You are on page 1of 1

Azem Shkrelí (1938-1997) ishte një poet e kritik letrar shqiptar.

Ai ka qenë kryetar i
shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe
themelues e drejtor i Kosova Filmit. Me krijimtari letrare u shfaq në vitet '50 dhe me
poezinë e tij vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe. Poezitë e tij janë përkthyer në
shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen
e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe
modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e
poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra
vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar
më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe.

Poezi
• Bulzat (1960),
• Engjujt e rrugëve (1963),
• E di një fjalë prej guri (1969),
• Nga Bibla e heshtjes (1975),
• Pagëzimi i fjalës (1981),
• Nata e papagajve (1990),
• Lirikë me shi (1994),
• Zogj dhe gurë (1997).

Prozë
• Karvani i bardhë (1961),
• Sytë e Evës (1975)
• Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,

Drama
• Fosilet (1968),
• Varri i qyqes (1983) etj.

You might also like