You are on page 1of 4

Kostumet popullore myzeqare.

"Mbledhja e kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore,


më saktë në vitin 1947. Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti
i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit tonë, atij shqiptar në
përgjithësi dhe, të çdo krahine në veçanti. Në një festival folklorik, të
zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin
tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element
identiteti. Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve
folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan
me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë
vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli.
Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe
historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të
një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit
kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Krahina e Zadrimës ka një
kostum femëror në formë kokete dhe të zbuluar, gjë që tregon
lirshmëri. Po ky kostum në Kukës është ndryshe, i mbyllur deri në fyt.
Në një formë, tregon fanatizëm. Të gjitha këto elemente, të marra një
nga një, kompletojnë "fizionominë e krahinës."
Kostumet tona popullore myzeqare tregojnë për vitalitetin e myzeqarit.
Shpirti i tij nuk është gërryer nga rrebeshet e kulturave të huaja, duke
ruajtur kështu identitetin e tij shqiptar dhe mbi të gjitha ka ruajtur
shpirtin e tij të lirë dhe jo të kapur, pasi i lirë është njeriu, kur bën atë
që i do shpirti e zemra dhe jo kur bën atë që dikton nevoja për jetesë
apo lakmia për pasuri e pushtet. E myzeqari nuk e shiti shpirtin. Dhe kjo
është një vlerë e madhe. Ai ishte, është dhe do te mbetet europian i
patjetërsueshëm.
KOSTUME POPULLORE
(FOLKLORIKE) MYZEQARE
Veshja popullore tradicionale është një vlerë etno-
kulturore, e cila ka bashkëjetuar me vetë shpirtin,
botën, ndiesinë, fantazinë dhe kulturën e popullit, të
ofruar dhe njohur si trashëgimi kulturore. Si çdo komb
e popull, si çdo krahinë e trevë, dhe ajo e Myzeqesë ka
risitë, ka kulturën e saj, të cilën e gjenë në gjuhën
karakteristike, në veshjen popullore, në karakteristikat
e veta me nota tolerance, afrimiteti, mirëkuptimi,
butësie, inteligjence, zgjuaresie e kordinuar dhe e
gërshetuar me ndjenjën patriotike dhe atdhetare. Në
përgjithësi veshjet tradicionale shqiptare janë shumë të
bukura, mbreslënëse, domethënëse, shprehëse,
frymëzuese, shlodhëse dhe i shkojnë koloritit të
fizionomisë së shqiptarit. Vetë veshja ka marrë hijen e
shqiptarit dhe shqiptari është më i bukur dhe ndihet
krenar me veshjen kombëtare. Ajo është, si me thënë,
flamuri shpirtëror kombëtar. Pikërisht kjo bukuri, kjo
mrekulli verehet ne kostumet tona .

You might also like