You are on page 1of 2

Eqrem Çabej

Eqerem Çabej  ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog


shqiptar. Lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908 djali i dytë
i Hysenit dhe Aishes pas Selaudinit I ati ishte kadi i
diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit.
Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më
1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në
Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të
qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten
afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten
Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin
e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë
që të bëhej mjek.

VEPRTARIA SHKENCORE
Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-
evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi,
por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të
letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe
leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si
edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg
sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës
shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

You might also like