. Punimet e nxënësve prezantohen
dhe diskutohen në klasë. Varësisht nga koha mund të dëgjohet edhe ndonjë vepër tjetër.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë e pavarur, përfundim i detyrave.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxënësit/et nxiten të hulumtojnë të ndarë në grupe për kompozitorët-video performancat e tyre dhe të
krijojnë albumin e grupit, i cili do të prezantohet para klasës. Albumet më të mira vendosen në klasë.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

45
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MARS

NJËSIA MËSIMORE 3: TRENDET E REJA NË MUZIKË


Fjalë kyç: trend, teknika, muzika seriale, minimaliste, krijues etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. krahason veçoritë e teknikës postmoderne të dodekafonisë, serializmit, minimalizmit;
2. dallon veçoritë e tyre stilistike;
3. prezanton kompozitorët që krijuan dhe përdorën këto teknika.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale, teksti mësimor, PPT slajde, fletore pune.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Meqenëse në orën paraprake është biseduar për veprat dhe krijuesit modernë dhe postmodernë, mund të
bëhet një përsëritje e shkurtër, në mënyrë që të krijohet atmosfera e përshtatshme për fillimin e mësimit të
ri që gjithashtu flet për trendet e reja dhe teknikat e Postmodernizmit në muzikë. Mësimdhënësi/ja paraqet
shembujt nga libri si: Alban Berg - Kuartet i harqeve; Anton Webern - Kohë e ngadalshme.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora mund të vazhdojë duke realizuar një aktivitet, ku mësimdhënësi/ja bën pyetje për veprën e dëgjuar dhe
i nxit nxënësit/et të shprehen për veprën e dëgjuar, si p.sh.
‒ A vërejtët diçka më ndryshe (të re) në veprat muzikore?
‒ A ju pëlqyen veprat e dëgjuara?
‒ Cilit zhanër të muzikës i takojnë?
‒ A mund t’i dalloni disa nga instrumentet që interpretuan? etj.
Më tutje mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për Dodekafoninë, e cila është një teknikë
dymbëdhjetëtonëshe, që i takon muzikës moderne, e që e ka zbuluar A. Schoenberg. Në shekullin XX
kompozitorët krijuan vepra pa u bazuar në tonalitet dhe rregulla, e kjo quhet muzikë atonale.
Analizohen elementet e tjera të dodekafonisë dhe tutje mësimdhënësi/ja paraqet shembuj të tjerë në libër,
si: Lou Harrison-Raounzel; Benjamin Britten-Serenatë për Tenor, Horne dhe Harqe.
Pas paraqitjes së përshtypjeve të nxënësve për muzikën e dëgjuar, mësimdhënësi/ja jep informatat e
nevojshme për muzikën seriale, veçoritë e teknikës së serializmit, kompozitorët serialist etj.
E njëjta procedurë e punës vijon edhe me shembullin e fundit muzikor të dhënë në libër: Steve Reich - Do
të bjerë shi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund mund të realizohet aktivitet grupor, ku mësimdhënësi/ja mund të përsëritë fragmente nga veprat
e dëgjuara për t’u siguruar që nxënësit i kanë të njohura dhe i dallojnë me dëgjim (harmoninë, formën,
dinamikën, veçoritë e teknikës Postmoderne, shprehjen muzikore etj.).
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë grupore dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajoni nxënësit/et që të hulumtojnë në internet më shumë për muzikën seriale dhe minimaliste dhe të
gjeturat t’i shfrytëzojnë për të punuar projekt muzikor.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
46
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MARS

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL "PRANVERA FILLOJ ME


ARDH"
Fjalë kyç: kënga, teksti, pranvera, shoqërim instrumental etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Pranvera filloi me ardh’ ;
2. shprehet mbi përshtypjet që i ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental;
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, instrumenti për shoqërim, instrumentet muzikore.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në pjesën hyrëse të orës prezantohet kënga në video ose demonstrohet nga ana e mësimdhënësit/es duke
u kujdesur në të gjitha elementet përbërëse të këndimit të drejtë dhe të bukur. Tregohet për historikun e
këngës dhe interpreten, Inva Mula.
Më pas bisedohet me nxënësit duke u parashtruar pyetje në lidhje me këngën si p.sh.:
‒ A ju pëlqeu kënga?
‒ A e keni dëgjuar më herët këtë këngë?
‒ Për çka bëhej fjalë në këtë këngë?
‒ A ju pëlqeu melodia dhe pse? etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim, mësimdhënësi/ja zbërthen këngën duke e përpunuar fillimisht: tekstin dhe ritmin e më pas
melodinë si dhe shprehjen artistike.
Teksti dhe ritmi përpunohet frazë pas fraze duke numëruar masën 7/8. Inkurajohet puna individuale dhe
ajo grupore.
Analizohet teksti, lexohet, recitohet dhe bisedohet për përmbajtjen, shprehjet e reja ose të pakuptueshme.
Pastaj teksti interpretohet në ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar me instrumente
ritmike. Mësimdhënësi/ja duhet të ketë kujdes gjatë interpretimit në instrumente nga ana e nxënësve,
meqenëse kënga i takon masës 7/8.
Në vazhdim përpunohet melodia sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga
partitura e këngës. Bëhet ndarja e këngës në fraza të logjikshme duke ju përshtatur tekstit. Së pari këndon
mësimdhënësi/ja, pastaj bashkëngjiten nxënësit pa ndërprerje e kështu me radhë, deri në fund të këngës.
Mësimdhënësi/ja duhet të ketë kujdes që nga fillimi i përpunimit të këngës të punojë edhe në përkryerjen
artistike të këngës, si: dinamika, tempi, theksimi i drejtë i rrokjeve të tekstit etj.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore përmes versionit karaoke: https: //www. youtube. com/watch?v=Izk4SVHj1Lk
nxënësit/et ndahen në grupe dhe garojnë në mes vete, cili grup këndon më bukur këngën “Pranvera filloj
me ardh’”. Interpretimet do të vlerësohen sipas pikëve bashkërisht me nxënësit/et dhe kështu do të zgjidhen
1, 2 ose 3 interpretime fituese.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndim bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit të hulumtojnë në internet për më shumë shembuj të tjerë të interpretimit të këngës
“Pranvera filloj me ardh’”. T’i krahasojnë ato me këngën e mësuar dhe t’i gjejnë nëse kanë tipare të përbashkëta.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Paraqitni në pika të shkurtra ecurinë e orës.
47
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI PRILL

NJËSIA MËSIMORE 1: ZHVILLIMET MUZIKORE NË KONTINENTET E TJERA, AMERIKA


Fjalë kyç: Amerika, Jazz, Blues, Soul, Country, Rock&Roll, Hip-Hop, muzika moderne etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja
1. elaboron për zhvillimet e muzikës jashtë Evropës, kryesisht në Amerikë;
2. analizon rëndësinë e kompozitorit A. Dvorzak në muzikën klasike amerikane;
3. shpjegon lindjen e zhanreve të reja muzikore: Jazz, Blues, Soul, Country,Rock&Roll, Hip-Hop.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajdet, fletore pune.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokim)
Në fillim për të krijuar atmosferë për punë dhe nxënie dëgjohen me kujdes shembujt muzikor nga V.
Beethoven - Simfonia pastorale; G. Geshwin - Një amerikan në Paris; Black Soul Gospel Choir - Gjithmonë,
pastaj nxitet debati me nxënësit/et duke parashtruar pyetje rreth përshtypjeve të tyre për veprat e dëgjuara,
si p.sh.:
‒ A janë të njohura për ju këto vepra muzikore? Ku i keni dëgjuar?
‒ Cilave stile muzikore ju takojnë?
‒ Veçoni ndonjë specifikë (ritmin, melodinë) dhe analizoni dallimet e ngjashmëritë!

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vazhdim të orës mësimdhënësi/ja me ndihmën e PPT sllajdeve do t’u shpjegojë nxënësve lidhur me
kapërcimin nga muzika klasike në atë moderne, ndryshimet që solli shekulli XIX në shoqëritë perëndimore,
zhvillimet muzikore në Amerikë, funksionalizimi i konservatoriumeve, shkollave të muzikës, sallave
koncertale. Një ndër kompozitorët më të mëdhenj Amerikanë të kohës konsiderohet J. Knowles Paine, i cili
kompozoi Kuintetin Harkor op. 5. Kompozitori A. Dvorzak vuri gjithashtu vulën e kësaj gjuhe të re muzikore.
Në vazhdim dëgjohen shembujt e tjerë nga libri si p.sh., John Knowles Paine - Simfonia nr. 2; Antonin
Dvorzak - Simfonia nr. 9 “Simfonia e botës së re”. Pas dëgjimit diskutohet rreth veprave të dëgjuara dhe
jepen disa informacione nga ana e mësimdhënësit/es se kulturat e pasura afrikane, amerikano-latine,
irlandeze sollën muzikën: Jazz, Blues, Souls, Country, Rock&Roll, Hip-Hop etj.
Mësimdhënësi/ja mund t’i zgjerojë informacionet rreth kësaj njësie dhe ti prezantojë ato edhe përmes këtij linku:
https: //www. britannica. com/place/United-States/Popular-music
Gjithashtu, në vazhdim të orës, mësimdhënësi/ja mund të prezantojë shembuj të tjerë për dëgjim, në mënyrë
që të bëhen krahasimet mes rrymave të reja muzikore, të cilat kryesisht janë shfaqur nga populli afro-amerikan.

Pjesa përfundimtare (Reflektimi)


Në pjesën e fundit të orës nxënësit/et nxiten të punojnë në grupe të vogla dhe të listojnë karakteristikat/
specifikat e zhvillimeve muzikore në Amerikë. Në fund u kërkohet që të gjeturat ti shënojnë në tabelë ose
flipçart.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktiviteti në klasë, diskutim për reflektimin nga përjetimi i shembujve muzikor.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Mund të punojnë album muzikor me kompozitorët/interpretët e rrymave të reja muzikore autentike
amerikane.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

48
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI PRILL

NJËSIA MËSIMORE 2: KOMPOZITORËT MË TË SHQUAR TË MUZIKËS AMERIKANE


Fjalë kyç: muzika klasike amerikane, A. Copland, G. Gershwin, kryevepra etj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. analizon krijimtarinë muzikore të Aaron Copland-it;
2. analizon krijimtarinë muzikore të George Gershwin-it;
3. elaboron veprat më të rëndësishme të muzikës klasike amerikane: Pranverë apalashiane dhe Porxhi dhe
Besi.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, fletore pune.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Art figurativ.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës mund të bëhet një përsëritje e shkurtër e njësisë paraprake, si dhe mund të paraqiten të
gjeturat e nxënësve nga detyra e dhënë për kompozitorët/interpretët e rrymave të reja muzikore autentike
amerikane

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Ora vazhdon me dëgjim aktiv të veprës së dhënë në libër: Aaron Copland - Suita Orkestrale - Pranvera
apalashiane dhe kërkohet nga nxënësit/et të shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar me vizatim,
ese, poezi ose forma të tjera shprehëse artistike, në mënyrë që të krijohet një gjykim dhe vlerësim kritik i
veprës artistike. Pas diskutimit, mësimdhënësi/ja do të japë edhe informata për kompozitorin në fjalë, i cili
konsiderohet si kompozitori më i shquar amerikan i muzikës klasike, me veprimtarinë e tij krijuese, baletin e
tij të famshëm “Pranverë apalashiane”, si dhe elementet muzikore të këtij baleti.
Mësimdhënësi/ja në mundësi të kushteve mund të përdor këtë link, video-performancë të baletit “Pranverë
apalashiane”:
https: //www. youtube. com/watch?v=DyNr2kZiYg.
Kështu vazhdohet edhe me shembujt e tjerë në libër si p.sh., G. Gershwin - Rapsodia e kaltër; G. Gershwin
- Aria kohë vere, nga “Porgy and Bess. Nxënësit/et shprehin përshtypjet e tyre për muzikën e dëgjuar me
vizatim, ese, poezi ose forma të tjera shprehëse artistike dhe pas komentimit për përjetimin nga veprat e
dëgjuara mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për kompozitorin George Gershwin, i cili muzikën
Jazz e gërshetoi me muzikën klasike, kryeveprat e tij, si dhe një ndër kryeveprën “Porxhi dhe Besi”, operë
shumë e fuqishme dhe kontraverse.
Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)
Në fund mund të realizohet aktivitet grupor, ku mësimdhënësi/ja mund të përsëritë fragmente nga veprat
e dëgjuara për t’u siguruar që nxënësit i kanë të njohura dhe i dallojnë me dëgjim (harmoninë, formën,
dinamikën, veçoritë e muzikës klasike amerikane, shprehjen muzikore etj.).
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë në grupe etj.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit/et të hulumtojnë në internet për arien Kohë vere nga opera Porxhi dhe Besi dhe
të gjejnë artistë të zhanreve të tjera, të cilët e këndojnë këtë këngë. Identifikohen versionet dhe bëhen
krahasimet mes tyre.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
49
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI PRILL

NJËSIA MËSIMORE 3: ZHVILLIMET MUZIKORE NË KONTINENTET E TJERA, AZIA (INDIA, KINA,


JAPONIA)
Fjalë kyç: muzika indiane, kineze, japoneze, instrumentet.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. elaboron për historinë e muzikës në Azi;
2. krahason muzikën klasike indiane, kineze, japoneze;
3. dallon karakteristikat e muzikës aziatike.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, PPT slajde, fletore pune.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES


Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës bëhet përgatitja e atmosferës për punë dhe nxënie përmes dëgjim muzikor të dhënë në
libër: TM Krishna-Raga Kapi. Gjatë dëgjimit parashtrohen pyetjet:
‒ Cilit zhanër të muzikës i takon kënga?
‒ Cilat instrumente i dëgjuat në këtë këngë?
‒ Cilit shtet i takon interpretimi? etj.
Pjesa kryesore e orës (Realizimi)
Ora vazhdon me dhënien e informative përmes PPT sllajdeve për muzikën klasike indiane, e cila daton
që para 6000 vjetësh, instrumentet tipike indiane dhe karakteristikat e tjera për muzikën e këtij vendi.
Gjithashtu, mësimdhënësi/ja mund të përdor edhe shembuj të tjerë nga interneti të interpretimit të muzikës
klasike indiane.
Më tutje mësimdhënësi/ja paraqet shembuj të tjerë, si p.sh., kryevepra të muzikës kineze.
Pas përshtypjeve të nxënësve për muzikën e dëgjuar, mësimdhënësi/ja jep informatat e nevojshme për
muzikën kineze, e cila daton qysh para 9000 vjetësh, sistemin 12-tingujsh, instrumentet tipike kineze etj.
E njëjta procedurë e punës vijon edhe me shembujt e fundit muzikor të dhënë në libër si: Orkestra Japoneze-
Pylli Kibitaki; Orkestra Japoneze-Dashuruesit e fluturave.
Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)
Në pjesën e fundit të orës nxënësit/et do të shkruajnë të përbashkëtat dhe të veçanta e veprave që
dëgjuan.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë individuale dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajoni nxënësit/et të ndarë në tri grupe, të hulumtojnë në internet më shumë për muzikën indiane,
kineze dhe japoneze. Gjetjet të prezantohen në klasë dhe të bëhen krahasimet në mes rezultateve të secilit
grup.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

50
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI PRILL

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL ”AMERICA THE BEAUTIFUL”


Fjalë kyç: kënga, teksti, Amerika, shoqërim instrumental.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore America the Beautiful;
2. shprehet mbi përshtypjet që i ngjall dëgjimi i kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental;
4. krijon vetë melodinë e një kënge patriotike.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor, instrumenti për shoqërim, instrumentet muzikore.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji, Gjuhët dhe komunikimi, Edukata fizike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Procedura e përpunimit të këngës, sipas imitimit ose tekstit notal përcillet për mësimin e këngës.
Prezantohet kënga përmes video-shembullit, dëgjohet nga mjetet teknike ose demonstrohet nga
mësimdhënësi/ja. Më pas bisedohet me nxënësit duke u parashtruar pyetje në lidhje me këngën, si p.sh.:
‒ A ju pëlqeu kënga?
‒ A e keni dëgjuar më herët këtë këngë?
‒ Për çka bëhej fjalë në këtë këngë?
‒ A ju pëlqeu melodia dhe pse? etj.
Prezantohet historiku i këngës, kompozitori dhe interpreti i parë (nëse janë informatat e sakta).

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Varësisht nga vështirësitë e këngës dhe mundësitë interpretuese të nxënësve, vendoset për metodologjinë
e mësimit të këngës, a do të mësohet sipas imitimit apo sipas tekstit notal.
Metoda e mësimit të këngës sipas tekstit notal bëhet në këtë mënyrë: zbërthehet kënga për t’u përpunuar
në mënyrë të veçantë: a) teksti dhe ritmi; b) melodia; c) shprehja artistike.
a)Teksti dhe ritmi përpunohen frazë pas fraze duke numëruar në masën në të cilën është kënga. Inkurajohet
puna individuale dhe ajo grupore. Teksti analizohet, lexohet, recitohet, përkthehet dhe bisedohet për
përmbajtjen e tij, shprehjet e reja ose të pakuptueshme. Pastaj teksti interpretohet me ritmin e caktuar,
duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar me instrumente ritmike.
b) Melodia, mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga partitura e
këngës, derisa të kalohet gjithë kënga.
c) Pastaj, kalohet koha e duhur për të përpunuar në mënyrë artistike këngën: dinamika, tempi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore, prezantohen edhe shembujt tjerë të interpretimit të këngës, nga interpretë të
ndryshëm dhe përforcohet këndimi, duke ftuar nxënësit që ta këndojnë individualisht, në grupe me shoqërim
instrumental duke lejuar interpretimin e lirë të nxënësit/es në mënyrën origjinale.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndim bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi
artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Inkurajohen nxënësit të provojnë të krijojnë një këngë patriotike për vendin tonë, ose të krijojnë tekstin e
Himnit të Kosovës.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

51
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MAJ

NJËSIA MËSIMORE 1: MUZIKA E POPULLARIZUAR


Fjalë kyç: zhaner, stil, muzika e popullarizuar, pop, moderne.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore


Nxënësi/ja:
1. elaboron për muzikën e popullarizuar;
2. njihet me shpikjet që ndikuan në fillimin e muzikës pop moderne;
3. spikat instrumentet e reja që u përdorën te muzika e popullarizuar.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale,
teksti mësimor.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Dëgjohet shembulli muzikorë Marvin Gaye - What’s Going ON (linku në tekst dhe në librin e mësuesit).
Zhvillohet biseda mbi veprën e dëgjuar. Nxënësit mund të shënojnë elementet kryesore për çdo vepër
në fletën e punës për dëgjim. 1) Emri i veprës muzikore; 2) Kompozitori; 3) Interpretuesi/t (solist/grupi/
orkestra); 4) Zhanri; 5) Periudha stilistike.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vijim mësimdhënësi/ja shfrytëzon tekstin mësimor që t’i nxitë nxënësit që vetë të ndërtojnë dijet për
muzikën pop. Ju shpjegohet se fjala ‘Pop’ është shkurtesë që përdoret për muzikën e popullarizuar.
Ndërsa me termin Popular Music/ muzikë e popullarizuar kuptojmë gjithë atë muzikë që u zhvillua në
Amerikë dhe në Britaninë e Madhe në shekullin XX. Vazhdohet më tutje duke e gërshetuar shpjegimin me
vepra tjera për dëgjim dhe duke i nxitur nxënësit të diskutojnë për atë çka dinë rreth muzikës pop.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit që të zgjedhin nga një këngë/ vepër të këtij zhanri për dëgjim, dhe pas dëgjimit
japin informata për këngëtarin/ën, vendin, kompozitorin si dhe e përshkruajnë me disa fjalë se përse e
kanë zgjedhur këtë këngë/vepër muzikore.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Hulumtoni cilat rrethana, ngjarje,zbulime të tjera ndikuan në zhvillimin dhe ngritjen e
muzikës pop përgjatë viteve të ndryshme. Për të gjeturat bisedoni me shoqet dhe shokët e klasës.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

52
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MAJ

NJËSIA MËSIMORE 2: KËNGËTARËT DHE GRUPET MUZIKORE


Fjalë kyç: këngëtarë, bend/grup, rock ‘n’roll, reggae, glam rock, heavy metal.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja
1. elaboron për zhanret e reja muzikore: rock ‘n’ roll, eggae, glam rock, heavy metal etj.
2. elaboron për këngëtarët dhe grupet më të rëndësishme muzikore, si: Elvis Presley, Maddona, Beatles,
Michael Jackson etj.;
3. dallon trendet e muzikës në ditët e sotme.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për dëgjim muzike,
teksti mësimor, material pune që zhvillon mësimdhënësi/ja.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Në fillim të orës bëhet përsëritje e shkurtër e njësisë së fundit (meqenëse ka lidhje me
njësinë e cila do të zhvillohet). Kjo më së miri arrihet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.
Dëgjohen shembujt muzikorë Elvis Presley – Greatest Hits Full Album
The Beatles – Let it be (linku në tekst dhe në librin e mësuesit). Zhvillohet biseda mbi veprat e dëgjuara.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vijim mësimdhënësi/ja shfrytëzon tekstin mësimor që t’i nxitë nxënësit që vetë të ndërtojnë dijet për
këngëtarët dhe grupet muzikore. Ju shpjegohet se Në vitin 1954 Elvis Presley shkriu muzikën country me
të ashtuquajturin ritmi i zi dhe blues për të krijuar stilin rock ‘n’ roll. Përderisa në vitet 60-ta ishte dekada e
grupit anglez Beatles,
të cilët mbizotëruan muzikën pop nga 1961 deri në 1970 me tingullin e ri folk-rock. Beatles ishin grupi
i parë që performoi në një stadium (në Shea Stadium, në Nju-Jork, në 1965). Vitet 60-të gjithashtu
karakterizohen për shfaqjen e festivaleve të para të muzikës në ambiente të hapura, ku muzika e
popullarizuar filloi të përçonte edhe mesazhe sociale dhe politike. Vazhdohet më tutje për dekadat e
ardhme të viteve 80-ta dhe 90-ta e deri në ditët e sotme, gjithnjë duke e gërshetuar shpjegimin me vepra
tjera për dëgjim dhe duke i nxitur nxënësit të diskutojnë për atë çka dinë për këngëtarët dhe grupet
muzikore.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit që të zgjedhin nga një këngë për dëgjim, (bend/grup ose këngëtarë nga muzika
pop, rock ‘n’ roll, reggae, glam rock, heavy metal) dhe pas dëgjimit të japin informata për këngën,
këngëtarin/ën, bendin, kompozitorin si dhe të përshkruajnë me disa fjalë se përse e kanë zgjedhur këtë
këngë për dëgjim.

VLERËSIMI I NXËNËSVE:

Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR:
Hulumtoni cilët këngëtarë ose bende muzikore ishin të njohur në zhanrin e pop muzikës gjatë viteve 70-të
të shekullit të kaluar. Përgjigjet shkruajini në fletoren e punës.

REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE


Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.

53
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MAJ

NJËSIA MËSIMORE 3: KARAKTERISTIKAT STILISTIKE TË MUZIKËS SË POPULLARIZUAR


Fjalë kyç: zhanër, nënzhanër, pop, blues, R&B, Hip Hop.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. elaboron për llojet e muzikës pop: blues, R&B, Hip-Hop;
2. krahason zhanret dhe nën zhanret e muzikës pop;
3. identifikon format themelore të muzikës pop;
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale, fletët e punës për
zhanret dhe nënzhanret e muzikës pop.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata
jetësore: Gjuha dhe komunikim, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna etj.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Në fillim të orës bëhet përsëritje e shkurtër e njësisë së fundit (meqenëse ka lidhje me
njësinë e cila do të zhvillohet). Kjo më së miri arrihet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.
Dëgjohet shembulli muzikor THE BEATLES – Hey Jude (Lyrics)(linku në tekst dhe në librin e mësuesit).
Pas dëgjimit bisedohet me nxënës për atë se çfarë kanë dëgjuar. P.sh. si u ndjetë gjatë dëgjimit të
muzikës, a dëgjoni shpesh muzikë në shtëpi, çfarë muzike ju pëlqen më shumë etj.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vijim mësimdhënësi/ja shfrytëzon tekstin mësimor që t’i nxitë nxënësit që vetë të zhvillojnë dijet për
karakteristikat stilistike të muzikës së popullarizuar. Ju shpjegohet se forma themelore e muzikës pop
është kënga e cila zakonisht është e përbërë, që ka strofa dhe refrenin që përsëritet. Zakonisht këngët
kanë gjatësi rreth 2. 5 minuta deri në 5. 5 minuta. Natyrisht ka përjashtime, p.sh., ka këngë me gjatësi dhe
forma të ndryshme. Aspektet teorike gjithnjë shpjegohen duke i gërshetuar me vepra për dëgjim dhe duke
i nxitur nxënësit të diskutojnë për atë çka dinë për këngëtarët dhe grupet muzikore. Vazhdohet më tutje
për muzikën blues, R&B, Hip Hop.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit që të zgjedhin nga një këngë për dëgjim, (bend/grup ose këngëtarë ) nga muzika
blues, R&B, Hip Hop dhe pas dëgjimit të japin informata për këngën, këngëtarin/ën, bendin, kompozitorin
si dhe të përshkruajnë me disa fjalë se përse e kanë zgjedhur këtë këngë për dëgjim.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësohet angazhimi në bisedë, diskutim, prezantimi i diskutimeve, i karakteristikave për zhanret dhe
nënzhanret e tjera të muzikës pop.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Hulumtoni zhanret dhe nënzhanret e tjera të muzikës pop. Listoni disa nga karakteristikat e tyre në
fletoren e punës
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Pikat e suksesshme dhe ndonjë problematikë që evidentohet.

54
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI MAJ

NJËSIA MËSIMORE 4: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “YESTERDAY”


Fjalë kyç: kënga shqipe, kënga artistike.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Yesterday;
2. shprehet mbi përshtypjet që i ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental;
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për të dëgjuar këngën,
instrumenti për shoqërim, instrumentet e tjera që disponon klasa.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata
jetësore: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Edukata Fizike.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES

Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)


Procedura e përpunimit të këngës, sipas imitimit ose tekstit notal përcillet për mësimin e këngës.
Prezantohet kënga përmes videoshembullit, dëgjohet nga mjetet teknike ose demonstrohet nga
mësimdhënësi/ja.
Prezantohet historiku i këngës, kompozitori dhe interpreti i parë (nëse janë informatat e sakta).

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Varësisht nga vështirësitë e këngës dhe mundësitë interpretuese të nxënësve, vlerësohet për
metodologjinë e mësimit të këngës, a do të mësohet sipas imitimit apo sipas tekstit notal.
Metoda e mësimit të këngës sipas tekstit notal bëhet në këtë mënyrë: zbërthehet kënga për t’u përpunuar
në mënyrë të veçantë: a) teksti dhe ritmi; b) melodia; c) shprehja artistike.
a)Teksti dhe ritmi përpunohen frazë pas fraze duke numëruar në masën në të cilën është kënga.
Inkurajohet puna individuale dhe ajo grupore.
Teksti analizohet, lexohet, recitohet, përkthehet dhe bisedohet për përmbajtjen e tij, shprehjet e reja ose të
pakuptueshme. Pastaj teksti interpretohet me ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar
me instrumente ritmike.
b) Melodia, mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga partitura e
këngës, derisa të kalohet gjithë kënga.
c) Pastaj, kalohet koha e duhur për të përpunuar në mënyrë artistike këngën: Dinamika, tempi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore, prezantohen edhe shembujt tjerë të interpretimit të këngës, nga interpretë
të ndryshëm dhe përforcohet këndimi duke ftuar nxënësit që ta këndojnë individualisht, në grupe me
shoqërim instrumental duke lejuar interpretimin e lirë të nxënësit/es në mënyrën origjinale.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndimin, bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi
artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Elvis Presley, Ray Charles, Beatles, Bob Dylan etj., shquhen për krijimin e teksteve të bukura dhe me
mesazhe të forta, madje njëri prej tyre, Bob Dylan, për tekstet e këngëve të tij u nderua me çmimin Nobel,
vlerësimin më të rëndësishëm në letërsi. Lexoni disa prej teksteve të tij dhe diskutoni për veçoritë stilistike
të krijimtarisë.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE

Pikat e suksesshme dhe ndonjë problematikë që evidentohet.


55
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI QERSHOR

NJËSIA MËSIMORE 1: REFLEKTIMET E MUZIKËS SË POPULLARIZUAR NË VISET TONA


Fjalë kyç: zhanër, popullarizuar, jazz, pop, hip-hop, rep, hard rock.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. njihet me bende të muzikës së popullarizuar në viset tona;
2. liston këngëtarë/e të njohur të muzikës së popullarizuar viset tona;
3. identifikon krijues dhe interpretë muzikës pop në viset tona;
4. krahason elementet e përbashkëta dhe të veçanta në veprat e dëgjuara.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
mjetet audiovizuale për dëgjim, materiale, teksti mësimor.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Dëgjohen shembujt muzikorë Oda – Beso në Diell, Gjurmët – Në tren për Përzeren, Gjurmët – Era.
Bashkëbisedohet rreth tyre dhe shprehin për përjetimet që kishin për secilin prej shembujve muzikorë,
duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme, si: Cilit zhanër i takojnë këto këngë? Cilat janë përshtypjet tuaja
për tekstin, melodinë, ritmin etj. ? Çfarë muzike kultivohet në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera përreth
nesh? Cilat janë ndikimet e rrymave të ndryshme muzikore aktuale te ne? Cilët janë interpretët dhe grupet
e preferuara të këtyre zhanreve në botë dhe në viset tona?

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Në vijim mësimdhënësi/ja shfrytëzon tekstin mësimor dhe burime tjera të nevojshme. U shpjegohet se
ndikimet muzikore në Evropë, Amerikë dhe vende të tjera, u reflektuan edhe në vendin tonë.
P.sh., grupi muzikor FAN solli frymën e rock-ut, qysh në 1967, vetëm 6 vite pasi Beatles-at ishin bërë tepër
të popullarizuar në gjithë botën. Ndërsa në vitet 80-të sollën një aktivizim të fuqishëm të skenës muzikore
në Kosovë sa i përket muzikës së popullarizuar. Fillimisht ishte muzika dhe lëvizja rock, e pastaj gradualisht
u kultivuan edhe rryma të tjera, si: jazz, pop, hip-hop, rep, hard rock me performues, grupe, por edhe krijues
të shquar të këngëve të këtyre rrymave e stileve në gjuhën shqipe.
Vazhdohet më tutje duke e gërshetuar shpjegimin me vepra tjera për dëgjim dhe duke i nxitur nxënësit të
diskutojnë për atë çka dinë rreth muzikës së popullarizuar në viset tona.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Kërkohet nga nxënësit që të zgjedhin muzikën së popullarizuar në viset tona nga një këngë/ vepër të
muzikës së popullarizuar në viset tona, dhe pastaj shprehen me disa fjalë se përse e kanë zgjedhur këtë
këngë/vepër muzikore. Inkurajohen që të hulumtojnë dhe prezantojnë në klasë informata për këngëtarin/
ën, vendin, kompozitorin.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Aktivizimi në bisedë, diskutim, punë të pavarur dhe detyrat që jepen nga mësimdhënësi/ja.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Hulumtoni në vendbanimet tuaja për performues e grupe muzikore, festivale e ngjarje muzikore
të zhanreve të ndryshme. Kuptoni kur kanë muzikuar, çfarë muzike dhe çfarë instrumentesh kanë
interpretuar. Të gjeturat prezantoni në fletoren e punës.
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Evidento anët e forta dhe ato më pak të forta të orës mësimore.
56
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

MUAJI QERSHOR

NJËSIA MËSIMORE 2: KËNDOJMË ME SHOQËRIM INSTRUMENTAL “BESO NË DIELL”


Fjalë kyç: kënga shqipe, kënga artistike, Beso në diell.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore
Nxënësi/ja:
1. çmon dhe vlerëson veprën muzikore Beso në diell;
2. shprehet mbi përshtypjet që i ngjall dëgjimi kësaj vepre muzikore;
3. këndon pjesën muzikore me shoqërim instrumental.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mjetet audiovizuale për të dëgjuar këngën,
instrumenti për shoqërim, instrumentet e tjera që disponon klasa.
Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Artet (art figurativ), Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË MËSIMDHËNIES
Pjesa hyrëse e orës (Evokimi)
Procedura e përpunimit të këngës, sipas imitimit ose tekstit notal përcillet për mësimin e këngës.
Prezantohet kënga përmes videoshembullit, dëgjohet nga mjetet teknike ose demonstrohet nga
mësimdhënësi/ja. Prezantohet historiku i këngës, kompozitori dhe interpreti.

Pjesa kryesore e orës (Realizimi)


Varësisht nga vështirësitë e këngës dhe mundësitë interpretuese të nxënësve, vlerësohet për
metodologjinë e mësimit të këngës, a do të mësohet sipas imitimit apo sipas tekstit notal.
Metoda e mësimit të këngës sipas tekstit notal bëhet në këtë mënyrë: zbërthehet kënga për t’u përpunuar
në mënyrë të veçantë: a) teksti dhe ritmi; b) melodia; c) shprehja artistike.
a)Teksti dhe ritmi përpunohen frazë pas fraze duke numëruar në masën në të cilën është kënga.
Inkurajohet puna individuale dhe ajo grupore.
Teksti analizohet, lexohet, recitohet, përkthehet dhe bisedohet për përmbajtjen e tij, shprehjet e reja ose të
pakuptueshme. Pastaj teksti interpretohet me ritmin e caktuar, duke taktuar dhe numëruar ose shoqëruar
me instrumente ritmike.
b) Melodia, mësohet sipas procedurës së përzgjedhur, me imitim ose me tekst notal, lexim nga partitura e
këngës, derisa të kalohet gjithë kënga.
c) Pastaj, kalohet koha e duhur për të përpunuar në mënyrë artistike këngën: Dinamika, tempi.

Pjesa përfundimtare e orës (Reflektimi)


Në fund të orës mësimore, prezantohen edhe shembujt tjerë të interpretimit të këngës, nga interpretë
të ndryshëm dhe përforcohet këndimi duke ftuar nxënësit që ta këndojnë individualisht, në grupe me
shoqërim instrumental duke lejuar interpretimin e lirë të nxënësit/es në mënyrën origjinale.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Lista e kontrollit për këndimin, bazuar në 5 elemente: ritmi, intonacioni, teksti, memorizimi dhe këndimi
artistik.
DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR
Nxiten nxënësit të krijojnë poezi, këngë ose melodi dedikuar për ndonjë ngjarje muzikore (përmes
imagjinatës ta zhvillojnë kreativitetin e tyre).
REFLEKTIM MBI ORËN MËSIMORE
Pikat e suksesshme dhe ndonjë problematikë që evidentohet

57
ASPEKTET METODOLOGJIKE DHE PRAKTIKE TË VLERËSIMIT

Parimet e vlerësimit sipas Kornizës Kurrikulare dhe KB-së duhet të zbatohen edhe në lëndët
e fushës Artet, e rrjedhimisht edhe në lëndën Edukatë muzikore. Por vlerësimi i arritjeve
të nxënësve në këtë lëndë ka edhe specifikat e veta. Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e
shkathtësive muzikore (këndimi, luajtja në instrumente, krijimi, dëgjimi i muzikës dhe të
shprehurit mbi muzikën e përjetuar) e më pak në informacionet, të dhënat që mund t’i mësojnë
nga teksti mësimor apo burime të tjera. Vlerësimi i nxënësve te të gjitha nivelet e arsimit duhet
të bazohet në parimet e vlerësimit të përcaktuara në Kornizën Kurrikulare.
Në 4 komponentët e ndryshme të edukatës muzikore mund të përdoren instrumente të
ndryshme të vlerësimit.

Këndimi, luajtja në instrumente muzikore janë shkathtësi që kërkojnë kohën e duhur


për t’u përsosur dhe jo të gjithë nxënësit mund t’i kenë të zhvilluara në nivelin e njëjtë. Andaj
duhet shumë kujdes, që mësimdhënësit gjatë këndimit të realizojnë më tepër një vlerësim
motivues dhe në funksion të inkurajimit të nxënësve për të vazhduar punën në zhvillimin e
kësaj shkathtësie.
Nxënësve mund t’u jepen role të ndryshme në këndim, ata që kanë zërin dhe talentin/veshin
muzikor, u jepet roli i këndimit të melodisë, kurse atyre me vesh më pak të zhvilluar u jepet roli
i shoqërimit me instrumente ritmike ose melodike.

Krijimi muzikor është edhe më i ndjeshëm. Këtu nuk duhet të ketë vlerësim me notë për
të gjithë nxënësit, por për ata më të suksesshëm dhe aktivë në këtë komponentë, të ketë
vlerësim shpërblyes, motivues.

Dëgjimi muzikor është gjithmonë i orientuar kah përjetimi i veprës muzikore, e pastaj përmes
saj edhe në njohjen e disa nga koncepteve muzikore, informative etj. Këtu mund të përdoren
instrumente të ndryshme për inkurajimin që nxënësit të shprehen për veprën e dëgjuar (me
bisedë, me shkrim, me vizatim, lëvizje etj. ) e për informatat mund të përdoren testet dëgjimore,
teste me përgjigje të shumëfishta, fleta pune për t’u plotësuar etj. Prezantimet PPT, teknika
e posterit, ose video-dokumentarët që mund të krijohen nga nxënësit individualisht apo në
grupe, vlerësohen në veçanti.

Çmuarja dhe vlerësimi mundëson që nxënësit vetë të vlerësojnë këndimin/luajtjen ose


krijimin, por edhe veprat e ngjarjet muzikore. Meqë këtu kemi të bëjmë me kreativitetin e
nxënësve, për t’u shprehur në mënyrën që ata e kanë më të dashur dhe më të lehtë, varësisht
nga mënyra e shprehjes, vlerësimi bëhet. P.sh., vlerësohet drejtshkrimi dhe kreativiteti në
esetë me shkrim, poezitë që krijohen, kurse në vizatimet që bëhen në bazë të muzikës,
vlerësohet kreativiteti për të shprehur përjetimin në formë figurative, pastaj përdorimi i
elementeve figurative (vijat, ngjyrat, forma etj.). Prezantimet PPT, teknika e posterit, ose
video-dokumentarët që mund të krijohen nga nxënësit individualisht apo në grupe vlerësohen
në veçanti.

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor! Mësimi i muzikës duhet të sjellë kënaqësi te nxënësit
tuaj, andaj qasjuni lëndës dhe nxënësve vetëm me dashuri e afërsi.
Libër mësuesi për tekstin “Art Muzikor 9”

59

You might also like