You are on page 1of 17

Personalitete karakteristike

Jacob Miller, Jenry Johnson, Jack Sparrow dhe Zoulikha Adi


Jacob Miller
Veterani i Luftës Civile që jetoi 64 vite me një vrimë të hapur në kokë nga një
snajper
• Gjatë Luftës Civile, në Betejën e Chickamauga, ku kishte mijëra të vrarë
dhe të plagosur, Jacob Miller nga Naperville, Illinois, po shërbente me
kompaninë K, Këmbësorinë Vullnetare të 9-të të Indianës, pjesë e ushtrisë
së Cumberland, kur me 19 shtator 1863 u godit nga një snajper
konfederativ i ushtrisë së Tenesit. Plumbi e kishte goditur në mes vetullave
dhe i kishte mbetur në kafkë.
• Kur kompania K u tërhoq nga ai pozicion, shokët e tij e kishin lënë për të
vdekur. Ai kishte rrëfyer se pasi që kishte ardhë në vete, ishte ngritur në
këmbë duke u mbajtur në armën e tij dhe kishte filluar të ecte drejt zonës
së sigurtë.
• Në ndërkohë ai rrëfen se atë e kishin marrë ushtarët kundërshtarë dhe e
kishin dërguar në spital ku mjekët kishin vendosur që mos ta operonin që
tia heqin plumbin nga kafka.
• I ndihmuar nga një infermjere, ai kishte dalë nga tenda dhe ishte larguar
nga aty drejt vendeve më ku ishte ushtria e tij.
• Për 9 muaj Miller e mbajti plumbin në kokë, kur shkoj në shtëpi për
pushim, në Logansport, ai shkoj tek mjekët lokal Doktorët Fitch dhe
Colman të cilëve iu kërkoj ta hiqnin plumbin nga kafka e tij, gjë të cilin e
bënë, ku nxoren një top musket (i quajtur ndryshe plumbi i armëve të asaj
kohe). Pas kësaj u kthye në spitalin ushtarak në Madison ku qëndroi deri
me 17 shtator 1864 ditën kur edhe u lirua nga spitali
• Miller u kthye në shtëpi për të vazhduar jetën normalisht, por me një plagë
të hapur në ballë, nga e cila kishte humbur shikimin në syrin e majt. Plot
31 vite pas plagosjes nga plaga i dalin dy copa plumbi, për të treguar që
ende kishte plumb brenda saj. Për 64 vjet ai jetoi me plagën e tij të hapur
midis syve që depërtoi në kafkë tre të katërtat e një centimetri.
• Ai pati një vdekje natyrale në moshën 87 vjeçare.
Henry Johnson
Apo "Vdekja e Zezë", i vetëm kishte vrarë dhe plagosur 24 ushtarë gjermanë
në Luftën e Parë Botërore
• Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i trajtonin njëjtë ushtarët
afrikano-amerikanë me ushtarët e bardhë, në Luftën e Parë Botërore,
Henry Johnson dhe shumë afrikano-amerikanë dhanë kontribut të
jashtëzakonshëm në ushtrinë amerikane duke treguar trimëri të madhe
përballë armikut.
• Henry Johnson, lindi me 15 korrik 1892 në Winston-Salem, Karolina e
Veriut. Anipse atij dhe shumë të tjerëve iu mohuan të drejtat për shkak të
ngjyrës, ai iu përgjigj me vullnetin më të madh thirrjes për inkuadrim në
ushtri në Luftën e Parë Botërore, andaj me 5 qershor 1917 u bë pjesë e
ushtrisë amerikane.
• Johnson u vendos në Kompaninë C, Regjimenti 15 i Këmbësorisë së New
York-ut, njësi e veçuar me ushtarë afrikano-amerikanë e udhëhequr nga
oficerë të bardhë, pas disa muaj trajnime ata dërgohen në Francë në
dhjetor 1917. Atje ky njësit emërohet Regjimenti 369 i Këmbësorisë, e cila
ishte pjesë e Divizionit të Këmbësorisë 93 të ushtrisë amerikane.
• Për shkak se ushtarët e bardhë nuk dëshironin që të ishin bashkë me
ushtarët afrikano-amerikanë, gjeneralmajori John J. Pershing, u detyrua ta
shkëpuste Regjimentin 396 nga ushtria amerikane, ku me 8 prill 1918 ky
regjiment iu bashkua forcave franceze. Ndryshe nga forcat amerikane që
vendosen ti largojnë nga ambientet e tyre, ushtarët francez nuk kishin
komlekse karshi ushtarëve afrikano-amerikanë, andaj ata u integruan shumë
mirë ndërmjet vete. Në këtë mënyrë edhe Johnson u vendos krahë ushtarëve
francezë, ku iu dha helmeta franceze dhe filloj të mësonte gjuhën fërnge.
• Me 15 maj 1918 Johnson dhe shoku i tij, Pvt. Needham Roberts, ishin në një
patrullë rutinore në një urë, kur vërejten se një grup ushtarësh gjermanë ishin
afruar dhe përgatiteshin që të sulmonin vijën e ushtrisë franceze. Johnson pa
se armiku ishte afruar shumë dhe nuk kishte kohë të ktheheshin dhe të
lajmëronin forcat franceze, andaj urdhëroi Robertsin që të kthehej dhe të
bënte një gjë të tillë, ndërkohë që ai filloj të gjuante grana drejtë ushtarëve
gjermanë. Nga luftimet, u plagos Robertsi, i cili ishte kthyer për ta ndihmuar
Johnsonin. Gjatë luftimeve ishte plagosur edhe vet Johnson, i cili iu përgjigjej
me zjarrë ushtarëve gjermanë derisa iu hargjuan të gjitha granatat, ai filloj të
gjuante me pushkën e tij derisa edhe municioni i saj i mbaroj.
• Ai vërejti përpjekjen e gjermanëve për ta kapur Robertsin, andaj ai nxori
thikën e tij Bolo dhe filloj kacafytjen trup më trup me ushtarët gjermanë, me
ç'rast kishte vrarë dy ushtarë. Ndonëse nuk ishte i armatosur mirë,
Johnson ishte i vendosur ta mbronte shokun e tij Robertsin dhe një gjë të
tillë ia arriti. Pas luftimesh të pakompromis të tij dhe afrimit të ndihmës nga
ana e forcave franceze, më në fund ushtarët gjermanë u tërhoqen.
Johnson mbrojti shokun e tij Roberts, vrau 4 ushtarë gjermanë dhe rreth
20 të tjerë i kishte plagosur, ndërsa ai vet kishte marrë plotë 21 plagë.
• Që nga ky moment, Johnson, mori nofkën "Vdekja e Zezë".
• Për heroizmin e tyre, Johnson dhe Roberts ishin ndër amerikanët e parë
që iu dha Croix de Guerre Francez, çmimi më i lartë i Francës për trimëri.
• Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Johnson dhe Regjimenti 369,
në Amerikë u priten si heronjë, për shkak të këmbënguljes së tyre dhe
qendreses ushtarake që kishin treguar në luftë. Johnson drejtoi paradën e
Regjimentit 369 në qytetin New York, ndërsa presidenti i atëhershëm
amerikan, Theodore Roosevelt, e emëroi atë si njërin nga pesë amerikanët
më të guximshëm që shërbeu në Luftën e Parë Botërore.
• Pavarësisht kontributit të tij të madh që kishte dhënë, ushtria amerikane i
kishte mohuar të gjitha veprat e Johnson në luftë. Atij iu mohua edhe
pensioni i invalidit për plagët e shumta që kishte marrë, andaj ai u detyrua
të kthehej në Albany të New York, ku rifilloi punën si portier në Stacionin e
Trenit.
• Johnson vdiq me 01 korrik 1929 në moshën 37 vjeqare, nga miokarditi.
• Kontributi i Johnson ishte i pamohueshëm, megjithatë për shkak të
padrejtësive racore, atij nuk iu njoh asnjë veprimtari nga shteti amerikan.
Megjithatë, pas 97 vitesh, Departamenti i Mbrojtjes rishqyrtoi të dhënat e tij
dhe e rekomandoi atë për shpërblim me Medalje të Nderit .
• Në vitin 2015, Presidenti Barack Obama prezantoi çmimin për Henry
Johnson, duke thënë: “Më e pakta që mund të bëjmë është të themi, 'Ne e
dimë se kush jeni, ne e dimë se çfarë keni bërë për ne. Ne jemi
përgjithmonë mirënjohës'.”
Jack Sparrow
Jeta reale e tij, Jack Ward
• I njohur si Jack Sparrow, emri i vërtetë i tij ishte, Jack Ward, i lindur me
1553 në Faversham, Kent në Anglinë Juglindore. Në fillim Jack merrej me
peshkim, por duke qenë se Faversham ishte një vendstrehim i piratëve,
Jack, filloj të kishte një simpati të madhe për lundrimin dhe anijet. Më vonë
ai e la vendlindjen dhe u punësua si pirat i licencuar nga Mbretëresha e
Anglisë. Në atë kohë mori fund lufta në mes armatës spanjolle dhe asaj
angleze, andaj edhe piratët do të duhej ti dorëzonin anijet dhe pajisjet e
tjera luftarake, gjë të cilën nuk e dëshironin. Pas kësaj, Jack, u kthye në
vendlindje.
• Pas një kohe, Jack-ut iu dha një licencë nga Mbreti për të kryer një detyrë
të re. Mirëpo, jeta e Jack mori një kahje krejtësisht tjetër, ai zgjodhi të
braktiste shokët e tij dhe të fillonte aktivitete krejtësisht të jashtligjshme.
Nga fama e tij e madhe dhe frika të cilën mbillte tek marinarët, kryesisht
ata anglezë, filluan të këndoheshin edhe balada të ndryshme për të dhe
bëmat e tij.
• Përderisa Jack sulmonte anijet tregtare në Mesdhe, ai bëri një
marrëveshje me një marinarë mysliman ku Jack do të mund të përdorte
një bazë detare në Tunizi, e cila i mundësonte atij kapjen e më shumë
anijeve tregtare që udhëtonin në këtë teritor detar.
• Megjithatë, Jack, ishte munduar ti kthehej jetës normale duke i kërkuar
falje mbretërore Mbretit të Anglisë, James I, por që ky i fundit e kishte
refuzuar një gjë të tillë, me ç'rast, Jack, u kthye në Tunizi. Sundimtari i
Tunizisë, Osman Dayi ("Dayi" ishte titulli më i lartë i sundimtarit të
Perandorisë Osmane në rajonin e Algjerit), i ofroi Jack -ut strehë të sigurtë
në zotërimet e tij, gjë të cilën edhe e realizoj. Një vit më vonë, Jack, u
konvertua në myëiman dhe mori emrin, Jusuf Reis. Konvertimi i Jack në
mysliman është e dëshmuar edhe përmes një shfaqje që u realizua në
vitin 1612 nga dramaturgu anglez, Robert Daborne, me titull "Christian
Turn'd Turk".
• Sipas gojdhënave, Jack, kishte ndihmuar arratisjen e myslimanëve dhe
herbrenjve nga Spanja.
• Sa ishte në Tunizi, Jack, ishte i dhënë jashtëzakonisht pas zogjëve, sa që
tunizianët ia vunë emrin, "Asfur", e që në shqip i bie "Harabeli", prandaj
njihet edhe si Jack Birdy, e që ne sot e njohim si Kapiten Jack Sparrow.
• Paraqitja e tij në shkrim dhe tregime, e pastaj edhe në dramaturgji, u bë
nga shënimet e udhëtimit të William Lithgow, një skocez i cili pas udhëtimit
të tij të dytë në Tunizi, ishte takuar me kapitenin e famshëm, Jack Ward,
apo Yusuf Reis. Sipas Lithgow, Kapiteni Jack, ishte një alkoolist i madh,
por pirjen e alkoolit e kishte ndërprerë vetëm pas konvertimit në mysliman,
ai mbante një çallmë të mbështjellë në kokë të stilit të përzier turko-
tunizian.
• Pra filmi i famshëm i Hollywood, "Pirates of the Caribbean“ shqip "Piratët e
Karaibeve", në të vërtetë na transmeton një histori reale të kapitenit të
famshëm, Jack Sparrow, rol i interpretuar nga aktori, John Depp.
Zoulikha Adi
Heroina e Algjerisë, të cilën francezët e ekzekutuan me hedhje nga
Helikopteri
• Yamina Al-Shayeb, e njohur me emrin Zoulikha Adi, lindi në Chercell të
Algjerisë, më 7 maj 1911. Ajo si e re iu bashkua rezistencës së
algjerianëve të cilët nuk e pranonin pushtimin dhe regjimin francez në
shtetin e tyre. Ajo tregoj trimëri shumë të madhe, mprehtësi dhe strategji
luftarake, që pa dyshim se mund ta kompleksonte secilin bashkëluftëtarë
të saj. Zoulikha Adi, luajti një rol jashtëzakonisht të madh në zgjimin e
ndërgjegjes kombëtare tek algjerianët, duke u shndërruar në shembull për
rezistencë ndaj okupimit të vendit. Ndër të tjera, ajo i siguronte rezistencës
mbështetje logjistike, duke mbledhur para, furnizime me ushqim,
veshmbathje dhe ilaçe.
• Ndonëse burri dhe djali i saj iu vranë në kauzën e përbashkët, Zoulikha
Adi, nuk u zbraps nga rruga e saj për lirinë e vendit.
• Pas vrasjes së komandantit Abul-Kassem Al-Alawi, Zoulikha Adi e mori
komandimin e ushtrisë algjeriane në Cherchell kundër francezëve, në këtë
mënyrë ajo u shndërrua në personin më të kërkuar nga francezët.
Pushtuesit francezë u munduan vazhdimisht ta arrestonin Zoulikha Adin,
por pa sukses.
• Mirëpo, pas një aksioni të përgjithshëm kundër ushtrisë algjeriane, ku
francezët synonin marrjen nën kontrollë malet e Bou Harb dhe Sidi
Soliman, ata arriten ta kapnin Zoulikha Adi, me 15 tetor 1957. Për dhjetë
ditë e torturuan dhe e maltretuan për të marrë informacione për ushtrinë
algjeriane që ajo komandonte, por Zoulikha Adi refuzoi një gjë të tillë duke
duruar çdo maltretim që francezët i bënin.
• Për të mos u mjaftuar, ata e lidhen pas një automjeti dhe e tërhoqen zvarrë
që tu jepnin mendë ushtrisë algjeriane, se komandantën e tyre ata po e
vrisnin ngadalë, mirëpo Zoulikha Adi, më zë të lartë thoshte: “O vëllezër,
shikoni malin, shikoni malin”, si duket kishte për qëllim shpresen për liri që
populli duhej ta kishte tek ushtria algjeriane e cila ishte në male.
• Francezët e panë që torturat nuk e lëkundnin qendrueshmerinë e Zoulikha
Adi, andaj ata e hodhen nga helikopteri nga një lartësi shumë e lartë.
• Trupi i Zoulikha Adi, nuk u gjet për një kohë të gjatë, ngase vendodhja e tij
nuk dihej për shkak se helikopteri ishte në një lartësi të madhe saqe nuk
dihej se ku kishte rënë.
• Megjithatë në vitin 1984 një i moshuar kishte treguar se si në vitin 1957 ai
e kishte gjetur një grua të vdekur me trupin thuajse të copëtuar, pastaj e
kishte varrosur. Kur ai kishte gërmuar në vendin ku e kishte varrosur,
gjeten eshtrat e një gruaje, me rrobat të cilat i kishte veshur Zoulikha Adi
diten e ekzekutimit. Pas ekzaminimeve të kryera, trupi u identifikua si i
Zoulikha Adi.
• Zulekha Adi mbeti në historinë e Algjerisë si gruaja heroinë e cila luftoi
krahë burrave, kundër pushtuesve francezë, për mbrojtjen dhe lirinë e
atdheut.
• Foto e mësipërme, Zoulikha Adi, e lidhur pas një makine franceze ku do të
tërhiqej zvarrë, para se ta hedhnin nga Helikopteri.

You might also like