You are on page 1of 5

5 VJET PA DALIP HABILIN

(TIRANE, 2009)

(Homazh shokesh)
Prof. Dr. Mihallaq KOTRO

do kush qe do te lexoj keto pak rrjeshta, te hedhura ne forme


kujtimesh dhe perpjekje modestie per te afruar sado pak imazhin e nje
shoku tim te pandare, qe nga feminia e hershme, ne te gjitha periudhat
e shkollimit deri tek ai universitar, apo edhe te nje kolegu ne
angazhimet tona profesionale dhe akademike, do desheroja ti
vleresonte si nje homazh respekti dhe detyrimi moral ndaj figures se
Prof.Dr. Dalip Habili, i cili, para pese vjetesh, u nda nga kjo jete.
Natyrshem qe kjo shoqeri dekadash me Dalipin sa ma ben shkrimin te lehte, per vete larmine dhe vellimin e
madh te kujtimeve, aq dhe ma sjell te veshtire, per te gjetur ato me dometheneset, ato qe konturojne dhe e
bejne figuren e tij sa me te plote dhe ashtu sic ai ishte ne te vertete, misherimi i njeriut me zemer te madhe,
me virtytet me te mira, dhe teper i veante ne thjeshtesine e vete.
U lind dhe u rrrit, sebashku edhe me dy vellezerite e tjere, ne nje familje qytetare gjirokastrite, me jetese
modeste, te cilet, mbas humbjes se parakohshme te babait te tyre, u rrethuan nga kujdesi prinderor i nene
Zakes, qe sakrifikoi deri ne vetmohim per mirerritjen dhe edukimin e tyre, dhe se ciles me vone, kur ata
dolen ne jete, ja shperblyen me perkujdesjen, mirenjohjen dhe dashurine e tyre te pakufi.
Pak nga jeta e feminise, shkollimi dhe diplomimi i tij
Klasat e fillores dhe te 7-vjecares i kreu ne
shkollen Koto Hoxhi, ndersa ato te se
mesmes ne gjimnazin Asim Zeneli, i
njohur edhe ne shkalle vendi, per edukimin e
dhjetra brezash gjimnzistesh. Ne te gjitha
keto nivele shkollimi morri rezultate te
larta, dhe deshiren per te studjuar ne fushen
e letrave, sepaku sic e shprehte ne mjedisin
rinor, kur thurreshin endrat ne sirtar.
Por fati e deshi ti dilte emri ne Institutin
Bujqesor te Kamzes, ne Fakultetin me te ri
dhe te sapo elur, ate Pyjeve, si brez i trete i
studenteve (tek i cili mbas dy muajsh
perfundova edhe une, shoku i tij i feminise,
qe nga klasa e pare fillore, dhe qe me vone,
edhe pas diplomimit, shume periudha apo
dallge jete do ti perjetonim apo
perballonim sebashku, me te mirat dhe te
keqiat e veta, keto jo dhe te pakta).

1
U filluan studimet me nje fare mungese deshire, rrjedhoj edhe e mungeses, me pare, te informacionit per
degen dhe vete institutin bujqesor, por qe fale ambicjes dhe seriozitetit, per te nxene te fshehtat e profesionit
te pylltarit (term, qe ne te gjithe e kishim qejf ta perdornim, dhe me te cilin u familjarizuam gradualisht), u
perfunduan prej tij me rezultate te larta, dhe kur nene Zakja, qe ne ato vite te dy djemte i kishte larg, priste
qe Dalipi ti vente ndihme prane saj, jati jeta i rezervoi nje tjeter fat, emerimin ne rrethin e Kolonjes, si
inxhinier ne Ndermarrjen Pyjore, ku pak kohe me vone u emrua edhe ne postin e Drejtorit te saj.

Fazat e punesimit dhe angazhimeve profesionale

Ishin vite pune, do te thoshja te mira per te, si ne aspektin profesional, dhe ate shoqeror, gjate te clave ai
demostroi, sipas edhe kolegeve te tij me te cilet punoi, thjeshtesi, mirekuptim dhe aftesi drejtimi. Tashme
deshira per ta njohur deri ne detaje profesionin, pse jo dhe per ta shijuar ate ndjesi bukurie, qe afrojne
pyjet me poetiken e vete (te cilen duhet thene, qe Dalipi e kishte teper per zemer), u be moto e punes se tij,
dhe ishte ky fakt qe e motivoi ate ti futej me thelle dhe me ambicje te reja te fshehtave te profesionit, edhe
pse behej fjale per nje rreth te vogel, por me vlera per biodiversitetin e resurseve pyjore.

Fale te tillave cilesi te spikatura, pak vite me pas, dhe pikerisht ne vitin 1970, inxhinier Dalipit,
transgferohet ne Byrone e Studimeve dhe Projektimeve Pyjore (BSPP-re), ne Tirane, prane kolegeve te tjere

2
me pervoje ne fushen e kerkimit dhe studimeve pyjore si I.Kubati, V.Dermani, Dh.Koi, N.Dizdari etj, duke
ju ngarkuar angazhimi, kryesisht ne sektorin e mbareshtrimit dhe kadastres pyjore.
Te njejtat tipare, pse jo edhe me ambicioze,
faqi ai ne kete institucion: etjen per thellim
njohurish profesionale dhe ne sherbim te
punes kerkimore; seriozitet dhe disipline
shkencore ne ndjekjen e rezultateve ne terren
dhe punime zyre; dhe sefundi i papertuar ne
plotesimin e te gjitha kerkesave, qe buronin
nga angazhimet e punes gjithevjetore.

Sa e veshtire, aq dhe e arrire vleresohet puna


organizative, drejtuese dhe jo rralle edhe me
angazhime direkte e Dalipit, per vite te tera, e
bere ne kuadrin e hartimit te projekteve te
mbareshtrimit per dhjetra e dhjetra ekonomi pyjore te vendit, duke filluar qe nga Bjeshket e Namuna, ne
veri dhe deri tek Bredhi i Sotires, ne juge te vendit. Edhe pse me nje vellim te konsiderueshem marshutash,
ne kushte te renda jetese (shpesh ne cadra verore), me logjistike te varfer dhe te munguar, te asaj kohe,
vetem devotshmeria dhe nje edukate pune e kultivuar e tij dhe e kolegeve te tjere, ishin kualitetet, qe
mundesuan arritjet dhe perfundimet brenda afateve, te projekteve apo planeve te atehershme te
mbareshtrimit te ekonomive, te konsideruara me te drejte si bibla per pyjet.
Ne kete logjike mund te vleresohet edhe kontributi i tij, si anetar i grupeve qendrore te punes dhe
bashkeautore metodikash, per dy inventaret kombetare: i pari Inventari Kombetar i Pyjeve, i vitit 1985, dhe
Inventari Kombetar i Kulturave eterovajore, i vitit 1989, me rendesi per sektorin Pyjor te vendit tone.
I suksesshem vleresohet angazhimi i Prof. Dalipit edhe si Pergjegjes i BSPP, apo me vone Drejtor i ISPP
(mbas ndryshimit te emrit), duke demostruar tiparet e nje drejtuesi me vizion te gjere dhe largpames, per
shndrimin e tyre ne qendra te rendesishme te punes studimore dhe arritjeve shkencore, me kontribute ne
mbareshtrimin e dhjetra e dhjetra ekonomive pyjore (sektor te cilin ka drejtuar edhe vete nga afer per
shume vite, apo ku ka ndihmesa direkte); hartimin e tabelave te kubimit; punimet kadastrale te fondit pyjor;
eksperimentimin e skemave te mbjelljes dhe llojeve pyjore me rritje te shpejte ne pyllezime; projektime
veprash hidroteknike ne sistemimet malore; eksperimentime intesitetesh rrallimi, ne sherbim te riperteritjes
natyrore te pyjeve; vezhgimin ekologjik te pyjeve, etj, pa permendur ketu edhe zgjerimin e bashkepunimit
me institucione homologe te huaja.
Pjekuria shkencore dhe angazhimet akademike
Vit mbas viti, periudhe mbas periudhe, zgjerimi i institucionit dhe kerkesat per rritjen e nivelit te punes se tij
kerkimore-studimore, diktuan edhe kerkesa per ngritjen e nivelit shkencor te stafit te tij, ku ishte pikerisht
inxhinier Dalipi qe i pari udhehoqi me shembullin e tij vetjak. Ne kete kuader filloi te ravijezohet edhe
kurba shkencore, gjithmone e ne rritje e tij, fillimisht me studime dhe pune kerkimore, bazuar ne metodika
te plota shkencore, me pas me publikime dhe referime rezultatesh, kualifikime pasuniversitare, dhe se fundi
me ndermarrje punimesh shkencore, te cilat i dhane atij marrjen periodike te gradave dhe titujve shkencor,
me fillese Doktor i shkencave, Docent dhe se fundi Profesor.
Ne kete kualitet punimesh, nje merite te veante perben kontributi i tij si bashkeautor ne pergatitjen e hartes
se re Pyjore te Shqiperise, e shkalles 1:200.000, per te cilen atij si basheautor, ju akordua edhe mimi i
Republikes se shkalles se Trete.
Ne mes te studenteve dhe angazhimeve akademike

3
Rekrutimin dhe angazhimin, per shume vite, te Dalipit ne auditoret e Fakultetit te Shkencave si pedagog i
jashtem e ka perligjur, mbi te gjitha, vete niveli i arritur prej tij ne aspektin shkencor, duke vleresuar me kete
rast njohurite, qe ai ju afronte studenteve ne leksione te fushes se mbareshtrimit te pyjeve, dhe sidomos te
zonave te mbrojtura (duke qene edhe autor i skripteve per kete lende). Krahas mesimdhenies, i larmishem
edhe angazhimi, ne fakultet si: bashkeautor metodikash per tema shkencore te perbashketa; anetar i
forumeve shkencore dhe komisioneve te provimeve; udheheqes shkencor per disertant te ndryshem etj.

Copeza kujtimesh, midis qindra


te tjerave
Se fundi, si shume nga koleget e
tjere te tij, qe natyrshem kane
kujtime te veanta me te, ne keto
pak rrjeshta do te doja te sillja dy-
tre copeza, midis qindrave te tilla,
te cilat karakterizojne, secila prej
tyre, tipare te karakterit te tij:
Ne kohen kur filloi te zbatohej
projekti i Bankes Boterore per
pyjet, Dalipi ne krye te nje
grupi kolegesh pune, hartoi,
sipas nje metodike te re, projektin e mbareshtrimit te ekonomise pyjore Bize, qe do te merrej edhe si
projekt pilot, udherefyes per punimet e ardhshme te mbareshtrimit te dhjetra ekonomive te tjera te vendit
tone, me fondet e ketij projekti. Ne momentet e pergatitjes se udhezimit metodik, edhe pse i takonte roli
kryesor ne grupin e punes, te ngritur per hartimin e tij, e shmangin si pa kuptuar, dhe ai, duke mos patur
asnje lloj kompleksi dhe me zemergjeresine, qe e karakterizonte heshturazi u terhoq ne boten e tij te
brendshme, por edhe duke e vuajtur pak kete qendrim ndaj tij, ndonse me vone, fale nevojes qe paten per
te, do gje shkoi ne vendin e vete;
Kujtimi i dyte i takon nje te shtune shkurti te vitit 2004, kur shkuam per vizite ne Reshen, tek shtepia e
Nikolle Gjonit, nje tjeter shok i jone kursi, i cili vuante nga nje semundje e rende. E ngriti ne kembe
vizita e jone Nikollen e gjore, per disa ore nje atmosfere e gezueshme, e shoqeruar me copeza bisedash
mes shokesh te nje profesioni dhe ndonje gotez rakie etj, dhe sefundi largimi i permallshem, dhe
premtimi per tu ripare perseri. Por.....me pas, muajte e ketij viti te mbrapshte folen ndryshe, dhe
fatkeqesite nuk munguan te vine njera mbas tjetres, secila me peshen e vete te dhimbjes. Pa pritur ne
fillim Prilli ndroi jete Dalipi, ne fund Maji Nikolla, ne Dhjetor, nje tjeter shoku yne i kursit, Jorgji Katro,
dhe sefundi, 6 muaj me pas, po shoku tjeter i kursit, Zafer Ypi;
Nje dite para se ti nenshtrohej nderhyrjes kirurgjikale ne zemer, sebashku me disa shoke tjere, midis tyre
edhe me P.Xhemetikun, V.Dermanin e M.Diden, duke pire kafe tek lulishtja 1 maji, po na fliste me pasion
per dialogun qe kishte bere me kardiokirurgun, qe do ta operonte. Ne kohen qe ky i fundit i kishte thene
se nderhyrja ka x % siguri, Dalipi duke qeshur i ishte pergjigjur se edhe ne eksperimentet tona pyjore
punohet me te tille koefiienta, prandaj them se do gje do te shkoj mire. Dhe me te tilla shaka dhe
muhabete, ku tek ai verehej nje besim dhe kurajo per tu admiruar (te cilen pa dashur na e trasmetoi
edhe neve), e percollem me Piron deri tek shtepia, pa menduar se ato do te ishin te fundit aste te
shoqerimit me te, sepse te pasnesermen vdekja e befte e rrembeu..

4
Ky ishte Profesor Dalip HABILI, njeriu i dashur i familjes, te cilen e quante gjene me te shenjte; njeriu qe e
donte jeten, punen, koleget dhe shoqerine, me nje dashuri dhe respekt te pashoq; njeriu i cili edhe pse jeta i
afroi edhe poste, perkundrazi mbeti modest, i thjeshte por dhe kryelarte; njeriu te cilit pyjeve, i kushtoi jo
pak, por gati 40 vjet te jetes se Tij, prandaj dhe historia ne memorjen e saj te mirin Dalip dhe sektorin e
Pyjeve ska per ti ndare asnjehere, ashtu si dhe shume kolege tane te tjere, qe sot nuk jetojne me, dhe per te
cilet, ne te gjallet kemi obligimin moral per tu perkulur me
nderim dhe respekt te thelle, para figures se tyre.

Ilustrimi me foto;
Gjon Fierza,
Prill, 2017

You might also like