You are on page 1of 3

Gjuha jones sa e mire

Sa e embel sa e dlire….

Arsiola. Ishin keto disa nga vargjet e bilbilit te gjuhes shqipe,Naim Frasherit qe erdhen permes kenges
se interpretuar nga nxenesit HERMES PAJA ,NOEL SENJA DHE GRUPI I KORIT.

Erti .Sa emocion percjellin keto vargje ,gjuha eshte pasqyra me e gjalle e nje kombi dhe e kultures se
tij.Nje mendimtar I lashte ka thene: ai qe flet dhe njeh shume mire gjuhen e vet vlen me shume se ai qe
pushton nje qytet, pra gjuha mban gjalle nje komb.

Iris .Jeni pikerisht ju, mesuesit tane duke filluar nga mesuesja e parashkollorit e deri te mesuesit e
ciklit te larte qe na mesoni ta shkruajme dhe lexojme bukur gjuhen shqipe. Ju qe cdo dite hapni dyert e
dijes per ne , hapni zemren tuaj per te na futur edhe ne aty, mes njerzve tuaj te dashur.

Sot eshte dita juaj mesues,kemi nderin dhe kenaqesine qe sot tju bejme te ndjeheni sadopak te lumtur,
sikurse ju beni cdo dite per ne .

Arsiola.E ku ka me bukur se te ndodhesh mes nje atmosfere festive kaq te ngrohte ,mes jush mesuesit
tane me te mire,mes luleve ,simbolit te festes suaj. Emocione pa fund ndiej teksa ju kam perballe dhe
me duket sikur fjalet qe do them jane te pamjaftueshme per te shprehur mirenjohjen dhe vleresimin per
ju.

Erti.Sot eshte 7 Marsi dita me e rendesishme per arsimin shqip, dita kur u hap shkolla e pare shqipe ne
qytetin e Korces,pikerisht ne 7 Mars 1887 . Nje urim zemre ne kete dite per te gjithe ju mesuesit tane
me te mire :Gezuar festen e 7 Marsit!

Iris.Viti 2024 eshte shpallur viti I gjuhes shqipe nga ministria e arsimit dhe e sportexve ,ndaj eshte
detyrim moral per te gjithe ne ta njohim,flasim shkruajme dhe trashegojme gjuhen tone te bukur shqipe
te cilen na e keni mesuar me pasion e dashuri ju mesuesit tane te shtrenjte

Arsiola.Nje armate e tere mesuesish e drejtuesish kane kontribuar ne arsimimin e brezave ne shkollen
tone ndaj sot ndiejme detyrim moral ti kujtojme ata dhe tju urojme atyre kudo qe jane.Gezuar festen e 7
Marsit, .

Iris.Njekim nxenesit Hena Veshaj,ARKES NANUSHI,MEGI KOLA, JASMINA DALIPI, Musta ,Kejsan Pisha
me poezi kushtuar mesuesve dhe gjuhes shqipe.

Erti. Dhe me pas ndjekim nxenesit e klases se 7 dhe te 8 te shkolles sone te cilet vijne tju pershendesin
me nje kercim modern.

Arsiola.I mirpresim ne skene

ARSIOLA. Vitet ikin pa kuptua , shume nxenes mbarojne shkollen nentevjecare dhe rrugetimi I tyre
vazhdon ne nje sistem tjeter arsimor,por me mesuesit nuk ndodh e njejta gje .Ata vijne me nje mission
shume te rendesishem ne jete,mesimi dhe edukimi I brezave.dhe pas ketij kapitulli nje kapitull iri nis ne
jeten e tyre.
ERTI.Festa e 7 marsit festohet njehere ne vit dhe kjo feste per ndonje nga mesuesit e shkolles sone
mund te jete drejt pragut te mbylljes se misionit fisnik te mesuesit,ndonese viti shkollor akoma nuk ka
perfunduar.Le te sherbeje ky 7 mars sin je moment parapergatitor per nje periudhe qe do te vije se
shpejti dhe qe konsiderohet si shperblim per perpjekjet e bera gjate viteve te punes te ngarkuar me
pergjegjesi.

IRIS.Per te kuptuar me mire se per cilin mesues behet fjale,Ndjekim nje video –montazh me disa
momente te rendesishme ne shkolle dhe opinione te mesuesve per kolegun e tyre.

Nje nxenes I jep nje tufe me lule professor Mondit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

IRIS.Ftojme ne skene nje djale I cili deshiron qe te beje nje urim te vecante per mesuesen dhe per
nenen e tij per sakrificat dhe perkushtimin e tyre ne shkollimin dhe edukimin e tij.

Erti.Ftojme nxenesin Sali ….

Arsiola. Dhe me pas kengen .Dua e sjell per ju nxenesja Hena Veshaj

Erti.Presidentja e shkolles vjen tju pershendese ne emer te gjithe nxenesve te shkolles sone.

(Vanesa: urimi im nuk mbaron ketu.Ndiqni videomontazhin)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- .

ARSIOLA.Ftojme drejtorin e shkolles per te dhene urimin e tij per gjithe mesuesit e stafit pedagogjik qe
ai drejton.

STIVEN I JEP LULE DREJTORIT

Iris. Dhe me pas ndjekim kengen :”7 Marsi erdhi serish” kenduar nga nxeneset Lila SULA dhe Megi
Kola

Arsiola .Nuk jam thjesht ketu per per te prezantuar kengen e radhes, por si nje nxenese e klases se 9 dhe
ne emer te gjithe nx te klasave te nenta, dua tju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet tona per
mbeshtetjen qe na keni dhene per 9 vite.

Arsiola lexon dedikimin per mesuesit.

Iris.Per gjithe dashurine e treguar ndaj tyre , nxenesit e klasave te nenta ,duke qene se kete vit
finalizojne studimet ne arsimin e mesem te ulet dhe per pak kohe do largohen nga shkolla jone ,kishin
deshire tju pershendesnin me ME VALSIN LOVE STORY.

Erti. I NDJEKIM

(Valsi)----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

ERTI.Arsimi eshte arma me e fuqishme e cdo kombi.Padituria e ben njeriun qesharak dhe te pavlefshem
per shoqerine.
Iris.Kete do na e tregojne me se miri nxenesit e klases se 6 Jasmina Dalipi,Noel SENJA dhe Manuel Kupi
me interpretimin e nje pjese nga komedia e Molierit “Borgjezi fisnik “.I ndjekim.

Iris. Ne jemi femije qe integrohemi shume shpejt me idete novatore,por jemi njohes dhe percues
shume te mire te traditave tona.Ndjekim nje valle popullore me motive veriore interpretuar nga
nxenesit e klasave te nenta e te teta.

Vallja

Ky ishte programi qe kishim pergatitur enkas per ju mesues te dashur

Arsiola Edhe njehere ju urojme nga zemra

Gezuar 7 Marsin!

Ne sfond muzika e filmit kur xhirohej nje film.

You might also like