You are on page 1of 2

Kl.

IV Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Shoqëria dhe mjedisi

Vendi im

Vendi ynë është Republika e Kosovës. Kryeqyteti i saj është


Prishtina kurse qytete të mëdha janë Gjakova, Peja, Mitrovica,
Prizreni, Gjilani e Ferizaji .

Në perëndim kufizohet me Malin e Zi dhe Shqipërinë, në lindje


dhe në veri kufizohet me Sërbinë kurse në jug me Maqedoninë e
Veriut. Shqiptarët janë popull shumicë e përveç tyre në
Republikën e Kosovës jetojnë edhe minoritetet si: sërbët, turqit,
romët, ashkalinjtë, egjiptasit etj.

Vendi im ka male të larta si Bjeshkët e Nemuna në perëndim dhe malet e Sharrit në jug. Ka dy
gryka shumë të bukura Grykën e Rugovës dhe Grykën e Kaçanikut. Përbëhet nga dy fusha të
rrafshëta Rrafshi i Dukagjinit në perëndim dhe Fusha e Kosovës në lindje.

Është vend i pasur me ujë, ka lumenjë e liqene. Lumenjtë më të mëdhenj janë: Drini i Bardhë,
Sitnica, Llapi, Nerodimja etj. kurse liqenet janë: Liqeni i Batllavës, Badovcit, Radoniqit, Ujëmanit
etj.

Vendi im ka natyrë të bukur, ka kullota për zhvillimin e blegtorisë, botë të pasur bimore e
shtazore, pasuri nëntokësore dhe kushte për zhvillimin e turizmit dhe të sporteve dimërore.
Kl. IV Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Shoqëria dhe mjedisi

17 Shkurti – Pavarësia e Kosovës

Shumë vite me radhë e vite të vështira kaloi populli ynë duke


përjetuar spastrim etnik, tortura, burgosje e vrasje nga regjimi
sërb.

Gjë e cila rezultoi me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare


të Kosovës, e cila kishte përkrahjen e plotë nga populli, dhe
organizimin e Luftës Çlirimtare në vitet 1997—1999. Pas
përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës në vendin tonë u
vendosën trupat paqeruajtëse ndërkombëtare.

Forcat sërbe përfundimisht u larguan nga vendi ynë më 13 qershor 1999 dhe tutje Kosova
administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara- UNMIK dhe institucionet e
vendit Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Pas bisedimeve të vazhdueshme e gjithëpërfshirëse filluan procedurat për pavarësimin e


vendit dhe kjo ndodhi më 17 shkurt 2008. Dhe në këtë datë, në ora 15:39, para deputetëve të
kuvendit të Kosovës dhe presidentit Fatmir Sejdiu kryeministri i atëhershëm Hashim Thaqi lexoi
Deklaratën e Pavarësisë ku thuhet:

"Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj


Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit
tonë …

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, u miratua nga 109 deputetë të pranishëm në sallën e


Kuvendit të Kosovës (procedurën e votimit e bojkotuan 11 deputetët e pakicës sërbe derisa 9
deputetë të pakicave tjera ishin pjesë e votimit).

You might also like