You are on page 1of 70

TRASHËGIMIA KULTURORE

NË RAJONIN E DIBRËS DHE


REKËS
Pavlov
ko N ik o lo vski | Zoran
ar
imovska | D Mateska
Dafina Geras S n ez h an a Gerasimova-
hi Pecova |
Cvetanka Hax

1
2
TRASHËGIMIA KULTURORE
NË RAJONIN E DIBRËS DHE
REKËS
Pavlov
ko N ik o lo vski | Zoran
ar
imovska | D Mateska
Dafina Geras S n ez h an a Gerasimova-
hi Pecova |
Cvetanka Hax

Dhjetor, 2018, Shkup

3
Botues:
Ministria e Kulturës e Republikë së Maqedonisë
Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Për botuesin: Dr. Eleonora Petrova-Mitevski
Koordinues nacional i Projektit Pilot për Zhvillim Lokal të Dibrës dhe Rekës:
Mr. Snezhana Gerasimova-Mateska
Tekstet:
Dafina Gerasimovska
Darko Nikollovski
Zoran Pavllov
Cvetanka Haxhi Pecova
Snezhana Gerasimova-Mateska
Përkthimi në gjuhën shqipe:
Arben Ajdini
Përkthimi në gjuhën angleze:
Orhideja Zorova
Lektura në gjuhën angleze:
Tabitha Longley-Coomber
Fotografitë:
Dafina Gerasimovska
Konstantin Dimitrovski
Darko Nikollovski
Zoran Pavllov
Cvetanka Haxhi Pecova
Fransoa Zvardon
Vllado Kiprijanovski
Snezhana Gerasimova-Mateska
Dizajni dhe përgatitja: Frosina Coneva Ivanovic
Tirazhi: 300
Shtyp: Kosta Abrash, Ohrid

Publikimi është mbështetur financiarisht nga


Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë

4
PËRMBAJTJA

Parathënia ......................................................................................................4

Dafina Gerasimovska,
Lokalitetet arkeologjike në komunën
e Dibrës dhe të Mavrovës dhe Rostushës ......................................6

Darko Nikolovski,
Monumentet sakrale krishtere të kulturës
në komunën e Dibrës dhe të Mavrovës dhe Rostushës ....... 13

Zoran Pavlov,
Tipologjia, karakteristikat dhe rëndësia
e monumenteve osmane në territorin
e Dibrës dhe Rekës ................................................................................. 27

Cvetanka Haxhi Pecova,


Zhvillimi historik dhe urban i qytetit ........................................... 35

Snezhana Gerasimova-Mateska,
Arkitektura tradicionale rurale në rajonin
e Dibrës dhe Rekës ................................................................................ 47

Fjalori terminologjik ............................................................................. 60

Referencat ................................................................................................... 64

5
PARATHËNIA

Projekti pilot për zhvillimin lokal të rajonit të Dibrës dhe Rekës, i realizuar
nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
në bashkëpunim me Këshillin e Evropës si pjesë e Programit Rajonal për
Trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore të Evropës Juglindore synon të fillojë një
proces të zhvillimit lokal në territorin pilot, i cili bazohet në bashkëpunimin dhe
pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve nacionalë dhe lokalë në procesin e avancimit
të trashëgimisë kulturore në rajon nga aspekti i perspektivës së saj në zhvillimin
e qëndrueshëm.

Në kuadër të zbatimit të Projektit Pilot për zhvillimin lokal të rajonit të Dibrës


dhe Rekës, në vitin 2013, u krye evidentimi i trashëgimisë kulturore në territorin
e të gjithë rajonit. Realizimi i këtij aktiviteti u ndihmua financiarisht nga Këshilli i
Evropës dhe Ministria e Kulturës. Qëllimi i evidentimit të trashëgimisë kulturore
është të sigurojë mbështetje teknike për autoritetet kompetente në përpjekjet e
tyre për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, për të eksploruar dhe përcaktuar
vlerat dhe rolin e saj në politikat afatgjata të zhvillimit.

Me hulumtimet në terren është kryer identifikimi i trashëgimisë së paluajtshme


kulturore të ruajtur autentikisht brenda dhe jashtë vendbanimeve, numri, gjendja
dhe mundësia e integrimit të saj në planet zhvillimore të rajonit.

Evidentimi i trashëgimisë kulturore të paluajtshme u krye nga tre ekipe, të


përbërë nga: Snezhana Gerasimova-Mateska, Biljana Kuzmanoska, Dr. Dafina
Gerasimovska, Valentino Dimitrovski, Mr. Zoran Pavllov, Mr. Cvetanka Haxhi
Pecova, Konstantin Dimitrovski, Mr. Darko Nikollovski, Gazmend Cami dhe
Orhidea Zorova.

6
Topografia e terrenit e përbërë nga peizazhe malore me maja të larta malore në
të cilat janë të vendosura fshatrat, qasja e vështirë e tyre për shkak të mungesës
së rrugëve, vegjetacioni i bujshëm karakteristik për periudhën verore të vitit dhe
mos popullimi i rajonit ishin vështirësitë kryesore me të cilat u përballën ekipet
në realizimin e aktivitetet në terren. Pavarësisht nga këto vështirësi, u vizituan
gjithsej 58 fshatra, qyteti i Dibrës dhe objektet në rrethinat e tyre, si dhe disa
lokalitete arkeologjike.

Shumica e ndërtesave të trashëguara nuk janë më në funksion dhe braktisja e


tyre e plotë kontribuon në humbjen e trashëgimisë së pasur dhe mundësinë e
përdorimit të saj në zhvillimin e rajonit. Ky proces i shkatërrimit të trashëgimisë
kulturore kushtëzon ndërtimin e objekteve të reja për nevojat zhvillimore të
rajonit, të cilat do të krijojnë një mundësi për degradimin e mjedisit të trashëguar.

Një përshtypje e përgjithshme rreth fshatrave është se, pavarësisht faktit se janë
të vendosura në një peizazh jashtëzakonisht piktoresk, ambienti i trashëguar
është degraduar në masë të madhe. Gjatë ekzistencës së tyre shekullore, ato
kanë pësuar ndryshime të ndryshme, duke zëvendësuar strukturën e tyre rurale
me elementë të rinj me karakteristika të kohës së ndërtimit, por megjithatë kanë
arritur të mbijetojnë dhe të ruajnë deri sot shtresëzimin e tyre historik. Objektet,
edhe pse në gjendje të keqe fizike, kanë ruajtur tiparet arkitektonike autentike.

Ky publikim prezanton arkitekturën e ruajtur sakrale dhe profane në vendbanimet


rurale dhe në qytetin e Dibrës, e cila sipas vlerave të saj dhe ruajtjes autentike
është interesante për rivitalizim dhe përdorim të qëndrueshëm.

Rigjenerimi i jetës në objektet monumentale dhe trajtimi i tyre si të mira


ekonomike që prodhojnë vlera më të mëdha se ato që nevojiten për rivitalizimin
e tyre dhe mirëmbajtjen e përhershme janë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato.
Krijimi i një strategjie për përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore
do të sigurojë kushte për ndalimin e migrimit të popullsisë dhe shpopullimin e
rajonit, rritjen ekonomike dhe një bazë solide për mbrojtjen e saj.

Publikimi i këtij botimi është në kuadër të shënimit të Vitit Evropian të Trashëgimisë


Kulturore 2018, i cili zbatohet nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë
Kulturore nën moton “Trashëgimia jonë – një vlerë evropiane”.

7
LOKALITETET ARKEOLOGJIKE
NË KOMUNËN E DIBRËS DHE TË
MAVROVËS DHE ROSTUSHËS

Rajoni i Dibrës dhe Rekës ka një të kaluar të pasur historike. Këto zona kanë qenë
të banuara që nga kohët parahistorike, siç tregohet nga mbetjet e vendbanimit
neolitik në lokalitetin Muzgalicë pranë fshatit Selokuqi, Dibër, si dhe mbetjet e
vendbanimit të epokës së hekurit dhe nekropolit në zonën e Javorska Vodës në
perëndim të Llazaropoles.

Gjetje arkeologjike nga periudha helenistike nuk janë regjistruar deri më tani.
Për popullimin e rrallë në këtë rajon tregojnë njohjet arkeologjike në terren.
Popullsia ishte kryesisht e angazhuar në blegtori dhe jetonte në fshatrat e vegjël
malorë. Zona që mbulon komunat e Dibrës, Mavrovës dhe Rostushës ishte në
kufirin midis shtetit maqedonas dhe atij ilir, si rezultat i së cilës fiset që banonin
në këto zona shpesh ndryshuan zotërinjtë e tyre. Qarku Kërçovë-Dibër ishte i
banuar nga fisi Penestët, i cili në shekullin e 4 para erës sonë, erdhi nga zona e
rrjedhës perëndimore të lumit Drini i Zi.

Me zgjerimin e Perandorisë Romake, këto hapësira hynë në përbërjen e saj.


Gjatë periudhave të ndryshme kohore ato i përkisnin kufijve të provincave të
ndryshme romake. Për shembull, prej vitit 148 të erës së vjetër deri në fund të
shekullit të 3-të të erës sonë, këto zona i përkisnin krahinës së Maqedonisë, në
fund të shekullit të 4-të Epirus Nova-s, pastaj Praevalitanës etj. Për një jetesë
më intensive në këto zona, tregojnë mbetjet e vendbanimeve, fortifikimeve dhe
nekropoleve nga periudha romake dhe periudha e vonë antike. Le të përmendim
nekropolet romake në zonën e Ogragjes afër Krifcës, Koshares afër Mogorçes
dhe Izvorit afër Xhepishtes, si dhe nekropolin romak dhe të antikitetit të vonë në
Taranesh, nekropolin e antikitetit të vonë pranë Kishës së Vjetër, pranë Selokuqit
dhe nekropolin e antikitetit të vonë në lokalitetin e Trojës afër Spasit, të gjitha në
Dibër.

8
Në grykën e Rekës së Vogël në Radikë janë ngritur katër kështjella kufitare dhe
roje në Kosovrast, Mogorçe dhe Skudrinjë, të cilat kontrollonin rrugët nga Drini
drejt veriut përgjatë rrjedhës së sipërme të Radikës dhe në lindje përgjatë Rekës
së Vogël.

Tashmë në shekullin e 6-të, gjurmët e pranisë sllave në rajonin e Dibrës janë


të dukshme. Për rrezikimin e rajonit të Dibrës, si dhe e të gjithë Maqedonisë,
nga sllavët, na njofton Prokopi. Kolonizimi sllav i rajoneve të Dibrës dhe Rekës si
dhe pjesëve të tjera të Maqedonisë shoqërohej nga ndryshime etnike. Një pjesë
e madhe e popullsisë së pakët romake dhe asaj autoktone u tërhoqën në rajonet
malore ose braktisën këto zona, dhe një pjesë e tyre u bë sllave.

Gjatë shekujve 7 dhe 8 zona e Dibrës ishte një mjedis bujqësor.

Shfaqja e qyteteve të sotme në këtë rajon është e lidhur me Mesjetën. Megjithëse


mungon kërkimi i kënaqshëm në terren në këto rajone, burimet e shkruara na
njoftojnë se qyteti mesjetar i Orahovnikut (Rahovnikut), përfshinte pjesën veriore
të qytetit të sotëm të Dibrës. Si qytet, Dibra më shpesh haset nga fillimi i shekul-
lit të 11-të, kur u bë selia peshkopate e dioqezës së Dibrës, brenda përbërjes së
Kryepeshkopatës së Ohrit.

Në zonën e Rekës, duke pasur parasysh gjetjet arkeologjike, duket se sllavët ish-
in të parët që krijuan vendbanimet e tyre, por duhet të theksohet se kjo fushë
ende nuk është hulumtuar mjaftueshëm në mënyrë arkeologjike.

“Borçe/Sh. Panteleimon” tek Nikoforova, kompleks manastiresh (nga


shek. 5-17 век), rekonstruktim në fazën e fundit

9
Trashëgimia arkeologjike e komunave të Dibrës, Mavrovës dhe Rostushës luan
një rol të madh në zhvillimin e kulturës së përgjithshme në këto zona. Më shpesh
me anë të njohjeve, në zonat e komunave të përmendura, u regjistruan disa zona
arkeologjike me mbetje të fortifikimeve të antikitetit të vonë, vendbanime antike
dhe mesjetare dhe kisha mesjetare. Gjithashtu janë regjistruar shumë nekropole,
të cilat në vetvete nuk përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë
kulturore arkitekturore, por janë një burim i artefakteve të vlefshme, vepra të
rëndësishme të artit që zgjerojnë njohuritë e së kaluarës kulturore të akumul-
uara gjatë një periudhe të gjatë kohore. Për fat të keq, hulumtimet arkeologjike
janë kryer në minimum, ashtu që vlerat e trashëgimisë të së kaluarës nga peri-
udha prehistorike deri në mesjetë nuk mund të perceptohen tërësisht. Shumica
e mbetjeve arkeologjike në komunat e përmendura i përkasin periudhës mesje-
tare. Këto janë mbetjet e kishave, vendbanimeve dhe nekropoleve.

“Borçe/Sh. Panteleimon”
KISHAT MESJETARE tek Nikoforova, kompleks
manastiresh (nga shek.
Në komunën e Mavrovës dhe Rostushës janë evidentuar 5-17), mbetje të fazës së
parë
14 vende arkeologjike me mbetje të kishave mesjetare. Të
gjitha objektet janë në gërmadha.
Tek disa prej tyre mund të shihen
konturet e ndërtesave, prandaj
mund të përfundojmë se ato janë
kryesisht kisha me një anijatë.

Në komunën e Dibrës janë


regjistruar 12 vende arkeologjike
me mbetje të kishave mesjetare.
Prej tyre janë të dukshme rrënime
të mureve, dhe sipas themeleve të
ruajtura, konstatohet se gjithashtu
bëhet fjalë në pjesën më të madhe
për ndërtesa me një anijatë.

Këto janë objekte të thjeshta me


baza drejtkëndëshe, të zgjatura
me një absidë altari në pjesën e
poshtme të naosit të anës lindore
dhe më së shpeshti nuk kanë një
narteks. Duke pasur parasysh
konstruksionin e aplikuar në

10
ndërtimin e ndërtesave mesjetare, mund të konstatohet se “Kryqi” tek Novo Sello,
kishë mesjetare me
mbizotërojnë ndikimet bizantine. nekropol

Gjatë ndërtimit të këtyre objekteve në përdorim ishte


konstruksioni i murosur masiv. Muret janë mjaft të trasha,
të ndërtuara me gurë të grimcuar të lidhur me llaç gëlqeror.

Më shpesh, ndërtesat ishin të mbuluara me harqe gjysmë-cilindrike, dhe konhet


e absidave të altarit ishin mbuluar me gjysmë-kalota.

Harqet dhe kalotat zakonisht ishin të ndërtuara me materiale të lehta, të bëra


me gurë shtufi. Mbulimi i konstruksioneve të harqeve ishte me pllaka guri ose
qeramidhe.

VENDBANIMET DHE FORTIFIKIMET


Në territorin e komunës së Mavrovës dhe Rostushës, për momentin janë
evidentuar 10 vende me mbetje të vendbanimeve dhe fortifikimeve. Bëhet fjalë
për rrënoja, themele të ndërtesave ose vetëm mbetje të materialit ndërtimor, siç
janë guri i grimcuar, llaçi i gëlqeres dhe qeramidhet. Këto vendbanime datojnë
nga mesjeta, me përjashtim të vendbanimit të lartpërmendur të epokës së
hekurit, zbuluar në zonën e Javorska Vodës pranë Llazaropoles, ku janë gjetur
fragmente të qeramikës dhe materiale të shtëpisë.

Të vendosura në pozita dominuese, fortifikimet kanë siguruar rrugët përmes të


cilave është zhvilluar tregtia me zonat tjera. Për këtë dëshmon dhe fortifikimi
Varri i Rexhës, në afërsi të fshatit Sretkovë, që i takon periudhës mesjetare, i
ngritur pranë kalimit të Strazhës. Ai ka mbrojtur kalimin malor drejt Kërçovës.

Për momentin, në territorin e komunës së Dibrës janë evidentuar shtatë lokalitete


me mbetje të vendbanimeve, fortifikimeve si dhe mbetje të një rruge mesjetare.

11
Janë ruajtur muret e fortifikimeve nga guri i grimcuar “Vranska Krasta”
dhe llaçi gëlqeror, themelet e ndërtesave dhe mbetjet e tek Mogorçe,
materialit ndërtimor si dhe fragmente të enëve shtëpiake. fortifikim i antikës
së vjetër
Fortifikimet Kalaja, pranë Kosovrastit
të Epërm, dhe Vranska Krasta, pranë
Mogorçes, i përkasin periudhës së vonë
antike. Fortifikimi i antikitetit të vonë
Vranska Krasta ka një pozitë dominuese
për të mbrojtur rrugën që çonte nga
Dibra për në Kërçovë. Muret me gurë
të grimcuar të lidhur me llaç gëlqeror
ngrihen në kodër pranë grykës së
lumit Beleshnicë në Rekën e Vogël. Në
lokalitetin Zagradishtë – në Klak, pranë
fshatit Kosovrasti i Poshtëm, ekziston
një fortesë mesjetare në një lartësi me
një bazë të parregullt katrore. Kjo kala
ka mbrojtur rrugën që ka kaluar nëpër luginën e Radikës. Mbetjet e ndërtesave
të fortifikuara dhe të rrugës mesjetare pranë Kosovrastit të Poshtëm tregojnë për
ekzistencën e një rrjeti rrugor të zhvilluar gjatë periudhës romake, antikitetit të
vonë dhe kohëve mesjetare.
“Zagradishta” – në
Për vazhdimësinë e jetesës në rajonin e Dibrës, flasin Klak tek Kosovrasti
mbetjet e vendbanimeve. Vendbanimi në zonën e Paraspurit i Poshtëm, kala
i përket kohës romake, vendbanimi i lokalitetit Taranesh ka mesjetare
ekzistuar gjatë periudhës romake
dhe të antikitetit të vonë, ndërsa
pjesa tjetër e vendbanimeve ka
ekzistuar gjatë Mesjetës.

Një takim i tillë i vendeve


arkeologjike tregon për jetesën dhe
ekzistencën intensive të vendeve të
banuara në rajonin e Dibrës, mbi të
gjitha në periudhat romake, të vona
antike dhe mesjetare.

NEKROPOLET

12
Në komunën e Mavrovës dhe Rostushës janë evidentuar 28 nekropole që datojnë
nga Mesjeta.

Në territorin e komunës së Dibrës, janë evidentuar


Taranesh, f. Selokuqi, fibulë e
23 nekropole, prej të cilave tre kanë origjinën nga
artë, shekulli 3 - 4 (marrë nga
koha romake, dy janë të antikitetit të vonë, nekropoli Harta Arkeologjike e Republikës
në lokalitetin Taranesh pranë Selokuqit është së Maqedonisë, Shkup, 1996, 123)
përdorur gjatë gjithë periudhës romake
dhe të antikitetit të vonë, nekropoli pranë
Kishës së Vjetër, Selokuqi, daton nga
periudha e vonë antike, dhe 17 të tjerët i
përkasin Mesjetës.

Varret i përkasin llojit cistik, të orientuar


në drejtimin lindje-perëndim dhe nuk
përbëjnë struktura monumentale
arkitekturore. Varret romake të tipit të
mbuluar me dy anë të pjerrëta, me anë
të djegies së të ndjerit, nuk përbëjnë
ndërtesa me rëndësi të veçantë, por
në disa prej tyre janë gjetur objekte me
rëndësi të madhe kulturore dhe vlera
artistike, për shembull në një varr në
lokalitetin Taranesh pranë Selokuqit,
komuna e Dibrës. U gjetën më shumë
objekte argjendi, një fibul ari, vegla
shkrimi, një enë argjendi e praruar,
një gotë qelqi diatretë (diatretum) nga
shekulli i 3-të deri në shekullin e 4-të,
import nga Colonia Agrippina (Këln) dhe
të tjera.

Gjatë ndërtimit të dy shtëpive në Dibër


u zbuluan: në njërën një skulpturë prej
mermeri të një qytetari romak, dhe në
tjetrën një depo me monedha venedikase
(shekulli i 11-të). Taranesh, f. Selokuqi, gotë e qelqit
“diatretë”, shekulli 3-4, (marrë nga
Në territorin e komunave të Dibrës, Mavrovës Harta Arkeologjike e Republikës
dhe Rostushës përmenden vetëm dy lokalitete së Maqedonisë, Shkup, 1996, 123)
nga periudha romake dhe e antikitetit të vonë si

13
një trashëgimi kulturore e regjistruar, njëra prej të cilave është një bazilikë
nga shekulli 5-6, që shtrihet nën themelet dhe rreth kishës së sotme Shën
Panteleimon në f.Nikiforë.

Disa nga ndërtesat e evidentuara nuk ekzistojnë sot. Disa prej tyre janë të mbuluara
nga uji gjatë ndërtimit të hidrocentraleve, disa prej tyre janë shkatërruar gjatë
ndërtimit të ndërtesave të mëvonshme dhe mbetjet e disa ndërtesave, të cilat
janë të njohura nga dokumentet me shkrim dhe tregimet me gojë të popullatës
lokale, ende qëndrojnë nën shtresat e tokës ose nën ndërtesat e mëvonshme.
Pjesa më e madhe e ndërtesave, të ruajtura në themele, mund të rindërtohen
pjesërisht dhe të ripërdoren për aktivitetet që lidhen me turizmin, gjë që do të
kontribuonte në zhvillimin e komunave. Mbetjet e konservuara të ndërtesave
antike dhe mesjetare do të thoshin vende atraktive për dashamirët e së kaluarës
kulturore, mbi të cilën bazohet zhvillimi i arkitekturës dhe kulturës së mëtejshme
të komunave të Dibrës, Mavrovës dhe Rostushës.

VENDET MË TË RËNDËSISHME ARKEOLOGJIKE


Eksplorimi i pamjaftueshëm i vendeve arkeologjike në rajon e bën të pamundur
prezantimin e tyre më të detajuar ose kategorizimin sipas rëndësisë së tyre.

Megjithatë si më të rëndësishme mund të konsiderohen lokaliteti arkeologjik


“Borçe/Sh. Panteleimoni” tek Nikifora, i cili është një kompleks i manastirit që
ka ekzistuar në periudhën e shekujve 5-17 dhe lokaliteti arkeologjik Taraneshi
tek Selokuqi, një vendbanim i periudhës romake dhe së vonë antike nga nekropoli
i së cilit janë nxjerrë gjetje shumë të rëndësishme.

14
MONUMENTET SAKRALE
KRISHTERE TË KULTURËS NË
KOMUNËN E DIBRËS DHE TË
MAVROVËS DHE ROSTUSHËS

Fryma e rilindjes që fryu në gjysmën e parë të shekullit XIX në Maqedoni u nxit nga
Paqja e Odrit (1829) dhe Hatisherifi i Gjylhanesë (1838), kur ndërtimi i tempujve
të krishterë u liberalizua përfundimisht, duke rezultuar në të ashtuquajturën
“Rilindja” në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe fillimin e ndërtimit masiv të
tempujve të mëdhenj bazilikalë me tre anijatë. Veprimtaria krijuese në rajonin
e Dibrës dhe Rekës, prej nga rrjedhin familjet më të rëndësishme ndërtimore të
ikonografëve në Maqedoni (fisi Renzovcë nga Tresonçeja), shënuan periudhën e
shekullit XIX me aktivitete të shumta që çuan në ndërtimin e një numri të madh të
objekteve të shenjta. Ndër më të rëndësishmet janë kompleksi i manastirit Shën
Jovan Bigorski, Shën Apostujt Pjetri dhe Pavli në fshatin Tresonçe, Shën Gjergji
në fshatin Llazaropole etj.
Kompleksi i Manastirit Shën “Jovan Bigorski”

15
Kisha Shën Apostujt Pjetri dhe Pali
në f. Tresonçe Kisha Shën Gjergji në
f. Llazaropole

16
Karakteristikat themelore të këtyre ndërtesave të shenjta të krishtera, në terri-
toret e komunave të Dibrës, Mavrovës dhe Rostushës në shekullin XIX, janë ndër-
timi i tempujve të mëdhenj bazilikë me tre anijatë ose i atyre më modeste me një
anijatë në zonat më të vogla rurale. Organizimi i brendshëm i këtyre bazilikave
me tre anijatë u dallua nga dominimi i naosit i cili në lindje, në drejtim të hapë-
sirës së altarit, është ndarë me një barrierë monumentale ikonostasi, dhe në
perëndim afirmohet një galeri në kat, duke fituar kështu një hapësirë monolitike.
Narteksi merr pamjen e një hajati apo një tremeje të hapur me portikë, të cilat
shpesh përhapen në anën jugore dhe veriore. Disa nga tempujt janë thjeshtuar
me një anijatë të ngritur në qendër ndërsa muret anësore janë me tavane të
sheshtë. Një lloj tjetër ndërtesash ka dominuar në komplekset e manastireve të
cilat iu kthyen llojit bizantin të kishave kryq-formuese të lidhura me manastiret
athoniane. Ky lloj athonian theksin e vendos mbi kupolat ku në hapësirën e ani-
jatës është bërë një zgjidhje qendrore me një hapësirë maksimale të gjerë nën
kupolë (Manastiri i Bigorskit).

Tempujt zakonisht ishin të vendosura në bazë të trarëve të dushkut që ishin


të ndërlidhur në një sistem ndërtimi themelor. Kishat janë ndërtuar prej guri
të grimcuar duke përdorur trarët e fshehur më të qartë horizontalë prej dru-
ri. Qoshet e mureve, dritareve dhe tambureve janë bërë nga një gur i gdhendur
dhe kurorat përfundimtare nga gurë-shtufe të profiluar. Kishat ishin mbuluar në
mënyrë autentike me pllaka guri. Dyert dhe dritaret janë bërë arkitrarësh ose
në mënyrë harkore. Dyshemeja e kishave është bërë me pllaka guri në forma të
rregullta (katrore dhe drejtkëndëshe). Dekorimi i brendshëm i mureve përbëhej
nga pikturimi i rregullt i kupolave dhe tambureve dhe në disa tempuj nga pikturi-
mi i plotë i të gjitha sipërfaqeve të mureve.

Kisha Sh. Varvara në f. Rajçicë pranë Dibrës

17
Deisis, kisha Shën Varvara, F. Rajçicë, fillimi i shekullit XVII

Përveç dëshmive/traditave historike mbi ndërtesat e vjetra që kapin periudhën


kohore deri në shekullin e 11-të (Në Librin e memorieve të Bigorskit, i përsh-
kruar “nga i vjetri në të riun” nga hieromonahu Daniel në vitin 1833, kishte një
traditë mes vëllazërisë së manastirit që themeluesi i manastirit të tyre ishte mur-
gu Jovan në vitin 1020) tempulli më i vjetër i ruajtur është kisha e vogël me një
anijatë e Shën. Varvarës në fshatin Rajçicë afër Dibrës. Nga afresket pjesërisht të
ruajtura në pjesën lindore të kishës dhe mbishkrimi i themeluesit, mësojmë se
kisha u ngrit në vitin 1597 nga donatorët Ovçina dhe Vlk. Nga kjo kishë ka orig-
jinën epistili me Deisisin e zgjeruar dhe Dyert perandorake që i përkasin ikonos-
tasit origjinal nga fillimi i shekullit të 17-të.

Veprat ikonografike nga dy dekadat e fundit të shekullit të 16-të dhe dy dekadat


e para të shekullit të 17-të, një pjesë e ruajtur në manastirin e Shën Gjergjit në
fshatin Rajçicë, konsiderohen të jenë elementë të ikonostasit të parë të Manastir-
it “Jovan Bigorski”. Përkatësisht, në fund të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, gjatë
rindërtimit të së ashtuquajturës “kisha jugore”, u formua një ikonostas, nga i cili
janë ruajtur ikonat e fronit dhe dyert perandorake që janë pikturuar në frymën e
piktorit të famshëm Onufri të Argosit, ose ndoshta nga biri i tij Nikolla. Më vonë
ky ikonostas iu nënshtrua plotësimeve, gjatë dy dekadave të para të shekullit të
17-të, me shtimin e pjesës mbi dyert perandorake me syrin e pafjetur, epistilin
me Deisisin e zgjeruar, ikonat e Festave të Mëdha dhe Kryqin e madh të ikonos-
tasit etj.

18
Boshllëku në prodhimin vendas në rajonin e Rekës, i cili është pasqyruar
veçanërisht në veprimtarinë artistike në fund të shekujve 17 dhe 18, pjesërisht
është plotësuar me ikona nga punëtoritë e ikonografëve epirotë lidhur kryesisht
me dy qendra, Janinën dhe Selanikun. Ky grup “epirot i manastirit” shfaqet me
ikona individuale për ikonostaset në disa kisha në rajonin e Dibrës-Rekës, që
ishin sjellë si porosi apo dhurata nga tregtarët vendas. Elementi më i njohur i
tyre është zbukurimi i shabllonizuar me lule i bordurës, mbushja e aureolave
me një zbukurim shtuko të reliefit, ose me skalitjen e rrathëve etj. Kishat në të
cilat hasen ikonat e këtij grupi janë: Shën Varvara dhe Shën Atanasie në Rajçicë,
Shën Pjetri dhe Pavli në Tresonçe, Hyrja e Hyjlindëse në Rosoki, Shën Gjergji në
Llazaropole, Shën Hyjlindësja në Melniçanin e Poshtëm, Shën Dhimitri në Tatar
Elevci etj.

Ikonostasi në kishën Fjetja e Hyjëlindëses, f. Gari

Një grup anonim i piktorëve, i karakterizuar nga simbioza e shprehjes tradicion-


ale dhe barokiane stilistike, dhe për shkak të pranisë së vet të rëndësishme në
pjesën perëndimore të Maqedonisë, përkufizohet si “Grupi Pro-barok i Ohrit”.

19
Prej tyre vërehen ikonat individuale të fronit dhe ikonat festive në kishat e Shën
Gjergjit në Llazaropole, Shën Petkës në Galiçnik, Hyrja e Hyjlindëses në Rosok,
Fjetja e Hyjlindëses në Gari. Në Manastirin e Bigorskit është ruajtur grupi më i
madh i ikonave të tyre, dhe përveç një pjese të koleksionit të ikonave, krijimtarisë
së tyre gjithashtu i përshkruhet edhe piktura afreske e ruajtur në muret jugore
të naosit.

Nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë, në skenën vendase u shfaq ikonografi


miak Nedelko nga Rosoki (i nënshkruar në vitin 1770 në ikonën e Jezu Krishtit
të kishës Shën Petka në Galiçnik). Ikonat e tij atribuohen në Shën Gjergjin në
Llazaropole (Dyert perandorake), Rosok (ikona festive Përhasja), në thesarin e
Manastirit të Bigorskit (Shën Gjon Pagëzori me jetëshkrim).

Periudha e shekullit XIX solli një lulëzim të ri në rajonin e Rekës në të gjitha


sferat e aktiviteteve artistike përmes ndërtimit/rinovimit të tempujve të shenjtë,
me dekor të plotë të pikturës së murit, pikturës së ikonave dhe gdhendjes. Në
këtë periudhë të veprimtarisë së përgjithshme, në sajë të eprorëve të shkathët
të manastireve, u krijuan dhe u ngritën një numër emrash ikonografësh vendas,
të cilët përhapën famën e shkollës dibrane-miake në të gjithë Ballkanin. Në këtë
aktivitet prin Manastiri i Bigorskit, ku nga
Shën Gjergj Ngadhënjimtari (v. 1835)
librat e memorieve mësojmë rreth abatit
në f. Rajçicë pranë Dibrës
të parë të manastirit, hieromonahut (mur-
gut-prift) Hilarion, i lindur në fshatin (Ta-
tar) Elevci pranë Dibrës, i cili me mbërrit-
jen e tij në vitin 1743 hasi në një kishë “të
vogël dhe të vjetër dhe shumë të varfër”
dhe menjëherë ndërmori veprime për të
rindërtuar Manastirin e Bigorskit. Hilar-
ion gjithashtu ishte meritor për krijimin
e metohisë në fshatin Rajçicë, duke kri-
juar parakushte për ringjalljen ekono-
mike dhe artistike të manastirit. Murgu
Mitrofan, lindur në fshatin Llazaropole,
ishte abat në Manastirin e Bigorskit nga
viti 1796-1807, dhe është konsideruar si
një nga abatët më produktivë. Në kohën
e tij, kisha u kthye nga një kishë e vogël
në një kishë të madhe dhe të re, dhe në vitin 1800, ai gjithashtu bëri që të pik-
turohet kubeja e madhe. Afresket e kupolës qendrore i atribuohen ikonografëve
korçarë. Nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të, u ruajt piktura origjinale e murit

20
Ikonostasi në Manastirin e Bigorskit

jugor të kishës së vogël më të vjetër, e cila u përfshi në murin jugor me rastin e


zgjerimit, respektivisht, ngritjes së kishës së sotme të manastirit kushtuar Shën
Gjon Pagëzorit.

Pas vdekjes së tij në vitin 1807, si trashëgimtar i Mitrofanit, vjen bashkëkohësi i


tij, Arkimandriti Arsenije, i lindur në Galiçnik. Tridhjetë e dy vjet të menaxhimit të
suksesshëm të abatit Arsenije e pasuruan Manastirin e Bigorskit me vazhdimin
e dekorimit të tempullit, pastaj sallën e ngrënies së meshkujve dhe rinovimin e
plotë të konakut të vjetër. Ai ndërtoi disa objekte ndihmëse, një vend të rojës, një
oborr me çezme, etj. Ndërsa është kujdesur për manastirin, ai ka rinovuar edhe
metohinë (viti 1832) dhe me iniciativën e tij është ndërtuar një tempull kushtuar
Shën Gjergj Ngadhënjimtarit (viti 1835) në fshatin Rajçicë afër Dibrës.

Ikonografi Mihail Anagnosti dhe djali i tij Dimitri, në murgjëri Daniil, nga fshati
Samarinë i Epirit, u ftuan nga vëllazëria e manastirit për të punuar afresket e
dhomës së ngrënies së meshkujve dhe pikturimin e ikonave për ikonostasin e
ri trekatësh me 44 ikona mbi të (1831-1833). Ata fillojnë traditën e pikturimit të
portreteve të ktitorëve (themeluesve) të udhëheqësve shpirtërorë, të iniciuar
nga arkimandriti Arsenije, pasuar nga pasuesit e tij. (arkimandriti Arsenije,
hieromonahu Teodosij, etj.)

Dëshira e arkimandritit Arsenij, Manastiri i Bigorskit të marrë dhe një ikonostas


të bukur të veçantë, shihet në angazhimin e tij të mjeshtërve të atëhershëm të
shquar të drugdhendjes, tajfën e Petre Filipoviç-Garkës nga fshati Gari. Petre
Filipoviç-Garka, i vëllai Marko, pastaj Makarij Fërçkovski nga Galiçniku, Avram
Diçov dhe të bijtë e tij Vasili dhe Filipi nga familja e Filipovëve nga fshati Osoj në
periudhën nga viti 1829 deri në vitin 1835 arritën të krijojnë një vepër të shquar
artistike të drugdhendjes të përmasave më të gjera. Në të njëjtën kohë u punua
edhe froni arhierik dhe karrigia e abatit.

21
Hieromonahu Joakim, i lindur në fshatin Biban, vazhdoi përpjekjet e Arsenijes,
dhe si trashëgimtar i tij nga viti 1840 deri në vitin 1862, ngriti një iniciativë për
zgjerimin e manastirit dhe metohisë së tij me kishën Shën Gjergji në fshatin Ra-
jçicë. Me ftesën e tij në vitin 1840 sërish u angazhuan Mihail Anagnosti dhe Daniili
për të bërë ikonat e ikonostasit dhe pikturimin e afreskeve të kubesë së kishës
në fshatin Rajçicë. Mihaili paraprakisht, në vitin 1838 ka bërë ikonat e fronit të
kishës Shën Arkangjeli Mihail në fshatin Trebisht. Më vonë nga viti 1848 deri në
vitin 1852 punën e pikturimit të afreskeve në tempullin në Rajçicë e vazhdon Diço
Zografi nga fshati Tresonçe, si dhe të portreteve në sallën e ngrënies së mesh-
kujve në Manastirin e Bigorskit. (Portretin e Meletiut – mitropolit i Dibrës (1849),
portretin e hieromonahut Teodosij dhe të abatit Joakim (viti 1868))

Pamje drejt kupolës qendrore, kisha Shën Gjergji në f. Llazaropole

Ikonografi Antonij, aktiv në periudhën ndërmjet viteve 1810 dhe 1841 kryesisht në
peshkopatën e Dibrës-Kërçovës, ka bërë disa vepra të pikturimit të afreskeve në
Manastirin e Bigorskit (dhe dy afreske të ikonave të Jezusit dhe Hyjlindëses në
shtyllat perëndimore të naosit në Manastirin e Bigorskit, rreth vitit 1814), pastaj
ikona për kishat Hyrja e Hyjlindëses në Melniçanin e Poshtëm në vitin 1816, Shën
Vraçin në Melniçanin e Epërm, Shën Dimitrin në Tatar Elevci, Shën Akilin në fsha-
tin Trebisht.

22
Gjatë kohës së abatit Hariton, në vitin 1866, është pikturuar kupola e vogël në
Manastirin e Bigorskit, kushtuar Shën Gjon Pagëzorit nga ana e një ikonografi të
panjohur, dhe ikonografi Vasil Ginovski nga fshati Galiçnik, në vitin 1871, me ftesë
të arkimandritit Mihail ka bërë ndërhyrjen e fundit në këtë tempull me pikturimin
e afreskeve në fasadën perëndimore të tremes.

Drejt Manastirit të Bigorskit, si një qendër shpirtërore dhe në të njëjtën kohë


artistike e rajonit, bashkohet kisha Shën Gjergji në Llazaropole, falë themeluesit
të famshëm Gjurçin Kokaleski, me ndërtesën e saj monumentale dhe ikonostasin
e lartë ku janë angazhuar disa emra të shquar të ikonografisë në dekorimin e tij.
Mihail Anagnosti ka punuar në një pjesë të ikonave për ikonostasin dhe në pik-
turën murale (Gjyqi i Tmerrshëm, viti 1837) dhe pas mospajtimeve me fshatarët
punën e tij e ka vazhduar Diço Zografi. Në ikonostasin trekatësh me ikona të
ndryshme të disa fazave (shekujt XVII-XX) kanë marrë pjesë dhe ikonografi Geor-
gios (1835/6), pastaj ikonografi Dimitar Molerov nga Bansko (v.1849), Diço Zografi
(v.1843) etj.

Diço Zografi njohuritë e para të tij i ka marrë nga Mihail Anagnosti nga Samarina,
gjë që i ka mundësuar për të mësuar prej njërit nga ikonografët më të shquar
të kohës së tij, të fitojë shkathtësi dhe përvojë që do t’i mundësojnë në të
ardhmen për t’u rritur në një nga figurat më të rëndësishme dhe më produktive
ikonografike vendase të periudhës së rilindjes në rajonin e Rekës, fama e të cilit
do të zgjerohet në të gjithë Ballkanin (dymijë ikona dhe shumë ansamble (tërësi)
afreskesh. Hapave të tij kanë vazhduar bijtë e tij Avram Diçov dhe në mënyrë
sporadike edhe Spiridoni. Në punëtorinë e tij kanë mësuar dhe më vonë me të
kanë bashkëpunuar ikonografë të tjerë jashtë familjes së tij, siç është Pjetër
Dibrani, një fqinj i tij nga fshati Tresonçe.

Kisha Sh. Ahili në f. Trebishtë

23
Pamje drejt kupolës së kishës Sh. Ahili në f. Trebishtë

Diço Zografi (1819-1873),


pothuajse në të gjithë
tempujt më të rëndësishëm
në rajon, ishte i angazhuar
në bërjen e pikturave murale
dhe pikturave të ikonave,
ndër të cilat janë edhe Kisha
e Hyrjes së Hyjëlindëses
në fshatin Rosoki ku në
mbishkrimin e themeluesit i
gdhendur mbi hyrjen jugore
nga Diço Zografi, është
shënuar viti 1835 kur u krijua
Kisha Sh. Ilija në f. Sellcë tempulli dhe në vitin 1850
tavani. Ikonat e fronit të Diço
Zografit janë vepra nga faza e hershme e krijimit të tij dhe janë arritjet e tij të para
më të rëndësishme (1844-45). Kisha Ngjitja e Shën Ilisë në fshatin Sellcë, është
ngritur ndoshta në mes të shekullit XIX, dhe është pikturuar me afreske në vitin
1864 nga tajfa e Diço Zografit. Ikonostasi dhe ikonat janë pikturuar në periudhën
nga viti 1864 deri në vitin 1868 nga Diço Zografi. Në fshatin Gari, kisha Fjetja e
Hyjlindëses e ngritur në vitin 1856, dhe e pikturuar me afreske në vitin 1866, autor
i pikturimit të afreskeve është Diço Zograf, i biri i tij Avrami dhe nxënësi Petre

24
Kisha Shën Nikolla në f. Tresonçe

Jovanoviç. Për kishën Shën Hyjlindësja, fshati Sencë, ikonat për ikonostasin i ka
bërë Diço Zografi në vitin 1855. Diço Zografi ka punuar disa herë në shumicën e
tempujve në rajonin e Rekës, si në punimin e pikturës murale ose për nevojat
e plotësimit të materialit të pikturimit të afreskeve të ikonostaseve: Manastiri i
Bigorskit (1849), Shën Gjergji në Llazaropole (1841), Shën Gjergj Ngadhënjimtari
në Rajçicë (1848//52), Hyrja e Hyjëlindëse në Rosok, Shën Apostujt Pjetri dhe
Pavli në Tresonçe (1845/49), Shën Akili në Trebisht (1849/50), Shën Hyjlindësja
në Dibër (1965/6), Shën Ilia në Sellcë (1864) ), Shën Dimitri në Vollkovi (1852),
Fjetja e Hyjëlindëse në Jançe, Shën Nikolla në Kiçinicë (1849/50), Shën Nikolla në
Kosovrastin e Poshtëm, Shën Dimitri në Tatar Elevci etj.

Avram Diçovi një nga bijtë e tij dhe bashkëpunëtori më besnik ka ma rrë pjesë
në këto ndërmarrje së bashku më të atin (Shën Hyjlindësja në Dibër, 1872, kisha
Fjetja e Hyjlindëses në Gari, Shën Petka në Dibër, mëhalla e poshtme) dhe më
vonë në mënyrë të pavarur (Shën Nikolla në fshatin Tresonçe, 1873). Spiridoni,
gjithashtu i biri i Diços ka punuar së bashku me të atin në punimin e pikturës së
afreskeve në Shën Apostujt Pjetri dhe Pavli në Tresonçe.

Prodhimi artistik vendas në rajonin e Rekës është plotësuar nga një numër i
ikonografëve vendas. Pikturimi i afreskeve të vitit 1873 në kishën Shën Hyjlindësja
në Dibër është vepër e ikonografit Koço Kërstev nga fshati Llazaropole, ndërsa
një pjesë e ikonave të fronit janë nga dora e Nikolla Kërstiqit nga Llazaropoleja në
vitin 1872. Në ikonostasin e kishës Shën Petka (mëhalla e poshtme) në Dibër ka
ikona të Kërste Nikollovit nga Llazaropoleja. Kisha e dytë kushtuar Shën Petkës
në Dibër, është e pozicionuar në të ashtuquajturin livadh i pashkëve në pjesën
e sipërme të qytetit në afërsi të tempullit të katedrales Shën Hyjlindësja. Sipas
datës së skalitur në tryezën e nderit të vitit 1693 supozohet se është viti kur është

25
ngritur tempulli. Ikonat e ikonostasit janë vepër e ikonografit Zafir Angjellkoviç
të vitit 1923. Në ikonën Shën Mërija me Jezusin e vitit 1928 përmendet gjithashtu
piktori i afreskeve Gj. Doneviç nga fshati Gari. Një pikturë afreskash është ruajtur
në qemerin e narteksit dhe në qemerin e altarit me gjasë vepër e piktorit të
rëndësishëm të afreskeve e vitit 1928. Mbi fshatin Rajçicë ekziston gjithashtu
kisha kushtuar Shën Atanasies (viti 1868). Një pikturë afreskesh e vitit 1875
është ruajtur vetëm në hapësirën e altarit dhe në murin perëndimor, dhe është
vepër e ikonografëve Dobre Doiçin dhe Kërste Kolov nga Llazaropoleja. Në afërsi
të menjëhershme të Dibrës, në një zonë idilike malore në fshatin Tatar Elevci
ekziston kisha Shën Dimitrija (v. 1873). Një pjesë e ikonave të fronit të ikonostasit
janë nga duart e Dimitria Andonovit nga fshati Gari nga viti 1899. Në kishën Shën
Gjergji në fshatin Osoj sipas mbishkrimit mbi hyrjen jugore në anën e brendshme,
autor i afreskeve në qemerin dhe altarin është Isaija Xhikov nga fshati Osoj në
vitin 1887, ndërsa në emporionin e galerisë në pjesën perëndimore të naosit
është shënuar viti 1872 me gjasë vepër e një ikonografi tjetër më me përvojë se
Xhikovi. Në konstruksionin e ikonostasit është shënuar viti 1882 ndërsa në ikonat
e fronit, Xhikov ka shënuar vitet e punimit të ikonave v. 1885-86. Në fshatin Gari
në kishën Fjetja e Hyjlindëses, ikona kushtuar Shën Parashqevisë është bërë nga
Eftim Spasev nga fshati Gari në vitin 1893. Në kishën Shën Nikolla në Beliçicë

Kisha Shën Gjergji në f. Osoj

26
(1885) ikonat e fronit të ikonostasit në këtë kishë i ka pikturuar ikonografi nga
Krusheva Nikolla Mihaillov në vitin 1888 dhe një pjesë ikonografi Kërsto Avramov
nga fshati Tresonçe në vitin 1896. Kisha Shën Pjetri dhe Pavli e ndërtuar në vitin
1930 është pikturuar me afreske në vitin 1931 nga ana e piktorit të artit Llazar
Liçenoski. Për kishën Shën Petka, fshati Galiçnik (v. 1809?) ikona kanë bërë
Nedelko nga fshati Rosoki në vitin 1770 dhe Hristo Makroviç, Kosmia Makariov
në vitin 1868 dhe një ikonograf tjetër i panjohur në vitin 1879. Në kishën Shën
Panteleimoni, fshati Nikiforovë, (v. 1867, e rinovuar në vitin 1923), ikonograf i
ikonave të ikonostasit është Ruse Kërstiq (Ikonografi Ruse Krstiq nga Nistrova
zona e Galiçnikut, 3 korrik 1926). Për kishën Shën Hyjlindësja, fshati Sence, ikona
për ikonostasin kanë bërë një ikonograf i panjohur në vitin, Diço Zografi (v. 1855)
dhe Teodosia Kostiq nga Llazaropoleja në vitin 1930.

Nga kjo pasqyrë përmbledhëse e rrjedhave intensive artistike në rajonin e Dibrës


dhe Rekës, ku gjenden 39 tempuj të shenjtë ortodoksë, vlerësimi i përgjithshëm i
ndërtesave të shenjta të krishtera në rajonin e komunave të Dibrës, Mavrovës dhe
Rostushës është problemi i neglizhimit të trashëgimisë monumentale për disa
arsye kryesore. Përveç braktisjes dhe moskujdesit, ose aktiviteteve joprofesionale
të ndërmarra nga këshillat e kishave në ndërtesa që kanë të njëjtin efekt negativ
në drejtim të prishjes së autenticitetit, kishat dhe manastiret janë në goditje të
vazhdueshme të vjedhjeve të trashëgimisë së luajtshme kulturore (ikonat dhe
pjesët e mobilieve të gdhendura të kishës) para së gjithash për shkak të procesit të
pakthyeshëm të shpërnguljes së popullatës së krishterë të këtij rajoni, e cila ishte
një faktor kryesor në sigurinë e këtyre të mirave monumentale. Kjo plotësohet
nga kujdesi i dobët institucional i pronarit (Kishës Ortodokse Maqedonase) dhe
institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë
qeverinë lokale në fushën e kompetencave të tyre.

27
28
TIPOLOGJIA, KARAKTERISTIKAT
DHE RËNDËSIA E MONUMENTEVE
OSMANE NË TERRITORIN
E DIBRËS DHE REKËS

Ndërtimi i objekteve osmane në territorin e Dibrës dhe Rekës fillon pas rënies
nën sundimin osman, në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të. Traditat osmane të
ndërtimit të bartura në këtë zonë pasqyrohen në numrin e madh të ndërtesave
të ndërtuara me karakter profan dhe të shenjtë që duhej t’i plotësonin nevojat
e popullsisë. Përveç numrit të madh të shtëpive, aktivitetet arkitektonike
osmane krijuan dhe vepra arkitektonike që deri atëherë nuk ishin të njohura për
arkitekturën vendore. U ngritën xhami, teqe dhe tyrbe në përputhje me nevojat
islame për shprehjen fetare, por edhe hamame, hane dhe kështu me radhë,
të cilat në dimensionin e tyre funksional dhe shoqëror u përdorën nga gjithë
popullsia pavarësisht përcaktimit të tyre fetar. Por numri i këtyre ndërtesave si
rezultat i zgjerimit modern urban gradualisht ka shënuar rënie dhe deri më tani
janë ruajtur vetëm një numër i vogël - disa xhami, dy hamame, një banjë termike,
një teqe, tyrbe etj.

Prania e ndërtesave karakteristike otomane plotëson shtresimin e përgjithshëm


mjedisor jo vetëm të qytetit të Dibrës si një qendër, por edhe të gjithë rajonit të
Dibrës dhe Rekës. Në ndërtimin e xhamive (të ndërtuara në gjysmën e dytë të
shekullit të 15-të dhe të rindërtuara në gjysmën e parë të shekullit të 20-të),
mbizotërojnë forma të pastra dhe precize si reflektim i ndërtimtarisë lokale, me
vlera modeste arkitektonike dhe dekorative. Shenjat e arkitekturës tradicionale
lokale të pranishme në ndërtesat osmane vetëm konfirmojnë aftësitë e tajfave të
ndërtuesve lokalë, të njohura dhe të përdorura nga ndërtuesit e këtyre objekteve.

Në territorin e Dibrës dhe Rekës ekzistojnë ende shembuj dhe vepra nga opusi
ndërtimor i periudhës osmane. Megjithatë, si më të rëndësishme i veçojmë ato që
u ndërtuan në qytetin e Dibrës, i cili menjëherë pas pushtimit të osmanëve u banua

29
Xhamia e Bajram Beut, nga kolonistët turq, të cilët formuan një
pamje nga perëndimi vendbanim qytetor në të cilin ata prezantuan
mënyrën e tyre të jetesës dhe kulturës.

Xhamitë, si lloji më karakteristik i


ndërtesave nga periudha osmane, flasin
për thjeshtësinë e formës arkitekturore
dhe për objekte shprehja arkitekturore e
të cilave është përkthyer kryesisht në një
formë drejtkëndëshe të mbuluar me çati
me katër rreshta dhe një treme të hapur
mbi shtylla prej druri. Midis disa xhamive në
Dibër (Xhamia e Bajram Beut dhe Xhamia
Budulec - të ngritura në shekullin e 19-të),
si një përfaqësues tipik veçojmë Xhaminë
Hunqar në Dibër, e ngritur në H.872/M.1467,
si trashëgimi e Fatih Sulltan Mehmed
Hanit (1451-1481 ). Ndonëse disa renovime
dhe ndryshime janë bërë në të kaluarën
(1938/39), megjithatë, xhamia ka ruajtur të
gjitha shenjat dalluese të arkitekturës nga
periudha klasike e ndërtimit osman. Tremja,
e cila sot është e tipit të mbyllur, ka ruajtur
Xhamia Budulec, pamje nga veriu elementet që flasin për pamjen dhe formën e
saj origjinale - një treme e hapur. Brendësia
dominohet nga mihrabi, minberi të punuar
thjeshtë dhe një tavan i rrafshët prej druri në
pjesën qendrore të të cilit është e pranishme
një rozetë e gdhendur, shpesh e përdorur
në dekorimin e ambienteve të ndërtesave
profane. Për shkak të përdorimit të gurit të
papërpunuar dhe tullave si material ndërtimi,
fasadat e xhamive zakonisht janë suvatuar.
Vëmendje e veçantë në ngritjen e xhamive i
është kushtuar ndërtimit të minares që i jep
xhamisë theksin vertikal. Përveç ndërtimeve
të thjeshta (në xhamitë e ndërtuara në
fshatra), në Dibër dominojnë minaret e gjata
dhe elegante, karakteristikë e xhamive në
Ballkan.

30
Xhamia Hynqar, pamje nga veriu Mihrabi dhe minberi në brendësinë
e Xhamisë Hynqar

Tyrbja në oborrin e Xhamisë Hynqar Pamja e tremes së Xhamisë


Hynqar nga perëndimi

Për rëndësinë që është dhënë në ngritjen e një lloji të caktuar të objekteve


flet edhe Tyrbja ngjitur me Xhaminë Hunqar në Dibër, ku deri në përsosmëri
është kryer përpunimi i elementeve të profiluara të gdhendura në gur. Sipas
karakteristikave stilistike - një tyrbe e tipit të hapur, me një bazë tetëkëndëshe
mbi të cilën ngrihen tetë shtylla poligonale të lidhura me harqe gjysmë-rrethore,
me një probabilitet të madh mund të konstatojmë se është ngritur në fund të
shekullit të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të dhe sipas gurit të varrit që
gjendet në tyrbe, mund të supozojmë se është ngritur për Sadik Pashën në
H.1210/M.1795-96. Karakteristikat arkitektonike dhe dekorative e lidhin këtë

31
tyrbe me tyrben e Kapllan Pashës në Tiranë (Shqipëri), e cila u ndërtua në të
njëjtën periudhë (1820) dhe posedon të njëjtat karakteristika stilistike dhe
arkitektonike që flasin për një skemë të përbashkët ndërtimi të pranishme në
këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik . Tyrbja në Dibër është e vetmja tyrbe e këtij
lloji e ruajtur në Maqedoni.

“Hamami i ri” Kurnet në brendësinë e “Hamamit të Ri”

Hamamet përfaqësojnë objekte interesante arkitekturore nga periudha klasike


osmane dhe një nga të paktët të ruajtura me formën e tyre autentike të ndërtimit
(ku guri përdoret si material ndërtimi), ndërtesa me një përqindje të lartë të
ruajtjes origjinale. Ato përfaqësojnë një dëshmi të rëndësishme kulturore
dhe historike për mënyrën e jetesës në një periudhë të caktuar, të cilat kanë
një rëndësi relevante nga pikëpamja e historisë dhe kulturës, veçanërisht për
shkak të funksionit të tyre, arkitekturës, materialeve burimore dhe teknikave të
ndërtimit. Me konceptimin e tyre arkitektonik, hamamet përfaqësojnë një shenjë
të rëndësishme të kulturës urbane dhe në të kaluarën kanë luajtur një rol të
rëndësishëm në bashkimin social të popullsisë.

Ndërtesat e vetme të këtij lloji janë ruajtur në qytetin e Dibrës. Duke ndjekur
formën e tyre arkitekturore, hamamet e Dibrës i përkasin llojit të hamameve të
vetëm. Në pjesën e brendshme të tyre janë të renditura në disa halvete mbuluar
me kupola të vendosura në një tambur të ulët dhe të mbuluara me kallaj
plumbi. Si material për ndërtimin e objekteve janë përdorur guri dhe tullat që
theksojnë gjallërinë e objekteve. Hamamet e ruajtura në Dibër janë ndërtuar në
shekullin e 16-të, me rindërtimin gjatë shekullit të 19-të të bërë në “Hamamin

32
“Hamami i Vjetër” Mbetjet nga halvetet në “Hamamin
e Vjetër”

e Ri”. Karakteristikat kryesore të këtij lloji të ndërtesave ende ruajnë tiparet e


arkitekturës osmane. Përveç domethënies arkitektonike, një karakteristikë të
hamameve u jep përpunimi dekorativ i aplikuar në plastikën e gurit, e cila është
në kombinim të formave gjeometrike, veçanërisht e dukshme në përpunimin e
kurneve (vaskave) dhe fontanës (shatërvanit). Në Hamamin e Ri në Dibër në kuben
e tamburit të sallës së shatërvanit (e cila është rrënuar dhe sot nuk ekziston) ka
pasur një zbukurim të pikturuar me motive të pasura me lule dhe gjeometrike që
flet për qasjen estetike në rregullimin e ambientit.

Megjithëse në rrënoja, Hamami i Vjetër në Dibër (i njohur gjithashtu si Hamami


i Mustafa Pashës) u ngrit në shekullin e 16-të dhe përfaqëson një dëshmi të
rëndësishme kulturore dhe historike të mënyrës së jetesës në Dibër në atë
periudhë. Me muret e saj masive, kupolat prej guri dhe tulla, është një nga
ndërtesat e pakta që ka ruajtur formën dhe estetikën e tij autentike të ndërtimit.
Si i tillë, me ringjalljen e tij mund të jetë një qendër kulturore jo vetëm në qytetin
e Dibrës, por edhe në rajon.

Banjë, f. Banjishtë Pamja e kupolës në hapësirën për larje


në Banjë, f. Banjishtë

33
Teqja e Kadirit, gjendja e vjetër

Pasuria e burimeve natyrore ka mundësuar në rajonin e Dibrës përveç banjave


të qytetit të ndërtohen edhe banja termale me specifika dhe mënyra të veçanta
të përdorimit që i dallojnë ato nga banjat e qytetit. Të tilla janë banjat termale të
fshatit Banishtë, që janë një përzierje e pasurisë natyrore që e zotëron fshati dhe
veprimtarisë intensive arkitektonike që është zhvilluar në rajonin e Dibrës në fund
të shekullit 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të. Banjat në këtë fshat i përmend
në kujtimet e udhëtimeve të tij, Johan Han, i cili në vitin 1863 në udhëtimin e tij
përgjatë pellgjeve të lumenjve Drin dhe Vardar, ka qëndruan në Dibër.

Xhamia në f. Spas Xhamia në Rostushë

34
Teqja e Kadirit, para rrënimit

Bëhet fjalë për dy objekte të palidhura në pikëpamje funksionale, me stil të


ndryshëm arkitekturor dhe ndoshta me një periudhë të përafërt ndërtimi.
Pishinat e larjes me ujë termal ruhen ende në objektet. Ajo që i jep veçanti
këtyre objekteve është se ato posedojnë vlera të jashtëzakonshme autentike dhe
ambientale, domethënë ato përfaqësojnë një shembull unik të një qendre termale
shërimi me elemente dhe zgjidhje arkitekturore karakteristike të ndërtimit
osman në Maqedoni. Ndërtuar me kuadro të gurtë të strukturuar mirë, me
kamare të punuara saktësisht në brendësi dhe funksionaliteti i hapësirës, banjat
në Banishtë përfaqësojnë një arritje në të shprehurit arkitekturor në ndërtimin
e këtij lloji të objekteve. Pronar dhe bamirës i këtyre objekteve në mbishkrimin e
ruajtur në arabisht përmendet Oruk Zade (emri i familjes) Haci Muhyiddin Ilhami,
biri i Sulejmanit dhe viti H.1213/M.1798/99, kur ato janë ngritur.

35
Teqetë si objekte fetare në të cilat janë kryer ritualet e tarikateve të dervishëve
nuk ndryshojnë me specifikat e tyre në lidhje me skemën e ndërtimit. Dervishët,
siç është rasti me teqenë e Dibrës, si seli të teqesë shpesh kanë zgjedhur dhe
shtëpitë, dhomat e të cilave janë përshtatur për qëllime fetare. Shtëpia në Dibër,
ku ndodhej Teqeja e Kadirit, përfaqëson një përfaqësues tipik të shtëpisë së
qytetit të Dibrës. Në njërën prej dhomave në kat ishte bërë një kupolë e verbër
dhe një mihrab, dhe atje janë kryer ritualet fetare të dervishëve të tarikatit të
Kadirisë. Megjithëse në këtë rajon nuk ka asnjë teqe tjetër të ruajtur, sipas
karakteristikave arkitekturore, nuk është e mundur të bësh dallimin e një grupi
ose forme të veçantë stilistike të teqeve.

Aktiviteti i pasur i ndërtimit të osmanëve është gjithashtu i dukshëm në disa


ndërtesa të ruajtura (ose në rrënoja), kryesisht xhami, të vendosura në peizazhet
piktoreske të fshatrave në rajonin e Dibrës dhe Rekës. Edhe në këto ndërtesa ka
një tendencë për t’iu afruar vlerave të ndërtesave monumentale të kryeqytetit, por
me një ndjenjë dhe aftësi të theksuar vendore në ndërtim. Xhamitë në Rostushë, në
fshatrat Spas dhe Hame, kanë ruajtur ende thjeshtësinë e tyre pa e mbitheksuar
monumentalitetin por duke u përshtatur me nevojat fetare të popullatës fshatare
lokale. Të vogla për nga dimensioni, ato edhe krahas rindërtimeve në periudhën e
kaluar mund të dallohen me autenticitetin e tyre nga periudha e ngritjes së tyre.

Për shkak të vlerave të tyre historike, kulturore, arkitektonike, artistike dhe


sociale, Xhamia Hunqar me tyrben, dy hamamet, banjat termale në fshatin
Banishtë janë mbrojtur me ligj dhe përfaqësojnë një trashëgimi të rëndësishme
kulturore të ngritur në periudhën osmane me vlera dhe përmbajtje të ruajtur
autentike. Kujdesi i pamjaftueshëm nga ana tjetër, çon në një humbje të plotë
të lidhjeve të rëndësishme në vazhdimësinë ndërtimore dhe historike që çon në
varfërimin e vlerave të marra nga e kaluara. I tillë është rasti me Teqenë e Kadirit
që sot nuk ekziston.

36
ZHVILLIMI HISTORIK
DHE URBAN I QYTETIT

Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën juglindore të luginës së Dibrës, pranë lumit


Radika, i rrethuar nga disa anë me vargmalet e Korabit, Deshatit dhe Bistrës.

Ekzistenca shumëshekullore e vendbanimit Dibër, i cili për herë të parë përmen-


det me emrin e tashëm Dibër në statutin e Car Vasilit II (1018-1025), tregon se
qyteti ka një vazhdimësi historike dhe të lokacionit në ekzistencën e tij, pavarë-
sisht nga ndryshimet historike dhe sociale, gjurmët e së kaluarës janë të pran-
ishme në qytetin modern përmes përfaqësuesve të tij - trashëgimisë së ndërti-
mit.

Në shekullin e 15-të (1449), Dibra bie nën sundimin turk dhe menjëherë pas arri-
tjes së tyre, vendbanimi i qytetit u bë një udhëkryq i rëndësishëm për territorin e
zgjeruar të Perandorisë Osmane. Komunikimi dhe lidhjet ekonomike kontribuuan
në zhvillimin e qytetit në një qendër të mirënjohur tregtare-artizanale, ku u ndër-
tua çarshia dhe u ndërtuan objekte të rëndësishme të arkitekturës profane dhe
të shenjtë (publike dhe private).

Në burimet e shkruara, shekulli i 19-të në territorin e Republikës së Maqedonisë


karakterizohet nga ndryshime të shpejta dhe zhvillim të zgjeruar të qyteteve, dhe
qyteti i Dibrës në këtë periudhë kohore ka shënuar përparim në rritje në aspektin
e zhvillimit urban dhe arkitekturor.

Struktura ekzistuese urbane e qytetit të Dibrës është e ndarë në disa zona


rezidenciale, apo të ashtuquajturat mëhalla, të cilat përfaqësojnë grupe, të or-
ganizuara dhe të shpërndara në hapësirë në të gjithë zonën e qytetit. Mëhalla

37
e parë dhe më e vjetër është Mëhalla Varosh, e cila zë pjesën veriore të qytetit
dhe përfaqëson bërthamën rreth së cilës janë zhvilluar dhe formuar mëhallët
tjera të banimit: Hunqar, Mëhalla e Vakëfit, Mëhalla e Bajram Begut, Tikvarçe,
Mëhalla e Poshtme, Mëhalla Kodra, Kovaç dhe të tjerë. Shtëpitë e banimit janë
një element qendror që përbën hapësirën urbane të ndërtuar, por çdo mëhallë
gjithashtu ka objekte për aktivitetet e shërbimit, ndërtesa fetare për nevojat fe-
tare dhe funksionale të qytetarëve (kishë, xhami, hamam), çezme me ujë të pi-
jshëm. Në strukturën arkitekturore dhe urbane të qytetit, veçanërisht shquhen
shtëpitë në kate të myslimanëve - të vendosura në parcelat e mëdha të tokës me
fasadat e përparme të orientuara në oborret e gjera të rrethuara me mure guri,
ndërsa popullsia e krishterë kryesisht u vendos në shpatet e kodrës - me shtëpi
të ndërtuara përgjatë rrugës, zakonisht në një rresht me shtëpitë e tjera dhe të
orientuara drejt rrugës, ku kanë marrë pjesë në përkufizimin e atij segmenti të
pjesës së përparme të rrugës dhe të ambientit hapësinor.

Në organizimin hapësinor të qytetit, çarshia u formua me një formë strikte lineare


përgjatë rrugës kryesore të qytetit që ndan qytetin në dy pjesë dhe njëkohësisht
përfaqëson një aks drejt të cilit gravitojnë rrugët e mëhallëve. Rrjeti i rrugës në
mëhallët përbëhet nga rrugë të ngushta më të vogla – “sokakë të mëhallës” që
komunikojnë me rrugët më të mëdha që hyjnë në pazarin.

Shtëpia në rr. “Bratstvo Edinstvo” nr. 31


Tip simetrik i shtëpisë me një çardak të vendosur në mënyrë
qendrore, detaj nga çardaku qendror – element i eksponuar nga
vëllimi themelor i shtëpisë

38
Shtëpia në rr. “JNA” nr. 33 (më e njohur si shtëpia e
Gani Grazhdanit) tavani i gdhendur dhe i ngjyrosur

Zhvillimi i arkitekturës profane të banimit në periudhën e momentit më të lartë


të saj krijues, bazuar në kushtet e krijuara më parë historike dhe ekonomike dhe
karakteristikat ekzistuese klimatike dhe topografike në fund të shekullit të 18-
të dhe sidomos në fillim të shekullit të 19-të formojnë vulën bazë të shtëpisë së
banimit në qytetin e Dibrës. Pikërisht gjatë kësaj periudhe krijohen mundësi për
aktivitet ndërtimor dhe intensifikim të ndërtesave individuale, dhe në konceptimin
hapësinor të vëllimit të shtëpive, sidomos nga aspekti i gjerësisë së aktivitetit
krijues, përveç traditës së ndërtimit, ndikim vendimtar kishte edhe përvoja që
kishin tajfat e mjeshtërve dhe muratorët nga Shkolla e famshme e ndërtimit të
Dibrës, e cila kishte ndikim të madh në zhvillimin jo vetëm të arkitekturës lokale,
por edhe më gjerë në Ballkan.

Pavarësisht nga arritjet e jashtëzakonshme arkitektonike dhe sistemet


konstruktive dhe teknikat e ndërtimit të zbatuara në fushën e ndërtimit, mjeshtrit
maqedonas nga shkolla e Dibrës kanë kultivuar dhe zejtari artistike – punime të
drurit (drugdhendje) dhe ikonografi. Theksi i veçantë u vendos në dekorimin e
brendshëm të shtëpive të Dibrës (së myslimanëve), duke iu përshtatur shijes së
klientit, ndërsa mjeshtrit kanë kontribuuar për shprehjen përfundimtare estetike

39
të shtëpisë, e cila në të njëjtën kohë ka dëshmuar si një tregues i rëndësishëm i
pasurisë së familjes.

KARAKTERISTIKAT ARKITEKTONIKE-ARTISTIKE
TË SHTËPIVE TË DIBRËS
Pamja që përcakton trashëgiminë arkitekturore të hasur në Dibër sot ndryshon
në raport me të dikurshmen, në aspektin e humbjes dhe ndryshimeve të rëndë-
sishme në karakteristikat dhe cilësitë. Bazuar në fondin e ruajtur të shtëpive
tradicionale me specifika arkitekturore dhe artistike që marrin pjesë në imazhin
aktual urban të qytetit, në masë të konsiderueshme mund të regjistrohen mjetet
e përdorura arkitektonike, ornamentet, materialet e aplikuara, teknikat ndërti-
more-konstruktive, kompozicioni.

Sistemi ndërtimor-konstruktiv i aplikuar në shtëpitë e Dibrës përbëhet nga një


sistem i përzier ndërtimi - një kombinim i mureve masive mbajtëse të gurit dhe
konstruksionit bondruk të drurit.
Guri si material ndërtimor them-
Shtëpia në rr. “Petar Popovski” nr. 57 (9) elor është përdorur për të ndër-
Hapësira e brendshme – dekorim i tuar tërësisht muret masive në
ngjyrosur në mur katin përdhese, ndërsa prania e
tij në katet e sipërme ishte krye-
sisht në murin e veriut, për dallim
nga ndërtimi bondruk prej druri që
është aplikuar në muret e katit - në
pjesën e përparme-frontale. Muret
e sistemit bondruk përbëhen nga
një skelet druri i formuar nga shtyl-
la të futura në një distancë të cak-
tuar ndërmjet vete të mbushura me
qerpiç dhe të suvatuara.

Mënyra e jetesës njerëzore, bes-


imet fetare dhe kultura e jetesës
gjithashtu ndikojnë në konceptimin
dhe organizimin e brendësisë së
shtëpive në Dibër. Sipas zgjidhjes së planit horizontal, shtëpitë e Dibrës mund të
grupohen në dy lloje themelore: me plan simetrik dhe të parregullt (asimetrik)
të bazës.

40
Shtëpitë me bazën e konceptuar në mënyrë simetrike janë objekte që qëndrojnë
lirshëm, të ndërtuara në P+1 ose P+2 kate, me formë drejtkëndore dhe rregullsi
gjeometrike në grupimin e hapësirave dhe organizimin e tyre hapësinor në nive-
le të veçanta, gjë që reflektohet dhe theksohet qartë në vetë fasadën. Një nga
tiparet estetike për formimin e fasadave të këtij lloji të shtëpive është çardaku i

Shtëpia në rr. “Petar Popovski” nr. 57 (9)

vendosur në qendër që merr pjesë në kompozimin e pamjes frontale të fasadës,


me dritare të ndara nga njëra-tjetra, me simetri dhe ritëm në lidhje me tërë për-
bërjen arkitekturore. Pikërisht për shkak të pozicionit të ekspozuar të elementit
qendror – tremja dhe dy çardakët e mbyllur theksojnë simetrinë dhe pasurojnë
plastikën hapësinore të fasadës kryesore të orientuar drejt oborrit të brendshëm.

Kjo formë e saktë gjeometrike e çardakut në llojin simetrik të shtëpive, pothua-


jse në mënyrë identike ose si një zgjidhje varianti, përsëritet në shtëpitë dibrane
(p.sh. tek shtëpitë në rrugët: “Petre Popovski” nr. 9; “JNA” nr. 33, “JNA” nr.59;
“Bratstvo Edinstvo” nr. 31, “Drini i Zi” nr.26, pastaj shtëpitë në Rr. “JNA” 35, Rr. “29
Nëntori” nr. 9, Rr. “Liman Kaba” nr. 53, etj.).

Shtëpitë me zgjidhje asimetrike të bazave kanë një organizim më kompleks të


hapësirës, i përcaktuar nga struktura e ndryshme e dhomave në lidhje me çarda-

41
kun, si dhe konfigurimi i terrenit. Mënyra e vendosjes së çardakut në organizimin
hapësinor të shtëpisë dibrane formon zgjidhje të ndryshme të formave të parreg-
ullta të bazave (forma “G”, një çardak i zgjatur, si dhe një kombinim i pozicionit të
çardakut dhe formave të ndryshme sipas niveleve). Në rastin kur çardaku ka një
pozitë frontale, përveç karakteristikës së tij funksionale bazë - të komunikimit
dhe lidhjes, njëkohësisht bashkon disa funksione dhe ndarja e hapësirës arrihet
përmes uljes së nivelit të dyshemesë. Pjesët e ngritura quhen shanishan dhe
shërbejnë për pushim/gjumë gjatë verës. (siç janë shtëpitë në rrugët: “Zdravko
Çoçkovski” nr.226, “Liman Kaba” nr. 13 dhe nr. 22, pastaj shtëpia në rrugën “Drini
i Zi” nr. 32, etj.). Shtëpia në Rr. “Zdravko Çoçkovski” nr. 226 është një shembull
karakteristik i një shtëpie dibrane me një zgjidhje asimetrike të bazës, me një
çardak të gjerë dhe një dekorim jashtëzakonisht të pasur të brendshëm është një
nga të mirat e rralla kulturore të ruajtura nga trashëgimia ndërtimore e arkitek-
turës otomane të banimit të shekullit të 19-të në Republikën e Maqedonisë.

Orenditë e brendshme të shtëpisë dibrane kanë rëndësi të veçantë në organizimin


e brendshëm dhe dizajnin estetik të enterierëve. Një element karakteristik i
pranishëm në çdo dhomë të shtëpive myslimane është hamamxhiku, dhe ai
është brenda pajisjeve të integruara. Hamamxhiku zakonisht vendoset pranë
hyrjes, duke formuar një tërësi, të grupuar në mënyrë funksionale nga elementë
arkitektonikë dhe dekorativë: një oxhak (kaminë), një kamare gjysmërreth dhe
një sergen, dhe në muret e dhomave mund të ketë kamare, dollapë.

Shtëpia në rr. “Zdravko Çoçkovski” nr. 12 (226), pamja juglindore

42
Shtëpia në rr. “Zdravko Çoçkovski” nr. 12 (226),
pamja e brendshme, dhoma reprezentuese e mysafirëve
me dekorim të pasur të gdhendur dhe të ngjyrosur

Shtëpia në rr. “Petar


Popovski” nr. 57 (9)
detaj nga dollapi i
drunjtë

Shtëpia në rr. “Zdravko Çoçkovski” nr. 12


(226), çardaku– tavane të drunjtë

43
Shtëpia në rr. “Petar Popovski” nr. 57 (9)
enterier – detaj i rozetës së gdhendur në
mënyrë dekorative të tavanit

Shtëpia në rr. “Zdravsko


Çoçkovski” nr. 12 (226),
pamja e brendshme – dhoma e
mysafirëve, tavani me kupolë me
dekorim thekson traditën e pasur
ndërtimore dhe artistike në zonën
e Dibrës

Shtëpia në rr. “Liman


Kaba” nr. 53 – pamja
lindore

44
Për të arritur sa më shumë përfaqësim të hapësirave të brendshme të shtëpive
dibrane, sidomos në dhomat e mysafirëve, është aplikuar një përpunim i
pasur me gdhendje të elementeve prej druri dhe zbukurime të pikturuara (në
sipërfaqet e murit, përpunim polikromatik i elementeve të mobileve të ndërtuara,
si dhe oxhakut), të cilat janë më shpesh të pranishme në shtëpitë e popullsisë
myslimane.

Një vend të dukshëm në pamjen e përgjithshme të enterierëve në dhomat dibrane


zënë tavanet, të cilët përbëhen nga dy pjesë themelore: një kornizë dekorative që
ndjek perimetrin e tavanit dhe e ashtuquajtura pasqyrë - sipërfaqja e tavanit.
Gjejmë vlera të mëdha artistike, sidomos në tavanet e përbëra nga fusha katrore
me rripa dekorativë dhe elemente të gdhendur në formë trekëndore në qoshe.
Rregullisht, në pjesën qendrore të tavanit, shfaqet një rozetë dekorative.

Shtëpia në rrugën “JNA”


nr. 35 – pamja lindore

Shtëpia në rr. “JNA” nr. 61 –


pamja lindore/tipi qendror i
çardakut

45
Shtëpia në rr. “JNA” nr. 33 (më e njohur si shtëpia e Gani Grazhdanit)
Pamja juglindore

Shumë rrallë në shtëpitë dibrane haset përpunimi i tavaneve në formën e një


kubeje. Tavanet e tilla bëjnë pjesë në llojin e zgjidhjeve komplekse kompozitore,
dhe sipas përpunimit të tyre dekorativ, ato përfshijnë përpunimin me llaç dhe
dekorimin e ngjyrosur të kombinuar me elementë të gdhendur në dru.

GJENDJA E RUAJTJES
Trashëgimia arkitektonike, nëpërmjet përfaqësuesve të saj nga e kaluara - që
ende ekzistojnë në strukturën arkitektonike dhe urbane të qytetit të Dibrës
përfaqësojnë pjesë të veçanta dhe disi të segmentuara që ekzistojnë jashtë
kontekstit të gjendjes aktuale.

Në bazë të hulumtimit në terren, është konstatuar një gjendje e ndryshme fizike


dhe shkallë e ruajtjes në shtëpitë e arkitekturës tradicionale urbane, të cilat gjatë
ekzistencës së tyre prej disa dekadash iu nënshtruan ndryshimeve të ndryshme
nga kujdesi i parregullt ose nga ndërhyrje të tjera joadekuate, si dhe nga ndikimi

46
negativ i faktorëve të jashtëm - ku ata humbën gjurmët e autenticitetit dhe njohjes
së tyre origjinale.

Vazhdon degradimi i regjistruar i mjedisit të drejtpërdrejtë të të mirave kulturore


me paraqitjen e objekteve të reja të ndërtuara që janë në kontakt të drejtpërdrejtë
me ndërtesat e ruajtura në mënyrë autentike. Gjegjësisht, ndërtesat moderne
nuk tregojnë vëmendjen dhe respektin e duhur ndaj cilësive të trashëguara
të vlerave të arkitekturës historike, e cila manifestohet nga rritja e tepruar
e lartësisë dhe dominimit të tyre, mospërputhjes së elementeve/detajeve
arkitekturore, materialeve dhe ngjyrave. Gjithashtu, interpolimi i ndërtesave të
reja zhvillohet pa respektuar vlerat e mjedisit historik, i cili në kushtet e sotme
pengon vazhdimësinë dhe integritetin e fronteve të rrugës, në të cilat regjistrojmë
një konflikt të dukshëm midis objekteve të vjetra dhe atyre të sapondërtuar.

Është evident përkeqësimi i gjendjes fizike dhe degradimi i materialeve të


ndërtuara në shtëpitë që janë braktisur për një periudhë të gjatë pa mirëmbajtje
dhe kujdes të rregullt (shtëpitë në rrugën “Petre Popovski” nr.9, Rr. “Drini i Zi”
nr.28, Rr. “Pavle Xhikovski” nr. 30, si dhe shtëpia në rrugën “Tasha Martinovska”
nr. 32, shtëpia në Rr. “JNA” nr. 61, shtëpia në qoshe të rrugës “1 Maji” dhe “JNA”,
shtëpia në rrugën “29 Nëntori” dhe shumë të tjera).

Shumë më shqetësues dhe më alarmues është fakti që lista e objekteve që kanë


humbur përgjithmonë karakteristikat e tyre specifike arkitektonike dhe stilistike
(për shkak të faktorëve të ndryshëm të jashtëm dhe të tjerë), po zgjerohet. Përveç
shtëpive në rrugën “Liman Kaba” nr. 13, Rr. “Drini i Zi” nr. 32, Rr. “Amdi Lleshi”
nr.17, pastaj shtëpia në rrugën “Liman Kaba” nr. 22 (numri i vjetër 37), për fat të
keq statusin e të mirës së paluajtshme të mbrojtur do të humbasë përgjithmonë
edhe shtëpia në rrugën “JNA” nr. 33, e cila gjendet në gërmadha dhe nuk ka
mbetje materiale në vendndodhjen e saj historike.

47
48
ARKITEKTURA TRADICIONALE
RURALE NË RAJONIN E DIBRËS
DHE REKËS

Zhvillimi i fshatrave në rajonin e Dibrës-Rekës është varur nga disa faktorë,


si natyrorë ashtu edhe socialë. Struktura bazë e vendbanimit janë mëhallët,
zakonisht të formuara nga familjet e para që janë vendosur në zonën në të
cilën është formuar fshati. Në defterët turk të regjistrimit të shekullit të 15-të
përmendet ekzistenca e një numri të madh të fshatrave që ekzistojnë edhe sot
e kësaj dite. Përveç vazhdimësisë së pandërprerë të ekzistencës, duke filluar
nga periudha para turqve, shumë fshatra nuk e kanë ruajtur vendndodhjen
origjinale. Fshatrat e vendosura pranë rrugëve për shkak të sulmeve të shpeshta
ka ndryshuar vendndodhjen e tyre në vende më sigurta dhe më të mira për jetë.

Të gjitha fshatrat në Rekë janë të llojit malor dhe kompakt, ndërsa në rajonin e
Dibrës ka fshatra fushore të tipit kompakt ose gjysmë-kompakt. Të vendosura në
gjirin e maleve, të strehuara nga erërat e forta, të rrethuara nga kullota të pasura,
në fshatra kishte mundësi për të zhvilluar bagëtinë, si degë e vetme ekonomike
që ka mundësuar mbijetesën e banorëve.

Terreni plastik, sidomos në rajonin e Rekës, i cili nga mali lëshohet pjerrët në
shtretërit e lumenjve ose në fushë, ka imponuar krijimin e një strukture rurale që
në mënyrë maksimale përdor hapësirën dhe mundësitë e lokacionit. Dendësia e
ndërtimit dhe pjerrësia e terrenit kushtëzojnë që komunikimi ndërmjet objekteve
të jetë me shtigje të ngushta, të pjerrëta dhe të lakuara. Sokakët më të mëdhenj
kanë një vijë të parregullt të lëvizjes që ndjek izohipset dhe konfigurimin e terrenit.
Kushtet në terren dhe ndarja e parcelës me rritjen e familjes kanë kontribuar në
parregullsinë e madhe në formën e parcelave. Sipas sipërfaqes, parcelat janë
të vogla dhe zakonisht në to është vendosur vetëm ndërtesa e banimit, ndërsa
objektet ekonomike janë ndërtuar në periferi të fshatit. Për shkak të dendësisë së
madhe të fshatrave, rrallë kishte hapësirë për një oborr para hyrjes së shtëpisë.

49
Matrica e trashëguar rurale dhe arkitektura e ruajtur në pjesën më të madhe
janë të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Fshatrat Jançe, Galiçnik dhe Gari, përkundër ndryshimeve, përfaqësojnë tërësi


të ruajtura me arkitekturë tradicionale. Të vendosura në male, të vendosura
amfiteatralisht në luginat e lumenjve, ato ende japin një imazh të njohur të fshatit
tradicional të Rekës.

Karakteristikat dhe veçantia e shtëpive të Rekës nuk janë vetëm rezultat


i mbylljes rajonale, ato dalin edhe nga kushtet klimatike të rajonit, tiparet
topografike lokale, përdorimi i theksuar i materialit ndërtimor lokal - guri dhe
druri, dhe kushtet shoqërore dhe ekonomike të kohës në të cilën ato janë krijuar.

Veçantia në vendosjen e shtëpisë në lokacion, konsistenca në orientimin e saj


ndaj horizonteve të lira dhe anëve me diell, funksionaliteti i hapësirës së ndërtuar,
standardizimi i rregullimit të brendshëm, harmonizimi i vëllimeve hapësinore dhe
thjeshtësia lozonjare e paneleve të murit janë tiparet e përgjithshme të shtëpive
të rajonit të Rekës.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në tërë rajonin e Rekës shtëpia ishte
modeste për nga madhësia. Pjesa përdhese ishte ishte prej mureve të gurit, kati
me një skelet të dukshëm prej druri, kulmi i mbuluar me kashtë. Muret e gurit
kanë një rrjet të dendur të trarëve horizontal, “kushakë”. Shembuj individualë të
këtij lloji të shtëpisë u ruajtën deri në fund të shekullit të 20-të.

Gari, panoramë

50
Vendosja amfiteatrale e shtëpive në
Tresonçe
Shtëpi-kulla në Kiçinicë, të
ndërtuara plotësisht nga guri

51
Në të gjitha fshatrat e Rekës së Epërme në të njëjtën kohë ka shtëpi të larta
“kulla” dhe shtëpi përdhese të mbuluara me kashtë thekre “thekërishte”. Të dyja
reflektojnë kontrastet sociale në rajon gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të
shekullit të 20-të.

Shtëpia e Rekës është prej guri, i cili ka ndikim në zgjidhjen konstruktive dhe
formimin arkitektonik të shtëpisë. Guri i përdorur kishte edhe rol dekorativ, është
përpunuar me kujdes në fasadat që kanë mbetur të pa suvatuara, i gdhendur për
qoshet e mureve, për kornizat e portave dhe dritareve, për kaminët dhe oxhaqet
e brendshme. Jo më pak rol konstruktiv ka edhe druri, megjithatë, pjesët e tij të
dukshme nuk janë përpunuar në mënyrë dekorative.

Kati përdhes i shtëpisë


është me mure guri të Shtëpi në Gari me mure “bagdatie”
trasha deri në 80 cm.
Megjithëse për nga
jashtë është masive,
brenda shtëpia është
me një ndërtim bondruk
prej druri i përdorur për
muret ndarëse. Pjesa e
përparme e katit më të
lartë me çardakun dhe
dhomën e mysafirëve
është bërë rregullisht
prej konstruksionit
bondruk të drurit, i
formuar nga shtylla
vertikale të rrethuara
nga jashtë dhe brenda
me dërrasa horizontale,
thurje e degëve ose
dërrasëza të holla
horizontale, ndërkohë
që hapësira mes tyre
është e mbushur me një
përzierje të baltës dhe
sanës (Tresonçe), baltë
dhe rërë (Bitushe) ose
vetëm me rërë (Galiçnik),

52
por mbushja kryesisht është me gurë dhe baltë. Muret e jashtme rreth “shtëpisë”
dhe hapësirat ekonomike janë nga guri. Si një sipërfaqe e jashtme finale e fasadës
së kateve është përdorur llaçi në fshatrat më të ulët malorë (Jançe) ose dërrasa
të mbërthyera vertikalisht (Galiçnik, Bitushe). Konstruksionet në mes kateve janë
bërë prej trarëve prej druri, dhe dyshemetë janë bërë nga dërrasa ose toka e
shtypur. Konstruksioni i çatisë prej druri si një material mbulimi përfundimtar
ka pllaka guri ose dërrasa nga pisha ose bredhi (shendere), ndërsa llojet më të
vjetra të shtëpive janë mbuluar me kashtë thekre.

Struktura e gurit në mur në katin përdhes, e cila tek shtëpitë e Rekës së Epërme
vazhdon në katet e sipërme, në Rekën e Poshtme kthehet në një konstruksion

Shtëpi në Sence, e mbuluar Shtëpi-kullë në Brodec, detaj i


me shendere doksatit

Shtëpi në Gari me çardak këndor, i mbyllur me kapakë të drunjtë

53
të butë bondruk prej druri. Muret e lehta “bagdatie”, daljet e vogla dhe të
patheksuara erkere të kateve dhe strehët e thella, janë elementet themelore
në formimin e shprehjes së fasadës. Formimi i fasadave lind spontanisht nga
organizimi i brendshëm i hapësirës, me mungesën e dekorimit të shkallës së dytë.
Në fshatrat që ndodhen në Rekën e Vogël, fasada shpesh mbetej e pa suvatuar
me dërrasa të holla të dukshme të mbërthyera horizontalisht (Gari, Mogorçe).

Shtëpia në rajonin e Rekës është e tipit të mbyllur, me një organizim hapësinor


që përmban një numër të zgjidhjeve të ndryshme. Lloji më i përfaqësuar është
shtëpia- kullë, e krijuar si rezultat i nevojës për mbrojtje. Shembulli më i bukur
i shtëpisë-kullë është ruajtur në Brodec. Monumentaliteti i kubiteve të gurit,
përpunimi dekorativ i gurit në qoshet dhe portat e gurit të hyrjeve, si dhe dekorimi
shtuko i doksateve i japin kësaj ndërtese një vend të veçantë në mesin e shtëpive-
kulla të ruajtura.

Zhvillimi hapësinor i shtëpisë ka lëvizur në një drejtim vertikal për shkak të


pjerrësisë së terrenit. Çardaku, një element karakteristik për arkitekturën
tradicionale maqedonase, është i mbyllur. Vetëm në Gari mund të hasen çardakë
që mbyllen me kapakë druri.

Shtëpi vëllazërore në Gari

54
Shtëpi të Galiçnikut, të futura në pjerrësinë e terrenit

Jançe, një variant i veçantë i shtëpisë-kullë në Rekën e Poshtme

55
Sipas organizimit hapësinor dhe vendndodhjes së çardakut mund të hasen disa
lloje shtëpish:
- një lloj i mbyllur i shtëpisë me një çardak të vendosur në një kënd të
bazës,
- një organizim boshtor-simetrik i hapësirës me një çardak të vendosur
në qendër,
- një çardak i mbyllur i vendosur përgjatë tërë gjatësisë së bazës dhe
- një shtëpi vëllazërore, e cila përfaqëson dy njësi hapësinore plotësisht të
ndara.
Shtëpia e Rekës në katin përdhes përmban objektet ekonomike dhe ndihmëse.
Baza e shtëpisë është në formë drejtkëndore, me përjashtim të hapësirave të
ndërtuara dendur ku forma e bazës i përshtatet terrenit dhe organizimit ekzistues
të hapësirës së jashtme. Në katet janë hapësirat e banimit të familjes. Organizimi
hapësinor i kateve më së shpeshti ndjek renditjen në katin përdhes, edhe pse
ekzistojnë përjashtime kur paraqitja simetrike e katit përdhes është pasuar nga
një organizim asimetrik i hapësirës së kateve ose anasjelltas.

Shtëpia e Galiçnikut ka veçoritë e veta në organizimin dhe formimin e hapësirës


së banimit. Madhësia e madhe e ndërtuar nga guri i grimcuar ose i gdhendur
është prishur duke vendosur një çardak përgjatë gjithë gjatësisë së katit, muri
i përparmë i të cilit është nga bondruku i mbuluar rreth e rrotull me dërrasa.
Për shkak të konfigurimit të terrenit, çdo nivel ka një hyrje të drejtpërdrejtë nga
fusha. Portalet hyrëse të gurit janë zbukuruar dhe në to janë gdhendur inicialet e
pronarit dhe viti i ndërtimit.

Në fshatrat e Rekës së Poshtme, siç është Jançe, ekziston një variant i veçantë i
një shtëpie-kullë. Shtëpia në Jançe është me forma të gjalla. Mbi suterenin dhe
përdhesen prej gurit masiv ngrihet kati nga një ndërtim i lehtë bondruk i suvatuar
ose i mbuluar rreth e rrotull me dërrasa. Lëshimet erkere mbështeten në qoshe
druri të rrumbullakosura dhe sipërfaqet e suvatuara në qoshet janë të mbuluara
rreth e rrotull nga druri.

Shtëpitë në fshatrat e Rekës së Vogël, edhe pse përfaqësojnë vepra të ndërtuesve


miakë, kanë karakteristika të ndryshme në fshatra të ndryshëm. Ka zgjidhje
të shumta për organizimin hapësinor që nuk lejojnë përkufizimin e llojeve të
përcaktuara në mënyrë strikte të shtëpive.

Shtëpitë në pjesën e rrafshët të rajonit të Dibrës, në mungesë të drurit dhe gurit,


në pjesët e poshtme janë murosur me gur të grimcuar, dhe në kat janë përdorur

56
Shtëpi në Prisojnicë e mbuluar me pllaka të gurit

Çezma Upija në Galiçnik

57
qerpiç, të punuar në nivel lokal, të rrafshuar me pjesë horizontale. Edhe nëse
është përdorur një konstruksion bondruk, ai është mbushur me qerpiç.

Shtëpitë e vjetra në fshatrat e Dibrës ishin ndërtesa përdhese të ulëta njëpjesëshe,


të mbuluara me thekërishte ose me pllaka prej guri. Shtëpitë e ndërtuara më vonë
janë me katin përdhes të ndërtuar nga guri i grimcuar dhe një kat nga qerpiçët
(në fshatrat e rrafshit) ose një konstruksion bondruk (në fshatrat malorë). Shpesh
kati është i nxjerrë jashtë në mënyrë erkere mbi katin përdhes. Shtëpitë janë
zakonisht me zgjidhje boshtore-simetrike me një treme të vendosur në qendër në
katin përdhes dhe një çardak në kat që është nxjerrë jashtë në mënyrë erkere mbi
tremen, por ka edhe zgjidhje asimetrike me një çardak këndor. Në njërin skaj të
ballkonit është vendosur hambari
për grurë. Si rezultat i depërtimit
Hambar i vendosur në këndin e
çardakut në Trebisht të klimës mesdhetare përgjatë
luginës së Drinit të Zi, tremja dhe
çardaku janë të hapura.

Muret e brendshme, si dhe muret e


katit janë bërë nga plithari (qerpiç),
ose nga një thurje e suvatuar
me baltë. Në fshatrat malorë,
muret e jashtme të katit janë bërë
nga dërrasëzat e mbushura me
baltë. Kulmi është bërë nga një
konstruksion prej druri me katër
anë të pjerrëta, i mbuluar me
pllaka guri, ose në shumicën e
rasteve me qeramidhe.

Përmbajtja e thjeshtë dhe pamja


hapësinore e shtëpive në fshatrat e Fushës së Dibrës e bën këtë arkitekturë
krejtësisht të ndryshme nga ajo e Rekës.

Në disa fshatra ka ende çezme të fshatit, edhe pse më shpesh në shtëpitë është
futur ujësjellësi.

Përveç shtëpive të banimit në oborrin e pronës kishte edhe ndërtesa ndihmëse


ekonomike, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë e ndërtimit dhe
luajnë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të fshatarëve.

Hambari ka shërbyer për të ruajtur grurin. Ai është ndërtuar nga druri në një
bazament nga guri dhe nga trarët prej druri. Konstruksioni mbajtës është nga

58
druri i mbuluar rreth e rrotull
me dërrasa, dhe kulmi është
bërë prej pllakave të gurit ose
qeramidheve. Në shumë shtëpi
në të gjithë rajonin, hambari
gjendet në çardak, i punuar
nga dërrasat e drurit (Sretkovë,
Trebisht).

Plevicat përdoren për ruajtjen


e ushqimit të bagëtisë dhe
mund të jenë të vendosura
pranë shtëpisë (Beliçicë, Grekaj,
Vërbjan, Cerovë, Sretkovë) ose
të grupuara në periferi të fshatit
(Jançe, Novo Sellë, Nistrovë,
Kosovrasti i Epërm). Nëse
ndodhet pranë shtëpisë, kati i
saj përdhes përdoret si ahur.
Plevicat në pjesët përdhese janë
ndërtuar me gurë (në fshatrat
malorë) ose qerpiç të vendosur
në një bazament guri (në fshatrat
fushorë), dhe pjesa e sipërme
është e një konstruksioni druri
e mbuluar rreth e rrotull me Kompleks plevicash në Kosovrastin e Epërm
dërrasa vertikale ose një thurje
degësh. Kulmi është me dy anë
të pjerrëta të mbuluara me dërrasëza pishe ose bredhi (shendere) apo tjegulla.
Veçanërisht lë përshtypje kompleksi me hambarë në hyrje të fshatit Kosovrati i
Epërm, i cili krijon një kompleks të pazakontë ndërtesash, të ruajtura në një
gjendje autentike, të ndërlidhura dhe të vendosura në të dyja anët rreth një rruge
të ngushtë dhe të lakuar.

Furra e pjekjes së bukës në të kaluarën ishte e pranishme në pothuajse çdo oborr


fshati. Baza është ndërtuar me gurë të grimcuar dhe një kube nga tullat. Kulmi
është me dy anë të pjerrëta i mbuluar me qeramidhe ose pllaka guri. Deri më sot,
vetëm një numër i vogël i furrave janë ruajtur në një formë të modifikuar.

Mullinjtë dhe dërstilët janë ndërtesa të vogla guri të ndërtuara jashtë fshatrave.
Edhe pse kishte një numër të madh të mullinjve dhe dërstilave në lumenjtë e

59
Kope kafshësh në një stan në Bistër

shpejtë të malit, ata janë shkatërruar plotësisht dhe janë mbuluar me bimësi
të lartë, në mënyrë që nuk mund të gjenden në terren, përveç disa mullinjve që
gjenden në fshatra.

Stanet janë të vendosura lart në Bistër dhe Stogovë. Objektet për prodhimin dhe
ruajtjen e djathit janë ndërtesa prej guri, kryesisht të futura në dheun e terrenit.
Vathët janë hapësira të hapura, të mbyllura nga gardhe guri ose një mur i thatë.
Pranë staneve ka çezme me ujore për bagëtinë.

Gjendja e arkitekturës rurale në rajon sot është shumë e keqe. Zhvendosja e


popullsisë dhe mosmirëmbajtja e objekteve çuan në shkatërrimin e fondit të
ndërtimit në vendbanimet dhe jashtë tyre. Kushtet e mprehta klimatike në një
lartësi prej 1000-2000 metra mbi nivelin e detit, në të cilat ndodhen vendbanimet,
margjinalizimi i rajonit, infrastruktura e dobët, sidomos mungesa e rrugëve, çoi
në shpërnguljen dhe braktisjen e fshatrave dhe shkatërrimin e trashëgimisë
kulturore.

Shumica e fshatrave janë të braktisurа thuajse tërësisht ose në to jetojnë


vetëm pak banorë gjatë gjithë vitit, dhe gjatë sezonit të verës kthehet shumica e
popullsisë. Fshatrat me banorë të përhershëm janë të paktë në numër, me pak
përjashtime. Në fshatrat e braktisura apo fshatrat që përdoren në mënyrë sezonale
shumë objekte janë shkatërruar. Në fshatrat me një numër më të madh banorësh
të përhershëm ndërtesat e trashëguara po rrënohen apo rinovohen në një frymë
bashkëkohore dhe fshatrat rriten dhe zhvillohen duke ndërprerë traditën lokale të
ndërtimit. Megjithëse shumë prej ndërtesave më të vlefshme janë rrënuar ose janë
në fazën e rrënimit, fshatrat ende mbajnë dukurinë e tyre tradicionale.

60
61
FJALORI ABÇDE

TERMINOLOGJIK

Absida – Hapësirë gjysmërreth në anën Çarshi – Pjesa ekonomike, tregtare dhe


lindore të altarit në ndërtesat sakrale zejtare e qytetit e cila gjendet në zonën
krishtere, e cila në anën e sipërme qendrore të qytetit.
përfundon me një gjysmë-kupolë.
Deisis – Kompozim i cili përfaqëson
Allaxha – Shumëngjyrësh, laraman ilustrimin e ndërmjetësimit të Hyjëlindëses
Altar – Vend ku bien viktimat, vend i dhe Sh. Gjon Pagëzorit para Jezu Krishtit
shenjtë, hapësirë që gjendet në anën në emër të besimtarëve.
lindore të kishës, i ndarë nga naosi me Defter – Tefter, listë, regjistër, libër
ikonostas dhe në të zhvillohet liturgjia. kontabiliteti, libër tregtare.
Artefakt – Objekt i punuar me dorë, Dërstil – Objekte ekonomike për larjen dhe
produkt që rezulton nga aktiviteti i njeriut. ngjyrosjen e pëlhurave, të ndërtuara në
Arhijerej – Epror i priftërinjve, titulli më i përrenj ose lumenj.
lartë priftëror ortodoks Dervish – Mistik mysliman, pjesëtar i
Arhimandrit – Titulli më i lartë në rendin e ndonjë rendi dervishësh.
murgjve, epror i murgjve në manastiret. Diatretum (diatreta) – Enë luksoze romake
Bagdatia – Dërrasa të vendosura e qelqit me dekorim të pasur në sipërfaqen
horizontalisht në pjesën e brendshme dhe e jashtme të saj.
të jashtme të konstruktit bondruk të murit.
Doksat – Pjesë e nxjerrë jashtë e hapësirës
Bazilikë – Ndërtesë kënddrejtë me një mbi murin e jashtëm, me një nivel të
anijatë qendrore dhe me dy ose më shumë ngritur të dyshemesë.
anijata anësore të ndara ndërmjet vete me
Dollap – Orman me sirtarë i futur në mur.
kolonadë, me ç’rast anijata qendrore është
gjithmonë më e gjerë dhe më e lartë se ato Drugdhendje - art i aplikuar, dhe sipas
anësore. disave edhe zeje, e përpunimit të objekteve
Bondruk – Sistem skeletor i drunjtë i dhe gdhendjeve nga druri.
përbërë nga shtylla dhe trarë të cilat më Dyert perandorake (Dyert e shenjta) –
së shpeshti janë të renditur në mënyrë Dyer me dy krahë të vendosura në mënyrë
ortogonale dhe trarë të pjerrët për të qendrore në ikonostasin, të cilat çojnë nga
ngurtësuar konstruktin. Mbushja mund naosi tek altari dhe simbolizojnë portat e
të jetë nga dheu i përzier me kashtë, një parajsës.
ndërthurje nga thupra të holla të shelgut
ose thanës, qerpiç etj. Eparhi – Zona e cila gjendet në
administrimin kanunor të peshkopit.
Çardak – Hapësirë e madhe në katin e
shtëpisë tradicionale e cila përfaqëson Erker – Një pjesë e katit të sipërm të
një hapësirë të hapur ose të mbyllur me shtëpisë i nxjerrë jashtë mbi katin e
shumë dedikime, e cila lidh hapësirat tjera mëposhtëm.
në shtëpi.

62
FGHIJK

Freskë – Pikturim mural kishtar, art Ikonostas – Mur ndarës i zbukuruar me


figurativ në të cilin ngjyroset me ngjyra në ikona, i cili ndan hapësirën e altarit nga
një bazë të fortë në teknikën freskë. naosi.
Fibulë – Gjilpërë metalike, dekorative, me Imam – Udhëheqës shpirtëror, person
të cilën përforcohen pjesë të caktuara të fetar që udhëheq lutjen e përbashkët në
veshmbathjeve. xhami.
Fortifikim – Kala, vend i fortifikuar. Jeromonah – Murg që mund të kryejë
liturgjinë.
Furrë – Objekt i veçantë guri në oborrit e
fshatit, për të pjekur bukë dhe ushqime të Kastel – Vendbanim i fortifikuar rustikal në
tjera. një lartësi të ngritur që është vështirë për
ta arritur.
Gjyqi i tmerrshëm – Temë udhëzuese e
cila paraqet ardhjen e dytë të Krishtit që Kibla – Drejtimi kah Meka drejt të cilit
del nga Zbulesa sipas apostullit Gjon. është orientuar pjesa e mihrabit e çdo
xhamie drejt të cilës kthehen të gjithë
Hamam – Banjë turke publike e vetme ose
myslimanët gjatë kohës së lutjes.
e dyfishtë
Konak –Hapësirë për udhëtarët, bujtinë.
Hamamxhik – Banjë e vogël shtëpiake
në odë ose në përbërje të musandrës në Ktitor – Themelues, mbrojtës, dhurues
shtëpitë myslimane i cili jep mjete për ndërtimin, riparimin
dhe pikturimin me freska të kishave dhe
Hambar – Objekt i drunjtë për ruajtjen
manastireve.
e ushqimit me kokrra (drithë, misër) në
oborrin ekonomik ose një sandëk për miell Kube – Hark, kupolë.
më së shpeshti i vendosur në çardak
Kurna – Lavabo në hamam i punuar
Halvet – Hapësirë e veçantë në hamam nga guri ose mermeri, me një formë
dedikuar për larje. katërkëndëshe, shpesh i zbukuruar bukur,
në të cilin është derdhur uji i ngrohtë dhe
Hark –Pjesa e brendshme e një
i ftohtë.
konstruksioni të caktuar mbulues i cili
ka formë të lakuar, dhe shpesh gjysmë- Kupola – Hark në formë të gjysmë-topit.
cilindrike.
Kushak – Një tra i drunjtë horizontal
Hazna – Rezervuar i ujit në hamamet. i cili ka funksionin e cerklazhit në
konstruksionin e murit të gurit.
Hixhri – Data e kalimit të profetit
Muhamed nga Meka në Medine (16.07.622), Kishë – Ndërtesë e cila përdoret për
kur fillon llogaritja e kohës sipas aktivitetet religjioze krishtere.
kalendarit islam.
Igumen – Epror i manastirit.

63
LMNPS

Levha – Panele të mëdha në kornizë të i cili përdor energjinë e ujit për të bluar
cilat vendosen në muret e xhamive ose në drithin.
shtëpitë e myslimanëve në të cilat janë
Murg – Person që ka hequr dorë nga
shkruar në mënyrë kaligrafike citate të
jeta e kësaj bote dhe i është përkushtuar
Kuranit me emrat e kalifëve të parë ose
shërbimit religjioz.
me fjalë të urta orientale.
Myezin – Nëpunës i xhamisë, i cili para
Mahfil – Galeri e gurit ose e drurit e
lutjes me zë i thërret besimtarët nga
shtyllave, e vendosur në xhami pranë
minarja e xhamisë.
murit me portalin hyrës.
Naos – Hapësirë e brendshme, qendrore
Medrese – Emërim i përgjithshëm për
në tempujt antikë si dhe në kishat
shkollat e mesme dhe të larta islame të
krishtere, dedikuar për besimtarët.
tipit të internatit.
Narteks – Treme hyrëse në ndërtesa
Mëhallë – Pjesë e një qyteti, një lagje
sakrale krishtere.
qyteti, lagje, rrugë.
Nekropol (nekropolis) – Qytet i të
Meka – Vendlindja e profetit Muhamed.
vdekurve, varreza.
Metoh – Vend i manastirit ose kishës ose
Nishan – Përmendore mbi varr nga guri në
pronë, pronë e dhuruar për ndonjë kishë
një varrezë myslimane ose varrezë, shenjë,
ose manastir.
gjurmë.
Mitropolit – Titulli më i lartë priftëror pas
Odë – Dhomë, hapësirë e shtëpisë për të
patriarkut ose arqipeshkvit.
fjetur, për të pritur mysafirë etj.
Minare – Kullë e lartë pranë xhamisë nga
Plevicë – Objekt nga druri i vendosur mbi
e cila myezini thërret myslimanët në lutje;
mure të gurit, për të ruajtur kashtën.
xhamitë mund të kenë nga një deri në
gjashtë minare. Plithar – Tullë e papjekur, e punuar nga
balta, qerpiç.
Minber – Një vend me shkallë prej ku
predikohet në xhami afër mihrabit, nga Pondilë – Stallë në pjesën përdhese të
guri ose druri, nga e cila të premten dhe shtëpive ose plevicave.
ditën e parë të dy bajrameve imami mban
Portik – Treme hyrëse e cila çon te dera
një predikim të veçantë (hytbe).
hyrëse, treme e mbuluar me kolonada.
Mihrab – Vend i futur në mur në formë
Sergen – Orman i futur në mur për të
gjysmërrethi ose poligonale, i vendosur
ruajtur shtrojën.
përballë hyrjes kryesore në drejtim të
kiblës, prej nga imami udhëheq lutjen e Semahane – Hapësirë në teqe kur kryhet
përbashkët. rituali i dervishëve “zikër”.
Mulli – Objekt pranë një përroi ose lumi,

64
STVXZ

Shatërvan – Fontanë (çezme) para Tambur – Një pjesë cilindrike ose


xhamisë për larjen e obligueshme rituale shumëkëndëshe e ndërtesës, në të cilin
të besimtarëve. qëndron kupola.
Sheh – Në kuptimin e plotë të fjalës plak, Teqe – Ndërtesë dervishësh në të cilën
epror, kryesues (i rendit, i fisit). kryhen ritualet e dervishëve.
Sheref – Hapësirë e rrethuar e minares Trarë të pjerrët – Trarë të vendosur
(ballkon) prej nga myezini i thërret pjerrët, të cilët i ngurtësojnë direkët
myslimanët në lutje. ose i mbështesin trarët e nxjerrë jashtë
ndërmjet kateve tek erkerët.
Shendere – Dërrasa të vogla dhe të
ngushta (të pishave ose bredhave) me të Tyrbe – Mauzolej, varrezë e mbuluar me
cilat mbulohen shtëpitë. kupolë.
Shtëpi – Hapësirë në shtëpinë fshatare në Vakëf – Fondacion, testament; pronë,
të cilën gjenden oxhaku dhe ku gatuhet. objekte fitimprurëse dhe prona të tjera
materiale të ardhurat e të cilat janë
Shtëpia-kullë – Shtëpi në disa kate e
përdorur për themelimin dhe mirëmbajtjen
ndërtuar nga guri.
e institucioneve fetare, bamirëse dhe
Shtëpi-thekërishte – Shtëpi njëpjesëshe arsimore islame.
përdhese, e mbuluar me kashtë thekre.
Vakëfname – Kartë, një dokument për
Shtëpi vëllazërore – Shtëpi e dyfishtë, themelimin e vakëfit dhe për menaxhimin
shtëpi me dy njësi banesore. e tij; kanun, statut i fondacionit islam
Shtuko – Zbukurim plastik, relievik i Xhami – Ndërtesë myslimane e cila
enterierit dhe eksterierit të ndërtesës përdoret për aktivitetet religjioze islame.
duke përdorur llaç shtuko dhe materiale
Zograf – Piktor i freskave dhe ikonave.
të tjera.
Sixhil – Regjistër i kadiut, protokoll i
gjykatave të sheriatit.
Sokak – Rrugë e shkurtë dhe e ngushtë.
Stan – Vend i rrethuar lart në male, ku
gjatë periudhës së verës ruhen kopetë e
kafshëve.
Tajfa – Grup i organizuar i arkitektëve të
cilët punonin në ndërtimin e objekteve.

65
REFERENCAT

Lokalitetet arkeologjike në komunën e Dibrës dhe të Mavrovës dhe Rostushës


Алексова, Б., „Археолошки наоди од с. Лазарополе кај Дебар“, Разгледи I-1, Скопје
1959
Археолошка карта на Република Македонија, Том II, Скопје 1996, 107-116; 118-123.
Битракова Грозданова, В., „Прилог кон историјата на Дебарскиот крај“, Историја XVI-1,
Скопје 1980, 198-199; 200-201;
Ivanovski, M., “The grave of a warrior from the Period of Licinius I found at Taraneš”,
Archaeologica Iugoslavica 24, Ljubljana 1987, 81-90.
Mikulčić, I., Tabula Imperii Romani, K-34, Sectio Naissus-Dyrrhachion-Scup-Serdica-
Thessalonike, Ljubljana 1976, 73, 116.
Микулчиќ, И., „Минатото на Гостиварскиот крај преку археолошки наоди“, Гостивар-
скиот крај, природно-геoграфски одлики и општествено-економски карактеристики,
кн. I, Гостивар 1970, 86.
Микулчиќ, И., Средновековни градови и тврдини во Македонија, Скопје 1996
Микулчиќ, И., Антички градови во Македонија, Скопје 1999
Mikulčić, I., Spätantike und Frühbzyantinische Befestigungen in Nordmakedonien, Städte-
Vici-Refugien-Kastelle, München 2002.
Микулчиќ, И., „Франечкиот војвода од Селокуќи Дебар“, Големи археолошки откри-
тија, Охрид 2011, 125-132.
Тодоровски, Г., Малореканскиот предел, Скопје 1970

Monumentet sakrale krishtere të kulturës në komunën e Dibrës dhe të Mavrovës


dhe Rostushës
Алексиев, Е. Дичо Зограф, Скопје 1997.
Балабанов, К. „Дали е оправдано основањето на Бигорскиот манастир и сликањето
на иконата посветена на Св. Јован да се поврзува со 1020 година ? и неколку други
прилози кон проучувањето на Бигорскиот манастир“, Културно наследство VI, Скопје
1975, 98;
Балабанов, К. „Новооткриениот портрет на игуменот на манастирот Св. Јован
Бигорски архимандритот Арсение од 1833 година – дело на зографот Даниил монах“,
Бигорски научно-културни собири, 1974-1975, Скопје 1976, 67-72.
Балабанов, К. „Студии од културно-историското наследство на градот Дебар и
дебарската област (I) 1. Кога била градена малата црква посветена на св. Петка во
Дебар“, Ликовна уметност 2-3, Скопје 1977.
Балабанов, К. „Студии од културно-историското наследство на градот Дебар и
дебарската област (II), 1. Прилог кон проучувањето на црквата Св. Варвара во с.
Рајчица – Дебарско“, Културно наследство VII, Скопје 1978.
Балабанов, K.; Николовски, A.; Ќорнаков, Д. Споменици на културата на Македонија,
Мисла, Скопје 1980 год.
Василев, А. Бьлгарски вьзрожденски майстори, София 1965;

66
Василев, А. Дичо Зограф, Македонска мисьл, год. I, март-април 1946, кн. 7-8, 372-382.
Грозданов, Ц. „Архиепископот Јован од Дебарско и традицијата за основање на
манастирот Свети Јован Бигорски“, Манастир Свети Јован Бигорски, Скопје 1994, 41-78.
Грозданов, Ц. „Нови прилози за културата и уметноста од XIX век во западна
Македонија“, Прилози, МАНУ, Одделение за општествени науки, XXXVI/2, Скопје 2005,
54, сл. 11-14.
Грозданов, Ц. Почетоците на Дичо Зограф и иконостасот во село Росоки, МАНУ,
Скопје 1994, 33-39.
Nikolovski, A. Macedonian Architecture in the Ninetenth and Twentieth Centuries, The
Republic of Macedonia, Skopje, 1974, 136-138
Николовски, А. „Живописот во манастирот Свети Јован Бигорски од XVIII и XIX век“,
Манастир Свети Јован Бигорски, Културно-историско наследство на Р. Македонија
XXXII, Скопје, 1994, 97-128.
Николовски, А. „Проучувања и археолошки испитувања на манастирската црква“
Манастир Свети Јован Бигорски, Културно-историско наследство на Р. Македонија
XXXII, Скопје, 1994, 81-96.
Николовски, А. Уметноста на XIX век во Македонија, Културно наследство IX, Скопје
1984.
Николовски, А. „Црква Св. Варвара, с. Рајчица, Дебарско“ (заедно со К. Балабанов),
Споменици на културата во Р. Македонија, Скопје, 1971, 216.
Поповски, А. „Тајниот јазик на мајсторите градители од Река“, Бигорски научно-
културни собири 1974-1975, Скопје 1976.
Поповска-Коробар В. Икони од Музејот на Македонија, Музеј на Македонија, Скопје,
2004.
Поповска-Коробар В. „Зографот Антониј Јованов во уметноста од првата половина на
XIX век“, Зборник посветен на митрополитот Дебарско-кичевски Тимотеј, Охрид 2007,
279-294.
К. Томовски - Т. Паскали, „Манастирот Свети Јован Бигорски – архитектура“,
Манастир Свети Јован Бигорски, Скопје 1994, 41-78.
Трайчев, Георги, Книга за Мияцитъ, София 1941.
Трајановски, А. „Свети Јован Бигорски - значаен македонски манастир во текот на
втората половина на XIX век“, Манастир Свети Јован Бигорски, Скопје 1994, 227-230.
Тричковска, Ј. Делата во Македонија на сликарското семејство на Михаил од
Самарина, (докторски труд одбранет на Филозофскиот факултет во Скопје во март
2009).
Тричковска, Ј. „Западњачки утицаји на црквено сликарство у Македонији преко
зографа Михајла и Димитра из Самарине“, ЗБЗ, књ. 18, Београд, 1991.
Тричковска, Ј. „Иконописот во Бигорскиот манастир во времето пред обновувањето
во 1800 година“, Манастир Свети Јован Бигорски, КИНМ, XXXII, Скопје, 1994.
Тричковска, Ј. „Композицијата Оплакување Христово од проскомидијата во црквата
Св. Ахилие Лариски во Требиште“, Културно наследство XVI (1989), Скопје 1993, 119-
128.
Ќорнаков, Д. „Резбите во манастирот Свети Јован Бигорски“, Манастир Свети Јован
Бигорски, Скопје 1994, 191-211.
Ќорнаков, Д. Творештвото на мијачките резбари на Балканот од крајот на 18 и 19 век,
Прилеп 1986.

67
Целаковски, Н. „Културата, просветата и книжевната традиција на манастирот Свети
Јован Бигорски“, Манастир Свети Јован Бигорски, Скопје 1994, 215-226.

Tipologjia, karakteristikat dhe rëndësia e monumenteve osmane në territorin


e Dibrës dhe Rekës
Ayverdi, E. H. Avrupa’da Osmanli Mimari Eserleri, Yugoslavya, III, c. 3, Istanbul, 2000, s. 29.
Ibrahimgil, M. Z. Balkanlar’daki Fatih Sultan Mehmed Camileri, Balkanla’da Islam
Medeniyeti II. Milletlerarasi Sempozyumu Tebliğleri, Tiran, Arnavutluk (4–7–Aralik 2003),
istanbul 2006, 513–530.
Павлов, З. „Хунќар џамија-Дебар“, Османлиско градителство на почвата на
Македонија, том 1, Прилози за истражувањето на историјата на културата на почвата
на Македонија кн.24, МАНУ, Скопје 2012, 457-462.
Павлов, З. „Нов амам, Дебар“, Османлиски споменици, ед. Македонско културно
наследство, Скопје 2008, 36.
Павлов, З. „Амамите во Македонија”, Proceedings of the Fourth International
Congress on Islamic Civilisation in the Balkans, 13-17 October 2010, Skopje, Macedonia,
(Macedonian, Albanian and Serbian), Sources and Studies on the History of Islamic
Civilization Series nr. 32, IRCICA, Istanbul, 2015, 489-514.
Трифуновски, Ј. „Дебар, антропографски испитувања“, Гласник етнографског
института Српске Академије Наука, књ. II-III (1953-54), Београд 1957.
Трајковска, С. „Хамами на територији Западне Македоније“, Гласник конзерватора
Србије 28, Београд 2004, 78-81.

Zhvillimi historik dhe urban i qytetit


Волињец, Р. „Чардакот во старата македонска куќа за живеење“, Културно
наследство бр.8, Скопје 1981, 113-129.
Волињец, Р. „Ентериер во старата македонска куќа - врата, прозорец, скали“,
Зборник на Архитектонски факултет, бр.4, Скопје 1980, стр.89-114
Волињец, Р. „Архитектонската одмереност на старите дебарски куќи“, Нова
Македонија 14 октомври 1979, Скопје
Волињец, Р. „Ентериер во стара македонска куќа-таван“, Зборник на Архитектонски
факултет бр. 3, Скопје 1979, 67-105.
Кировска, И. Смислата на декорацијата во македонското градителство од 19-от век,
Републички завод за заштита на спомениците на културата Скопје, Скопје 1999, год.
стр. 52-59
Николовска, М. Градските куки од 19-от век во Македонија (просторна организација),
Републички завод за заштита на спомениците на културата, Скопје 2003.
Светиева, А. Резбани тавани, долапи и врати во Македонија, Институт за фолклор
„Марко Цепенков“, Скопје 1992.
Томовски, С. Македонска народна архитектура, Технички факултет, Скопје 1960.
Томовски, К. „Дебарските куќи од 19 век“, Зборник на Архитектонски факултет бр.2,
Скопје 1978, 5-28.

68
Tомовски, К. „Дебарските куќи од 19-от век“, Архитектурата на почвата на
Македонија, Прилози за истражувањата на историјата на културата на почвата на
Македонија, МАНУ Скопје 2000, стр 71-85
Томовски, К. „Дејноста на мајсторите градители од Дебарската школа во 19 век“,
Бигорско - научно - културни собири, Прв научен собир, Гостивар 1971 г

Arkitektura tradicionale rurale në rajonin e Dibrës dhe Rekës


Брезовски, С. Реканска куќа, БИГОСС, Скопје 1993.
Брезовски, С. „Мијачки тип куќа“ Ревија „Галичник“ 1950.
Брезовски, С. „Ревитализација на старата архитектура во Мала Река“, Бигорски науч-
но-култрни собири, Дебар 1972, 35-40.
Брезовски, С. „Архитектурата на селата во Горна Река“, Бигорски научно-култрни
собири 1974-1975, Скопје 1976, 164-171.
Брезовски, С. „Станбена архитектура во Мала Река“, Бигорски научно-култрни
собири
Волињец, Р. „Селото Битуше, рурален амбиент и архитектура“, Зборник на
архитектонско-градежен факултет, Скопје 1977.
Волињец, Р. „Село Битуше- стара архитектура, нејзините вредности и перспективен
развиток“, Симпозиум Дебар, 6-7 октомври, Скопје 1972, 53-63.
Герасимова-Матеска, С. „Споменичка рурална целина Гари”, Културно наследство 30-
31/2004-2005, Национален конзерваторски центар-Скопје, Скопје 2006, 173-184.
Крунић, Ј. „Облици народних кућа Охрида, Кичинице, Галичника и Крушева“, Зборник
радова Архитектонског факултета, Београд 1951-52.
Намичев, П. Народната архитектура во Реканското подрачје, од 19 и почетокот на 20
век, Музеј на Македонија, Скопје 2000.
Намичев, П. Селската куќа во Македонија, Управа за заштита на културното
наследство, Скопје 2009.
Смиљанић, Т., „Мијаци, Горна Река и Мавровско поље“, Насеља, Београд 1925.
Томовски, К., С. Брезовски, „Галичник - рурално-архитектонска содржина“,
Архитектурата на почвата на Македонија, Прилози за истражувањето на историјата
на културата на почвата на Македонија, МАНУ, Скопје 2000
Филиповски, Љ., В. Бошковски. „Станбени и црковни објекти во Тресонче“, Зборник
на Архитектонски факултет бр.1, Скопје 1977, 39-51.
Филиповски, Љ., В. Бошковски. „Некои елементи за формирањето на Мијачкиот крај
и градежните традиции од селата на Горна Река“, Бигорски научно-култрни собири
1974-1975, Скопје 1976, 45-51.
Филиповски, Љ., В. Бошковски. „Архитектонските валери на малореканските села
Росоки и Селце“, Културно наследство 22-23, Скопје 1995-1996, 247.

69
CIP - Каталогизација во публикација
Национална и универзитетска библиотека «Св. Климент Охридски», Скопје

930.85:726(497.77)
930.85:725(497.77)

The CULTURAL heritage in the Debar and Reka region / Dafina Gerasimovska ...
[и др.] ; [English translation Orhideja Zorova]. - Skopje : Directorate for protection of
cultural heritage, 2018. - 135 стр. : илустр. ; 25 см

Текст на англ. и алб. јазик. - Други автори: Darko Nikollovski, Zoran Pavllov,
Cvetanka Haxhi Pecova, Snezhana Gerasimova-Mateska. - List of
terms: стр. 60-63 ; Fjalori terminologjik: стр. 128-131. - Bibliography:
стр. 64-67 ; Referencat: стр. 132-135. - Содржи и: Trashëgimia kulturore në rajonin
e Dibrës dhe Rekës

ISBN 978-608-4549-66-6
1. Gerasimovska, Dafina [автор] 2. Nikollovski, Darko [автор] 3.
Pavllov, Zoran [автор] 4. Haxhi Pecova, Cvetanka [автор] 5.
Gerasimova-Mateska, Snezhana [автор]
а) Културно наследство - Сакрална архитектура - Дебарско-рекански регион
б) Културно наследство - Профана архитектура - Дебарско-рекански регион

COBISS.MK-ID 109135626

70

You might also like