You are on page 1of 39

Riza Haxhiu

Peje, 2011 1
I

Dallgët e jetës

Mitrovice, 1968/69
2
VASHES

Merre rrugën vashe,


kah bredhin sytë e ardhmërisë
Mbi ylberin me ngjyra
që derdhet mbi ne
Mjaft i ushqeve
damarët e vetmisë
Sot, për ne lindi dita
me këngë të re.

3
NUK E DI

Nuk e di kujt ia fala


Fjalën e ëmbël
Bebëzat e syrit
Qe si vullkan zjarri
Shpërthen nga shpirti
Dashurinë

Dhe sot mallkoj veten


Ditën qe kam lindur
Djepin qe jam rritur
Atë qe me ka bindur

Te bëhem ure e jetës


Kështjellë e vetmisë
Si lypësi zotërisë
Ti përkulem dashurisë

4
PRANVERA

Gjelbërimi erdhi
Lulet në çdo vend
Bilbili çmallë këngën
Në çdo lis me rend

Prej gjembi në gjemb


Fluturon me krenari
Jeta ringjallet
Pranvera ka mbërri

5
DIMRI

Dhuratë të bukur po na bien


Ti o dimër me kënaqësi
Me thuaj Lecit çdo t’i sjellë
Në këto ditë të Vitit të Ri

Do t’ia sjellë një sajë të re


Të rrëshqas me shokët e tij
Do t’ia ngri lumin mbi shtëpi
Leci i vogël të rrëshqas me ski

6
ZOG MENGJEZI

Ciu ciu ciceron


Në dritaren time
Zgjohu me thotë
Nga këto mendime

Diç jam i menduar


Dhe shumë i pikëlluar
Se vargjet për Kosovën
Nuk do mi sjellë mua

Armiku i shkatërroi
Revistat shqiptare
Mësimin e ndaloi
Në shkollat Kosovare

7
NATA E MATURËS

Nuk po kam fuqi me


këndua ketë këngë
Me kapluan djersët e po i
fshi me mangë

Si me pranua faktin se
kemi me u nda
Këta shokë e shoqe ma
s’kam me i pa

Ndarjen me përjetuar
qenka vështir
Zemra me thyhet kur
them lamtumir

Me dalin lotët nga sytë, e


përmallohem
Për katër vite shumë gjera
me kujtohen

8
Shumë kujtime ne zemër
me kanë mbet
E të harrohen nuk do jen
shumë lehtë

Lojërat qe i behshim në
pushim të gjatë,
Do të me kujtohen çdo
ditë e natë

Sonte, mos ti kujtojmë


ato brenga e halle
Atmosfera kërkon qe të
gjithë te bëjmë valle

Të lozim e vallëzojmë të
gjithë me dëfrim
Kjo natë letë mbetet për
ne një kujtim

Të gjithë me duar lartë e


ti cingërojmë gotat

9
Mos te mërzitem për
profa si na mbyllen notat

Por të mërzitem që
kaluam shumë aventura
Pas katër vite bashkë, sot
na ndan matura

Terë jetën s’kam me


harrua ketë klasë
Nuk do ti harroj simpatitë
qe i kam pas

S’do harroj çastet me


shok që i kam kalua
S’do harroj ketë natë sa
mirë është shkua

Sonte të gjithë na
thërrasin neve maturant
Jemi mbledhë së bashku
në ketë restorant

10
Të gjithë të buzëqeshur
por syri na loton
Se vitin tjetër shtatori ma
s’do na bashkon

S’do na bashkojnë
gëzimet as hidhërimet
S’do na bashkojnë as
testet e provimet

Tash të hedhim valle e të


bëjmë shaka
Edhe pse përpara një vijë
na ka nda

Shpejt erdh qershori


mësimi përfundoi
Gëzimi ynë i përbashkët
për ne shkoi
Katër vite të lumtura se
bashku i kaluan
Të gjitha te mirat, në
shkollë i përjetuam

11
Sonte të gjithë
me qeshë e me qa
Të ruajmë çdo njërin
mos me e sha

Katër vite kemi marrë


mjaft njohuri
Të mirën me të keqën
mos me përhi

Mësuam shumë
libra e mësime
Që do mbeten në
mendjen time

Ketë natë të kalojmë


sa më mirë
Të gjithë do të themi
një lamtumirë
Lamtumirë ...
i nderuari Drejtor
Ma s’do takohemi
ne korridor

12
Lamtumir ...
të dashurit Profa
Se për ne ma
s’do veni nota

Lamtumir ...
ju banka e dritare
Lamtumir ...
edhe Ty kujdestare

Lamtumir ...
shkumësa e tabele
Lamtumir ...
dhe ty kecele

Lamtumir ...
o ju korrila
Se për ne ma
s’do bie zilja

Lamtumir ...
o shokët e mi
Se nga mendja
s’do ju fshi

13
Lamtumir ...
edhe ti moj klasë
Që të kam deshtë
pa masë

Lamtumir ...
oj shkolla ime
Që ne ty lashë
shumë shkrime

14
II

Për të gjithë,
ata qe i dua

Prishtine, 1970/71
15
NENES SIME

Je dritë e diellit
Që më dhe guximin
Më bërë të lumtur
E ma fale gëzimin

Zëri yt më thërret
Nënëlokja ime
Mbushëm plotë jetë
E ngrohet zemra ime

Me ty dita agon përherë


Mëngjesi është i bardhë
Dimrin ma bërë verë
Të dua e të puth në ballë

Nëna ime shumë te dua


Me këshillove te jem zot i vetes
Rrugën e jetës ma ke trasua
Të jem i kohës dhe i vërtetës

16
LULËS

Lule e dashur
Përse nuk qelë
Në kopshtin tim
Të dashurisë
Ndoshta vesa
Të pengon
Me puthë jetën
E lumturisë

A nuk ke dritë
Të mjaftuar
Ose ushqimi
Të mungon
Ndoshta vetë
Je e amshuar
Nga kjo e keqe
Që s’shpëton

17
ATDHEU IM

Atdheu im i dashur
Me male e fusha plot
Për ty i terë kombi
Me nder krenohet sot

Ti neve na trason
Rrugën e ardhmërisë
Rrita jonë me ty është
Fole e lumturisë

Jam shumë i lumtur


O të dashur miq
Që atdheu ynë i bukur
Është një sihariq

18
VËLLAU IM

Është i vogël
Shtat vjeçar
Shkon në shkollë
Në klasë të parë

POETIT

Të jesh poet është vështir


Sikur të grenësh hekur
Në vargun e lirë
Jetën me shprehë bukur

19
NËNË TEREZËS

Atje larg në Kalkutë


Njerëz të varfër qajnë lotojnë
Për një nënë me dorë të butë
Që na lëmoi e sot jetë ndërroj

LIRIA

Fjala liri
Bukur tingëllon
Është shumë e ëmbël
Zemrat i shëro

20
LIBRI IM

Libri im i mirë
Është një dëshirë
Jetën ma tregon
Të reja më mëson

Është një shok besnik


Prej ti s’ndahem kurrë
Trim e fisnik
Me të kam mu mburrë

21
FESTA E MADHE

Në tokën shqiptare
Në jug të Shqipërisë
Me 28 Nëntor
Me pushkë në dorë

Ismail Qemajli
Së bashku me shokë
Ngriti flamurin
Te bashkuar forte

Aty bën betimin


Të gjithë ishin tok
Në trojet shqiptare
Të jenë vet të zotë

Kjo ditë e bukur


Ka hyrë në histori
Është ditë e lumtur
Në Kosovë e Shqipëri

22
Është ditë e madhe
E popullit shqiptar
E shënuar në ditarë
Një ditë legjendare

Janë këto ditë të vështira


Në Kosovën tonë
Festa jonë e madhe
Disi nuk na gëzon

Armiku na shkatërron
Qenien tonë kombëtare
Mbjell gjak e helm
Në sofrat shqiptare

23
SKENDERBEUT

Luftove për tokat shqiptare


Tri decenie me radhë
Kundër pushtuesit osman
Dhe armiqve barbarë

Në një dorë mbajte shpatën


Në tjetrën flamurin kombëtar
Me shpatën tënde guximtare
Mbrojte shqiponjën dy krenare

Mburojën tënde e kem në ballë


Edhe i vdekur, ende je i gjallë

24
KOSOVES

Kosovë e dashur
Sa shumë luftove
E lirinë e pritur
Ende se fitove

Trimat tu moj nënë


Jetën për ty e dhanë
Në beteja të vështira
Ata për liri ranë

25
SHQIPËRISE

Shqipëri oj Shqipëri
Unë po rritem sot me ty
Unë lozi e ti këndon
I ter vendi sot lulëzon

Shqipëri oj Shqipëri
Ti tri motra sot i ki
Është Kosova Arbëria
Edhe bukura Çamëria

Që të tria jeni tok


S’ka armik që ju ndan dot
Kush tenton me ju përça
Zemra dysh ka me ju nda

26
III
ATEHERE KUR POPULLI
IM KERKONTE LIRI

Peje, Qershor 1998

27
JEMI NE TROJET TONA

Po luftojnë trimat shqiptar


Për flamurin tonë kombëtar
Kemi luftuar e do luftojmë
Për liri në Kosovën tonë

Ngihuni ju trima kosovar


Tregohuni se jeni të gjallë
Nuk i lëshojmë ne trojet tona
Nga armiket gjakatar

28
LUFTA DHE VDEKJA

Kush sytë mi mbyllë


Veshët mi shurdhon
Gojën ma shqyen
Këmbët mi ngurtëson
E duart mi ligështon

Është lufta e keqe


Varfëria e mjerë
Qe shtriga kryeneçe
Vdekjen na sjelle

29
PAQES

Fjala paqe ka shumë vlerë


Fjalë e shtrenjtë e me nder
Është gëzim e lumturi
Për ata që duan liri

Ku ka paqe ka qetësi
Ka bashkim e harmoni
Njerëzit janë të lumtur
Dhe kanë ardhmëri

30
KAM NJË DESHIRË

Një dëshirë çdo kush e ka


Çdo njeri që është i gjallë
Edhe mua zemra me rrah
Një dëshirë ç’e kam për mall

Një dëshirë qe pres me vite


Për popullin tim legjendar
Nga armiku shekullor
Të çlirohet sa më parë

31
EVROPËS

Moj Evropë krenare


Ku të mbeti syri,
Qe nuk po i sheh
Masakrat shtazarake
Mbi rininë shqiptare!

Ku të mbetën veshët
Që nuk po i dëgjon
Vuajtjet e mjerimin
E popullit tendë

Ku të mbeti goja
Që nuk po i flet
Armikut barbar
Për ketë luftë
Të pa drejtë

32
ADEM JASHARIT

O Adem, Adem Jashari


Në luftë gjithnjë ishe i pari
Me ty krenohet sot Drenica
Kështu të mësoi
Azem Galica

Emri yt gjithë do përmendet


Brez pas brezi në këto vatra
Se luftove si burrë Drenicës
Nëpër malet e Qiqavicës

33
NJE KOHE PA KOHE

Ishin kohëra pa kohë


e pa mend
Kohëra te fshehura
e te mbuluara
Të zymta, të ngrysura
në çdo kënd
Thjeshtë të ndara
e të izoluara

Me mure të gjalla
e kufi të ndarë
Me skuta e hapësira
plot errësirë
Pa ajër që ta ndal
frymën si në varrë
Në vuajtje, me lot
e heshtje pa mëshirë

34
Erëra të rënda
e përshkojnë këtë vend
Më dërmojnë e më
lanë pa mend

E gjithçka që fshihet
nuk është e pa fund
Lirinë time nuk
e gjeja askund

Dua të ndalëm
kështu këmbë këputur
Të mbështetëm në këtë
mur me gur
Për një kohë më të
mirë duke u lutur
Kjo kohë e sotme
duhet të përfundoj dikur

Një rreze drite në


horizont po shihet
Tani çdo gjë serish
do të ndërron
Zëri i fëmijës përsëri

35
do te ndihet
Liria e fituar me gjak,
atë do e gëzon

Lotët i ndalen, fytyra


i qesh nga gëzimi
Ata qe sollën ankthin
e friken, sot ikën
Më në fund përfundoj
vuajtja e trishtimi
Pas shumë vjetëve
që jetën na fikën

Tani e gëzojmë bashkë


jetën, e shijuam lirinë
Ankthin e kaluam
me plot mund
Armiqtë tanë më
kurrë s’do të vinë
Sot jemi zot e vetës,
më në fund

(Qershor, 1998)

36
KOSOVA IME

NJË VEND QË ZBUKURON


KËTË TOKË
PËR NE ËSHTË LULE
NË BOTË
ËSHTË NJË VEND
SHQIPTARË
QË KA MALE,
FUSHA E BARË

E KA NJË POPULL
PLOTË URTI
ESHTE PROKTOTORIAT
POR KA PARTI
KA PARLAMENT E NUK
ËSHTË SHTET
KA EDHE KRYEQYTET QE
NUK ESHTE AS QYTET

OJ KOSOVË NËNË E
SHQIPTARËVE
NE TY SHQIPTARËT

37
ISHIN TË PARËT
TE GJAKOSI SHTETI
I SERBË
TE SHEMTUAR, TE
LA TË VERBËT

SHUME TE VRARE
E TË ZHDUKUR
SHTEPI TE DJEGURA
E PA IDARE
TE LECKOSUR
E TE KEPUTUR
ME NDIHMA HUMANITARE

TANI PER TY VENDOSIN


DO TË HUAJ
QË E LËNË POPULLIN
PRAP TË VUAJ
NUK E DUANE
NJE KOSOVE MIKE
POR NJE VEND
MULTIETNIKE

(Nëntor, 2001)

38
Shënime për autorin:

Riza Haxhiu,

Lindi në Fshatin Rakosh,


Komuna e Istogut. Me profesion është
inxhinier i diplomuar i makinerisë.
Është mësimdhënës në Shkollën e
Mesme Teknike në Pejë.

Me shkrime poezish ka filluar të


merret sa ishte nxënës në Shkollën e
mesme Teknike në Mitrovicë. Poezitë
e tija janë botuar në shumë revista të
atëhershme si: Pionieri, Zëri i Rinisë,
Bota e Re etj.

Ka në dorëshkrim një
përmbledhje të poezive, të cilat pret
ti botoi kur ti krijohen mundësitë
materiale.

39

You might also like