You are on page 1of 1

Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.

000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës


(kryesisht me pushkatim ose varje) dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre
për varrim. Sipas Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, 5.577
burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë.

Mustafa Deliallisi (Shijak)

I diplomuar në akademinë ushtarake të Torinos, në vitin 1936, Mustafa Deliallisi ishte ndër të paktët
kuadro të shkolluar në perëndim, në Shqipërinë e viteve 1944. Kishte mbajtur detyrën e
Rrethkomandantit të rekrutimit në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit të Shqipërisë, ai kishte dhënë
dorëheqjen nga të gjitha detyrat në ushtri, në vitin 1943. Me ardhjen e komunistëve në pushtet,
Mustafa Deliallisi, u pozicionua kundër regjimit dhe krijoi çetën e tij kundër regjimit komunist, duke
operuar për katër vite rresht. Mustafa Deliallisi dhe çeta e tij ishin në shënjestër të regjimit dhe për këtë,
ishte ngarkuar grupi i forcave të ndjekjes, drejtuar nga Kadri Hazbiu. I rrethuar nga forcat e ndjekjes
komuniste, në shtator të vitit 1948, Mustafa Deliallisi refuzoi të dorëzohej dhe ndërmori aktin ekstrem
të vetëvrasjes, me qëllim që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë.

Për ta kthyer në shembull terrori, për të gjtihë ata që do të guxonin t’i kundërviheshin regjimit,
komunistët e morën kufomën e Deliallisit dhe e ekspozuan për tri ditë me radhë, në qendër të Shijakut.
Më pas, e ngarkuan në një karrocë plehrash dhe e groposën buzë Erzenit. Eshtrat e ushtarakut të
famshëm, ende nuk janë gjetur, me gjithë përpjekjet e familjarëve të tij, të cilët nuk kanë reshtur së
kërkuari deri sot.

Jup Kazazi (Postribe)

vetëvrasjen e Jup Kazazit, të cilën komunistët e shitën në popull sikur e zunë dhe e vranë ata vetë.
Madje siç dëshmon një foto e cila është publikuar vitet e fundit, pas vetvrasjes forcat e Mbrojtjes së
Popullit e morën kufomën e tij dhe e shëtitën nëpër qytet si një formë presioni dhe terrori.

You might also like