You are on page 1of 5

INXHINIER KLEANTHI MANDI –

“JETA MIDIS GJIROKASTRËS DHE ZAGORISË, LODHJE QË MË LUMTURON”

Zagoria, është një krahinë me bukuri natyrore të papërsëritshëm, me një histori të spikatur,
veprimtaria dhe kontributi i zagoritëve në shekuj dhe kohën e sotme është e lavdërueshme. Emri
zagorit i bënë krenar jo vetëm ata të lindurit dhe të rriturit aty por dhe ata me origjinë nga kjo
krahinë.
Eshtë shkruar, gjithnjë duhet shkruar
për ata që Zagorisë ja kanë lartësuar
emrin në shekuj. Eshtë e udhës të
shohim dhe të vlerësojmë
bashkëkohësit tanë, njerëzit e thjeshtë,
intelektualët, sipërmarrësit e ndryshëm
që punojnë, që kontribuojnë për
jetesën e tyre dhe për një prosperitet
shoqëror brenda apo dhe jashtë
Zagorisë. Tek vlerësojmë arritjet e
bashkëkohësve tanë, ata që i takojmë
për ditë, më të cilët ndajmë pikëpamjet
dhe “qajmë hallet e kohës” është
përpjekja të përgjithësojmë modelin një
zagoriti të suksesshëm dhe të devotshëm për familjen dhe shoqërinë. Eshtë kënaqësi që emra të
tillë zagoritësh i takon shpesh dhe në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Eshtë rasti,
60 vjetori i lindjes birit të Sheperit, inxhinierit të pyjeve e gjelbërimit Kleanthi Mandi, që
sëbashku me urimet më të mira të mund të themi diçka më shumë për veprimtarinë
profesionale të suksesshme dhe si një veprimtar i palodhur shoqëror..
Sheperi vendlindja, ku mbaroj shkollimin fillor dhe tetëvjeçar, një mjedis natyror dhe njerëzor
jetëdhënës për inxhinierin e ardhshëm të pyjeve dhe gjelbërimit Kleanthi Mandi. Dashurinë ndaj
natyrës, gjelbërimit, luleve; Kleanthi i mori në vendlindje. E mori nga njerëzit e thjeshtë, që
gërmojnë tokën, bahçen, për ta mbjellë duke investuar djersë dhe dashuri, përkushtim që ajo të
lulëzojë e prodhojë.
E vazhdoi rrugëtimin e dijes në
Teknikumin e Pyjeve Shkodër, një
profesion që e zgjodhi me dëshirë dhe
nuk gaboi. Shkodra, me njerëzit,
kulturën e sajë, mjedisin e gjelbëruar, i
shërbeu në rininë e tij, zagoritit Kleanthi
Mandi për një plotësim dhe nivel më të
lartë të një personaliteti në formim. Në
shkollën e mesme bashkëkohësit,
mësuesit e veçonin Kleanthin si një djalë
simpatik, i zgjuar, i shkathët, me humor,
më një gjuhë të rrjedhshme dhe poetike, “gjuhën e Andon Zako Çajupit” ,,i veshur mirë dhe
shumë aktiv.. E mbaroi shkollën e mesme me rezultate shumë të mira, në katër vite radhitej në
krenarin e shkollës si një nxënës shembullor. Atje mësoi shumë, ju ngulit në shpirt se; pyjet dhe
gjelbërimi janë "mitra" e vërtetë e jetës njerëzore mbi këtë Planet. Çfarë hamë, ç’farë pimë, ç’far
veshim, shtëpia që ndërtojmë, veglat, muzika, ngrohja, oksigjeni, ilaçet, djepi dhe deri te arkivoli
janë produkte të këtij gjelbërimi.

1
Etja për dije dhe ngritje profesionale e drejtuan Kleanthi Mandin, drejt auditorëve të Fakultetit
të Pyjeve. Në vitin 1977 deri në vitin 1981 vazhdoi studimet e
larta të cilat i përmbylli me rezultate shumë të mira. Ai dhe
gjatë viteve studentore gëzoi ato cilësi si dhe kur qe nxënës,
vlerësohet nga bashkëkohësit si një mbështetës, i pakursyer
për të ndihmuar shokët, grupin e shokëve mbante të lidhur
njeri me tjetrin. Ai vazhdon të mbaje lidhje dhe miqësi me
shokë të tij nxënës dhe studentë ndonëse ndarja fizike me ta
ka dekada që ka ndodhur. Kjo lidhej e dhe komunikim është
një model për pylltarët e tjerë në ditët e sotme, ndonëse
mundësitë e ndërlidhjes janë më të shumta, komunikimet
midis kolegëve bashkëkohës shpesh mungojnë.
Me këto karakteristika dhe virtyte, me këto armë
shpirtërore, profesionale, tashmë i burrëruar rikthehet në
qytetin e tij të dashur ne Gjirokastër, për të vënë në jetë
dijet dhe pasionin e tij. Ishte një rrugëtim jo i lehtë, por falë
pasionit, këmbënguljes dhe të qenit sistematik ai tashmë
ishte një inxhinier i ri që do vihej në sprovë me punën dhe
njerëzit. Ai filloj punën në Ndërmarrjen e Gjelbërimit të
Gjirokastrës. Fati por duket se natyrshëm Kleanthi Mandi ishte person i përshtatshëm për t'u
marrë me lulet. Në ato vite te rinisë në moshë dhe profesion i papërtuar gjithnjë në lëvizje nga
serat e luleve, tek lulishtet e parqet në qytet, në ballkonet dhe oborret me lule të qytetarëve do

gjejë “Inxhinierin e luleve” si e quani vetë qytetarët


gjirokastritë.
Duke njohur njerëzit, sekretet e natyrës, botën bimore me
ligjësitë e saj, ai filloi rrugëtimin e tij profesional. E gjejmë me
vend të themi dhe bëjmë një krahasim për Kleanthin për punën
e tij: si gjethja që bën përpjekje kolosale që të ushqejë trungun që të rritet druri. Këto ndryshime
të thella cilësore në natyrë, tek njeriu kërkojnë energji, mençuri, këmbëngulje, përkushtim,
kërkojnë të ikësh, të vraposh larg kafeneve, njerëzve mediokër dhe dembelë, kërkojnë guxim
dhe hapa te matura. Asnjë gjë thotë Kleua: nuk realizohet pa luftë, pa përpjekje, pa mundime, pa
lëvizje, pa puls të fortë, pa dëshirë dhe dashuri për Jetën.
Në rrethin e pylltarëve të vendit dhe më gjerë, në rrethin e intelektualeve të Gjirokastrës, të
shoqërisë civile, në rrethin e biznesit, tek Njësitë vendore, etj, Kleanthi Mandi tashmë është i
njohur, i dëgjuar dhe i respektuar. Ai është pjesë e këtyre mjediseve dhe institucioneve, është
pjesë e qytetit të tij si aktor dhe faktor, si veprues dhe ndërveprues si pohues dhe mohues. Ai
gjendet aty si mbështetës, si kritik, si projektues dhe zbatues, gjithnjë në shërbim të misioni të
tij, të bëjmë më të mirën për njerëzit dhe natyrën. Ai tashmë si një personazh publik me një

2
“staturë” reale të ngritur me punë të ndershme dhe kontribute reale është para kamerave, në
faqet e gazetave, libra, etj. Në librin  Historiku i Shërbimit Pyjor Shqiptar, botuar me rastin e 90-
vjetorit, ka shkrim të veçantë për inxh. Kleanthin Mandin.
Në rrugëtimin e tij profesional rreth 40-vjeçar ai është bërë i njohur me shumë projekte,
studime, plane mbarështimi, artikuj, aktivitete promovuese, seminare, është i njohur për
eksperimentimet e tij të guximshëm për futjen bimës me rritje të shpejtë, paulonies, etj. Janë
me dhjetëra parqe lulishte, sipërfaqe të gjelbra në mjediset private dhe publike nga Athina deri
ne Tirane që janë projektuar e realizuar nga inxh. Kleanthi Mandi..
Ai, u kthye nga emigracioni në vitet 2000, hapi biznesin e luleve dhe drurëve zbukuruese me të
cilat ishte i lidhur që në rini. Nuk dua dhe nuk kam renduar asnjëherë pas fitimeve, dua që
njerëzve t'u dhuroj kënaqësi nga lulet apo drurët që ju shes apo punoj, dua së pari që dhe të
tjerët të tërhiqen nga magjia që gjendet në botën e gjallë dhe jo në atë të vdekur, ajo gjendet në
natyrë në harmoninë dhe sekretet
e saj.
Qyteti i Gjirokastrës si qytet
Muze, i ngritur mbi shkëmb si
gjithë qytetet e tjera,  ishte i
mbushur me kafene, lavazhe,
servise, distributorë pa një dyqan
për lule dhe gjelbërim. Kleanthi
tek flet për fillimet e biznesit
shton; më thanë të hapja një
biznes me lule artificiale, se është
fitimprurës dhe pa telashe e
mundime, pa pasoja, por mua nuk
më pëlqejnë gjërat e vdekura, pa
shpirt, që nuk marrin frymë.
Kështu inxh. Mandi, duke u
mbështetur dhe nga
bashkëshortja Figali, tashmë dhe
ajo e dashuruar pas luleve, ngriti serën e luleve dhe fidanishten e bimëve zbukuruese dhe nisi
punën plot pasion për t'i dhënë ngjyrë qytetit të tij, për të zbukuruar nuset, dasmat dhe gëzimet
familjare. Në serë kultivon lule të ndryshme, ato së shumti janë lloje që pëlqejnë qytetarët
gjirokastritë. Avllitë gjirokastrite, si unike më kanë befasuar që në të ri me ngjyrat dhe larmin e
luleve, krijojnë një atmosferë magjike me muret e gurta, më tej inxh. Kleanthi shton: Të luftosh
me shkëmbin dhe ta "zbutësh" atë duke e harmonizuar me lulet dhe pemët është një sfidë që
më ka pëlqyer. Lulet, thotë inxhinier Mandi na shoqërojnë kudo, në çdo moment, njeriu ka
nevojë për prezencën e tyre. Ai di të gjej "marifete" nga më interesante, funksionale, për të
përhapur dhe ngulitur dashurinë për lulet dhe pemët tek njerëzit në qytetin e tij. Me dashurinë,
komunikimin e thjeshtë dhe profesional me njerëzit ai realizoi "martesën" e përvojës së tij me
shijet e qytetarëve.
Viroi, një burim uji magjik me mjedisin që e rrethon, një ëndërr e rinisë në projektet e Kleanthit;
për ta pasuar atë një mjedis përshtatshëm gjelbërimi dhe argëtimi për gjirokastritët dhe jo
vetëm. Tranzicioni i gjatë i pas viteve 90-të aty kish sjellë shumë përkeqësime mjedisore. Klanthi
Mandi, nuk mund të pajtohej me gjendjen, ajo ëndërr dhe dëshirë duhej të realizohej për Viroin,
bashkëpunoi me pushtetin vendor, grupet e ndryshme te interesit të mbështetura dhe nga
struktura dhe organizata te shoqërisë, u bë nismëtar, promotor për t'i ndaluar degradimin e
mjedisit të Viroit. Në pranverë të 2014-s, ai organizoi një veprimtari dinjitoze, mbresëlënëse, ku
uli në një tryezë të gjitha palët e interesuara dhe donatorë, ku u shtrua si kusht i domosdoshëm

3
diskutimi dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes. Kjo shërbeu për të marrë masa
efektive që nga hartimi i Projektit dhe fillimi e zbatimi i tij në vazhdim. Promovimi dhe njohja e
vlerave të Viroit-Memës qe një punë që u fillua dhe e vazhdon Kleanthi pa ndonjë mbështetje,
falë pasionit dhe dashurisë për këtë mjedis që kërkon përmirësim të vazhdueshëm. Ka akoma
ide për punën me Viroin, Kleanthi e quan në proces. 
Pas viteve 2000 gjithnjë e më shpesh shkon në Zagori, në vendlindjen e tij të dashur. Një gjendje
alarmante i paraqiten kolegët dhe bashkëfshatarët e tij. Pyjet e Zagorisë priteshin diku me leje
dhe se shumti pa leje, digjeshin bëheshin qymyr me destinacion Greqinë. Jo vetëm prerja e
pyjeve (jo nga zagoritë) që po shkaktonte dëme të pariparueshme por dhe ndotja e ajrit nga tymi
i kaminave të qymyrit po e bënin jetën e atyre banorëve të pa mundur atje. Kjo nuk mund të
kalonte në heshtje për specialistin e pyjeve, birin e asaj zone. Shkon drejt Tiranës, pas shume
vitesh takon kolegë, drejtues, miq e shokë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, Projektin e
Pyjeve dhe u kërkon mbështetje për përmirësimin e situatës së pyjeve në Zagori. Kleanthi ishte
nga ata që jo vetëm ju bashkua zërit të ndalimit të prerjes pyjeve por u vu në ballë të këtij
misioni sëbashku me drejtuesit e pushtetit vendor në Komunë, arrijnë të shfuqizojnë çdo
kontratë shfrytëzimi dhe kështu ndalon shfrytëzimin barbar i pyjeve në Zagori. Ishte
këmbëngulja e tij me argumente teknik, që mbrojti këto resurse dhe me pas bëri të mundur
përfshirjen e Zagorisë në Projektin Shqiptar të Pyjeve. Ai tashmë u kthye tek profesioni i
inxhinierit të pyjeve, ai harton Planin e Menaxhimit të Pyjeve Komunal të Zagorisë si dhe shumë
nisma, aktivitete promovuese për përmirësimin e gjendjes. Zagoria ishte e para Komunë në Jug
të vendit që realizoi transferimin te pyjeve/kullotave në Komunë. Ai hartoi këto plane
menaxhimi duke ofruar modele të qëndrueshme menaxhimi, vazhdoi më tej me pyjet dhe
masivet e Pogonit. Duke mbrojtur natyrën e Zagorisë, u mbrojt vet Zagoria që të mos vritet, të
mos zhduket, të mos braktiset, u mbrojt historia, traditat, kultura,legjendat, u mbrojt vendlindja
e Andon Zako Çajupit.
Ne vitin 2015 ai ndërmerr dhe zbaton një projekt tjetër të rëndësishëm “Zagoria park natyror
rajonal”. Ndoshta akoma projekti nuk qe miratuar por publikimi i tij, i hartës me shtegtimet
turistike dhe monumentet e natyrës së Zagorisë kishin tërhequr vëmendjen e vizitorëve të huaj.
Eshtë një ditë e veçantë thotë Kleanthi kur tek oborri im né Gjirokastër erdhën rreth 40 veta,
vizitorë nga Çekia. U prezantuam dhe më kërkuan t'i shtegtoja drejt Zagorisë. Këtë ma kërkuan
jo vetëm si zagorit, njohës i zonës por dhe si një hartues i projektit të Parkut dhe hartës që kisha
publikuar. Ndoshta këta qenë dhe grupi më i madh që e kish vizituar Zagorinë deri atëherë. Sot
dhe në vijim thotë Kleanthi dua që atje të shtegtojnë dhjetëra vizitorë, pasi i japin gjallëri vendit,
mundësojnë një jetë më të mirë për ata që banojnë atje dhe për zagoritë të tjerë që shpresoj se
do kthehen. Që nga viti 2010, Klenthi Mandi ka krijuar "Shoqatën Mjedisore Çajupi" dhe punon si
koordinator i projekteve në Federatën Rajonale te Pyjeve Gjirokastër. Janë shumë veprimtari me
theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit që ai ka zhvilluar në Qarkun e Gjirokastrës. Federata e
Pyjeve ka tashmë një profil të sajë dhe është partnere prej tetë vitesh e CVNP-së për rritjen e
forcimin e kapaciteteve të shoqatave dhe të fuqizimit të pyjeve komunal në qarkun Gjirokastër.
Tashmë Shoqata mjedisore Çajupi në kuadrin e Rrjetit për mbrojtjen e Natyrës, zbatoi një
projekt “Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të Zonave të Mbrojtura në qarkun Gjirokastër”. Nw
vitin 2020-2021, ai ngrti kendet e informimit ne kater pika hyrje kryesore ne Parkuan e Zagorise,
nderkohe shenoj dhe vendosi tabelet e dretimit ne gjitha shtigjeet qe te mund te vizitohet ky
park.
Koha ecën, vitet shtohen, ndonëse në pamjen fizike duket i ri dhe energjik, inxh. Kleanthi ka
përvjetorin e 65-të  lindjes (me 21 nëntor 1957). Ai të thotë se ka shumë dhe nuk duhet të
reshtim së punuari duke marrë përgjegjësi dhe dhënë kontribute reale që të arrijmë kohën e
humbur dhe përparimin që kërkojmë të  gjithë. Dy djemtë e mi, thuajse u rritën dhe shkolluan
jashtë vendit (sot ndjehem krenar dhe i plotësuar për arritjet e tyre), atje jashtë Shqipërisë po

4
ndërtojnë dhe jetën e tyre normale; por ndjehem i keqardhur për ata dhe shumë të rinj shqiptar
që nuk arrijnë ose nuk ju mundësohet të kontribuojnë këtu në vendlindje. Unë (duket se kam
lindur për të sakrifikuar si dhe babai im Koçua) e kam të ndarë mendjen se këtu midis
Gjirokastrës dhe Zagorisë së gurtë do vazhdoj të punoj pa reshtur, puna dhe sidomos me
sakrifica më bën më të dashur me familjen, miqtë, kolegët, njerëzit në tërësi, ndoshta do thosha
kjo është një “lodhje që më lumturon”..
Për Kleanthin mund të shkruanim gjatë në vlerësim të punës dhe cilësive të tij dhe nëse dialogon
me të ai ka shumë shprehje dhe sentenca me fjalë që peshojnë, të thëna në formë poetike.
Sigurisht si sheperiot, ai ka trashëguar nga i ati Koçoja si pasardhës i Petro Mandit dhe
bashkëfshatar i Andon Zakos, poetikën dhe fjalët e gdhendura tashmë të brumosura në kulturën
e tij.
Mbas gjithë këtij udhëtimi të suksesshëm të
inxh. Kleanthi Mandit qëndron në krah në
mbështetje gruaja, shoqja e jetës një nënë
shembullore. Figali Mandi me dyqanin e saj
“Lule Mandi”. Ajo tashmë pasionante dhe me
shumë kulturë është një mjeshtre e vërtetë e
dekorimit dhe përdorimit të luleve.
Kleanthi në fakt nuk ndaloi moshën ai vazhdon
të jetë i ri, energjik i dashur nga shpirti dhe i
lumturuar nga zemra. Që kur u lidhe me
natyrën; me lulet, me pyjet, me njerëzit midis
tyre; ai gjeti vetveten, gjeti qetësinë, dashurinë e tij, pasionin dhe krijoi botën dhe universin e
tij. 
Ne jemi krenar me Kleanthin kolegun dhe mikun tonë, me rrugëtimin e tij dhe nga zemra i
urojmë Shëndet, Mbarësi dhe Suksese. Gjithnjë i lumtur midis njerëzve, në mes lulesh, në
freskinë e pyjeve, i kalofsh këto 100 vite qe vijojnë për Ju. Eshtë ky urimi im por i dëshiruar për
t'u thënë nga qindra njerëz të dashur, kolegë e bashkëpunëtorë, të njohur e dashamirës nga çdo
vend i Shqipërisë dhe jashtë sajë për ju Kleanthi Mandi.

Inxh. Gjon Fierza e Kristo Kauri; historian Spiro Nika

You might also like