You are on page 1of 4

PROJEKT

TEMA: TURIZMI DEGE E SE


ARDHMESNE EKONOMINE E
SHQIPERISE, ME NDIKIM POZITIV
EDHE NE ZHVILLIMIN E DEGEVE
TE TJERA TE EKONOMISE.
LENDA: GJEOGRAFI
KLASA: IX
PUNOI: ELISJADA SHIMA
PRANOI: ARJANA GJATA
KORCA
Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore. Korça është edhe qendra e
prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me
rreth 90.000 banorë të regjistruar.Qyteti u themelua në shekullin 15 nga Iliaz bej
Mirahori.Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të
Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor
ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në
vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar
në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e
huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare. Turizmi në këtë qytet ka
dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistët, fshatrat Voskopojë
e Dardha. Përveç klimës malore, me pyje të dendur me pisha e bredha, dhe
prezencën e një peizazhi mbreslënës, turistët mund të gjejnë pjesë nga historia
dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit
Bizantin. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse
dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjatë dimrit të dy këto fshatra
turistikë ofrojnë pista skijimi për vizitorët e tyre.
Atraksion ofrojnë edhe fshatra të tjerë ku mund të përmendim Boboshticën.
Fshati shquhet për natyrën e mrekullueshme, pemët shekullore të manave,
tavernat e shumta që ofrojnë një kulinari tradicionale, Kishat Ortodokse etj.
Buzë Liqenit të Prespës shtrihet fshati Zaroshkë. Bukuritë natyrore, mikpritja si
dhe gatimet tradicionale e bejnë edhe më të vecantë këtë zonë që po
frekuentohet gjithmonë e më shume.

BILISHTI
Qyteti i Bilishtit është qyteti më juglindor is Shqipërisë. Ai është i
vendosur në lindje të luginës së Devollit, rreth 880-970m mbi nivelin
e detit në një reliev kodrinor i cili zgjatet nga shtrati i lumit Devoll
deri në kodrat e Kokogllavës mbi qytet dhe mbulon një sipërfaqe prej
1.4km2. Me lartësi mesatare 925 m mbi nivelin e detit Bilishti është
qyteti i i dytë më i lartë në Shqipëri pas Ersekës.
Klima në Bilisht është mesdhetare kalimtare, por me ndikim të
dukshëm kontinental. Lartësia e madhe mbi nivelin e detit 930m, si
dhe largësia nga deti bën që vera në Bilisht të jetë e ngrohtë dhe herë
e freskët, me një dimër të ftohtë dhe me dëborë, si dhe me pranverë e
vjeshtë të freskët.

ERSEKE
Erseka shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, ajo bën pjesë në
krahinën malore juglindore të vendit. Erseka është kryeqendra e
rrethit të Kolonjës. Ajo është pozicionuar në brendësi të Pllajës së
Kolonjës, e cila ka një lartësi prej rreth 1100 m. mbi nivelin e detit.
Popullsia e qytetit shkon në rreth 10000 banorë sipas regjistrimit të
nëntorit 2010 me një përbërje 50,8 % meshkuj dhe 49,2 % femra.
Dendësia mesatare e qytetit është rreth 3200 banorë për km². Rreth 65
% e popullsisë i përkasin besimit mysliman, rreth 33% atij ortodoks
dhe 2 % atij protestant. Emigrimi dhe ulja e nivelit të lindjeve janë
ndër faktorët më kryesorë që popullsia në Ersekë në vitet pas hyrjes së
demokracisë ka shkuar gjithnjë e në rënie. Erseka ka një ekonomi pak
të zhvilluar ku më së shumti dallohet fabrika e bukës, ajo e miellit,
fabrika e birrës, fabrika e qumështit. Në Ersekë ushtrojnë aktivitetin e
tyre prodhues një sërë shoqërish të vogla me karakter artizanal. Tregu
bujqësor zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e qytetit të
Ersekës. Ajo kryhet me qytetet kufitare Korçë, Leskovik, Përmet, por
edhe me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, apo dhe me zonat kufitare
me Greqinës.Bujqësia dhe blegtoria përbën sektorin kryesor të
ekonomise së bashkisë Kolonjë.

You might also like