You are on page 1of 215

Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

KUJTIMI PËR NJË


GJENERATË

Monografi për Nxënësit e


Shkollës Normale të Prishtinës,
Gjenerata 1956 - 1961

(Në 50-vjetorin e diplomimit)

1
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

2
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

KUJTIMI PËR NJË


GJENERATË
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës,
Gjenerata 1956 - 1961

(Në 50-vjetorin e diplomimit)

Prishtinë,
Maj 2011

3
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Adil FETAHU & Mehmet ÇUNAKU:

KUJTIMI PËR NJË GJENERATË

Këshilli Botues:
Adil Fetahu
Isa Bajçinca
Kadrije Ramadani-Dauti
Mehmet Çunaku
Xhelil Rama

Përpunimi kompjuterik: dhe korrektura:


Arben A. Fetahu

Redaktor gjuhësor:
Isa BAJÇINCA

Dizajni i ballinës:
Mentor Lutolli

U shtyp në shtypshkronjën:
TREND

Tirazhi:
300 copë

Botimin e financoi:
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

4
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

“Le ta dijnë të gjithë se mësojësit do t’i bajnë ma


të madhin shërbim Atdheut e kombit tonë e se nuk
ka mjeshtri ma e ndershme e ma e dobishme se ajo
e mësimit”. (Luigj Gurakuqi)

HYRJE

Të shkruash monografi për një gjeneratë të nxënësve të


Shkollës Normale të Prishtinës, sado e veçantë të jetë ajo, nuk
mund t’i shmangesh detyrimit për t’i paraprirë me një historik
të përgjithshëm, sado të shkurtër, të Shkollës Normale. Jo për
t’ua rikujtuar ish-normalistëve të asaj Shkolle, sepse ata nuk e
harrojnë kurrë shkollën e tyre, veçse për t’u dhënë një
informacion lexuesve të tjerë për historinë e përgjithshme,
relativisht të shkurtër, po shumë të rëndësishme, të bujshme e
të veçantë të Normales së Prishtinës.

Ata që kanë lexuar dhe kanë njohuri për historinë e Normales


së Elbasanit, do të mund të bëjnë shumë krahasime e të gjejnë
shumë ngjashmëri midis këtyre dy shkollave, ndonëse kanë
funksionuar në vende, në kohë, në sisteme e në kushte të
ndryshme. Të dyja këto institucione arsimore, pedagogjike e
kulturore kishin rëndësi kombëtare. Të dyja qenë hapur e
kishin vepruar në kushte të okupimit të vendit nga okupatorë të
huaj, të cilët kishin ngjeshur heshtat dhe bënin çmos për të
penguar hapjen dhe punën e tyre. Të dyja në fillim kishin
vështirësi për të tubuar e regjistruar nxënës, për të siguruar
kuadrin mësimor, tekstet dhe lokalet e punës për shkollë e për
konvikt. Të dyja përgatitën mësues për të gjitha trevat
shqiptare. Nxënësit e të dyjave më vonë u bënë mësimdhënës

5
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

të zellshëm, madje edhe në vetë ato shkolla ku më parë kishin


qenë nxënës. Madje, po të krahasohen aktet e themelimit,
qëllimet, synimet, problemet, vështirësitë, shpresat që priteshin
nga mësuesit e ardhshëm, - vërehet një vazhdimësi edhe më e
hershme, që nga Shkolla Normale Shqipe e Shoqërisë “Drita”
të Bukureshtit (1892)1, Normalja e Elbasanit (1909), Normalja
e Prishtinës (1941-1944), Normalja e Gjakovës (1946) dhe ajo
e Prishtinës (1953).

Mirëpo të shohim si e prej nga erdhi Normalja e Prishtinës,


cilët ishin mësimdhënësit e cilët nxënësit, ku dhe në çfarë
kushtesh veproi e çështje të tjera të përgjithshme, për të bërë
fjalë pastaj më hollësisht për gjeneratën së cilës i kushtohet kjo
monografi.

THEMELIMI DHE PUNA E SHKOLLËS NORMALE TË


GJAKOVËS

Para dhe pas Luftës së Dytë Botërore gjendja arsimore e


popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera në ish-
Jugosllavinë ishte shumë e keqe; më se nëntëdhjetë për qind e
popullsisë ishin analfabetë. Në kushte të tilla duhej bërë çmos
për zhdukjen e analfabetizmit dhe arsimimin e masës. Për këtë
nevojiteshin mësues, të cilët Kosova nuk i kishte. Gjatë viteve
1941-1944, po edhe pas luftës, në Kosovë u dërguan mësues
nga Shqipëria, për të ndihmuar hapjen dhe punën e shkollave

1
Për Shkollën Normale Shqipe -Vëllehe të Bukureshtit, shih: Prof. dr Ismet Dërmaku,
Nikolla N. Naço-Korça (1843-1913), “Dukagjini” Pejë, 2000;
-Për Shkollën Normale të Elbasanit, shih: Prof.dr. Hysni Myzyri, Shkolla Normale e
Elbasanit (1909-1912), Tiranë, 2004;
- Për Shkollën Normale të Gjakovës dhe atë të Prishtinës, shih: Dr Abdullah Vokrri,
Shkolla Normale e Prishtinës 1953-1974, “Libri shkollor”,Prishtinë, 2004; - Ali Llunji-
Ilaz Metaj: Normalja Shqipe e Prishtinës 1954-1974, “Koha”,Prishtinë 2004;
- Grup autorësh: Shkolla Normale e Prishtinës 1954-1974, “Libri shkollor”, Prishtinë
2004/

6
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

në gjuhën shqipe. Sado që ishte një ndihmesë e madhe,


nevojiteshin më shumë mësues, prandaj edhe gjatë kohës së
luftës, respektivisht okupimit italian e gjerman, në Kosovë u
hapën shkolla normale në Prishtinë, Prizren, Gjakovë,
Mitrovicë e gjetkë, mirëpo u mbyllën shumë shpejt. Dy vjet
pas mbarimit të luftës, më 1946 në Gjakovë u hap Shkolla e re
Normale Shqipe, kurse në Prizren që atëherë ishte hapur
Shkolla Normale Serbe. Në këtë kontekst, Këshilli Populluer
Krahinuer i Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë,
asokohe me seli në Prizren, në qershor të vitit 1946, mori
vendim për hapjen e Shkollës Normale të Gjakovës.

Sipas autorit dr. Abdullah Vokrri në librin Shkolla Normale e


Prishtinës 1953-1974,2 për hapjen e saj vendimtar ka qenë
mendimi i Inspektoriatit të atëhershëm të Arsimit në Kosovë,
konkretisht i Mehmet Gjevorit dhe profesor Zekeria Rexhës.
Me sugjerimin e tyre, Beqir Kastrati u zgjodh drejtor i
Shkollës, të cilit iu dha detyra të bënte të gjitha përgatitjet për
hapjen e Shkollës Normale: hartimi i programit mësimor,
sigurimi i lokalit për mësim e për konvikt dhe i kuadrit
mësimdhënës, - detyra këto që ai i kreu me sukses, kështu që
Shkolla do të fillonte punën më 26 tetor 1946.3 Në fillim
kishte 50 nxënës e 7 mësimdhënës, të cilët mbanin 16 lëndë në
semestrin e parë, kurse 19 në semestrin e dytë. Populli i
paarsimuar nuk e dinte rëndësinë e mësuesit e të shkollës
normale, e cila përgatit mësues, prandaj ata pak nxënës që
kryenin semimaturën, prindërit i orientonin në gjimnaz. U desh
të zhvillohej një aktivitet i madh për t’i bindur njerëzit për
rëndësinë e normales e të mësuesit. Ditën e parë të fillimit të
punës së Normales, drejtori Beqir Kastrati, u foli nxënësve e

2
Dr Abdullah Vokrri, Vepra e cituar, faqe 12.
3
Po aty, faqe 11, autori shkruan se Shkolla e filloi veprimtarinë e vet më 16 tetor, ndërsa
në faqen 13 shkruan: “Shkolla Normale e Gjakovës e filloi punën më 26 tetor”; kjo datë
e fillimit të punës është dhënë edhe në disa vende të tjera.

7
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

prindërve të tubuar, duke theksuar rëndësinë e asaj shkolle dhe


të misionit të mësuesit për zhdukjen e analfabetizmit e të
prapambeturisë që mbretëronte në Kosovë e gjithandej në
trevat shqiptare në Jugosllavi.

Shkolla fillimisht nisi punën në lokalet e Gjimnazit të ulët të


Gjakovës. Punohej tërë ditën, para e pas dreke, prej orës 8 – 13
dhe 15 – 18.

Nxënësit ishin të moshave të ndryshme. Punohej me program


të shkurtuar, sepse programi i normales katërvjeçare duhej
kryer për dy vjet; për çdo semestër nga një vit. Në provimin e
maturës, në qershor të vitit 1948, u diplomuan 27 normalistë.
Kur ua kishte dhënë diplomat nxënësve të gjeneratës së parë,
drejtori Beqir Kastrati u kishte thënë: “Bukën jua dhamë,
djathin fitojeni vetë.”4

Meqenëse kishte nxënës nga vise të ndryshme, nevojitej


konvikti për banim, dhe kjo u sigurua në njëfarë mënyre në
shtëpitë private, të cilat i kishte konfiskuar pushteti nga
qytetarët e Gjakovës.

Mungesa e arsimtarëve, e teksteve dhe e mjeteve mësimore, e


lokalit dhe e inventarit, përbënte probleme të mëdha, me të
cilat ballafaqohej puna në shkollë. Ata pak mësimdhënës ishin
të detyruar të mbanin nga disa lëndë mësimore, për të cilat nuk
kishin parapërgatitje profesionale, por që, me angazhim të
shtuar, duhej të përgatiteshin për mësim. Ata i përmbaheshin
asaj fjalës së urtë, sipas së cilës mësuesi është mësues për të
tjerët e nxënës për vete.

4
Po aty, faqe 23.

8
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Ndërkohë, në Gjakovë u ndërtua godina e re e Shkollës


Normale, u pajis me inventar e mjete mësimore, kështu që nga
viti në vit rritej numri i nxënësve, derisa në vitin e fundit sa
punoi në Gjakovë (viti shkollor 1952/53), kishte 278 nxënës në
katër klasat, të ndarë në 7 paralele, me të cilët punonin këta
mësimdhënës:

1. Abdullah Zajmi 7. Durmish Rizvanolli


2. Beqir Kastrati 8. Esat Kryeziu
3. Ibrahim Zherka 9. Naim Polloshka
4. Halil Dobroshi 10. Mustafa Hima
5. Ismet Canamusa 11. Mihajlo Stoshiç, dhe
6. Xhavit Limani 12. Bllagoje Stojanoviç

Meqenëse nuk kishte tekste mësimore pothuaj për asnjë lëndë,


nxënësit merrnin shënime nga ligjëratat dhe pastaj mësonin
prej tyre. Për shtatë vjet të punës së Normales në Gjakovë, u
diplomuan 272 veta,5 nxënës të rregullt e kursistë të saj, të cilët
u shpërndanë në detyrën e mësuesit në shkollat shqipe në
Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës e në Malin e
Zi.

5
Prof.dr Abdullah Vokrri, Historik i shkurtër i zhvillimit të Shkollës Normale të
Prishtinës (1953-1974), referat në Tryezën shkencore me rastin e 50-vjetorit të Shkollës
Normale të Prishtinës, që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës; botuar në
përmbledhjen e punimeve mbi 50-vjetorin e Shkollës Normale të Prishtinës, “Libri
Shkollor” Prishtinë 2004, faqe35.

9
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

KALIMI I SHKOLLËS NORMALE NGA GJAKOVA –


NË PRISHTINË

Kalimi i Shkollës Normale nga Gjakova në Prishtinë, u bë në


bazë të vendimit të organit të atëhershëm kompetent për
çështje të arsimit në Kosovë. Motivet, shkaqet dhe arsyet mund
të kenë qenë të natyrave të ndryshme: reale dhe politike,
arsimore, pedagogjike e kulturore. Gjatë shtatë vjetve të punës
në Gjakovë, shkolla nuk arriti të kishte kuadrin e nevojshëm
mësimdhënës dhe as objekte e mjete të mjaftueshme për
mësim e për konvikt. Nga ana tjetër, nga shumë vise të
Kosovës nuk kishte asnjë nxënës, sepse as kishte
komunikacion të zhvilluar dhe as kishte kapacitete të
mjaftueshme e kushte në konvikt. Gjakova si një qytet i vogël
e i pazhvilluar, nuk kishte institucione kulturo-zbavitëse,
bibliotekë, teatër, kinema. Po nuk ishin vetëm arsyet arsimore-
pedagogjike për transferimin e Normales nga Gjakova në
Prishtinë. Ishin edhe arsyet politike, ngase pushteti ia kishte
drojën ndikimit të përhapjes së propagandës dhe depërtimit të
librit nga Shqipëria në atë shkollë, meqë ishte afër kufirit dhe
aty mund të depërtonin më lehtë literatura e materiale të tjera
propaganduese. Prandaj, për të penguar çfarëdo ndikimi të
drejtpërdrejtë nga Shqipëria, ishte vendosur që shkolla nga
Gjakova të kalonte në Prishtinë. Arsyetimet e dhëna nga
organet e pushtetit ishin se në Prishtinë, si qendër
administrative, ekonomike e kulturore, kishte kushte më të
mira të punës, kishte më shumë kuadro profesionale të
kualifikuara dhe institucione kulturore (bibliotekë, teatër,
kinema).

Kalimi i Shkollës Normale nga Gjakova ndodhi në vitin 1953,


kështu që viti shkollor 1953/1954 do të fillonte në Prishtinë.
Për fillim të mbarë e me kohë, përgatitjet për fillimin e atij viti

10
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

i bëri drejtoria e Normales së Gjakovës. Në marrëveshje me


organet kompetente të arsimit, ajo shpalli konkursin për
pranimin e nxënësve në klasën e parë, kurse nxënësit e klasave
II, III e IV të Normales së Gjakovës u informuan se ata
mësimet do t’i vazhdonin në Shkollën Normale Shqipe të
Prishtinës. Konkursi kërkonte që kandidatët për t\u regjistruar
në shkollë, duhej t’i përmbushnin këto kushte:

a) të kenë kryer semimaturën,


b) të mos jenë më të rinj se 14, as më të vjetër se 18 vjeç,
c) të jenë të shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht.

Duke pasur parasysh se në popullatë nuk kishte ndonjë


interesim të madh për t’i regjistruar fëmijët në shkollën
normale, me konkurs ishte paraparë se për të gjithë 120
nxënësit që do të regjistroheshin në klasën e parë, ishte
siguruar bursa dhe vendosja në konvikt. Me gjithë kushtet kaq
të favorshme, në afatin e paraparë me konkurs mezi ishin
paraqitur 47 kandidatë.6 Një nga shkaqet objektive të paraqitjes
së numrit kaq të vogël në konkurs për t’u regjistruar në këtë
shkollë, do të ketë qenë fakti se në vitin shkollor 1952/53, në
tërë Kosovën semimaturën e kishin kryer gjithsej 360 nxënës. 7
Vetëm me angazhimin e strukturave politiko-shoqërore u arrit
të plotësohej numri i paraparë me konkurs. Prej 120 nxënësve
të regjistruar në klasën e parë, 15 vinin nga vise jashtë
Kosovës: nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci e
Medvegja.8

Viti shkollor 1953/1954 në Shkollën Normale të Prishtinës


filloi më 10 shtator 1953, në një objekt mjaft të përshtatshëm
të Shkollës së Partisë, në Gërminë piktoreske në periferinë
6
Dr Abdullah Vokrri, Vepra e cituar, faqe 32
7
Ibid. faqe 32.
8
Ibid, faqe 33.

11
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

verilindore të Prishtinës. Aty ishte qetësi dhe dëgjoheshin


vetëm zhurma e nxënësve dhe cicërima e zogjve. Në të katër
klasat ishin regjistruar 366 nxënës, prej të cilëve dy paralele
ishin me 52 kursistë. Kursistët ishin të moshave të ndryshme;
shumica prej tyre kishin ardhur nga marrëdhënia e punës, për
t’u kualifikuar a rikualifikuar për mësues. Më së paku nxënës
kishte në klasën e dytë, vetëm një paralele me 47 nxënës.9

Drejtor i parë i Shkollës Normale të Prishtinës ishte emëruar


Kemal Deva, një personalitet mjaft autoritativ e me përvojë
dhe i rreptë, i cili kujdesej për mbarëvajtjen e punës në shkollë
e në konvikt, për punën e mësimdhënësve dhe për suksesin,
disiplinën dhe sjelljen e nxënësve në shkollë e jashtë saj.
Akoma i kujtojmë parollat e ngjitura në muret e korridoreve të
shkollës, në të cilat ishin shkruar thëniet e pedagogut
Komenski: “Shkolla pa disiplinë, si mulliri pa ujë”. Në vitin e
parë shkollor në Normalen e Prishtinës punonin këta
mësimdhënës të rregullt:

1. Kemal Deva, drejtor i Shkollës dhe i konviktit të shkollës


2. Abdullah Zajmi, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe
3. Jak Mita, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe
4. Zhivojin Llazareviç, profesor i gjuhës serbe
5. Ibrahim Zherka, arsimtar i historisë
6. Halil Dobroshi, arsimtar i gjeografisë
7. Ahmet Mumxhiu, arsimtar i matematikës
8. Shyqyri Jakupi, profesor i pedagogjisë
9. Tajar Hatipi, mësues, ligjërues i metodikës
10. Zija Këpuska, arsimtar i lëndëve fizikë-kimi
11. Shefqet Veliu, mësues, ligjëronte biologji
12. Jusuf Shushka, arsimtar për filozofi dhe histori të
pedagogjisë
9
Po aty, faqe 35

12
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

13. Feti Zhubi, arsimtar i vizatimit


14. Engjëll Berisha, mësues profesional i muzikës
15. Xhavit Spahiu, mësues profesional i fiskulturës dhe
16. Spasoje Bogdanoviç, mësimdhënës i paraushtarakut.

Plani mësimor dhe arsimtarët

Plani mësimor i lëndëve nëpër vite (klasa), derisa Normalja


ishte me program katërvjeçar, ishte si vijon:

Klasa I, 12 lëndë, 26 orë në javë Klasa II, 15 lëndë, 32 orë në javë

Shqip Shqip
Serbisht Serbisht
Histori Histori
Gjeografi Gjeografi
Matematikë Matematikë
Botanikë Frengjisht
Fizikë Fizikë
Kimi Kimi
Muzikë Muzikë
Vizatim Vizatim
Fiskulturë Psikologji
Punë dore Punë dore
Fiskulturë
Paraushtarak

13
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Klasa III, 13 lëndë, 27 orë në javë Klasa IV, 13 lëndë, 29 orë


në javë

Shqip Shqip
Serbisht Serbisht
Frëngjisht Histori e Pedagogji
Histori Pedagogji
Gjeografi Gjeografi
Metodikë Metodikë
Biologji Biologji
Matematikë Matematikë
Muzikë Rregullim shtetëror
Vizatim Filozofi
Fiskulturë Edukatë fizike
Higjenë shkollore Histori
Paraushtarak Paraushtarak

Punohej 6 ditë në javë, kështu që orët mësimore gjatë ditëve të


javës ishin caktuar duke marrë parasysh kriteret pedagogjike
dhe rëndësinë e lëndëve, duke pasur kujdes që nxënësit të mos
ngarkoheshin me lëndët më të rënda gjatë një dite.
Përveç punës me nxënës të rregullt e me kursistë, në Shkollën
Normale të Prishtinës punohej edhe gjatë pushimeve verore e
dimërore me kursistë të kurseve të ulëta e të larta pedagogjike,
me program të shkurtuar, për kualifikimin dhe rikualifikimin e
mësuesve, dhe mbaheshin provime private dhe provime
profesionale (shtetërore).
Duke marrë parasysh numrin e vogël të arsimtarëve, nga njëra
anë, dhe numrin e orëve të mësimit gjatë javës numrin e
paraleleve të nxënësve nëpër klasa, del se mësimdhënësit ishin
të stërngarkuar me normë ditore e javore, dhe disa prej tyre
ishin të angazhuar për të dhënë mësim nga disa lëndë, madje
edhe lëndë për të cilat nuk kishin përgatitje profesionale.

14
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Vetëm në vitin shkollor 1956/1957, kur gjenerata jonë kishte


nisur klasën e parë, në trupën arsimore të Normales u bë një
përmirësim, me punësimin e disa mësimdhënësve të rinj. Deri
në vitin 1960 në Normale patën ardhur edhe këta
mësimdhënës:

Në vitin 1956:
1. Salih Nushi, profesor i pedagogjisë (më vonë u zgjodh
drejtor i Normales)
2. Demush Shala, profesor i gjuhës shqipe dhe i letërsisë i)
3. Jashar Rexhepagiq, profesor i pedagogjisë
4. Mubera Rexhepagiq, arsimtare e fizikës
5. Enver Gjerqeku, profesor i gjuhës shqipe
6. Abdullah Gërguri, arsimtar i vizatimit
7. Janjiq Jelena, profesoreshë e gjuhës serbe
8. Olga Sharku, arsimtare e edukatës fizike

Në vitin 1957:
9. Salih Qylerxhiu, arsimtar i gjuhës shqipe
10. Bërklaç Lilana, profesoreshë e gjuhës serbe
11. Çurçiq Mara, profesoreshë e psikologjisë
12. Arsim Fehmiu, profesor i edukatës fizike
13. Ali Hadri, profesor i historisë
14. Halil Jupa, arsimtar i biologjisë
15. Llazoviç Lilana, profesoreshë e gjuhës frënge
16. Skender Oroshi, arsimtar i muzikës
17. Zekije Pallaska, profesoreshë e gjuhës shqipe
18. Shefqet Pllana, profesor i muzikës
19. Radmilla Shiroka, arsimtare e gjuhës serbe
20. Shaban Maksuti, profesor i historisë
21. Zeqir Bajrami, profesor i gjeografisë
i) Më shumë të dhëna për personelin arsimor mund të gjeni në librin e dr
Abdullah Vokrrit: Shkolla Normale e Prishtinës 1953-1974.

15
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Në vitin 1958, në Normale patën ardhur edhe këta


mësimdhënës:

22. Fehmi Agani, profesor i sociologjisë


23. Rexhep Hoxha, profesor i gjuhës shqipe dhe i letërsisë
24. Engjëll Berisha, arsimtar i artit figurativ
25. Burhan Begolli, mësues profesional i edukatës
muzikore
26. Vahide Hoxha, arsimtare e historisë
27. Kojçin R., arsimtar i gjuhës serbe
28. Murteza Luzha, arsimtar i filozofisë
29. Manitosheviç Vera, arsimtare e muzikës instrumentale
30. Markoviç Marko, mësues profesional i muzikës
instrumentale
31. Pejçinoviç Jovan, profesor i biologjisë
32. Sekulloviç Vojislav, profesor i gjeografisë.

Në vitin 1959, nuk kishte punësim të ri, kurse në vitin 1960,


kanë ardhur edhe këta mësimdhënës:

33. Hazir Shala, profesor i gjuhës shqipe


34. Petroviq Damjan, profesor i gjuhës serbe
35. Ilaz Bylykbashi, profesor i edukatës fizike
36. Tanaskoviq Bosilka, profesoreshë e pedagogjisë
37. Jezofina Balaj, mësuese e muzikës
38. Ismajl Hoxha, mësues i muzikës
39. Akil Koci, mësues i muzikës

Derisa në vitin shkollor 1953/54 në Shkollën Normale të


Prishtinës ishin vetëm dy mësimdhënës të nacionalitetit
serbomalazez, në vitin 1960/61 u bënë 15 sish. Ky shtim i
numrit të mësimdhënësve serbomalazez erdhi për faktin se në
vitin shkollor 1957/58, në Normalen e Prishtinës u pranuan dy
paralele me nxënës serbomalazezë. Natyrisht, kjo bëhej për

16
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

shkaqe politike, në mënyrë që organet e pushtetit të kishin një


qasje dhe kontroll më të madh në punën e Normales, si për sa i
përket punës së personelit arsimor, ashtu edhe punës dhe
sjelljes së nxënësve shqiptarë. Dhe kjo pati pasoja në
mbarëvajtjen e punës së përgjithshme në Normale, në
përcjelljen, marrjen në pyetje, arrestimet, burgosjet dhe
gjykimet e mësimdhënësve e të nxënësve shqiptarë. Atmosfera
e krijuar me ardhjen e serbomalazezve dhe të disa paraleleve të
Shkollës së Fiskulturës në Normalen e Prishtinës, manifestohej
edhe me dobësimin e rezultatit të përgjithshëm në mësime dhe
në disiplinën e nxënësve.

Vendosja, banimi dhe regjimi në konvikt

Godina e Shkollës Normale ishte trekatëshe. Para se të rritej


numri i nxënësve dhe të ndërtohej godina e veçantë e internatit
(konviktit), dy katet e sipërme të Shkollës shërbenin si konvikt,
ndërsa në katin e parë zhvillohej mësimi. Në konvikt nuk
kishte vend për të gjithë nxënësit e interesuar, kështu që
seleksionimi i kandidatëve për t’i vendosur në konvikt, bëhej
sipas kritereve të caktuara; përparësi u jepej nxënësve që
kishin ardhur prej trevave shqiptare jashtë Kosovës si dhe atyre
të rajoneve më të largëta në Kosovë, dhe nxënësve më të varfër
që gëzonin të drejtën e bursës. Zgjedhjen e kandidatëve e bënte
me kujdes komisioni i caktuar, i përbërë prej mësimdhënësve
të shkollës. Duke pasur parasysh kapacitetet e kufizuara, në
dhoma ishin vendosur shumë shtretër, e në një shtrat flinin nga
dy nxënës. Natyrisht, shtroja e mbuloja nuk ishin cilësore,
ngase dyshekët ishin të mbushur me kashtë e sanë. Me rastin e
pranimit dhe vendosjes së nxënësve në konvikt, atyre u jepej
udhëzimi me shkrim për kushtet, rendin dhe regjimin e banimit
në konvikt (rendi shtëpiak). Secili ishte i detyruar t’u
përmbahej rregullave të caktuara, se përndryshe mund të

17
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

përjashtoheshin jo vetëm prej konviktit, po në raste më të


rënda, edhe nga shkolla. Në fillim të punës së shkollës, drejtor
i konviktit ishte drejtori i shkollës, Kemal Deva, një
personalitet mjaft i rreptë. Nuk kishte edukatorë të posaçëm të
konviktit, veçse këtë rol e luanin disa mësimdhënës, të cilët
edhe vetë banonin në konvikt. Më vonë në konvikt u pranuan
disa edukatorë: Idriz Rexha, Pavle Lucaj, Besim Dobroshi,
Ramadan Stublla etj.. Mirëmbajtjen e dhomave në konvikt e
bënin vetë nxënësit-banues, konviktorët. Regjimi në konvikt
ishte gati regjim ushtarak: pas zgjimit në orën 6 bëhej
rregullimi i shtretërve e i dhomës, pastaj gjimnastika e
detyrueshme e mëngjesit, pastaj hahej ushqimi i mëngjesit, në
mënyrë që nxënësit, të rreshtuar, të hynin nëpër klasa për t’ia
filluar mësimit në shkollë në orën 8,oo. Nxënësit, duke hyrë në
klasë, kontrolloheshin nëse i kishin këpucët të pastruara nga
balta ose pluhuri. Meqenëse konvikti nuk kishte banjo të veta,
pastrimi javor për konviktorët përbënte problem për shumë
kohë, prandaj ata detyroheshin që, në mënyrë të organizuar, në
ditë të caktuara, të shkonin të rreshtuar në Hamamin e qytetit
(afër Xhamisë së Madhe), për t’u pastruar.

Kuzhina e internatit ishte mjaft e madhe dhe e pajisur mirë me


orendi e mjete, kurse ushqimi përgatitej sipas mundësive që
kishte buxheti i shkollës, respektivisht i internatit. Në sallën e
ngrënies mbretëronte rregull e pastërti dhe aty fitoheshin
shprehi të mira të të ushqyerit e të rendit.

Kush vonohej në kohën e drekës ose darkës, ngelej pa ushqim.


Pastërtinë e kuzhinës e mbanin vetë nxënësit, të cilët e
shpërndanin ushqimin dhe pastaj i mblidhnin pjatat. Një
organizim më i mirë në konvikt u bë me ardhjen e Ramush
Ramës drejtor i internatit, në vitin shkollor 1958/59. Atëherë
dhomat e gjumit dhe kuzhina u pajisën me mjete dhe orendi të
reja, u pranuan në punë edukatorë e punëtorë të tjerë, u

18
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

përmirësua cilësia dhe sasia e ushqimit, organizoheshin


aktivitete e programe të rastit (për festat), etj..

Ajo që ishte më e rëndësishme, marrëdhëniet midis nxënësve


banues në konvikt ishin shumë të mira e vëllazërore. Duke
marrë parasysh se nxënësit kishin ardhur nga treva të
ndryshme, solidariteti ishte për lakmi. Mirëpo, nuk ishte e
mundur që të gjithë nxënësit e Normales të vendoseshin në
konvikt. Shumë sish kishin mbetur të banonin me qira në
kushte shumë të vështira nëpër shtëpi private, pa ushqim të
rregullt e pa ngrohje gjatë stinës së dimrit, (atëherë dimrat
ishin të gjatë e të ftohtë). Në gjendje akoma më të vështirë
ishin disa që udhëtonin nga qytete e fshatra të rrethit të
Prishtinës, Podujevës e nga vendbanime të tjera; ata mungonin
shpesh ose humbnin nga disa orë të mësimit, gjë që ndikonte
në suksesin e atyre, por edhe në suksesin e përgjithshëm të
klasave dhe të shkollës. Ndodhte që kush kishte në kushte
shumë të këqija të udhëtimit a banimit privat, të braktiste
shkollën.

Puna praktike

Përgatitjes praktike të mësuesve të ardhshëm i kushtohej


kujdes i posaçëm. Kështu duhej të lidhej mësimi teorik me
zbatimin e tij në praktikë. Për organizimin dhe zbatimin e
punës praktike të normalistëve, kujdesej Këshilli i arsimtarëve
dhe Drejtoria e shkollës, në mënyrë që të gjithë nxënësit e
klasës së tretë, të katërt e të pestë të përfshiheshin në punën
praktike. Si fazë fillestare e punës praktike ishte hospitimi
(pjesëmarrja pasive) i normalistëve në orët e mësimit në klasat
e ciklit të ulët të shkollës fillore. Grupe normalistësh, me
profesorin e caktuar në krye, merrnin pjesë në orët e mësimit,
që zhvillonte mësuesi i klasës. Pas mbarimit të orës së
mësimit, analizohej ora e mbajtur, duke vërejtur anët pozitive

19
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

dhe të metat e mësuesit si dhe aktivitetin e nxënësve gjatë orës.


Në debatin për analizën e orës, duhej të merrnin pjesë të gjithë
normalistët që kishin hospituar.

Në fazën tjetër më të lartë të punës praktike, vetë normalistët


duhej të mbanin orë praktike të mësimit, në rolin e mësuesit të
klasës. Për këtë qëllim ata duhej të përgatiteshin mirë.
Paraprakisht kontaktonin me mësuesin e klasës në të cilën do
të mbanin orën, prej të cilit merrnin programin e mësimit dhe
njësinë mësimore që duhej zhvilluar sipas planit. Pastaj
përgatitnin konspektin, një si skenar i zhvillimit të orës, qoftë
ajo orë shpjegimi, qoftë e përsëritjes së ndonjë mësimi. Në orët
e tilla po ashtu merrnin pjesë një grup normalistësh, të
udhëhequr nga profesori i tyre, si dhe mësuesi i klasës. Pas
mbarimit të orës së mësimit, analizohej puna e kandidatit, duke
vënë në pah anët e suksesshme, por edhe të metat e
konstatuara. Përpos përgatitjes pedagogjiko-didaktike,
normalistët për orë praktike të mësimit duhej të përgatiteshin
edhe për t’u dukur mirë, që do të thotë se duhej të visheshin
mirë, me rroba të pastra, me këpucë të lustruara e me kravatë.
Të gjitha këto nuk i kishte të vetat thuajse asnjë normalist, po i
huazonin nga shoqishoj.

Shkolla Normale e Prishtinës kurrë nuk arriti të formojë një


ushtrimore të vetën në kuadër të Shkollës, veçse ushtrimet e
normalistëve kryheshin në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq”
(tash “Elena Gjika”) dhe në atë “Branislav Nushiç” (tash
“Gjergj Fishta) të qytetit të Prishtinës. As në ato shkolla fillore
nuk kishte kushte të mira, ngase ishte numri i madh i nxënësve
dhe mungonin mjetet mësimore dhe kabinetet.

20
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Aktivitet e lira të nxënësve në shkollë dhe jashtë saj

Duke u rritur numri i nxënësve dhe i paraleleve, mbetej


gjithnjë e më pak hapësirë për punë mësimore, e jo më edhe
për aktivitete të lira brenda shkollës. Ndërkaq, jashtë shkollës
nuk kishte terrene sportive. Kështu, kapacitetet e shkollës nuk
ofronin kushte e mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të lira,
qofshin ato të lidhura me mësimin, me sportin ose me
zbavitjen e nxënësve. Megjithatë, krahasuar me kushtet që
kishte, mund të vlerësohet se në Shkollën Normale të
Prishtinës zhvilloheshin mjaft aktivitete të ndryshme të lira.
Asokohe nëpër shkolla nxënësit ishin të organizuar në
organizatën e rinisë së shkollës, e cila kishte një komitet të
rinisë. Komiteti i rinisë, në bashkëpunim me arsimtarët dhe me
drejtorin e shkollës, ndërmerrnin iniciativa për aktivitete të
lira. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh se shkolla nuk
kishte salla sporti, as terrene sportive jashtë shkolle, u ndërmor
iniciativa për rregullimin e terreneve sportive në oborrin e
shkollës. U siguruan mjetet e punës me dorë, dhe nxënësit, të
udhëhequr në fillim nga arsimtari i edukatës fizike Xhavit
Spahiu e më vonë edhe nga profesori Arsim Fehmiu, mihën e
rrafshuan terrenet për të zhvilluar aktivitete sportive. Kjo punë
u bë kryesisht me punë fizike, me dorë, gjatë orëve të edukatës
fizike, por edhe me aksione punuese të rinisë shkollore, në të
cilat merrnin pjesë edhe arsimtarët. Kështu, njëra pas tjetrës u
bënë fushat sportive: e volejbollit, e hendbollit dhe e
basketbollit, ku bëheshin ushtrime, zhvilloheshin lojëra dhe
bëheshin gara midis paraleleve, klasave dhe shkollave të
mesme të qytetit. Në saje të punës vetëmohuese të nxënësve
dhe arsimtarëve, Shkolla Normale e Prishtinës u bë qendra
sportive më e njohur në Kosovë. Ekipi “Normalisti” ishte
kampion i shumëfishtë absolut i hendbollit në Kosovë. Ai për
gjashtë vjet me radhë nuk pësoi asnjë humbje, dhe që në gara
më të gjera përfaqësonte qytetin e Prishtinës. Shumë emra të

21
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

njohur të sportit kosovar mësimet e para i morën në ekipet e


Normales. Këtu nuk i lakojmë emrat e përveçëm, ngase do t’i
hynim në hak secilit që nuk do ta përmendnim, e ata ishin
shumë. Në jetën e normalistëve kanë luajtur rol me rëndësi
edhe shoqëritë e formuara kulturo-artistike dhe sportive.

Në Normalen e Prishtinës zhvilloheshin aktivitete të lira edhe


në fushë të kulturës: kori i shkollës, orkestrina, grupi i
këngëtarëve, grupi i valltarëve, grupi letrar, dramatik, recitator,
fotoamator, i punëdores, i hulumtimeve shkencore,etj.. Këshilli
i arsimtarëve kishte caktuar arsimtarët përkatës për të
ndihmuar dhe udhëhequr grupet e tilla, në ushtrime, shfaqje e
gara. Secili nxënës mund të angazhohej në grupin e caktuar,
sipas dëshirës dhe afinitetit, ndërsa bëheshin përpjekje që asnjë
nxënës të mos mbetej jashtë formave të organizuara të
aktiviteteve të lira. Në këtë drejtim ishin në pozitë shumë më
të favorshme nxënësit që banonin në konvikt, ngase ata që
banonin nëpër banesa private në qytet, dhe sidomos ata që
udhëtonin, nuk kishin mundësi objektive të angazhoheshin
rregullisht në ushtrime e gara. Në vitin shkollor 1956/57, vit
kur gjenerata jonë ishte në klasën e parë, u formua shoqëria
kulturo-artistike “Shkëndija”, në kuadër të së cilës vepronin
grupet dhe seksionet e përmendura. Kjo shoqëri krijoi një
gjallëri të madhe aktivitetesh kulturo-artisitike jo vetëm në
kuadër të Shkollës sonë, po edhe të qytetit të Prishtinës dhe
qyteteve të tjera të Kosovës e më gjerë. Nga grupet e asaj
shoqërie, kanë dalë emra të afirmuar më vonë në fusha të
caktuara. Po atë vit shkollor u themelua revista “Normalisti”,
në të cilën botoheshin krijime letrare: poezi, tregime,
reportazhe informative të nxënësve, por aty-këtu edhe të
arsimtarëve të Shkollës Normale, për aktivitetet e zhvilluara në
shkollë dhe jashtë saj. Shumë shkrimtarë të mëvonshëm të
afirmuar në letrat shqipe, hapat e parë të krijimtarisë së tyre
letrare i bënë në revistën “Normalisti”.

22
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

VLIMET POLITIKE DHE AKTIVITETI ILEGAL


NË NORMALEN E PRISHTINËS

Shkolla Normale Shqipe e Prishtinës ishte institucioni më i


rëndësishëm arsimor, pedagogjik, edukativ e kulturor i
shqiptarëve në Jugosllavi. Ajo shkollë ishte fidanishte për të
përgatitur mësues të kualifikuar për të gjitha trevat shqiptare në
Jugosllavi. Ky ishte shkaku që shkolla u bë halë në sytë e
qarqeve politike shoviniste serbe, të cilat kishin depërtuar dhe
ishin instaluar deri në majën e piramidës së shtetit jugosllav.
Prandaj, shtizat e pushtetarëve serbë të të gjitha niveleve ishin
orientuar në drejtim të pengimit të punës, me qëllim final për
të mbyllur Normalen, respektivisht për të mbyllur mësimin
shqip në këtë shkollë, por edhe në shkollat e tjera të mesme.
Më herët, në vitet 1948 e 1949 kishin përzënë mësuesit e
ardhur nga Shqipëria, prandaj gjysma e shkollave fillore në
Kosovë kishin mbetur pa mësues dhe ishin mbyllur, ose në to
kishin ardhur mësues serbë e malazez për të mbajtur mësimin
në gjuhën serbe. Atyre mësuesve serbë pushteti u kishte
siguruar banesa e kushte për t’i marrë familjet e veta e për t’u
bërë banorë të përhershëm të Kosovës. Kjo ishte një mënyrë
perfide e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav, me
qëllim që ta ndryshonin strukturën etnike në dëm të
shqiptarëve.

Arsyetimi i çakejve serbë për mbylljen e mësimit në gjuhën


shqipe në shkollat e mesme ishte sepse gjoja nuk kishte kuadro
shqiptare të kualifikuara për të mbajtur mësimin, dhe nxënësit
që po kryenin shkollën e mesme në gjuhën shqipe, nuk ishin të
përgatitur e të aftë për të vazhduar studimet në shkollat e larta
ose në fakultetet në Beograd ose gjetkë në Jugosllavi,
meqenëse në Kosovë nuk kishte asnjë shkollë të lartë as
fakultet. Prandaj, nuk është çudi që së pari u vërsulën për ta

23
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

mbyllur Shkollën Normale, si kryeqendër arsimore,


pedagogjike dhe kulturore, për të mbyllur pastaj më lehtë
gjimnazin dhe shkollat e tjera të mesme.

Në kontekst të tentativës për mbylljen e shkollave të mesme,


në mars të vitit 1958, Këshilli Ekzekutiv Federativ (qeveria
federative, e dominuar nga shovinistët serbë), kishte përgatitur
një projektligj për shkollat, me të cilin përfshinte gjithë
sistemin e shkollimit, prej fillores deri në universitet. Sipas atij
projektligji, pakicat kombëtare (që nënkuptonte edhe
shqiptarët), do të mund të mësonin në gjuhën amtare vetëm në
entet parashkollore dhe në shkollat fillore, por jo edhe në
shkolla të mesme, të larta apo në fakultete. Zatën, atëherë në
Kosovë nuk kishte asnjë shkollë të lartë as fakultet, po vetëm
disa shkolla të mesme, në të cilat shumë lëndë mësoheshin në
gjuhën serbokroate.

Vërsulja e parë e zbatimit të atij projektligji do të bëhej mbi


Normalen e Prishtinës, e cila ishte shkollë me rëndësi
kombëtare për shqiptarët në Jugosllavi. Projektligji doli në
diskutim publik në fund të marsit 1958 dhe u kundërshtua
anembanë Kosovës, por kundërshtimi më i ashpër, më i
argumentuar dhe më vendimtar u bë në Shkollën Normale, në
disa mbledhje të mbajtura me nxënës dhe arsimtarë. Struktura
të ndryshme politike e shtetërore dhe liderë politik serbë u
përpoqën, me të gjitha djallëzitë e tyre, të arsyetonin
projektligjin, por nuk ia arritën qëllimit, falë vigjilencës dhe
vendosmërisë së profesorëve të Normales, ndër të cilët më të
zëshmit dhe më të vendosurit ishin Ali Hadri, Hasan Mekuli,
Demush Shala, Abdullah Zajmi, etj., të cilët mbështeteshin në
Kushtetutën e Jugosllavisë, sipas së cilës pakicat kombëtare
kishin të drejtë të shkolloheshin në gjuhën amtare në të gjitha
nivelet e shkollimit. Mbahet në mend një mbledhje e mbajtur
në Shkollën Normale në fillim të prillit 1958, në të cilën mori

24
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

pjesë edhe udhëheqësi i lartë i Kosovës, malazezi Dushan


Mugosha, i cili u orvat t’i bindte profesorët dhe nxënësit e
Normales se ishte në interesin e tyre që shkollat e mesme t’i
ndiqnin në gjuhën serbe, sepse nuk kishte kuadro shqiptare të
kualifikuara dhe sepse nxënësit që kryenin shkollën e mesme
në gjuhën shqipe, nuk mund të arrinin sukses pastaj në
studimet në shkolla të larta e në fakultete në Serbi e gjetkë në
gjuhën serbokroate. Ai veçoi profesor Hasan Mekulin, duke e
lavdëruar se ai, për shkak se kishte kryer shkollën në gjuhën
serbe, kishte kulturë të gjerë e njohuri për gjuhën dhe letërsinë
serbe e jugosllave. Ndaj këtij argumenti provokativ, profesori
Mekuli u përgjigj menjëherë, duke thënë: “Po, shoku
Mugosha, vërtet unë e di gjuhën serbe, veçse, kur më përkundi
nëna ime në djep, më këndoi – nina nana, more bir...”, duke
vënë në spikamë veçoritë dhe dallimet e mëdha midis
shqiptarëve e sllavëve në gjuhë, kulturë, fe, traditë etj..
Mbledhja qe ndërprerë në një atmosferë të zymtë për të gjithë
pjesëmarrësit. Pas pak ditësh, në sallën e madhe të Shkollës qe
organizuar një mbledhje tjetër e nxënësve dhe profesorëve, për
të diskutuar përsëri projektligjin për shkollat. Në atë mbledhje
erdhi Fadil Hoxha, asokohe ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv
të Kosovës. I informuar për qëndrimin e auditorit, Fadil
Hoxha, sapo hyri në sallë, akoma pa u ulur, ngriti zërin dhe
pyeti: “Kush janë ata që duan të na i mbyllin shkollat shqipe?!
Ato i kemi fituar me gjak dhe, nëse është nevoja, me gjak edhe
do t’i mbrojmë”! Këto fjali u përcollën me duartrokitje të gjatë
frenetike të të pranishmëve, dhe kthyen gëzimin e besimin në
fytyrat e nxënësve e profesorëve të Normales. Dhe ky besim u
sendërtua në praktikë, sepse projektligji për shkollat u
korrigjua dhe u pezulluan dispozitat sipas të cilave do të
pamundësohej shkollimi në gjuhën shqipe në shkollat e
mesme, të larta e në fakultete. Ishte kjo një e arritur e madhe
për popullin shqiptar në Jugosllavi, falë aktivitetit largpamës
politik të profesorëve dhe nxënësve të Normales e të tjerëve,

25
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

autoritetit dhe bashkëpunimit të Fadil Hoxhës me forcat


përparimtare të vendit.

Në kohën kur gjenerata jonë filloi shkollimin e mesëm, në


Kosovë zhvillohej një aksion mizor i pushtetit serb, i
ashtuquajturi aksioni i mbledhjes së armëve (1956), kur ndaj
shqiptarëve u përdor dhunë e torturë fizike e psikike, politike
dhe ekonomike. Normalistët ishin në moshën kur mund të
kuptonin se aksioni i mbledhjes së armëve ishte një formë e
presionit dhe veprimit të politikës serbe për të krijuar te
shqiptarët frikë e papërspektivë, në mënyrë që të
shpërnguleshin nga Kosova.
Në vitin shkollor 1957/58, në Shkollën Normale u regjistruan
dhe vijuan mësimet edhe dy paralele me nxënës serbë e
malazez. Po atë vit (maj 1958) shkollës iu vu emri “Miladin
Popoviç” dhe në oborrin e shkollës u vu busti i tij. Ky ishte një
provokim kundër shkollës shqipe, nxënësve e profesorëve të
shkollës dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës. Ditëlindja e
M.Popoviçit (18 maj) u caktua si ditë e shkollës. Ishin të kota
kërkesat e nxënësve dhe të profesorëve që shkollës t’i vihej
emri i ndonjë personaliteti të shquar nga historia e arsimit ose e
kulturës shqiptare. Ato ditë në mensën e konviktit u helmuan
me ushqim afro 100 nxënës, prej të cilëve 13 u shtruan në
spital. Duke marrë parasysh se ishin helmuar vetëm nxënësit
shqiptarë, dyshohej se një kuzhinier serb, i ardhur nga Nishi,
kishte vënë helm qëllimisht në ushqim, respektivisht në jogurt.
Ndonës nuk u zhvillua ndonjë hetim as nuk u zbulua shkaktari
i helmimit, dyshimi nuk u hoq kurrë, por askush nuk u mor në
përgjegjësi. Kuzhinieri serb pohonte se helmin e kishin
përhapur minjtë!

Aktiviteti në shkollë ndiqej nga persona të caktuar të sigurimit


shtetëror dhe nga këlyshët e tyre nga radhët e nxënësve e
profesorëve serbë, por nuk mungonin as disa shqiptarë të

26
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

mjerë. Për shkaqe politike, edhe më herët ishin përjashtuar prej


shkolle disa nxënës shqiptarë.

Të gjitha këto dhe veprime të tjera të UDB-së serbe, krijonin te


nxënësit e Normales vetëdijen se duhej reaguar e luftuar
kundër regjimit të huaj – serb, dhe se ajo luftë duhej bërë në
mënyrë shumë konspirative e me metoda ilegale. Kështu,
brenda Shkollës Normale u formua grupi ilegal, i lidhur me
grupet ilegale jashtë shkollës. Në vitin shkollor 1957/58, kur
gjenerata jonë ishte në klasën e dytë, u formua grupi ilegal të
cilin e përbënin nxënësit e klasave të tjera, më të larta:
Ramadan Selimi, Kolë Hilaj, Salih Çitaku, Sherif Krasniqi,
Mustafë Blakaj etj.. Anëtarët e grupit ilegal, në bashkëpunim
me personat jashtë shkollës, mblidhnin informacione nga
terreni për torturat e dhunën që po ushtronte pushteti serb mbi
shqiptarët. Atë vit, pas botimit të romanit të Adem Demaçit
“Gjarpijt e gjakut”, që gati nuk mbeti normalist pa e lexuar
ilegalisht, autori u burgos. Normalistët, të indinjuar nga
burgosja e Demaçit dhe mizori të tjera që po u bëheshin
shqiptarëve, bënë përgatitjet për një demonstratë të madhe,
duke marrë shkas nga burgosja e Demaçit, por ndërkohë kishin
marrë informacione se, po ta mbanin demonstratën, Shkolla
Normale do të mbyllej, prandaj hoqën dorë nga demonstrata.
Ndërkaq, rritja e pakënaqësisë dhe zgjerimi i veprimtarisë
ilegale sa vinte e shtoheshin. Gjithnjë e më zëshëm viheshin në
pah padrejtësitë që pushteti serb po u bënte shqiptarëve në çdo
segment të jetës. Po atë vit u burgos Bajram Kelmendi, nxënës
i klasës IV, dhe pastaj u përjashtua nga shkolla, ndonëse ishte
njëri nga nxënësit e rrallë, me sukses të shkëlqyeshëm në
mësime dhe kundërshtar i padrejtësive, sidomos kundër
shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Siç u vërtetua më vonë,
pushteti serb nuk hoqi dorë kurrë nga ndjekja e veprimtarisë së
Bajram Kelmendit, derisa në luftën e fundit për çlirimin e

27
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Kosovës, më 24 mars 1999, e kidnapoi Bajram Kelmendin dhe


e masakroi bashkë me të dy djemtë e tij.

Në vitin shkollor 1959/60, pushteti serb i burgosi tre


normalistë, shokë të gjeneratës sonë: Ethem Malokun, Mehmet
Çunakun dhe Rifat Zhdrellën, me akuzën se po vepronin
ilegalisht kundër pushtetit serb. Në lidhje me këtë akuzë janë
marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar para se të zhvillohej
procesi gjyqësor: Zeqir Gërvalla, Isa Bajçinca, Vehbi Kikaj,
Xhelil Rama, Rukije Malisheva e të tjerë, të cilët mohuan të
gjitha pretendimet e akuzës. Treshja e përmendur u dënuan me
burgim, gjë që nënkuptonte edhe humbjen e vitit shkollor,
respektivisht të klasës IV, dhe humbjen e së drejtës për të
vazhduar në atë shkollë, si dhe me detyrimin për ta kthyer
bursën që e kishin marrë për afro katër vjet!

Nxënësit dhe profesorët e Normales ishin në shënjestër të


organeve të pushtetit. I merrnin në biseda informative, i
arrestonin e i torturonin. Këto keqtrajtime u shtuan dhe u
shpeshtuan pas ardhjes së serbit Stole Stanojeviç në postin e
drejtorit të shkollës.

Arrestimet, torturat dhe dënimet e nxënësve e profesorëve të


Normales vazhduan edhe pasi gjenerata jonë kreu klasën V dhe
maturën në vitin 1961, deri me rënien e Rankoviçit, në verën e
vitit 1966, por ajo periudhë nuk është objekt vështrimi i kësaj
Monografie.

* * *

28
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Përgjithësisht, Shkolla Normale e Prishtinës ishte institucioni


më i lartë arsimor shqiptar në Kosovë në atë kohë dhe ishte
vatër arsimore për të gjithë shqiptarët në Jugosllavi. Aty
punuan me zell e përkushtim për gjuhën e për atdheun
intelektualët dhe pedagogët shqiptarë më të mirë e më të
përgatitur, ajka e inteligjencies përparimtare që kishim
asokohe. Prej tyre dhe prej nxënësve të Normales së Prishtinës
dolën më vonë gjuhëtarë, shkrimtarë, pedagogë, metodistë,
autorë tekstesh shkollore, juristë, ekonomistë, mjekë, të cilët
dhanë kontribut në fushën e arsimit, të shkencës dhe të kulturës
shqiptare. Normalja ishte qendra më e rëndësishme arsimore,
edukative dhe kulturore e qytetit të Prishtinës dhe e Kosovës
në periudhën para se të themeloheshin Universiteti i Prishtinës
dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Shumë prej
ish-mësimdhënësve dhe ish-nxënësve të Shkollës Normale
ishin bërthama dhe boshti i Universitetit dhe Akademisë që u
formuan më vonë.

Për të dhënë një pasqyrë më të plotë të rëndësisë së Shkollës


Normale të Prishtinës, me lejen e autorit, këtu po botojmë të
plotë shkrimin e Akademik Pajazit Nushit, i cili edhe vetë
dikur ka qenë nxënës e më vonë profesor i Normales. Këtë
shkrim akademik Nushi e ka paraqitur me rastin e shënimit të
50-vjetorit të Shkollës Normale të Prishtinës, në manifestimin
e mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë,
më 30 shtator 2004.

29
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Akad. Pajazit NUSHI

MËSUESIA SHQIPTARE DHE SHKOLLA NORMALE


NË GJYSMËN E DYTË TË SHEKULLIT NJËZET

I nderuari kryeministër si edhe kryetari i Komunës së


Prishtinës*),
Familjarë të nxënësve, të profesorëve dhe të drejtorëve të
Shkollës Normale,
që vdekja i ndau nga të gjithë dhe nuk gjenden mes nesh,
Të nderuara mysafire e mysafirë,
Pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës të kësaj Akademie!

Me këtë Akademi shënojmë pesëdhjetëvjetorin e vazhdimit të


punës së Shkollës Normale Shqipe të Prishtinës. Në këtë
institucion arsimor, para një gjysmë shekulli u diplomuan
gjenerata e parë e nxënësve të kësaj shkolle, e cila ishte
njëkohësisht gjenerata e parë e regjistruar në fillim të gjysmës
së dytë të shekullit njëzet, që u diplomua me shkollim të
rregullt dhe të plotë katërvjeçar. Sot përkujtojmë veprën e
madhe të mësuesisë shqiptare të asaj kohe dhe institucionin e
formimit të mësuesisë së gjeneratave më të reja, sepse në këtë
institucion për njëzet e pesë vjet të punës së pandërprerë dolën
mbi 33 gjenerata të maturantëve, duke diplomuar rreth 5000
normalistë. Ky nuk është përkujtim i zakonshëm i themelimit
dhe i vazhdimit të punës së një institucioni arsimor dhe, aq më
pak, është përkujtim i kohës së gjeneratës së viteve ‘50. E
përkujtojmë pesëdhjetëvjetorin e fillimit të punës së Shkollës
Normale Shqipe të Prishtinës dhe sakrificat e atyre që e
themeluan këtë institucion, duke siguruar kushte maksimale
për punën e saj në kohën kur kjo shkollë punoi, sepse Shkolla
Normale Shqipe ishte institucioni i parë i shkollimit shqip në
nivel të mesëm në Kosovë pas përfundimit të Luftës II
Botërore; kjo ka qenë shkollë e organizuar sipas modelit të

30
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Shkollës Normale të Elbasanit, dhe të dyja së bashku, dhe më


vonë bashkërisht me shkollat e tjera normale që u përhapën
anë e mbanë trojeve shqiptare, zhvilluan dhe kultivuan
misionin e rilindësve kombëtarë dhe detyrat e programit të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Zonja e zotërinj,
Arsimi shqip ka qenë një e i pandarë dhe mbi themelin e tij
shqiptarët filluan sistematikisht të krijonin mësuesinë e tyre në
gurrën e shkollimit të përbashkët, fillimisht me një dhe në një
shkollë të mësuesisë – në Shkollën Normale të Elbasanit.
Gjeneza e mësuesisë shqiptare është e lidhur me emrin e
Shkollës Normale të Elbasanit, nga e cila dolën mësuesit që
krijuan Shkollën Normale të Prishtinës më 1942, të Gjakovës
më 1943 e më 1946, që vazhdoi punën në Prishtinë prej
shtatorit 1953.

Shkolla Normale Shqipe e Prishtinës në tri dekadat e para të


gjysmës së dytë të shekullit njëzet ishte institucioni arsimor-
edukativ i shqiptarëve të integruar shpirtërisht dhe
organikisht, të cilët kishin ardhur nga viset rurale dhe urbane
të të gjitha anëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të
Luginës së Preshevës, ku nuk mungonin edhe djem dhe vajza të
ardhur edhe nga Shqipëria. Kjo ka qenë shkollë me tipare
humaniste e kombëtare, shkollë që, me anën e të diplomuarve
të saj dhe të punës së tyre, ka vënë bazat e sistemit arsimor dhe
shkollor në Kosovë, ka qenë qendër e përhapjes dhe zhvillimit
të kulturës e të artit, shkollë e angazhuar denjësisht për
zhvillim të barazisë gjinore, të kulturës fizike e sportit, shkollë
që ushtroi ndikim të fuqishëm në zhvillimin e institucionit të
librit shkollor të të gjitha niveleve, të revistave në gjuhën
shqipe dhe të institucioneve të informimit publik. Në këtë
shkollë u zhvillua aktivitet i vërtetë dhe luftë e llojit të vet për
liri njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Pikërisht puna

31
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

edukative dhe arsimore e këtij institucioni ka bërë që te


nxënësit e kësaj shkolle dhe tek ata që diplomuan në këtë
institucion të formohej motivi i fuqishëm për zhvillim të
shkollës shqipe dhe për mbrojtje të kësaj shkolle, kurdo që
shkolla shqipe ishte e rrezikuar. Të këtillë kanë qenë mësuesit
që morën vendim për hapjen e Normales së parë në Kosovë
pas përfundimit të Luftës II Botërore, nxënësit e kësaj shkolle
dhe ata që zhvilluan mësim në këtë shkollë në vitet 1946, 1958,
1964, 1975 dhe 1990.
Në Shkollën Normale Shqipe nuk është zhvilluar vetëm arti i
mësimdhënies dhe arti i të mësuarit. Kjo ka qenë fidanishte e
krijuesve në arsim, në kulturë, në shkencë dhe në krijimtarinë
artistike, duke përfshirë edhe artin ushtarak. Pushimet nga
puna të arsimtarëve të kësaj shkolle, përndjekjet policore të
arsimtarëve dhe të nxënësve të kësaj shkolle, përjashtimet e
nxënësve, arrestimet e personelit arsimor dhe të nxënësve të
kësaj shkolle, gjykimet, keqtrajtimet dhe vrasjet e tyre - kanë
qenë dukuri përcjellëse e gjithë jetës së kësaj shkolle dhe e
internatit të saj. Vërtet këto masa policore drastike kanë qenë
më të ashpra dhe të vrazhda sidomos pas vitit ’48 e ’50 dhe në
vitet e para të dhjetëvjetëshit të gjashtë të shekullit njëzet, por
nuk kanë pushuar as më vonë. Kjo konstantë përmasash dhe
intensitetesh të ndryshme meriton shqyrtim të posaçëm, sepse
është argument i fuqishëm që tregon thellësinë e zhvillimit të
vetëdijes kombëtare të nxënësve të kësaj shkolle nëpërmes
procesit të të mësuarit shkollor, dhe rolin e Shkollës Normale
në zhvillimin dhe në formimin e sentimentit të patriotizmit te
normalistët në faza vështirësish dhe pengesash të
shumëllojshme.
Zonja dhe zotërinj,
Dimensioni i sentimentit të të mësuarit për të mirën e
shqiptarëve dhe i energjisë së pashterur të tij, nuk përkufizohet
vetëm në zhvillimin dhe në mbrojtjen e kësaj shkolle dhe të

32
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

shkollave të tjera të zhvilluara nga nxënësit e saj. Morfologjia


e këtij sentimenti kishte përmasa tredimensionale: dimensioni i
parë kishte të bënte me përgatitjen e nxënësve të kësaj shkolle
në formimin e shkollës shqipe dhe në mbrojtjen e saj; i dyti me
përhapjen e shkollës në të gjitha këndet e trojeve shqiptare në
Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi e në Luginën e Preshevës,
dhe dimensioni i tretë i përket rolit të krijuesve nga nxënësit që
kishin kryer Normalen në zhvillimin e shkollave të mesme, të
larta dhe të Universitetit të Kosovës dhe në ato troje ku
zhvillohen shqiptarët, sikurse edhe në zhvillimin e mendimit
shkencor të shqiptarëve përgjithësisht. Të përmendim vetëm
faktin se nga profesorët dhe nxënësit e Shkollës Normale kanë
magjistruar dhe doktoruar 117 veta, duke kontribuar fuqishëm
në zhvillimin e shkencave albanologjike, agronomike,
biologjike, ekonomike, filologjike, filozofike,, historike,
gjeografike, juridike, kimike, fizike, matematike, muzeologjike,
pedagogjike, psikologjike, sociologjike, mjekësore dhe
teknologjike. Shumë nga këta kanë bërë emër të rëndësishëm
në fushën e shkencës dhe të artit. Aksioma “një komb, një
gjuhë” e ka burimin e vet nga nxënësit dhe nga profesorët e
Shkollës Normale; kundërshtimet e para ndaj aksionit famëkeq
të mbledhjes së armëve dhe reagimet e para ndaj kufizimit të
së drejtës për shkollim në gjuhën amtare të nxënësve, kanë
dalë nga nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës Normale; Rektori i
parë i Universitetit të Prishtinës ka qenë nga radhët e ish-
nxënësve të kësaj shkolle; rreth një e treta (1/3) e akademikëve
të AShAK-së, kur u themelua Akademia, kanë qenë ish-nxënës
dhe profesorë të kësaj shkolle; gjysma e anëtarëve të jashtëm
të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga Kosova, që
përbëjnë grupin e anëtarëve të jashtëm të kësaj akademie,
kanë qenë nënës të kësaj shkolle; fillet e enciklopedistikës dhe
të zhvillimit të mendimit enciklopedik në Kosovë janë të
lidhura me aktivitetin intelektual të ish-nxënësve të kësaj
shkolle; pena të njohura të letërsië dhe të gazetarisë shqipe në

33
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

ish-Jugosllavinë, strukturimi i redaksive librore, i revistave


kulturore e shkencore dhe i institucioneve informative në
Kosovë e më gjerë, është i lidhur me veprimtarinë e nxënësve
dhe të arsimtarëve të Shkollës Normale. Hartuesit e librave të
parë shkollorë në gjuhën shqipe në Kosovën e gjysmës së dytë
të shekullit njëzet ishin arsimtarët dhe ish- nxënësit e Shkollës
Normale. Pensioni i parë kombëtar në Kosovë i është dhënë
drejtorit të Shkollës Normale.

Shkolla Normale ka qenë gurrë e rëndësishme e krijuesve


letrarë. Në letrat poetike dhe në ato të prozës e të gjitha gjinive
letrare nxënësit e kësaj shkolle kanë formuar hapësirë të
rëndësishme në historinë më të re të letërsisë shqipe. Veprat e
tyre përbëjnë një “Bibliotekë” me vlera dhe me porosi të
posaçme të zhvillimit të të gjithë njerëzisë, sidomos të popullit
shqiptar të të gjitha moshave. Arsimtarët dhe nxënësit e
Shkollës Normale në shumë vende të trevave shqiptare u bënë
nismëtarë të zhvillimit të kulturës teatrore, muzikore dhe
sportive. Disa pfrej tyre u afirmuan dhe bënë emër në historinë
e teatrit, të institucioneve muzikore dhe të atyre sportive. Ish-
nxënësit e Normales së Elbasanit, të Gjakovës, të Prishtinës
dhe të vendeve të tjera, zhvilluan kulturën politike ndër
shqiptarët e të gjitha trevave. Nga ish- nxënësit e kësaj shkolle
dhe të shkollave të tjera u konceptua kultura politike e luftës
kundër pushtuesit e robëruesit, e rezistencës paqësore dhe e
kulturës politike e luftës çlirimtare përgjithësisht. Shumë
mësues të pensionuar të kësaj shkolle, edhe më shumë nxënës
të tyre, morën pjesë në luftën çlirimtare të trupave të UÇK-së.
Në frontin e luftës për liri, të organizuar në forma të ndryshme
që nga përfundimi i Luftës II Botërore, ish-nxënësit e kësaj
shkolle, së bashku me të tjerët, kanë bartur peshën më të
madhe të aktivitetit liridashës. Ndër ta shumë veta shkrumbuan
jetën e tyre në burgun e Nishit, të Beogradit, të Idrizovës, të

34
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Goli Otokut, por edhe të Burrelit, të Peqinit dhe të vendeve të


tjera.
Nga kjo kuptojmë se mësuesit dhe nxënësit e tyre ishin shtresa
e inteligjencies shqiptare, më e goditura, sidomos në dy
dhjetëvjetëshat e parë të gjysmës së dytë të shekullit njëzet.

Arsimtarët dhe nxënësit e Shkollës Normale asnjëherë nuk


folën për veten e tyre; këta vepruan, folën dhe shkruan për të
mirën e përbashkët. Gjeneratat e Shkollës Normale përbënin
bërthamën e inteligjencies shqiptare, sidomos të inteligjencies
humaniste në ish-Jugollavinë dhe më gjerë. Gjeneratat e kësaj
shkolle u bënë faktor i rëndësishëm i krijimit të inteligjencie, jo
vetëm humaniste shqiptare, por këta kanë vënë themelimin e
formimit të inteligjencies shoqërore, natyrore, bioteknike,
mjekësore e teknike dhe, së bashku me të tjerët, bënë që
Kosova në rend të parë, po jo vetëm Kosova, të pësonte
ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e zhvillimit
ekonomik, social, politik dhe kombëtar. Ky është personeli, i
cili Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë
u krijoi pasurinë më të madhe – popullsinë e shkolluar, të
gatshme, të qëndrueshme në rrugën e vetëvendosjes dhe të
lirisë së plotë të shqiptarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të
tjerë, sikurse edhe të pasardhësve tanë.

Konsideroj se identifikimi i plotë i mësuesisë shqiptare dhe i


rolit të Shkollës Normale në zhvillimin e saj dhe në zhvillimin e
përgjithshëm të Kosovës e më gjerë, është obligim i përbashkët
i atyre që patën fatin të mësonin në Shkollën Normale dhe të
jepnin mësim në këtë institucion. Por, ky është obligim edhe i
gjeneratave të mëvonshme, sepse duhen nxjerrë mësime si ka
qenë e mundur që nga institucioni që përgatit nxënës për
mësimdhënës, të formoheshin kuadro të pjekura për kërkime
shkencore dhe për krijime artistike në, të thuash, të gjitha
fushat e shkencës dhe të artit. Studime të këtilla na nevojiten

35
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

aq më parë kur dimë se urtësia popullore e pakontestueshme e


shqiptarëve ka qenë: “Pasardhësit pa paraardhës ngelin
gjithmonë fëmijë”.

Zonja e zotërinj,
Rruga nëpër të cilën kaloi dhe u zhvillua shkolla shqipe dhe
mësuesia shqiptare, ka qenë e vështirë. Kronika
pesëdhjetëvjeçare e krijimit të mësuesisë shqiptare është
kronikë e luftës për emancipim të vetvetes dhe njëkohësisht kjo
është kronikë e luftës për emancipim të mjedisit ku ajo ka
vepruar. Ky është rast i rrallë kur i duhet shprehur mirënjohje
dhe falënderim i veçantë të gjithë mësuesisë sonë, posaçërisht
atyre që dhanë jetën në zhvillimin dhe mbrojtjen e shkollës
shqipe, duke mbyllur përgjithmonë ditarin e punës shkollore
dhe ditarin e jetës së tyre. Por, ky është gjithashtu një rast i
rrallë që i drejtohemi mësuesisë sonë të pensionuar, të lidhen
edhe më shumë me jetën e popullit tonë, ta vënë edhe më
shumë përvojën e çmuar të tyre në shërbim të shkollës, të
shkruajnë për përvojën e tyre të mësuesisë, për shkollimin e
tyre dhe të nxënësve të tyre. Thesari pedagogjik i arsimit dhe i
shkollës shqipe është shumë, shumë më i pasur dhe më i
ngjeshur, sesa janë gama e dokumentacionit, përmbajtjet e
ditarit të punës, të librit të amzës, të planeve dhe programeve
shkollore, të dëftesave shkollore, madje edhe të librave
shkollorë. Mbi këtë thesar dhe pasurimin e tij të pandërprerë
duhet të avancojë punën e vet shkolla jonë sot, nesër, pasnesër
dhe përgjithmonë.
Ju falem nderit! “.10
_________
*) Në atë kohë, Kryeministër ishte Bajram Rexhepi, ndërsa kryetar i
komunës së Prishtinës ishte Ismet Beqiri.

10
Teksti është marrë nga libri: Shkolla Normale e Prishtinës (1954-1974), Shtëpia
botuese “Libri shkollor”, Prishtinë, 2007, faqe 17-23

36
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

GJENERATA JONË (E ARTË): 1956 - 1961


Gjenerata jonë e regjistruar në vitin shkollor 1956/1957, ishte
gjenerata e katërt e nxënësve të regjistruar në Shkollën
Normale Shqipe të Prishtinës, pas kalimit të shkollës nga
Gjakova në Prishtinë. Gjenerata e parë që ishte regjistruar në
Prishtinë në vitin shkollor 1953/1954, kur shkolla kaloi nga
Gjakova në Prishtinë, në kohën kur u regjistruam ne, tashmë
kishin kryer vitin e katërt, respektivisht maturën, me qenë se
deri atëherë shkolla punonte me program katërvjeçar.
Gjenerata jonë ka qenë e treta me radhë që kur Shkolla
Normale u bë pesëvjeçare.
Duhet shënuar që, për shkak të nevojës së shtuar për mësues të
kualifikuar në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare në ish-
Jugosllavinë, gjenerata jonë vitin e pestë dhe maturën i
përfundoi në fund të gjysmëvjetorit të parë, në janar/shkurt
1961.
Për t’u regjistruar në Shkollën Normale të Prishtinës duhej
dhënë provimi pranues në katër lëndë: gjuhë shqipe, gjuhë
serbokroate, matematikë dhe muzikë. Se provimi pranues nuk
ishte thjesht një formalitet, veçse kishte kritere mjaft të ashpra,
po përmendim një fakt, të cilin autori i këtyre rreshtave nuk do
ta harrojë kurrë. Nga fshati i autorit të këtyre rreshtave, 12
nxënës të gjeneratës së parë që kishin kryer semimaturën në
vitin 1955/1956, e që ishin orientuar të vazhdonin shkollimin e
mesëm në Shkollën Normale të Prishtinës, vetëm dy e kaluan
provimin me sukses, kurse dhjetë të tjerët shkuan në shkolla të
tjera ose nuk vazhduan fare. Shkolla Normale ishte atraktive
për nxënësit, për dy arsye: E para, sepse asokohe jepeshin
bursa pothuaj për të gjithë nxënësit, me qëllim që të
siguroheshin mësues të kualifikuar. Dhe, e dyta, sepse pas
mbarimit të shkollës, punësimi ishte i sigurt, ngase në shkollat
tona nuk kishte mësues të kualifikuar. Natyrisht, nxënësit,

37
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

duke pasur model mësuesit e tyre, ëndërronin që edhe ata vetë


të bëheshin mësues, dhe ky ishte edhe një motiv shtesë dhe një
nder e privilegj i madh për të qenë normalist.
Në afatin e provimit pranues, të organizuar në qershor të vitit
1956, në Shkollën Normale të Prishtinës provimin pranues e
kishin kaluar vetëm një pjesë e tyre, kurse, me ata që e dhanë
provimin në afatin e dytë, në shtator të atij viti ishin regjistruar
gjithsej 60 nxënës. Në mesin e nxënësve të cilët u regjistruan
në këtë shkollë në vitin e parë, kishte disa që vinin nga
Shqipëria (Vlora, Tirana, Tropoja), sikurse edhe nga
Maqedonia (Dibra) e nga Serbia (Medvegja). Numri i vajzave
ishte dukshëm më i vogël në krahasim me djemtë. Në
vazhdim, po japim listën me emrat e mbiemrat e nxënësve të
gjeneratës sonë, të regjistruar për herë të parë në Shkollën
Normale të Prishtinës në vitin shkollor 1956/57. Po i japim
shënimet ashtu sikur i kemi nxjerrë nga Libri i amzës të
Shkollës Normale për vitin shkollor 1956/1957).11

Adil Fetahu dhe Mehmet Çunaku në Arkivin e Prishtinës duke hulumtuar


dokumentacionin e Shkollës Normale

11
Të dhënat nga Libri i amzës i kanë nxjerrë: Adil Fetahu e Mehmet Çunaku, duke
punuar dy ditë në lokalet e Arkivit të Kosovës, ku gjendet dokumentacioni i Shkollës
Normale, gjegjësisht i i Akademisë Pedagogjike të Prishtinës.

38
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

NXËNËSIT E GJENERATËS NË VITET SHKOLLORE


1956 - 1961

Nr.r.Emri e mbiemri Datëlindja Vendlindja Vërejtje

Klasa I-1: të regjistruar për herë të parë në vitin shkollor 1956/57:*)

1. Adem Nazif Ibrahimi 7.02.1942 Ferizaj


2. Basri Qamil Reçica 25.03.1941 Llugaxhi
3. Sinavere Rexhep Roka 15.10.1940 Tropojë
4. Shyhrete Hysen Çika 27.07.1942 Tiranë

5. Sadije Shaban Murturi 15.09.1939 Prishtinë


6. Sami Hasan Haxhimusa 1.09.1940 Doganaj
7. Shefqet Tush Ajvazi 19.02.1940 Llaushë/Podujevë
8. Shaip Sadri Ademi 20.05.1941 Gjurishefc
9. Salih Emine Maqedonci 4.11.1939 Butofc
10.Sherif Ramë Bojniku 10.08.1938 Meshinë
11. Et-hem Fazile Rexhepi 27.08.1938 Marek
12. Halil Ahmet Sadiku 27.06.1937 Ramabajë
13. Rabije Zenë Shabani 10.06.1941 Tërnjë
14. Rifat Ramadan Zhdrella 14.12.1938 Penuhë
15. Raif Hazir Syla 5.07.1940 Ramabajë,Medvegjë
16. Musa Ibrahim Shala 12.09.1939 Kishnarekë
17. Emire Avdi Salihu 20.04.1942 Beograd
18. Hasan Nazif Vuniqi 26.10.1936 Vërshefc

Klasa I-2:

1. Ajet ... Selimi - -


2. Adil Rrahman Fetahu 3.03.1939 Rimanishtë
3. Beqir... Buçinca - Ferizaj
4. Esat Islam Berisha 1937 Drenovc
5 Eshref Imer Imeri 10.01.1939 Shtimje
6. Isak Zukë Zuka 14.12.1937 Tërdevc
7. Xhelil Muharrem Rama 13.03.1940 Koliq
8. Kadrije Beqir Ramadani 29.06.1940 Ferizaj
9. Ismet Ferid Gusija 10.03.1941 Novi Pazar
10. Hidajet Lufti Lutfiu 10.05.1941 Brodosanë
11. Kamber Hazir Hoti ..... 1941 Kërpimeh
12. Rrustem Hysen Sokoli 10.09.1940 Vlorë

39
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

13. Rifat Halit Musliu ......... 1941 Petreshticë


14. Ramadan Ibrahim Paçarada 11.02.1940 Dumosh
15. Mehmet Adem Çunaku 20.11.1939 Drenovc
15. Hafiz Bejtullah Maliqi 1941 Orllan
17. Avdi Rizah Rizahu 3.03. 1937 Mramuer
18. Azem Ujkan Demaj ....... 1938 Shkrel
19. Muharrem ... Sopi 19.05.1940 Bukosh
20. Hysen ... Shala 2.06.1939 Nekovc
21. Veli Xhemajl Xhemajli 9.06.1938 Mramuer
22. Hasan Hysen Sokoli 12.05.1939 Vlorë
23. Selim Rushit Arifi 13.07.1940 Rimanishtë
24. Shaip Hajzer Konjusha 1940 Hade
25. Mustafë Haxhë Haxha 16.06.1940 Gllobar
26. Sherif ... Beqa .................... Shtimje
27. Ismail Liman Halipi 10.02.1941 Prapashticë
28. Vehbi Dalip Kika 10.05. 1940 Lupçi Poshtëm
29. Xhylfidane E.Mumxhiu 3.03.1940 Pejë
_____
*) Në Librin e amzës për vitin shkollor 1956/1957, sigurisht ka humbur ndonjë
fletë, ngase në klasën I-1, gjetëm të regjistruar vetëm 18 nxënës e duhet të ishin
rreth 30, sepse në të dy paralelet ishin regjistruar 60 nxënës.

40
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Viti shkollor 1957/1958

Klasa II-1: Klasa II-2:


1. Basri Reçica 1. Azem Demaj
2. Dalip Marku 2. Avdi Rizahu
3. Emire Salihu (kalon në II/2) 3. Adil Fetahu (kalon në II/1)
4. Ferdane Juniku (kalon në II/2) 4. Ahmet Jashanica
5. Florije Koshi 5. Eshref Imeri
6. Gjyke Shala (kalon në II/2) 6. Esat Berisha
7. Halil Sadiku 7. Hidajet Lutfiu
8. Isak Bajçinca 8. Hysen Shala
9. Jetullah Krasniqi 9. Hafiz Maliqi
10. Kadrije Ramadani 10. Ismet Gusija
11. Kimete Hazbata (kalon në II/2) 11. Ismail Gashi
12. Mehmet Sahiti 12. Idriz Ahmeti
13. Rexhep Gashi 13. Isak Zuka
14. Resmije Musa 14. Isak Mjekiqi (kalon në
II/1)
15. Riza Kasumi 15. Mehdi Raci
16. Rabije Shabani 16. Mustafa Haxha
17. Rukije Malisheva 17. Mehmet Çunaku
18. Raif Syla 18. Muharrem Sopa
19. Sami Haxhimusa 19. Nusret Dulatahu
20. Sadije Murturi 20. Nexhmedin Canhasi
21. Salih Maqedonci 21. Rrustem Sokoli
22. Sinavere Roka 22. Rasim Hoxha
23. Shaip Ademi 23. Ramadan Paçarada
24. Sherif Bojniku 24. Rifat Musliu
25. Shyhrete Çika (kalon në II/2) 25. Saim Qyqalla (kalon në
II/1)
26. Vezire Shaqiri (nga II/2) 26. Selim Arifi (kalon në II/1)
27. Xhylfidane Mumxhiu 27. Shaip Konjusha
28. Adil Fetahu (nga II/2) 28. Rexhep Krasniqi
29. Ahmet Jashanica 29. Emire Salihu
30. Isak Mjekiqi 30. Ferdane Juniku
31. Saim Qyqalla 31. Gjyke Shala
32. Selim Arifi (nga II/2) 32. Kimete Hazbata
33. Rabije Shabani 33. Vezire Shaqiri (kalon në
II/1)
34. Shyhrete Çika

41
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Klasa II-3: Viti shkollor 1957/1958

1. Adem Ibrahimi
2. Ali Rrahmani
3. Et-hem Maxhuni (është çregjistruar më 21.IV.1958)
4. Et-hem Rexhepi
5. Islam Berisha
6. Ismail Halipi
7. Musa Shala
8. Neki Juniku
9. Nazmi Bytyçi
10. Rifat Zhdrella
11. Safet Preka
12. Shani Nagavci
13. Shemsi Gashi
14. Sherafedin Fazliu
15. Shefqet Ajvazi
16. Sherif Beqa
17. Sefedin Gaxha
18. Liman Ahmeti
19. Zijadin Munishi
20. Zahir Bajrami (Byqmeti)
21. Tasim Brovina
22. Xhelil Rama
23. Ramush Ibrahimi
24. Vehbi Kika
25. Rexhep Murati
26. Qemajl Shasivari
27. Teki Umata

42
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Viti shkollor 1958/1959

Klasa III-1: Klasa III-2:

1. Ahmet Jashanica 1. Azem Demaj


2. Basri Reçica 2. Avdi Rizahu
3. Dalip Marku 3. Eshref Imeri
4. Halil Sadiku 4. Emire Salihu
5. Isak Bajçinca 5. EsatBerisha (kaloi në
Mitrovicë)
6. Isak Mjekiqi 6. Hidajet Lutfiu
7. Ibrahim Bajgora 7. Hafiz Maliqi
8. Jetullah Krasniqi 8. Hysen Shala
9. Mehdi Kryeziu 9. Ismet Gusija (kalon në
III/3)
10. Mehmet Sahiti 10.Ismail Gashi
11. Naxhi Osmani 11. Idriz Ahmeti
12. Qemajl Boshnjaku 12. Isak Zuka
13. Rexhep Gashi 13. Mustafa Haxha
14. Rifat Zhdrella 14. Mehmet Çunaku
15. Rukije Malisheva 15. Muharrem Sopi
16. Raif Syla 16. Rabije Shabani
17. Rizah Kasumi 17. Rifat Musliu
18. Saim Qyqalla 18. Ramadan Paçarada
19. Salih Maqedonci 19. Nexhmedin Canhasi
20. Sami Haxhimusa 20. Shyhrete Qika
21. Sinavere Roka 21. Vezire Shaqiri
22. Sadije Murturi 22. Gjyke Shala
23. Skender Nushi 23. Shaip Konjusha
24. Shaban Kopriva 24. Rasim Hoxha
25. Shaip Fazliu 25. Rexhep Bunjaku
26. Sherif Bojniku 26. Shani Nagavci
27. Florije Koshi 27. Ismail Demiri
28. Kadri Qehaja
29. Hamzë Uka

43
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Klasa III-3: Viti shkollor 1958/1959

1. Adem Ibrahimi
2. Ali Rrahmani
3. Et-hem Maloku
4. Faik Sylejmani
5. Gani Haxhi
6. Xhelil Rama
7. Xhylfidane Mumxhiu
8. Halil Alidemaj
9. Hilmi Bajrami
10. Ismail Halipi
11. Islam Berisha
12. Kadrije Ramadani
13. Liman Ahmeti
14. Musa Shala
15. Neki Juniku
16. Resmije Musa
17. Ramush Ibrahimi
18. Safet Preka
19. Shefki Gabovci
20. Shefqet Ajvazi
21. Sherif Beqa
22. Shemsi Gashi
23. Sherafedin Fazliu
24. Tasim Brovina
25. Teki Ukmata
26. Vehbi Kikaj
27. Zijadin Munishi
28. Xheva Bruçi
29. Ismet Gusija

44
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Viti shkollor 1959/1960

Klasa IV-1: Klasa IV-2:

1. Abit Maxhuni 1. Ali Kelmendi


2. Bajram Jashari 2. Azem Demaj
3. Ahmet Sadiku 3. Burhan Prishtina
4. Alush Ferati 4. Daut Cecelia
5. Bajram Uka 5. Dizare Deda
6. Çerkin Mustafa 6. Emire Salihu
7. Dalip Marku 7. Esat Berisha
8. Drita Kokaj 8. Eshref Imeri
9. Halil Sadiku 9. Fadil Berisha
10. Ibrahim Bajgora 10. Fetah Çollaku
11. Ibush Pllana 11. Xhyka Shala
12. Isak Bajçinca 12. Hafiz Maliqi
13. Jetullah Krasniqi 13. Hajredin Hajredini
14. Kadri Qehaja 14. Hajriz Topollaj
15. Mehdi Kryeziu 15. Hidajet Lutfiu
16. Mehmet Sahiti 16. Hysen Shala
17. Murteza Duraku 17. Ibrahim Mlinaku
18. Musa Shala 18. Idriz Ahmeti
19. Musa Zabërxha 19. Isak Zuka
20. Osman Rama 20. Ismail Gashi
21. Perihane Kelmendi 21. Kadrije Ramadani
22. Qerim Husaj 22. Mediha Deda
23. Rexhep Gashi 23. Mehmet Çunaku
24. Rrustem Rama 24. Muharrem Berisha
25. Rifat Zhdrella 25. Muharrem Sopa
26. Basri Reçica 26. Mustafa Haxha
27. Rukije Malisheva 27. Nexhmedin Galica
28. Saim Qyqalla 28. Nexhmedin Canhasi
29. Salih Maqedonci 29. Rabije Shabani
30. Sami Haxhimusa 30. Rasim Hoxha
31. Selvije Halimi 31. Ramadan Paçarada
32. Sadije Murturi 32. Rifat Musliu
33. Salih Maxhera 33. Sahit Birinxhiku
34. Sinavere Roka 34. Sefer Seferi
35. Skender Nushi 35. Shaip Konjusha
36. Shaip Fazliu 36. Shefqet Preteni
37. Sherif Bojniku 37. Shyhrete Çika

45
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

38. Zejnepe Hyseni 38. Tafil Krasniqi


39. Xhemajl Prokoroxha 39. Tafil Vidishiq
40. Qemajl Boshnjaku 40. Vezire Sheqiri
41. Shaip Ismajli 41. Xhafer Kelmendi
42. Metë Gashi
43. Rexhep Bunjaku

Klasa IV-3: Viti shkollor 1959/1960

1. Et-hem Maloku
2. Faik Sylejmani
3. Gani Haxhiu
4. Xhelil Rama
5. Xhylfidane Mumxhiu
6. Halil Alidemaj
7. Hilmi Bajrami
8. Hysen Latifi
9. Ismail Halipi
10. Ismet Gusija
11. Jonuz Kolgeci
12. Kimete Canhasi
13. Kadrush Sylejmani
14. Liman Ahmeti
15. Minire Fetahu
16. Mehmet Gjocaj
17. Nazmi Bytyqi
18. Neki Juniku
19. Ramush Ibrahimi
20. Ragip Babatinca
21. Resmije Musa
22. Ramadan Dauti
23. Selvete Abrashi
24. Sadik Rraci
25. Shukrije Rudi
26. Tasim Brovina
27. Teki Ukmata
28. VehbiKikaj
29. Xheva Bruçi
30. Xhafer Et-hemi

46
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

31. Zijadin Munishi


32. Safet Preka
33. Selatin Ahmeti
34. Sadik Dragusha
35. Shefqet Ajvazi
36. Shefki Grabovci
37. Shaip Selimi
38. Ali Rrahmani
39. Ali Mehmeti
40. Afërdita Rugova
41. Bahrije Murati
42. Bahrije Zeqiri

Viti shkollor 1960/1961

Klasa V-1: Klasa V-2:

1. Abit Maxhuni 1. Azem Demaj


2. Alush Ferati 2. Dizare Deda
3. Bajram Uka 3. Emire Salihu
4. Çerkin Mustafa 4. Esat Berisha
5. Qerim Husaj 5. Eshref Imeri
6. Isak Bajçinca 6. Fadil Berisha
7. Kadri Qehaja 7. Gjyke Shala
8. Mehdi Kryeziu 8. Hidajet Lutfiu
9. Musa Zabërxha 9. Hafiz Maliqi
10. Murteza Duraku 10. Hysen Shala (Krapi)
11. Musa Shala 11. Ismail Gashi
12. Osman Rama 12. Idriz Ahmeti
13. Perihane Kelmendi 13. Kadrije Ramadani
14. Rexhep Gashi 14. Mediha Deda
15. Sadije Murturi 15. Muharrem Sopa
16. Salih Maxheraj 16. Muharrem Berisha
17. Sinavere Roka 17. Mustafa Haxha
18. Sami Haxhimusa 18. Nexhmedin Galica
19. Saim Qyqalla 19. Nexhmedin Canhasi
20. Shaip Ismaili 20. Rabije Shabani
21. Shaip Fazliu 21. Rasim Hoxha

47
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

22. Sherif Bojniku 22. Ramadan Paçarada


23. Halil Sadiku 23. Sefer Seferi
24. Salih Maqedonci 24. Shyhrete Çika
25. Metë Gashi 25. Shaip Konjusha
26. Zejnepe Hyseni 26. Shefqet Preteni
27. Resmije Musa 27. Tafil Vidishiqi
28. Kimete Canhasi 28. Vezire Shaqiri
29. Hasan Hasanramaj 29. Xhafer Kelmendi
30. Exhlale Bërlajolli

Viti shkollor 1960/1961

Klasa V-3: Klasa V-4:

1. Ali Mehmeti 1. Ali Rrahmani


2. Adem Ibrahimi 2. Ahmet Sadiku
3. Bahrije Murati 3. Bajram Jashari
4. Bahrije Zeqiri 4. Burhan Prishtina
5. Faik Sylejmani 5. Basri Reçica
6. Gani Haxhiu 6. Drita Kokaj
7. Hysen Latifi 7. Dalip Marku
8. Halil Alidemaj 8. Afërdita Rugova
9. Ismet Gusija 9. Hilmi Bajrami (Dërmaku)
10. Jonuz Kolgeci 10. Hajredin Hajredini
11. Liman Ahmeti 11. Isak Zuka
12. Myrvete Fetahu 12. Ibrahim Klinaku
13. Nazmi Bytyçi 13. Ibrahim Bajgora
14. Ramush Ibrahimi (Ajvazi?) 14. Ismail Halipi
15. Ragip Babatinca 15. Isak Bajçinca (kalon në
V/1)
16. Ramdan Dauti 16. Jetullah Krasniqi
17. Selatin Ahmeti 17. Kadrush Sylejmani
18. Safet Preka 18. Mehmet Gjocaj
19. Sadik Dragusha 19. Mehmet Sahiti
20. Sadik Rrecaj 20. Neki Juniku
21. Selvete Abrashi 21. Qazim Rexha
22. Shaip Selimi 22. Rukije Malisheva
23. Shefqet Ajvazi 23. Skender Nushi
24. Shefki Grbovci 24. Sahit Birinxhiku
25. Shukrije Rudi 25. Shemsi Gashi

48
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

26. Teki Ukmata 26. Tafil Murati


27. Tasim Brovina 27. Vehbi Kikaj
28. Zijadin Munishi 28. Xheva Bruçi
29. Xhafer Et-hemi 29. Xhelil Rama
30. Xhylfidane Mumxhiu
31. Xhemail Prekoroxha

Me gjithë se në klasën e parë në vitin shkollor 1956/57 ishin


regjistruar gjithsej 60 nxënës, të ndarë në dy paralele, dhe se në
fund të vitit kishin ngelur, për ta përsëritur klasën më së paku 6
prej tyre,- në vitin tjetër shkollor (1957/58), u bënë tri
paralele, me gjithsej 91 nxënës të klasës së dytë! Kjo rritje e
numrit të nxënësve në klasën e dytë erdhi si rezultat i ardhjes
së disa nxënësve nga shkollat e tjera normale në Normalen e
Prishtinës, e cila ishte më në zë, por edhe si pasojë e përsëritjes
së klasës së dytë nga disa nxënës të gjeneratës paraprake.
Ndërkaq, në vitin shkollor 1958/59, në klasën III ishin formuar
po ashtu tri paralele, me gjithsej 85 nxënës. Kjo domethënë 9
nxënës më pak sesa ishin në klasën e dytë vitin paraprak dhe
kjo ndodhi për shkak se disa kishin mbetur për ta përsëritur
klasën e dytë, e ndonjë tjetër, për shkaqe të ndryshme, ishte
çregjistruar, respektivisht e kishte braktisur shkollën.

Edhe në klasën e katërt (viti shkollor 1959/60) u rrit numri i


nxënësve, prej 85, sa kishin qenë në klasën e tretë, në të
katërtën u bënë 126 nxënës, të ndarë në tri paralele. Edhe kjo
rritje e numrit ishte rezultat i ardhjes së disa nxënësve nga
shkollat e tjera, dhe pasojë e ngeljes së disave nga viti
paraprak. Ndërkaq, në vitin shkollor 1960/61, në klasën e pestë
ishin të regjistruar 119 nxënës, prej të cilëve 25 ishin vajza, të
ndarë në katër paralele, të cilët diplomuan në janar-shkurt
1961.

49
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Këtu nuk i kemi llogaritur nga dy paralele të nxënësve në


gjuhën serbokroate, kryesisht serbë e malazezë të cilët kanë
vijuar mësimet në Normalen e Prishtinës, duke filluar nga viti
shkollor 1957/1958, e që nuk i përkasin gjeneratës sonë prej
fillimit.

Sikur u theksua më sipër, nxënësit e klasës V mbaruan


provimin e maturës në janar/shkurt 1961, dhe që më 6 shkurt
1961, filluan të ushtronin detyrën e mësuesve. Meqenëse
pothuajse të gjithë ata kishin marrë bursa, qoftë nga komunat
prej nga vinin, ose prej organeve arsimore të Krahinës, ata
ishin të detyruar të shkonin atje ku i caktonin organet
kompetente. Me marrëveshje midis ndonjërit prej tyre dhe me
pëlqimin e organeve kompetente të arsimit, mësuesit mund të
ndërronin vendet e punës, në qoftë kjo u shkonte për shtati të
dy palëve. Nxënës që kishin ardhur nga të gjitha trevat
shqiptare, tash u shpërndanë si mësues në vende të ndryshme.
Dhe, duke zbatuar normat e përgjithshme të gjuhës së mësuar
në shkollë, duke kapërcyer dallimet karakteristike të të
folmeve të këtyre anëve, kanë pasur ndikimin në të folmen më
drejtë e më të unjësuar të gjuhës.

Diplomimi i 25 mësueseve (vajza) të një gjenerate, ishte një e


arritur e madhe për arsimin tonë për atë kohë, dhe një thyerje e
barrierave të konervatizmit që mbretëronte për sa i përket
shkollimit të gruas. Përveç mësimdhënies, mësuesit duhej të
ishin edhe veprimtarë propagandues për përhapjen e diturisë
dhe arsimit shqip në masa, sidomos për arsimimin e femrës.
Sepse, siç thoshte në kohën e tij rilindësi ynë, Naim Frashëri,
duke folur për rëndësinë e arsimimit të femrës: “Gruaja duhet
të jetë e mësuar më shumë nga burri... Nëna e dishme i
përkrahet mësuesit e shumë herë i lehtëson punën. Mësuesi në
shkollë e nëna në shtëpi e rrisin at fëmi me dije e urti. Shumë
herë mësuesit s’i del kohë me u kujdesun për fëmi sa duhet, pse

50
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

në mësonjëtore ka shumë, atëherë nëna e mirë, nëna e dishme


zen vendin e mësuesit e i jep fmis vet ça mësuesi s’mujt me i
dhanë”.12 Kurse, rilindësi tjetër yni, Hil Mosi, duke propaguar
nevojat për mësues, në gazetën “Korça” të datës 15 dhjetor
1908, shkruante: “Ndër shumë e shumë nevoja që ka kombi i
jon, një nër ma të parat asht pernjement ajo e mesuesave. E
ardhmja e nji femis rjedh prej nje mesuesit te mire, e kete
mësim, përveç prindërve, ma fort se mesuesi nuk mundet tjetër
njeri t’a mbarojnë at detyrë.”13

12
Prof.dr Hysni Myzyri: Shkolla Normale e Elbasanit (1909-1912), Tiranë 2004, faqe
28.
13
Po aty, faqe 37.

51
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

BIOGRAFITË E DISAVE NGA GJENERATA

Ideja për hartimin e një monografie për këtë Gjeneratë është


dhënë në takimin e mbajtur më 18 maj 1996, me rastin e 35-
vjetorit të diplomimit dhe fillimit të punës si mësues të ish-
normalistëve të kësaj Gjenerate. Në atë takim morën pjesë këta
59 shokë e shoqe të kësaj gjenerate, duke përfshirë edhe 10
ish-profesorët. Këtu i kemi emrat e të gjithë pjesëmarrësve,
disa prej të cilëve qysh në atë takim i kanë dhënë biografitë e
veta.

Ish- nxënësit e gjeneratës sonë:

Abit Maxhuni Neki Juniku


Adem Ibrahimi Osman Rama
Afërdita Rugova Qerim Husaj
Alush Ferati Rabije Bajrami
Bajram Jashari Raif Syla
Basri Reçica Ramadan Selimi
Burhan Prishtina Ramamadan Paçarada
Dalip Marku Ramush Ajvazi
Dizare Deda Resmije Musa
Drita Kokaj Rexhep Gashi
Esat Berisha Rrustem Rama
Emire Salihu Rrustem Sokoli
Eshref Ymeri Saim Qyqalla
Fadil Berisha Salih Maqedonci
Gjyke Shala Salih Maxhera
Halil Sadiku Sami Haxhimusa
Hidajet Lutfiu Selvije Halimi
Idriz Mehmeti Sinavere Roka

52
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Isa Bajçinca Shaip Fazliu


Ismail Gashi Shefqet Ajvazi
Jetullah Krasniqi Shefki Grabovci
Jonuz Kolgeci Sherif Bojniku
Kadrije Ramadani Tasim Brovina
Liman Ahmeti Teki Ukmata
Mehdi Kryeziu Vezire Shaqiri
Mehmet Çunaku Xhafer Hetemi
Mehmet Sahiti Xheva Bruçi
Muharrem Berisha Xhylfidane Mumxhiu
Muharrem Sopa Zijadin Munishi
Musa Zabërxha

Ish-profesorët:

Salih Nushi
Enver Gjerqeku
Rexhep Hoxha
Ahmet Mumxhiu
Drita Dobroshi
Arsim Fehmiu
Zekije Rugova
Engjëll Berisha
Skender Oroshi
Zekerija Cana

Meqenëse takimi tjetër i radhës u mbajt vetëm në fund të majit


2004, u përsërit dëshira dhe nevoja për hartimin e monografisë
për gjeneratën tonë. Në takimin e vitit 2005, të gjithë

53
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

pjesëmarrësve iu dha nga një fletë me disa rubrika, si udhëzues


për biografi. Mirëpo, kjo punë u neglizhua deri këtë vit, kur u
mbushën 50 vjet nga koha kur kjo gjeneratë mbaroi Shkollën
Normale dhe nisi misionin e mësuesisë. U bënë përpjekje të
takoheshin të gjithë shokët dhe shoqet e gjeneratës, për t’i
dhënë biografitë, por nuk arritëm të grumbullonim më shumë
biografi sesa këto që janë botuar në këtë monografi.

Na vjen keq që disa nga shokët dhe shoqet e gjeneratës nuk


kemi mundur t’i kontakojmë dhe t’i informojmë se jemi duke
përgatitur monografinë, ndërsa disa të tjerë që kanë qenë në
dijeni, po nuk kanë treguar interesim, nuk janë të përfshirë në
këtë monografi. Shumica e biografive janë të shkurtra e me
pak të dhëna, prandaj disa faqe të librit kanë mbetur pothuaj të
zbrazta.
______
*) Në atë takim ish-drejtori Salih Nushi gjeneratën tonë e quajti “Gjeneratë
e artë” dhe propozoi që në të ardhmen takimet të mbaheshin çdo vit, të
shtunën e fundit të muajit maj, dhe kjo vazhdon të zbatohet edhe tash.

54
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Adem / Nazif/ IBRAHIMI

U lind në Ferizaj më 7.05.1942, ku


edhe tash jeton (Rruga: “Bekim
Osmani” 24).
Shkollën fillore (tetëvjeçare) e ka
kryer në Ferizaj, ndërsa Shkollën
Normale në Prishtinë, ku u diplomua
në vitin 1961.
Ka 35 vjet stazh pune: mësues,
profesor në Shkollën Normale të
Ferizajt dhe zyrtar ë Shërbimin e
Sigurimit Shtetëror në Prishtinë.
Nga gjuhë të huaja din të lexojë, të
shkruajë e të komunikojë në gjuhën ruse.
Gjatë shërbimit në Sigurimin Shtetëror, ka qenë në vizita
zyrtare në Rusi, në Kinë dhe në Korenë Veriore.
Tash është në pension dhe jeton në Ferizaj.

55
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Adil /Rrahman/ FETAHU

U lind më 3 mars 1939, në fshatin


Rimanishtë (komuna e Prishtinës).
Katër klasë të shkollës fillore i kreu
në vendlindje, në një shtëpi private të
lëshuar për shkollë, pa kurrfarë
kushtesh. Mësuesin e parë në dy
klasët e para e kishte një mësues nga
Shqipëria (Et-hem Pajazitin), të cilin e
kujton me respekt. Kurrë nuk e harron
ditën e parë në shkollë (1948), kur
mësuesi me brisk e me gërshërë ua
kishte ndarë të gjithë nxënësve nga
një gjysmë lapsi, gjysmë fletoreje dhe gjysmë gome! Klasët V-
VIII i kreu në Shkollën Fillore në fshatin Besi, duke udhëtuar
nga afro 12 kilometra në ditë në dy drejtimet, verë e dimër, në
borë e në shi, me veshmbathje të dobët. Menjëherë pas
mbarimit të fillores, në vitin shkollor 1956/1957 i vazhdoi
mësimet në Shkollën Normale të Prishtinës, duke udhëtuar çdo
ditë prej vendlindjes deri në shkollë, prandaj u detyrua ta
ndërpriste shkollimin për shkaqe të vështira ekonomike e
sociale, kështu që me ato dy vite e gjysmë të normales u
punësua në detyrën e mësuesit (më 5.02.1959). Në detyrën e
mësuesit punoi gjithsej pesë vjet e gjysmë, në shkollat fillore
në Barilevë (një gjysmëvjetor), në Sharban (dy vite), në
Rimanishtë (dy vite) dhe në Koliq (një vit).

Shërbimin ushtarak e kreu në periudhën 25.09.1961 –


10.08.1963, në Ajdovshçina (Slloveni).

56
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Në vitin shkollor 1967/68, kreu kursin njëvjeçar të


daktilografisë në Universitetin e Punëtorëve në Prishtinë, dhe
menjëherë u punësua në Gjykatën Komunale të Prishtinës, e
më pastaj në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku punoi deri më
1970.

Me provim pranues u regjistruar në studimet në Shkollën e


Lartë Administrative-Juridike, të cilën e kreu në afatin rekord
(1970—1972). Në Fakultetin Juridik të Universitetit të
Prishtinës u regjistrua në vitin shkollor 1972/73, të cilin e kreu
me korrespondencë dhe u diplomua më 28 maj 1977.
Studimet postdiplomike i regjistroi në Fakultetin e Shkencave
Orgnizative të Universitetit të Beogradit, ku i kreu me sukses
të lartë tre semestra, mirëpo, për shkak të demonstratave të
vitit 1981 dhe ngjarjeve që pasuan në vazhdim, i ndërpreu ato
studime për të mos i vazhduar më.

Me një stazh prej 44 vjet të punës aktive, ka kryer punë e


detyra të ndryshme. Sipas evidencës nga dokumentet
personale, del se deri më 27 shtator 1990, ka qenë në këto punë
e detyra: -mësues në Shkollën Fillore të Barilevës (05.02 –
31.08. 1959); - mësues (dhe drejtor) në Shkollën Fillore të
Sharbanit (01. 09. 1959 deri më 25. 09. 1961); - ushtar në
Ajdovshçinë-Slloveni (25.09.1961-10.08.1963); - mësues në
Shkollën Fillore të Rimanishtës (01.09.1963 – 31.08.1965); -
në Entin për Punësim në Prishtinë (14.09.1965-14.09.1966); -
arsimtar (në klasët e larta) në Shkollën Fillore të Koliqit
(22.10.1966 – 31.08.1967); - vijues i kursit njëvjeçar të
daktilografisë në Universitetin e Punëtorëve në Prishtinë
(01.09.1967 – 18.06.1968); - daktilograf në Gjykatën
Komunale të Prishtinës (19.06.1968 – 15.03.1970); -
daktilograf në Gjykatën Supreme të Kosovës (16.03.1970 –
31.12.1970); - sekretar i Entit për Kërkime Ekonomike në
Fakultetin Juridik-Ekonomik në Prishtinë (01.01.1971 –

57
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

30.09.1971); përkthyes për shqip-serbokroatisht dhe


anasjelltas, e pastaj shef i Shërbimit të Përgjithshëm në
Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (01.10.1971
– 30.06.1977); - sekretar i Institutit Ekonomik të Prishtinës
(01.07.1977 – 31.05.1979; ku një kohë Ismet Gusia, shok i
gjeneratës sonë, ishte drejtor i Institutit); - sekretar i Këshillit
Krahinor për Produktivitet dhe Inovacione në Prishtinë
(02.06.1979 – 30.04.1983; gjatë kësaj kohe, në cilësi të
bashkëpunëtorit të jashtëm, ishte ligjërues i lëndës “E drejta e
pronësisë industriale” në Shkollën e Lartë Pedagogjike të
Prishtinës, për të cilën lëndë botoi dispensën, 142 faqe); -
këshilltar i lartë i guvernatorit të Bankës Popullore të Kosovës
(01.05.1983 - 28.02.1985); - gjykatës profesionist i Gjykatës së
Punës së Bashkuar të Kosovës (01.03.1985 – 27.09.1990; nga
kjo detyrë e shkarkoi Kuvendi i Serbisë, duke e cilësuar si të
papërshtatshëm politikisht).

Në periudhën e okupimit të Kosovës 1990-1999, një mandat


ishte sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Sindikatave të
Pavarura të Kosovës, dhe një mandat tjetër sekretar i
përgjithshëm i Shoqatës së Juristëve të Kosovës.

Pas luftës, prej 10.09.1999 deri më 20.02.2002, ishte anëtar i


Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të UNMIK-ut, më pastaj
sekretar i Komisionit Ndërministror të Qeverisë së Kosovës
për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga okupatori serb në
periudhën 1990-1999. Anëtar i Kryesisë së Shoqatës së
Juristëve të Kosovës ishte pandërprerë prej 1994-2011. Ishte
anëtar i grupeve të ndryshme profesionale në hartimin e
ligjeve, bashkëpunëtor e anëtar i redaksive të revistave
profesionale e publikimeve të ndryshme në Kosovë e jashtë
saj, recensent i disa librave të autorëve të tjerë.

58
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Në cilësi të sekretarit të përgjithshëm të BSPK-së ka qenë në


vizita zyrtare dhe ka marrë pjesë në kongrese të sindikatave
evropiane e botërore në Hungari, Gjermani, Itali e Turqi, ku ka
paraqitur referate e informacione mbi diskriminimin e
punëtorëve shqiptarë nga regjimi i Serbisë. Për këtë çështje në
vitin 1993 ishte i ftuar për të dëshmuar në Komisionin e KB
për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë, mirëpo Sigurimi Shtetëror
i Serbisë ia morai pasaportën dhe nuk e lejoi të shkonte në atë
mbledhje. Privatisht disa herë ka qenë në vizita e pushime në
Shqipëri, Turqi, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe.

Ka botuar shumë punime në gazeta e revista dhe publikime të


tjera profesionale e shkencore në gjuhën shqipe dhe
serbokroate, që botoheshin në Kosovë, në Beograd, Zagreb e
Sarajevë. Është koautor i librit Ekonomia e Kosovës, botim i
Qendrës Krahinore për Produktivitet dhe Inovacione në
Prishtinë (1980). Ka botuar dy libra autorialë: Masat e
përkohshme (1992), dhe Krijimi dhe rrënimi i gjyqësorit të
Kosovës (2011), si dhe Buletinin Jubilar të 20-vjetorit të
themelimit dhe të punës së Shoqatës së Juristëve të Kosovës
(mars 2011). Është koautor i dy botimeve të Doracakut për
provimet e jurisprudencës, dhe anëtar i Grupit të Ekspertëve të
Institutit Gjyqësor të Kosovës, e autor i disa moduleve të
Programit fillestar për arsimimin ligjor të gjyqtarëve e
prokurorëve. Ka më se 440 komente të botuara, në formë
polemikash publike ironike me zyrtarë të lartë të Serbisë, të
botuara gjatë tre vjetve, në periudhën: janar 2008 – janar 2011,
në web-sajtin e B-92 të Beogradit (në gjuhën serbe), të cilat
tash i ka përkthyer në shqip dhe i ka përgatitur për botim në një
libër.

Gjatë tërë periudhës së pasluftës, ka marrë pjesë në grupe të


ndryshme të ekspertëve, të formuara nga Qeveria ose nga
ministritë përkatëse, për hartimin e ligjeve të ndryshme në

59
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

fushën shkencore, arsimore, kulturore, sociale, ekonomike. Me


kontratë ishte konsultant i jashtëm i Agjencisë Kosovare të
Mirëbesimit (2004-2005), për ligjet ekonomike dhe masat e
dhunshme që kishte aplikuar Serbia në ndërmarrjet ekonomike
dhe në institucionet e Kosovës. Në vitin 2005 ishte anëtar i
Grupit të Ekspertëve të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa
në vitin 2006 anëtar i Grupit të Ekspertëve dhe koordinator i
Nëngrupit për hartimin e materialeve për dëmet e shkaktuara
në Kosovë në periudhën 1990-1999, për nevojat e Grupit të
Negociatorëve të Kosovës në bisedimet me Serbinë, të
mbajtura në Vjenë.

Prej vitit 2004, ishte organizatori kryesor i takimeve vjetore


dhe të tjera dhe i ekskursionit të shokëve e shoqeve të
gjeneratës sonë (të normalistëve) dhe iniciatori (e autori) i
kësaj Monografie për gjeneratën tonë.*)

Prej gjuhëve të huaja e njeh perfekt gjuhën serbe në të folur e


të shkruar (me latinicë e çirilicë), por i njeh edhe variantet e së
folmes kroate e boshnjake, si dhe mund të konverzojë edhe
gjuhën sllovene e maqedone. Mund të komunikojë në gjuhën
frënge, të cilën e lexon rrjedhshëm. Lexon mirë edhe në gjuhën
arabe (me alfabetin arab), por atë gjuhë nuk e kupton.

Nuk është anëtar as simpatizant i asnjë partie politike.

Jeton në Prishtinë. Ka bashkëshorten, tre djem e dy vajza dhe


11 mbesa e nipa.
______
*) Për më shumë të dhëna për biografinë e A.Fetahut, shih në librin e tij:
Krijimi dhe rrënimi i gjyqësorit të Kosovës, botim i Lidhjes së Juristëve të
Kosovës, Prishtinë 2011, fq.199-2003.

60
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Ahmet (Rrustem) JASHANICA

Lindi në Bardhin e Madh (ish –


Bellaçevci) të Fushë-Kosovës më
9.9.1938. Shkollën fillore e mbaroi në
vendlindje me sukses të
shkëlqyeshëm. Shkollën e mesme –
Normalen e kreu në Prishtinë në vitin
1961.
Në vitin 1973 kreu Fakultetin
Filozofik – dega e Historisë, në
Prishtinë
Për shkak të kushteve të vështira
ekonomike, ndërpreu shkollimin e rregullt dhe u emërua
mësues në shtator 1958 në Dobroshec të Drenasit (ish-
Gllogovc), për të kaluar pas dy vjetësh (shtator 1960) në
shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Tërstenikut të Drenasit. Në
vitin 1961 u caktua mësues në shkollën fillore “Zenel Salihu”
të Bardhit të Madh (ish- Bellaçevci)/
Në vitin 1973 u emërua profesor i Historisë në shkollëne
mesme teknike “Nikolla Teslla” (tash – “Hoxha Tahsini”) të
Obiliqit (tash – Kastriot), ku punoi deria u largua nga masat e
dhunshme të okupatorit serb.
Vdiq më 23.03.2009.

61
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Azem /Ujkan/ SHKRELI

U lind më 1938, në Shkrel (Drelaj) të


Rugovës së Pejës.
Shkollën fillore (semimaturën) e kreu
në vendlindje.

Pas një pauze dy-tre-vjeçare pas


kryerjes së semimaturës, në vitin
shkollor 1956/57 u regjistrua dhe
vazhdoi mësimet e shkollës së mesme
në Shkollën Normale të Prishtinës, ku u
diplomua në janar të vitit 1961. Për
shkak të pauzës dhe viteve të kaluara prej mbarimit të shkollës
fillore deri në vazhdimin e shkollës së mesme, në vitin e parë
të shkollës së mesme iu desh të angazhohej më tepër në
përvetësimin e lëndës së matematikës. Megjithatë, të gjithë
gjysmëvjetorët dhe të gjitha pesë klasat e Normales, si dhe
provimin e diplomës, i kreu me sukses të shkëlqyeshëm.

Ndonëse ishte nisur në Shkollën Normale për t’u bërë mësues,


ai zgjodhi një rrugë tjetër të mësuesit – përmes shkrimeve në
prozë e në poezi, mëtonte të mësonte jo një klasë a një
gjeneratë nxënësish, por me prozën dhe poezinë e tij kulmore,
të mësonte gjenerata e breza, edhe pas vdekjes së tij fizike.
Azemi edhe si nxënës i fillores shkroi e botoi poezi, ndërsa si
normalist përmbledhjen me poezi “Bulzat” (1960), kurse në
vitin 1961 botoi romanin “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli ka shkruar e botuar vepra të arrira në prozë e në


poezi, por asgjëmangut edhe drama, ndonëse këto më pak.

62
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Veprat e tij në poezi janë:

“Bulzat” (1960),“ Engjujt e rrugëve” (1963),“ E di një fjalë


prej guri” (1969),
“ Nga Bibla e heshtjes” (1975),“ Pagësimi i fjalës” (1981),“
Nata e papagajve” (1990),“ Lirikë me shi” (1994),“ Zog dhe
gurë” (1997; pas vdekjes);
Prozë: “Karvani i bardhë” (1961), “ Sytë e Evës” (1975), “
Muri përfundi Shqipes”, “Shtatë nga ata”.
Drama: “ Fosilet” (1968), “ Varri i qyqes” (1983).

Veprat e Azemit, sidomos poezitë e tij, janë përkthyer në disa


gjuhë të huaja. Kritika letrare i ka vlerësuar veprat e Azem
Shkrelit se kanë arritur majat e letrave shqipe. Gjuha e tij ishte
e qartë dhe e kapshme për lexuesin. Por, është e vërtetë ajo
thënia e vet Azemit: “Poezia aq sa do mjeshtëri për ta shkruar,
po aq mjeshtëri do edhe për ta lexuar”. Ai ishte një intelektual
par exellence.

Vdekja e hershme (më 24 maj 1997), Azemin e ndau vetëm


fizikisht nga familja, shoqëria, gjenerata dhe lexuesit e
dashamirët e shumtë të personalitetit dhe të veprës së tij.
Shokët e klasës e të gjeneratës së normalistëve të Prishtinës me
dhembje të madhe përjetuan vdekjen e tij, sikurse përjetuan
vdekjet e të gjithë shokëve e shoqeve të gjeneratës, por
ngushëllim për të gjithë ne ishte pavdekësia e veprave që kanë
lënë.

63
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Bajram /.../ JASHARI

U lind më 1940, në fshatin Svircë të


komunës së Medvegjës (Lugina e
Preshevës).

Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në


Banjën e Sijarinës, kurse Shkollën
Normale në Prishtinë (më 1961),
ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike
– në grupin e Gjuhës dhe letërsisë
shqipe, e kreu me korrespodencë, në
Prishtinë.

Në detyrën e mësuesit punoi në Tupallë e Svircë (në Serbi) dhe


në Plemetin (në Kosovë), deri në vitin 1970, kur kaloi për të
punuar në Kuvendin e Kosovës, si përkthyes simultan dhe i
materialeve në gjuhët: shqip-serbokroatisht dhe anasjelltas.

Pas luftës (1999), përsëri u kthye në të njëjtën detyrë në


Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku punoi si përkthyes
simultan dhe i materialeve, derisa u pensionua në vitin 2005.

Si përkthyes i njohur për gjuhën shqip-serbokroatisht dhe


anasjelltas, qoftë për përkthim simultan ose të materialeve të
shkruara, Bajrami për afro 35 vjet me radhë ishte
bashkëpunëtor i jashtëm i shumë institucioneve që kishin
nevojë për përkthime cilësore, si bie fjala: në Radio-
televizionin e Prishtinës (RTP), në Radio-televizionin e
Kosovës (RTK), në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, e
në shumë organizata të tjera.

64
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Tani Bajrami jeton në Prishtinë. E ka hobi lojën e shahut, dhe,


meqenëse e ka afër banesës klubin e shahut të Lidhjes së
Pensionistëve të Kosovës, shumë kohë kalon në atë klub duke
lozur shah, ku takon edhe disa shokë të gjeneratës, dhe të tjerët
i kujton me respekt të madh.

65
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Basri /Qamil/ REÇICA

U lind më 10 prill 1941, në fshatin


Llugaxhi, komuna e Lipjanit.

Katër klasat e para të shkollës fillore i


kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës
V-VIII, i kreu në Prishtinë.

Në Prishtinë e kreu edhe shkollën e


mesme, në Normalen e Prishtinës, ku
u diplomua në janar 1961.

Menjëherë pas kryerjes së Normales, u punësua në detyrën e


mësuesit, në Shkollën Fillore në fshatin Gadime të komunës së
Lipjanit, ku punoi një vit e gjysmë. Aty punoi me klasat e larta
të fillores.

Pas një vit e gjysmë pune në arsim, u punësua në Bibliotekën e


qytetit të Prishtinës, ku punoi për disa vjet. Gjatë kohës sa
punoi në Bibliotekë, ka studiuar Gjuhën angleze në Shkollën e
Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, dy vjet punoi në


Ndërmarrjen Hekurudhore-transportuese në Fushë-Kosovë.

Në vitin 1968 u regjistrua në studimet me korrespondencë në


Fakultetin Juridik të Prishtinës, të cilat i kreu në vitin 1972.

Në vitin 1970 është punësuar në Entin Krahinor për Punësim,


ku ishte udhëheqës i Shërbimit për Punësim në Botën e
Jashtme. Aty ka punuar deri në vitin 1991, kur është dëbuar

66
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

nga puna prej organeve të dhunshme të Serbisë. Pas çlirimit të


Kosovës përsëri punoi edhe dy vjet në Entin për Punësim të
Kosovës, derisa arriti moshën e pensionimit.
Ndërkohë, pas pensionimit, është zgjedhur gjyqtar-porot në
Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku akoma kryen këtë detyrë.

Është i martuar, ka bashkëshorten dhe tre fëmijë: dy djem e


një vajzë.
Jeton në Prishtinë.

67
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Çerkin (Hamit) MUSTAFA

U lind më 27 dhjetor 1940, në fshatin


Strofc të komunës së Vushtrrisë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje


dhe qytetin e Vushtrrisë, ndërsa
Shkollën Normale e kreu në Prishtinë,
në janar të vitit 1961. Më pastaj e
kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në
Gjakovë dhe Fakultetin e Shkencave
Matematike-Natyrore – dega e
Gjeografisë – në Prishtinë, në vitin
1978.

Tërë stazhin e punës e ka në lëmin e arsimit dhe edukimit:


mësues, arsimtar, profesor, zëvendësdrejtor dhe drejtor i
shkollës, deri në vitin 2006, kur është pensionuar.

Në vitin 1991, organi (drejtori) i dhunshëm serb e largoi prej


pune, me arsyetimin se nuk po punonte sipas plan-programit të
Serbisë. Zatën me këtë arsyetim, regjimi serb i pati përjashtuar
prej pune të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët
shqiptarë, duke ua ndërprerë financimin (pagën), ndërsa ata të
shkollave të mesme i pati larguar edhe prej objekteve shkollore
publike (nxënës e mësimdhënës), të cilët mësimin e vazhduan
nëpër shtëpi private.

Për angazhimin dhe suksesin e arritur në punë, Çerkini ka


marrë mirënjohje e dekorata.
Ka katër fëmijë: tre djemë e një vajzë.
Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë.

68
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Dalip /Selim/ MARKU

U lind më 11 prill 1931, në fshatin


Bomovë të Dribrës (Maqedoni).

Pas kryerjes së semimaturës në Dibër,


një kohë bëri pauzë derisa u regjistrua
dhe vijoi mësimet e shkollës së
mesme në Normalen e Prishtinës, ku
u diplomua në janar të vitit 1961. Më
vonë ka kryer edhe Shkollën e Lartë
Pedagogjike.

Rasti i Dalipit është shumë i rrallë, që


plot 35 vjet punoi në arsimimin dhe edukimin e nxënësve në të
njëjtën shkollë: në shkollën fillore “Vëllazërim-Bashkim” në
qytetin e Dibrës.

Ka dy fëmijë: një djalë e një vajzë.

Tash është në pension dhe jeton në Dibër.

69
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Esat /Islam/ BERISHA (“Baba”)

U lind më 10 tetor 1937, në fshatin


Drenovc, komuna e Prishtinës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
kurse Shkollën Normale e filloi në
Mitrovicë, ndërsa e kreu në Prishtinë,
në vitin 1961.
Në vitin 1964 kreu Shkollën e Lartë
Pedagogjike – grupi i Edukatës
Fizike, në Prishtinë.
Ka qenë një sportist i dalluar, për disa
vjet anëtar i ekipit të hendbollit
“Normalisti”.
Shërbimin ushtarak e kreu në Strumicë (Maqedoni).
Tërë kohën, derisa u pensionua, punoi në detyrën e arsimtarit
të Kulturës fizike në shkollat fillore në Drenovc/Barilevë dhe
në Milloshevë (tash: Muzakaj).
Për punën e bërë si pedagog i shquar i edukatës fizike, ka
marrë disa mirënjohje.
Ka bashkëshorten dhe 5 fëmijë (katër vajza e një djalë).
Meqenëse ishte një nga më të vjetrit në gjeneratë, shokët e
klasës dhe të gjeneratës së normalistëve e quanin “Baba”. Edhe
sot shokët e gjeneratës e quajnë “baba”, dhe ka disa anekdota
që lidhen me thirrjet dhe paraqitjen e shokëve, kur anëtarët e
familjes së tij, i pyesin: “A është babai aty”?

Si shumica e shqiptarëve, “Babai” shumë herë është marrë në


biseda informative nga organet e pushtetit serb, lidhur me
aktivitetet e tij dhe të kolektivit të shkollës ku punonte.

70
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Eshref (Ymer) HYSENI

U lind më 18 gusht 1939, në Shtime.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa Shkollën Normale në
Prishtinë, ku u diplomua në janar të
vitit 1961.

Pas kryerjes së Shkollës Normale,


punoi si mësues në Shkollën Fillore
në fshatin Muzeçinë, e prej aty në
shkollën fillore “25 Maji” të Ferizajt.

Ndërkohë kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike – grupi klasor.

Prej vitit 1967 ka punuar pandërprerë në Doganën e Kosovës,


në Prishtinë, ku edhe ka jetuar me familjen.

Eshrefi ka vdekur më 28 tetor 2005. Ka lënë bashkëshorten


dhe dy fëmijë: një djalë e një vajzë.

71
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Hafiz /Bejtullah/ MALIQI

U lind më 10 dhjetor 1941, në Orllan.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje.


Në vitin shkollor 1956/1957 u
regjistrua në Shkollën Normale
Shqipe të Prishtinës, të cilën e kreu në
vitin 1961, respektivisht në janar të
vitit 1961.
Ka mbaruar Shkollën e Lartë
Pedagogjike në Prishtinë – drejtimi:
Bazat e arsimit teknik (BAT).

Shërbimin ushtarak e kreu në vitin 1963, në shkollën


ushtarake në Bileqe (Bosnjë-Hercegovinë) e pastaj u transferua
në Sremska Mitrovicë. Ka arritur gradën e kapitenit të klasit I
(të rezervistëve).

Në arsim ka punuar afro 15 vjet, si mësues, arsimtar dhe


drejtor shkolle në Orllan. Më vonë, kur u shpërngul nga fshati
për të jetuar me familje në Prishtinë, u punësua në
administratë.

Derisa ishte me punë në Orllan, është marrë edhe me aktivitet


politik, kështu që një mandat ka qenë edhe kryetar i Komitetit
në Orllan, ndërsa kur erdhi për të jetuar në Prishtinë, ishte
kryetar i Bashkësisë Lokale të Vranjevcit (tash: Kodra e
Trimave).

Hafizi edhe si nxënës i Normales ishte solid me mësime, i


sjellshëm dhe shumë i dashur e i respektuar në mesin e

72
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

shokëve. Familjarët e tij thonë se edhe në familjen e vet ka


qenë i urtë, i afërt dhe tolerant, sikurse ka qenë edhe në rrethin
shoqëror ku ka punuar e jetuar.

Vdiq dhe u varros në Prishtinë më 28 prill 1993.

Ishte i martuar dhe ka lënë bashkëshorten me 5 fëmijë: tri


vajza e dy djem, por njëri djalë ka ndërruar jetë gjashtë muaj
pas vdekjes së Hafizit.

Familja e Hafizit jeton në Prishtinë.

Shokët dhe shoqet e gjeneratës së normalistëve, e kujtojnë


Hafizin me mall dhe pietet.

73
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Hajredin /Bislim/ HAJREDINI

U lind në verën e vitit 1939, në


fshatin Vërnicë, komuna e Vushtrrisë.

Katër klasët e para të shkollës fillore i


kreu në vendlindje, ndërsa të tjerat në
Vushtrri.

Shkollën Normale në Prishtinë e filloi


në vitin shkollor 1956/1957, ndërsa e
kreu në vitin shkollor 1960/61.

Pasi e kreu Normalen, punoi në detyrën e mësuesit në


vendlindje. Në biografinë tij, Hajredini thekson se ishte
kënaqësi të punoje në shkollën ku vetë kishe filluar mësimet e
para, kështu që fillimi i punës i ka mbetur një kujtim i
paharruar.

Më vonë ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik të


Prishtinës, ku u diplomua në degën e Gjuhës dhe të letërsisë
angleze, dhe mori titullin – profesor.

Në vitin shkollor 1966/67 ka qenë në Londër në specializim të


gjuhës dhe letërsisë angleze, ndërsa me të kthyer nga Londra
ka shkuar në shërbim ushtarak njëvjeçar, në Tetovë. Pas
kthimit nga shërbimi ushtarak, ka punuar si profesor i gjuhës
angleze në Gjimnazin e Vushtrrisë, deri në vitin 1971. Prej
vitit 1971 deri në vitin 1977, ka punuar në Qendrën Shkollore
Ekonomike të Mitrovicës, po ashtu në detyrën e profesorit të
gjuhës angleze.

74
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Prej muajit maj të vitit 1977 ka punuar në Berlin (Gjermani), si


mësues i mësimit plotësues që organizohej për fëmijët e
punëtorëve shqiptarë, të cilët punonin e jetonin në Berlin.
Përveç punës si mësues në shkollën plotësuese është marrë
edhe me aktivitete të tjera të lira, ndër të cilat ishte edhe
formimi i Klubit të Shahut “Prishtina”, të cilin e ka udhëhequr
plot 20 vjet. Klubi të cilin e kishte udhëhequr Hajredini, bënte
gara në Ligën Rajonale të Berlinit, dhe nëpër turne të
ndryshme, ku ka arritur rezultate të dalluara.

Në vitin 1981, kur u formua Klubi Shqiptar “Bajram Curri” në


Berlin, Hajredini qe zgjedhur kryetar i Klubit, të cilin e ka
udhëhequr për 8 vjet rresht. Klubi ishte popullarizuar duke
prezantuar kulturën shqiptare. Për festa të ndryshme
organizonte manifestime kulturore, në të cilat merrnin pjesë
edhe shumë qytetarë gjermanë, ndërsa në to ftoheshin dhe
merrnin pjesë edhe shkrimtarë nga Kosova, si: Rexhep Hoxha,
Rifat Kukaj, Ibrahim Kadriu, Abdyl Bunjaku, Ymer Shkreli,
etj.. Paraqitja e tyre para publikut kishte rëndësi të veçantë, si
për fëmijët shqiptarë dhe prindërit e tyre, po ashtu edhe për
mysafirët gjermanë.

Për kontributin e dhënë në punë, Hajredini ka marrë shumë


mirënjohje, si nga organet e atëhershme krahinore të Kosovës,
ashtu edhe nga ato gjermane.
Në takimin e gjeneratës, të mbajtur në fund të majit 2009,
Hajredini ka ardhur enkas nga Berlini për të marrë pjesë.

Është i martuar; ka dy djem e dy vajza, të gjithë të martuar.


Akoma jeton në Berlin (“Bulowstr”.48; 10783 Berlin; mund të
kontaktohet në telefonin: 030/2155882).

75
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Halil /Ahmet/ SADIKU

U lind në fshatin Ramabajë, më


27.06.1937.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje


(në gjuhën serbe). Shkollën Normale
në Prishtinë, në vitin 1961. Meqenëse
shkollën fillore e kishte kryer në
gjuhën serbe, në klasën e parë të
Normales kishte vështirësi në
zotërimin gjuhës shqipe dhe të
letërsisë.

Pas kryerjes së Normales, Halili ka punuar pak kohë si mësues,


e më pastaj u punësua në Bibliotekën e Qytetit të Prishtinës, në
detyrën e zëvendësdrejtorit.

Në atë Bibliotekë punoi derisa u pensionua.

Ndërkohë, pa shkëputje nga puna ka studiuar Gjeografinë (dy


semestra), Fakultetin Juridik, Shkollën e Lartë Politike dhe
Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë. Në këtë të fundit ka punuar
edhe si profesor, me honorar.

Halil Sadiku qysh prej fëmijërisë e deri në vdekje, në mënyrë


të përkushtuar është marrë me sport. Në Shkollën Normale të
Prishtinës ka qenë aktiv si portier i njohur në ekipin e futbollit
dhe në atë të hendbollit. Më vonë ka kryer shkollën për trajner
të futbollit, dhe ka botuar një libër për futbollin. Ka qenë
trajner i licencuar ndërkombëtar (nga FIFA). Me punën,
përvojën, vullnetin dhe përkushtimin e tij, ka ndihmuar në

76
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

afirmimin e klubeve të hendbollit e të futbollit kosovar.


Kontributin më të madh në sport e ka dhënë në klubin e
futbollit “Flamurtari” dhe në klubin e futbollit “Prishtina”, të
Prishtinës.

Pas luftës (1999) formoi ekipin e parë të futbollit të femrave


“Kosova” të Prishtinës, me të cilin arriti suksese e fitore në
gara të ndryshme.

Vdiq më 15 mars 2006. Shumë nga shokët e gjeneratës së tij të


normalistëve morën pjesë në varrimin dhe në pamjen e shokut
të tyre. Ka lënë gruan dhe pesë fëmijë (tri vajza e dy djem).

77
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Hidajet /Lutfi/ LUTFIU

U lind më 10 maj 1941, në Bresanë të


Sharrit (Dragash).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa Shkollën Normale në
Prishtinë, ku u diplomua në janar të
vitit 1961.

Shërbimin ushtarak e kreu në vitin


1961, në Bileqe (Bosnjë-
Hercegovinë) dhe në Kranj
(Slloveni).

Studimet e mjekësië i kreu në Sarajevë, në vitin 1968, dhe


pastaj u punësua si mjek në Spitalin e Prizrenit.

Gjatë vitit 1969 ndjek mësimet dhe përfundon me sukses edhe


një pjesë të edukimit profesional në lëmin e transfuzionit dhe
metrologjisë.

Në vitin 1974 kreu specializimin për kirurgji, në Beograd. Që


atëherë ka punuar si kirurg në Spitalin e Prizrenit. Një kohë ka
qenë edhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë të
Prizrenit. Ligjëratat e tij nga anatomia edhe sot e kësaj dite i
përmendin ish-nxënësit e tij. Është autor i shumë punimeve
profesionale në lëmin e kirurgjisë. Në vitin 2005 ka botuar një
monografi: Rreze drite në mjekësinë prizrenase.

Për punën dhe rezultatet në punë, ka marrë mirënjohje të


shumta.

78
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Në vitin 1994 ka qenë si mjek-përcjellës i haxhinjve në Haxh


(Qabe).
Tash është në pension, por punon në ambulancë private.
Është i martuar dhe ka 6 fëmijë: katër djem e dy vajza.
Me familjen jeton në Prizren.

79
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Idriz /Sali/ MEHMETI

U lind më 5 gusht 1938, në fshatin


Brovinë, komuna e Gjakovës.

Katër klasa të shkollës fillore i kreu


në fshatin Molliq, ndërsa prej klasës
V-VIII (semimaturën) e kreu në
Ponoshec.

Mësimet në Shkollën Normale i filloi


dhe klasën I e kreu në Gjakovë,
ndërsa klasën II e vazhdoi në
Normalen e Prishtinës, në vitin shkollor 1957/1958, për të
diplomuar në vitin 1961.

Pas diplomimit u emërua mësues (në detyrën e arsimtarit për


lëndët Gjeografisë dhe Histori) në shkollën tetëvjeçare
“Ganimete Terbeshi” të Ponoshecit, aty ku para pesë vjetësh ai
vetë kishte mbaruar semimaturën.

Në vitin 1962 kaloi për të jetuar në Prishtinë, u martua me


shoqen e klasës të Normales (Vezire Shaqiri), dhe u punësua
në Bibliotekën Krahinore (tash: Biblioteka Kombëtare dhe
Universitare e Kosovës). Në fillim ishte punonjësi i parë
shqiptar në atë bibliotekë, dhe qe emëruar si referent për
zhvillimin dhe përparimin e veprimtarisë bibliotekare. Aty
punoi deri më 4 nëntor 1991, kur, me zbatimin e masave të
dhunshme, organet e pushtetit të Serbisë e larguan prej pune,
për të ngelur i papunë deri pas çlirimit të Kosovës. Në vitin
2000 u kthye përsëri në punë, në të njëjtin vend pune në
Bibliotekë, ku punoi deri më 1 janar 2006, kur u pensionua.

80
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Gjatë punës së tij shumëvjeçare në Bibliotekë, ka marrë pjesë


në shumë këshillime e seminare që mbaheshin në vende të
ndryshme në Jugosllavinë e atëhershme, por edhe jashtë saj,
për aftësimin e punonjësve të bibliotekave.

Për punën e suksesshme që tregoi në profesion, në vitin 1980 u


avancua në titullin librar i lartë, ndërsa për angazhimin e
rezultatet e arritura në përparimin dhe zhvillimin e
bibliotekarisë, sidomos në përhapjen e rrjetit të bibliotekave në
mbarë Kosovën, ka marrë shumë mirënjohje, dekorata e
diploma. Kështu, në nëntor 1974, Shoqata e Bibliotekave të
Jugosllavisë, me rastin e kremtimit të 25-vjetorit të vet, nga
punonjësit e Bibliotekës së Kosovës, të vetmit Idrizit i dha një
diplomë. Në vitin 2005 ka marrë çmimin vjetor si punëtor i
dalluar, të cilin ia dha Biblioteka Kombëtare dhe Universitare
e Kosovës.

Kolegët e punës e quajnë veteran të bibliotekarisë së Kosovës.

Është i martuar me shoqen e klasës, Veziren, me të cilën prej


vitit 1962 jetojnë në harmoni të admirueshme.

81
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Isa /Feriz/ MJEKU

U lind më 17.12.1938, në fshatin


Shipitullë, që tash i përket komunës
së Kastriotit (ish- Obiliq).

Shkollën fillore (semimaturën) e kreu


në vendlindje dhe në fshatin Hade, në
vitin 1955.

Shkollën e mesme e filloi në Shkollën


Normale – si paralele pranë Gjimnazit
(tash) “Sami Frashëri” të Prishtinës,
kurse vitin tjetër e vazhdoi në Shkollën Normale Shqipe të
Prishtinës. Pasi kreu klasën e dytë të Normales, e ndërpreu
shkollimin dhe u emërua mësues në Shkollën Fillore në fshatin
Vërmicë të Vushtrrisë, për ta vazhduar shkollimin pa shkëputje
nga puna, në kurset verore që organizoheshin pranë Normales.
Kështu, në vitin shkollor 1959/60 kreu klasën e tretë të
Normales, e pastaj në vitin 1961 shkoi në shërbimin ushtarak,
si radarist, në Sarajevë, ku kishte mjaft ushtarë shqiptarë nëpër
njësi të tjera; në mesin e tyre ishte edhe Fazli Grajçevci.

Pasi kthehet nga shërbimi ushtarak, emërohet mësues në


shkollën fillore “19 Nëntori” të Hades, dhe vazhdoi mësimet e
provimet me korrespodencë derisa kreu maturën në Normalen
e Prishtinës.

Në vitin 1975 e kreu Fakultetin e Shkencave Matematikore-


Natyrore – dega e Gjeografisë. Më se 16 vjet ka punuar si
mësues në shkolla fillore dhe afro 20 vjet të tjerë si profesor i
shkollës së mesme, në gjimnazin “Skenderbeu” të Drenasit, që

82
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

nga viti 1980 deri më 1999, kur u ndërpre mësimi në tërë


Kosovën, për shkak të shpërthimit të luftës. Pas lufte nuk
vazhdoi të punonte fare.

Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë.

83
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Isa (Ismajl) BAJÇINCA*)

Isa Bajçinca lindi në dhjetor 1940 në


Bardhin e Madh (ish- Bellaçevci) të
Fushë-Kosovës. Shkollën fillore e
kreu në vendlindje, kurse të mesmen
– Shkollën Normale – e mbaroi me
sukses të dalluar në Prishtinë, në
janar/shkurt 1961, kur u caktua
mësues dhe arsimtar i gjuhës shqipe
(dhe ndonjë lënde tjetër) në Sibofc të
Katsriotit (ish – Obiliq).

Në vitin shkollor 1961/62 u regjistrua në Universitetin e


Shkupit, në degën e Gjermanistikës, në studime me
korrespondencë, të cilat do t’i ndërpriste për shkak se nuk
siguroi ndonjë bursë për t’i vazhduar më tutje.

Në vitin 1962 do të regjistrohej në Fakultetin e Filologjisë (ish-


Fakulteti Filozofik) të Prishtinës, në degën e Gjuhës shqipe
(Albanologji) për t’i mbaruar me shumë sukses në tetor 1966.
Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, u regjistrua në Fakultetin e
Filologjisë të Universitetit të Beogradit, në studime
pasuniversitare – dega e Gjuhësisë, ku qe nga studentët më të
mirë. Aty mori me sukses të gjitha provimet, po jo dhe
mbrojtjen e tezës së magjistrit.

Ka punuar mësues në Sibofc të Katsriotit dhe (për disa muaj)


arsimtar në vendlindje. Gjatë studimeve (në kohën e
pushimeve të verës) ka punuar korrektor teknik dhe korrektor
letrar (‘lektor’) tekstesh shkollore në Entin e Botimit të
Teksteve – reparti i Prishtinës ( ku drejtor ishte profesori i

84
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

nderuar Demush Shala) dhe këshilltar i gjuhës shqipe në Entin


Pedagogjik Rajonal të Prishtinës (shtator 1967 – shkurt 1968).

Në shkurt 1969 u zgjodh asistent në degën e Gjuhës dhe


Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik (tash – Fakulteti i
Filologjisë). Më vonë u zgjodh ligjërues i lëndëve Sintaksë e
gjuhës shqipe dhe Formimi i gjuhës letrare shqipe, për t’u
zgjedhur ligjërues i lartë për lëndët Sintaksë e gjuhës shqipe
dhe Kulturë e gjuhës. Gjithashtu për disa vjet ka ligjëruar në
lëndët Gjuhë shqipe I e II në degë të Letërsisë shqiptare, në
degë të Gjuhëve të huaja dhe në degën e Letërsisë së
përgjithshme po në Fakultetin e Filologjisë. Për disa vjet ka
qenë (dy mandate) prodekan i Fakultetit të Filologjisë.

Për disa vjet ka ligjëruar Sintaksën e shqipes në katedrën e


Albanologjisë të Fakultetit të Filologjisë të Beogradit.

Ka marrë pjesë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të


Gjuhës Shqipe (Tiranë, 20-25 nëntor 1972), me kumtesën
Kontribut për tri pika të drejtshkrimit dhe në diskutimet
përfundimtare për çështje të ndryshme të gramatikës e të
drejtshkrimit, para se të hartohej Rezoluta e Kongresit.

Që nga themelimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën,


Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare pranë Fakultetit të Filologjisë
(1974) (në fillim: Seminari i Gjuhës Shqipe për të Huajt) deri
në vitin 2002 ka qenë nga organizuesit e sesioneve të këtij
seminari dhe për shumë vjet sekretar shkencor i Seminarit dhe
përgjegjës i kurseve të gjuhës shqipe, autor kumtesash
shkencore dhe anëtar i redaksisë së botimeve të Seminarit.

Që kur ishte zgjedhur asistent i Gjuhës shqipe, pandërprerë


është marrë me probleme të shqipes standarde dhe të
gramatikës së shqipes, për se ka mbajtur ligjërata dhe ka

85
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

zhvilluar shumë debate në kongrese, simpoziume, konferenca


shkencore e sesione dhe debate në Kosovë, Shqipëri dhe
Maqedoni.

Për të thelluar njohuritë në fushë të gjuhësisë, një kohë ka


kaluar në qëndrime studimi jashtë, konkretisht: në Shqipëri -
nga 15 korrik deri më 15 gusht 1972 e nga 15 mars deri 15
prill 1980, dhe në Ruhr Universitetit të Bohumit të Gjermanisë,
tek Profesor Boretzki, nga 20 tetor 1986 deri 4 shkurt 1987.

Në periudhën 2002-2007 në kuadër të Programin arsimor të


Radiotelevizionit publik të Kosovës (RTK) ka mbajtur disa
dhjetëra emisione autoriale për çështje të ndryshme të shqipes
standarde dhe të shqipes në përgjithësi (emisione Kulturë e
gjuhës), me tehun tek ruajtja e natyrës dhe frymës së shqipes
dhe diskutimi i çështjeve të gramatikës së shqipes (në aspektin
teorik dhe praktik).

Në vitet ’90 ka dhënë një kontribut të çmueshëm në


veprimtarinë për harmonizimin e teksteve të gjuhës shqipe në
hapësirat shqiptare dhe në trajnimin e mësuesve të shqipes
lidhur me përdorimin e gramatikave shkollore të shqipes
(tekste të përbashkëta) dhe me çështje të ndryshme
gramatikore e me hartimin dhe korrigjimin e eseve dhe
formave të tjera të shkrimit në shkollë.

Gjatë viteve ’70 për disa vjet ka qenë anëtar i komisionit


gjuhësor të materialeve të botuara të Kuvendit të Kosovës,
kurse gjatë viteve ’80, po ashtu për disa vjet, anëtar i
Komisionit të gjerë të krahasimit gjuhësor të teksteve ligjore e
të tjera të Kuvendit Federativ, në cilësinë e ekspertit për gjuhën
shqipe.

86
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Me iniciativën e tij, në vitin 2002, një grup profesorësh


universitarë dhe studiuesish e mësuesish të shqipes, kanë
themeluar Shoqatën e Gjuhës Shqipe të Kosovës, një
aosociacion që merret me probleme të shqipes standarde në
shkollë e në univetrsitet, në medie e në administratë dhe në
fusha të tjera të përdorimit publik. Që atëherë është zgjedhur
kryetar i shoqatës dhe këtë funksion e ushtron edhe tash.

Është anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, një


këshill shkencor i formuar nga Akademia e Shkencave e
Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Kosovës.

Krahas gjuhëve sllave të Ballkanit, njeh në një masë të mirë


dhe i përdor sidomos si burime informacionesh në fushën e
studimeve gjuhësore, gjuhët gjermanisht dhe frëngjisht.

Është autor i disa librave dhe i shumë artikujve studimorë e


praktikë për shqipen si dhe përkthyes e redaktor gjuhësor i
shumë teksteve universitare e të tjera.

1. Tekste shkollore:

-Gjuha jonë (Gramatikë e klasës VIII të shkollës fillore),


Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë 1976;
ribotuar më 1983;
-Libri i gjuhës shqipe I – tekst i gjuhës shqipe për nxënës
shqiptarë jashtë Atdheut, Prishtinë/Sarajevë, 1988;
-Libri i gjuhës shqipe II – tekst i gjuhës shqipe për nxënës
shqiptarë jashtë Atdheut, Sarajevë, 1990. (Nuk dihet nëse është
shpërndarë libri, për shkak të luftës që u zhvillua në Bosnjë, po
shënohet si një botim i veçantë).

87
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

2. Përkthime:
-P. Shimlesha, Pedagogji – Ushtrime në pedagogji,
Prishtinë 1977;
-N. Potkonjak, Pedagogji e përgjithshme, Prishtinë
1980.

3.Studime e artikuj:
(Lista është shumë e gjatë, prandaj këtu jepen vetëm
disa nga studimet kryesore të botuara)

-“Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (Projekt) një hap i


rëndësishëm drejt njësimit të shqipes letrare, në “Gjurmime
albanologjike”, Prishtinë 1970, 245;
-Çështje të normës së sotme letrare ndër ne, në “Seminari
Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare”,
Prishtinë fq. 78, f. 89;
-Probleme të formimit e të përdorimit të emrave të njerëzve në
gjuhën shqipe, në Seminari ..... XV, Prishtinë 1989, f. 55;
-Konstrukte të hauaja me parafjalët me dhe në, në “Gjuha
shqipe” 1, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1982;
-Kallëzuesi i përbërë foljor me strukturë “duhet plus pjesore e
foljes”, në “Gjuha shqipe” 1, Instituti Albanologjik, Prishtinë
1986.
-Gjuha e shkrimeve tona (seri artikujsh, botuar çdo të shtunë
prej 2 prill deri 29 korrik 1983), gazeta Rilindja – këndi i
gjuhës letrare;
-Sintaksa e gjuhës letrare duhet të zotërohet më mirë, në “Bota
e re”, Prishtinë, maj 1983;
-Kontribut për tri pika të drejtshkrimit të shqipes, në
“Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, Prishtinë 1974, f.
270-274;
-Probleme të shqipes në tekste universitare (kumtesë në
sesionin shkencor të ShGjShK (qershor 2007);
- Ismail Kadare dhe shqipja standarde në Seminari ...... 2001;

88
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

-Një dimension i ri i shqipes standarde, (kumtesë në


simpoziumin në temën “ Gjuha shqipe e kohës sonë)...

Është nga studiuesit e rrallë që kanë zhvilluar kritikë gjuhësore


në Kosovë. Shquhen sidomos studimet kritike të autorit
Bajçinca për nivelin e shqipes të përdorur nga autorë e
përkthyes. Prej tyre, detyrimisht duhen përmendur studimet
kritike të tij:
(1) “Një vepër gjuhësore e rëndësishme e përkthyer dobët”
(M.Iviç, Drejtime në linguistikë), në gazetën Rilindja, nëntor
1981;
(2) “Një vështrim mbi përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe”,
në revistën “Dituria Islame”, prill 1992.
(3) “Kur gjuhëtarët e shkarravitin shqipen” (Kriktikë për
gjuhën që përdorin autorë që shkruajnë për shqipen dhe
standardin!), 4 vazhdime, në gazetën Koha Ditore, qershor-
korrik 2002.

Tash është në pension. Është i angazhuar profesor honorar i


gjuhës shqipe në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës
dhe profesor i Kulturës së gjuhës në Fakultetin e Shkencave
Sportive të Univresitetit të Prishtinës.

Isa Bajçinca është njëri nga nismëtarët e organizimit të të


gjitha takimeve të brezit tonë dhe shquhet për gjallërinë e
veçantë në këto takime.

Jeton me familjen në Prishtinë.


________
*) Në dokumentacionin e Shkollës Normale dhe në dëftesat e lëshuara nga
ajo Shkollë, është i regjistruar emri Isak Bajçinca, kurse në diplomën e
Normales dhe në certifikatën e lindjes shkruan Isa Bajçinca (pa germën
“k”).

89
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Ismail /Adem/ GASHI

U lind më 6 prill 1938, në fshatin


Kijevë të komunës së Klinës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa shkollimin e mesëm e filloi në
Shkollën Normale të Prizrenit, prej
nga kaloi në Normalen e Prishtinës, të
cilën e kreu në janar të vitit 1961.

Fakultetin Filozofik – Gjuhë dhe


letërsi shqipe, e kreu në Prishtinë.

Gjatë 40 vjetëve pune, ka punuar në Shkollën Fillore të


Kijevës, në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Kijevës-paralele e
gjimnazit të Klinës, dhe qe drejtori i parë.
Punoi edhe në Sekretariatin për Informata të Këshillit
Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës (para lufte).
Për punën dhe rezultatet e arritura në arsim, ka marrë
mirënjohje nga Kuvendi i komunës së Klinës.
Jashtë vendit ka qenë në vizita zyrtare, por edhe private, në
Shqipëri, ndërsa ka marrë pjesë në simpoziume shkencore (në
Kosovë) me rastin e 100-vjetorit dhe me rastin e 125-vjetorit të
Lidhjes së Prizrenit.
Ismaili ndërroi jetë papritmas më 5 maj 2011, ndërsa u varros
në vendlindje me nderime të mëdha që iu bënë në
mbledhjen komemorative të organizuar në Gjimnazin ku
kishte punuar, por edhe me pjesëmarrjen e një numri të madh
të qytetarëve, familjarëve e shokëve të shkollës e të punës.
La bashkëshorten, pesë vajza e dy djem, të cilët jetojnë në
Kijevë.

90
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Ismet /Ferid/ GUSIA

U lind më 8 mars 1941, në Tutin,


komuna e Novi-Pazarit (në Serbi).

Meqenëse babai i tij ishte hoxhë,


kishte ardhur në Kosovë dhe kështu
Ismeti shkollën fillore e kreu në
Burim (ish – Istog).

Shkollën Normale e kreu në Prishtinë


në janar 1961, dhe ishte, a dyshim,
nxënësi më i mirë në mësime dhe më
i gjithanshëm në të gjitha format e aktiviteteve të lira.
Pas kryerjes së Normales, Ismeti i vazhdoi studimet për
ekonomi në Fakultetin e atëhershëm Juridik-Ekonomik të
Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1965, dhe mori gradën
ekonomist i diplomuar.

Në tetor 1966, regjistroi studimet postdiplomike, të cilat i


ndoqi në vitet 1966-1968, dhe më 26 shkurt 1971, d.m.th.
dhjetë vjet pas diplomimit të Shkollës Normale, magjistroi,
duke e mbrojtur me shumë sukses temën e magjistraturës:
“Politika kreative monetare, si faktor stabilizimi i ekonomisë
jugosllave”, dhe me këtë mori gradën akademike: magjistër i
shkencave ekonomike.

Temën e doktoratës nga shkencat ekonomike e kishte


përgatitur dhe dorëzuar për ta mbrojtur në Universitetin e
Zagrebit, te profesori i njohur Ivo Vinski, të cilin e kishte
mentor, por vdekja e hershme e mori më 19.03.1980, pak para
ceremonialit të caktuar për mbrojtjen e doktoratës. Ajo temë

91
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

më vonë (në vitin 1982), u botua si libër, me titullin: Burimet


natyrore dhe zhvillimi ekonomik i Krahinës Socialiste
Autonome të Kosovës” (Libri është botuar në edicion të
“Jedinstvos”, ndërsa recensent ishte prof.dr. Muris
Haxhibulliç, profesor i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës,
bashkëvendës i Ismetit, nga Tutini).

Ismeti ishte asistent e mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik të


Prishtinës, drejtori i parë i Institutit Ekonomik, në kuadër të
atij Fakulteti, e pastaj anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit
të Kosovës dhe drejtor i Entit të Planifikimit Shoqëror të
Kosovës. Autori i kësaj monografie ka pasur nderin dhe
privilegjin të jetë shok i gjeratës nga Normalja, por edhe
bashkëpunëtor i ngushtë i Ismetit (sekretar i Institutit) derisa
Ismeti ishte drejtor i Institutit Ekonomik. Gjatë asaj kohe të
shkurtër, sa punoi, kudo që punoi, Ismeti u shqua për aftësitë e
tij profesionale e shkencore dhe për marrëdhëniet korrekte e
njerëzore me kolegë e bashkëpunëtorë, por edhe me studentë.
Ishte njëri nga ekonomistët më të mirë që pati Kosova, por i
njohur edhe në përmasa të tërë Jugosllavisë së atëhershme. Për
punën e tij në fushën e ekonomisë është shpërblyer e dekoruar
disa herë: me “Medaljen e Punës me Kurorë të Argjentë”, për
angazhim dhe të arritura në ndërtimin e vendit ( në Beograd,
më 30 tetor 1974), ndërsa post mortum (pas vdekjes) me
“Shpërblimin e Dhjetorit” – për të arritura në shkencat
ekonomike (Prishtinë, 30.12.1980), dhe me “Mirënjohje
Publike” nga Lidhja e Ekonomistëve të Kosovës, më 26 nëntor
2003.

Ismeti ka vdekur më 19 mars 1980. Vdekja e tij qe një humbje


e madhe për arsimin, shkencën, ekonominë dhe shoqërinë e
Kosovës.

92
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Jetullah /Rizah/ KRASNIQI

U lind më 6.08.1939, në fshatin


Llukar, komuna e Prishtinës.

Shkollën fillore, tetëklasëshe, e kreu


në vendlindje.

Shkollën Normale e kreu në Prishtinë,


në vitin shkollor 1960/61.

Fakultetin Filozofik – Grupi i


Historisë e kreu po ashtu në Prishtinë,
ku në vitin 1981 u bë magjistër i shkencave historike.

Jetullahu gjatë tërë kohës ka punuar në arsim ose në


institucione të lidhura me arsimin. Afro 20 vjet punoi në
vendlindjen e tij, në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi” të
Llukarit, ndëra prej vitit 1980 punoi në Entin Pedagogjik të
Kosovës.

Pas luftës (1999), një vit punoi në Shkollën e Mesme të


Mjekësisë të Prishtinës, ndërsa prej 2001-2004 punoi në
shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës.

Në punën e tij në procesin edukativo-arsimor ka arritur sukses,


në saje të përgatitjes profesionale dhe angazhimit. Ishte korrekt
me nxënës e me kolegë. Përveç mësimit dhe këshillimit që ka
kryer në Entin Pedagogjik, Jetullahu është marrë edhe me
shkrime profesionale në lëmin e metodikës së historisë.
Meqenëse temën e magjistraturës e pati “Tekstet origjinale të
historisë në Kosovë në vitet 1960-1978”, edhe shkrimet e tij

93
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

profesionale të botuara janë nga fusha e planit dhe programit


dhe e teksteve të historisë.

Ka të publikuara disa punime në revistën “Shkëndija” dhe në


revista të tjera.

Ka marrë pjesë në disa simpoziume në nivel të Kosovës dhe të


ish-Jugosllavisë.

Është bashkautor i disa teksteve të historisë për shkollat fillore


dhe të mesme, ndërsa recensent i shumë teksteve të historisë.

Tash është pensionist dhe jeton në Prishtinë.

94
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Jonuz /Ramadan/ KOLGECI

U lind më 22 janar 1938, në fshatin


Vraniq, komuna e Suharekës (tash:
Therandë).

Shkollën fillore katërklasëshe e kreu


në fshatin Pavlan, ndërsa gjimnazin e
ulët në Mushtisht. Shkollën e mesme
-Normalen e kreu në Prishtinë, në
vitin 1961.

Si nxënës në Normalen e Prishtinës,


Jonuzi është marrë me sport, dhe dallohej sidomos në atletikë.

Pas diplomimit në Normale, në fillim të muajit shkurt u


emërua mësues në Shkollën Fillore të Banjës së Malishevës.
Pas mbarimit të atij viti shkollor, shkoi në shërbim ushtarak, e
pas kthimit punoi edhe një vit në Malishevë, e pastaj u
regjistrua në Fakuletin Filozofik në Prishtinës – dega e Gjuhës
dhe letërsisë angleze, ku kreu shkallën e parë të studimeve.

Ka kryer edhe një kurs të gjuhës angleze për të rritur, në Angli.

Më se 36 vjet punoi në arsim, më shumë në shkollën fillore


“S.Saraçi” të Suharekës, po edhe në Prizren. Pas luftës (1999)
një kohë punoi edhe si përkthyes shqip-anglisht dhe
anasjelltas, në organizatat ndërkombëtare në Prizren.

Ka bashkëshorten dhe katër vajza (të gjitha të martuara).

Tash është në pension dhe jeton në Prizren.

95
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Kadrije /Beqir/ RAMADANI- Dauti

U lind më 20 dhjetor 1940, në Ferizaj,


në një familje punëtorësh.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa Shkollën Normale e kreu në
Prishtinë, në vitin 1961.

Pas kryerjes së Shkollës Normale


punoi si mësuese dhe arsimtare në
Shkollën Fillore numër II, të Ferizajt.

Në vitin shkollor 1970 u regjistrua në Shkollën e Lartë


Pedagogjike “Bajram Curri” të Gjakovës, në degën Gjuhë e
Letërsi Shqipe, ku u diplomua më 1972. Pastaj vazhdoi
studimet në të njëjtën degë në Fakultetin Filozofik (tash – i
Filologjisë) të Prishtinës, ku u diplomua më 1974.

Prej vitit shkollor 1973/1974 u punësua në shkollën fillore


“Naim Frashëri” të Prishtinës, ku punoi 12 vjet. Pastaj u
punësua në Entin për Përparimin e Arsimit dhe Edukimit të
komunës së Prishtinës, derisa organet e dhunshme të pushtetit
të Serbisë e larguan me forcë e dhunë prej Entit, kur u mbyll
edhe Universiteti i Prishtinës dhe u mbyllën shkollat e mesme
në gjuhën shqipe anembanë Kosovës.

Punoi edhe më vonë në Entin e përmendur, i cili punonte


“ilegalisht” në shtëpi private, derisa ndodhi dëbimi dhe eksodi
biblik i popullsisë shqiptare, kur Kadrija me familjen e saj doli
në Maqedoni. Pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës

96
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

nga okupatori serb, Enti nuk funksiononte më, kështu që


Kadrija mbeti pa punë dhe kështu priti moshën e pensionit.

Me bashkëshortin dr. Esat Dauti, i cili është profesor në


Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës,
kanë tre fëmijë; që të tre kanë kryer fakultetin e mjekësisë.

Jeton në Prishtinë, dhe është e rregullt e aktive në çdo takim të


gjeneratës.

97
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Kimete Canhasi-SARAÇI

U lind më 18 qershor 1939 në


Gjakovë.

Shkollën fillore, tetëvjeçare, e kreu në


Gjakovë.

Në vitin shkollor 1956/57 u regjistrua


në Shkollën Normale Shqipe të
Prishtinës, të cilën e kreu në janar të
vitit 1961.

Pas kryerjes së Shkollës Normale, është një ndër rastet e rralla


që në vazhdimësi për plot 31 vjet punoi si mësuese në të
njëjtën shkollë, në shkollën fillore “Mustafa Bakija” të
Gjakovës.

Nga gjuhët e huaja di serbokroatishten dhe ngapak


frëngjishten, sikur shumica e normalistëve që kishin mësuar
këtë gjuhë në shkollë të mesme.

Në mars të vitit 1991 ka dalë në pension invalidor.

Është e martuar dhe ka 3 fëmijë: dy vajza e një djalë.

Me familjen jeton në Gjakovë.

98
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Kadrush /.../ SYLEJMANI

U lind më 24 maj 1940, në Muçivërc të Kamenicës.

Shkollën fillore e kreu në Rogaçicë, ndërsa Shkollën Normale


dhe Fakaultetin e Filologjisë – dega e Gjuhës dhe letërsisë
angleze, i kreu në Prishtinë.

Punoi në detyra të ndryshme: mësues, gazetar në të


përditshmën “Rilindja”, kryeredaktor i gazetës ”Ramiz
Sadiku”, shef i Shërbimit informativ të Kombinatit Ndërtimor-
Industrial “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, prej ku u largua me
dhunë nga regjimi serb, në vitin 1989, bashkë me 6000
punëtorë të atij Kombinati. Pastaj punoi si arsimtar i gjuhës
angleze në shkollën fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës.

Me shkrime filloi të merrej qysh kur ishte nxënës në Normalen


e Prishtinës. Tregimet e para për fëmijë dhe të rritur i botoi në
“Rilindje”, “Pionieri” dhe “Jeta e Re”, ndërsa aforizma filloi të
botonte nga viti 1968 në “Zëri i rinisë”, me pseudonimin
“Kasuni”. Përktheu nga anglishtja dhe botoi disa poezi e proza
poetike, kronika e pjesë të ditarit dhe përkujtime, po edhe
studime, si: “Një pasqyrë e shkurtër e Alfabetit” 1968, “Viset
shqiptare në udhëpërshkrimet e Evlija Çelebisë” 1969,
“Amerikani që po zhduket” 1969, “Heronjtë nuk vdesin kurrë”
1969, “Në botën e heronjve të Shekspirit” 1970, “Lypësi si
fenomen shoqëror” 1971; fejtonët “Isha unë dëshmitar në
procesin e Nyrnbergut” 1968, “Gjurmëve të lashtësisë: kush
jemi dhe çka jemi” 1971, “Autentiteti i lashtësisë” 1972, “Kur
filloi civilizimi” 1972, etj. Botoi monografi dhe
udhëpërshkrime, si “Hasan Masurica-Leonardo da Vinçi

99
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

shqiptar” 1975, “Lam Breznica-trim legjendar i luftës së


Ushit” 1993, “Gjurmëve të lashtësisë helene”, “Shënime nga
toka e faronëve” 1976, “Anglia, vend i etshëm për rreze të
diellit” 1963, “Përshtypje udhëtmi nga Turqia” 1964, “Mbresa
udhëtimi nga Gjermani” 1965, etj.

Në vitin 1993 botoi librin me aforizma e mendime të kohës


“Shkreptimë zemërimi”, dhe librin monografik “Hasan
Masurica – hoxhë e novator”, kurse në 1994 botoi romanin për
fëmijë e të rritur “Udhëtimet e princ Lorikut të Dardanisë – për
besëlidhjen e fiseve dhe të viseve ilire”. Monografia “Trima të
Ushit e të Anamoravës – rrëfime të Lam Breznicës e të
bashkëluftëtarëve të tij”, u botua në vitin 1995, që ishte libri i
pestë i këtij autori.

Para se të vdiste, dorëzoi në shtyp edhe disa monografi, si:


“Metush Krasniqi – simbol i qëndresës shqiptare”, “Gjon
Serreçi – jeta dhe vepra për atdhe”, “Lotë Vaku – trimi i
maleve të Kosovës”, dhe “Dialog me prof. Dr. Ismet
Dërmakun” përkitazi me librin e tij “Gjon Serreçi dhe NDSh-ja
– dokumente arkivore”.
Kadrushi vdiq në Prishtinë më 4 gusht 2007.

100
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Liman /Sadri/ AHMETI

U lind më 1941, në Hogosht të Dardanës (ish-Kamenicë).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme


në Normalen e Prishtinës, ku u diplomua në janarin e vitit
1961.

Dy vjet ka punuar si mësues në shkollën fillore “Skënderbeu”


të Hogoshtit, ndërsa tre vjet në Gjimanizin e Kamenicës.

Ka kryer Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Tridhjetë vitet e fundit ka punuar në shkollën fillore “Emin


Duraku” të Prishtinës. Ndërkohë, dy vjet ka punuar, me
honorar në medresën e mesme “Alaudin” të Prishtinës.

Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë.

101
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Mehdi /Ramadan/ KRYEZIU

U lind më 4 mars 1938, në fshatin Sllovi, komuna e Lipjanit.

Shtatë klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, ndërsa


klasën e tetë, gjegjësisht semimaturën e kreu në Gadime.

Shkollën Normale e kreu në Prishtinë, në vitin shkollor


1960/1961.

Kreu dhe Fakultetin Filozofik në Prishtinë – dega e Gjuhës dhe


letërsisë shqipe.

Në procesin edukativo-arsimor punoi plot 40 vjet. Gjatë asaj


kohe, punoi në vendlindjen e tij (Sllovi), në Lipjan e në
Prishtinë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës punoi në
Ferizaj: prej vitit 1968 punoi në Shkollën Normale, në
Gjimnaz dhe në shkollën ekonomike “Faik Konica” të Ferizajt.

Tani është në pension dhe me familjen e tij jeton në Ferizaj.

102
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Mehmet /Adem/ ÇUNAKU (Berisha)

U lind më 27 prill 1939, në fshatin


Drenoc, komuna e Prishtinës.

Rrjedh prej një familje të shquar për


patriotizëm. Gjyshi i tij hoxhë e
patriot i njohur (mulla Ahmet
Çunaku) ka qenë anëtar i Partisë
“Xhemiet” bashkë me Nazim
Gafurrin, të cilët luftuan për liri dhe
arsimim të shqiptarëve.

Ndonëse prindërit e Mehmetit nuk ishin të arsimuar, ata


dëshironin që fëmijët e tyre t’i shkollojnë. Mehmeti shkollën
fillore e nisi në janar të vitit 1946, në shkollën e fshatit
Barilevë. Mësuesi i parë i tij ishte poashtu një hoxhë, mulla
Beqir Krasniqi nga Breznica, një trim e patriot i njohur në ato
anë.

Pas kryerjes së klasës IV të fillores, e ndërpreu shkollën për tri


vjet, për shkak se në Barilevë nuk ishin hapur klasat e larta (V-
VIII). Kështu, vetëm në vitin shkollor 1952/1953 e vazhdoi
mësimin në klasën V të Shkollës fillore të Besisë, 5 km rrugë
prej vendlindjes, ndërsa semimaturën e kreu në qershor të vitit
1956. Në Besi, ndër të tjerët, e kishte arsimtar të gjeografisë
Nuhi Gashin, i njohur si NDSh-ist. Në shkollë, Mehmeti ishte i
shkëlqyeshëm në mësime dhe shembullor në sjellje.

Në klasën I të Shkollës Normale të Prishtinës u regjistrua dhe


vijoi mësimet në vitin shkollor 1956/1957.

103
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Rritja dhe edukimi në një familje atdhetare dhe nga mësues


trima e patriotë, sikur ndikuan që edhe Mehmeti qysh si nxënës
i Normales të angazhohej në grupet ilegale e të merrej me
veprimtari politike, dhe kjo i kushtoi me burgosjen dhe
ndërprerjen e shkollimit të mesëm. Edhe gjatë katër viteve në
Shkollën Normale ishte solid në mësime, por, me ardhjen e
disa arsimtarëve serbë, të cilët mbanin disa lëndë në gjuhën
serbe, e veçmas sjellja antishqiptare e disave prej tyre, ndikuan
në gjendjen dhe suksesin e përgjithshëm. Vullneti i nxënësve
shqiptarë sidomos u prish kur shkollës iu vu emri “Milladin
Popoviq” dhe në oborrin e shkollës u vu busti i tij, derisa
nxënësit dhe shumica e mësimdhënësve dëshironin që shkollës
t’i vihej emri i ndonjërit prej rilindësve shqiptarë. Paknaqësia e
nxënësve dhe mësimdhënësve ishte evidente. Filluan të
vepronin grupe ilegale, ndër të cilat është i njohur grupi: Et-
hem Maloku-Rifat Zhdrella-Mehmet Çunaku, të cilët rreth
vetes kishin edhe veprimtarë të tjerë ilegalë. Grupi ilegal
mbante takime, ku lexoheshin punime në prozë e poezi kundër
regjimit, njolloseshin ose hiqeshin fotografitë e personaliteteve
të larta udhëheqëse serbe e jugosllave dhe flamujt e tyre. Për
shkak të aktivitetit ilegal, në vitin 1960, derisa ishin në klasën
IV, Mehmeti, bashkë me Et-hem Malokun e Rifat Zhdrellën u
arrestuan dhe u dënuan. Mehmeti u dënua me 6 muaj burgim,
gjë që nënkuptonte edhe humbjen e vitit dhe të së drejtës së
shkollimit të mëtejshëm në Normale. Dhe jo vetëm kaq, por u
detyrua ta kthente bursën që kishte marrë katër vjet, dhe nuk i
lejohej të punonte në arsim. Ajo që ishte më e rënda, ishte
izolimi i tij nga shoqëria, si i burgosur politik.

Pas vuajtjes së dënimit me burgim, dhe pa pasur mundësi të


punësohej, në vitin 1961 i erdhi vuajtja tjetër, ajo e shërbimit
ushtarak në Armatën Jugosllave, në Rijekë (të Kroacisë), ku
qëndroi afro 23 muaj. Si ish-i dënuar politik, ishte nën

104
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

vëzhgimin e vazhdueshëm të sigurimit ushtarak, se si po sillej,


me cilët po rrinte në kohën e lirë dhe çfarë po flisnin.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak (gusht 1963), nuk kishte


gjasa të punësohej në vendlindje e në rrethinë, prandaj shkoi
dhe u punësua në shkollën fillore “Abdullah Shabani” të
Bllacës dhe në Duhle të Suharekës, ku punoi deri në
përfundimin e vitit shkollor 1965/66. Për atë kohë dhe për
njerëzit e Bllacës sot flet me admirim.

Vetëm pas rënies së Rankoviçit nga pushteti, në vitin shkollor


1966/67 Mehmeti mundi të punësohej në shkollën fillore “Ali
Kelmendi” të Barilevës, ku mbante lëndën Gjuhë dhe letërsi
shqipe, dhe me shumë vullnet e përkushtim u mor edhe me
aktivitete të lira me nxënësit, duke formuar dhe ushtruar grupin
letrar, dramatik e të recitatorëve. Një kohë (1975) u emërua
ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës.

Prej shkollës së Barilevës, shkoi në shkollën fillore


“Bashkimi” të Milloshevës, si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë
shqipe, ku po ashtu vazhdoi aktivitetet e lira me nxënës.

Pas katër vjetësh pune në shkollën e Milloshevës, përsëri (në


vitin 1980/81) u kthye në shkollën fillore “Ali Kelmendi” të
Barilevës, ku punoi derisa u pensionua. Ai punoi me zel edhe
në periudhën 1990-1999, kur pushteti serb i përjashtoi prej
sistemit të pagave të gjithë mësimdhënësit shqiptarë dhe nuk u
pranonte nxënësve shqiptarë shkollën e kryer. Gjatë tërë kësaj
kohe Mehmeti u angazhua edhe më tepër në aktivitete të lira
me nxënës, duke përgatitur pjesë dramatike e recitale, në
temën e luftës së UÇK-së, për të cilat tekstet dhe skenarët i
shkruante vetë. Disa nga shfaqjet dramatike janë transmetuar
në mediet elektronike.

105
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Mehmet Çunaku mori pjesë në të gjitha lëvizjet politike, në


demonstratat dhe protestat e mbajtura kundër regjimit serbo-
jugosllav, që prej demonstratave të vitit 1968, në 1981, 1989 e
më vonë. U angazhua në shoqata të ndryshme të solidaritetit
për financimin e arsimit, shëndetësisë, dhe për ndihma
minatorëve të “Trepçës” e familjeve të varfra.

Mehmet Çunaku u mor edhe me krijimtari letrare, ndërsa tema


të preferuara ishin shquarja e personaliteteve kombëtare, si dhe
poezi satirike. Krijimet e tij janë botuar në gazeta e revista
vendore, dhe janë transmetuar edhe në radio e TV. Është
koautor i monografisë “Vendbanimet në veri të Prishtinës”,
ndërsa vetë ka përgatitur një kronikë për familjen Çunaj në
Llap e Gollak, që i ka dorëzuar në shtyp. Në këtë Monografi
për gjeneratën e normalistëve, Mehmeti ka dhënë kontributin e
tij – në temën: Lufta ilegale e normalistëve të Prishtinës.

Tash Mehmeti është në pension dhe me familjen jeton në


vendlindje.

106
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Mehmet /Ramadan/ SAHITI

U lind më 1 qershor 1940, në Ferizaj.

Shkollën fillore e kreu në Ferizaj,


ndërsa shkollën e mesme në
Normalen e Prishtinës, në gjeneratën
1956-1961 (diplomoi në janar-shkurt
1961). Menjëherë u punësua në
shkollën fillore “Jeta e Re” të
Ferizajt.

Shkollën e Lartë Pedagogjike – grupi


Fizikë-Kimi, e kreu në Prishtinë, pa shkëputje nga puna.

Kryesisht ka punuar në arsim, derisa është pensionuar në vitin


2005.
Edhe si nxënës i shkollës së mesme, por edhe gjatë kohës sa ka
punuar, është marrë me aktivitete sportive.

Ka bashkëshorten dhe 3 fëmijë (dy vajza e një djalë).

Jeton në Ferizaj.

107
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Muharrem /Qazim/ BERISHA

U lind më 10 qershor 1942, në fshatin


Vilanc të Vushtrrisë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa Shkollën Normale të
Prishtinës e kreu në janar të vitit
1961. Në gjysmëvjetorin e dytë të
vitit shkollor 1960/61 dhe në vitin
shkollor 1961/62 punoi si mësues në
shkollat fillore të Samadrexhës dhe të
Novosellës (komuna e Vushtrrisë).
Në vitin shkollor 1962/63 u regjistrua në studimet e
matematikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilat i
kreu në afatin rekord, në qershor të vitit 1966. Gjatë vitit
shkollor 1966/67 punoi si profesor i lëndës së matematikës në
Shkollën e Mesme Teknike të Prishtinë.
Në tetor të vitit 1967 u angazhua të mbante ushtrimet nga
Analiza matematike I, në katedrën e Matematikës në Fakultetin
Filozofik (tash – Fakulteti i Shkencave matematike-natyrore)
të Prishtinës. Në mars të vitit 1968 u zgjodh asistent në të
njëjtën katedër.
Në tetor të vitit 1969 u regjistrua në studimet pasuniversitare
në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Beogradit.
Në vitin 1970/71 u autorizua të mbante ligjërata nga lënda
Analiza Matematike I, në katedrën e matematikës të FShMN-
së të Prishtinës.
Në vitin 1974 ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull:
Transformimi dhe shumimi i serisë Fourier të një funksioni të
vazhdueshëm, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
të Beogradit. Gjatë periudhës shkurt 1978 – shkurt 1979 ka

108
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

qëndruar në specializim në Universitetin “Lomonosov” të


Moskës. Në maj të vitit 1979 ka mbrojtur tezën e doktoratës
me titull: Vlerësimi i koeficientëve Fourier te disa klasa
funksionesh. Po atë vit është zgjedhur docent për lëndën
Analiza Matematike I në Seksionin e Matematikës në FShMN-
së të Prishtinës. Në maj të vitit 1982 është zgjedhur profesor
inordinar për lëndën Analiza Matematike I, ndërsa në mars të
vitit 1987 është zgjedhur profesor ordinar në FShMN të
Prishtinës.
Më 24 dhjetor 1996 është zgjedhor anëtar korrespondent,
ndërsa më 20 dhjetor 2000 është zgjedhur anëtar i rregullt i
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).
Gjatë gjithë periudhës prej vitit 1967 punoi në FShMN të
Prishtinës, në titujt prej asistent deri profesor ordinar, në
seksionin e Matematikës, ku ligjëroi në lëndët Analizë
Matematike I II, III dhe në kurse të përgjithshme të
Matematikës edhe në fakultete të tjera të Universitetit të
Prishtinës.
Prof.dr. Muharrem Berisha ishte i angazhuar që nga viti
shkollor 1979/1980 profesor në studimet pasuniversitare. Në
këto studime drejtoi seminarin nga Analiza Matematike.
Gjithashtu ishte udhëheqës i disa kandidatëve në magjistraturë
dhe doktoranturë. Ka qenë kryesues i Kryesisë së Shoqatës së
Matematikanëve, Fizikanëve dhe Astronomëve të Kosovës. Dy
mandate zgjedhore, duke filluar nga viti shkollor 1981/82 deri
më 1984/85, ka qenë shef i seksionit të Matematikës. Nga
tetori i vitit 1985 deri në tetor të vitit 1987 ka kryer detyrën e
prodekanit të FShMN-së. Në vitin 1987 është zgjedhur dekan i
atij fakulteti, ndërsa në vitin 1989 u rizgjodh në të njëjtën
detyrë. Në qershor të vitit 1991 u shkarkua nga kjo detyrë, me
rastin e masave të dhunshme të pushtetit serb të aplikuara në
Fakultet.
Profesori Muharrem Berisha ishte laureat i Shpërblimit të
Dhjetorit të vitit 1983.

109
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Në periudhën 1994-1996 ka qenë udhëheqës i studimeve


pasuniversitare në seksionin e Matematikës.
Akademiku e profesori Muharrem Berisha ishte korrespodent i
Mathammaticial Reviews dhe anëtar i Amercan Mathematical
Society. Gjatë periudhës (1985-1991), sa botohej revista
“Punime matematike”, ka qenë redaktor i saj. Ishte
kryeredaktor i revistës “Kërkime” dhe sekretar i Seksionit të
Shkencave të Natyrës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve
të Kosovës.
Në lëmin shkencor ka botuar 62 punime (disa si bashkautor),
ndërsa në lëmin profesional, si autor ose/dhe bashkautor, 102
punime*, që paraqesin kontribut të madh për nxënës të
shkollave fillore, të mesme dhe për universitet. Punoi në
ngritjen e kuadrit të matematikës, duke qenë mësimdhënës,
mentor dhe udhëheqës i shumë kandidatëve në magjistraturë e
doktoranturë. Kontribuoi në organizimin e punës në
departamentin e Matematikës të FShMN-së, në Universitetin e
Prishtinës dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të
Kosovës.
Profesor Muharrem Berisha ka qëndruar në specializime e
qëndrime studiuese në universitetet e ndryshme, ndër të cilat
po përmendim këto: a) qëndrimi njëmujor në Universitetin e
Tiranës (maj 1974); b) specializimi njëvjeçar në Universitetin
e Moskës (shkurt 1978 – shkurt 1979); qëndrimi njëjavor në
Univesitetin e Sofjes (nëntor 1984); qëndrimi studiues në
Universitetin e Moskës (dhjetor 1984); qëndrimi stdiues në
Universitetin e Moskës (janar 1986); qëndrimi dyjavor në
Universitetin e Jenës (nëntor 1986); qëndrimi dyjavor në
Universitetin e Mahaçkalës (nëntor 1998). Gjatë qëndrimit në
Moskë, Sofje, Jenë dhe Mahaçkalë, profesor Muharremi ka
mbajtur ligjërata në ato universitete.
Ata që merren me analiza të veprimtarisë shkencore dhe
arsimore, vlerësojnë se Teoria e serive trigonometrike, edhe
sidomos Teoria e serive Fourier, është shumë aktuale për

110
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

studime në shekullin e fundit. Në këto teori kanë punuar dhe


punojnë emrat më të njohur të matematikës me renome
botërore. Hulumtimeve në këto teori nga treva e Kosovës u
është rrekur Muharrem Berisha, i cili ka dhënë kontribut dhe
ka publikuar në revistat më presticioze të kësaj fushe. Shumë
punime të tij të publikuara citohen nga autorë të ndryshëm në
punimet e tyre të botuara në revista shkencore me karakter
ndërkombëtar. Muharremi ishte korrespodent në Mathematical
reviews.
Profesor Muharrem Berisha ka arritur të formojë një ekip të
vyeshëm, të përbërë nga shumë matematikanë shqiptarë nga
Kosova, të cilët do të vazhdojnë punën e mëtejshme në
hulumtime në fushën e serive trigonometrike dhe në teorinë e
përafrimeve të funksioneve.
Vdiq më 15 maj 2010. La bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy
vajza e një djalë, të cilët jetojnë në Prishtinë (djali është
profesor ordinar i FShMN-së, ndërsa dy vajzat janë asistente
në Universitetin e Prishtinës).
______
*) Biografisë, të cilën na e ka dorëzuar djali i Muharremit, ia ka
bashkëngjitur listën e punimeve shkencore e profesionale të botuara,
me referenca të plota, sikurse edhe listën e (32) teksteve shkollore dhe
universitare, pastaj të punimeve të paraqitura në simpoziume
shkencore, konferenca e kongrese dhe të projekteve shkencore, por ato
nuk i regjistruam në këtë Monografi, ngase as për të tjerët nuk i kemi
regjistruar të gjitha punimet e botuara.

111
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Muharrem /.../ SOPI

U lind më 8 shkurt 1941, në fshatin


Bukosh të komunës së Therandës (ish
–Suharekë).
Shkollën fillore, katër klasë, i kreu në
Shkollën Fillore të fshatit Savrovë të
komunës së Suharekës. Klasat I dhe II
të gjimnazit të ulët i kreu në fshatin
Mushtisht, ndërsa klasat III dhe IV në
Suharekë.
Në vitin shkollor 1956/57 u regjistrua
në Shkollën Normale Shqipe të
Prishtinës, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 1960/61.
Më 1 shkurt 1961 u emëua mësues në Shkollën Fillore të
fshatit Mushtisht, ku punoi një vit, e pastaj u detyrua të
shkonte në shërbim ushtarak.
Pas kthimit nga shërbimit ushtarak, u regjistrua në Shkollën e
Lartë Pedagogjike të Prizrenit – grupi i Gjuhës dhe Letërsisë
Ruse, të cilën e kreu me sukses dhe u diplomua në vitin 1967.
Po atë vit filloi punën në Gjimnazin e Prizrenit, ku punoi deri
me përfundimin e vitit shkollor 1973/74. Gjatë asaj kohe, pa
shkëputje nga puna, i vazhdoi studimet për gjuhë dhe letërsi
ruse në Fakultetin Filozofik (tash - i Filologjisë) të Prishtinës,
ku u diplomua më 1973.
Më 1 tetor 1974 u zgjodh mësimdhënës në titullin ligjërues i
gjuhës ruse në Fakultetin Filozofik, ku punoi derisa u
pensionua. Tash është i angazhuar si ligjërues në Fakultetin e
Edukimit të Prizrenit.
Në vitin 1986 ka mbrojtur temën e magjistraturës: “Prezentimi
dhe studimi i letërsisë popullore shqiptare në gjuhën ruse”,

112
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

duke marrë kështu titullin shkencor: magjistër i shkencave


filologjike.

Ka kryer disa kurse trajnimi të veçantë nga fusha e gjuhës dhe


letërsisë ruse, si:
-më 1972, në Leningrad, kurs 2-mujor në Institutin Pedagogjik
“Hercon”;
-më 1980, në Moskë, kurs 2-mujor në Institutin Ndërkombëtar
“Patris Lumumba”;
-më 1986, në Leningrad, qëndrim 6-mujor në Universitetin
A.Zhdanov;
-më 1991, në San Petersburg, 3-mujor në Universitetin
Shtetëror A.Zhdanov.

Nga publikimet, veçojmë:


1) Prezentimi dhe studimi i letërsisë popullore shqiptare në
gjuhën ruse (punimi i magjistraturës), Prishtinë 1986;
2) Shfrytëzimi i tekstit në punën e pavarur të nxënësit (libër
shkollor, 1980);
3) Tipet e pytjeve dhe detyrave në tekstet e letërsisë ruse (libër
shkollor, 1981);
4) Kujtime për ditët e fundit të Jeseninit - në sytë e dëshmitarit
(“Zëri rinisë”,1989);
5) Redaktor profesional për tekstin mësimor: Gjuha ruse për
klasën I të mësimit të orientuar të autorëve B. Elshani dhe
A.Demiri;
6) Gjuha ruse (me audio-kasetë), për studentët e Fakultetit
Filozifik të Prishtinës, 1999;
7) Gjuhë ruse për studentët e Fakultetit Filozifik të Prishtinës,
2004.

Muharremi me familjen jeton në Prizren.

113
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Neki /.../ JUNIKU

U lind në Gjakovë, në vitin 1942.

Shkollën fillore (semimaturën) e kreu në Gjakovë, ndërsa


shkollimin e mesëm në Shkollën Normale të Prishtinës, ku u
diplomua në janar të vitit 1961.

Pas kryerjes së Shkollës Normale Nekiu i vazhdoi studimet në


Fakultetin Filozofik të Beogradit – në degën e Psikologjisë, ku
u diplomua në vitin 1965.

Në Universitetin e Beogradit ka kryer edhe studimet e


magjistraturës, kurse disertacionin e doktoratës, në shkencat
psikologjike, e ka kryer në Universitetin e Prishtinës, në vitin
1988.

Pas kryerjes së Fakultetit Filozofik, punoi si profesor i


psikologjisë në Shkollën Normale të Gjakovës (1965-1968), e
më pastaj prej vitit 1968 deri më tash (kur po e shkruajmë këtë
Monografi (maj 2011), punon në Fakultetin Filozofik të
Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe Muharremi kaloi të
gjitha shkallët e titujve universitarë, që nga asistent deri në
profesor ordinar.

Në vitet 1999-2003, Prof.dr. Neki Juniku ka qenë dekan i


Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Tash është
udhëheqës i departamentit të Psikologjisë në Fakultetin
Filozofik.

114
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Profesor Neki Juniku ka qenë në shumë qëndrime studimore


jasht vendit, si në Britaninë e Madhe, në Suedi në Gjermani,
dhe, së fundit, në ShBA, si bursist i Fulbrajtit (2005-2006).
Prof.dr. Neki Juniku ka botuar dy libra nga fusha e
psikologjisë, si dhe shumë punime shkencore e profesionale.

Nga gjuhë të hueja e njeh në mënyrë perfekte serbokroatishten,


lexon në gjuhën frënge dhe flet e shkruan anglisht.

Me familjen jeton në Prishtinë.

115
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Nexhmedin /.../ CANHASI

U lind më 2 tetor 1940, në Gjakovë.

Shkollën fillore, tetëvjeçare, e kreu në


Gjakovë.

Shkollën e mesme pesëvjeçare të


mësuesisë, në Normalen e Prishtinës
e regjistroi në vitin shkollor
1956/1957, ndërsa e kreu në vitin
shkollor 1960/1961, saktësisht
diplomoi në janar të vitit 1961.

Shkollën e lartë për arsimtarë të historisë në Fakultetin


Filozofik të Prishtinës, e regjistroi në vitin shkollor 1964/1965,
ndërsa u diplomua më 10 shkurt 1970. Ndërkohë dha provimin
profesional të mësuesisë më 12 mars 1966, kurse provimin
shtetërore profesional për arsimtar të historisë më 22 maj 1972.

Tre vjet punoi si arsimtar në shkollat fillore në fshatrat:


Drenovc të Klinës dhe në Ratkovc e në Krushën e Madhe të
Rahovecit.

Shtatëmbëdhjetë (17) vjet punoi si edukator, zëvendës-drejtor


dhe drejtor në Konviktin e nxënësve dhe studentëeve “Sadik
Stavileci” në Gjakovë.

Pas demonstratave të studentëve të vitit 1981, e larguan në


mënyrë të dhunshme nga detyra e drejtorit të konviktit.

116
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Nexhmedini punoi 24 vjet si punonjës administrat – sekretar i


Shoqatave Komunale të Personave me Aftësi të Kufizuara të
Gjakovës (Organizata e të Verbërve, Shurdhëve, Invalidëve
Civilë të Luftës dhe në Organizatën Joqeveritare “Handikos”,
në Gjakovë).

Si nxënës i Normales është marrë me pingpong, dhe këtë


aktivitet sportiv e ka zhvilluar edhe në qytetin e lindjes, në
Gjakovë, qysh prej mbarimit të shkollës së mesme e deri në
vitin 1999. Ka qenë lojtar, trajner, aktivist dhe kryetar i Klubit
të Pingpongut “Vëllaznimi” të Gjakovës.

Pranë Arkivit Komunal të Gjakovës ka deponuar shkrimin


autorial të biografisë së Sadik Stavilecit, Historikun e
Konviktit të Gjakovës (1946-1981), historikun “Shoqata e të
Verbërve” dhe historikun “Shoqata e të Shurdhëve” të
Gjakovës.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë: dy vajza e dy djem.

Është pensionuar më 1 tetor 2005, një ditë pa mbushur 65 vjeç.

Me familjen jeton në Gjakovë dhe tash si gjysh e pensionist,


kujdeset për rritjen edhe edukimin e nipave.

117
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Qerim /Ukë/ HUSAJ

U lind më 25 korrik 1935, në Shkrel të Rugovës, komuna e


Pejës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Pejë, ndërsa


shkollën e mesme në Normalen e Prishtinës, ku u diplomua në
vitin 1961.

Punoi në arsim derisa u pensionua, në mars të vitit 1991.

Qerimi ka 9 fëmijë: 6 djem e 3 vajza.

Ka dy vendbanime: një në fshatin Shkrel-Drelaj të Rugovës


dhe një në Pejë.

118
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Raif /Hazir/ SYLA

U lind në vitin 1940, në Ramabajë të komunës së Medvegjës


(Serbi).

Shkollën fillore e kreu në Sijarinë, ndërsa shkollën e mesme në


Normalen e Pristinës, ku u diplomua në vitin 1961. Meqenëse
shkollën fillore e kishte kryer në gjuhën serbe, kur u regjistrua
në Shkollën Normale, në fillim, shumë fjalë e terma shqip nuk
i dinte. Për këtë ka dhe një anekdotë: (Paska shkuar tek
sekretari i shkollës (Gani Berisha) dhe paska kërkuar “nji ma
t’fortë” (domethënë një vërtetim, që i duhej për bursë.
Natyrisht ai fjalën serbe (‘potvrda’) e kishte përkthyer si diçka
“ma e fortë”, në bazë të trajtës së mbiemrit’e fortë’ në shkallën
krahasore! Pasi e kishte pyetur sekretari se ç’i duhej ajo “ma e
fortë”, e kishte kuptuar se ishte fjala për një vërtetim për
bursë!).

E ka kryer edhe shkollën e lartë. Pak kohë ka punuar në arsim,


e shumë kohë në Elektroekonominë e Kosovës. Prej kohës së
luftës (1999), jeton në Amerikë.

Ka katër fëmijë: dy djem e dy vajza.

119
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Ramadan /Ibrahim/ PAÇARADA

U lind më 7 janar 1940*), në fshatin


Dumosh, komuna e Podujevës (tash –
Besianë).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa shkollën e mesme në
Normalen e Prishtinës, ku u diplomua
në janar të vitit 1961.

Pas kryerjes së Shkollës Normale,


menjëherë u punësua në Shkollën
Fillore në fshatin Sfeçel (komuna e Pdujevës), ku punoi vetëm
një gjysmëvjetor, ngase u detyrua të shkonte ushtar, ku qëndroi
afro dy vjet (1961-1963).

Me të kthyer nga shërbimi ushtarak, më 1 shtator 1963 filloi


punën si mësues dhe arsimtar në shkollën fillore “Andon Zako
Çajupi” të fshatit Devet Jugoviq (tash - Bardhosh), afër
Prishtinës .

Ka kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – dega e


Gjuhës dhe Letërisë Shqipe.

Në shkollën ku punonte (në Devet Jugoviq), në vitin 1973


Ramadani hapi klasën e pestë të shkollës fillore, të cilën e
udhëhoqi vetë, e pastaj vazhduan e u hapën klasa e gjashtë, e
shtatë dhe e tetë, dhe aty vazhdoi punën si arsimtar i gjuhës
dhe letërsisë shqipe derisa u pensionua.

120
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Ramadani ndihet krenar që në atë fshat, që dikur ishte i banuar


kryesisht me serbë e malazez, pa asnjë shqiptar, arriti të nxirrte
shumë gjenerata të nxënësve shqiptarë, të ardhur prej fshatrave
përreth (Trudë, Milefc, Bërnica e Epërme), nga të cilët kanë
dalë kuadro profilesh të ndryshme.

Ramadani ka shtatë fëmijë: 5 vajza e 2 djem.

Tash është në pension dhe jeton në fshatin Bardhosh (dikur -


Devet Jugoviq!).

_____
*) Në Biografinë e tij që ka dhënë më 18 maj 1996, shkruan datëlindja:
11.02.1937, ndërsa në biografinë e dhënë më 2010, datëlindja është:
07.01.1940.

121
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Ramush /Ajvaz/ AJVAZI

U lind më 25 dhjetor 1936, në fshatin


Vërshefc, komuna e Lipjanit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje


dhe në Lipjan, ndërsa shkollën e
mesme në Normalen e Prishtinës në
janar të vitit 1961.

Ka kryer Fakultetin e Shkencave


Matematike-Natyrore – grupi i
Matematikës, në Prishtinë.

Sipas shënimeve në biografinë e tij të shkurtër, del se, pas


kryerjes së shkollës së mesme, punoi 17 muaj si mësues, 3 vjet
arsimtar i matematikës në shkollën fillore, dhe 34 vjet profesor
i matematikës në Gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës.

Për angazhimin dhe rezultatet në punë është shpërblyer me


Mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit e komunës së Prishtinës.

Është i martuar dhe nuk ka fëmijë.

Me bashkëshorten jeton në Prishtinë.

122
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Rexhep /Ilaz/ GASHI

U lind në Prishtinë, më 7 gusht 1940.

Shkollën fillore dhe shkollën e


mesme – Normalen e Prishtinës (në
janar të vitit 1961), i kreu në
Prishtinë, të dyja me sukses të
shkëlqyeshëm.

Pas kryerjes së Normales, menjëherë i


vazhdoi studimet në Fakultetin e
Shkencave Matematike-Natyrore
(atëherë - Fakulteti Filozofik), në degën e Fizikës. U diplomua
në vitin 1965, me notë mesatare 9.16.

Në vitin 1968 u pranua si asistent, ndërsa pas tre vjetësh u


avancua në titullin ligjërues, në departamentin e Fizikës të
Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit
të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e Fizikës Bërthamore i


regjistroi në vitin 1971, në Fakultetin e Shkencave
Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit, të cilat i
mbaroi në vitin 1974, duke mbrojtur temën e magjistraturës me
titull: Përcaktimi i përbërjes elementare të xehes së Bazenit të
Drenicës me anën e analizës me aktivim neutronik.

Pas magjistraturës, duke vazhduar punën eksperimentale në


Institutin për Energji Bërthamore “Boris Kidriç” të Vinçës
(afër Beogradit), në vitin 1977, përfundoi dhe mbrojti tezën e

123
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

doktoratës me titull: Analiza energjetiko-kohore me aktivim


neutronik.

Pas kryerjes së doktoratës, po atë vit, u zgjodh docent, ndërsa


në vitin 1982 profesor inordinar, për t’u zgjedhur në vitin
1980 në titullin më të lartë universitar profesor ordinar për
lëndën Fizika Bërthamore.

Në vitin 1984 ishte në specializim pasdoktorate në Edinburg,


të Britanisë së Madhe, në temën: Aplikimi i analizës me
aktivim neutronik në mjekësi.

Në vitin 1985 ishte bashkëpunëtor në Projektin Amerikano-


Jugosllav: Kërkimi i Mjedisit Jetësor. Këto kërkime i ka
realizuar në Laboratoriumin Nacional në Brookhaven (ShBA).
Nga këto specializime ka bërë dy punime shkencore.

Pas mbylljes së Universitetit të Prishtinës nga pushteti okupues


i Serbisë (1991-1999), Prof. Dr. Rexhep Gashi, bashkë me
kolegët e tjerë të Universitetit, organizuan vazhdimin e
ligjëratave me studentë nëpër objekte private, punë që zgjati
deri në çlirimin nga okupatori, në vitin 1999.

Profesor Rexhepi është autor i dhjetëra punimeve shkencore e


profesionale të publikuara në rivista shkencore në nivel të ish-
Jugosllavisë e të shteteve të tjera. Ka marrë pjesë aktive në
kongrese, konferenca e tubime të ndryshme shkencore nga
fusha e fizikës, të mbajtura në Ohër (1971), Novi Sad (1976),
Portorozh (1980), Budva (1980) dhe Prishtinë (1985).

Ka qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të


Kosovës dhe (sekretar) ministër për arsim i Kosovës, si dhe
funksionar në Universitetin e Prishtinës.

124
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Në Kongesin e Europës Qendrore dhe Lindore, të mbajtur në


Brasavë të Rumanisë, më 24 shtator 2007, profesor R. Gashi
është paraqitur me punimin shkencor ”Monitoring the nivel of
radon in indor area marule cave in gadime of Lipjan-Kosovo”,
punim i pranuar si prezantim poster brenda rubrikës T-9.

Prof.dr Rexhep Gashi është autor dhe koautor i një numri të


konsideruar tekstesh të fizikës, për të gjitha nivelet që nga nga
shkolla fillore e deri në Universitet, prej të cilave aktualisht
janë në përdorim 5 tekste të fizikës për shkollë të mesme të
ulët, të përpiluara sipas plan-programit më të ri (2002-2006).
Në përdorim janë edhe tri tekste të tij universitare, meqë janë
unikate për lëndën që prezantojnë.

Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë.

125
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Rifat /Halit/ MUSLIU

U lind më 25 shkurt 1940, në


Pjetërshticë, komuna e Lipjanit.

Qysh nga fëmijëria kushtet e jetës e


vërtitën herë këndej, herë andej.

Katër klasë të shkollës fillore i kreu


në vendlindjen e tij, në fshatin
Pjetërshticë, në vitin shkollor
1950/51, dhe ishte gjenerata e parë e
nxënësve kur u hap shkolla në fshatin
e tij, në vitin shkollor 1947/48. Rifati
ishte fëmija i parë në familjen e tij që filloi mësimet në shkollë,
ngase fëmijët e tjerë para tij e kishin kaluar moshën e shkollës
fillore, pa pasur mundësi të shkolloheshin në gjuhën amtare,
dhe sepse më përpara në atë fshat nuk kishte pasur shkollë.
Klasën e pestë e kreu në Shtime, klasën e gjashtë në Shalë
(atëherë - Sedllar), të shtatën në Lipjan, ndërsa gjysëmvjetorin
e parë të klasës së tetë përsëri në Shalë, për ta përfunduar
semimaturën në Magurë (në vitin 1955/56), sepse regjimi i
atëhershëm pati mbyllur klasën e tetë në shkollën e Shalës.
Ishte nxënësi i vetëm i gjeneratës së tij që vazhdoi shkollën e
mesme, në Shkollën Normale të Prishtinës, ku e dha provimin
pranues me sukses dhe u regjistrua në vitin shkollor 1956/57,
me program pesëvjeçar, në të cilën u diplomua në vitin
shkollor 1961/1962. Si nxënës i Normales ka qenë aktiv në
shoqërinë kulturo-artistike, veçmas ka qenë i prirur në
instrumentin e mandolinës dhe prandaj ishte anëtar i orkestrës
së Normales, si mandolinist, por ka marrë pjesë edhe në trupën
e dramës të Shkollës Normale në disa skeçe.

126
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Pas kryerjes së shkollës së mesme (Normales), qysh më 15


shkurt 1962 u emërua mësues në fshatin Carralevë, por në fund
të muajit mars të atij viti kaloi në Shkollën tetëvjeçare të
Shalës (Sedllar), ku punoi deri më 28 mars 1964, kur u detyrua
të shkonte në shërbimin ushtarak.

Me të kthyer nga shërbimi ushtarak (12 shtator 1965), mezi


arriti të mbetej për të punuar në vendlindje, në mënyrë që me
shumë peripeci, por me këmbëngulje, të hapte klasën e pestë,
meqenëse fshatarët nuk donin t’i dërgonin fëmijët e tyre në
shkollën e Shalës, për shkak se udhëtimi ishte i mundimshëm
për moshën e tyre. Si mësuesi i parë i atij fshati, u angazhua
me përkushtim që t’i mësonte dhe edukonte fëmijët dhe të
përfshinte një numër sa më të madh të nxënësve në shkollë,
djem e vajza. Nuk ishte e lehtë të ishte mësues në ato kohë.
Ishin ato kohë si koha e Migjenit. Nga njëra anë, mbretëronte
një prapambetje dhe fshatarët nuk i dërgonin fëmijët në
shkollë, sidomos vajzat, e nga ana tjetër regjimi i pushtetit i
përcillte mësuesit këmba-këmbës për t’u gjetur ndonjë pretekst
për burgosje dhe përjashtim prej pune. Aty Rifati punoi deri
në tetor të vitit 1967, duke i përcjellë nxënësit prej klasës V
deri në të VII-n, për ta ndërprerë punën në tetor të atij viti, kur
u regjistrua si student i rregullt në Fakultetin Filozofik (tash – i
Filologjisë) të Prishtinës – dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
ku absolvoi në vitin shkollor 1970/71. Për shkaqe ekonomike,
u detyrua t’i ndërprste studimet dhe të punonte në
administratën e Minierës së Sintermagnezitit në Golesh, si
udhëheqës i shërbimit për kuadro, ku qëndroi deri më 26 mars
1973. Gjatë kohës sa punoi në administratën e minierës, kishte
vërejtur vështirësi dhe padrejtësi të mëdha që u shkaktoheshin
punëtorëve shqiptarë, të cilët kryesisht ishin punëtorë fizikë.
Aty u angazhua dhe organizoi kurse për kualifikimin e
punëtorëve, në mënyrë që si të kualifikuar të merrnin një pagë

127
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

paksa më të mirë. U angazhua maksimalisht që struktura


kualifikuese dhe e kuadrove shqiptare në atë ndërmarrje të
përmirësohej.

Më 26 mars 1973 u punësua në Fakultetin Ekonomik të


Prishtinës, përkthyes për gjuhët shqip-serbokroatisht e
anasjelltas dhe referent për organet vetëqeverisëse. Në vitin
1990, organet e dhunshme të pushtetit të Serbisë e mbyllën
Universitetin e Prishtinës për studentët shqiptarë, prandaj edhe
Fakulteti Ekonomik do të vazhdonte punën gjysm-ilegale, në
shtëpi private, deri pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999. Edhe
në këtë periudhë Rifati kreu detyrën e përkthyesit dhe të
referentit të organeve vetëqeverisëse të Fakultetit, siç do ta
kryente edhe pas kthimit në objektet e Fakultetit në vitin 1999,
ku punoi deri në vitin 2005, kur u pensionua në moshën 65
vjeç.

Gjatë punës 33-vjeçare në Fakultet, ka pasur qëndrim shumë


korrekt me bashkëpunëtorët, me personelin mësimor dhe me
studentët, dhe ka mbresa të mira sidomos nga studentët, të
cilëve çdo herë u ndihmonte për të dalë sa më lehtë nga
“labirintet” e administratës.

Për angazhimin në punë dhe në aktivitete të lira, ka marrë


shpërblime nga Fakulteti Ekonomik dhe nga Klubi i Shahut i
Kosovës. Ka qenë kapiten i ekipit të Klubit të shahut të
Universitetit të Prishtinës tetë vjet rresht (1980-1988). Gjatë
asaj kohe, me ekipin e tij ka marrë pjesë në Universiada të
shahut në nivel të ish-Jugosllavisë; një herë në Medulin të
Opatisë (në Kroaci, më 1984), dhe herën tjetër në Podgoricë
(Mali Zi, më 1988), në të cilat ka arritur rezultate të mira, dhe
për këtë ka marrë shpërblime e mirënjohje.

128
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Ndonëse nuk është marrë me politikë, Rifati qysh prej


fëmijërisë e deri në çlirimin e Kosovës ka marrë pjesë në të
gjitha demonstratat e protestat e organizuara studentore e
gjithëpopullore, që nga demonstratat e vitit 1968, kur ishte
student, deri te ato të vitit 1981, dhe të gjitha protestat e
studentëve, të punëtorëve dhe në ato popullore, të mbajtura
gjatë periudhës 1989-1999.

Në botën e jashtme ka qenë kryesisht privatisht, në Zvicër, ku


ka një pjesë të familjes, pastaj në Gjermani, Itali, Turqi, e të
mos përmendim në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë dhe në
Shqipëri (ku edhe ka jetuar disa vjet).

Nga gjuhë të huaja e njeh shumë mirë gjuhën serbokroate, në


të folur e në të shkruar, dhe ngapak mund të komunikojë në
gjuhën frënge.

Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë.

129
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Rukije /.../ MALISHEVA

U lind në Gjilan, më 10 shtator 1940.

Shkollën fillore e kreu në Gjilan, kurse


shkollën e mesme - Shkollën Normale të
Prishtinë, e kreu në janar 1961.
Pas kryerjes së shkollës normale ishte
caktuar të punonte si mësuese në Gjilan,
por, me dëshirën e saj, e lejuan të
punonte mësuese në fshatin Pograxhë të
Gjilanit. Përveç punës me nxënësit e
rregullt të fillores, Rukia punoi edhe me
vajza të rritura, për të cilat mbajti kurse shëndetësore dhe
mësme të shkrim-leximit. U angazhua posaçërisht që vajzat e
fshatit të vazhdonin shkollimin edhe pas mbarimit të shkollës
fillore dhe, falë angazhimit të saj, disa vajza të fshatit ku punoi
ajo, arritën të vazhdonin shkollimin.

Punoi si mësuese edhe në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, si dhe


në fshatin Miradie e Ulët të Fushë-Kosovës. Edhe në ato mese
u angazhua për shkollimin e femrave.

Në vitin 1971 u punësua si mësuese në shkollën fillore


“Miladin Popoviç” (tash – “Pjetër Bogdani”) të Prishtinës, ku
punoi deri në pension.
Jeton me familjen në Prishtinë.

130
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Rrustem /Hysen/ SOKOLI

U lind më 1937, në Vlahen të Kukësit


(Republika e Shqipërisë).

Nuk ka shënime se ku ka kryer


shkollën fillore, por Shkollën
Normale të Prishtinës e ka regjistruar
në vitin shkollor 1956/57, dhe e ka
kryer në janar të vitit 1961. Ka kryer
edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike.

Tërë kohën ka shërbyer si mësues e


arsimtar në shkollën fillore
“Përparimi” të Lloshkobares së Ferizajt.

131
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Sadije /Shaban/ MURTURI

U lind në Prishtinë më 13 tetor 1939.

Rrjedh nga një familje qytetare e


Prishtinës, e njohur për luftën kundër
pushtuesve të huaj që nga koha e
Perandorisë Osmane dhe gjatë gjithë
shekullit XX kundër Serbisë dhe
Jugosllavisë. Ismajl Bajraktari ishte
bajraktar i Prishtinës që nga fundi i
shekullit XIX dhe këtë pozitë e kishte
trashëguar deri te Shaban Murturi, i
ati i Sadijes. Gjatë Luftës së Dytë Botërore i ati i Sadijes ishte
bajraktar i Prishtinës dhe komandonte Batalionin për ruajtjen e
kufirit me Serbinë. Batalioni i tij luftoi dhe vrau të gjithë
komunistët e Obiliqit dhe të Fushë-Kosovës te Bunari i Thatë
dhe në malet përreth. Shabani ishte i dalluar për udhëheqje me
sukses të luftës kundër brigadave serbe dhe ushtrisë bullgare,
që mësynin Prapashticën për të pushtuar Kosovën gjatë muajve
shtator-nëntor të vitit 1944. Pas tërheqjes nga fronti i
Prpashticës, Batalioni i tij shkoi në Drenicë dhe atje vazhdoi
luftën deri në janar të vitit 1945. Shabani u është dorëzuar
organeve të pushtetit serb në Prizren.

Ka qenë i martuar me Shefkijen, nëna e Sadijes, dhe kishin


dhjetë fëmijë.

Sadija shkollën fillore e kreu në vendlindje në Prishtinë, në


shkollën “Vuk Karaxhiq” (tash – “Elena Gjika”). Shkollimin e
mesëm e vazhdoi në Normalen e Prishtinës, në gjeneratën
1956/57 – 1960/61, ku diplomoi me sukses shumë të mirë.

132
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Pas diplomimit në Shkollën Normale, punën e filloi në


shkollën fillore “Xehëtari” të Hades, ku punoi si arsimtare për
tre vjet, dhe pastaj kaloi në Shkollën fillore të Obiliqit, ku
punoi shtatë vjet. Pastaj u punësua në shkollën fillore
“Vladimir Nazor” (tash – “Naim Frashëri”) të Prishtinës, ku
punoi 10 vjet.

Pa shkëputje nga puna Sadija kreu Akademinë Pedagogjike në


Prishtinë.

Pas ndërtimit të objektit të shkollës fillore në Kodrën e Diellit,


u punësua aty – në shkollën fillore “Ismail Qemali”, ku punoi
10 vjet. Në vitin 1991 doli në pension. Gjatë periudhës sa ka
punuar, disa herë ka qenë e lavdëruar dhe ka marrë mirënjohje.

Nga gjuhë të huaja, përveç serbishtes, komunikon edhe


frëngjisht.

Në vende të jashtme ka qenë në vizita private në Poloni, Turqi


dhe Shqipëri.

Është e martuar me ish-normalistin dhe ish-profesorin e


Shkollës Normale të Prishtinës, historianin prof.dr. Fehmi
Pushkolli, me të cilin ka tre djem, që të tre të martuar kanë
krijuar familjet e tyre.

Jeton në Prishtinë me bashkëshortin, djemtë, rejat dhe plot nipa


e mbesa, e lumtur dhe e respektuar.

133
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Saim /Shaban/ Qyqalla

U lind më 6 shkurt 1938, në Bardhin


e Madh (ish - Bellaçevc) të Fushë-
Kosovës. I takoi brezit të dytë të
nxënësve të shkollës fillore, të cilën
e mbaroi me sukses të dalluar.
Në vitin shkollor 1956/57 u
regjistrua në Shkollën Normale të
Prishtinës, të cilën e kreu në
janar/shkurt 1961. Pas mbarimit të
normales, në shkurt 1961 u caktua
mësues në Lismir të Fush-Kosovës,
ku punoi me klasë të kombinuara (II dhe IV), për ta transferuar
menjëherë në shtator të atij viti në Shkollën fillore të fshatit
Grabofc. Në shtator 1963, pasi u kthye nga shërbimi ushtarak, u
caktua mësues klase në Shkollën fillore të Bardhit të Madh. Më
vonë, pa shkëputje nga puna, kreu Fakultetin e Shkencave
Natyrore, dega e Gjeografisë, në Prishtinë.
Në vitin 1970/71 u zgjodh zëvendësdrejtor në Shkollën fillore të
Bardhit të Madh. Pas dhjet vjetësh kaloi përsëri në procesin e
mësimdhënies, për t’u zgjedhur përsëri zëvendësdrejtor i shkollës
fillore “Zejnel Salihu” të Bardhit të Madh.
Pas disa vjetësh u caktua profesor i Gjeografisë dhe përgjegjës i
paraleles së ndarë të shkollës së mesme “Hivzi Sulejman” të
Fushë-Kosovës në Bardhin e Madh. Në periudhën 1990 deri 1994
ka qenë drejtor i shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” të
Obiliqit (tash – Kastriot). Më pastaj u zgjodh drejtor ushtrues
detyre i shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” të Fushë-Kosovës,
në paralelen e ndarë të Bardhit të Madh, ku punoi deri ne pension.
Saimi për një kohë ka vuajtur nga sëmundja e diabetit, prandaj
nuk mori pjesë në dy-tri takimet e fundit të gjeneratës.
Saimi ka vdekur më 5 janar 2007. Ka lënë 6 fëmijë: një vajzë e 5
djem.

134
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Salih /Bajram/ MAQEDONCI

U lind më 4 nëntor 1939, në fshatin


Butovc i Epërm, komuna e Prishtinës.
Shkollën fillore e kreu në Prishtinë,
në Sh.F. “Vuk Karaxhiq” (tash –
“Elena Gjika”).

Shkollën Normale të Prishtinës e kreu


në janar të vitit 1961.

Sapo u diplomua në Normale,


menjëherë u punësua si mësues në
Shkollën fillore të fshatit Siçevë, komuna e Prishtinës.

Studimet i vazhdoi në Fakuletin Filozofik (tash – i Filologjisë)


të Prishtinës – grupi i Gjuhës dhe letërsisë angleze. Pas
mbarimit të vitit të parë të studimeve, ka shkuar në Londër, ku
ka vazhduar mësimet në Universitet për të përvetësuar gjuhën
angleze, në periudhën prej 23 qershor 1963, deri në nëntor
1966.

Një vit shkollor (1968/1969) punoi si mësimdhënës i Gjuhës


angleze në Shkollën e Mesme Teknike të Prishtinës, dhe një vit
tjetër (1969/70) në Gjimnazin e Kaçanikut.

Prej muajit shkurt 1970, deri më 30 shtator 1998, punoi si


zyrtar profesional për marrëdhënie me jashtë dhe protokoll në
Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Në dhjetor 1998 ishte ndihmës i lartë gjuhësor në Misionin
Diplomatik të ShBA-së në Kosovës, ndërsa prej 1 janar deri
më 19 mars 1999, ishte zëvendësshef i Sektorit të Emergjencës

135
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

dhe njëherësh shef i Njësisë së përkthyesve të OSBE-së në


Prishtinë.

Në periudhën 4 dhjetor 1999 deri më 30 nëntor 2001, ishte


ndihmës i lartë gjuhës në Departamentin e Arsimit dhe të
Shkencës – UNMIK.

Në periudhën dhjetor 2001 – 30 maj 2002, ishte koordinues i


Zyrës së kontrollit të cilësisë – IOM në Prishtinë.

Në periudhën 31 maj 2002 deri 28 mars 2004, ka qenë


këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Tekologjisë të
Kosovës.

Ka publikuar artikuj të ndryshëm në shtypin vendoR dhe ka


përkthyer librin “Golgota shqiptare” (nga anglishtja në shqip).

Në vitin 1981 (prej 20.I – 27.II.) ishte mysafir i Agjencisë


Ndërkomunikuese të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, në
bazë të ftesës së Ambasadorit të ShBA-së në Beograd, zotëri
Lawrence Eagleburger.
Me ftesë të Zyrës së ShBA-së në Prishtinë, ka qenë mysafir i
Departamentit të Shtetit të ShBA-së edhe në periudhën 19 tetor
– 13 nëntor 2003.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar – ndëruniversitar,
ka marrë pjesë në shumë seminare dhe simpoziume, të
mbajtura në ish-Jugosllavinë. Ka bërë vizita në Shqipëri,
Greqi, Gjermani, Francë, Danimarkë, Suedi, Finlandë, Itali,
Spanjë dhe Austri.
Për angazhimin, zellin dhe sukseset e arritura në punë, ka
marrë disa mirënjohje nga institucionet ndërkombëtare që kanë
vepruar në Kosovë, por edhe nga disa sosh jashtë vendit.

Tash është në pension dhe me familjen e tij jeton në Prishtinë.

136
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Sami /Hasan/ HAXHIMUSA

U lind më 1 shtator 1940*) në fshatin


Doganaj të Ferizajt.
Katër klasë të shkollës fillore i kreu
në fshatin Zaskok, ndërsa klasët e
tjera të tetëvjeçares dhe semimaturën
i përfundoi në shkollën fillore “Tefik
Çanga” të Ferizajt.
Shkollën Normale e kreu në Prishtinë,
në janar të vitit 1961.
Menjëherë pas kryerjes së Normales,
më 6 shkurt 1961 filloi punën e
mësuesit në shkollën fillore “Liria” të fshatit Sllatinë, komuna
e Vitisë.
Me fillimin e vitit shkollor 1961/62, qysh në shtator u
transferua në shkollën tetëvjeçare “Zenel Hajdini” të fshatit
Goshicë të Vitisë. Aty punoi deri më 30 shtator 1964, e pastaj
shkoi në shërbim ushtarak.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, u punësua si mësues në
shkollën fillore “Vëllazërimi” (tash - “Jeta e Re”) të fshatit
Greme të Ferizajt, ku punoi deri në vitin 1981, si mësues klase.
Në vitin 1981 kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike
“Skënderbeu” në Gjilan, dhe mori titullin – arsimtar klasor.
Punoi mësues për 41 vjet.
Tash, me familjen jeton në fshatin e vendlindjes, në Doganaj të
Ferizajt.
______
*) Në librin e amzës të Shkollës Normale, datëlindja e Samiut shkruan: 1
shtator 1940, ndërsa biografinë e vet që na e ka ofruar dorëshkrim, ka vënë
të dy datat: 1 shtator 1940; 8 gusht 1937. Ne këtu e regjistruam me
datëlindjen që ka në librin e amzës së Shkollës Normale.

137
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Selim /Rushit/ ARIFI

U lind më 20 gusht 1940, në fshatin


Rimanishtë, komuna e Prishtinës.

Katër klasë të shkollës fillore i kreu


në vendlindje. Meqenëse fshati nuk
kishte godinë të shkollës, mësimi
mbahej nëpër shtëpi-oda private, duke
kaluar nga një odë në një tjetër; për
një kohë shkolla ishte edhe në odën e
familjes së Selimit. Mësuesi i parë i
tij, në dy klasat e para, ishte Et-hem
Pajaziti – Smira, një emigrant nga
Shqipëria, i cili kishte qenë oficer i Mbretit Zog dhe, pasi
kishte ikur në Kosovë, u qe bashkuar aradheve balliste në
luftën kundër partizanëve komunistë, ndërsa pas luftës mbeti
në Kosovë dhe u bë mësues.

Klasët e larta të fillores (V-VIII) Selimi i kreu në Shkollën


fillore të Besisë, duke udhëtuar çdo ditë mbi 5 km, në kushte të
vështira të dimrave të ashpër, me veshmbathje të dobët. Aty,
ndër të tjerët, pati për arsimtar të Gjeografisë Nuhi Gashin, një
patriot i njohur i Ballit Kombëtar.

Pas kryerjes së semimaturës, në vitin shkollor 1956/57 u


regjistrua në Normalen e Prishtinës, dhe diplomoi në vitin
1962. Gjatë pesë vjetve të ndjekjes së mësimeve në Normale,
vetëm një vit kishte banuar në Prishtinë, kurse gjatë gjithë
kohës tjetër kishte udhëtuar më shumë e 16 km prej
vendlindjes deri në Prishtinë, d.m.th. mbi 32 km në ditë, me
veshmbathje e me ushqim të dobët. Kjo ka ndikuar në suksesin

138
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

dhe në pamundësinë për t’u angazhuar në aktivitete të lira në


shkollë, bashkë me nxënësit e tjerë, të cilët banonin në konvikt
ose në qytet.

Pas kryerjes së Shkollës Normale, u punësua në shkollën


fillore “Nexhmi Mustafa” të Besisë, ku punoi shtatë vjet e
gjysmë, dhe, siç thotë vetë Selimi, për gjithë ato vite nuk
mungoi nga mësimi as shtatë minuta, ngase kështu e kishin
edukuar pedagogët e Shkollës Normale.

Ndërkohë, në vitin 1968, kreu me korrespondencë Shkollën e


Lartë Pedagogjike në Prishtinë.

Në bazë të konkursit, më 3 janar 1970, u pranua në punë në


Radio-Prishtinë, në detyra të ndryshme: bashkëpunëtor,
gazetar, redaktor dhe, në dy mandate, redaktor përgjegjës i
programit informativ. Duke ndjekur ngjarje e personalitete të
rëndësishme të vendit dhe ndërkombëtare, si reporter, ka
qëndruar në 54 shtete të botës. Në Radio-televizionin e
Prishtinës punoi mbi 20 vjet, derisa më 3 korrik 1990, kur
organet e pushtetit të Serbisë aplikuan masat e dhunshme, e e
përjashtuan prej pune ndër të parët. Pas largimit prej pune,
bashkë me disa gazetarë të tjerë (Jusuf Ferizi, Lekë Musolli e
Ali Alaj) shkuan në Zagreb, ku nisën të botonin gazetën e
pavarur “Dielli”. Për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për
dhunën serbe mbi mjetet e informimit në gjuhën shqipe në
Kosovë, Selimi me disa kolegë gazetarë bënë grevë urie në
Vjenë, Paris, Bruksel dhe në Nju-Jork para selisë së OKB-së.
Gjatë qëndrimit njëvjeçar në Zagreb dhe në vende të tjera në
Perëndim, bashkë me kolegët, takoheshin me shumë
personalitete të njohura - ministra, senatorë, kongresmenë e
veprimtarë për çështjen e Kosovës, dhe arritën që Shoqatën e
Gazetarëve (Shqiptarë) të Kosovës ta bënin anëtare me të
drejta të barabarta në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve.

139
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Pas kthimit në Kosovë, sikur “nuk i mjaftoi” përndjekja nga


pushteti serb, veçse iu sëmurën gruaja dhe djali; gruaja i vdiq
në valën e luftës, në mars 1999, kurse djali me disa të afërm
kaloi refugjat në Maqedoni, e vetë Selimi mbeti me ushtarët e
UÇK-së në vendlindje, jo me pushkë, por me penë duke
mbajtur ditarin e luftës, të cilin një ditë ia gjetën forcat serbe,
prandaj u detyrua edhe vetë të ikte si refugjat në Maqedoni.

Tash Selimi është në pension dhe jeton në Prishtinë, me


kujtimet jetësore si një barrë e rëndë.

140
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Sinavere /Daut/ ROKA

U lind në Tropojë (Shqipëri) më 15


maj 1940.

Siç shkruan vetë Sinaverja në


biografinë e saj, të dhënë për këtë
Monografi, si fëmija i parë i familjes,
duhej të kishte gjasa për një jetë të
qetë e të lumtur, por nuk i doli ashtu,
sepse, qysh në moshën dyvjeçare
mbeti pa baba, dhe prej atëherë do të
fillonin vuajtjet e saj. Ata ishin
vendosur në shtëpinë e dajës. Mungesa e babës dhe e shtëpisë
së vet, lanë vragë të pashlyeshme në jetën e saj fëmijërore.

Prej Tropojës u shpërngulën dhe u vendosën në Gjakovë, e më


pastaj erdhën në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore. E ëma
kishte dëshirë që Sinaverja të shkollohej e të bëhej mësuese,
për të ndjekur rrugën e dy axhallarëve që kishin kryer
Normalen e Elbasanit dhe ishin mësues. Për të plotësuar
dëshirën e nënës, po edhe të veten, Sinaverja në vitin shkollor
1956/57 u regjistrua në Shkollën Normale të Prishtinës, të
cilën e kreu dhe u diplomua në janar të vitit 1961.

Për jetën si nxënëse e Normales, për shoqërinë e


mrekullueshme flet me admirim, me nostalgji dhe krenari.
“Ishin ato vitet më të mira të rinisë, kur formoheshim si
individë e si mësues-e, e kaliteshim për t’i përballuar sfidat e
jetës sa me më sukses” – thotë.

141
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Pas kryerjes së Normales, Sinaverja u caktua mësuese në


Kaçanik, ku punoi 7 muaj, e pastaj u punësua si mësuese në
shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” (tash: “Elena Gjika”), ku
punoi më se 30 vjet, derisa u pensionua. Punës me nxënës iu
përvesh me entusiazëm, vullnet e përgjegjësi, duke kuptuar
peshën e profesionit dhe detyrës që kishte marrë. U martua me
Njazi Malokun, njeri me botëkuptime përparimtare, gjë që bëri
që jetën ta kalojnë të lumtur e pa brenga. Atyre u lindën, i
rritën dhe i shkolluan, tre fëmijë: dy djem e një vajzë, që tani
janë të martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre.

Nga gjuhët e huaja di serbisht.

Nga vizitat në vende tjera, ka qenë privatisht në: Shqipëri,


Angli, Bullgari dhe Greqi.

Tash është në pension dhe jeton në Prishtinë, kujdeset për nipat


dhe mbesën.

142
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Shaip /Hajzer/ KONJUSHA

U lind më 2 gusht 1939, në fshatin


Hade, komuna e Prishtinës (tash –
komuna e Kastriotit).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Shkollën Normale në Prishtinë e kreu


në vitin 1961.

Pas kryerjes së Normales, në fillim


punoi si mësues në vendlindje, madej
si arsimtar në Bellaçevc (tash – Bardhi i Madh). Pasi e kreu
Fakultetin Filozofik në Prishtinë – dega Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe, punoi si profesor në shkollën e mesme “A.M” të
Fushë-Kosovës, pastaj në shkollën e mesme teknike “28
Nëntori” të Prishtinës, për të kaluar pastaj në Kombinatin
Xehetaro-Energjetik Kimik “Kosova” – Mihja Sipërfaqësore
në Bellaçevc, si përkthyes dhe referent i organeve
vetëqeverisëse. Prej aty kaloi në Institutin për Kërkime
Shkencore dhe Zhvillim “Inkos-KEK”, ku po ashtu punoi si
përkthyes dhe lektor i revistës shkencore – revista e KXEM,
dhe me përfundimin e luftës punoi po aty, në Institutin “Inkos-
KEK” si shef i shërbimeve të përbashkëta, prej ku edhe u
pensionua.

Tani si pensionist, me familjen jeton në Prishtinë, në lagjen


Sofalia.

143
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Shaip /Sadri/ FAZLIU

U lind më 11 shkurt 1941, në fshatin


Gjurishec të komunës së Dardanës
(ish - Kamenicë). Dy klasat e para të
shkollës fillore i kreu në vendlindje.
Për kohën sa ishte në fshat, tregon dy
ngjarje që si duket i kanë lënë vragë
traumash: njëra është kur partizanët
serbë ia kishin vrarë axhën e tij 20-
vjeçar në oborrin e shtëpisë, dhe
tjetra, kur si nxënës i klasës së dytë të
fillores, e kishte parë në oborrin e
shkollës Mulla Idrizin, udhëheqësin e njohur të Ballit
Kombëtar, të lidhur e të hipur në një mushkë, të cilin e kishin
marrë partizanët për ta pushkatuar. Shaipi i mban mend fjalët e
Mulla Idrizit, që ua kishte thënë fëmijëve të shkollës: “Fëmijë,
ejvalla dhe mësoni”!

Meqë familja e tij qysh prej vitit 1950 ishin shpërngulur nga
fshati dhe kishin ardhur për të jetuar në Prishtinë, Shaipi
klasën e tretë dhe të katërt i kreu në shkollën fillore “Emin
Duraku” të Prishtinës, ndërsa klasat e tjera V-VIII (që asokohe
quheshin: gjimnazi i ulët) i kreu në lokalet e gjimnazit “Sami
Frashëri” dhe në lokalet e shkollës fillore (tash) “Elena Gjika”
të Prishtinës.

Për shkak të vonesës për 3-4 ditë për të marrë pjesë në


provimin pranues, Shaipi përpak sa nuk kishte mbetur pa u
regjistruar në Normalen e Prishtinës, dhe vetëm falë
mirëkuptimit të drejtorit (Kemal Deva), arriti t’i nënshtrohej
provimit pas kohe, të cilin e kreu me sukses dhe fitoi kushtin

144
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

për t’u regjistruar në Normale, të cilën e kreu në janar të vitit


1961.

Me të kryer Shkollën Normale, si bursist i komunës së


Prishtinës, caktohet të punojë si mësues në shkollën e fshatit
Siçevë, por, në një marrëveshje me shokët: Salih Maqedonci e
Rexhep Gashi, dhe me pajtimin e organeve kompetente të
arsimit të komunës, Shaipi shkoi në Sibofc të Obiliqit (tash –
Katsriot), ku punoi me klasat e ulëta si mësues klase, kurse në
klasat e larta të fillores jepte mësim në lëndët matematikë dhe
gjuhë frënge.

Në vitin 1962 e la punën, u martua dhe u regjistrua në


Fakultetin Filozofik të Prishtinës– seksioni i Fizikës, të cilin e
kreu në vitin 1966. Gjatë kohës së studimeve, punonte
(honorar) si arsimtar i lëndës së Fizikës në shkollën fillore
“Emin Duraku” të Prishtinës. Pasi kreu fakultetin, shkoi në
shërbim ushtarak, në Karllovac (Kroaci), ku pati mjaft
peripeci, ngase kuadrat e shkolluara përcilleshin hap-pas-hapi.

Në shtator të vitit 1967, pas kthimit nga shërbimi ushtarak,


punësohet në shkollën fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, si
zëvendësdrejtor dhe profesor i Fizikës, por pas një viti kaloi
profesor i Fizikës në Qendrën Shkollore Teknike në Prishtinë,
ku punoi tre vjet, një kohë edhe ushtrues i detyrës së drejtorit
të shkollës. Për shkak të angazhimit kundër zgjedhjes së një
serbi për drejtor të Qendrës, dhe si nip i axhës ballist, Shaipi
pati telashe me organet e sigurimit shtetëror, për se iu mor
pasaporta dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
Prej vitit 1971 deri më 1978, punoi si profesor i Fizikës në
qendrën shkollore teknike “Nikolla Teslla” të Kastriotit (ish-
Obiliq), e pastj kaloi në Institutin e Mjekësisë së Punës, po
ashtu në Obiliq, ku punoi deri në vitin 2006, kur u pensionua.
Gjatë kohës sa punoi në Institutin e Mjekësisë së Punës, ka

145
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

kryer specializime për burimet e rrezatimeve radioaktive,


pranë Institutit bërthamor “Boris Kidriq” në Beograd. Ka
marrë pjesë në shumë simpoziume në ish-Jugosllavinë dhe në
Tiranë, nga fusha e rrezatimit dhe mbrojtja e ambientit, me
kumtesa nga kjo fushë, si autor ose bashkautor. Është një nga
themeluesit e Shoqatës së Kosovës për Mbrojtjen nga
Rrezatimi. Është bashkautor. i punimit të botuar në revistën
“Kosova” të Elektroekonomisë së Kosovës, në lidhje me
veprimin dëmtues të rrezatimit në gjenet e njeriut. Ka marrë
pjesë në projektet e EEK-së në lidhje me ndotjet radioaktive
dhe kimike të ambienteve të punës në Kombinat dhe në
vendbanimet përreth. Ka përkthyer dy tekste të Fizikës nga
serbokroatishtja në shqip: një për shkolla të mesme dhe një
tjetër për universitet.

Për angazhimin dhe rezultatet e arritura në punë, ka marrë


mirënjohje nga EEK dhe nga Sindikata e Institutit të Mjekësisë
së Punës, por edhe nga Shoqata “Nëna Terezë”.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë: tre djemë e një vajzë.

Jeton në Prishtinë.

146
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Shaip (Destan) ISMAILI

U lind më 5 maj 1940, në Budrikë


të komunës së Gjilanit. Shkollën
fillore e kreu në Gjilan në vitin
shkollor 1955/56, kurse shkollën e
mesme – Shkollën Normale e kreu
në Prizren dhe në Prishtinë, ku
diplomoi në janar/shkurt 1961.
Rridhte nga një familje
intelektuale. Babai i tij ishte njëri
nga agronomët e parë të asaj ane,
kurse xhaxhai – Nazim Budrika –
kishte studiuar në Akademinë ushtarake të Shkupit dhe gjatë
Luftës II Botërore, si oficer vullnetar i Mbretërisë Shqiptare
veproi në mbrojtjen e kufirit në frontin e Kikës.
Pas mbarimit të Shkollës Normale punoi si mësues i Edukatës
fizike dhe i Amvisnisë në Shkollën fillore të Livoçit të Ulët,
për të kaluar pas një viti në Shkollën fillore “Musa Zajmi” të
Gjilanit.
Në vitin shkollor 1964/65 u regjistrua si student i rregullt në
Shkollën e Lartë të Prizrenit – dega e Edukatës Fizike. Pasi
diplomoi në vitin 1967, u kthye sërish në Shkollën fillore
“Musa Zajmi” të Gjilanit, ku punoi si arsimtar i kualifikuar i
Edukatës fizike deri në vitin 1972, kur u emërua drejtor i
shkollës fillore “Emin Duraku” të Malishevës së Gjilanit, ku
kaloi plot 10 vjet. Në vitin shkollor 1983/84 u caktua
zëvendësdrejtor i shkollës fillore “Thimi Mitko” të Gjilanit, ku
kaloi dy vjet.
Në vitin shkollor 1986/87 u emërua drejtor i shkollës fillore të
porsaformuar “Abaz Ajeti” të Gjilani, ku punoi deri në vitin
1993, kur ndërroi jetë.

147
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Shefki /Ali/ GRABOVCI

U lind më 5 janar 1938, në fshatin


Dazhincë, komuna e Dardanës (ish -
Kamenicë).

Shkollën fillore e kreu në Hogosht,


gjithashtu fshat i komunës së
Dardanës.

Shkollën Normale të Prishtinës e kreu


në vitin shkollor 1960/61 në janar të
vitit 1961.

Shkollën e Lartë Pedagogjike e kreu në Prizren, në vitin 1966.

Punoi si mësues në fshatin Strezovc dhe në fshatin Koretin të


komunës së Dardanës, kurse prej vitit shkollor 1964 deri në
vitin 1975 punoi në shkollën fillore “Musa Zajmi” të Gjilanit.

Prej vitit 1975 deri në vitin 1984 punoi në Universitetin e


Punëtorëve në Gjilan, kurse më pastaj në Bibliotekën e Qytetit
të Gjilanit, deri në vitin 1990, kur pushteti serb e largoi prej
pune.

Ka katër fëmijë (vajza) dhe jeton në Gjilan.

148
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Shefqet /Tush/ AJVAZI

U lind më 25 tetor 1940, në Llaushë,


komuna e Besianës (ish – Podujevë).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje


dhe në Podujevë, kurse Shkollën
Normale në Prishtinë, ku u diplomua
në janar të vitit 1961.

Menjëherë pas diplomimit të


Normales, prej 1 shkurt 1961 u
pranua në punë, në detyrën e mësuesit
në Shkollën Fillore të fshatit
Kërpimeh, komuna e Podujevës, ku punoi deri në përfundimin
e gjysmëvjetorit të dytë (më 30 gusht). Prej 1 shtator 1961 deri
më 26 mars 1962 ishte drejtor i Shkollës fillore në vendlindjen
e vet Llaushë, e pastaj ka kryer shërbimin ushtarak (26 mars
1962 deri më 8 gusht 1963).

Prej 10 gushtit 1963 deri më 27 shtator 1971 punoi në Shkollën


Fillore të Dumnicës së Podujevës. Ndërkohë e kreu Shkollën e
Lartë Pedagogjike në Gjilan. Prej 27 shtator e deri në pension
punoi në shkollën e mesme teknike “Fan S. Noli” të
Podujevës, si koordinator (udhëheqës) i mbajtjes së mësimit
praktik.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë; tre djem e një vajzë.

Me familje jeton në Besianë (Podujevë).

149
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Shefqet /.../ PRETENI

U lind më 20 prill 1941, në fshatin


Melenicë, komuna e Mitrovicës.

Shkollën fillore e kreu në Stantërg


(Trepçë), ndërsa shkollën e mesme e
filloi në Normalen e Mitrovicës, për
ta përfunduar në Shkollën Normale të
Prishtinës, ku u diplomua në vitin
1961.

Pas diplomimit në Shkollën Normale,


punoi si mësues në fshatin Bare të
Shalës së Bajgorës, e më vonë në Tunelin e Parë dhe në Vinarc
të komunës së Mitrovicës. Gjatë kësaj kohe, pa shkëputje nga
puna, kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren – dega e
Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Si arsimtar, me shkollë të lartë, punoi në shkollën fillore


“Abdullah Shabani” të Mitrovicës. Një kohë punoi në
administratë, si përkthyes për gjuhët shqip-serbisht dhe
anasjelltas, në organizatat komunale të Mitrovicës.

Pas largimit të punëtorëve shqiptarë nga administrata (në vitin


1991), përsëri mori ditarin dhe punoi në shkollën fillore
“Skënderbeu” të Mitrovicës. Aty punoi deri më 31 gusht 2004.
Ende pa mbushur moshën për pension, braktisi punën vetë për
arsye shëndetësore dhe arsye të tjera personale.

Tash është në pension dhe me familjen jeton në Mitrovicë.

150
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Sherif /Ramë/ BOJNIKU

U lind më 31 gusht 1938, në fshatin


Meshinë (rrethi i Medvegjës, Serbi).

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë.


Po ashtu, edhe shkollën e mesme e
kreu në Normalen e Prishtinës, ku u
diplomua në janar të vitit 1961.

Pas mbarimit të Normales, një kohë


punoi si mësues në shkollat fillore të
Bellaçevcit të Madh, në Llukar dhe në
Miradinë e Poshtme. Më pastaj kaloi
për të punuar si laborant në seksionin e Biologjisë të Fakultetit
të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të
Prishtinës.

Në vitin 1989 Sherifi përjetoi dhe mbijetoi katër infarkte,


kështu që u detyrua ta linte punën dhe doli në pension
invalidor.

Për angazhimin dhe zellin në punë, ka marrë Mirënjohje nga


Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore.
Nga gjuhë të huaja e njeh shumë mirë gjuhën serbe dhe ngapak
frëngjishten.
Ka marrë pjesë në punimin e një projekti në kuadër të
Fakultetit, për Florën e Kosovës.
Jashtë Kosovës ka qenë në vizita private në Itali, Turqi, Greqi
dhe Rumani.
Është i martuar dhe ka 3 fëmijë: dy vajza e një djalë.
Me familjen jeton në Prishtinë.

151
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Shyhrete ÇIKA-Nushi

U lind më 27 korrik 1942 në Tiranë


(Shqipëri).

Fëmijërinë e kaloi në Prizren, ku edhe


kreu shkollën fillore “Emin Duraku”.

Në vitin shkollor 1956/1957 u


regjistrua në Shkollën Normale
Shqipe të Prishtinës, të cilën e kreu në
vitin 1961, diplomoi në janar të atij
viti.

Pas diplomimit në Shkollën Normale, në gjysëmvjetorin e dytë


(shkurt-qershor 1961) punoi si mësuese në Shkollën Fillore të
Bardhoshit (ish- Devet Jugoviq).

Në shtator të vitit 1961 u punësua në shkollën fillore “Emin


Duraku” të Prishtinës, dhe aty punoi derisa u pensionua (mori
pension invalidor) në vitin 1983.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Jeton në Prishtinë.

152
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Tasim /Azem/ BROVINA

U lind më 1 maj 1940, në Gjakovë.

Shkollën fillore e kreu në Gjakovë,


ndërsa shkollën e mesme në
Normalen e Prishtinës, ku u diplomua
në janar të vitit 1961.

Menjëherë pas diplomimit, prej


fillimit të shkurtit 1961 deri më 31
korrik 1981, d.m.th. më se 20 vjet,
punoi në arsim. Ndërkaq, prej 26.
05.1982 deri më 31.06.2008, punoi në bashkësinë lokale
“Dardania” të Prishtinës.

Si nxënës i Normales është dalluar në aktivitet sportive, dhe


ishte pingpongist i shquar. Me këtë sport vazhdoi të merrej
aktivisht edhe gjatë tërë periudhës sa ishte në marrëdhënie
pune, qoftë në arsim ose në administratë. Bile, siç thotë
Tasimi, sporti i ka kushtuar me 40 ditë burg. Në të vërtetë, më
26 shtator 1993, e kishin burgosur organet e pushtetit serb, për
shkak se kishte organizuar gara të pingpongut.
Tasimi ka qenë refer ndërkombëtar i licencuar për pingpong,
dhe ka bërë 12 referime ndërkombëtare, ndërsa nga Federata e
Sporteve e Kosovës, është shpallur dy herë referi më i mirë në
Kosovë: më 1991 dhe 1996.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë: dy vajza e dy djem.


Tash është në pension dhe me familjen jeton në Prishtinë, por
ende ndjek me interesim ndeshjet e pingpongut, kudo që
zhvillohen në Kosovë.

153
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Teki /I./ UKMATA

U lind më 28 gusht 1939, në


Prishtinë. Rrjedh prej një familjeje
gjakovare, e cila pjesërisht ka jetuar
në Prishtinë prej vitit 1920.

Shkollën fillore dhe të mesmen –


Normalen, i kreu në Prishtinë. Në
Shkollën Normale u diplomua në
janar të vitit 1961.

Menjëherë pas mbarimit të shkollës


së mesme, u regjistrua në Fakultetin
Ekonomik të Prishtinë, ku u diplomua në vitin 1965.

Si ekonomist i diplomuar iu përkushtua punës profesionale, i


orientuar kryesisht në veprimtarinë bankare, në të gjitha
nivelet. Në arsim punoi vetëm tre vjet, në shkollën fillore
“Nexhmi Mustafa” të Besisë dhe në Shkollën e Mesme
Ekonomike dhe në atë të Mjekësisë – të Prishtinës. Kudo që
punoi, tregoi profesionalizëm të dalluar.

Rasti i Tekiut është shumë i veçantë për një kuriozitet: plot 43


(dyzet e tre) vjet punoi në sistemin bankar, në bankat në
Kosovë, derisa u pensionua, në vitin 2008.

Jeton në Prishtinë.

154
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Vezire /.../ SHAQIRI

U lind më 30 dhjetor 1941, në


Prishtinë, në një familje të vjetër
qytetare.

Shkollën fillore dhe shkollën e


mesme – Normalen i kreu në
Prishtinë, ku u diplomua në janar të
vitit 1961.

Pas diplomimit në Shkollën Normale,


Vezirja u caktua mësuese në Shkollën
Fillore të Bardhit të Madh (ish - Bellaçevc), arsimtare e gjuhës
frënge. Në arsim punoi pak kohë, ngase qysh në fillim të vitit
1962 u punësua në gazetën e vetme shqipe që botohej në
Kosovë – në “Rilindja”, ku po ashtu punoi një kohë të shkurtër
në detyrën e korrektores. Po atë vit në Kosovë u themelua Enti
i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, dhe Vezirja kaloi me punë
në atë Ent, po ashtu në detyrën e korrektores. Emri i saj, në
cilësi të korrektores, gjendet në shumë libra shkollorë të të
gjitha niveleve. Në Ent shkoi në bazë të propozimit të drejtorit
të Entit, Demush Shala, i cili kishte qenë profesor i gjuhës
shqipe në Normalen e Prishtinës, dhe e njihte Veziren si
nxënëse shumë të mirë, të zellshme dhe të sjellshme. Në Ent
punoi deri më 4 nëntor 1991, kur organet e pushtetit të Serbisë
aplikuan masat e dhunshme dhe përjashtuan prej pune të gjithë
punëtorët shqiptarë. Kjo masë e goditi edhe Veziren.
Meqenëse kishte një stazh relativisht të gjatë pune, e shfrytëzoi
mundësinë ligjore që të realizonte pensionin e parakohshëm.

155
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Në punën e saj shumëvjeçare, Vezirja tregoi zell dhe


përkushtim të madh, dhe për këtë u dekorua me Medalje të
Punës me Kurorë të Argjendtë.

Vezirja është martuar me shokun e gjeneratës nga Shkolla


Normale, Idriz Ahmeti/Mehmeti, të cilët krijuan një çift
shembullor e një respektim reciprok. Ajo gëzon respektin edhe
të gjithë shokëve dhe shoqeve të gjeneratës së normalistëve.

Në jetën bashkëshortore nuk patën fëmijë, por bashkë me


Idrizin jetojnë në harmoni të plotë në Prishtinë.

156
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Xhafer /Demush/ HETEMI

U lind në fshatin Mogillë, komuna e


Vitisë.

Katër klasa të shkollës fillore i kreu


në vendlindje, ndërsa katër të tjera i
kreu në fshatin Zhegër të komunës së
Gjilanit.

Mësimet në shkollën e mesme i


vazhdoi në Normalen e Gjilanit, ku
kreu klasën e parë dhe të dytë.
Meqenëse në Gjilan nuk kishte klasa
të larta, nxënësit e Normales së Gjilanit patën kaluar në
Normalen e Prizrenit dhe në atë të Prishtinës. Xhaferi
shkollimin e vazhdoi në Shkollën Normale të Prishtinës, ku
kreu klasën e tretë, të katërt e të pestë, dhe u diplomua në janar
të vitit 1961, duke marrë titullin – mësues i diplomuar.

Menjëherë pas diplomimit në Shkollën Normale, qysh më 6


shkurt 1961 filloi punën si mësues në Shkollën fillore të fshati
Pozharan të komunës së Vitisë. Prej aty kaloi në Shkollën e
fshatit Gjelekar, ku punoi katër vjet, për të kaluar më pastaj në
fshatin Sllatina e Epërme. Prej aty shkoi në shërbim ushtarak.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, vazhdoi shkollimin në
Shkollën e Lartë Pedagogjike – drejtimi i Matematikës, ku u
diplomua pas dy vjetësh.

Në vitin shkollor 1966/67, së bashku me disa kolegë, për herë


të parë hapën shkollën e mesme – gjimnazin “Zenel Hajdini”
në Viti, ku punoi katër vjet.

157
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Pasi prej Vitie kaloi për të jetuar në Ferizaj, edhe me punë


kaloi në shkollën e mesme ekonomike “Mosha Pijade” të
Ferizajt, ku po ashtu punoi katër vjet. Pas reformës shkollore,
kaloi me punë në Gjimnazin e Ferizajt, ku punoi deri në vitin
shkollor 1984/85. Pas këtij viti, kaloi në shkollën fillore
“Muharrem Shemsedini” të Fshatit të Vjetër të komunës së
Ferizajt. Në atë shkollë punoi më se 20 vjet, d.m.th. deri në
vitin shkollor 2005/2006, kur u pensionua.

Tani është në pension dhe me familjen e tij jeton në Ferizaj.

158
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Xhelil /Muharrem/ RAMA

U lind më 13 mars 1940*), në fshatin


Kolaj (ish - Koliq) të komunës së
Prishtinës.

Katër klasat e para të shkollës fillore i


kreu në vendlindje, klasën e pestë e të
gjashtën në Galab (ish – Orllan), të
shtatën në Keqekollë, kurse të tetën
në Prishtinë. Kështu ishte fati i
shumicës së fëmijëve të fshatrave të
Gollakut, ku në vendlindje të tyre nuk
kishte shkolla të plota fillore,
parandaj duhej të udhëtonin kushedi sa kilometra në ditë për t’i
ndjekur mësimet në shkolla të qendrave të tjera.

Shkollën Normale të Prishtinë e kreu në janar të vitit 1961. Pas


mbarimit të Normales, punoi gjashtë muaj si mësues në
vendlindjen e tij dhe shtatë vjet të tjerë punoi si arsimtar dhe
drejtor i shkollës fillore “Rilindja” të Keqekollës. Ndërkohë,
në vitin 1962/63, ishte ushtar në Bileqe (Bosnjë-Hercegovinë)
dhe në Osijek (Kroaci). Pa shkëputje nga puna kryer Fakultetin
Filozofik – dega e Gjeografisë, në Prishtinë në vitin 1971.

Në vitin 1969 kaloi me punë në Entin Krahinor për Sigurimin


Social në Prishtinë, ku punoi deri në vitin 1991, kur organi i
dhunshëm i pushtetit të Serbisë e përjashtoi prej pune, dhe
mbeti pa punë tërë kohën, sikur gati të gjithë shqiptarët e tjerë.
Dhe jo vetëm që mbeti pa punë, por pushteti okupues i Serbisë
nuk e la të qetë. Më 16 shtator të vitit 1993, u arrestua nga
organet e sigurimit shtetëror të Serbisë dhe u dënua e vuajti dy

159
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

vjet burg të rëndë (1993 – 1995) në Burgun e Dubravës, me


akuzën se kishte bërë vepër penale të veprimit kundër shtetit
(të Serbisë), për shkak se kishte marrë pjesë në formimin e
Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, që kishte
për qëllim rrënimin e shtetit serb. Xhelili edhe si normalist, në
vitin 1960, ishte marrë në pyetje e ishte torturuar nga organet e
sigurimit shtetëror të Serbisë, duke e akuzuar se po merrej me
veprimtari armiqësore (në procesin e grupit: Ethem Maloku,
Rifat Zhdrella dhe Mehmet Çunaku).

Është autor i dy librave-monografi: një monografi për fshatin


Kolaj (Koliq) me titull “Fshati Kolaj gjatë historisë”, botuar
në vitin 2001, dhe një për dëshmorët e rënë të familjes Rama
në luftën kundër Serbisë, në vitin 1999, me titull: “10
Dëshmorët e Familjes Rama”, botuar në vitin 2004.

Për angazhimin dhe rezultatet në punë, Xhelili ka marrë


mirënjohje dhe është dekoruar me Dekoratë të argjendtë dhe të
artë.

Si epror ushtarak rezervë, në vitin 1979 ka kryer një kurs


ushtarak njëmujor në Zarë të Kroacisë.
Nga gjuhë të huaja njeh gjuhën serbokroate, dhe, pjesërisht,
frëngjishten.

Privatisht ose si pjesëmarrës në seminare, ka vizituar këto


vende: Turqi, Kroaci, Slloveni, Greqi, Shqipëri. Më se një vit
ka qëndruar në ShBA (2009/2010), ku ka një pjesë të familjes.
Është i martuar dhe ka katër djem.
Tash është në pension dhe jeton në Prishtinë.

160
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Xhevë /Rexhep/ BRUÇI – Hajdari

U lind më 13 gusht 1937, në fshatin


Isniq të Deçanit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa Shkollën Normale në
Prishtinë, në vitin 1961.

Xheva rrjedh nga një familje


intelektuale, prandaj ishte vajza e
parë shqiptare e asaj gjenerate nga
Rrafshi i Dukagjinit që kreu Shkollën
Normale.

Ka kryer Akademinë Pedagogjike për mësimin klasor, si dhe


Fakultetin Filozofik – dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Një kohë të gjatë punoi si mësuese dhe profesoreshë e Gjuhës


shqipe në fshatrat Isniq dhe Strellc të Deçanit.

Gjatë punës në arsim, kontribuoi shumë në edukimin dhe


emancipimin e femrës shqiptare.

Tash është në pension dhe jeton e vepron në Pejë.

161
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Xhylfidane /.../ MUMXHIU-Thaçi

U lind më 3 shkurt 1940, në Pejë, siç


thotë vetë “Duka” – në një familje të
varfër pejane.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,


ndërsa shkollën e mesme në
Normalen e Prishtinës, ku u diplomua
në janar të vitit 1961.

Pas kryerjes së maturës së Normales,


u punësua dhe për një kohë punoi si
mësuese në Pejë, ku edhe jetonte.

Pasi u martua, kaloi për të jetuar në Prizren, ku lindi tre fëmijë:


dy djem e një vajzë.
Pas ca peripecive jetësore, prej Prizreni kaloi për të punuar e
jetuar në Prishtinë.

Në Prishtinë tërë kohën punoi si arsimtare e Fizikës në


shkollën fillore (atëherë) “Josip Broz Tito” (tash - “Ismail
Qemali”), në Bregun e Diellit.

Sapo iu rritën fëmijët, dy djemtë morën rrugën e kurbetit,


kurse vajza jeton e punon si mjeke në Prizren.

Xhylfidanja është shumë e dhënë pas shoqërimit me shokët


dhe shoqet e gjeneratës së normalistëve. Ka ndodhur që të
ndërpriste qëndrimin tek djemtë në Gjermani, dhe të vinte
enkas në takimet vjetore të gjeneratës.
Tash është në pension dhe jeton në Prizren.

162
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Zijadin /.../ MUNISHI

U lind më 25 shkurt 1941, në fshatin


Gmicë të Gollakut të Kamenicës.

Shkollën fillore e kreu në Hogosht.

Shkollën Normale të Prishtinës e


regjistroi në vitin shkollor 1956/1957,
ndërsa e kreu dhe u diplomua në janar
të vitit 1961.

Pak kohë punoi si mësues në fshatin


Poliçkë, e pastaj një vit shkollor
punoi si arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën tetëvjeçare të
fshatit Koretin të Kamenicës.

Në vitin shkollor 1962/63 u regjistrua në degën e Gjuhës dhe të


Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë (atëherë – Fakultti
Filozofik) të Prishtinës, të cilin e mbaroi me sukses të dalluar
në vitin 1966. Gjatë studimeve, dy vjet punoi si edukator në
Strehimoren e Qendrës Krahinore për Punë Sociale të
Prishtinës.

Pasi kreu studimet, punoi si profesor i Gjuhës dhe i letërsisë


shqipe në Gjilan: një vit shkollor (1966/67) në gjimnazin
“Zenel Hajdini”, e pastaj në Shkollën Normale të Gjilanit. Në
vitin 1969 u zgjodh drejtor i Shkollës Ekonomike të Gjilanit,
ku punoi një vit, e pastaj kaloi me punë në Prishtinë, në Entin e
Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës, si lektor-
redaktor i teksteve mësimore. Pas pak kohe të punës si lektor-
redaktor, në mars 1971 u zgjodh drejtor i Entit dhe këtë detyrë

163
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

e kreu deri në dhjetor të vitit 1974. Pastaj punoi si redaktor


profesional për tekstet e gjuhës. Studimet pasuniversitare në
fushën e gjuhësisë i përfundoi në vitin 1979, kur mbrojti me
sukses temën e magjistraturës me titull: “E folmja e Gollakut të
Kamenicës” (fonetikë-morfologji).

Në vitin 1976 u zgjodh ligjërues në shkollën e lartë


pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit, për lëndët: Kulturë e të
folurit dhe Metodika e zhvillimit të të folurit. Këtë detyrë e
kreu si bashkëpunëtor i jashtëm, krahas punës së rregullt që
bënte si redaktor i teksteve të gjuhës në Entin e Teksteve të
Prishtinës.

Me hapjen e Degës së Gjuhës dhe të Letërisë Shqipe në


shkollën e lartë pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit (më
1977), kaloi mësimdhënës i rregullt në atë institucion
universitar, si ligjërues për lëndët: Praktikumi i gjuhës shqipe
dhe Gjuha e sotme shqipe I (fonetikë-morfologji), duke
mbajtur njëherazi edhe lëndët e Kulturës së të Folurit dhe
Metodikën e zhvillimit të të folurit në grupin për Edukatore
parashkollore. Në vitin 1982, me rastin e rizgjedhjes, mori
titullin universitar – profesor i shkollës së lartë, në të cilin titull
u rizgjodh edhe dy herë më vonë.

Në vitin 1988 kaloi në Shkollën e Lartë Pedagogjike të


Prishtinës, si profesor i shkollës së lartë për lëndët: Gjuhë e
sotme shqipe I, dhe Metodikë e gjuhës shqipe dhe e letërsisë.

Pas futjes së masave të dhunshme në Universitetin e Prishtinës


nga ana e regjimit okupues të Serbisë, profesor Munishi ishte
ndër nismëtarët për vazhdimin e punës së Universitetit të
Prishtinës në objekte private, dhe gjatë asaj kohe për dy
mandate ishte drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike të
Prishtinës, kurse pas luftës, më 1999, ishte ndër nismëtarët e

164
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

parë për themelimin e Fakultetit të Edukimit, dhe pas


themelimit të këtij Fakulteti, ishte anëtar i bordit drejtues dhe
ligjërues në Fakultet.
Gjatë karrierës së tij universitare, Zijadin Munishi qëndroi për
vizita studimore në Kanada, Danimarkë, Hungari etj.. Mori
pjesë në shumë simpoziume shkencore e seminare në Kosovë
dhe jashtë saj.

Zijadin Munishi është autor i disa librave e studimeve


shkencore në fushën e gjuhës, të metodikës së edukimit dhe
mësimdhënies si dhe autor e redaktor i shumë librave
shkollorë. Ai ka botuar libra e studime, si: Zgjedhimi i foljeve,
Gjuha shqipe dhe kultura e të shprehurit, E folmja e Gollakut
të Kamenicës, Mbi tipat dhe mbi disa veçori të strukturës
leksiko-gramatikore të mikrotoponimeve të katundit Gmicë të
Gollakut, Për disa kritere dhe metoda shkencore të mbledhjes
dhe të botimit të leksikut popullor, Veçoritë fonetike dhe
sistemi i zanoreve në të folmen e Gollakut të Kamenicës,
Përdorimi i drejtë i nyjave të përparme, Kultura e gjuhës dhe
kultura e të folurit, Rreth normës letrare të disa foljeve,
Kultura e të folurit si kërkesë dhe domosdoshmëri, Zgjedhimi i
gabueshëm i foljeve, Gjuha në shkollë – aspekti teorik dhe
aspekti praktik, Aspekte të gjuhës në tekstet shkollore, Roli dhe
rëndësia e dialektologjisë në mësimin e gjuhës amtare, Si ta
krijojmë sistemin arsimor universitar gjithëkombëtar, si dhe
shumë punime të tjera.

Për punën e tij të zellshme e të palodhshme, profesor Zijadin


Munishi u nderua shumë herë me çmime e mirënjohje. I fundit
iu dha para ca kohe nga Shoqata për Aftësimin Profesional të
Studentëve të Fakultetit të Edukimit nga Shoqata Studentore -
titulli: “Profesor i dalluar”, çmim për të cilin krenohej për
faktin se iu dha nga studentët e tij.

165
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Të gjithë atyre që patën rastin ta njihnin, do t’u mbetet në


kujtim si humanist i madh, njeri i afërt për të gjithë dhe
studiues e profesor i zellshëm i dijes dhe i shkencës.
Zijadini ndërroi jetë më 20 prill 2008.

166
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

TAKIMET E GJENERATËS
Është bërë një si traditë që gjeneratat e shkollave të mesme të
takohen me rastin e ndonjë jubileu të përvjetorit të maturës.
Kjo praktikë po zbatohet veçmas pas luftës në Kosovë, por në
raste të rralla është realizuar edhe para luftës, ndonëse në
rrethana dhe në një atmosferë jo të volitshme.

Gjenerata jonë takimin e parë e ka organizuar në 20-vjetorin e


kryerjes së Normales – në maj 1981, të dytin në qershor 1986
dhe pastaj në çdo pesë vjet. Një takim i paharruar është
mbajtur në 35-vjetorin e kryerjes së Normales dhe daljes në
detyrën e mësuesisë, në vitin 1996 ( më 18 maj 1996; 18 maji
ka qenë dita e Shkollës Normale të Prishtinës, që në fakt ishte
ditëlindja e Miladin Popoviqit, emrin e të cilit e mbante shkolla
prej vitit 1958). Në atë takim merrnin pjesë 59 ish-nxënës (të
gjeneratës sonë) dhe 10 ish-profesorë të Normales.
Po japim listën e plotë të pjesëmarrësve në kët takim:

1. Abit Maxhuni 31. Osman Rama


2. Adem Ibrahimi 32. Qerim Husaj
3. Afërdita Rugova 33. Rabije Shabani
4. Alush Ferati 34. Raif Syla
5. Bajram Jashari 35. Ramadan Selimi
6. Basri Reçica 36. Ramadan Paçarada
7. Burhan Prishtina 37. Ramush Ajvazi
8. Dalip Marku 38. Resmije Musa
9. Dizare Deda 39. Rexhep Gashi
10. Drita Kokaj 40. Rukije Malisheva
11. Emire Salihu 41. Rrustem Rama
12. Esat Berisha 42. Rrustem Sokoli
13. Eshref Imeri 43. Saim Qyqalla

167
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

14. Fadil Berisha 44. Salih Maqedonci


15. Gjyke Shala 45. Salih Maxhera
16. Halil Sadiku 46. Sami Haxhimusa
17. Hidajet Lutfiu 47. Selvije Halimi
18. Idriz Mehmeti 48. Sinavere Roka
19. Isa Bajçinca 49. Shaip Fazliu
20. Ismail Gashi 50. Shefki Grabovci
21. Jetullah Krasniqi 51. Shefqet Ajvazi
22. Jonuz Kolgeci 52. Sherif Bojniku
23. Kadrije Ramadani 53. Tasim Brovina
24. Liman Ahmeti 54. Teki Ukmata
25. Mehdi Kryeziu 55. Vezire Shaqiri
26. Mehmet Çunaku 56. Xhafer Hetemi
27. Mehmet Sahiti 57. Xheva Bruçi
28. Muharrem Sopi 58. Xhylfidane Mumxhiu
29. Musa Zabërxha 59. Zijadin Munishi
30. Neki Juniku

Ish-profesorët që morën pjesë:

1.Salih Nushi, drejtori i Shkollës Normale


2. Enver Gjerqeku, profesor i gjuhës shqipe
3. Rexhep Hoxha, profesor i gjuhës shqipe
4. Ahmet Mumxhiu, profesor i matematikës
5. Drita Dobroshi, profesoreshë e historisë
6. Arsim Fehmiu, profesor i edukatës fizike
7. Zekije Rugova, profesoreshë e gjuhës frënge
8. Engjëll Berisha, profesor i artit figurativ
9. Skender Oroshi, profesor i edukatës muzikore
10. Zekerija Cana, profesor i historisë

Në takimin e mbajtur më 18 maj 1996, drejtori i Normales,


Salih Nushi, duke e quajtur brezin tonë “Gjeratë e artë”,

168
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

propozoi që gjenerata jonë të organizonte takime për çdo vit,


të shtunën e fundit të muajit maj. Mirëpo ngjarjet që pasuan
dhe atmosfera e krijuar nën okupimin e Serbisë, nuk ishin të
favorshme për solemnitete e takime të tilla.
Ndërkaq, prej vitit 2004, gjenerata jonë ka mbajtur takime të
rregullta vjetore, të shtunën e fundit të muajit maj, ashtu siç
kishte sugjeruar ish-drejtori ynë, duke u përpjekur që për
takimet t’i njoftojmë të gjithë ish-normalistët e gjeneratës dhe
profesorët e Normales, dhe duke mbajtur evidencë të saktë të
të gjithë pjesëmarrësve.
Takimet i fillonim në sallën e ish-Normales, ku qëndronim 1-2
orë, e fillonim me një thirrje me emra të të gjithë shokëve e
shoqeve të gjeneratës, duke i kujtuar e duke mbajtur një
minutë heshtje për ata që kishin ndërruar jetë deri në takimin
tonë, për të vazhduar me një fjalë rasti dhe me evokime
kujtimesh për ditët shkollore dhe për probleme të arsimit të
kohës.
Në një nga takimet tona, profesori Rexhep Hoxha na tregoi se
si kishte ardhur në punë në Normale:
“Puna në Rilindje më ishte bërë e mërzitshme. Vendosa të
konkurroj në Shkollën Normale të Prishtinës, ku pranohem
menjëherë. Ajo vatër diturie ishte ëndërr për mua. Aty kanë
plotësuar ditarët e punës ndër mësimdhënësit më të mirë që ka
pasur arsimi ynë. S’ mund të mos i kujtoj Beqir Kastratin,
Shefqet Veliun, Zeqir Bajramin, Hasan Mekulin, Pajazit
Nushin, Salih Nushin, Vahide Hoxhën, Demush Shalën,
Xhemajl Pllanën, Teki Zhavelin, Ramiz Musën, Ahmet
Mumxhiun, Ali Hadrin, Arsim Fehmiun, Xhavit Spahiun,
Ramadan Jusufin, Jozefina Balën, Hilmi Hisarin, e sa e sa të
tjerë.
E dija se kam për të kaluar shumë mirë me nxënës. Atë e kisha
provuar në Normalen e Gjakovës, në Gjimnazin e Mitrovicës, e

169
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

për pak kohë edhe në Gjimnazin e Gjilanit. Gjithmonë vedin e


konsideroja si zog, nxënësit si krahë. Zogu s’mund të fluturojë
pa krahë. Për mua nxënësi ishte drejtor, inspektor. Ai më njeh
më së miri, ai m’i vëren më së miri cilësitë e mija. Kurse
drejtorin e shkollës, inspektorin e konsideroja më tepër
administrator. S’më largohej kurrë nga mendja se ashtu si
japin nxënësit provimin para meje, ashtu edhe sjelljet e mija
para tyre i konsideroja provime. Ky koncept i imi si arsimtar
s’më ka imponuar fare dije të lartë për të krijuar marrëdhënie
të mira me nxënës. Kurrë s’ kam menduar se profesori fiton
autoritetin para nxënësve me dije të madhe e thirrje akademike
e pa sjellje korrekte ndaj nxënësve. Nxënësit, kam menduar,
s’e kanë dijen e profesorit, por aftësitë të gjykojnë për sjelljet e
tij i kanë shumë të zhvilluara.
Qysh se kam marrë ditarin në dorë të jap mësim e pendën për
të shkruar poezi e prozë, gjithmonë kam menduar se baza e
çdo shoqërie të organizuar është edukata. Cila dije mund të
arsyetohet pa formimin shpirtëror të njeriut, pa krijimin e një
force morale dhe etike të shoqërisë, pa krijuar njerëz të denjë
për t’u shfaqur me qenjen e tyre të lirë, atë mësim që zhvillon
ndjesinë e përgjegjësisë personale të çdo individi, ndërgjegjen
si princip të lirisë. Djalli, thonë, i di të gjitha dituritë. Por, ç’i
duhet njeriut dija e djallit? S’i harroja këshillat e pedagogëve
të hershëm, se dija pa edukatë s’ka vlerë, mëso t’i bësh të
gjitha vetë që të mos e ulësh kokën para të tjerëve, veprat tua
të të bëjnë t’i shikosh me guxim drejtë në sy kundërshtarët, të
të flasë pastër ndërgjegjja para miqve dhe armiqve. Kur kam
parë se nxënësit degjojnë me vëmendje fjalët e mija, jam
bindur se kam plotësuar kërkesat moralo-edukative të
prezencës sime në klasë. Prandaj, edhe kurrë nuk jam lodhur
t’u përmbahem burokratikisht planprogrameve shkollore.
Sot, kur kaloj kah Shkolla Normale, shpirti im përlotet. Shoh
vendet ku jam ulur, ku kam biseduar me nxënës, ku jam
fotografuar me ta. Shoh dritaret e klasëve ku kam shkuar në

170
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

mësim pa u vonuar as tri minuta. Shoh hijet e profesorëve,


shumica e të cilëve sot janë bërë tokë, sikurse është bërë tokë
Normalja jonë e shenjtë, godina e konviktit të nxënësve tonë e
kthyer në strehë refugjatësh.
O, nuk ka fjalë, ku të gjej fjalë të shprehi mallin tim të madh
për atë kohë, kur vlonte Normalja me nxënës të mbledhur nga
të gjitha viset e Kosovës shqiptare, shpirti im i molisur, zemra
ime e mbushur vrer”! (Teksti i nxjerrë nga Libri i Rexhep
Hoxhës: “Kujtime”, 2003, ndërsa profesor Rexhep Hoxha,
këto dhe kujtime të tjera interesante na i tregoi në takimin e
mbajtur në vitin 1996 dhe në të gjitha takimet e tjera, në të
cilat ka marrë pjesë rregullisht).
Kujtimet më interesante nga ditët shkollore i shpalosin edhe
shokët dhe shoqet e gjeneratës dhe profesorët e tjerë.
Në secilin takim të mbajtur nënshkruanim listën e
pjesëmarrësve dhe numrat e telefonave (fiks e mobil) dhe
adresën elektronike (e-mail), në mënyrë që të mund të
komunikonim në mes nesh gjatë tërë vitit, dhe të mund t’i
ftonim për takimin tjetër. Autori i këtyre rreshtave, nga çdo
takim ka shtypur e shumëzuar regjistrin e pjesëmarrësve dhe
ua ka shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve. Kjo ka bërë të
mundur që jo vetëm në takimet vjetore, veçse edhe disa herë
gjatë vitit të takohemi në grupe më të vogla apo më të mëdha
ne shokët e shoqet e gjeneratës. Në secilin takim kemi bërë
fotografi të përbashkëta, të cilat në takimin tjetër ua
shpërndanim të gjithë pjesëmarrësve. Veçmas e në grupe më të
mëdha takoheshim për Festën e Flamurit (28 Nëntor), për
Ditën e Mësuesit (7 mars), por edhe në raste të tjera, me shkak
e pa shkak, veçse nga deshira për t’u takuar, për t’u parë e për
të biseduar.
Është e pamundur që të gjithë shokët e shoqet e gjeneratës të
marrin pjesë në takime të tilla, madje shumëkujt as nuk ia dimë
adresën as numrin e telefonit. Por, jemi përpjekur që secili

171
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

normalistë i gjeneratës, t’i njoftojë shokët dhe shoqet e


gjeneratës nga rrethi i vendbanimit të tij. Kemi publikuar edhe
shpallje në gazetë për vendin dhe kohën e takimit.

Faksimilet e shpalljeve

172
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Megjithatë, kurrë nuk është arritur që të njoftohen të gjithë.


Por, është për të ardhur keq, që disa nga shokët dhe shoqet të
cilët ishin njoftuar për kohën dhe vendin e takimit, nuk
tregonin interesim për të marrë pjesë. Mirëpo, ata që do të kenë
ardhur një herë në takime të tilla, në takimet e tjera nuk
mungonin pa pasur ndonjë arsye të fortë. Sepse e kanë vërejtur
se sa kënaqësi është të takosh shokët e vjetër, me të cilët ke
kaluar pesë vjetët më të mira të jetës rinore. Është domethënës
proverbi: “Zër miq (shokë) të rinj, por miqtë e vjetër mos i
harro, se këta të rinjtë janë argjend, ndërsa ata të vjetrit janë
flori”!

Gjenerata jonë përcjell me kujdes gjendjen e ish kolegëve, dhe


shkon në vizita kur sëmuren, merr pjesë në varrimin e atyre që
vdesin apo të afërmve të tyre dhe në ngushëllime. Është kjo
gjenerata e vetme e të gjitha shkollave tona, e cila pas 50
vjetësh të ndarjes nga bankat e shkollës, në shtator të vitit 2009
ka organizuar e realizuar një ekskursion të përbashkët
pesëditor në Shqipëri, kur vizituam muze dhe qytete: Krujën,
Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Kavajën, Kukësin. Në Elbasan
vizituam Shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, e
cila është pasuese e ish-Normales së Elbasanit, duke vazhduar
traditën e saj. Ndonëse të gjithë ishim në moshë rreth 70 vjeç,
anjëri nuk ankohej nga lodhja prej udhëtimit, veçse ishim tejet
të entuziazmuar që kështu bashkërisht po bënim një ekskursion
për ta mbajtur mend. Ishim 35 veta në ekskursion, shumë prej
të cilëve kurrë më përpara nuk kishin qenë në Shqipëri, e rrallë
ndonjëri prej tyre kishte qenë në Shkollën ku pati funksionuar
ish-Normalja e Elbasanit, për të cilën kishim dëgjuar e lexuar
shumë, sa kohë që disa nga profesorët tanë kishin qenë nxënës
të asaj Normaleje. Në Shkollën e mesme pedagogjike “Luigj
Gurakuqi” të Elbasanit na priti me dashamirësi drejtoresha e
shkollës, Dhurata Valera, dhe në Muzeun e shkollës na njoftoi

173
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

për përgatitjet intensive që po bëheshin për shënimin e 100-


vjetorit të Normales së Elbasanit (1909-2009).

Këtu më poshtë po japim regjistrat e pjesëmarrësve në takimet


e rregullta vjetore të gjeneratës, prej vitit 2004 deri në vitin
2010.

Në vitin 2004 (e shtunë, 29 maj) kanë marrë pjesë:

1. Xhylfidane Mumxhiu-Thaçi 17. Isa Bajçinca


2. Xhelil Rama 18. Halil Kajtazi (kursist)
3. Kadrije Ramadani- Dauti 19. Rexhep Gashi
4. Tasim Brovina 20. Enver Gjerqeku
(profesor)
5. Adem Ibrahimi 21. Mehdi Kryeziu
6. Idriz Mehmeti 22. Sami Haxhimusa
7. Vezire Shaqiri- Mehmeti 23. Xhafer Hetemi
8. Rabije Shabani - Bajrami 24. Shefki Grabofci
9. Basri Reçica 25. Adil Fetahu
10. Avdi Gashi 26. Mehmet Sahiti
11. Esat Berisha 27. Eshref Hyseni
12. Mehmet Çuanku 28. Xhevë Bruçi-Hajdari
13. Muharrem Sopi 29.Sadije Murturi-Pushkolli
14. Jonuz Kolgeci 30. Sinavere Roka-Maloku
15. Shaip Fazliu 31. Resmije Musa-Islami
16. Kadrush Sylejmani

Në vitin 2005 (e shtunë, 28 maj) kanë marrë pjesë:

1. Adem Ibrahimi 21. Musa Zabërxha


2. Adil Fetahu 22. Nexhmedin Canhasi
3. Alush Ferati 23. Rabije Shabani-Bajrami
4. Avdi Gashi 24. Ramush Ajvazi
5. Basri Reçica 25. Resmije Musa-Islami
6. Esat Berisha 26. Rexhep Gashi
7. Eshref Hyseni 27.Rukije Malisheva-Kadriu

174
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

8. Halil Kajtazi (kursist) 28.Sadije Murturi-Pushkolli


9. Halil Sadiku 29. Sami Haxhimusa
10. Hilmi Dërmaku 30. Sinavere Roka-Maloku
11. Idriz Mehmeti 31. Shaip Fazliu
12. Isa Bajçinca 32. Shefqet Ajvazi
13. Jetullah Krasniqi 33. Shefqet Preteni
14. Jonuz Kolgeci 34. Sherif Bojniku
15. Kadrije Ramadani-Dauti 35. Tafil Vidishiqi
16. Kimet Canhasi-Saraçi 36. Tasim Brovina
17. Mehmet Çunaku 37. Vezire Shaqiri-Mehmeti
18. Mehmet Sahiti 38. Xhelil Rama
19. Mehdi Kryeziu 39. Xheva Bruçi -Hajdari
20. Muharrem Sopi 40. Xhylfidane Mumxhiu-
Thaçi

Atë vit (2005) nga profesorët tanë, në takim morën pjesë:

1. Enver Gjerqeku, dhe


2. Zekeria Cana.

Në vitin 2006 , kanë marrë pjesë:

1. Xhelil Rama
2. Salih Maqedonci 19. Mustafa Haxha
3. Rexhep Gashi 20. Jonuz Kolgeci
4. Shefqet Ajvazi 21. Isa Bajçinca
5. Adil Fetahu 22. Mehmet Sahiti
6. Sami Haxhimusa 23.Kadrije Ramadani-Dauti
7. Shaip Fazliu 24. Jetullah Krasniqi
8. Mehdi Kryeziu 25. Hysen Latifi
9. Shaip Konjusha 26. Ramush Ajvazi
10. Rrustem Rama 27. Basri Reçica
11. Tafil Vidishiqi 28. Mehmet Çunaku
12. Nazif Rama (kursist) 29. Resmije Musa-Islami
13. Tasim Brovina 30. Rabije Shabani-Bajrami
14. Hilmi Dërmaku 31. Sinavere Roka-Maloku

175
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

15. Shefqet Preteni 32.Sadije Murturi-Pushkolli


16. Avdi Gashi 33. Esat Berisha
17. Xheva Bruçi -Hajdari 34. Alush Ferati
18. Xhylfidane Mumxhiu-Thaçi 35. Xhafer Hetemi
36. Ismail Gashi
37. Rifat Musliu

Në këtë takim morën pjesë edhe profesorët tanë:


1. Rexhep Hoxha, dhe
2. Enver Gjerqeku

Në vitin 2007 (e shtunë, 25 maj), morën pjesë:

1. Adem Ibrahimi 23. Rabije Shabani-Bajrami


2. Adil Fetahu 24. Ramdan Paçarada
3. Afërdita Tigani 25. Ramush Ajvazi
4. Avdi Gashi 26. Rifat Musliu
5. Basri Reçica 27.Sadije Murturi-Pushkolli
6. Çerkin Mustafa 28. Salih Maqedonci
7. Dalip Marku 29. Sami Haxhimusa
8. Esat Berisha 30. Selim Arifi
9. Hilmi Dërmaku 31. Sinavere Roka-Maloku
10. Hysen Latifi 32. Shaip Fazliu
11. Idriz Mehmeti 33. Shaip Konjusha
12. Isa Bajçinca 34. Shefki Grabovci
13. Ismail Gashi 35. Shefqet Ajvazi
14. Jonuz Kolgeci 36. Sherif Bojniku
15. Kadrije Ramadani-Dauti 37. Tasim Brovina
16. Kadrush Sylejmani 38. Vezir Ukaj
17. Mehdi Kryeziu 39. Vezire Shaqiri-Mehmeti
18. Mehmet Çunaku 40. Xhafer Hetemi
19. Mehmet Sahiti 41. Xhelil Rama
20. Muharrem Berisha 42. Xheva Bruçi -Hajdari
21. Muharrem Sopi 43. Xhylfidane Mumxhiu-
Thaçi
22. Neki Juniku

176
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Në këtë takim, morën pjesë edhe profesorët:


1. Enver Gjerqeku, dhe
2. Rexhep Hoxha

Në vitin 2008 (e shtunë, 31 maj), në Reçan – Prizren, morën pjesë:

1. Adem Ibrahimi 17. Rexhep Gashi


2. Adil Fetahu 18. Rifat Musliu
3. Avdi Gashi 19.Sadije Murturi-Pushkolli
4. Basri Reçica 20. Sami Haxhimusa
5. Esat Berisha 21. Sinavere Roka-Maloku
6. Hidajet Lutfiu 22. Shaip Fazliu
7. Hysen Latifi 23. Shefqet Ajvazi
8. Isa Bajçinca 24. Shefki Grabovci
9. Ismail Gashi 25. Sherif Bojniku
10. Jonuz Kolgeci 26. Tasim Brovina
11. Mehdi Kryeziu 27. Vezir Ukaj
12. Mehmet Çunaku 28. Xhafer Hetemi
13. Mehmet Sahiti 29. Xhelil Rama
14. Muharrem Sopi 30. Xheva Bruçi-Hajdari
15. Nazif Rama (kursist) 31. Xhylfidane Mumxhiu-
Thaçi
16. Ramush Ajvazi

Në këtë takim morën pjesë profesorët tanë:


1. Rexhep Hoxha, dhe
2. Arsim Fehmiu.

Për takimin e mbajtur në vitin 2009, nuk kemi evidencë.

Në të gjitha takimet që ka marrë pjesë autori i kësaj Monografie, i ka


regjistruar pjesëmarrësit, pastaj ka shtypur regjistrin dhe ua ka ndarë
shokëve e shoqeve të gjeneratës, por në vitin 2009 nuk ka marrë
pjesë në takim, ngase ndodhej jashtë vendit.

177
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Në vitin 2010 (më 29 maj) në takim ishin këta normalistë:

1. Adem Ibrahimi 21. Muharrem Sopi


2. Adil Fetahu 22. Neki Juniku
3. Avdi Gashi 23. Rabije Shabani-Bajrami
4. Bajram Jashari 24. Ramadan Paçarada
5. Basri Reçica 25. Ramush Ajvazi
6. Dalip Marku 26. Rasim Maxhuni
7. Dizare Deda-Kaçamaku 27. Rexhep Gashi
8. Çerkin Mustafa 28. Resmije Musa-Islami
9. Esat Berisha (Baba) 29. Rifat Musliu
10. Hajredin Hajredini 30. Sami Haxhimusa
11. Idriz Mehmeti 31. Shaip Fazliu
12. Isa Bajçinca 32. Shefki Grabovci
13. Isa Mjeku 33. Shefqet Ajvazi
14. Jetullah Krasniqi 34. Sherif Bojniku
15. Jonuz Kolgeci 35. Tasim Brovina
16. Kadrije Ramadani-Dauti 36. Teki Ukmata
17. Kimete Canhasi-Saraçi 37. Vezire Shaqiri-Mehmeti
18. Mehdi Kryeziu 38. Vezir Ukaj
19. Mehmet Çunaku 39. Xhafer Hetemi
20. Mehmet Sahiti 40. Xheva Bruçi-Hajdari

Në këtë takim morën pjesë edhe këta profesorë tanë të ish-


Normales:

1. Vahide Hoxha
2. Rexhep Hoxha
3. Arsim Fehmiu dhe
4. Akademik Pajazit Nushi

Sikur kemi cekur më lart, gjenerata jonë herë pas here kemi
mbajtur takime edhe në grupe më të vogla shokësh e shoqesh,
për “një kafe” ose një drekë, qoftë në Prishtinë, ku janë numri
më i madh i ish-normalistëve dhe kryesisht i kemi adresat e
tyre, qoftë në qytete të tjera. Kështu, shpeshherë në grupe më

178
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

se 20 vetash kemi shkuar në drekë të përbashkët në Koshtovë


(përtej Mitrovice), në Milloshevë, në Hajvali, në Gjakovë e
gjetkë. Dhe sa herë që tuboheshim për ndonjë varrim ose
ngushëllim, shfrytëzonim rastin të kthenim për të ndenjur diku
bashkë për “një kafe”. Jo vetëm normalistët e gjeneratave të
tjera, veçse edhe qytetarët e tjerë, kur na shihnin kështu
bashkë, sikur na kishin lakmi. A propo me këtë, vlen të
përmendim një rast të veçantë. Kur shkuam në “të pame” për
kolegun tonë Halil Sadiku, i cili vdiq më 15 mars 2006, kur na
pa ashtu një grup të madh, një qytetar që na njihte si gjeneratë
(emrin ia dimë por nuk meriton t’ia përmendim!), tha: “Hueh,
sa shumë paskeni mbetur”, duke aluduar se, ndonëse jemi në
moshë, akoma qenkemi gjallë e të fortë. Ndërkaq, atë ditë, kur
grupi ynë pas qëndrimit në “një kafe” deshëm të paguanim
pijet, kamerieri na tregoi se pijet tona i kishte paguar zotëri
Murat Meha, profesor në Fakultetin Teknik. Kur përfaqësuesi i
grupit tonë e falënderoi për këtë, Murati tha: “Kur mora vesh
se jeni të gjithë normalistë të një gjenerate, kaq të organizuar,
kisha kënaqësinë të paguaja jo nga një pije, veçse pa hezitim
fare edhe një drekë”. Ja, si janë njerëzit, të ndryshëm, në
mendime, sjellje e respekt ndaj të tjerëve!

Jeta ecën rrugës së vet, por në fund secilin e pret vdekja.


Shumë nga shokët e shoqet e gjeneratës sonë, si dhe nga
profesorët tanë nuk janë më të gjallë. Kujtimin për ta e ruajmë.
Sipas informacioneve që kemi mundur t’i mbledhim,*) deri më
tash kanë vdekur 37 shokë e shoqe të gjeneratës sonë dhe 19
profesorë të Normales së Prishtinës, të cilët na kanë dhënë
mësime në lëndë të ndryshme.

179
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Nga shokët dhe shoqet e gjeneratës që kanë ndërruar jetë, janë:

1. Ali Mehmeti 20. Muharrem Berisha


(15.05.2010)
2. Ali Rrahmani 21. Musa Shala
3. Alush Ferati (7.10.2009) 22. Osman Rama
4. Azem Shkreli (24.05.1997) 23. Rifat Zhdrella
5. Burhan Prishtina 24. Riza Kosumi
6. Drita Kokaj 25. Saim Qyqalla
(5.01.2008)
7. Eshref Ymeri (28.10.2005) 26. Selatin Ahmeti
8. Exhlale Bërlajolli 27. Selvije Halili
9. Faik Sylejmani 28. Selvije Gjinali
10. Gani Haxhiu 29. Shaip Ismaili
11. Hafiz Maliqi (28.04.1993) 30. Shemsi Gashi
12. Halil Alidemaj 31. Sherif Beqa
13. Halil Sadiku (15.03.2006) 32. Vehbi Kikaj
14. Hysen Shala-Krrapi 33. Xhafer Kelmendi
15. Ibrahim Bajgora 34. Xhemajl Prokoroxha
16. Isak Zuka 35. Zahir Bajrami-Byqmeti
17. Ismail Gashi (5.05.2011) 36. Zejnepe Hyseni
18. Ismet Gusia (19.03.1980) 37. Zijadin Munishi
(20.04.2008)
19. Kadrush Sylejmani(4.08.2007)

Profesorët tanë që kanë ndërruar jetë:


1. Abdullah Gërguri 11. Ismail Hoxha
2. Abdullah Zajmi 12. Jusuf Shushka
(23.03.2009)
3. Abdylhamit Adili 13. Radmilla Shiroka
4. Ahmet Mumxhiu 14. Sadik Vraniqi
5. Beqir Kastrati 15. Salih Nushi
6. Demush Shala 16. Shefqet Veliu
7. Drita Dobroshi 17. Tajar Hatipi
8. Enver Gjerqeku (24.10.2008) 18. Zekerija Cana
9. Fehmi Agani (6.05.1999) 19. Zeqir Bajrami
10. Halil Dobroshi
*) Regjistrin e emrave të shokëve dhe shoqeve të gjeneratës dhe të profesorëve tanë të cilët kanë ndërruar
jetë, e ka dhënë Idriz Mehmeti.

180
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Më 28 dhjetor 2006, në prag të vitit të ri të 2007-shit, u tubuam


në një drekë të përbashkët në Restorantin "Rugova" në
Prishtinë. Në atë tubim morën pjesë këta 23 shokë e shoqe të
gjeneratës:

Kadrije Ramadani-Dauti Muharrem Sopi


Rabije Shabani-Bajrami Isa Bajçinca
Shaip Konjusha Idriz Mehmeti
Adil Fetahu Vezire Shagiri-Mehmeti
Mehdi Kryeziu Tasim Brovina
Sami Haxhimusa Xhafer Hetemi
Mehmet Sahiti Avdi Gashi
Esat Berisha - "Baba" Shefqet Ajvazi
Adem Ibrahimi Kadrush Sylejmani
Shaip Fazliu Basri Reçica
Jetullah Krasniqi Rifat Musliu
Rexhep Gashi

Nga shënimet që kishim, e dinim se shoqja jonë e klasës,


Vezire Shagiri-Mehmeti e kishte Ditëlindjen dy ditë më vonë,
dmth. më 30 dhjetor. Ia bëmë një befasi, kur kamerierët e
sollën tortën e ditëlindjes, ndërsa ne të gjithë "në kor" ia
këndonim këngën e urimit të ditëlindjes. Ishte ky një moment
shumë simpatik për neve, dhe emocionues për Veziren, e cila
nuk e kishte pritur këtë befasi.

Në disa takime të gjeneratës mungonin disa shokë tanë nga


Gjakova. Dhe, për t’i animuar ata që të jenë të rregullt në
takime, një ditë vendosëm të mblidheshim disa shokë e shoqe
dhe të shkonim në Gjakovë në një drekë shoqërore. I
lajmëruam kolegët tanë nga Gjakova dhe caktuam ditën dhe
orën kur do të shkonim atje. U organizuam me disa vetura dhe
më 8 nëntor 2008 shkuam në Gjakovë. Atje, te Shtëpia e
Kulturës na pritën me shumë dashamirësi shokët nga Gjakova,

181
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

të prirë nga Nexhmedin Canhasi, dhe pastaj vajtëm në drekë


“Te Hani i Haraçive”. Në atë drekë ishim 23 veta:

1. Nexhmedin Canhasi, nga Gjakova


2. Tasim Brovina, nga Prishtina/Gjakova
3. Islam Berisha, nga Gjakova
4. Adem Ibrahimi, nga Ferizaj
5. Kimete Canhasi-Saraçi, nga Gjakova
6. Resmije Musa-Islami, nga Peja/Prishtina
7. Xhylfidane Mumxhiu-Thaçi, nga Prizreni
8. Muharrem Sopi, nga Prizreni
9. Shefqet Ajvazi, nga Podujeva
10. Mehmet Çunaku, nga Barileva
11. Adil Fetahu, nga Prishtina
12. Ismail Gashi, na Kijeva e Klinës
13. Rexhep Gashi, nga Prishtina
14. Shaip Fazliu, nga Prishtina
15. Idriz Mehmeti, nga Prishtina
16. Qemajl Haxhiavdija, nga Gjakova
17. Rifat Musliu, nga Prishtina
18. Esat Berisha, nga Millosheva
19. Vezir Ukaj, nga Prishtina
20. Jetullah Krasniqi, nga Prishtina
21. Basri Reçica, nga Prishtina
22. Isa Bajçinca, nga Prishtina, dhe
23. Jonuz Kolgeci, nga Prizreni.

Pas një ndenjjeje të gjatë e të përzemërt, pas dreke vajtëm i


vizituam varrezat e dëshmorëve të Gjakovës me rrethinë, të
rënë në luftën e fundit, e pastaj Çarshinë e vjetër, dhe dolëm
për “një kafe” në Çabrat, në kodrën mbi Gjakovë, prej nga
shihet qyteti i Gjakovës si në pëllëmbë të dorës. Aty bëmë ca
fotografi të përbashkëta, të cilat pastaj ua kemi ndarë të gjithë
pjesëmarrësve, sikur që kemi vepruar në të gjitha takimet tona,

182
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

e që kemi aq shumë fotografi të përbashkëta, sa do të mbushej


një album shumë i trashë. Natyrisht, këto na i ruajnë kujtimet
nga takime të ndryshme, për sa të jemi të gjallë, por edhe
pasardhësve tanë, që të na kujtojnë pas vdekjes sonë. Dhe, për
të arritur sado pak efektin, që kjo gjeneratë të mos harrohet
kurrë, shumë fotografi nga takimet tona i kemi futur në këtë
Monografi.
Kemi përmendur më lart se më 26 – 30 shtator 2009, gjenerata
jonë realizoi një ekskursion të përbashkët pesëditor në
Shqipëri. Në atë eksursion merrnin pjesë 27 ish-normalistë dhe
disa mysafirë.
Lista e pjesëmarrësve ish-normalistë:
1. Adem Ibrahimi 21. Sami Haxhimusa
2. Adil Fetahu 22. Shaip Fazliu
3. Avdi Gashi 23. Shefqet Ajvazi
4. Basri Reçica 24. Tasim Brovina
5. Esat Berisha 25.Xhylfidane Mumxhiu-
Thaçi
6. Isa Mjekiqi 26. Asllan Asllani
7. Ismail Gashi 27.Isa Bajçinca
8. 25. Ismail Muharremi
9. Jetullah Krasniqi
10. 26. Sallah Menxhiqi
11. Jonuz Kolgeci
12. Kadrije Ramadani-Dauti
13. Kimete Saraçi
14. Mehmet Çunaku
15. Mehmet Sahiti
16. Muharrem Sopi
17. Resmije Musa-Islami
18. Rabije Shabani-Bajrami
19. Rifat Musliu
20. Sadije Murturi-Pushkolli

183
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Foto: Nga vizita në ish-Normalen e Elbasanit 28 Shtator 2009

Ekskursionin e realizuam me ndërmarrjen “Endriti” nga


Ferizaj, e cila sapo i mori paratë, akoma pa kaluar kufirin, nuk
u interesua më për ne, veçse na e la në dispozicion autobusin
dhe shoferin (Bedri Namani, i cili ishte i shkëlqyeshëm si
drejtues autobusi, në sjellje dhe për saktësi të orarit të caktuar).
U vendosëm në hotelin “Onufri” afër Malit të Robit, ndërsa
gjatë ekskursionit vizituam: Krujën (Muzeun e Skënderbeut),
Elbasanin (ish-Shkollën Normale dhe Kalanë), Tiranën
(Muzeun Historik Kombëtar), qytetin e Durrësit, të Kavajës
dhe të Kukësit.

184
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Për organizimin, kontaktet dhe takimin e gjeneratës sonë, disa


herë ka shkruar shtypi ynë, por edhe ai i Shqipërisë, si dhe në
portale (të internetit) jashtë vendit. Kështu, bie fjala, në një
shkrim me rastin e 100-vejtorit të Normales së Elbasanit, u
botua një shkrim i kolegut tonë me titull: Tempulli që rrezatoi
dhe përhapi dritë e dituri. Ai shkrim u botua në gazetën
“Shqip” të Tiranës (më 1.12.2009), dhe në Portalin:
www.albaniasite.com (më 1.12.2009), e në www.trepca.net
(më 2.12.2009), dhe në gazetën “Kosova sot” të Prishtinës (më
3.12.2009). Në atë shkrim, bëhej fjalë për historikun dhe
rëndësinë e Normales së Elbasanit për përgatitjen e mësuesve;
për nxënësit e parë kosovarë në atë shkollë, për vazhdimin e
traditës së asaj shkolle në Normalen e Prishtinës. Aty bëhet
fjalë edhe për vizitën e normalistëve të Prishtinës që i bëmë
ish-Normales së Elbasanit (tash: Shkolla e mesme pedagogjike
“Luigj Gurakuqi”) më 28 shtator 2009, dhe u botua një
fotografi e këtyre normalistëve me drejtoreshën e asaj shkolle,
Dhurata Valera.

Në gazetën “Kosova sot” të Prishtinës, më 1 qershor 2010, u


botua shkrimi me titull: Gjenerata më e organizuar, shkrim ky
që bënte fjalë kryesisht për organizimin e gjeneratës sonë. Po
ashtu, në gazetën “Kosova sot” të datës 7 mars 2011, dhe në
portalin “Forumi Shqiptar” (www.forumishqiptar.com) u
botua shkrimi me titull: Respekt për mësuesit – ata janë rreze
drite. Shkrimi bën fjalë për Mësonjëtoren e parë në gjuhën
shqipe të Korçës, për vështirësitë dhe pengesat e arsimit shqip
nga okupatorët e huaj, dhe flet për Gjeneratën tonë, e cila
shënoi Ditën e Mësuesit.

185
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

186
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

187
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

188
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Albumi me fotografitë

189
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Klasa II/1: 14 shkurt 1958, fotografuar para Shkolle

Klasa II/1: 22 prill 1958, një orë mësimi në natyrë

190
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Klasa IV/1: viti shkollor 1959/1960, një orë mësimi në natyrë

Nga eskurzioni në Rijevë 1960

191
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Takimi i parë i gjeneratës në 20-vjetorin e diplomimit (1961-


1981)

Takimi i gjeneratës: 29 maj 2005

192
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

29 maj 2005

29 maj 2005

193
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

29 maj 2005

Disa nga shoqet e klasës (29 maj 2005)

194
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Shokë e shoqe të klasës (29 maj 2005)

Në vizitë shokut të klasës (Mehmet Qunakut) në shtëpi, tetor


2005

195
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Nga një drekë shoqërore në "Ujëvara"Nerodime (19 nëntor


2005)

Nga një piknik dhe drekë në Koshtovë (15 prill 2006)

196
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Duke u tubuar në oborrin e Shkol1ës, për takimin më 27 maj


2006

Takimi më 27 maj 2006

197
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Dreka në "Amazona"-Milloshevë (27 maj 2006)

Në oborrin e Universitetit Amerikan në Kosovë (27 maj 2006)

198
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

: Në sallën e Shkollës Normale (26 maj 2007)

Në Mushnikovë të Prizrenit, 6 shtator 2007

199
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Mushnikovë-Prizren, 6 shtator 2007

Nga takimi më 31 maj 2008 (dreka në Reçan-Prizren)

200
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Reçan-Prizren (31 maj 2008)

Reçan-Prizren (31 maj 2008)

201
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Hajvali (te kumbullat), 14 tetor 2008

Hajvali, 14 tetor 2008

202
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Gjakovë - Hani Haraqijajve, 8 nëntor 2008

Gjakovë - Çabrat, 8 nëntor 2008

203
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Gjakovë - Çabrat, 8 nëntor 2008

Takimi vjetor - dreka në Zllatar, 30 maj 2009

204
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Pas vizitës Muzeut të Skënderbeut në Krujë, 26 shtator 2009

Nga vizita Shkollës Pedagogjike "Luigi Gurakuqi"-pasuese e


ish-Shkollës Normale të Elbasanit, 26 shtator 2009

205
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Niveli i disponimit të pjesëmarrësve në ekskursion, 26 shtator


2009

Duke pritur kthimin nga Tirana, 29 shtator 2009

206
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Takimi tradicional vjetor, në sallën e ish-Normales, 29 maj


2010

Nga takimi më 29 maj 2010

207
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Në "Vila Gërmia", 29 maj 2010

Profesorët në takimin tonë, 29 maj 2010

208
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

LITERA TURA DHE BURIMET:

Dr. Abdullah Vokrri, SHKOLLA NORMALE E PRISHTINËS


1953-1974, Shtëpia Botuese “Libri shkollor”, Prishtinë, 2004

Prof.dr. Hysni Myzyri, SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT,


(botuar me rastin e 95-vjetorit të Shkollës Normale të Elbasanit,
Tiranë, 2004

Ali Llunji – Ilaz Metaj, NORMALJA SHQIPE E PRISHTINËS


1954 – 2004, Prishtinë, 2004

Grup autorësh, SHKOLLA NORMALE E PRISHTINËS (1954-


1974), Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2007

Librat e amzës të Shkollës Normale të Prishtinës, të viteve shkollore:


1956/1957; 1957/1958; 1958/1959; 1959/1960 dhe 1960/61 (gjenden
në Arkivin e Kosovës)

Evidencat, regjistrat dhe fotografitë nga takimet e Gjeneratës

Rexhep Hoxha, KUJTIME, Prishtinë, 2003

209
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

KANË THËNË PËR DITURINË, ARSIMIN DHE


EDUKIMIN

* Dituria ndriçon jo vetëm sipërfaqen e sendeve, po edhe


brendinë e tyre. (S.Frashëri)

* Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij është morali i


përgjithshëm. (S.Frashëri)

* Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e


pavdekshme ajo që e thotë dhe ajo që e bën. (S.Frashëri)

* Çdo hap drejt arsimit e kulturës, është hap drejt lirisë.


(S.Frashëri)

* Njeriu merret me dituri e me shkencë gjatë gjithë jetës së tij.


Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim, e në pleqëri ua
mëson të tjerëve. (S.Frashëri)

* Sikur trupi që ka nevojë për pastërti, ashtu edhe shpirti ka


nevojë për arsim. (S.Frashëri)

* Disa aq shumë shesin mend, saqë një ditë do të mbesin pa to.


(S.Frashëri)

* Në përralla kafshët veprojnë si njerëzit, në realitet ndodh e


kundërta. (S.Frashëri)

* Majmuni kaloi në njeri, por i ruajti majmunllëqet.


(S.Frashëri)

210
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

* Gjëja më e bukur që u jepet njerëzve, është edukata e mirë.


(Hadith)

* Më i miri midis jush është ai që ka edukatën më të mirë.


(Hadith)

* Shtetet nuk shemben nga varfëria, por nga paedukata.


(Ciceroni)

* Shumë shohin, por vetëm të diturit janë largpamës.


(Monteskië)

* Mësuesia është zeje e shenjtë. (Gj.Fishta)

* Mua më mjafton që mundi i em t’i ketë mbërritë qëllimit,


domethënë me
edukue publikun, tue e nxitë kah përparimi dhe
atdhedashtnija. (Gj.Fishta)

* Mësimi është ndriçim. (Japoneze)

* Mos mëso për shkollën, po për jetën. (Seneka)

* Më mirë është të meritosh e të mos fitosh, sesa të fitosh e të


mos meritosh.
(Spenser)

* Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar. (Naim


Frashëri)

* Ai që i përkushtohet mësimit, çdo ditë e më tepër bëhet më i


madh. (Lao Ce)

* Talenti krijohet në vetmi, karakteri – në shoqëri. (Gëte)

211
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

* Sytë dhe veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse


mendja nuk është e arsimuar. (Herakliti)

* Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu. (Hygo)

* Ku s’ka bukë, s’ka arsim, por, nëse s’ka arsim, s’ka as bukë.
(Hebreje)

* Ajo që dimë, është një pikë uji, ajo që nuk e dimë, është një
det. (Njuton)

* Dituria mund të fitohet duke lexuar libra e libra, por nëse


nuk përdoret drejt, mund të mbetet si pema pa fruta
(Lihtenberg)

* Dëgjimi është fillimi i çdo mësimi. (Hegëli)

* Pesha e qiellit dhe vlera e mësuesit nuk maten. (Konfuçi)

* Mësuesit mbajnë në duart e tyre të ardhmen e botës.


(Distervegu)

* Në momentin kur mësuesi ndalon të mësuarit, në mësuesin


vdes mësuesi. (Distervegu)

* Në ka diçka për të cilën shqiptarët duhet të kujdesen më


tepër, ajo pa dyshim është dituria. (S.Frashëri)

*Njeriu ka nevojë për arsimin ashtu si bima për ujë.


(S.Frashëri)

* Shkolla pa disiplinë, si mulliri pa ujë. (Kamenski)

212
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

* Njeriu mëson kur është i ri, dhe kupton kur plaket.


(Eschenbach)

* Baza e çdo shoqërie të organizuar është edukata. (Rexhep


Hoxha, “Kujtime”)

* Dija pa edukatë, s’ka vlerë. (Rexhep Hoxha, “Kujtime”)

* Nuk nderohet i zoti sipas shtëpisë, por shtëpia sipas të zotit.


(Ciceroni)

* Mënyra e jetës së mësuesit hyn në arsenalin e tij pedagogjik.


(Tompkinsi)

* Arsimi ka për qëllim edukimin e karakterit. (Spenser)

* Shembulli ka ndikim më të madh se predikimi. (Semuel


Johnson)

* Me të drejtë e quajmë mësues atë që na mëson, por jo çdo


njeri që na mëson, e meriton këtë titull. (Gëte)

* Çdo gjë ka bukurinë e vet, ndërsa bukuria e njeriut është


edukata e tij. (e Orientit)

* Gjëja më e vlefshme që u lëmë trashëgim fëmijëve tanë, është


edukata. (e Orientit)

213
Monografi për Nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës / Gjenerata 1956 - 1961

Urti filozofike:

* Mësuesi është mësues për të tjerët e nxënës për vete

* Mësuesi të hapë portat, por brenda duhet të hysh vetë

* Mendja e një kombi është arsimi

* Mësuesi duhet të ketë dashurinë e nënës, urtësinë e prindit,


kujdesin e shtetit

* Libri është mësuesi pa e shpërblyer

* Libri s’të merr gjë, por vetëm të jep

* Në rrugën e jetës mund të ecin vetëm ata që e dinë se ku


shkojnë

* Padituria është sëmundje pa dhembje, por më e dhembshmja

* Njerëzit ndryshojnë prej shoqi-shojt nga koka, jo nga këmbët

* Mendja e një kombi është arsimi

* Nëse do të korrësh një vit, mbill misër e grurë, nëse do të


korrësh 100 vjet, mbill arsim e kulturë

* Kujdes hapat që bën, sepse njerëzit t’i përcjellin gjurmët që


lë pas.

214
Adil Fetahu & Mehmet Çunaku

Katalogimi në botim – (CIP)


Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

37(496.51)(092)”1956/1961”

Fetahu, Adil
Kujtimi për një gjeneratë : monografi për nxënësit e
Shkollës Normale të Prishtinës, gjenerata 1956-1961 / Adil
Fetahu & Mehmet Çunaku. - Prishtinë : Autoret, 2011. - 214
f. : ilustr. ; 21 cm.

Literatura dhe burimet : 208 f.

1. Mehmet Çunaku

ISBN-978-9951-585-74-3

215

You might also like