You are on page 1of 1

Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të 

Maqedonisë së Veriut në përgjithësi


pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt
është Struga (52 km) dhe Gostivari(71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat
(Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në
fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra
ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.
Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna
e Kërçovës ne juglindje, Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore
me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e
Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të
Bllatës(për në Shqipëri).
Dibra është e rrethuar nga:

 Mali Bistra
 Mali Jabllanica
 Mali Stogovo
 Mali Deshat

KlimaRedakto
Klima në qytet është e përzier nga kontinentale dhe malore me karakteristika ekspresive
dhe Mesdheut(Mediterranean) klimë që rezulton nga ndikimi i fortë klimatik të Detit
Adriatik që vjen dhe ndjehet luginën Perëndimore dhe përgjatë Drinit të Zi. Dimrat në Dibër
karakterizohet nga dëbora e madhe, dhe për shkak të maleve të larta, klima mesdhetare
ndikojn në ekzistencën e liqenit artificial kurse në vjeshtë janë karakterizuar nga lagështia e
lartë dhe reshje, ndërsa vera është karakterizuar nga freskia.

Sot në Dibër nuk ekziston më familja Çausholli, një familje aristokrate, familja
Jorganxhiu, Abule, Strazimiri, një familje e pastër dibrane. Shumë familje të tjera te
pakta kane mbetur si: Erbeli, Sela, Ballanca, Pilku të cilat kanë qenë të detyruara nga
dhuna serbe të emigrojnë për në Tiranë. Shume familje te tjera emigruan ne kryesisht
ne Amerike si Kosovrasti, Dema, Mela etj.

I pari Dibran qe ka shkelur ne Amerike eshte Azem Kosovrasti e pas tij shume te tjere
si: Haxhi Dema, Kadri Kllobcishta etj, emra qe sot I gjeni ne Wall of honour ne New
York per kontributin e tyre ne komunitet e shoqeri.

Sipermarres te suksesshem sot, qe kane hapur dyert e tyre per shume shqiptare te
tjere dhe i kane punesuar ne bizneset e tyre si Pizza Pronto Pizza, Restorant Blini,
Kompania Mela (nder kompanite me te medha per pastrimin e ndertesave) qe ka
punesuar me dhjetera shqiptare. 

You might also like