You are on page 1of 12

Fausti

Johan Volfgang Gëte


• Legjenda e Faustit
• Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur,që ka një bazë
historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e
shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më
qytet, nëpër dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte
dije të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi
në magji ishte diçka normale, rreth magjistarit shëtitës
mblidheshin turma të tëra njerëzish
• Vepra nuk ka një subjekt bazë dhe nuk fillon meveprim të
vërtetë.
• Tragjedia nis me Kushtim, vazhdon me Paralojë dhe mbaron
me Prolog në qiell.
Tragjedia
ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë (e ndërtuar sipas


kronikave historike shekspiriane në 25 skena, trajton jetën personale të
heroit. Vepra ka personazhe episodike (nëpjesën e parë personazhe biblike.
Kërkimi dhe pakti-bast me djallin
 Pakënaqësia e Faustit
 Pakti me djallin
 Takimi me Margaritën
 Aventurate Faustit dhe vdekja Margaritës
• Pjesa e dytë (e ndarë në 5 akte) trajton aktivitetin e tij
shoqëror. Personazhe mitologjike. Nga bota e vogël te bota e
madhe – nga kërkimi te krijimi.
• Akti 1 – Zgjimi I Faustit
• Akti 2 –Vagneri
• Akti 3 – Fausti dhe Helena
• Akti 4-Veprat e Faustit në dobi të njerëzimit .
• Akti 5 Fausti kolonizator dhe utopist Vdekja e Faustit
Ngjarjet në tragjedi i
bashkon ideja themelore. Ajo konsiderohet
si poemë simbolike dhe filozofike. Tragjedia
ka, monologje, këngë korale, poezi lirike,
analiza psikologjike, meditime filozofike,
stile të ndryshme etj. Shpreh mendimet e
autorit dhe lëvizjet e kohës (opinionin gjerman të
kohës).
Personazhet
• Fausti:
• përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë;
• nuk heq dorë nga jeta;
• personifikon shpirtin e ri, bashkëkohor, afirmimin e aspiratave,forcave
krijuese të njeriut;
• bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë
drejt botës materiale, tjetra e tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë;
• gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që ka arritur;
• është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën;
• fitorja mbi natyrën shënon veprën e tij më të madhe dhe fundin e
udhëtimit të tij
me veprimtarinë e tij të dobishme ai e ka mundur egoizmin dhe e ka kuptuar
se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me njerëzit e
tjerë.
Mefistofeli
• Paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit;
• është zëri i pavetëdijes, pasqyra keqe
e Faustit;
• ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e
të mira) dhe tregohet
këshilltar i keq, tinëzar e cinik është
alteregoja e njeriut, shok rruge i yni,
mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore
simbolizon shpirtin e mohimit, pa të
cilin nuk mund të ketë zhvillim të
vërtetë;
ai është faktori thelbësor i botës, faktori
negativ i aftë të krijojë kontradiktat që
janë kushti bazë I zhvillimit.
Margarita:
• Personazhi më poetik i Gëtes, i
frymëzuar nga përvoja nostalgjike e
dashurisë rinore e të dëlirë, por të
humbur;
• karakterizohet nga natyrshmëria,
përkushtimi, besimi në dashuri, droja
dhe rezervimi, thjeshtësia e karakterit,
morali i pastër, edukata fetare e
shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave
• është mishërim i dashurisë së
dëlirë; vetëmohuese që u zbulohet
njerëzve në formën më të përsosur,
në dashurinë e gruas, simbol i zbutjes
dhe i shpëtimit të shpirtrave;
• është motra poetike e
shpirtërore e Beatriçes.
• Fausti i Gëtes rimerr, në kushtet e reja dhe në frymën
bashkëkohore, udhëtimin aventuresk të Uliksit dhe udhëtimin
shpirtëror të Dantes. Ky udhëtim, i përsëritur në vende e kohë të
ndryshme, tregon se çdo epokë ka nevojë të ndërmarrë
udhëtimin e saj e të ketë një prijës të vetin.
• Simbolika e udhëtimeve përcillet nga njëra epokë te tjetra, nga
njëri udhëtar i madh te tjetri, për të mbër-ritur në epokën e
Gëtes dhe të aventurës së Faustit.
• Etapa morale - ku ai kupton se në botë vlerat më të larta e më të
arrira janë punët në dobi të jetës.
• Etapa estetike - ku ai zbulon vlerat e poezisë, artit, mitit dhe
kulturës.
• Etapa shkencore - mes udhëtimit të tij ai kupton se natyra është
e përsosur, kurse shkenca e njeriut është e kufizuar.
• Etapa shoqërore - duke bashkëpunuar me institucionet e
drejtësisë ai formohet si njeri shoqëror.
• PJESËT MË TË RËNDËSISHME

• 1. Nata: Në një dhomë të ngushtë, të harkuar Gotike, Dr. Henrik


Fausti ulet në tryezën e tij, e rrethuar nga një rrëmujë librash
dhe instrumentesh shkencore. Është Pashkë. Tani pesëdhjetë
vjeç, Fausti është i dëshpëruar dhe I irrituar. Ai zotëron
disiplinat - Filozofi, Mjekësi, Ligje dhe Teologji - por është i
pakënaqur nga kufizimet e të
kuptuarit njerëzor. Fausti studion simbolet ezoterike në një libër
të vjetër magjik thërret, Shpirtin Tokësor qe e qorton Faustin. Kjo
tregon se natyra më e lartë e njeriut e bën të pamundur që ai të
pranohet në sferën e tokës së plotë, të një qenie abstrakte dhe pa
formë. Atëherë çfarëdo që të dëshirojë, një qenie njerëzore nuk
mund të veçojë ekzistencën dhe vetëdijen.
• Mesazhi i Pashkëve që frymëzon Faustin është shpresa e
rilindjes së jetës
• Në dhomë: Për të ripërtërirë frymëzimin e tij, ai vendosi të
përkthente në Gjermanisht Ungjillin e Shën Gjonit, por
• nuk mund të kalojë rreshtin e parë, "Në fillim ishte Fjala". Pasi
bëri disa përpjekje për të zgjedhur një interpretim
• që e kënaq atë, Fausti më në fund vendos për, "Në fillim ishte
Vepra". Ky episod kristalizon një nga temat
• kryesore filozofike të poezisë - Konceptimi i Gëtes se veprimi
është forca krijuese dhe sunduese e universit. Ky
• është kuptimi metafizik i përkthimit përfundimtar të Faustit.
• Besimi i Faustit se paraqitja e Mefistofelit ishte vetëm një
ëndërr është një nga simbolikat që lë të kuptohet se
(të natyrës njerëzore në përgjithësi). djalli është pjesërisht një
përfaqësim simbolik i aspekteve të fshehura të personalitetit të
Faustit
“Natë”
• Në episodin përpara këtij të titulluar “Kuzhina e shtrigës”
Fausti plak ka përfituar nga magjitë e djallit Mefistofel dhe
rinohet. Kështu ai mund të bëjë realitet të gjitha ëndrrat e tij,
edhe ato më të guximshmet. Fausti e di se në këtë botë nuk ka
ardhur për të soditur, por tashmë ai e di se rinia është vetëm
për atë që di ta gëzojë. Me ndërmjetësinë e Mefistofelit dhe
Martës ai fiton dashurinë e Margaritës dhe ndien sakaq se
ëmbëlsia e femrës është më e fortë se tërë aromat e botës.

You might also like