You are on page 1of 3

Portret i njeriut të mirë:

IDRIZ JAHË MARGJEKA: MËSUESI DHE EDUKATORI,


BIRI I DASHUR I ROSUJËS ILIRE

Nga: ZENEL VIDRICA


mësues në pension,
Bujan-Tropojë

Me rastin e festës së 7 Marsit 2009, në familjen e mësuesit veteran Idriz Jahë Margjeka pati
një gëzim të natyrshëm. Me propozimin e komunitetit të fshatit Rosojë, në rrethin e Tropojës, në
10-vjetorin e vdekjes së tij, u miratua titulli “Qyetetar Nderi” i Komunës Bujan. Natyrshëm, kjo gjë
u solli kënaqësi edhe kolegëve të tij mësues, nxënësve dhe prindërve të tyre. Me këtë rast, u
organizua një koktej, ku folën mësues veteranë, kolegë të mësues Idrizit, si Kadri Basha. Ky
përmendi me fakte punën e përkushtuar të tij dhe cilësitë e rralla, si njeri, mësues dhe edukator i
brezit të ri.

Po cili ishte Idriz Margjeka? I kam kaluar bashkë me të mbi 30 vite pune, pra jam njohur
nga afër me jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur. Prandaj duhet të qëmntojmë që në vegjëlinë e tij,
kur shkronjat e alfabetit të shqipes i provoi ende pa hyrë në klasën e parë, mbi rrasat e gurëve dhe
në trungjet e ahave shekullorë. E frymëzoi atë pa masë dhe kalaja e lashtë ilire e Rosujës, ku pas
shumë shekujsh ruhen ende gjurmët e një qytetërimi të lashtë të banorëve shqiptarë, mijëravjeçarë
në trojet e tyre të sotme. Ai trashëgoi dhe cilësitë më të mira të paraadhësve të vet dhe të prindërve,
që jetën e ndërtuan dhe e përballuan me dinjitet, me djersën e ballit të tyre.
Qysh na klasët e shkollës fillore, që e kreu në vendlindje, Idrizi u dallua për zellin e
përparimin e tij të mirë. Në këtë udhë, ai mbaroi shkollën 7-vjeçare, pedagogjiken e Shkodrës dhe

1
studimet e larta me rezultate shumë të mira, në ish-Institutin e atij qyteti, për degën biologji-
gjeografi. Më pas, e caktuan kujdestar në konviktin e shkollës së mesme të qytetit “B.Curri” dhe
inspektor në ish-seksionin e arsimit e kulturës së rrethit, ku shërbeu disa vjet radhazi. Me çeljan e
shkollës së mesme të bashkuar në Bujan, u emërua aty zv.drejtor dhe mësues i shkencave biologji-
kimi, ku e vazhdoi detyrën deri sa doli në pension
Ende në moshë të re, Idrizi shërbeu mësues në disa fshatra të këtij rrethi, që nga fshatrat
Zogaj, Lekbibaj e Valbonë, deri më 1958. Atje nuk u kursye për të ndihmuar dhe në veprimtaritë
jashtëshkollore, për njohjen e kulturës e të traditave të popullit, për higjienën, pastërtinë dhe
përparimin e gjithanshëm të Malësisë. Pra, kudo la gjurmët e një njeriu të mirë, ky veprimtar,
mësues dhe edukator shembullor.
E nisëm punën së bashku që në shtatorin e vitit 1955, kur sapo kishte kaluar 10-vjeçari i
çlirimit. Binte zilja për mësim dhe Idrizin e gjeje te dera e klasës, jo vetëm me regjisatrin e ditarin
në duar, por dhe me mjetet e duhura të konkretizimit, për temën e ditës. Kur i mungonin mjetet
didaktike, nuk rrinte duarlidhur, por ai i përgatiste vetë, se ishte dalluar qëkur ishte nxënës për aftësi
në këtë drejtim. Ishte i pari mësues biolog në rreth, që arriti të balsamoste gjallesa dhe insekte te
ndryshme, sipas programit mësimor dhe krijoi herbariume e akuarikume, mikrolaboratorë aq të
vlefshem për konkretizimin e mësimit dhe rrënjosjen e njohurive të qendrueshme te nxënësit.
Për pasionin në detyrë nga mësues Idrizi, dëshmoi dhe albumi i madh, që krijoi me
koleksionet e florës së krahinës, me drurët frutorë e jofrutorë dhe gjethet e secilit lloj. Nën kujdesin
e tij dhe çdo nxënës krijoi albumin e vet. Sigurisht, e tërë kjo pasqyronte më së miri zellin dhe
përkushtimin e tij ndaj profesionit të mësuesisë. Pastaj vinte rezultati i punës së tij të palodhur. Për
këtë gjë fliste kalueshmëria e lartë dhe cilësore, në lendët që jepte. Në konkurset e organizuara në
shkallë rrethi, për lëndët bio-kimi e gjeografi, shkolla e mesme e bashkuar e Bujanit, ku jepte
mësim Idriz Margjeka, zinte përherë vendin e parë. Prandaj, ne kolegët e tij gëzoheshim e
krenoheshim me të, por dhe përfitonim nga përvoja e e tij e pasur pedagogjike.
Gjatë 36 vjetëve të jetës së tij në frontin e dijes, kulturës dhe edukimit, mësues, drejtor ose
inspektor, ai është dalluar me triparet e njeriut korrekt, të komunikueshëm, të papajtueshëm me të
metat e gabimet. Prandaj cilitdo i detyronte respekt, për fjalën dhe veprën e tij të mirë.

2
Idrizi (djathtas), me djalin e xhaxhait, Halilin

Por mësues Idrizi nuk ishte i njohur vetëm branda mureve të shkollës. Në veprimtarinë e tij
shoqërore, bashkëfshatarët gjenin njeriun e ditur, gojëmbël, të matur dhe dashamirës. Jo rrallë,
prindërit e nxënësve këshilloheshin me të për probleme të ndryshme të mësimit dhe sjelljes, të
prirjeve të tyre etj. Fjala e mësues Idrizit peshonte, se ishte e menduar mirë dhe e bazuar jo vetëm
në shkencën e pedagogjisë, por dhe në përvojën e popullit të Malësisë së Gjakovës e më gjerë.
Puna e çmuar dhe e përkushtuar, mendja dhe dora e mësues Idrizit janë skalitur e mishëruar
te dhjetarë e qindra nxënës të tij, që janë shpërndarë anë e kënd Shqiëprisë, të cilët e kujtojnë atë me
nderim e respekt të thëllë.
Por ai ishte dhe një prind i përkryer, shembulli model për t’u ndjekur. Fëmijët e tij, tre djem
e katër vajza, kanë qenë ndër nxënësit shembullorë të shkollës së Bujanit dhe më tej. Të tillë janë
edhe tani, në punë e shoqëri, kudo që ata jetojnë e punojnë. Njëra nga vajzat e tij, Zana është në
profesionin e të jatit dhe pikërisht mësuese e shkencave biologjike.
Koha kalon, vitet rrjedhin si ujët e kulluar dhe të kaltër të lumit të Valbonës, që Idrizi e
deshi aq shumë. Por kujtimet për të mbeten të pashlyera, se ato i çimetoi vetë ai, me shembulllin e
një jete të thjeshtë dhe të përkushtuar për dijen, kulturën e përparimin në Malësinë e Gjakovës
(Tropojë). Prandaj mësuesit e rinjë vlen të marrin shembull dhe të frymëzohen nga pasuria
njerëzore e pedagogjike, që ai la pas.
Për të gjitha sa thamë shkurt më lart, mësuesi veteran Idriz Margjeka (15 gusht 1933-28
nëntor 1998) është dekoruar dhe me urdhëra e medalje të ndryshme. Por “dekorata” më e lartë është
mirënjohja e brezave për jetën dhe veprën e tij, atdhetare e arsimore.

Shënim:
Materiali u dërgua nga bashkëpunëtori ynë,
Prof.as.Dr. Murat Gecaj

You might also like