You are on page 1of 2

VEPRIMTARIA GJATE LUTE ANTIFASHIST ,NACIONAL CLIRIMTARE TE MARGARITA

TUTULANIT DHE MINE PEZES

MINE PEZA
Ne Tiranë u lidh me komunistët, gratë antifashiste dhe të rinj
ilegalë që luftonin pushtuesit italianë dhe spiunët e tyre.
Shtëpinë ku banonte e ktheu në bazë të sigurt për ilegalët,
dhe fshihte aty te rinjtë e të rejat që ndiqeshin e spiunoheshin
nga bashkëpunëtorët e fashizmit. Ajo ka qenë njohur me
shoqet si; Nexhmije Xhuglini, Meriban Najdeni, Bije Vokshi, e
të tjera gra antifashiste. Ajo ka fshehur dhjetëra të plagosur
dhe është kujdesur për t’i kuruar sa më shpejt. Për këtë
aktivitet patriotik është kontrolluar disa herë nga fashistët, por
me shkathtësi ajo jua ka hedhur atyre. Minja, i shoqi Miftari, djali Qazimi, vajzat Shaja, Feridja, të
gjithë u përfshinë duke marrë pjesë në LANÇ, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Djali i saj Qazimi
ra dëshmor si partizan i batalionit partizan të Pezës më 5 nëntor 1943 në Qafën e Kallmit në
përpjekje me gjermanët. Minja mori pjesë në të gjitha demonstratat antifashiste që organizoi qarkori i
PKSh i Tiranës. Ajo u bë dëshmorja e parë nga radhët e grave të Tiranës. Ajo i la amanet shoqeve e
shokëve, djalit të saj që ishte partizan, që të luftonin fashizmin dhe spiunët deri sa të çlironin
Shqipërinë. Kjo demonstratë pati jehonë të madhe në tërë vendin. Ajo tregoi për forcën e rolin e
madh të grave shqiptare në luftën ANÇ që zhvilloi populli shqiptar për çlirimin e vendit. Poeti
popullor, kësaj gruaje trimëreshë shkroi vargjet e këngës “Mine Pezës”, e cila u bë këngë himn i
LANÇ. 

MARGARITA TUTULANI

Margarita Tutulani (Berat, 1925 - Gosë, 6 korrik 1943) ka qenë


një veprimtare antifashiste e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare pjesë
e rezistencës shqiptare, u pushkatua nga pushtuesit italianë për
veprimtarinë e saj në këtë lëvizje së bashku me të vëllanë Kristaq
Tutulanin. Regjimi komunist pas çlirimit e shpalli Heroinë të Popullit.  Ishte militante që se
ndante fjalën nga veprat, me kulturë të gjerë e me shije të hollë. Ajo
dalloheshte për forcën dhe qartësinë politike, për zjarrin patriotik dhe
optimizmin në fitore. Dhe pa e ditur se do të vinte një ditë që ata do të vriteshin
për çlirimin e atdheut e do të ishin dëshmorë, në krijimet e tyre letrare e
artistike , shkruanin për dëshmorët dëshmorët. Ishin idealet e tyre që i shtynin
për të luftuar në emër të atdheut. Në mendjen dhe zemrën e saj dukej qartë
prushi i patriotizmit të vërtetë, gatishmëria për të qenë ushtar i atdheut. Këto
tradita e virtyte, këtë angazhim me pendë e armë ata, do e tregonin në
përpjekjet me armë në dorë në luftën për liri, për të cilën, bënë dhe sakrificën
më supreme, dha jetën për lirinë. Margarita mori pjesë në lëvizjen komuniste
kundër pushtuesve fashistë shkonte derë më derë dhe komunikonte me njerëzit
për të luftuar dhe organizuar luftën kundër zgjedhës së huaj. Veprimtaria e saj
dhe e të vëllait ra në sy të armikut që i kërkonte këmba- këmbës me synim
kapjen dhe zhdukjen fizike të tyre si element me shumë influencë në Berat.
Armiku arriti të kapë ata në befasi në kulmin e aktivitetit të tyre revolucionar
dhe i ekzekutuan barbarisht pas shumë torturash në Gosë të Kavajës, rrugës
për Tiranë duke u mohuar të drejtën e paraqitjes para një gjykate. Margarita e
Kristaq Tutulani do të mbeten në breza yje të pashuar në luftën për liri e
pavarësi. Pushtuesit fashistë italian treguan egërsinë e tyre prej bishe, përdorën
të gjitha mjetet për t’i gjunjëzuar e nënshtruar. Ata qëndruan të pamposhtur,
sfiduan vdekjen. 

You might also like