You are on page 1of 5

NJERIU QЁ MBILLTЁ DRURЁ

Jean Giogno
Pёrshtatur nё shqip nga ing. Haki Kola

Tё shohё sh njё qenie njerёzore qё nxjerr nё pah cilёsi realisht tё


jashtёzakonёshme, duhet tё jesh nё gjёndje tё vёzhgosh aktivitetet e tij
pёr shumё vite. Nё qoftёse kёto aktivitete janё komplet bujare; nёse ideja
qё e motivon ёshtё unike nё madhёshtinё e saj; nёse ёshtё krej e sigurtё
qё ata kurrё nuk kanё parё pёr ndonjё shpёrblim apo dekoratё, dhe
nёqoftёse pёr mё tepёr ata kanё lёnё gjurmё tё dukshme nё botё- pastaj
gjithёsecili mund tё thotё, pa patur frikё se e ka gabim, qё nё kёtё rast
ёshtё i pranishёm njё karakter i paharrueshёm
JEAN GIONO, lindi nё vitin 1895 nё Manosques, Provence, dhe jetoi
atje pjesё n me te madhe tё jetё s. Ai mbeshteste familjen e tij duke
punuar si nё punes banke pёr tetё mbedhjetё vjet perpara se sa dy novelat
e para tё tij tё botoheshin, falё bujarisё sё Andre Gide nё vleresimin kritik
te tyre. Ai vazhdoi mё pas me 30 novela duke pё rfshirё “Kalorё si nё
çati”, si dhe njё numё r i madh essesh e tregimesh. Nё vitin 1953, vit nё
tё cilin ai shkruajti “Burri qё mbillte drurё ”, ai u dekorua me “Çmimin
Monegasques” pёr punё n e tij kolektive. Jean Giono, vdiq nё tetor 1970
Tё shohё sh njё qenie njerёzore qё nxjerr nё pah cilёsi realisht tё
jashtёzakonёshme, duhet tё jesh nё gjёndje tё vёzhgosh aktivitetet e tij
pёr shumё vite. Nё qoftёse kёto aktivitete janё komplet bujare; nёse ideja
qё e motivon ёshtё unike nё madhёshtinё e saj; nёse ёshtё krej e sigurtё
qё ata kurrёnuk kanё parё pёr ndonjё shpёrblim apo dekoratё, dhe
nёqoftёse pёr mё tepёr ata kanё lёnё gjurmё tё dukshme nё botё- pastaj
gjithёsecili mund tё thotё, pa patur frikё se e ka gabim, qё nё kёtё rast
ёshtё i pranishёm njё karakter i paharrueshёm
Rreth 40 vjet me parё , unё shkova nё kembё nё njё udhё tim te gjate, nё
mes malesh, tё panjohura nga turistet, nё rajonin e lashte ku Alpet
zgjerohen drejt Provencёs.
Terreni kufizohej nё jug dhe jug-lindje nga rrjedha e mesme e lumit
Durance ndermjet Sisteronit dhe Mirabeus; nё jug nga rrjedhёs e sipёrme
e Dromesё, qё nga burimi i tij deri nё Die; dhe nё perёndim nga fushat
e Comtat Venaissin dhe nga kёmbёt e kodrave te Mont Ventouxit. Ai
pёrfshinte tёrё pjesёn veriore tё grupit te Alpeve –Basses, jugun e
Dromes dhe nje njё enclavё tё vogёl tё Vancluses.
Kur unё vajta nё marshimin tim tё gjatё midis kёtij rajoni tё shkretuar,
nё mes 1200-1300 metёr mbi nivelin e detit, rruga kalonte nё njё
kacubishte monotone tё cveshur. Tё vetmet bimё qё gjallonin ishin disa
lavandula tё egra.
Vendosa ti bie kryq e tёrthor tёrё zonёs nё pjesёn e saj mё tё gjёrё, dhe pasi kisha ecur pёr tri ditё pa pushim
e gjeta vetёvehten nё njё pejsazh komplet tё izoluar. Ngrita kampin pranё skeletit tё njё fshati tё shkretuar.
Kisha dy ditё pa ujё dhe mё duhej tё gjeja. Megjithёse shtёpitё ashtu tё grupuara si ndonjё fole e vjetё r
grenxash, ishin tashmё thjeshtё gremina, pamja e tyre mё bёri tё mendoj qё duhet tё ishte ndonjё burim apo
pus nё afёrsi. Dhe nё tё vёrtetё ishte njё burim porse i tharё. Pesё a gjashtё shtёpi, çatitё e tё cilave ishin
hedhur tutje nga era e shiu dhe njё kishёz mё kullёn e rrёzuar, dukeshin sikur tё ishin nё njё fshat tё banuar.
Por nё ta nuk kishte mbetur jetё.
Ishte njё ditё e bukur qershori, plot me diell, por nё kёto lartёsi tё çveshura, tё hapura drejt qiellit, era frynte
mizorisht. Fishkёllimat e pёrplasjes sё saj me gё rmadhat e shtepive, ishin si kltihmat e kafshё ve tё egra
kur i shqetёsojnё, kur ata kanё ndёr thonj prenё e tyre.
Unё duhej tё lёvizja. Por pasi kisha ecur pёr mё se pesё orё, pёrsёri nuk kisha gjetur ujё,dhe njё zot e dinte
se pёr ku po nisesha e ku do tё gjeja. Kudo e njёjta toka e tharё , tё njёjtat bimё tё vogla e tё ashpra. Diku
larg nё tё djathtё papritur mu fanit njё figurё e zezё e vogёl. E mora atё pёr trungun e njё druri tё vetmuar.
Por kur shpresat mё kishin shteruar u nisa drejt tij. Ishte njё bari. Nja tridhjetё dele kullosnin nё tokёn e
pjekur pёr rreth tij. Ai mё dha njё gllёnkё ujё nga faqorja e tij, dhe pastaj pak mё vonё, mё drejtoi pёr nё
strehёzёn e tij qё ishte e fshehur nё njё vrimё. Ai e merrte ujin e tij, qё ishte shumё i shijshёm, nga njё pus
natyror shumё i thellё, nga i cili e nxirrtte me njё çikrik tepёr tё vjetёr.
Fliste shumё pak. Kjo ёshtё e zakonёshme pёr njerё zit qё jetojnё nё vetmi, por siguria dhe besimi i tij nё
vetvehte, ishin tё habitёsme nё mes tё asaj humbёtire. Shtёpia ku ai jetonte nuk ishte njё kolibe, por njё
shtёpi reale e ndёrtuar me gure: mezi dukeshin gjurmёt e gёrmadhёs qё kishte qenё mё parё. Çatia ishte e
fortё dhe e mbante mirё shiun. Era nё tjegulla, zhurmonte si deti nё breg.
Brenda shtёpia ishte e pastёr, e larё, dyshemeja ishte dritё, pushka e varur diku nё mur ishte e pastruar dhe
e vajisur. Tani vura re qё ishte i sapo rruar, dhe tё gjithё kopsat i kishte tё qepura fort e rrobat ishin arnuar
aq me kujdes, sa ishte vёshtirё tё dalloheshin gjurmёt.
Insistoi qё tё ndante me mua supёn e tij dhe pak mё pas kur i afrova kutinё e duhanit, mё tha qё nuk e pinte.
Qeni i qetё sa dhe i zoti, ishte miqёsor dhe nuk ndjehej fare. Qё nё fillim kishim rёnё dakord qё unё do e
kaloja natёn aty: fshati mё i afёrt ishte me se njё ditё e gjysёm mё kёmbё. Pёr mё tepёr unё tashmё e dija,
se si ishin fshatrat, tepёr tё rrallё e tё braktisur, qё vёshtirё tu gjendeshin ortakё nё botё. Nja katёr a pesё
syresh ishin tё shpёrndarё sipёr kёtyre shpateve, futur nё mes tё lisave atje ku rruga mbaronte.
Fshatrat janё tё banuar nga qymirxhinj. Jeta atje ёshtё e rёndё. Familjet, tё grumbulluara nё njё klimё tё
ashpёr si nё verё e nё dimёr, vlojnё nga konfliktet egoiste. Ambicia mufatet nё proporcione tё egra midis
tyre, dё shperimisht e paepur ёshtё dёshira e tyre pёr t’u larguar.
Burrat ngasin kamionёt e tyre pёr nё qytet me qymyrin e tyre dhe pastaj kthehen pёrsёri. Edhe karakteri mё
i qёndrueshёm do tё bёhej thёrrime nё kёtё kontrast tё vazhdueshёm. Gratё qёndrojnё nё shtёpi dhe
pёrkundin mёrinё. Çdo gjё ёshtё subjekt i grindjes dhe rivalitetit tё pamёshirshёm, qё nga shitja e qymyrit
e deri tek njё stol nё kishё, qё nga veset e veçanta nё garё me njёri tjetrin, deri nё pёrzierjen e vesit me
vyrtitin. Dhe kurrё ndonjё pushim. E mbi tё gjitha kёto era qё fryn pa pushim shkatёrron nervat e secilit. Ka
epidemi vetёvrasjesh, shumё raste çmendurie dhe vrasje pa prerё.
Bariu qё nuk e tymoste, shkoi dhe solli njё trastё tё vogёl dhe zbrazi nё tavolinё njё grumbull me lёnde.
Pastaj filloi ti kontrollojё me shumё vёmendje duke i ndarё tё mirat nga tё kёqiat. Unё mbarova llullёn.I
ofrova ndihmёn time. Ai tha se kjo ishte punё pёr tё. Duke e parё sa me kujdes punonte, unё nuk insistova.
Kjo ishte gjithё biseda qё bёmё.
Dhe kur Ai, kishte zgjedhur njё grumbull tё madh me lёnde tё mira, ai i ndau ato nё grupe tё vogla me nga
dhjetё nё secilin. Nё kёtё proces ai hoqi tё voglat dhe ato qё dukeshin difektoze, duke i ekzaminuar me
shumё vёmendje. Pasi kishte pёrzgjedhur nё mёnyrё perfekte njёqind lёnde, ai e la punёn dhe shkoi nё
shtrat.
Ishte njё gjё shumё paqёsore tё ishe nё shoqёrinё e tij, dhe nё mёngjezin tjetёr unё e pyeta nёse mund tё
rrija edhe ca. Atij kjo iu duk shumё e natyrshme, ose mua mё dha pёrshtypjen qё asgjё nuk e shqetёsonte
atё. Nuk kisha nevojё pёr tё pushuar mё, jo absotulisht, por mё ishte ngjallur kureshtja dhe doja tё dija mё
shumё. Ai e nxorri kopenё nga vatha dhe u priu pёr nё kullotё. Para se tё linte shtёpinё ai mori thesin e
vogёl nё tё cilin kishte futur lёndet e numruara e tё zgjedhura me aq kujdes dhe i zhyti nё njё vedёr me ujё.
Vura re qё nё vend tё shkopit ai mbante nё dorё njё shufёr hekuri me trashesinё e gishtit tё madh dhe rreth
njё metёr e gjysёm tё gjatё. Eca nё njё shteg paralel me tё duke krijuar pёrshtypjes se isha thjeshtё pёr njё
shetitje. Ai i udhёhoqi delet drejt njё fushёgrope dhe i la tё kullosnin atje nёn kujdesin e qenit. Pastaj erdhi
drejt meje. Unё u tremba se mos e shqetёsonte prania ime, por jo. Ai thjeshtё po kalonte dhe mё ftoi tё
shkoja me tё nёse nuk kisha ndonjё gjё mё tё mirё pёr tё bёrё.
Kur arriti pёr ku ishte nisur, ai filloi tё bёnte gropa nё tokё me shkopin e tij, fuste nё secilёn prej tyre lёnden
dhe e mbulonte me dhe. Ai po mbillte lisa. E pyeta nёse ishte toka e tij. Mu pёrgjigj qё nuk ishte toka e tij.
Ai mendonte qё kjo duhej tё ishte tokё kolektive, ose ndoshta u pёrkiste njerёzve tё cilёt nuk ishin tё
interesuar pёr tё. Atij nuk i interesonte te dinte se e kujt ishte toka. Dhe kёshtu me shumё kujdes ai i mbolli
tё njёqind lёndet.
Pas ushqimit tё mesditёs ai filloi tё zgjidhte lёnde tё tjera pёr ti mbjellё. Duhet tё kisha qё nё shumё
kёmbёngulёs nё pyetjet e mia, pasi ai po pёrgjigjej. Ai kishte tre vjet qё mbillte lisa nё kёtё vend tё eger. Ai
kishte mbjellё njёqind mijё. Prej tyre njёzet mijё kishin zёnё. Prej tё njёzet mijё lisave ai priste qё tё

2
humbiste edhe gjysmёn e tyre pёr shkaqe tё papritura natyrore. Kjo do tё thoshte qё dhjetё mije lisa do tё
rriteshin nё njё vend ku mё pёrpara nuk kishte asgjё.
Ndёrsa fliste po hamendёsoja se sa vjeç mund tё ishte. Dukej mbi pesёdhjetё. Pesedhjetё e pesё mё tha.
Emri i tij ishte Elzeard Bouffier. Ai kishte qenё pronar i njё ferme nё fushё. Atje kishte kaluar jetёn. Por ai
kishte humbur nё fillim djalin e tij tё vetёm, mё pas tё shoqen. Pas kёsaj ai erdhi kёtu qё tё rrinte vetёm, pёr
t’iu gёzuar ekzistences sё tij tё zvargur me delet dhe qenin e tij. Por ai u godit rёndё ndёrsa shihte qё kjo
pjesё e vendit po vdiste nga mungesa e drurёvё, duke mos patur ndonjё gjё tjetёr tё rёndёsishme pёr tё bёrё,
ai vendosi ti rregullonte gjёrat.
Ndёrsa mua pёr vete, megjithёse nё lulen e rinisё, mё terhiqte vetmia nё kёtё kohё, kjo mё bёnte ti simpatizoj
ata qё ishin si unё, dhe te tregohesha i vёmendshёm me ndjenjat e tyre. Por unё bёra njё gabim me tё.
Meqenёse isha i ri, natyrisht e mendoja tё ardhmen me kutin tim, duke supozuar qё kёshtu duhet ta shihnin
tё gjithё. Kёshtu unё fillova tё filozofoj se sa madhёshtore do tё dukeshin kёto dhjetёmijё lisa pas tridhjetё
vjetёsh. Ai u pёrgjigj krejt i qetё qё nёse Zoti do e kursente atё, ai kishte pёr tё mbjellё aq shumё drurё nё
kёto tridhjetё vjet, sa qё dhjetёmijё lisat do tё dukeshin sa njё pikё nё oqean.
Ai po studjonte shumёzimin e ahut dhe ngjitur me shtёpinё ishte njё fidanishte me fidana qё vinin nga farёrat
e ahut. Ai kishte ngritur njё gardh pёr rreth tyre pёr ti mbrojtur nga delet, dhe ata pёrbёnin tani njё model tё
mirё. Ai po mendonte edhe pёr mёshteknat, pёr vendet e ulta, atje ku sipas tij kishte njё fare lagёshtire pak
metёr nёn sipёrfaqen e tokёs.
Mёngjezin tjetёr unё u largova.
Nё vitin pas 1914 qё lufta e ndёrpreu, edhe unё isha nё ushtri pёr pesё vjet. Meqenёse nё front isha
kёmbёsor, nuk kisha tashmё aq kohё sa tё mendoja pёr lisat. Dhe pёr tё thёnё tё vёrteten, ajo qё kisha parё
nuk mё kishte goditur aq fort; unё mendoja pёr lisat si njё hobby, si pёr shembull grumbullimi dhe
koleksionimi i pullave. Kёshtu qё gati harrova gjithçka. Kur lufta e parё mbaroi, unё u gjeta i liruar dhe me
njё sasi tё vogёl parash qё na i dhanё pas çmobilizimit. Mё ngacmonte njё dёshirё e madhe pёr tё gjetur njё
vend ku tё mbushesha me ajёr tё freskёt. Pa asnjё qёllim tjetёr nё mendje, u nisa pёrsёri drejt tё njёjtit
pejsazh tё shkretuar si pёrpara.
Vendi nё vetvehte nuk kishte ndryshuar. Por kur kalova matanё fshatit tё vdekur, dallova qё nga larg, nja
mjegull nё ngjyrё gri qё mbulonte kodrat si njё qylim. Qё nga mbrёmja e kaluar kisha filluar pёrsёri tё
mendoja pёr bariun mbjellёs tё lisave. “Dhjetёmijё lisa zenё goxha vend” reflektova unё.
Kisha parё aq shumё njerёz tё vdisnin gjatё pesё viteve tё fundit. Lehtёsisht mund tё besoja se edhe Elzeard
Buffier duhet tё kishte vdekur gjithashtu. Pёr mё tepёr kur ju jeni njezet vjeçar, burrat pesёdhjetvjecarё tё
duken si tё çuditshёm me njёrёn kёmbё nё varr. Por ai nuk kishte vdekur. Nё tё kundёrt ai ishte pёrsёri plot
me energji. Ai tashmё kishte ndryshuar zanat. Kishte vetёm katёr dele plleja, por ama kishte rreth 100
koshere bletё. Ishte larguar prej deleve pasi ato pёrbёnin kёrcёnim pёr pemёt e tij. Pёrsa ai mё kallzoi mua,
ashtu sic unё po e shihja me sytё e mi ai nuk kishte dёgjuar asgjё pёr luftёn dhe kishte vazhduar tё mbillte
drurё nё qejf tё tij.
Lisat e mbjellё nё vitin 1910 tashmё ishin dhjetёvjecarё dhe mё tё gjatё se nё tё dy sё bashku unё dhe ai.
Ishte njё pamje qё tё linte mbresa. Unё i kisha lёnё mёnjёanё fjalimet letrare, ai po e kishte zakon tё mos
fliste e kёshtu nё e kaluam tё gjithё ditёn duke ecur nё qetёsi nёpёr pyllin e tij. Ishte i ndarё nё tre pjesё dhe
nё pjesёn mё tё gjёrё ishte njёmbёdhjete kilometёr. Kur kujton qё e gjitha kjo kishte ardhur nga duart dhe
shpirti i kёtij njeriu, pa ndonjё ndihmё teknke, ju shihni qё njeriu mund tё jetё po aq eficient sa dhe zoti
edhe nё tё tjera gjёra perveç shkatёrrimit.
Ai i kishte realizuar tё gjitha çfarё kishte menduar, siç dukej qartё nga drurёt e ahut qё fillonin pas shpinёs
time e vazhdonin nё pafundёsi sa tё hante syri. Lisat ishin tё trashё e tё dendur dhe e kishin kaluar moshёn
e stadin kur mund tё dёmtoheshin nga kafshё tё ndryshme gjethengrёnёse. Krijesa e bariut tani ishte vitale
dhe mund tu rezistonte edhe furtunёs erёs e dёbores. Ai mё tregoi pyje tё mrekullueshme mёshtekne qё
kishin mbushur tashmё pesё vjet qё nga 1915, kur unё isha duke luftuar nё Verdun. Ai, i kishte vendosur
ata nё disa fushёgropa, ku ai besonte me tё drejtё qё mund tё kishte lagёshtire pak metёr nёn sipёrfaqen e
tokёs. Ata ishin te fresketa e delikate ashtu si rinia ёshtё dhe plot me dёshirё pёr tё jetuar.
I gjithё ky krijim sikur kishte krijuar njё reaksion zinxhir, por Elzeard Bouffier nuk shqetёsohej pёr kёtё:ai
vazhdonte tё kryente me kokёfortёsi detyrёn e tij, thjeshtё dhe natyrshёm si pёrhere. Duke u kthyer pas e
zbritur poshtё nё fshat, pashё qё kishte ujё qё zbriste nёpёr prroskat qё kishin qёnё tё thara qysh kur nuk

3
mbahej mend.Si reaksion zinxhir, ky ishte mё i dukёshmi nga ata qё unё kisha parё. Hera e fundit qё kёta
pёrrenj mund tё kenё patur ujё vinte qё nga lashtёsia.
Disa nga fshatrat e zymtё qё unё pёrshkrova nё fillim tё kёsaj historie kanё qё nё ndёrtuar nё vendet e
fshatrave tё vjetra Gallo-Romane, prej tё cilёve akoma mbeten disa gjurmё. Arkeologёt kanё zbuluar gjatё
gёrmimeve grepa pёr gjueti peshku atje ku nё shekullin e njёzetё çisternat ishin i vetmi burim uji.
Era kishte filluar tё sillte farёra gjithashtu, dhe sapo uji filloi tё dukej, shelgjet filluan ta shoqёrojnё atё, mё
pas erdhёn xunkthet e kallamat, livadhet e kopshtiet, lulet dhe ca tё tjera arsye pёr tё jetuar atje. Por
ndryshimi erdhi aq ngadalё, sa qё njerёzit hap pas hapi u mёsuan me tё dhe e morёn pёr dhuratё. Gjuetarёt
po vinin lart nё vende tё vetmuara pas lepujve dhe derrat e egёr kishin filluar tё linin shenja nё shumё fidana
tё rinj ngastёr pas ngastre, por kjo u dukej atyre si tekё e natyrёs. Kjo ishte arsyeja qё asnjёri nuk i ndёrhyri
bariut nё atё qё po bёnte. Nёse ata do tё kishin dyshuar nё atё qё ai po bёnte ata do ta kishin ndaluar. Por
asnjёri nuk dyshoi. Si mundet qё ndokush qoftё nё fshat apo nё zyrat e Qeverisё tё imagjinojё njё
kёmbёngulje tё tillё, njё bujari aq madhёshtore ?
Qё nga viti 1920 e mё pas, nuk lashё qoftё edhe njё vit pa i bёrё njё vizitё Elzeard Bouffierit. Kurrё nuk e
pashё atё tё ligёshtohej apo tё dyshonte. Dhe vetёm Zoti e di, zoti vetё e urdhёroi atё.. Asnjёherё nuk mi
tregoi pengesat dhe zhgёnjimet me tё cilat u ndesh. Por ёshё e paevitueshme qё kjo arritje e
paimagjinueshme, te mos kishte pengesa, dhe qё njё pasion i tillё i pamatё tё ketё fituar pa luftra tё herё pas
herёshmё kundёr zemёrimit. Ai punoi pёr njё vit tё tёrё pёr tё mbjellё dhjetёmijё panja. Tё gjitha ato u
thanё.Vitin tjetёr ai hoqi dorё nga panjat dhe u kthye tek ahu, i cili rezultoi me njё sukses mё tё bujshёm se
sa lisi.
Askush nuk mund tё vlerёsojё siç duhet kёtё karakter tё rrallё, pёrderisa nuk ka kujtuar qё ai e realizoi kёtё
qё bёri nё njё vetmi tё plotё. Aq i plotё ishte izolimi i tij sa qё aty nga fundi i jetёs, ai gati e la fare tё folurёn.
Apo ndoshta ai nuk e shihte mё tё nevojshme qё tё fliste ?
Nё vitin 1933, ai pati njё vizitё nga njё i krisur qё punonte si rojtar pyjesh, i cili i tha atij qё, nuk duhej tё
ndizte zjarr jashtё shtёpisё , pasi nё kёtё rast rrezikonte “pyllin natyror”.
Kjo ishte hera e parё qё mbahej mend, pёrsёrit bariu i thjeshte, qё njё pyll tё vinte e tё rritej vetiu. Nё kёtё
kohё atij i duhej tё shkonte dhe tё mbillte drurё ahu dymbёdhjetё kilometёr larg vendit ku banonte. Pёr tё
kursyer vatje ardhjet e pёrditёshme- ai i kishte mbushur tё shtadhjetё e pesat-ai vendosi tё ndёrtonte njё
shtёpize me gurё nё mes tё drurёve tё rinj. Nё vitin tjetёr ai e ndёrtoi atё.
Nё 1935, njё delegacion qeveritar erdhi tё inspektonte “pyllin natyror”. Nё mes tё vizitorёve ishte njё zyrtar
i lartё nga Komisioni i Pyjeve, njё anёtar i parlamentit dhe disa teknicienё. Muhabeti ishte shumё bosh.
Ishte vendosur qё diçka duhej bёrё, por pёr fat asgjё nuk “ishte”bё rё . Me pёrjashtim tё njё mase tё
dobishme: pylli ishte vendosur nёn mbrojtjen e Shtetit, dhe prodhimi i qymyrit ishte ndaluar. Qe e pamundur
pёr ta qё tё mos shastiseshin nga bukuria e kёtyre drurёve tё rinj e tё shёndetshёm. Bile edhe parlamentari
ishte shumё i kёnaqur. Njёri nga zyrtarёt e lartё tё pyjeve ishte njё ish miku im. Unё ia shpjegova mrekullinё
atij, dhe njё prej ditёve tё javes sё dytё ne vendosёm tё shkojmё sё bashku e tё shohim Elzeard Bouffier, ne
e gjetёm atё tё zhytur nё punё, nja njёzet kilometёr larg vendit ku delegacioni po bёnte inspektimin. Por
zyrtari i lartё i pyjeve sikur e kishte humbur torruan, megjithёse e dinte se ç’ishte ajo qё po i shpjegonim, ai
nuk tha as edhe njё fjalё. I dhashё ca vezё qё ia kisha sjellё si dhuratё, dhe i ndamё pёr tre ushqimet. Ndёrsa
hanim, dhe ca kohё mё pas, ne ia kishim ngulur sytё qetёsisht pejsazhit. Nё drejtimim prej nga kishim
ardhur, shpatet ishin mbuluar me drurё qё ishin gjashtё shtatё metёr tё lartё. Pёrpiqesha tё kujtoja se si dukej
nё 1913: njё vend realisht i shkretё.
Duke qё nё tepёr paqёsor dhe duke punuar me tё njёjtin ritёm, njё jetё e kursyer dhe e lirshme, me ajrin
gjallёrues te maleve dhe mbi tё gjitha me qetёsinё e mёndjes- tё gjitha kёto i kishin dhёnё kёtij plaku njё
shёndet tё mirё pothuajse mbresёlёnёs. Ai ishte njё atlet i Perёndisё. Unё pyes vehten se edhe sa hektarё ai
do tё mbulojё me drurё. Pёrpara se tё largoheshim shoku im shkurt dhe thjeshtё sugjeroi qё disa drurё tё
tjerё mund tё ishin mё tё pёrshtatshёm pёr atё terren, por kjo kishte tashmё pak rёndёsi. “Mbi tё gjitha ai
ёshtё mё i zgjuar se unё” tha ai. Pastaj pasi kishim ecur mbi njё orё, shoku im shtoi: “Ai ёshtё burri mё i
zgjuar nё botё ! Ai ka zbuluar njё recetё perfekte pёr lumturi”.
Pёr shkak tё shokut tim, jo vetёm pylli, por gjithashtu edhe lumturia e heroit tonё ishte mbrojtur: tre
ndihmёsa ishin caktuar, gjёrat ishin rregulluar qё atё tё mos tundoheshin para çdo bakshishi qё druvarёt
ilegale do tu ofronin.

4
Puna e dru mbjellёsit nuk u kёrcёnua deri nё luftёn e vitit 1939. Nё kёta ditё kamionёt u transformuan nё
makina qё e kthenin drurin nё gaz dhe nevoja pёr dru ishte e jashtёzakonёshme. Njerёzit filluan ti presin
lisat qё ishin mbjellё nё 1910, por drurёt ishin shumё larg rrugёvё automobilistike, kёshtu qё transporti me
krahё e kafshё ishte pa leverdi, dhe njerёzit u tё rhoqёn shpejt nga kjo aventurё. Bariu as qё e mori vesh
kёtё ndodhi. Ai ishte tridhjetё kilometёr larg, duke vazhduar paqёsisht punёn e tij tё pёrherёshme, duke e
injoruar luftёn e 1939 ashtu sic kishte injoruar luftёn e vitit 1914.
Unё e pashё Elzeard Bouffene pёr herё tё fundit nё qershor tё 1945. Nё atё kohё ai ishte 87 vjeç. Unё mora
tё njёjtёn rrugё qё kisha marrё mё parё nё ato vende tё egra, por tani, megjithёse çdo gjё kishte rёnё nё fund
tё fundit pёr shkak tё luftёs, ishte njё shёrbim autobusi qё lidhte luginёn e Durancёs me malet. Mё shkoi
mёndja qё nga qё po ecnja shpejt, nuk po i njihja peizazhet qё kisha parё kur kisha kaluar nё kёmbё pёr herё
tё parё. Disa nga vendbanimet qё kalova dukeshin krejt tё reja. Por kur degjova emrin, pashё qё ai ishte
emri i fshatit, qё kur kalova pёr herё tё parё ishte plotёsisht i shkatёrruar dhe braktisur. Autobusi mё dergoi
poshtё nё Vergons. Nё vitin 1913 ky fshat fare i vogёl me dhjetё apo njёmbёdhjetё shtёpi, kishte patur tre
banore. Ata ishin njerёz tё ashpёr, tё pashoqёrueshё m, qё urrenin njёri tjetrin dhe jetonin duke kapur kafshё
te egra me kurthe, nё njё shtet qё moralisht dhe fizikisht ishte pothuajse parahistorik. Shtёpitё e boshatisura
ishin pushtuar pёrreth nga hithrat. Ata jetonin pa asnjё shpresё nё botё, e vetmja gjё qё shihnin pёrpara tyre
ishte vdekja.. Njё situatё jo e pёrshtatёshme pёr virtut.
Por tani cdo gjё kishte ndryshuar, bile edhe ajri. Nё vend tё erёs sё vrazhdё e thatё ulёritёse qё unё i kisha
dёgjuar klithmat mё parё, frynte njё fllad i lehtё e i butё. Njё zё si rrjedha e ujit qё zbret poshtё nga lartёsitё:
ishte era e pyllit. Por gjёja mё e habitёshme nga tё gjitha ishte zhurma e ujit qё zbriste nxitimthi mbi njё
pellg. E pashё qё njerёzit nё fshat kishin ndёrtuar njё shatёrvan: njё rrymё e madhe uji hidhej pёrpara me
vrull, dhe ajo qё mё la pa realisht pa mend e madje mё mallёngjeu, nё anё tё shatёrvanit ata kishin mbjellё
nj bli, qё ishte aty tek kater vjec. Ishte plot shendet e gjallёri, njё simbol i padiskutueshem i rilindjes. Nё
Vergon dukeshin edhe shenja tё tjera pune, qё nuk ishin ndёrmarrё nёse nuk do te ishte ringjallur shpresa.
Pra shpresa ishte kthyer.
Rrёnoja ishin pastruar, muret e çara ishin hedhur poshtё dhe pesё shtёpi tё vjetra ishin rindёrtuar. Ky fshat
i vogёl tani kishte 28 banorё, duke futur kёtu edhe katёr çifte tё reja. Shtёpive sapo u ishte dhё nё dora e
para e suvatimit, dhe ishin tё rrethuar nga kopshte ku ishin rrjeshtuar e rriteshin zarzavate e lule, lakrat
shoqёronin trendafilat, preshte gjithё shendet me lulet gojёujku, dhe selinoja me anemonet. Ishte bёrё njё
vend qё ta kishte ana tё jetoje.Vazhdova nё kёmbё. Lufta sa kishte mbaruar dhe gjurmё t ishin tё pranishme
nё jetёn qё tentonte te normalizohej, por Lazarusi ishte ngritur nga varri. Nё pjesёt e poshtme tё shpateve tё
maleve, dalloja areza te vogla, me elb dhe thekёr dhe pak mё thellё nё luginat e ngushta si nё mjegull
dukeshin livadhet e gjelber.
Nё tetё vjet midis sё atehershmes dhe tё tanishmes dhe i tёrё rajoni ishte rritur i shendetshem dhe i begate.
Nё vendet ku unё pashё vetёm rrёnoja nё 1913, ka tani pasterti e rregull, shtёpi tё suvatuara mirё qё
dёshmojnё pёr njё ekzistence tё lumtur dhe tё rehatёshme. Burimet e vjetra tё ushqyera nga shirat dhe bora
dhe qё mbahet nga pyjet, kanё filluar tё gurgullojnё pёrsёri, dhe uji qё del prej tyre ёshtё futur me kujdes
nё kanale. Afёr cdo ferme, midis korijeve me panja, ujrat e shatervanёve derdhet nё qylimat me mendёrza
te freskёta. Fshatrat gradualisht po rindёrtoheshin. Nga fushat ku toka ishte me e shtrenjtё , njerёzit po
synonin tё vinin kёtu, duke sjellё me vehte rini e energji dhe shpirtin e aventurёs. Pёrgjatё shtigjeve e
rrugicave ju takoni burra e gra qё janё ushqyer mirё, djem dhe vajza qё dijnё si tё qeshin dhe kanё rizbuluar
kёnaqёsine e sporteve dhe argёtimeve te vjetra tё malё soreve. Nёse ju do vendosnit sё bashku popullsinё e
dikurshme, e panjohur derisa jeta filloi tё behej mё e pranueshme, si dhe tё ardhurit rishtaz, mё shumё se
dhjetёmijё njerёz ja kishin borxh lumturinё e tyre Elzeard Bouffierit.
Kur reflektoj nё faktin qё njё njeri, vetem me fuqine e tij tё thjeshte fizike e morale, qe nё gjendje tё kthente
nga shkretira nё tokё kёtё vend tё Canaan, unё nuk mund ta ndihmoj ndjenjёn qё njeriu nё pёrgjithёsi ёshtё
i admirueshёm, pavarёsisht nga çdo gjё. Dhe kur unё rrok tё gjithё qёndrueshmёrinё, shpirtmadhёsinё,
kёmbёnguljen dhe bujarinё qё ai pёrdori pёr tё arritur kёto rezultate, unё mbushё m me njё respekt tё madh,
pёr fshatarin e vjetёr e tё pashkollё qё ishte nё gjёndje pa e ndihmuar askush tё realizonte nje arritje te
admirueshme prej zotit.
Elzeard Bouffier vdiq paqёsisht nё 1947, nё njё azil nё Banon

You might also like