You are on page 1of 24

NË KUCAKË - NJË TJETËR

MISIONAR JUGOSLLAV

Në Kucakë të Korçës u takova me Enverin. Kishim


kohë pa u parë dhe biseduam gjatë. Ai më tregoi edhe për
problemet që kishin pasur në Vlorë me fraksionistin antiparti
Sadik Premte, të cilin unë e kisha njohur fort mirë në Tiranë
në disa baza ku strehoheshim si ilegalë, një tip cinik që veç
punë rrënuese bënte me elementët e rinj. Edhe unë i
raportova për gjendjen në Tiranë, terrorin e madh dhe
kontrollin që bënë në shtëpinë e motrës së tij dhe në dhomën
ku rrinim bashkë.
Pasi ndenjëm ca, Enveri më tha: "Ti merru me ndonjë
gjë, ose dil shih rrotull, se tani kemi një mbledhje me një
shok që na ka ardhur nga Jugosllavia". Unë dola në hajat të
shtëpisë, aty gjeta Fiqretin (Sanxhaktari), që kishte ardhur
nga Korça, ku qe transferuar pas gabimit që bënë, duke
rrëmbyer për shantazh vajzën e Man Kukaleshit, spiunit
më famëkeq të Tiranës në shërbim të pushtuesve fashistë e
bashkëpunëtorëve të tyre. Ajo, ndonjë herë merrej me
daktilografimin e dokumenteve të KQ të Partisë. Tek po
rrinim e bisedonim, nga shkallët po zbriste një burrë i gjatë,
i veshur me një kostum kaki ushtarak, të qepur mirë. Pas
tij vinte një grua e re, po ashtu trup hedhur, e pashme, e
veshur edhe ajo me kostum ushtarak, pantallona e xhaketë
partizane. Nën sqetull kishte një çantë pune. Kaluan të dy

96
pa kthyer kokën, sikur të mos ishim aty. Pyes Fiqretin, kush
ishin. Më thotë: "Quhet Svetozar Vukmanoviç. Tempo
është pseudonimi i tij, kurse ajo është sekretarja, por thonë
që është dhe gruaja e tij, quhet Milica.
Kur u takova përsëri me Enverin dhe i thashë se ata
"miqtë" nuk na përshëndetën fare, ai vuri buzën në gaz dhe
shtoi: "Janë zemëruar me mua...". Pas habisë dhe pyetjeve
të mia për këtë zemërim, Enveri më sqaroi kush ishte
Tempoja dhe çfarë kërkonte të bënte në Shqipëri, Greqi e
Bullgari. Enveri e ka quajtur Tempon "ambasador shëtitës"
i Titos, që hynte në Shqipëri herë nga Mali i Zi, herë nga
Maqedonia, që lëshonte si "idera të tij personale" thëniet a
porositë e marra për krijimin e një "shtabi të madh, të
përgjithshëm, interballkanik, ku të përfshihen Jugosllavia,
Shqipëria, Bullgaria e Greqia". Enveri e ka përshkruar ashtu
siç ishte Vukmanoviç Tempon, një fodull, arrogant, një
antishqiptar i egër, shovinist serb i klasit të parë.
Gjatë hyrjeve e daljeve të këtij "mafiozi politik", Enveri
ishte ndeshur në debate të nxehta me Tempon për kritikat
e padrejta që bënte në drejtim të Partisë dhe njësive tona
partizane, për të cilat ai fliste me përbuzje, na këshillonte
të krijonim Brigada partizanepro/etare si në Jugosllavi dhe
të ngrinim Shtabin e Përgjithshëm (kur, në fakt, për të ishte
vendosur që në Konferencën e Vendit të Partisë), sepse atij
i duhej të krijonte Shtabin e Përgjithshëm Ballkanik, që do
kishte në krye Titon gjatë Luftës, kurse më vonë...? Vinin
planet e tjera "integrimet politike", partiake, shtetërore e
deri te Federata Ballkanike, "sigurisht, me Titon në krye".
Dimitrovi i madh nuk u hynte në sy këtyre megalomanëve
që nuk kënaqeshin vetëm me Federatën e Republikave
Jugosllave, që fuqitë e mëdha e krijuan artificialisht në

97
kurriz të kombeve e kombësive të tjera.
Në Kucakë debati mes Enverit e Tempos kishte arritur
në një pikë që s'mbante më. Në një nga udhëtimet që
ndërmori Tempoja në Greqi kërkoi të marrë me vete Koçi
Xoxen, me të cilin, siç u duk kishte gjetur gjuhën. Gjatë
rrugës për në Greqi, Koçi nuk la gjë pa i raportuar Tempos
dhe kishte derdhur tërë mllefin e tij kundër Enver Hoxhës.
Kur këta të dy u kthyen në Kucakë nga Greqia, ku siç
hynë dolën, Tempoja menjëherë kërkoi të bëhej një mbledhje
me ata shokë të udhëheqjes që gjendeshin aty. Nuk tha përse,
por në atë mbledhje ai zbrazi një barrë kritika, veçanërisht
ndaj Enverit. Këto tashmë njihen, se Enveri i ka përshkruar
në kujtimet e tij. Dihet edhe fakti që kur në këto muhabete
u përzie edhe gruaja e prezantuar si sekretarja e Tempos,
Enveri i tha asaj: "Rri, moj ti, se na u bëre si Geraldina..."
(ish-mbretëresha e Shqipërisë). Ky incident shkaktoi lot te
"sekretarja" dhe zemërim te Tempoja.
Nuk është e vërtetë që Enveri "sillej ashpër me gratë",
siç ka shkruar për këtë rast një autor i huaj, përkundrazi,
por Enveri nuk ishte nga ata burra që pranonte poshtërimin
a kritikën e padrejtë, qoftë kjo dhe nga një Tempo apo nga
ndonjë më i madh se ky, siç e tregoi koha më pas.
Me sa mbaj mend, Enveri, pas Kucakës nuk u takua
më me Svetozar Vukmanoviç Tempon gjatë Luftës. Pas
çlirimit, sigurisht, ata janë takuar gjatë vizitës që bëri Enveri
në Beograd, në qershor 1946, si edhe në Moskë, kur
hrushovianët i ulën për bisedime. Ndërsa në korrik 1947,
kur Enveri u kthye nga vizita në Bashkimin Sovjetik, ku
kishte bërë takimin e parë me Stalinin, Tempon e gjeti në
krye të një delegacioni ushtarak impozant.

98
SHTABI I PËRGJITHSHËM DHE ENVER HOXHA
I AFROHEN TIR.ANËS

Më 4-9 shtator 1943 u mblodh në Labinot Konferenca


e Dytë Nacionalçlirimtare, vendimet e së cilës janë të njohura
në historinë e Luftës Nacionalçlirimtare të popullit tonë.
Ajo miratoi krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Nçl, formimin e njësive të mëdha partizane, zgjerimin e
veprimtarisë së këshillave nacionalçlirimtarë të Frontit dhe
ngritjen e rolit të tyre edhe si bërthama të pushtetit të ri
popullor. Konferenca dënoi tradhtinë e përfaqësisë së Frontit
Nçl në Mukje, të kryesuar nga Ymer Dishnica e Mustafa
Gjinishi, të cilët në vend që të arrinin tërhegjen në luftën e
armatosur të forcave të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, ranë
në kurthin e tyre dhe pranuan vendime që i bënin këta, jo
vetëm pjesëtarë të barabartë për të ardhmen e vendit pa
bërë "bam" e pa derdhur gjak, por u lihej mundësi që të
merrnin drejtimin si shpëtimtarë të kombit. Abaz Kupi, që
deri në këtë kohë rrinte hipur mbi dy kuaj, u largua nga
fronti që mbante erë barut dhe u përpoq ta kishte mirë me
pushtuesit, që të shpëtonte kokën e të priste anglezët t'i
sillnin mbretin Zog. Enveri tentoi edhe një herë, duke
organizuar një mbledhje me të, kokë më kokë, në Shëngjergj,
te miqtë e përbashkët Shtëpanajt, por nuk u arrit gjë. Iku

99
dhe Bazi i Canes nga Fronti dhe u bashkua me nacionalistët
dezertorë të Konferencës së Pezës. Por tani Fronti kishte
marrë zhvillim të gjerë, jo vetëm në bazë, por edhe në
Këshillin e Përgjithshëm, ku bënin pjesë personalitete të
njohur të vendit tonë, si politikanë, njerëz progresistë,
luftëtarë antifashistë, ushtarakë të lartë të karrierës etj.

Gjatë Konferencës ndodhën ngjarje të rëndësishme:


Gjatë një pushimi, dëgjuam në radio: "Italia kapitulloi".
Merret me mend se ç'donte të thoshte kjo për ne. Lajmi i
dytë ishte që: forcat gjermane të ardhura nga Greqia kishin
hyrë nga Korça dhe kudo që shkelnin kryenin masakra. Në
fshatin Borovë të Kolonjës ata vranë edhe pleq, gra e fëmijë
e dogjën tërë fshatin.
Kapitullimi i Italisë do të thoshte dhe kapitullim e
dorëzim i ushtrisë italiane në vendin tonë. Ky qe një nga
preokupacionet e para të Enverit, si të çarmatosej ushtria
italiane dhe që armët e saj t'i dorëzoheshin Ushtrisë
Nacionalçlirimtare Shqiptare, sepse u lëshuan ballistë e
joballistë, kush e kush të vinte dorë më shumë mbi depot
dhe armët e kazermave italiane. Ana tjetër ishte si të
mbrohej kjo ushtri e mundur, të mbronte vetveten, duke u
shndërruar në një forcë antifashiste, në shërbim të vendit
tonë të çliruar nga fashizmi dhe si t'i shpëtonte masakrimit
nga ana e hitlerianëve të tërbuar kundër aleates së tyre, që
e la në baltë.
Konferenca lëshoi një thirrje forcave ushtarake italiane
dhe vetë Enver Hoxha firmosi urdhërin për marrjen në
mbrojtje të ushtarëve italianë.
Këtu nuk mund të rri pa përmendur faktin se ka qenë
pikërisht ky qëndrim i Enver Hoxhës që antifashistët

100
italianë, komunistët e shumë e shumë personalitete
progresistë italianë që më shprehën solidaritetin e tyre me
letra, peticione, botime, mbledhje e manifestime publike, kur
Berisha, i pushtuar nga ethet e pushtetit, vuri si kusht
arrestimin tim, më mbajti në qeli izolimi dhe burgje më
shumë se pesë vjet dhe persekutoi egërsisht familjen time,
vetëm e vetëm pse isha e shoqja e Enver Hoxhës. Unë u jam
shumë mirënjohëse atyre miqve italianë për çka bënë për
mua në ato çaste të vështira që më krijoi regjimi
antidemokratik i Berishës.
Lajmi i kapitullimit të Italisë shkaktoi gëzim dhe
entusiazëm të papërshkruar te të gjithë delegatët, partizanë
e fshatarë që bënin roje përreth. Dikush nxori dhe zbrazi
pistoletën, por këtij iu hoq vërejtja, se mund të tërhiqej
vëmendja e armiqve që ndodheshin në atë zonë.
Duke biseduar shtruar me shokët, Enveri u tha atyre
se kapitullimi i Italisë, vërtet ishte një fitore për luftën tonë,
por ai krijonte situata të reja, që kërkonin kujdes dhe që ne
të ishim mirë të përgatitur, pasi armiku i ri ishte edhe më i
egër, ndaj lufta që duhej bërë kundër tij do të ishte edhe më
e ashpër. Nazistët, tha ai, për t'u ruajtur nga kërcënimi i
pozitave të tyre në Greqi e në vende të tjera të Ballkanit, do
t'i sulen edhe Shqipërisë, pra, udha e luftës për liri është
ende e gjatë...
Kjo e preokuponte shumë Enverin ato kohë. Shqetësimi
i tij shtrihej edhe më gjerë, për zhvillimet e situatës në frontet
e tjera të luftës në Evropë e gjetkë, si hapja e Frontit të dytë
nga ana e aleatëve anglo-amerikanë, që po shtyhej e
zvarritej. Enveri mendonte se aleatët mund të zbarkonin në
qëllim që ta shkëputnin këtë vend, si edhe Ballkanin
nga Gjermania dhe, pas kësaj, kishte të ngjarë që gjermanët

101
të sulmoheshin edhe nga drejtimi i Francës e nga drejtime
të tjera, për t'u futur në një darë që do t'u zinte frymën. Ai
mendonte që përsa i përket Ballkanit, fronti i dytë në këtë
sektor t'u lihej vetë forcave nacionalçlirimtare të vendeve
ballkanike. Rritja dhe zgjerimi i lëvizjeve nacional-
çlirimtare në Shqipëri, Greqi e Jugosllavi dhe sukseset e
tyre tregonin se këto lëvizje ishin në gjendje ta mbanin me
sukses këtë barrë.

Duke pasur parasysh këto zhvillime të ngjarjeve,


perspektivat e detyrat e reja që dilnin për të ardhmen e
Shqipërisë, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së
Dytë Nacionalçlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm dhe Enver
Hoxha, si Komisar Politik dhe njëkohësisht Sekretar i
Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë, iu afruan
Tiranës. U ndalën në fshatin Arbanë, që ishte në zonën e
lirë të Pezës dhe ku ndodhej Komanda e Grupit partizan të
Pezës, e kryesuar nga luftëtari patriot i shquar, Myslim Peza.
Kjo lëvizje e Shtabit dhe vendosja e tij në këtë zonë, vetëm
pak kilometra larg kryeqytetit, u bë lidhur me situatën
politike dhe ushtarake që mund të krijohej në rast të ndonjë
zbarkimi të mundshëm të aleatëve në Ballkan e veçanërisht
në Shqipëri.
Sapo arriti në Arbanë, Enveri thirri Gogo Nushin, i
cili qe anëtar i KQ të PKSH dhe Sekretar Politik i Partisë
për qarkun e Tiranës. Pasi u informua për gjendjen e forcave
tona dhe ato të armikut në kryeqytet, Enveri i foli për
mundësinë e zbarkimit të aleatëve në Ballkan e në Shqipëri
dhe kërkoi të dinte sa forca të armatosura mund të ngrihen
nga Tirana për të mbështetur një sulm të koordinuar të forcave

102
partizane nga kodrat përreth.
Me t'u kthyer në Tiranë, Gogo Nushi mblodhi
komitetin qarkor të Partisë, ku bëja pjesë edhe unë, si
Sekretare Politike e Rinisë Komuniste për Tiranën. Aty ai
parashtroi çështjet dhe kërkesat që kishte ngritur shoku
Enver në bisedë me të. Mbi to u debatua gjatë, duke e parë
çështjen si tepër delikate e të rëndësishme. Nuk mbaj mend
me hollësi se ç'përgjigje zyrtare u dha nga kjo mbledhje, veç
kujtoj se u ngrit problemi që "njësitet guerile nuk ishin aq
të armatosura e të përgatitura për një aksion të këtij
masshtabi..., por populli dhe rinia e presin një sulm dhe do
ta mbështesin".
Unë, nga ana ime, isha jo shumë optimiste për
suksesin e një sulmi, në atë kohë, për çlirimin e Tiranës dhe
për marrjen e pushtetit nga ana jonë, prandaj për këtë gjë i
shkruajta një letër të gjatë Enverit. Ajo mban datën 22
shtator 1943 dhe fatmirësisht e çuditërisht ka shpëtuar nga
tërë korrespondenca ime me Enverin gjatë Luftës
Nacionalçlirimtare. Ndërsa unë vetë munda t'i ruaj edhe
gjatë ilegalitetit të rëndë në Tiranë letrat e Enverit, që jalnë
nja 13, dhe që sotjanë me vlerë dokumentare e aq të dashura
për mua.
Në atë letër që i dërgoja Enverit, ndër të tjera i
shkruaja: "Njësitet (guerile të qytetit) janë të gatshme, por
duhet ta dini që janë të pamësuara e pa eksperiencë dhe
prova e parë (sulmi) është e rëndë. Njësitet tona dhe populli,
sigurisht, që do ta ndihmojnë mjaft hyrjen e ushtrisë sonë
në kryeqytet, por unë nuk kam shumë besim në ndihmën
ushtarake që mund t'i japin. Ata mund të pengojnë lëvizjen
e armikut, mund ta luftojnë atë, mund të zënë disa pozita
në qytet, por pa çetat nuk janë në gjendje të përballojnë një

103
luftë ndeshjeje me armikun në qytet. Duhen forcuar dhe
mund të forcohen më shumë me armë automatike dhe
antitanke etj., se sa për eksperiencë, nuk mund të bëhet
fjalë (ta fitojnë) në dy ditë ose qoftë edhe më shumë... Armiku
nuk ka shumë forca të gjalla ushtarake dhe këlyshët
(shqiptarë) që ka është provuar se si ikin e fshihen kur janë
bërë ndjekje dhe ndeshje me armë në qytet. Por armiku ka
forca të motorrizuara, ka mjaft tanke dhe mjafton të zërë
rrugët kryesore të qytetit që as masat, as njësitet të mos
mundin të veprojnë. Unë s'di nga strategjia e luftës, nuk
njoh as posibilitetet tuaja..., por Tirana nuk mund të merret,
në qoftë se nuk dëmtohen rëndë rrugët që shpien në Durrës
dhe në Elbasan. Sa për djegien e qytetit dhe terrorin e gjerë
nga ana e armikut, nuk besoj, pse s'do të kenë forca dhe
mundësi... Përveç armëve që morën njësitet tona, shihet se
është armatosur dhe një pjesë e popullit. Kjo shihet sidomos
këto dy netë që ka vluar pushka me orë. Populli me sa duket
po provon revolverët dhe pushkët...Tirana mund të merret
kurdo, por ajo që duhet menduar është a mund ta mbajmë.
Për këtë dyshoj... dhe me e lanë qytetin prapë, jo vetëm që
është një humbje ushtarake, por dhe një humbje politike...".
Pastaj në letër i shkruaja për punën tonë me këshillat
nacionalçlirimtarë, me popullsinë e evakuar nga Durrësi,
me të rinjtë; i shkruaja për veprimtarinë minuese të Ballit
Kombëtar dhe për gjallërimin e disa elementëve nga radhët
e inteligjencies e nëpunësve të lartë, që deri në atë kohë
kishin ndenjur mënjanë dhe tani mendonin se në prag të
zbarkimit të aleatëve anglo-amerikanë kishte ardhë
momenti të krijonin partira, si "socialdemokrate" etj. dhe të
kërkonin pjesën e tyre pa hedhur asnjë pushkë.
Në pjesën e dytë të letrës i shkruaja Enverit për disa

104
shqetësime të miat lidhur me marrëdhëniet tona personale.
Me largimin e Enverit nga Tirana ne mund të komunikonim
me njëri-tjetrin vetëm me letra. Por Enveri më dërgonte letra
fare të shkurtra, që mua nuk më kënaqnin. Edhe kur e sillte
rasti që të shiheshim, siç ndodhte në mbledhje a konferenca
të karakterit kombëtar, përsëri zemra ime rinore thyhej,
sepse takimet me Enverin aty ishin të kufizuara dhe
relativisht të shkurtra, ne më shpejt ndaheshim se sa rrinim
bashkë. Kur ndodheshim në mbledhjet e rëndësishme, si në
Pezë, Labinot, Përmet, Helmës etj., këto ishin një rast i mirë
për mua, se të paktën e shihja me sy e çmallesha sadopak.
Por megjithatë, gjatë atyre ditëve ne të dy nuk mund të
rrinim e të bisedonim vetëm për vetëm. Kjo ndodhte, jo vetëm
nga që ai ishte shumë i zënë me punë, por edhe se të tilla
ishin kushtet e luftës dhe normat e Partisë. Këto nuk e
lejonin atë (por, sigurisht, edhe mua) që të shkëputeshim
nga punët e të kalonim me orë të tëra pranë njëri-tjetrit, siç
do të na e dëshironte zemra, si të rinj e të dashuruar që
ishim. Pra, kurrsesi nuk mund të tërhiqnim vëmendjen e
shokëve, të delegatëve, lidhur me interesimin që do të
tregonte Enveri për mua apo për lidhjet tona, lidhje këto që,
në fakt, qenë të njohura apo "të zyrtarizuara" vetëm nga dy
familjet ton,a dhe nga shokët e udhëheqjes kryesore të
Partisë.
Në këto rrethana, në mënyrë të pavetëdijshme, tek
unë nxori kokën "diferenca" në moshë dhe në pjekuri politike,
mes meje dhe Enverit. Them në moshë, sepse unë, si më e re
që isha kërkoja prej tij të më shkruante letra më shpesh, më
të gjata e më... intime. Në përputhje me moshën, kjo ishte
një kërkesë e ligjshme, por në ato kohë të vështira lufte, a
kishte Enveri kohë dhe mundësi t'u përgjigjej si duhet këtyre

105
dëshirave të mia vajzërore?! Por, qoftë nga dashuria, qoftë
nga meraku që kisha për të nga që ndodheshim larg njëri-
tjetrit, unë doja që Enveri të më shkruante sa më shumë, që
të paktën përmes letrave të gjata dhe intime, ta kisha sa më
pranë, të kuvendoja nga afër me të, të ndieja, së largu,
përmes rreshtave të atyre letrave, të rrahurat e zemrës së
tij
Mjaft e shkurtër ishte, për shembull, letra që Enveri
ma pat lënë në Zaloshnjë të Skraparit, në maj 1943, kur ai
qe larguar nga Tirana për të shkuar në Vlorë. Në atë rast ai
kaloi andej, rrugës për në Kucakë të Korçës. Ai e dinte që
unë do të shkoja atje për të marrë pjesë në Konferencën e
Parë të Rinisë Komuniste Shqiptare, por, me që nuk kisha
arritur akoma, ai më kishte shkruar veç dy fialë... Kur arrita,
ma dhanë atë copë letër dhe, të them të drejtën, sa u gëzova,
aq edhe u mërzita, pasi ajo ishte fare e shkurtër. Gjatë
muajve korrik e gusht, që ndenja në zonën e Skraparit, mora
nga Enveri edhe 4 letra të tjera, që m'i dërgonte nga Labinoti
e Vithkuqi, por, edhe ato qenë të shkurtra, madje, kryesisht
me porosi pune ose për kërkesa personale. Në secilën prej
tyre ai justifikohej se ishte shumë i zënë me punë dhe më
premtonte se herë tjetër do të gjente kohën të më shkruante
më gjatë.
Pra, kështu, me këtë mërzitje e trishtim që ndjente
shpirti nga mungesa e Enverit, nga mungesa e letrave me
ato fjalë të ëmbla e pse jo edhe përkëdhelie, aq të nevojshme
për zemrën e një vajze të re të dashuruar, m'u desh ca kohë
të mësohesha. Sigurisht, ndonëse shpirti e vuante, unë e
pata atë forcë, besim dhe shpresë se do të vinte dita e
shumëpritur e lirisë, kur ne do të ishim përgjithmonë bashkë,
ndaj i largova ato mendime e ndjenja të zymta e trishtimi

106
dhe u përshtata me rrethanat e reja, larg Enverit. Sa shumë
ndryshonin këto nga ato muajt e parë të njohjes e të
dashurisë sonë në Tiranë, kur unë kisha raste e mundësi të
takohesha relativisht shpesh me Enverin, të rrija e të
bisedoja gjatë me të, qoftë në shtëpinë e motrës së tij apo në
ndonjë nga bazat ku strehoheshim, siç kam përshkruar në
këto kujtime.

Partia jonë Komuniste asnjëherë nuk ka qenë kundër


dashurisë së vërtetë, kundër lidhjeve të qëndrueshme dhe
krijimit të familjeve të shëndosha. Por gjatë Luftës
Nacionalçlirimtare, lidhur me këtë nga të rinjtë duhej
treguar kujdes e vetëpërmbajtje, sepse, së pari, ndër akuzat
kryesore të propagandës së armiqve ishin shpifjet e ulëta
për moralin e komunistëve. Nga ana tjetër, populli yhe, në
masë, ishte tepër i ndieshëm lidhur me sjelljet e të rinjve në
shoqëri. Vetëm një disiplinë e lartë që vendosi Partia
Komuniste në ushtrinë partizane, bëri që edhe më fanatikët,
në krahina të ndryshme, të dërgonin në njësitet partizane
vajzat e motrat e tyre, me besim të palëkundur në moralin e
shëndoshë të komunistëve e të partizanëve. Vetëm në 2-3
raste, ndodhi që u shkel kjo disiplinë, siç është, fjala vjen,
rasti i shoqes F.S. në Tiranë dhe i një shoqeje në Gjirokastër,
të cilat vetëm u përjashtuan nga Partia, si dhe rasti tjetër,
ai me shoqen Ramize Gjebrea në Vlorë, ndaj së cilës u mor
një masë ekstreme, që u bë shkak për një fund tragjik.
Partizaňet tona u bënë shoqe, motra, infermiere, që u lidhnin
partizanëve plagët, u rrinin në kokë të sëmurëve, u arnonin
rrobat e shqyera dhe u thurrnin triko, çorape etj. Në një
atmosferë të tillë vëllazërore e shoqërore, në zjarrin e luftës
për liri, u kultivua, u rrit dhe u kalit ajo dashuri e shëndoshë

107
që u vu në themelet e shumë familjeve partizane, që u krijuan
menjëherë pas Çlirimit.
Po ndalem pak në rastin e dhimbshëm të pushkatimit
të shoqes Ramize Gjebrea, për të cilën është folur e shkruar
shumë. Enveri, në një letër që i drejtonte Nako Spiros lidhur
me këtë ngjarje, ndër të tjera, i thotë: Megjithëse djallja
s'ishte sjellë mirë, por prapë dënimi ishte i rëndë...Çështja
bëri shumë bujë dhe shokët e Brigadës, të alarmuar, panë
në punën që kishte bërë Ramizeja, një cenim dhe diskreditim
për ushtrinë dhe Partinë dhe morën atë vendim të shpejtuar,
pa pyetur Komitetin Qendror... Pra, Enveri e shtron çështjen
që duhej pyetur Komiteti Qendror, sepse kishte parasysh
që Ramizeja ishte e fejuara e Nakos dhe i përkiste edhe këtij
të thoshte fjalën e vet. Sjellja e Ramizesë ishte e dëmshme
(sigurisht jo aq sa për një masë të tillë ekstreme që u mor
ndaj saj), jo sepse dashuroi, por sepse ajo nuk u tregua e
qëndrueshme në dashurinë dhe në lidhjen me Nakon që
kishte vendosur me vetë vullnetin e saj. Me dashurinë e re
ajo shkoi tej normave të moralit që respektoheshin nga
shoqëria dhe nga Partia në ato kohë e rrethana lufte.
"Çështja e dashurisë së lirë - i shkruante Enveri Nakos- është
shumë delikate dhe shokët as që e kanë kuptuar... Për punën
delikate të dashurisë, shokët e Partisë e të Rinisë duhet të
kenë kujdes të madh, pse kjo çështje mund të presë nga të
dy anët. Po të kuptohet keq prej shokëve dhe shoqeve çështja
e dashurisë së lirë, atëherë kalojmë fare lehtë në kurvëri
dhe, nga ana tjetër, mund të kalojmë në jetën e murgjërve
dhe të murgeshave. Shtrojeni çështjen qartë në Rini e në
Parti, me anë konferencash, pse nuk jemi organizatë
priftërinjsh, por të gjitha punët duhet t'i shohim nga ana e
përparimit"...

108
LETËRKËMBIM I DENDUR ME ENVERIN

Periudha nga marsi deri në shtator 1943 qe e


ngarkuar me ngjarje të rëndësishme politike e ushtarake
brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Konferenca e
Parë e PKSH e zgjodhi Enverin Sekretar të Përgjithshëm.
Kjo rriti shumë përgjegjësitë e tij për forcimin e ngritjen e
rolit e të veprimtarisë së Partisë në nivelin e kërkesave të
kohës dhe për udhëheqjen e Frontit e të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare. Atij iu desh të shkonte në Vlorë, në mes
shumë rreziqesh, për të shpartalluar fraksionin antiparti të
Sadik Premtes. Kjo qe periudha e ngritjes së formacioneve
të mëdha luftarake, Brigadave partizane dhe e organizimit
të Shtabit të Përgjithshëm, që do të drejtonte dhe do ta çonte
Ushtrinë Nacionalçlirimtare drejt Kryengritjes së
Përgjithshme. Pritej hapja e Frontit të Dytë nga ana e
aleatëve. Ra Musolini. Në këtë kohë, organizata të atyre që
e quanin veten nacionalistë, si ajo e Ballit Kombëtar e të
tjera, me tabela socialdemokrate, nacionalzogiste etj., filluan
të gjallërohen e të lëvizin si e si për të zënë një vend në
Diellin e Lirisë që po lindte. Partia Komuniste dhe Kryesia
e Frontit Nacionalçlirimtar u kërkuan këtyre "baballarëve
të kombit" të hidheshin në luftë, me aksione konkrete,
kundër pushtuesve të rinj, nazistëve gjermanë. Për këtë
qëllim u organizua Mbledhja e Mukjes, por që u vu në binarë
të gabuar nga miopia politike dhe lëshimet që bëri
delegacioni i PK dhe i Frontit Nacionaçlirimtar, i kryesuar
nga Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi. Këta i lejuan krerët
politikë të këtyre organizatave, që, jo vetëm nuk kishin
hedhur ndonjë pushkë kundër pushtuesve, por në të kundërt,

109
kishin hyrë në bashkëpunim me ta dhe kishin bërë
marrëveshje të fshehta e të njohura, të dilnin si shpëtimtarë
të Shqipërisë pa bërë "çak" e "bam" e të viheshin përsëri në
krye të pushtetit në Shqipërinë e çliruar me gjakun e luftën
e bijve më të mirë të popullit, që i dolën zot vendit.
Në këto rrethana Enveri ishte totalisht i mobilizuar.
Siç del nga letrat e tij, veçanërisht të kësaj periudhe, drejtuar
anëtarëve të KQ në Tiranë, Gjirokastër, Berat, Vlorë,
Elbasan etj. (që janë të publikuara në dy vëllimet e para të
Veprave të tij, që i përkasin periudhës së Luftës
Nacionalçlirimtare), ai ishte jashtëzakonisht i preokupuar
për çfarë po ngjiste e çfarë duhej bërë. Në këto kushte, me
një ngarkesë të tillë të madhe punësh e problemesh të
shumta, Enverit nuk i dilte koha as për të ngrënë e për të
fietur si duhet. Kurse unë, me mendjen dhe natyrën time
romantike... kërkoja nga ai letra të gjata dhe "speciale" për
mua...
Në letrat që i drejtonte Nako Spiros, Gogo Nushit dhe
Ymer Dishnicës në Tiranë, dukej që Enveri ishte i pakënaqur
nga puna e këtyre shokëve, e Komitetit Qarkor, nga
organizatat e Partisë e të Rinisë. Në atmosferën euforike që
u krijua pas kapitullimit të Italisë, po bëheshin lëshime që
"mund t'i kushtojnë shtrenjt Luftës sonë dhe të ardhmes së
Shqipërisë", theksonte Enveri në ato letra. Të rinjtë
partizanë dhe ilegalët hynin e dilnin në Tiranë e në zonat
përreth sikur të ishte qytet i çliruar. U shkel sekreti i bazave
strehuese të ilegalëve, sikur bashkë me kapitullimin e
pushtuesve italianë të ishte shkrirë dhe administrata e
kolaboracionistëve, e agjentëve, e spiunëve dhe e
mercenarëve të tyre. Kjo administratë ishte ende më këmbë,
ca e topitur, por në pritje të padronëve të rinj, nazistëve

110
gjermanë. Në këtë periudhë u bë Mbledhja e Mukjes, e cila
në vend që të realizonte tërheqjen e atyre organizatave e
nacionalistëve që kishin mbetur jashtë Frontit
Nacionalçlirimtar, në luftë të armatosur kundër pushtuesve
nazifashistë, qe një fiasco krejt në kundërshtim me qëllimet
që kishte përcaktuar e formuluar në platformën e vet KQ i
PKSH. Në shkrimet dhe letrat e Enverit të atyre ditëve, që
janë botuar me një transparencë shembullore (si dhe gjithë
veprimtaria e KQ dhe e Enverit, gjë që nuk e pati bërë
asnjëra nga partitë komuniste të Europës Qendrore e asaj
Lindore) duket se me sa preokupacion dhe kujdes e përpunoi
ai platformën e Mbledhjes së Mukjes dhe përgatiti
delegacionin e PKSH, të kryesuar nga Ymer Dishnica e
Mustafa Gjinishi. Por kur këta ranë kokë e këmbë në
"kurthin" që u ngriti Balli Kombëtar, me ngritjen e një
"Komiteti për Shpëtimin Kombëtar" nën kryesinë e tyre dhe
lëshuan një trakt, siç më kanë treguar njerëz që kanë qenë
prezent, Enveri me ta mësuar këtë gjë tepër i revoltuar i ra
tryezës me grusht dhe thirri: "Tradhti!".
Enveri ishte i dashur, i sjellshëm me shokët. Kjo duket
edhe në korrespondencën me ta, ku gjen shpesh edhe shakara
shoqërore. Por kur ishte çështja për shkelje të vijës së Partisë
e kur bëheshin gabime politike, ai nuk donte t'ia dinte kush
ishte ai që gabonte dhe mbante qëndrimin e duhur.
Kështu ka ndodhur edhe me mua. Duke qenë anëtare
e Komitetit Qendror të Rinisë, Sekretare Politike e Rinisë
për Tiranën dhe, si e tillë, anëtare e Komitetit Qarkor të
Partisë, kritikat e Enverit ranë si rrufe edhe mbi kokën time,
madje, dhe më fort, në bisedat që patëm në Labinot, pastaj
vazhduan kur ai erdhi në Arbanë dhe janë fiksuar në
korrespondencën e kësaj periudhe. Nuk kam si ta fsheh, unë

111
si vajzë e vetme që isha, e rritur në një familje të vogël, të
qetë e që jetonte në harmoni të plotë, nuk isha mësuar me
qortime. Po ashtu, në jetën time revolucionare, nuk më ishin
bërë kritika serioze të karakterit politik, përveç vërejtjeve
të zakonshme për punën e përditshme me rininë etj. Por ja
që në këtë kohë mbi mua vërshuan kritikat që më bënte
Enveri. Siç thashë, unë, e pamësuar me qortime, i prita këto
duke u tronditur fort në shpirt, sepse i vlerësoja seriozisht
dhe më dukej se, përderisa më bëheshin kritika, kishte
ndodhur diçka shumë e rëndë. Kritikat që më bëheshin
kishin lidhje me gabimet në Mukje, që Komiteti Qarkor i
Tiranës nuk ndërhyri në kohë për t'i evituar, si dhe me
gjendjen euforike që u krijua veçanërisht në rini pas rënies
së Musolinit dhe kapitullimit të Italisë fashiste; me
propagandën tonë jo në nivelin e situatës, sidomos ndaj
demagogjisë së Ballit Kombëtar dhe të ashtuquajturve të
tjerë nacionalistë, që menduan se ra buria dhe erdhi ora t'i
hipin kalit të bardhë e të marrin pushtetin me revan.
Të gjitha këto kritika në të vërtetë ishin të drejta dhe
të pranueshme, prandaj për to i shkruaja Enverit: "veç më
vjen keq që nuk po mund t'i jap më shumë Partisë". Por atë
që nuk mund ta pranoja dhe më bëri që gjatë kësaj periudhe
të kaloja një gjendje shpirtërore të shqetësuar, ishte se
Enveri më kritikoi dhe për gjëra që unë nuk kisha asnjë
farë përgjegjësie, si për çështjen e Mukjes. Vërtet unë isha
një kuadër me përgjegjësi në Tiranë, isha dhe anëtare e
qarkorit të Partisë për Tiranën, por unë nuk isha thirrur në
ndonjë bisedë e rrahje mendimesh për këtë çështje në mes
Ymer Dishnicës, Nako Spirut e Gogo Nushit, të tre anëtarë
të KQ, as në Komitetin Qarkor nuk u shtrua gjë për këtë
Mbledhje, për çfarë diskutohej e gatuhej atje. Përveç kësaj,

112
ajo që më dëshpëroi më shumë qenë porositë që u jepte
shokëve Enveri në letra ose takime që "të më binin kokës
kur gaboja". Përse e bënte këtë Enveri? Si duket ai kishte
frikë se, si e re që isha, si dhe nga lidhjet tona, mos më rritej
mendja. Kështu ka ndodhur që në dy letra të tij, dërguar
shokëve të KQ të Partisë në Tiranë, Gogos e Nakos dhe Ymer
Dishnicës, Enveri kishte përdorur ca kritika e shprehje të
ashpra ndaj meje. Kjo ndodhte kur nuk kishte shumë kohë
që ishim dashuruar dhe mua ato më zemëruan ca, pasi u
ofendova, nga që m'u dukën të padrejta. Lidhur me këtë
unë kam një letër të shkurtër, sa një kartëvizitë, me të cilën
Ymer Dishnica i drejtohet Enverit dhe i thotë diçka të tillë:
"Ato që shkruan për Delegaten, nuk janë të drejta, por si
duket do që të ta lavdërojmë...".
E mërzitur nga këto kritika që nuk po i tretja dot, më
2 shtator 1943, në një letër të gjatë, ndër të tjera i shkruaja
Enverit: "...Nervoziteti dhe mënyra e kritikës (që, më bëre
në bisedën e fundit në Arbanë) më dhanë me kuptue se
pakënaqësia jote nuk qe e vogël. Ca fjalë që nxorre pa
kontroll, më lanë me kuptue që ke pësuar dhe ca deziluzion.
...Nuk e kuptoj pastaj, pse shokët porositen gjithmonë
që të më bien kokës kur gaboj! Do bëjnë me mua si me të
tjerët. Më duket se për as edhe një minutë nuk më ka shkuar
ndër mend të përkëdhelem pse jam shocija jote. Tjera herë
insistimin tënd për të më kritikuar më fort e kam marrë me
të qeshur, por sonte s'më pëlqeu porosia që i dhe Gogos...
Enveri im - i shkruaj nga fundi i letrës- ti duhet të më japësh
dorën seriozisht, pa më goditur më rëndë se të tjerët, sepse
je më i afërt me mua dhe, sigurisht, pa u influencuar nga
lidhjet tona, përveç asaj të Partisë...".
Kësaj letre, që mbante datën 22 shtator 1943, Enveri

113
iu përgjigj nga Arbana e Pezës, më 24 shtator. Letrën e tij ai
e fillonte lidhur me pjesën e dytë të letrës sime. Shkruante:
Nexhmija ime, letra jote më bëri shumë keq, sepse tregohesh
mjaft e dëshpëruar nga unë dhe nga qëndrimi im karshi
teje. E kuptoj fare mirë gjendjen tënde psikologjike, e kam
kuptuar natyrën tënde sensible, por vetëm dua që të kuptosh
dhe ti timen. Sigurisht, ka momente që e teproj kritikën me
ty, por kjo s'duhet në asnjë mënyrë të të dëshpërojë; mos i
pesho aq hollë, deri sa të të torturojnë fjalët e mia se "të
kujtoja më të zgjuar". Me këtë ti kujton se kam deziluzione
etj. Kalamaqe! Nuk më pëlqen që gruaja ime të dëshpërohet
në këtë mënyrë. Kritika që të kam bërë, dhe pak e tepruar
nga ana ime, duhet të jetë salutaire dhe jo të të dërrmojë,
sikundër që e tregon ti. Sikur të bësh më pak "supozime"
duke rrahur e stërrahur fjalët e mia, që shumë herë të kam
thënë edhe të pakontrolluara, do të bësh shumë mirë. Ato
fjalë e kritika s'i kam bërë me qëllim të keq, përkundrazi.
Prandaj në asnjë mënyrë s'dua që ti të vazhdosh të punosh
me mërzi në thellësirat e shpirtit tënd. Shpirti yt duhet të
jetë i qetë e i gëzuar, pse unë për ty kam mendimet nga më
të mirat. Kritikën që të kam bërë dhe, sigurisht, do të të bëj
përsa i përket punës, nuk ta bëj aspak me qëllim që të të ul,
por të të ngre, të të jap dorën seriozisht ( siç thua ti në letër).
Dhe të mos të të vijë keq pse shumë herë jam i ashpër me ty,
sepse, si thotë populli, "kush të do, të flet e të qorton". Ty
pse të dua ( them unë, ti po të duash mos e beso) më tepër
nga shokët, prandaj do të hash dhe një çikë dru më shumë.
E mbyll këtë kapitull - shkruan Enveri- duke të thënë
edhe një herë që në "thellësirat e shpirtit tënd" s'duhet të
ketë asnjë dëshpërim e mërzitje. Besoj se do ma bësh kaq
hatrin, Nexhmija ime.

114
Dhe po aty, Enveri im, fare pa ceremoni vazhdon:
"Tash po filloj nga druri"...
Të qash apo të qeshësh me këtë "rrufe" në qiellin e
kaltërt? Atëherë qava, kurse më vonë e sa herë më ka qëlluar
ta lexoj këtë letër, me këtë "kapërcim të papritur, më vjen
për të qeshur, kujtoj me mall shakatë që bënim lidhur me
korrespondencën tonë.
Ai : "Unë të kam shkruar mbi 100 letra... të zjarrta,
kurse ti..."
Unë: "Ti i humbe letrat e mija gjatë Luftës, kurse
unë i ruajta, megjithë terrorin nazifashist në Tiranë...".
Po kthehem përsëri te pjesa e letrës së tij, ku ai kishte
vendosur të edukonte e të kaliste gruan e tij:
"Njësiti do ta godasë gjermanin atje ku ai s'e
pret...Gueriljet e qytetit në momentin e duhur... do ta
ndihmojnë aq shumë operacionin që do të vijë nga jashtë, sa
që edhe ti do të çuditesh...
Puna e parë, ata duhet ta dinë se do të jenë roja e
qytetit për me mbajtë qetësinë, për me stabilizue rregullin,
për me organizue furnizimin e ushqimit të popullit, për me
rregullue komunikacionin etj.
Në komunikata mos i bini legenit, duke bërë një
koment "klishe", ...demaskoni jo me fjalë të mëdha dhe
abstrakte, por konkretisht, për shembull, ballistët thonë
"gjermanët e lënë vetë tokën e Rusisë", "partizanët vrasin
italianët që dorëzohen tek ata" etj., etj...0 bini në kokë, mos
jini shumë metikulozë, se ata s'venë doreza për të na luftuar
neve".
Më poshtë Enveri jep këshilla e porosi për funksionin
e këshillave nacionalçlirimtarë në situatat e reja dhe për
rolin e Rinisë. Natyrisht, si gjithnjë, e mbyll letrën me të

115
puthura e përqafime me mall.

Kjo periudhë 3-4 mujore, ky "duel" me letra, qe si një


shi vere, që nuk la asnjë gjurmë, përkundrazi na ndihmoi të
njohim edhe më mirë njëri-tjetrir3, tipin, natyrën, karakterin
etj.
Nuk kaluan shumë muaj dhe gjatë reaksionit më të
rëndë nazist gjerman në Tiranë qarkori i Partisë me Gogo
Nushin dhe shokët e tjerë të Komitetit Qendror morën urdhër
të dilnin nga qyteti e të vepronin në periferi e në fshtrat
përreth. Në qytet brenda më lanë mua, për të mbajtur lidhjet
me komitetin qarkor, si dhe shokun Gogo, i cili do të mbante
në lidhje Komitetin Qendror me qarqet dhe qarkorët me
Komitetin Qendror. Megjithatë, kjo periudhë nuk vazhdoi
gjatë, shokët e tjerë të qarkorit dhe mjetet e propagandës u
kthyen përsëri brenda në Tiranë. Pak më vonë, Nako Spiru
do t'i propozonte Komitetit Qendror të Partisë që unë të
ngarkohesha me një detyrë të re. Dhe në një letër të atyre
ditëve Enveri më shkruante se unë do të caktohesha të
punoja praktikisht në funksionin e Sekretares Organizative
të Komitetit Qendror të Rinisë... Më kujtohet që në fund
shtonte këto fjalë; "unë besoj dhe bindja është e plotë se ti
do të punosh shumë mirë. Do të kesh edhe sektorin e
Gruas...".
Korrespondenca jonë vazhdoi deri në dhjetor 1943.
Në këtë kohë ajo u ndërpre nga situata që u krijua me
operacionin e forcave pushtuese naziste dhe të mercenarëve
të tyre kundër njësive tona partizane nacionalçlirimtare dhe
kundër zonave që ishin çliruar. U krijua në këtë kohë situata
e vështirë edhe për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH,

116
madje edhe për Misionin ushtarak anglez të gjeneralit
Deivis. Ishte koha kur edhe Tirana po kalonte nga provat
më të rënda të terrorit nazist, që arriti kulmin me masakrën
e 4 shkurtit 1944, kur brenda një nate u nxorën nga shtëpitë,
pushkatuan dhe u lanë të shtrirë në rrugë 84 vetë, të rinj
të moshuar, të gjithë atdhetarë të mirë, antifashistë e
komunistë.
Nga ky reaksion i egër përfitoi vetëm Balli Kombëtar
për të tërhequr nga organizata jonë e rinisë disa elementë
të trembur dhe në këtë kohë gjermanët u ofruan këtyre të
rinjve bursa për studime në Gjermani. Mua m'u desh t'u
shkoja disave prej këtyre në shtëpi për të biseduar me ta e
për t'i bindur se nuk duhej të pranonin të iknin në Gjermani,
se kjo do të ishte tradhti ndaj luftës që ata kishin filluar.
Gjithë shokët drejtues të Partisë e të Rinisë nuk i
ndërprenë për asnjë çast veprimtarinë e tyre dhe kontaktet
me njerëzit, duke vënë veten në rrezik, sepse shumica ishin
ilegalë dhe kërkoheshin e ndiqeshin nga armiku. Edhe
populli i Tiranës e ndjeu peshën e rëndë të këtij terrori të
egër, por me ndjenjën e papërkulur të atdhedashurisë e kaloi
denjësisht edhe këtë provë. Shtëpitë tiranase mbetën baza
të sigurta e vatra të ngrohta e të dashura për shokët e
Partisë, për ilegalët e për luftëtarët e lirisë, duke mos kursyer
asgjë për luftën dhe për fitoren, duke vazhduar të na fshehin
të na mbronin në rastet e kontrolleve të rrepta që bënte
armiku dhe spiunët e tij. Njerëzit vazhduan të vinin në
mbledhjet tona edhe në ato ditë rreziku e terrori dhe nuk i
ndërprenë asnjëherë lidhjet me njerëzit e Partisë e të Frontit
Nacionalçlirimtar.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kishte

117
mundur t'i shpëtonte rrethimit të egër armik. Ai kishte
kaluar shumë peripeci, për të cilat nuk është vendi të
ndalem, për to është folur e shkruar shumë. Kur një pjesë e
Shtabit arriti të shkonte në zonat e lira të Korçës, Enveri, i
shkruante një letër Gogo Nushit, ku i kërkonte informacion
urgjent për gjendjen në Tiranë dhe në qarqet e tjera të vendit.
Gogoja, mund t'ia shkruante menjëherë përgjigjen me
gjithçka që i duhej Enverit dhe t'ia niste me korrierin, në
rrugën e përcaktuar më parë. Por në këtë rast, ai tregoi para
shokëve edhe një herë shpirtmirësinë e tij. Nuk më harrohet
ai çast kur ky njeri i mirë, ashtu siç e njihnim të gjithë, me
zemër të madhe, u tha shokëve: "Sikur të dërgojmë ta çojë
këtë informacion Delegaten. Kështu bëjmë një rrugë e dy
punë" tha ai duke buzëqeshur.
Unë as e kisha shkuar ndër mend një gjë të tillë. Nuk
mund ta fsheh, në atë çast më rrahu zemra fort. Ishte zemër
rinore. Një e skuqur e lehtë ndjeva që ma nxehu fytyrën. E
"tradhtova" veten para shokëve. Ata e kuptuan menjëherë
synimin e Gogos dhe duke hedhur vështrime dashamirëse
nga unë, u shprehën se ishin dakord. Pra, do ta kisha unë
fatin e madh që ta çoja tek Enveri atë letër me informacionin
e gjerë. Nuk kisha faj që më pushtuan emocione të forta.
Kishin kaluar 6 muaj që isha ndarë nga Enveri dhe që shpesh
detyrohesha të ndrydhja brenda vetes sime, thellë në shpirt
shqetësimet e mia për njeriun tim të dashur, për të cilin më
mundonin njëqind e një pyetje në kokë: "Si është?", "Ku
gjendet?", "A është gjallë?", "Si po ia bën me të ftohtin kallkan
të maleve me dëborë deri në mes?". Tërë këto shqetësime
për Enverin dhe shokët e tij, që në atë dimër të egër ndiqeshin
nga ujqit, edhe më të egër, hitlerianët, unë i kalova në një
atmosferë të rëndë terrori. Kjo gjendje na detyronte të

118
lëviznim nëpër qytet, ditën me revolen në çantë dhe natën
ta kalonim herë pa gjumë, duke ndenjur në gatishmëri e
herë duke fjetur veshur dhe me pistoletën e granatat nën
jastëk, gati për çdo të papritur.
Ishte fillim marsi. Gogoja dhe Nakoja bënë gati letrat
dhe informacionet, ndërsa unë mezi prisja të nisesha për të
kryer këtë detyrë dhe për takimin me Enverin. Bashkë me
informacionin për gjithçka kishte ndodhur dhe kishim bërë
ne në Tiranë, Enverit do t'i bëja ato ditë edhe këtë surprizë
të bukur. Unë do të isha për pak kohë pranë tij, në Panarit
të Korçës.

119

You might also like