You are on page 1of 9

UNIVERSITETI I ARTEVE

Dega: Koreografi

Detyre Kursi
Tema: Baleti Shqiptar

Punoi: Milirjan Horanlliu Prof. Erena Haska


Baleti nw Shqipwri

Në Shqipëri përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike dhe duke vënë në


skenë pjesë të huaja klasike. Më 1956, trupa e baletit u përforcua me profesioniste
dhe nisën të vihen në skenë balete të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin
artistik. Në reporterin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u vunë në skenë balete të
zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re nisi me
krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi baleti
kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina” etj.
Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerrë gjatë viteve nxënës që kanë spikatur jashtë
vendit edhe pas viteve ‘90.

Baleti është ajo gjini artistike e cila i shpreh ndjesitë e saj përmes lëvizjeve te
shoqëruara me muzike shfaqje skeniko-muzikore e trupës vallëzuese. Kjo shfaqje
përcillet me skenografi dhe me kostume adekuate. Baza dramaturgjike është
libretoja në bazë të së cilës edhe kompozohet përcjellja muzikore e cila në raste të
rralla ka këndim apo fjalë të folura.[1] Baleti është një nga artet dramatike. Baleti e
ka vallëzimin dhe lëvizjet skenike si formë shprehëse të krijimit.

.Në Shqipëri persa i perket baletit përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike
dhe duke vënë në skenë pjesë të huaja klasike. Më 1956, trupa e baletit u përforcua
me profesioniste dhe nisën të vihen në skenë balete të zhanreve të ndryshme duke
ngritur nivelin artistik. Në reporterin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u vunë në
skenë balete të zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re
nisi me krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi
baleti kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina”
etj. Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerrë gjatë viteve nxënës që kanë spikatur
jashtë vendit edhe pas viteve ‘90.

Lista e baleteve shqiptare

1. Halili dhe Hajria


2. Cuca e maleve
3. Para stuhisë
4. Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
5. Delina
6. Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë
7. Lumi i vdekur

Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e
baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija,
baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh,
vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada
dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho,
ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron
Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas
emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet
e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.
Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e
Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë
në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm.

Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë.
Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.

Baleti “Cuca e maleve” është balet shqiptar i bazuar në subjektin e dramës me të


njëjtin titull të shkrimtarit shqiptar Loni Papa. Në këtë vepër pasqyrohen përpjekjet
dhe lufta e grave dhe vajzave shqiptare në trevat e Veriut të Shqiperisë për arsimim
dhe emancipim në periudhën e pasluftës.

Në vitin 1970, bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj krijuan libretin e baletit
«Cuca e Maleve». Baleti u vu në skenë nga trupa e Teatrit të Operas dhe
Baletit nën koreografinë e baletmaestrit Agron Aliaj dhe me muzikë të
kompozitorit Nikolla Zoraqi. Në të kanë interpretuar artistë të shquar shqiptarë
si Zoica Haxho, Mukades Erebara, Petrit Vorbsi, Hajdar Shtuni, Albert Janku etj.

Baleti «Cuca e Maleve» u rivu në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në


vitin 1984 ku protagonistë të tij ishin balerinë të rinj dhe të talentuar si Albana
Sulejmani, Ilir Kerni, Ludmill Çakalli etj.

Baleti «Cuca e Maleve» është shfaqur brenda dhe jashtë Shqiperisë.

Ky balet është ekranizuar në formën e një filmi muzikor me regjizor Dhimitër


Anagnostin në vitin 1974 dhe është pasqyruar disa herë në filatelinë shqiptare të
asaj kohe

Baleti "Para stuhisë", shfaqja e parë është dhënë në vitin 1982. Muzika është
kompozuar nga Çesk Zadeja.
Baleti "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", krijim i realizuar dhe frymëzuar nga
romani i Ismail Kadaresë me të njëjtin emër. Muzika është kompozuar nga Nikolla
Zoraqi. Shfaqja e parë është dhënë në vitin 1977, me koreografi të balet-
maestrit Agron Aliaj.

Baleti "Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë", shfaqja e parë është dhënë në vitin
1986. Muzika është kompozuar nga Feim Ibrahimit, me libret të Ismail
Kadaresë dhe koreografi të Agron Aliaj.

Baleti "Lumi i vdekur", muzika është kompozuar nga Çesk Zadeja.

Përpjekjet e para ne artin e baletiti ne Shqiperi, u përkasin viteve ’40 të shekullit të


kaluar, kur pas Luftës së Dytë Botërore, në vend filloi të zhvillohej bujshëm
vetëkrijimi artistik, në krye të të cilit erdhën profesionistë me përvojë. I porsalindur
në vitet e luftës Ansambli i Ushtrisë Popullore (1944) u shndërrua në të parin
kolektiv artistik, në Ansamblin Artistik të Ushtrisë Popullore.
Më 1957, u krijua Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, i njohur
tashmë përtej kufijve të Shqipërisë dhe pjesëmarrës e laureat i shumë festivaleve
apo konkurseve ndërkombëtare. Më 1946, pranë Shtëpisë së Rinisë në Tiranë u
organizua studioja e parë e kërcimit për fëmijë, pjesëmarrësit e së cilës përbënin
bërthamën e kolektivit koreografik të Filarmonisë shtetërore. Është koha e
bashkëpunimit aktiv kulturor midis Shqiperise dhe ish Bashkimit Sovjetik.
Në Shqipëri erdhën koreografë sovjetikë dhe pedagoge nga më të talentuarit. Nga
studio në fjalë nisën të mësojnë në licetë koreografikë të Moskës dhe Leningradit
(sot Shën-Pjetërburg), si edhe në institucione të tjera mësimore të arteve në
Bashkimin Sovjetik. Ndërsa në përbërje të ekipeve koncertore që vinin për turne në
Shqipëri, kishte artistë të shquar sovjetikë të baletit.
Në vitin 1951, gjatë festave të pranverës, baletmaestri moskovit, Georgij Perkun,
me forcat e artistëve të rinj të studios, vuri në skenë fragmente nga baleti
“Shatrevani i bahce sarajit” Shfaqja u bë eveniment në jetën kulturore të Shqipërisë
së asaj kohe. Në rolin e Han Girejit ekzekutoi Panajot Kanaçi, në rolin e Maries
kërceu Ikbale Marina, në atë të Zaremës, Melanie Terca (balerina karakteristike e
ardhshme e Teatrit të Vogël të Operas dhe Baletit të Leningradit (Shën-
Pjetërburgut). Dy vite më vonë, në janar 1953, Pjerkun vuri në skenë baletin
“Esmeralda” (muzika Cezare Puni, libreti Kamirova dhe Burmeister). Rolin
kryesor e luajti M.Terca, ndërsa Klod Frolon, P.Kanaci. Në të dy rastet, Kanaci
përformoi edhe në cilësinë e asistent/koreografit.
Në vitin 1956, në Tiranë u përurua çelja e Teatrit Shqiptar të Operas dhe Baletit,
tashmë edhe me një shkollë baleti. Kjo ngjarje përkoi me kthimin në atdhe të të
diplomuarve të parë të artistëve të baletit, që kishin përfunduar me sukses studimet
në shkollat koreografike të Moskës dhe Leningradit (Shën-Pjeterburg). Midis tyre,
edhe solistët e ardhshëm (Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Agron Aliaj, Xhemil
Simixhiu, Petrit Vorpsi etj), që njëkohësisht ushtronin pedagogjinë në shkollën e
baletit, duke shfrytëzuar dijet dhe metodikat e mësuesve të tyre. Kështu që, baleti
shqiptar në zanafillë u brumos dhe u zhvillua mbi bazat e traditës së shkollës ruse
të baletit klasik. Njëra prej studenteve shqiptare, Milushe Bebeziqi, u ftua pas
shkollimit të kërcente në Balshoi Teatër (ndërkohe, ajo ishte martuar me Georgij
Perkunin, prandaj qëndroi në Moskë).
Po në vitin 1956, në degën e Mjeshtërisë së Baletit, të Institutit të Teatrit Artistik
përfundoi studimet Panajot Kanaçi, i cili kishte përftuar ndërkohë një përvojë
solide të punës praktike me trupa të ndryshme baleti në Shqipëri dhe në Bashkimin
Sovjetik. Është me vend të thuhet, se ishte, pikërisht, P.Kanaçi që asistoi Igor
Moisijevin, në vënien në skenë të kërcimit shqiptar në programin e tij, “Vallet e
popujve të botës”, në kuadër të të cilit trupa e Asamblit të Valleve Popullore
përshkoi në turne gjysmën e botës. Në arkivin personal të P.Kanacit, janë ruajtur
fotografitë e tij amatore të punëve-diplome të baletit në institut, si ajo si ajo e duetit
të Hajries dhe Bektash agës, me muzikë të Rahmaninovit, që u bë bazë e të parit
balet kombëtar shqiptar “Halili dhe Hajria”, të cilin P.Kanaçi e bluante në mendje
atyre viteve dhe që e vuri në skenë me 1963, në Tiranë ( muzika Tish Daia, libreti
P.Kanaçi bazuar mbi dramën me të njëjtin titull të Kol Jakovës).
Me rastin e përurimit të Teatrit te Operas, balerinët e rinj performuan në skenë me
spektaklin “Përkujdesje pa dobi” me muzikë të Peter Gertelit, i cili në një masë të
madhe ishte përsëritje e spektakleve, që ata kishin parë në Moskë e Leningrad.
Në të njëjtën kohë, trupa e baletit në mënyrë aktive merrte pjesë në turnetë e teatrit
të operas anembanë vendit. Falë këtyre koncerteve, shumë shqiptarë, për herë të
parë, u njohën me baletin klasik, i cili u bë shpejt njeri prej arteve më të dashura të
skenës. Kjo u mundësua, në një masë të konsiderueshme, nga muzikaliteti dhe
prirjet e natyrshme valltare të artisteve të rinj, të cilët i habitën spektatorët me
virtuozitetin e ekzekutimit teknik dhe numrat e baletit të mbushura plot emocion.
Një vit më pas, më 1958, u shfaq premiera e baletit “Lola”, me muzikë të Sergei
Vasilenkos dhe e vënë në skenë nga koreografi sovjetik Marat Gazijev.
Në vitet 1959-1961, Skënder Selimi, i diplomuar në degën e baletmaestrit të
Institutit të Arteve Teatrale, vuri në skenë tre balete: “Shurale” , “Faleta” Sakaq,
më 1961, me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Bashkimit Sovjetik
dhe Shqipërisë, u shkëputën edhe të gjitha kontaktet e tjera ndërmjet vendeve tona.
Prej ambicieve të pamata të Nikita Hrushovit dhe Enver Hoxhës, udhëheqësit e
vendeve tona të asaj kohe, e pësuan, në radhë të parë, lidhjet humanitare dhe
kulturore sovjeto-shqiptare (specialistët tanë u thirrën mbr
apsht, shqiptarët u larguan urgjentisht nga Bashkimi Sovjetik për në atdhe).
U ndërpre bashkëpunimi kulturor, u shkatërruan fate njerëzore dhe krijuese.
Gjithçka sovjetike u shpall “revizioniste” dhe u ndalua. Miqtë e sinqertë e besnikë
në Shqipëri e paguan miqësinë tonë të përbashkët, me karriera të rrënuara, me
burg, internime dhe ndonjëherë edhe me jetë. Vendi e rrethoi veten me perde të
hekurt nga e gjithë bota, duke i mbyllur pasardhësit e “shqiponjave të maleve” në
kafazet e padepërtueshëm të“parajsës komuniste”. Premiera e baletit të parë
shqiptar “Halili dhe Hajria”, e menduar nga P.Kanaçi me një stof liriko-epik,
kushtuar luftës çlirimtare të shqiptarëve gjatë shek.XVIII, kundër zgjedhës së
Perandorisë Osmane, u shndërrua nga udhëheqja e Partisë në një aksion
propagandistik.
Që prej kësaj kohe, në skenë viheshin vetëm balete të kompozitorëve shqiptarë me
tema shqiptare. Përjashtim u bë për disa vepra klasike ruse si, “Franceska da
Rimini” “Sheherezade” baleti i parë për fëmijë “Petja dhe ujku” “Paganini” etj.
Në vitin 1981, ndodhi ajo, për të cilën gazetat shqiptare, për arsye të kuptueshme,
nuk bënë me dije. Laureate e Konkursit të IV Ndërkombëtar të Artisteve të Baletit,
që u zhvillua në Moskë, u be solistja e trupës së “Baletit klasik të Moskës”,
Margarita Pjerkun-Bebeziqi (vajza e Milushe Bebeziqit dhe Georgi Pjerkunit).
Era e ndryshimeve, që frynte nëpër kampin socialist në Europe, arriti, më në fund,
në vendin e shqiponjave, në vitin 1990. U rivendosën edhe marrëdhëniet
diplomatike midis Shqipërisë dhe Rusisë. Sidoqoftë, vetizolimi stoik 30-vjeçar nga
e gjithë bota nuk ka kaluar pa pasoja.” (Mapo)
Bibliografia:

You might also like