You are on page 1of 1

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në fshatin Frashër, Vilajeti i Janinës (sot në rrethin e Përmetit), fëmija i katërt i Halit bej
Frashërit (1797–1859) dhe Emine hanëm Myteveliu (1814–1861).[7][8] Nga i ati ishin
pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e
së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit, themeluesit të Korçës.[9]
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten
osmane, arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit,[10] si myhib bektashi.[11] Pas vdekjes së
prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul
në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.
[10]
Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,[12] mësoi
greqishten e re, greqishten e vjetër, gjuhën latine dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me idetë e
iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit.[13] Vijoi të merrej privatisht me gjuhët klasike të lindjes
(elsine-i selase). Në këtë periudhë u përqendrua edhe në fushat e interesit të tij jetëgjata: poetët
persë dhe Iluminizmi frëng.[14]
Pasi u diplomua më 1870,[14] më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj. Duke
shpresuar të trajtonte në klimën e thatë të malësive shqiptare, prej të cilit vuante që fëmijë, u kthye
në Janinë ku qëndroi dy vjet i pa zënë punë shteti. Me shpresën se do t'i përmirësohet shëndeti del
shpesh në gjueti.[15] Nisi punë si nëpunës në Berat dhe më pas qe drejtor dogane në Sarandë në vitet
1874-1877. I munduar edhe nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për
kurim gjashtë muaj në llixhat e Badenit në Perandorinë Gjermane. E përjetoi rëndë vdekjen e
parakohshme të vëllait Sherifit nga turbekulozi. Më 1877 u kthye në Janinë. Është i shqetësuar për
fatin e Shqipërisë dhe përcjell me kujdes veprimtarinë politike të shqiptarëve në botën e huaj. Vëllai i
vogël, Samiu, syrgjynoset për arsye politike në ishullin Rodos, ndërsa vëllai tjetër Tahsini ndërroi
jetë nga tuberkulozi.[16] Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më
1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,[17] ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të
Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të
Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Aii u martua, ndoshta në pjesën e dytë të viteve ’70 të
shek XIX, me Hatixhenë, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, vajza e një berberi nga Shkodra, e cila
jetoi dy apo tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit. Naimi dhe Hatixheja patën dy vajza, e
para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq më 1881. Vajza e dytë, Nevrezi, u lind dhe u
shkollua në Stamboll dhe më pas u martua me Xhafer Luarasin, dhe më pas me Shahin Kolonjën.[10]
Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në
veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për
mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.
[18]
Kishte interes për thesarin shpirtëror të popullit shqiptar, gjë që e shtyu të punonte bashkë me
vëllain rreth një fjalori të shqipes i cili do të mbetej pa botuar.[19]
Në vitin 1883 nisi botimi i revistës Drita, ku në shkrimet e veta Naimi përdorte inicialet N.H.F.[20]
[21]
Pasi autoritetet osmane ndaluan shkrimin e shqipes, veprat nisën të botoheshin në Bukuresht dhe
më pas në Sofie.[22] Më 1887, me Samiun nxorrën nga Porta e Lartë lejen për hapjen e një shkolle
private shqipe në Korçë, ku tekstet i përgatiste Naimi.[23]
Pas 4 viteve duke lënguar, ndërroi jetë ndaj të gdhirë në orën 2 pas mesnate duke hyrë e shtuna,
më 20 tetor 1900 në shtëpinë e tij në Këzëll Toprak, Kadikoy. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel,
21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri u ngrit në krah të varrit
të Abdyl Frashërit, i cili ishte i veshur i tëri me mermer të bardhë dhe, mbi të, një pllakë e zezë ku
qenë gdhendur fjalët e Naimit: “Hybdyl vatan minel yman”, që do të thotë: “Të gjithë duhet t’i jemi
mirënjohës Mëmëdheut”.[10]

You might also like