You are on page 1of 27

UNIVERSITETI PUBLIK I GJILANIT “KADRI ZEKA”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME
Lënda: Gjuhë shqipe

Përemri, kategoritë gramatikore (gjinia, lakimi, rasa, numri, trajta e veta)

MENTORI I LËNDËS: STUDENTJA:

Prof. Ass. Dr. Emin Krasniqi Lindrita Maloku

Gjilan, 2023

1
UNIVERSITETI PUBLIK I GJILANIT “KADRI ZEKA”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME
Lënda: Gjuhë shqipe

Titulli i punimit: Përemri, kategoritë gramatikore (gjinia, lakimi, rasa, numri, trajtat e veta)

Emri dhe mbiemri: Lindrita Maloku

Numri i amzës (ID Regjistri): 19021008

Niveli i studimeve: Baçelor

Drejtimi: Edukim fillor

Programi i studimit: Edukim fillor

Mentori i punimit: Prof. Ass. Dr. Emin Krasniqi

2
Ky punim u mbrojt më _________________ para komisionit vlerësues me
përbërje:

1. _____________________________ , kryetar/e

2. _____________________________ , anëtar/e

3. _____________________________ , mentor

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: ___________ ( ___ )

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. _____________________________, kryetar/e

2. _____________________________, anëtar/e

3. _____________________________, mentor

3
DEKLARATA E AUTORËSISË

Me anë të kësaj deklarate, unë Lindrita Maloku,deklaroj se ky punim është kryer personalisht
nga unë, duke ndjekur principet e deklaratës së ndershmërisë akademike. Unë gjithashtu
deklarojë se për të punuar këtë punim diplome kam përdorur literatura dhe burime të ndryshme
për të cilat janë të vendosura referencat.

4
FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE

Fillimisht falënderoj Zotin e Madhërueshëm që më dha mendjen, shëndetin dhe kurajën


për përfundimin e studimeve bachelor.
Falënderoj familjen time, të cilët në ditët më të vështira sakrifikuan që unë të kisha të
gjitha mundësitë të shkollohesha. U jam mirënjohëse gjatë gjithë jetës! Falënderim dhe
mirënjohje e veçantë për profesorët e mi të Fakultetit të Edukimit, "Kadri Zeka" në Gjilan,
komisionin vlerësues, veçanërisht mentorin profesor Emin Krasniqi, për përkrahjet, këshillat dhe
sugjerimet gjatë kryerjes së këtij punimi.
Një falënderim për kolegët e Fakultetit të Edukimit për bashkëpunimin gjatë kohës së
studimeve dhe të gjithë atyre të cilët në forma të ndryshme kontribuan në ngritjen time
akademike.
Faleminderit të gjithëve!

5
Përmbajta
Abstrakt.......................................................................................................................................................8
1. Përemri................................................................................................................................................9
1.1 Klasifikimi i përemrave....................................................................................................................11
2. Përemri vetor.........................................................................................................................................12
2.1 Gjinia, numri dhe funksioni i përemrave vetorë..............................................................................12
2.2. Lakimi i peremrave vetorë..............................................................................................................13
2.3. Trajtat e shkurtra të përemrit vetorë..............................................................................................14
3. Përemri vetvetor...................................................................................................................................15
4. Përemri dëftor.......................................................................................................................................16
4.1. Funksionet e përemrave dëftorë....................................................................................................17
5. Përemri lidhor........................................................................................................................................18
6. Përemri i pacaktuar...............................................................................................................................19
6.1 Klasifikimi i përemrave të pacaktuar................................................................................................19
6.2 Drejtshkrimi i përemrave të pacaktuar............................................................................................21
7. Përemri pronor......................................................................................................................................22
7.1 Lakimi i përemrave pronorë............................................................................................................23
8. Përemri pyetës......................................................................................................................................24
8.1. Format e përemrave pyetës...........................................................................................................24
8.2. Funksionet e përemrave pyetës.....................................................................................................25
Përfundimi.................................................................................................................................................26
Literatura...................................................................................................................................................27

6
Hyrje

Të studiosh një gjuhë si mjet komunikimi në një epokë të caktuar do të thotë të studiosh
strukturën e saj, rregullat sipas te cilave fjalët lidhen ndermjet tyre ne procesin e komunikimit.
Norma e gjuhës letrare nuk ka karakter absolut të përhershëm. Me zhvillimin e shoqerisë
njerëzore zhvillohet dhe gjuha si mjet i saj për marëveshje. Gjatë zhvillimit ajo pëson ndryshime
trajtash dhe fjalësh, prandaj krahas ndryshimeve gjuhësore pëson ndryshime edhe norma
letrare.
Ky punim i kushtohet atyre që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes së
sotme dhe ta perdorin gjuhën shqipe në mënyrë të saktë e në përputhje me normën e sotme
gjuhësore.
Pra, kemi synuar të përgatitim një punim të dobishëm për përemrin si pjesë e ndryshueshme e
ligjeratës, për gjininë e përemrit dhe rasën e përemrit, dhe atë të gjitha të përgatitura nëpërmes
ilustrimeve duke u munduar kështu që ky punim të jetë më tërheqës për lexuesin.

7
Abstrakt

Periudha e mësimit klasor, është një bazë e rëndësishme për përvetësimin e shumë njohurive nga
nxënësit, në orientimin, përcaktimin profesional që dëshirojnë të realizojnë në të ardhmen, pasi
që pikërisht kapaciteti dhe prirjet për angazhim në këto moshë janë më të larta.
Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të ndryshëm, arrita të
përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e këtij punimi.
Kemi analizuar detaje të ndryshme nga gjinitë e përemrit, kategoritë gramatikore të
numrit, tipet e lakimit.
Punimi si tërësi ka për qëllim që të trajtoj përemrin, klasifikimin e përemrave.
Përmes këtij punimi synimi im ka qenë të jap një ide të përgjithshme për përemrat dhe rolin e
tyre në gjuhën shqipe.

8
1. Përemri

Përemri është fjalë treguese, pjesë e ligjeratës që tregon në mënyrë të përgjithshme frymore,
sende, tipare ose sasi të pacaktuar frymorësh e sendesh. Pra:
Përemrat janë fjalë që zëvendësojnë emrat, që si të thuash janë përfaqësues të tyre në fjali. p.sh.

Beni vështronte me admirim amfiteatrin.


Ai vështronte me admirim amfiteatrin

Përemrat, të marrur në tërësi, kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës,
por disa nuk i kanë të gjitha këto kategori e disa te tjera janë krejt të pandryshueshëm.1
Këto kategori gramatikore janë të kushtëzuara nga kategoritë e fjalëve qe përcaktojnë ose
përfaqësojnë, prandaj përemrat përshtaten në gjini, numër dhe rasë me ato fjalë. 2
Përemrat zakonisht përdoren në të gjitha funksionet në të cilat përdoren edhe emrat, si
kryefjalë, kundrinor, rrethanor:
 kryefjalë: Ai dukej i mrekullueshëm;
 kundrinor i drejtë: Djemtë e vështronin atë me admirim;
 kundrinor i zhdreitë pa parafjalë: Amfiteatri u la atyre mbresa të pashlyeshme;
 kundrinor i zhdrejtë me parafialë: Edhe mësuesi ishte i një mendimi me ta;
 rrethanor: Te ne (në lagjen tonë) ka një defekt në kabinën elektrike.

1
Mr.sc. Musa Nushi ,Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, 1998, faqe 123.
2
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 67.

9
Disa përemra përdoren pa emra, pra, në vend të emrave, kurse disa te tjerë përdoren bashkë me
emra, për t’i përcaktuar ata.
a) pa emra.
- Ky është nxënës i zellshëm.
- Kjo është nxënëse e zellshme.
- Njëri hyri, tjetri doli.
b) me emra:
- Ky nxënës lexon shumë.
- Kjo vajzë lexon bukur.3

33
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Shkodër, 2002, faqe 75.

10
1.1 Klasifikimi i përemrave

Sipas funksionit që kryejnë dhe sipas kuptimit që kanë përemrat ndahen në këto grupe:

Klasifikimi i përemrave

Përemrat Unë, ti, ai (ajo).


Vetorë Ne, ju, ata (ato)

Përemrat
vetvetorë Vetja, vetvetja

Përemër Ky, kjo, këta, i këtillë, e këtillë, të


dëftor Këtillë, të këtilla, ai, ajo, ata, ato, i
Atillë, e atillë, të atillë, të atilla

Përemër
Që, i cili, e cila, të
lidhor
cilët, të cilat

Përemra të
Dikush, ndokush, të gjithë, gjithkush
përcaktuar
kushdo, kush, në, ndonjë, ndonjëri,
askush, asnjë, asgjë, etj

Përemër
pronorë Im, ime, yt, jote, i tij, e saj, imja,
jona,
jotja, i juaja, e tija etj.

Përemër
pyetës Kush, i cili, cilat, ç’farë, sa, i sati etj.

11
2. Përemri vetor
Janë përemrat vetorë (personalë) fjalët që tregojnë vetat (personat) që flasin, me të
cilët flasim a për të cilët bëhët fjalë.4
Në gjuhën shqipe përemrat vetor janë fjalët: unë, ti, ai, (ajo), ne, ju, ata (ato).
Përemrat vetorë kanë tri veta:
a) Vetën e parë (unë, ne): personin ose personat që flasin (folësin);
b) Vetën e dytë (ti, ju): personin ose personat me të cilët flasim (bashëkfolësin);
c) Vetën e tretë ai, (ajo), ata (ato): qenien ose sendin për të cilët flasim (një të tretë, që nuk
është as folësi, as bashkëfolësi). 5

2.1 Gjinia, numri dhe funksioni i përemrave vetorë


Përemrat vetorë kanë gjininë e emrave që ata zëvendësojnë. Por tek përemrat unë, ti, ne,
ju ndryshimi i gjinisë shfaqet në përshtatjen e mbiemrave.
Unë jam i lumtur. Unë jam e lumtur.
Ju jeni të lumtur. Ju jeni të lumtura.
Për secilën nga të tri vetat, përemri vetor ka forma të veçanta për numrin njëjës dhe për
numrin shumës:
Në vetën e parë dhe në vetën e dytë, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrin shumës,
përemri vetorë ka të njejtën formë për të dy gjinitë:
Unë -› edhe për një folës mashkull, edhe për një folëse femër;
ti -› edhe për një bashkëfoles mashkull edhe për një bashkëfolës, femër;
ne -› për një grup njerëzish që mund të jenë edhe meshkuj, edhe femra
dhe ku perfshihet patjetër folësi;
ju -› për një grup njërezish që mund të jenë edhe meshkuj, edhe femra
dhe ku perfshihet patjetër edhe bashkëfolësi.
Por në vetën e tretë, si në njejës, ashtu edhe në shumës, përemri vetorë ka forma të
veçanta për gjini të ndryshme:
Ai dhe ata për gjininë mashkullore; ajo dhe ato për gjininë femërore.

4
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 69-70
5
Grup autorësh, Gjuha shqipe, Prishtinë, 2001 faqe 73-74

12
Përemri vetor mund të kryej funksione të ndryshme në fjali : kryefjalë, kundrinor (i drejtë, i
zhdrejtë me dhe pa parafjalë), madje dhe rrethanor sipas funksionit, merr forma të ndryshme
rasore (si kryefjalë, në rasën emërore; si kundrinor i drejtë, në rasën dhanore; si kundrinor i
zhdrejtë me parafjalë, në rasët emërore, kallëzore, rrjedhore, i shoqëruar). 6
Si kryefjalë përdoret më shpesh përemri vetor i vetës së tretë.
Përemrat vetor: unë, ti, ne, ju, të vetës së parë dhe të dytë, përdorën si kryefjalë më rallë, atëherë
kur duam të theksojmë pikërisht kryefjalën ose kur duam të krijojmë kundervënie:
p.sh:
Unë e dorëzova i pari provimin.
Unë e dorëzova i pari, jo ai (theksim dhe kundervënie)

2.2. Lakimi i peremrave vetorë

Njejës Shumës
Ve.I Ve.II Ve.III Ve.I Ve.II Ve.III
Em. unë ti ai ajo ne ju ata ato
Gj. - - atij i asaj - - i tyre i atyre
Dh. mua, më ty, të atij, (i)asaj,i neve, na juve, ju atyre,u atyre,u
K. mua, më ty, të atë(të)e atë(të)e ne, na ju, ju ata(ta)i ato(to),i
Rr. meje teje atij(tij) asaj(saj) nesh jush atyre(tyre) atyre(tyre)

Siç shihet nga tabela, në rasat dhanore e kallëzore përemrat vetorë kanë një trajtë të plotë
dhe një trajtë të shkurtër, përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë nuk përdoren në rasën
gjinore. Në të tria vetat përemrat vetorë kanë njëjës dhe shumës.

6
Prof.Dr.Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 70

13
2.3. Trajtat e shkurtra të përemrit vetorë

Gjatë lakimit në rasën dhanore e kallëzore, përemrat vetorë kanë, veç trajtave të plota, edhe trajta
të shkurtra. Trajtat e shkurtra shërbejnë për të shprehur kundrinorin e drejtë dhe kundrinorin e
zhdrejtë pa parafjalë dhe përdoren vetëm ose krahas trajtave të plota:

A i dhe atij?
Nuk i thashë.
Rasa Rasa Trajtat e Fjali me trajta të
Dhanore kallëzore bashkuara bashkuara
më + e = ma Ma dha fjalën
të + e = ta Ta dha fjalën
i + e = ia Ia dha fjalën
na + e = na e Na e dha fjalën
ju + e = jua Jua dha fjalën
u + e = ua Ua dha fjalën
më + i = m’i M’i pa shokët
të + i = t’i T’i pa shokët
i + i = ia Ia pa shokët
na + i = na i Na I pa shokët
ju + i = jua Jua pa shokët
u + i = ‘ua Ua pa shokët

Shënime. Te trajat e shkurtra më, të, -ë-ja fundore bashkohet (shkrihet) në trajten e shkurtër e
dhe këtu japin - a ( ë + e = a: më + e = ma: të + e = ta). Por sipas analogjisë kemi: i + e = ia ose
i + i = ia. Po kështu kemi edhe: ju + e=jua ose ju+i= jua 7

7
Mr. sc. Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, 1998, faqe 127

14
3. Përemri vetvetor

Përemri vetvetor është ai lloj përemri që tregon personin i cili në një fjali të caktuar
përfaqëson njëkohësisht atë që e kryen dhe atë që e pëson një veprim:8
I dhimbset vetja.
Si përemra vetvetor në gjuhën shqipe shërbejnë fjalët vetja dhe vetvetja.
Përemri vetvetor përdoret me kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri:

Ç’thua more, je në vete ti apo jo?


Zakonisht vetvetori për të treguar persona. Për të treguar sende ai përdoret mjaft rallë: p.sh.
Valët e lumit kishin marrë me vete gjithçka.9
Vetvetori nuk ka forma të veçanta për të dalluar gjininë.
Ai nuk ka as forma të veçanta per të dalluar numrin shumës. Megjithatë, vetvetori mund të
përdoret edhe për frymorë a send në shumës për të tria vetat:
Mund ta shpëtojmë vetën.
Ato nuk e lavdërojnë veten
Vetvetori përdoret pothuaj se në të gjitha funksionet e emrit. Ai lakohet si emrat e gjinisë
femërore në trajtë të shquar të njejësit:
E. Vetja - vetvetja
Gj. i(e) vetes - i(e) vetvetes
Dh. Vetes - vetvetes
K. veten (me vete) - vetveten (me vetvete)
Rr. Vetes – vetvetes

4. Përemri dëftor

8
Mr.sc.Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, 1998, faqe 127
9
Prof.dr.Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 72

15
Përemrat dëftorë shërbejnë për të treguar frymorë, sende a dukuri që ndodhen afër ose larg
folësit.

Përemrat dëftorë janë:10


Për afër

ky, kjo këta, këto i këtillë, e këtillë,


të këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të
tillë, të tilla

Për larg ai, ajo, ata, ato,


i atillë, e atillë, të atillë, të atilla

Përemrat dëftorë me vete ose të shoqëruar me emra: ai djalë, ajo vajzë, ata
burra, ato gra etj.
Përemrat: ky, kjo, ai, ajo, kanë kuptimin e përgjithshëm të të treguarit a të
dëftuarit të sendit.
Edhe përemrat: i (ke) tillë, i (a) tillë, që u ngjajnë shumë mbiemrave nga
ndërtimi, tregojnë tiparet e sendeve e të frymorëve.
Shpesh përemrat ky, kjo shoqërohen nga ndajfolja e vendit këtu dhe përemrat
ai, ajo nga ndajfolja e vendit atje:
Ky këtu është me i ngathët se ai atje.
Trajtat e shumësit janë: këta, ata për gjininë mashkullore: këto, ato për
gjininë femërore.

Lakimi i dëftorit ky

10
Shaban Demiraj, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1971, faqe 73

16
Njejës shumës
Mashkullore femërore mashkullore femërore
E. ky kjo këta këto
Gj. i këtij i kësaj i këtyre i këtyre
Dh. Këtij kësaj këtyre këtyre
K. kete këtë këta këto
Rr. Këtij kësaj këtyre këtyre

Dëftorët: i ketillë, i atillë, i tillë janë dëftorë të gjinisë mashkullore. Gjinia femërore e tyre
formohet nga gjinia mashkullore me kthimin e nyjës së përparme i në e:
i këtillë - e këtillë - i atillë, e atillë - i tillë, e tillë.
Shumësi për gjininë mashkullore bëhet duke ndërruar nyjën e përparme i në të:
i këtillë - të këtillë, i atillë - të atillë, i tillë - të tillë.
Kurse dëftorët e gjinisë femërore në shumës, përveç ndërrimit të nyjës e në të,
marrin dhe mbaresën a
e këtillë - të këtilla, e atillë - të atillë, e tillë - të tillë.

4.1. Funksionet e përemrave dëftorë


Përemrat dëftorë mund të jenë kryefjalë, kundrinorë të drejtë, kundrinorë të zhdrejtë.
• kryefjalë: Këta janë vërtet të shkathët:
• kundrinorë i drejtë: Ai i sheh ata atje?
• kundrinorë i zhdrejtë: Këtij i duhen bërë të gjitha nderët.11

11
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e Gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 73-74

17
5. Përemri lidhor

Fjalët që, i cili (e cila), të cilët (të cilat) tregojnë frymorë a sende, zënë vendin e emrave
të tyre dhe njëherazi i lidhin ata me nje fjali të varur.
Keto fjalë quhen përemra lidhorë.
Gjatë përdorimit përemri që nuk pëson fare ndryshime. Pra nuk lakohet. Ai ka një trajtë të
vetme për të dy ginitë, për të dy numrat, dhe për të gjitha rasat. p.sh.
Nxënësi, që erdhi, ishte vëllai im.
(ginia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore).
Vajza që takova në rrugë ishte motra e Bardhit.
(gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore).12
Përemrat lidhorë i cili, e cila të numrit njëjës kanë gjini: i pari - mashkullorë,
kurse i dyti - femërore. Po këto përemra kanë edhe numrin shumës - të cilët
(gjinia mashkullore) - të cilat (gjinia femërore).13
Përemri lidhor i cili, në varësi të funksionit që kryen në fjali, ndryshon formë
edhe gjatë lakimit.

Gjinia mashkullore Gjinia femërore


Rasat njëjës shumës njëjës shumës
Emërore i cili të cilët e cila të cilat
Gjinore i,e të cilit i.e të cilëve i,e së cilës i,e të cilave
Dhanore të cilit të cilëve së cilës të cilave
Kallëzore të cilin të cilë të cilën të cilat
Rrjedhore (prej)të cilit (prej)të cilëve (prej) së cilës (prej) të cilave

12
Po aty
13
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 75

18
6. Përemri i pacaktuar
Përemri i përcaktuar tregon frymorë a sende në menyrë të pacaktuar ose sasi të pacaktuar
frymorësh a sendesh.
Përemra të pacaktuar janë: kush, dikush, një, ndonjë, ndonjëri, njëfarë, askush, asnjë,
asgjë, diçka, çdo, secili, tjetër, njëri - tjetri, shumë, pak, ca, disa, gjithë, gjithfare etj.
Disa përemra të pacaktuar tregojnë frymorë: kush, dikush, njëri, etj. Disa sende: gjë, diçka
etj. , disa të tjerë mohojnë një frymorë a një send: askush, asgjë, asnjë etj., por të gjithë i
bashkon kuptimi i tyre i pacaktuar.
Nga pikëpamja morfologjike përemrat e pacaktuar ndahen në përemra:
a) ndryshueshëm: kush, dikush, njëri, secili etj.
b) dhe të pandryshueshëm: një, gjë, çdo etj.
Shumica e përemrave të pacaktuar mund të përdoren në funksione të ndryshme sintaksore,
si, kryefjalë, kundrinorë, rrethanorë të ndryshëm. Kur janë të shoqëruar me emra, perdoren si
percaktorë.
• Si kryefjalë: Askush nuk u përgjigj.
• Si kundrinor i drejtë: Nuk tha asgjë.
• Si kundrinor i zhdrejtë: Askujt nuk i pëlqen mendimi yt.
• Si rrethanor: E kam parë te dikush këtë djalë.

6.1 Klasifikimi i përemrave të pacaktuar


Përemra të pacaktuar që tregojnë (a mohojnë) një frymor në mënyrë të pacaktuar janë:
kush, dikush, se kush, ndokush, njëri, askush, asnjëri.
Përemri, kush ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës, ai përdoret kryesisht në emërore dhe
dhanore:
Mos i thuaj kujt.
Më të perditshëm janë përemrat dikush, ndokush, të cilët përdoren në rasën gjinore,
kallëzore e rrjedhore:
Vajza që rrinte në dritare, dikë më kujtonte.14

Përemrat që kanë kuptim mohor, mohojnë një frymor a një send të të percaktuar janë:
askush, asnjëri, asgjë, hiçgjë, kurrgjë, asgjësend, gjë.
14
Prof. Dr.Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002 faqe 77

19
Përemrat gjë përdoren vetëm nepër fjali mohore e pyetëse, si edhe në pjesë të nënrenditura
kushtore:
Unë i di këto punë, ti nuk di gjë.
Përemra të pacaktuar që tregojnë edhe frymorë, dhe sende të përcaktuara janë: njëri,
ndonjë, ndonjëri, njëfarë. Përemrat njëri dhe ndonjëri kanë kategorinë gramatikore të gjinisë
dhe rasës.
Përemrat të pacaktuar që tregojnë elemente të një grupi të marrë veç e veç janë: secili,
githsecili, gjithkush, kushdo, cilido.
Përemrat secili, gjithsecili dhe cilido kanë kategorinë gramatikore të gjinisë dhe rasës kurse
kushdo e gjithkush kanë vetëm kategorinë gramatikore të rasës.
Përemri i pacaktuar që tregon një frymor a send në pergjithësi është tjeterkush, ky përemër
ka vetem kategori gramatikore të rasës.
Përemrat e pacaktuar që tregojnë një sasi të pacaktuar frymorësh a sendesh janë: ca, disa,
pak, një palë, shumë, aq etj.
Përemrat e pacaktuar që tregojnë sende të çdo lloji janë: githfarë, gjithlloj, lloj - lloj,
çfarëdo.
Ata tregonin gjithfarë ngjarjesh të bukura15

15
Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Shkodër, 2000 faqe 90

20
6.2 Drejtshkrimi i përemrave të pacaktuar

Përemrat e pacaktuar gjithçka, githkush, kurrfarë, kurrgjë, shumëkush, dikush, asnjë,


asnjëri, cilido - shkruhen si një fjalë e vetme.
Përemrat e pacaktuar njëri - tjetri dhe shoqi - shoqin shkruhen me vizë në mes. Përemrat e
pacaktuar qe kanë si pjesë të parë fjalët giithë ose kurrë (gjithkush, githsecili, kurrkush etj.) nuk
shkruhen me - ë - në fundore te këtyre fjalëve.

21
7. Përemri pronor

Përemrat pronorë zëvendësojnë ose përfaqësojnë një emër të përmendur më parë, duke treguar se
kujt i përket objekti i emërtuar nga emri p.sh.
I kujt është ky libër? - Imi
Përemrat pronorë kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit, dhe rasës. Përemrat pronorë të
giinisë mashkullore, kur perdorën me vete në numrin njëjës kanë mbaresën - i: imi, yni, yti,
juaji, i tij, i sajë, i tyre.
Përemrat pronorë të gjinisë femërore kanë mbaresën - a, imja, jona, jotja, juaja, e tija, e saja.
Në numrin shumës të githë përemrat kanë mbaresën - t (ë) dhe disa prej tyre nyjën e përparme të:
të mitë, të miat, tanët, tonat, të tutë, të tuat, tuajt, tuajat, të sajtë, të tijat, ...

Përemrat pronorë kanë dy lakime të veçanta:


 Kur përdoren me vete: imi, e timit, timit, timin, etj.
 Kur përdoren si përcaktues të emrave: libri im, i,e librit tim, librit tim etj16

16
Prof.dr.Bahri Beci Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 71-80

22
7.1 Lakimi i përemrave pronorë

Përemrat pronorë kur përdoren si përcaktues të emrit, lakohen si vijon:

Veta e parë njejës


Rasa gjinia mashkullore gjinia femërore
Em. djali im vajza ime
Gjin I,e djalit tim I,e vajzës sime
Dha djalit tim vajzës sime
Kall djalin tim vajzën time
Rrje. djalit tim vajzës sime

Veta e parë shumës


Rasa gjinia mashkullore gjinia femërore
Em. Djemtë e mi vajzat e mia
Gjin I,e djemve të mi I,e vajzave të mia
Dha Djemve të mi vajzave të mia
Kall Djemtë e mi vajzat e mia
Rrje. Djemve të mi vajzave të mia17

17
Prof.dr.Bahri Beci Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002, faqe 87

23
8. Përemri pyetës
Përemra pyetës quhen ato fjali që shërbejnë për të pyetur për njerëz, kafshë e për sende.
Përemra pyetës janë: kush, cili, çfarë, sa, i sati, me se.18
Duke i vështruar nga veçoritë gramatikore, përemrat pyetës mund të ndahen në tri grupe:
• Përemra pyetës që kanë kategorine gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të
rasës: cili, i sati.
• Përemrat pyetës që kanë kategorinë gramatikore të rasës kush, dhe sa:
• Përemrat pyetës që s'kanë asnjë kategori gramatikore: ç', çfarë dhe se.

8.1. Format e përemrave pyetës


Përemrat pyetës: cili - i sati - kush - sa, ndryshojnë formë sipas rasave, në varësi të funksionit që
kryen në fjali.
Përemri pyetës cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë a sende. Ai mund të përdoret edhe
me emër. P.sh.19 Në qoftë se pyesim:
Cili erdhi?
Përemri pyetës kush përdoret për të pyetur vetëm për njerëz. Ai nuk shoqërohet asnjeherë me
emra gjithashtu përemri pyetës kush përdoret vetëm në numrin njejës, pra thuhet:
Kush erdhi? Dhe jo kush erdhën?
Përemri pyetës sa përdoret për të pyetur për frymorë ose sende dhe ka vetëm kategorinë
gramatikore të rasës: emërore/kallëzore: sa; gjinore: i save; dhanore – rrjedhore; save. p.sh.
Sa erdhëm? Prej sa vetave ka marrë përgjigje?
Përemrat pyetës: ç; çfarë përdoret gjithnjë në të njejtën formë, pavarësisht nga funksioni që
kryejnë;
Ç'solle sot
Pas përemrit pyetës ç' përdorët gjithmonë apostrofi.
Përemri pyetës se perdorët vetëm i shoqëruar me parafjalë me se, nga se,
për se: Me se do të na gëzoni ?

18
Prof. dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2002 faqe 81-82
19
Prof. dr. Bahri Beci, Shkodër, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Shkodër 2000, faqe 88

24
8.2. Funksionet e përemrave pyetës

Përemrat pyetës kanë gjithmonë një funksion në raport me foljen ose me një fjali tjetër të
fjalisë pyetëse. Ata mund të jenë: kryefjalë, percaktorë, kundrinor.

• Si kryefjalë - Kush erdhi?


• Si kundrinoj i drejtë - Cilin do të ndihmosh?
• Si përcaktor - Cilën vajzë zgjodhe për të recituar?20

Përemrat pyetes lakohen sipas kësaj pasqyre:

Rasa Gjinia Gjinia Gjinia Gjinia


mashkullore femërore mashkullore femërore
Em. cili cila cilët cilat
Gji. i,e cilit i,e cilës cilëve cilave
Dhan. cilit cilës cilët cilat
Kall. cilin cilën cilët cilat
Rrj. cilit cilës cilëve cilave

20
Prof.Dr.Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Shkodër 2000, faqe 88-89

25
Përfundimi

Në këtë punim vëmendje kryesore u kushtohet përemrave dhe kategorive gramatikore të


tyre, duke marrë kështu ky punim një karakter morfosintaksor.

Duke pasur parasysh nevojat dhe kërkesat e mësimdhënësve, jemi përpjekur që këtij punimi t’i
japim një karakter sa më praktik; për këtë qëllim, atje ku na është dukur më e veojshme, kemi
vënë edhe shembuj konkret në përputhje me normat e drejtshkrimit të shqipës së sotme.

Janë analizuar detaje të ndryshme nga gjinitë e përemrit, kategoritë gramatikore të numrit,
katergoria gramatikore e rasës, tippet e lakimit etj.
Mendoj se kjo përmbledhje për përemrat dhe kategoritë e tij nuk do ti plotësoj në përgjithësi
kërkesat e mësimdhënësve, por është një punim që nxit ata për të hulumtuar materiale të
ndryshme.

26
Literatura

1. Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, “Libri shkollor” Prishtinë, 2002

2. Prof. Dr. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës për të gjithë, “Camaj-Pipa” Shkodër ,2000

3. Mr.sc. Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, “Lumbardhi”, Prizeren, 1998

4. Mr.sc Musa Nushi e Riza Brada‚ Gramatikë e gjuhës shqipe, “Rilindja” Prishtinë 1975

5. F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, E. Hysa, E. Likaj, Gramatika e gjuhës shqipe,


“Maluka”, Tiranë 2002

27

You might also like