You are on page 1of 4

DOM NIKOLLE KAÇORRI

Dom Nikollë Kaçorri (Krejë,


1865 - Vienë, 29 maj 1917) ka
qenë prelat katolik dhe figurë e
shquar e kryengritjeve kundër
rendit xhonturk, nënshkrues i
Deklaratës së Pavarësisë së
Shqipërisë dhe zv/kryeministri
i parë i Shqipërisë në kabinetin
e Ismail Qemalit.
BIOGRAFIA
U lind në fshatin Krejë të Malësisë së Lurës më 1862, me
të atin katolik dhe të ëmën myslimane. Në po të njëjtën
familje, xhaxhai i tij ishte po ashtu mysliman.
Ndoqi mësimet e para fetare në shkollën e Troshanit dhe
më pas u shkollua në Romë, ku dhe u dorëzua prift. Kur u
kthye më 1895, nisi shërbimin fillimisht si meshtar në
Delbnisht. Me kryengritjen e Kurbinit, në bashkërendim
me Gjin Pjetri u mundësoi kryengritësve 500 armë. Më
1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në
vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit
. Pasi iu zunë prova që e përfshinin në një kryengritje, u
arrestua dhe iu bë gjykimi. Për gjyqin dhe denimin me
disa vjet burg dhe gjobë në të holla boton gazeta “Dielli”.
Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së
bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin,
Themistokli Gërmenjin themeloi lidhjen "Për atdheun e për Thronin"
për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Me
shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme, nga kryengritësit
iu dogj qela ku banonte si dhe biblioteka e tij personale. U largua drejt
Vjenës, ku me dekret të 28 janarit 1916, Perandori Franc Jozef e
dekoroi me Kryqin e Konturës (Kommtur Kreuz) të Urdhërit të Franc
Jozefit. Në kryeqytetin austro-hungarez qëndroi tri vjet, ku dhe u
ekzaminua e mjekua për sëmundjen e mushkërive. Prej rëndimit të
sëmundjes ndërroi jetë në sanatoriumin Würth, pasi vuajti tre-katër
muaj, më 29 maj 1917. Varrimi i tij u bë më 1 qershor 1917 në
Zentralfriedhof. Në varrim morën pjesë komandanti i krahinës së
Tiranës, Feldmarschall Braun, kryekonsulli i Shkodrës, Rappaport,
Kviatorsski, Vinter si dhe e veja e konsullit austro-hungarez në
Durrës, baronesha Lovontal-Linau, si dhe shumë diplomatë të tjerë.
Më 2 qershor u mbajt një meshë nderimi për të në kishën Maria Treu
në Vjenë.
TRASHEGIMIA
Më 1962, me 50-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, u
përmend për herë të parë qysh prej vitit 1944. Për
veprimtarinë e tij u nderua "Për veprimtari patriotike
e klasit të dytë." Në përmendoren e Pavarësisë nuk u
paraqit truporja e tij. Në asnjë vepër arti, aq të shumta
për Pavarësinë, nuk u pikturua fytyra e tij. Në
faksimilen e Aktit të Pavarësisë u arrit deri atje sa iu
hoq firma. Në filmin “Nëntori i dytë”, kushtuar
Shpalljes së Pavarësisë, del vetëm një herë, po jo në
ballkonin ku u u ngrit flamuri.
Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Kaçorrit i
kushtohen vetëm 27 rreshta

You might also like