You are on page 1of 1

Liria e pëllumbit

Këtu edhe pëllumbi ka jetë të vërtetë,

Hapin gjysmë pëllëmbe mbi asfalt e qet,

Para e prapa lëviz i qetë dhe shumë lehtë,

Kush vëngër s’e shikon, kush nuk e nget.

Këtu pëllumbi mbi sup pa dashje të bie,

Pa të njohur fare bëhet me ty mik,

Kërcen lartë e poshtë nga dielli në hije,

S’ka frikë dhe s’trembet nga njeri i lig.

You might also like