You are on page 1of 1

Puna vullnetare është përkushtim i kohës dhe energjisë në një aktivitet, i cili

është për të mirën e shoqërisë, komunitetit dhe mjedisit. Aktivizimi në


shërbimet e komunitetit u jep nxenesve mundësinë për t'u bërë anëtarë aktiv të
komunitetit të tyre dhe ka një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv mbi shoqërinë
në përgjithësi.
Vullnetarizmi përfshin aktivitete të ndryshme, mbajtjen paster te bregdetit,
ndihma e te moshuarve, zbukurimi i shkolle , gjelberimi i mjedisit. Nese do te
besh nje pune vullnetare, nuk ka rëndësi mosha, gjinia, sa jeni të aftë fizikisht
apo nëse jeni nxenes, gjithmonë ka diçka që ne mund të bënjme.
Puna vullnetare sjell keto perfitime per vete ne :
 Aftësi të zhvilluara për zgjidhjen e problemeve, përvojë e re,
 Rrjetëzim dhe shoqëri të reja dhe përmirësim të jetës në komunitet.
 Besimi, toleranca, solidariteti dhe reciprociteti në mes qytetarëve

Bazuar ne keto sa thame me lart dhe une kam bere nje pune vullnetare ne
komunitet per te mbajtur paster bregdetin. Kete vere une me nje grup shoqesh
dhe shokesh te pallatit ku jetoje, pame se rreth pallatit tone dhe reres perpara tij
kishte shume mbeturina nga konsumimi ushqimor i pushuesve. Kjo pamje me
papasterti gjithandej te vriste syte dhe ne nuk ndiheshim mire kur kalonim. U
mblodhem nje mbasdite dhe vendosem te benim dhe ne nje pune vullntare per te
miren e komunutetit, duke pastruar keto mbeturina ushqimore nga rera.
Dolem ne orarin e vendosur bashkarisht me mjetet tona te pastrimit. Te gjithe
kishim veshur doreza, maska dhe kishim qese te medha ku do te fusnim
mbeturinat e hedhure. Ne fillim me dukej e pamundur realizim i saj, se kishte
shume mbeturina.. Une bashke me shoket e shoqet e mia u leshuam mes
cadrave dhe filloi pastrimi. Kishte shishe plastike uji, shishe bire, gota plastike,
kocane misri te pjekur, qese plastike me ushqim brenda deri dhe nje pampers
gjetem ne nje cader. Kaloi koha shpejt dhe u habita se sa shpejt dhe mire ishte
bere puna. U ndjeva e gezuar edhe pse isha e lodhur. E kuptova se te gjithe se
bashku me vullnetarizem arritem kete pasterti. Ne fund te gjithe u kenaqem nga
puna jone dhe vendosem bashkarisht se do ta benim kete pune cdo mbasdite
mbasi pushuesit ikin nga plazhi. Dhe deri diten e fundit te plazhit ne beme pune
tone vullnetare per pastrimin e bregdetit perpara pallatit.

You might also like