You are on page 1of 1

Biografia

U lind në Sheper të Zagorisë,[2] i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani i cili punonte
në Kavallë dhe Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri
i një mali në krahinën e Zagorisë,[3] mori mësimet fillore në shkollën greke në Nivan të
Zagorisë.[4] Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioj frëngjisht për pesë vjet ne liceun
francez "Sainte Catherine des Lazaristes".[4] Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me
mjaft avokatë të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë, në Zvicër,
[5]
 ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vjet në këtë disiplinë. Atje takoi
bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Vdekja e
Eugjenisë në vitin 1892, ishte për të qe humbje tragjike.[4]

Patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipthomazhe në varrin e Andon Zako Çajupit


në Kajro në 21 vjetorin e vdekjes (11 korrik 1930-11 korrik 1951).
Në këtë përkujtim veprimtari i shquar për çështjen kombëtare shqiptare, patrioti
lushnjar Qerim Haxhiumbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e Andon Zako
Çajupit.
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore
të kolonisë shqiptare në atë vend.[2] Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë
kohe si avokat.[2][4]Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke
mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua
letërsisë.[4] Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe
mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull
që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, ku ishte kundër adoptimit të
alfabetit grek në gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një
pamflet dërrmues kundër armiqëve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi
i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që
vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro.
Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan
Konferencës së Paqes më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920
themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së
monarkisë nga Ahmet Zogu.

You might also like