You are on page 1of 13

Hyrja

Një nga treguesit e madhështisë për një president është ndryshimi që ai sjell,
ndryshim që të jetë i vazhdueshëm dhe që ndikon në jetën e çdo qytetari. Por një president bëhet
me ndikim edhe në etapat kyçe të historisë. Abraham Lincoln ishte presidenti i 16-të i Shteteve të
Bashkuara. Me një ëndërr për të ribashkuar kombin, ai e filloi zhvillimin e shpejtë të ekonomisë,
e kundërshtoi deklaratën e luftës kundër Meksikës në vitin 1846. Abraham Lincoln shpëtoi
Unionin gjatë Luftës Civile Amerikane. Lidershipi i tij gjatë luftës ishte që kombi nuk mund të
ndahej në dysh. Ai arriti ta mbajë Amerikën të bashkuar. Po ashtu Abraham Lincoln miratoi edhe
ligjin kundër skllavërisë. Ai cilësohet si presidenti më i shquar që ka pasur ndonjëherë Amerika.
Ai u vra në një atentat nga një person që ishte pro skllavërisë.

Linkoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës,
legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.
Lincoln u vra përderisa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në
Uashington.Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e
çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes. Vdekja e tij ndodhi
pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u
vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë. Presidenti Linkoln ndihmoi gjithashtu që t’i jepej fund
skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Proklamata e Emancipimit e publikuar më 1 janar të vitit
1863, i hapi rrugën lirisë së afrikano-amerikanëve. Ndërsa jeta e tij u pre në mes, legjitimiteti i
Lincoln vazhdon të jetojë, si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e Shteteve të
Bashkuara.

Fjalimi I Linkoln, numërohet si ndër fjalimet më të gjata nga presidentët amerikanë me 3634
fjalë. Ndër fjalimet e tij më të famshme, konsiderohen fjalimet në vitin 1861 dhe 1865. Fjalimi I
tij domethënës para popullit të SHBA-ve, e bëri një nga burrshtetasin historik dhe të dashur, siç
ishte ai i vitit 1863. ,, Na takon neve të gjallëve që t’i përkushtohemi punës së pakryer të atyre
lufta e të cilëve na solli deri këtu. Neve më shumë na takon t’I përkushtohemi detyrës së madhe
që është para nesh, në mënyrë që nga ata që vdiqën me nder, ta marrim pietetin e lartë për
çështjen për të cilën ata e dhanë edhe dëshminë e fundit të devotshmërisë; që ne ta kemi në
mendje se vdekja e tyre nuk ka qenë e kotë; që ky komb, me ndihmën e Zotit, do të jetë vatër e
lindjes së një lirie të re, ku njerëzit do të udhëheqin për njerëzit, dhe se ky komb nuk don të
zhduket nga faqja e dheut.”

Abraham Linkoln - Presidenti i 16 i SHBA-ve

Abraham Linkoln ka lindur më 12 shkurt të vitit 1809. Ai ishte fëmija i dytë i


Thomas Linkoln dhe Nacy Linkoln. Linkoln lindin në fermën Sinking
Spring, Hodgenville, Hardin County, Kentucky[6] . Gjyshi i tij Samuel Linkoln ishte me orgjinë
angleze nga qyteti Norfolk, Angli. Në fillim ai ishte vendosur në Hingham, Massachusetts, më
pas ai u shpërngul nga Virgjinia në Kentaki ku më pas ai u vra nga Indianët. Motra e Linkolnit
kishte lindur në Virgjinia. Fillimisht familja tij ishte vendosur në një qytet në Kentaki. Familja e
Linkolnit u bë besimtare e kishës baptiste. Ata ishin të moralshëm dhe nuk pinin alkool, nuk
vallzonin dhe e konsideronin te pa moralshme skllavrinë. Linkolni u rrit pikërisht me këtë frymë.
Familja e tij u zhvendos mbi lumin Lumin Ohajo në një teritor ku sllkavëria nuk ishte prezente.
Kjo pjese gjendej në jug të Indiana-se, por në vitin 1818 kur Linkolni ishte vetem 9 vjeç nena tij
vdiq. Më vonë motra tij me madhe Sarah që kujdesej për Linkolnin, vdiq rreth moshës 20 vjeçare
gjithashtu, dhe Linkolni mbeti pa përkudesje. Por më vonë babai i tij u martua me Sarah Bush
Johnston e cila ishte nënë e tre femijeve. Linkolin u afrua shumë me njerkën e tij duke ju refruar
asaj si nënë. Ai në adoleshencë u shqua si punëtor i madh, kishte ndihmuar komunitetin
vullnetarisht në ndërtimin e hekurudhës. Por, Linkoln ishte shumë i varfër. Nuk kishte para për të
vazhduar shkollën. Në vitin 1830 mbi lumin e Ohajos shpërtheu një sëmundje ngjitëse, e cila
përhapej nga qumështi i ndotur. Babai i Linkolnit shpërnguli familjen e tij nga Lumi
Ohajos, Indiana në Decatur, Macon County në Illinois ku Linkoln në moshen 22 vjeçare filloi të
punonte tek një biznesmen, i cili importonte dhe eksportonte mallra nga Louisiana në Illinois. Ai
fitonte të ardhura të mira për familjen dhe pikërisht këtu ai u bë dëshmitar i skllavërise mizore që
ndodhte në shtetet e jugut. Gjendja tij ekonomike filloi të përmisohej. Si i ri që ishte ai punonte
shumë për të fituar para.

Në vitin 1835 Abraham Lincoln u shpërngul në New Salem, Illinois ku takoi një vajzë 22 vjeqare
me emrin Ann Rutledge me të cilën ra në dashuri. Lidhja e tyre zgjati 3 muaj sepse ajo vdiq
më 25 gusht 1835 nga tifoja në fyt. Linkoln u shokua nga vdekja e saj. Më vonë në vitin 1836 në
nëntor të vitit 1836 Linkolni filloi një lidhje me një vajzë të re me emrin Mary Ownes me të cilën
pati një marrëdhenie 1 vjeçare. Lidhja e tyre përfundoi në gushtin e vitit 1837. Mary Ownes i dha
fund lidhjes së saj me Linklonin. Tre vite më pas në vitin 1840 në moshën 30 vjeçare Linkolni
filloi lidhjen e tij me Mary Todd të cilën Linkolni e kishte takuar në dhjetor të
vitit 1839 në Springfield, Illinois. Ata u martuan më 4 nëntor 1842.

Në vitin 1843 çifti Linkoln u bë me fëmijë. Djali i tyre i parë, Robert Todd Lincoln lindi më 1
gusht 1843 në Springfield, Illinois dhe më pas lindi djali dytë i familjes. Ai lindi më 10
mars 1846. Ai u quajt Edward Baker Lincoln. Ky i fundit, për fat të keq vdiq nga kanceri në
moshen 3 vjeçare. Çifti Abraham dhe Mary u tronditën nga vdekja e hershme e djalit të dytë, por
Mary gruaja e Linkolnit ishte përsëri shtatëzënë dhe më 21 dhjetor 1850 ajo lindi djalin e tyre të
tretë, të cilin e pagëzuan me emrin William Wallace Lincoln dhe mbas 3 viteve çifti u gëzua
edhe me një djalë tjetër i cili lindi më 4 prill 1853. Atij i vunë emrin Thomas Lincoln por që
thirrej me pseudonimin Tad. Ky ishte djali i fundit i familjes. Gjatë jetës së tij Linkolni ishte
shumë i përkushtuar mbas familjes dhe fëmijëve të tij. Nga kjo mund të kuptojmë se familja e
Abraham Linkolnit i kishte te gjithë fëmijët djem.

Vdekja bijve të tij ndikoi shumë tek ai dhe gruaja e tij dhe tek djali i tij madh. Gruaja e tij Mary
kishte rënë në një gjendje ankthi dhe stresi ndërsa i biri i që kishte mbijetuar në vitin 1875 ishte
shtruar në një spital ku po kurohej pasi kishte pësuar disa kriza nga dhimbja e humbjes së të atit
dhe vëllezërve ndërsa vetë Linkolni kishte rënë në depresion sidomos pas vdekjes së Williamit
në vitin 1862. Sa ishte president ai rrinte gjithnjë i mërzitur dhe melankolik. Mjekët e referuan
këtë gjendje si depresion klinik dhe Linkolni merrte ilaçe anti-depresivë por me kohë ai arriti të
dilte nga gjendja depresive.
Në vitin 1832 në moshën 23 vjeçare Linkolni bleu një dyqan të vogël së bashku me një partner
me të holla nga kredia e përgjithshme. Pas blerjes së dyqanit ai filloi edhe karrieren politike në
asamblenë e përgjithshme të Illinois-it. Ai kishte fituar popullaritet në komunitetet lokale duke
treguar pasuritë natyrore të qytetit New Salem. Edhe pse nuk kishte arsimim dhe miq të
fuqishëm, ai dukej si një udhëheqës karizmatik për popullsinë e komuniteteve te vogla kur gjatë
një fushate përkrahu idenë e lundrimit të mëtejshem mbi Lumin Sangamon.

Para zgjedhjeve Likolni sherbeu si kapiten ni nje anije luftarake te vogel ne ushtrinë e Illinois-it
gjatë ,,Luftës së Skifterit të Zi’’ dhe sherbeu me denjitet në luftën kundër Indianëve të ,,Fisit
Skifterave të Zinjë” më vonë gjatë zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjishme të Illinoisit ai ishte i
pa trembur dhe jepte fjalime, duke ju drejtuar turmave të njerëzve. Ai ishte sulmuar edhe gjatë
një fjalimi, por ai ishte përleshur me sulmuesin e tij duke e kapur për qafe, ia hoqi pantollonat
dhe e shtyu tek turmat, me çrast popullariteti tij u rritë edhe më shumë dhe në fund ai përfundoi i
teti nga 13 kandidatët që 4 prej tyre ishin zgjedhur.

Linkolni nuk arriti të zgjidhej asambleist. Ai kishte marrë 277 vota, por ana pozitive ishte se ai
morri 277 vota nga 300 vota sa ishin hedhur ne qytetin New Salem. Pas deshtoi ne zgjedhje ai
fillioi punë në Postën New Salem ku punoi si topograf i qarkut. Ai më pas vendosi të bëhej
avokat, duke mësuar juridikun në mënyrë autodikakte nga librat e ligjeve dhe së Drejtës Angleze.
Në vitin 1834, filloi edhe fushatën e tij të dytë ku ishte më i sukseshëm. Shumë demokratë e
konisderonin si rival i fortë ku dhe arriti të zgjidhej në legjislaturën e Shtetit të Ilinoisit.

Në vitin 1836 ai u pranua në Admission to the bar in the United States (Pranimi në Barin e
Shteteve të Bashkuara) organizatë që merrej me avancimin e juristëve dhe në vitin 1836 ai shkoi
ne Springfield, ku me ndihmën e John T. Stuart, kushëri i Mary Todd, arriti të bëhej avokat dhe
mori një reputacion të frikshëm për kundërshtarët e tij, sepese u tregua shumë i sukseshëm duke
ushtruar prefesionin e tij të ri dhe , nuk kishte kolegj të kryer. Ai kishte të kryer kurse të shumta
të juridikut. Ai shërbeu si asembleist liberal i zgjedhur nga Qarku Sangamon. Ai përforcoi lidhjet
me kolegun e tij jurist Stephen T Logan. Lidhja e tyre si miq zgjati nga viti 1841 e deri në vitin
1844, ku në viti 1844 filloi praktikën tek një profesor i zgjuar i quajtur William Herndon.

Gjatë kohës sa ishte asambleist në seancën legjislative të vitit 1835-1836, ai votoi pro për të
zgjëruar të drejtat e puntorëve të bardhë. Që në këtë kohë, ai kishte qenë kundër skllavërisë në
mënyrë absolute. Ai kishte nisur edhe nismën për t’u hequr skllavëria duke thënë se, institucioni
i skllavërisë është vendosur mbi parime të pa drejta. Ai u përkrah nga Hanry Clay në programin e
Kolonizimi i Shoqërisë Amerikane për heqjen e skllavërisë dhe ndalimin e importimit
nga Liberia dhe Afrika.

Ne vitin 1860 ai u kandidua për President të Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga Partia


Republikane, por ai pati shumë pak mbështetje nga shtetet që ishin pro skllaverisë dhe nuk
dëshironin heqjen e skllaverisë, por ai mori shume vota në veri dhe fitoi zgjedhjet për President
duke marre 39.7% vota, ndërsa rivali i tij demokrati Stephen A. Douglas, mori 29.7% të votave
elektorale. Zgjedhja e tij shkaktoi shumë pakënaqësi tek Shtetet e Konfederatës Jugore me të
cilat, nuk po gjendej një kompromis për skllaverinë dhe me vonë u shkëputën.

,, Nëse vendi do të ishte udhëhequr nga një burrë më pak I forte, më pak i vendosur, më pak
mendjemprehtë, shumë thjesht mund të kishte ndodhur ndrzshe. Por ai i pa Shtetet e Bashkuara
Si një eksperiment I demokracisë, që ai po mbështeste një çështje që baballarët e kombit e kishin
filluar dhe ai nuk donte që ky eksperimentim I demokracisë të dështonte.”- citoi Michelle Krowl.
Megjithëse zhdukja e skllavërisë erdhi si rezultat i luftës. Lufta që bërë për të ruajtur bashkimin
kombëtar. Fitorja e luftës konsolidoi idenë se vendi ishte i pandashëm.
Ai është i pari president republikan në historinë e vendit. Emri i tij i bashkëngjitet Luftës për
heqjen dhe shtypjen e skllavërisë. Abraham Linkolni ishte një avokat modest province, pa
eksperiencë, që u bë më pas njëkohësisht politikan dhe shef ushtarak shumë i rëndësishëm në
kohën kur Shtetet e Bashkuara kaluan krizën më të madhe të historisë së tyre. Zgjedhja e një
republikani shkaktoi menjëherë krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të formuar nga 11
shtete pro skllavërisë dhe pak kohë më pas, Luftën Civile. Pas disa sprapsjeve fillestare, ushtria
amerikane, nën komandën e gjeneralit Ulysses S. Grant, merr vrull të madh. Linkolni realizoi
Shpalljen duke emancipuar skllevërit dhe nënshkroi amendamentin e 13-të duke hequr
skllavërinë. Në fjalimin e tij të emërimit, në fillim të mandatit të dytë, ai tregohet pajtues
kundrejt Shteteve të ish-Konfederatës dhe lançon një program rikonstruksioni që nuk realizohet
për shkak të vrasjes nga një ekstremist pro vendeve të bashkuara. Ai njihet si humanitar dhe një
politikan me vizion të madh. Ai bëhet një legjendë dhe një hero i botës pas vdekjes. Abraham
Linkolni, i cili rridhte nga një rajon i thjeshtë periferik, u bë një ndër presidentët më të mëdhenj
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të ruajtur Unionin gjatë Luftës Civile, ai bëri më
shumë detyra se cilido president tjetër. Nëse nga nevoja ishte pothuajse një diktator, nga bindja e
tij e zellshme ai qe gjithmonë një demokrat. Një politikan jashtë serie, ai bindi njerëzit me fjalë
të arsyeshme dhe me zbulime të menduara me qëllim që ata ta konsideronin për aftësinë e tij të
drejtimit. Ai kishte një ndikim të dukshëm në institucionet politike amerikane. Gjatë Luftës
Civile amerikane, shqetësimi i tij kryesor ishte ruajtja e Unionit, nga i cili shtetet e konfederuara
të jugut ishin ndarë për shkak të fitores elektorale. Në vitin 1863 ai njoftoi lirimin e skllevërve
me Shpalljen e emancipimit. Ai u rizgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara në vitin 1864 duke
pasur si vizion një fitore të pjesë veriore, por u vra në fund të luftës.

Lufta Civile nuk ishte vetëm një luftë për çlirimin nga skllavëria, por edhe një luftë për
sovranitetin e qeverisë federale. Abraham Lincoln-i, presidenti i 16-të, ishte njeriu, që e drejtoi
me sukses SHBA-në gjatë kësaj lufte.
Lufta Civile një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Shteteve të Bashkuara 8 shkurti i vitit
2009 është një ditë me diell në Anapolis, qyteza e vogël në Lindje të Uashingtonit. Rreth 200
njerëz janë mbledhur në sallën e konferencës në një hotel të qytetit. Ata duan të dëgjojnë dhe të
përjetojnë në retrospektivë, atë çfarë ka ndodhur këtu gjatë Luftës Civile amerikane. Asokohe,
më 2 shkurt 1865, ishte i ftohtë i lagësht dhe ambient i pakëndshëm, kur Abraham Lincoln-it i
duhej të ecte në këmbë përmes qytetit, sepse hekurudha me një shinë nuk mundi të lirohej në
kohën e duhur.

Presidenti Lincoln në mengjes kish vendosur, që të merrte pjesë në një Konferencë të Paqes në
Virxhinia, thotë Historiani i Ushtrisë Prof. Craig Symonds. Meqënëse të dërguarit e presidentit të
shteteve jugore, Jefferson Davis kishin marrë udhëzimin, që të insistonin për pavarësinë dhe të
mos bënin lëshime sa u përket çështjeve të skllevërve, Lincoln-i, e dinte, që misioni i tij ishte më
kot. „Ai donte në fakt nuk donte të takohej me ta. Nga ana tjetër ai dinte, se nuk mund të dilte në
publik dhe të thoshte, se refuzon të negociojë për fundin e luftës, ndonëse fëmijët tuaj po vdesin.

Kur në vitin 1860 Lincoln-i u zgjodh president, nuk mund të parashikohej, që presidenca e tij do
të dominohej prej luftës. Por ai nuk kishte asnjë mundësi për ta penguar këtë. „Unë besoj, se
çështja e skllavërisë në Amerikë ishte një nyje e pazgjidhshme gordiane, që shpejt ose vonë
duhej zgjidhur përmes një krize. Unë besoj, se kjo luftë ishte e domosdoshme.

Historianët janë të një mendimi, që Abraham Lincoln-i ishte njeriu i duhur në kohën e duhur dhe
në vendin e duhur. Asnjë nga presidentët para ose pas Lincoln-it, kështu mendon edhe Symonds,
nuk do ta kish menaxhuar më mirë situatën. Lincoln-i kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante,
kish marrë një patentë avokatie dhe ishte zgjedhur si politikan në kongres e së fundi u zgjodh
president. Pas kësaj ai shkonte në bibliotekën e kongresit dhe studionte libra për drejtimin e
luftës. Këtë e bënte, sepse fillimisht ai nuk mund të mbështetej tek gjeneralët e tij. Si Winfield
Scott ashtu edhe George McClellan nuk arrinin sukseset e dëshiruara. Presidenti duhej të
ndërhynte vet në drejtimin e luftës, madje shumë më tepër nga ç´mendonte ai fillimisht. Vetëm
pasi Lincoln-i ia kaloi komandën gjeneralit Ulysses S. Grant, ndodhi kthesa.

Pa Abraham Lincoln-in pra Lufta Civile me siguri do të kish marrë rrjedhë tjetër. Tek e fundit
Jugu kishte jo vetëm gjeneralët më të mirë, por edhe avantazhin, që luftonte në territorin e vet,
thotë historiania Doris Kearns Goodwin, e cila është marrë me studimin e Lincoln-it dhe të
politikës së tij: „E rëndësishme ishte, që qysh në fillim ai e kuptoi, se duhej të planifikonte saktë
rrjedhën kohore të masave të ndryshme që ndërmori, për të mbajtur lart moralin e luftës në Veri.
Në betejën e parë të Bull Run, që ai e fitoi në Jug, Lincoln-i e kuptoi, se i nisi shumë shpejt
trupat e tij. Në betejën pasuese ai ngurroi, derisa fitoi kohë të mjaftueshme, për të përgatitur
trupat.

Edhe Deklaratën e Emancipimit, sipas historianes Goodwin, Lincoln-i e publikoi më vonë, nga
sa e preferonin kundërshtarët e skllavërisë. Por ai nuk deshi të riskonte dhe të humbiste shtetet,
që ndonëse ishin në krahun e Veriut, e lejonin edhe vetë skllavërinë. Kalkulimi i Lincoln-it
rezultoi i sukseshëm: me kalimin e kohës Jugu nuk do ta përballonte Luftën Civile. Më 9 prill
1865 kapitulloi gjenerali Robert E Lee, komandanti suprem i trupave të shteteve jugore. Lufta
mbaroi, pavarësisht nga fakti, që trupat e fundit u dorëzuan disa javë më vonë. Me 620.000 të
vdekur prej luftës kjo ishte e para luftë masive e kohës moderne. Abraham Lincoln-i ia doli të
ruajë unitetin e kombit.

Sipas historianëve Abraham Linkolni është konsideruar gjithmonë si një nga presidentët më të
mëdhenj të Shteteve të Bashkuara krahas me Xhorxh Uashingtonin. Kjo për arsye se Abraham
Linkolni luftoi për ruajtjen e unitetit të vëndit në kohën më kritike, gjatë luftës civile. Kur çështja
e skllavërisë u bë çështja më e rëndësishme e ditës, Abraham Linkolni u bashkua me partinë e re
republikane të po sa formuar (1856) që ishte kundër skllavërisë. Në fillim të vitit 1860, në
mbledhje e konferenca, Abraham Linkolni mbronte pikëpamjen e mosndërhyrjes së shtetit
federal aty ku skllavëria egzistonte, por nga ana tjetër kundërshtonte perhapjen e skllavërisë në
shtetet që po lindin në territoret e reja amerikane. Fjalimet e tij e bindën popullin që ai ishte
njeriu më i përshtatshëm për kandidat për president në Shtëpinë e Bardhë.
Pas zgjedhjes së tij si president, Karolina e jugut votoi për shkëputje nga Shtetet e Bashkuara,
duke dalë si shtet me vete.
Në fjalën e tij të inagurimit, me një ton të butë, presidenti i ri tha se nuk do të ndërhynte në
çështjen e skllavërisë, por bëri të qartë se” Unioni (SHBA) është i pandashëm”. Për Linkolnin
shkëputja nga Shtetet e Bashkuara ishte një refuzim i demokracisë.
Ai tha midis të tjerash se “Burri dhe gruaja mund të ndahen, por vëndi jo.” Mesazhi ishte i qartë.
Njerëzit e kuptuan që vendin nga ndarja do ta shpëtonte vetëm lufta
Lufta civile filloi në 2 prill 1861 dhe zgjati 4 vjet. Gjatë kësaj kohe presidenti përballoi vështirësi
të shumta edhe brënda kabinetit të tij, madje pësoi edhe fatkeqësi familjare. Djali i tij 11 vjeçar,
Uilli, vdiq në Shtëpinë e Bardhë dhe gruaja e tij gati u çmend nga dëshpërimi. Megjithë këtë
fatkeqësi të madhe familjare, Abraham Linkolni qëndroi si një shtyllë e fortë për kombin.
Në 1 janar 1863, Abraham Linkolni lëshoi Proklamatën e Emancipimit (çlirimit) të skllevërve në
shtetet e jugut ku skllavëria ishte ende në fuqi.
Kthesa vendimtare e luftës u bë me betejën e Getisbërgut, qytet i vogël i Pensilvanisë, në korrik
të vitit 1863. Qe një betejë e vështirë me humbje të mëdha.
Në 19 Nëntor 1863, Presidenti Linkoln mbajti fjalimin e famshëm që ka hyrë në historinë
amerikane si fjalimi i Getisbërgut. Ai ishte shume i shkurter, por përmblidhte në vetvete esencën
se përse ishte bërë lufta dhe përfundonte me fjalët se “gjaku i atyre që u vranë në këtë luftë nuk u
derdh kot; se ky vënd, me hirin e Zotit do të përjetojë një rilindje të lirisë; dhe se qeveria e
popullit, e dalë nga populli dhe që punon për popullin nuk do të zhduket nga faqja e dheut.”
Fitorja e luftës erdhi me dorëzimin e gjeneralit Robert Lee në 9 Prill 1865. Lufta civile i kushtoi
vendit 620 000 viktima.
Vëndi gëzonte dhe presidenti Linkoln po përgatitej për të festuar rikthimin e shteteve të jugut në
Union. Pikërisht atëherë ndodhi e papritura.

Abraham Linkolni ishte i pari presidenti i SHBA që vdiq nga atentati. Thuhet se Presidenti
Linkoln kishte parë një ëndërr që paralajmëronte vdekjen e tij. Këtë ëndërr ai ia pat rrëfyer edhe
të shoqes. Kishte parë veten e tij duke u endur në Shtëpinë e Bardhë në mes të një heshtje
ndjellakeqe. Në një nga dhomat papritur pa një katafalg dhe njerëz përreth që qanin dhe ushtarë
në drejtqëndrim.
Ai kishte pyetur: “Kush ka vdekur në Shtëpinë e Bardhë?
Përgjigja kishte qenë: “Presidenti.”
Pas kësaj ëndrre, Abraham Linkolni nuk kishte mundur të flinte më.
John Wilkes Booth ishte një aktor i mirënjohur dhe një spiun Aleat nga Maryland; edhe pse ai
kurrë nuk u bashkua me ushtrinë Aleate, ai kishte kontakte me sherbimet sekrete të Aleancës. Në
1864 Booth formuloi një plan (shumë të ngjashëm me atë të Thomas N. Conrad autorizuar me
pare nga Konfederata) të rrëmbimit te Lincoln në shkëmbim për lirimin e të burgosurve
Konfederatës.Treguar në stendat presidenciale të Teatrit Ford, nga e majta ne te djathte, janë
Henry Rathbone, Clara Harris, Mary Todd Lincoln, Abraham Lincoln, dhe vrasësi i tij John
Wilkes Booth. Pas marrjes pjese ne 11 prill 1865, ne nje fjalim ne te cilin Lincoln promoi te
drejtat e zezakeve ne votime, Booth i zemëruar u be me i vendosur per vrasjen e Presidentit. Kur
mësoi se presidenti, zonja e parë dhe Kreu i Bashkimit të Përgjithshem Ulysses S. Grant, do të
marrin pjesë te Teatri Ford. Booth formuloi nje plan bashke me konspiratoret per te vrare
Zv/Presidentin Andrew Johnson, sekretarin e sheteve te bashkuara William H. Seward dhe
General Grant. Pa truperojen e tij kryesore, Ward Hill Lamon, Lincoln u largua për të marrë
pjesë te luajë ne Our American Cousin më 14 prill. Grant së bashku me gruan e tij zgjodhi në
minutën e fundit për të udhëtuar në Filadelfia në vend që të marrë pjesë në lojë. Bodygardi i
Lincoln, John Parker, la Teatrin Ford gjatë ndërprerjes për t'u bashkuar me karrocierin e
Linkolnit për nje pije aty pranë Saloon Star. Presidenti i pambrojtur tani u ul në kutinë e tij
shtetërore në ballkon. Duke marrë shkas, Booth u zvarrit nga prapa dhe në ora rreth 10:13, vuri
shenjen në pjesën e pasme të kokës te Linkolnit dhe qëlloi në pikë-bosh varg, ku plagosi per
vdekje Presidentin. majori Henry Rathbone ne cast e kapi Booth, por Booth e goditi ate dhe u
arratis. Pas 10 ditësh ne arrati, Booth u gjurmua dhe u gjet ne nje ferme ne Virxhinja, rreth 48 km
larg Washingtonit, Pas një luftë të shkurtër me trupat e Bashkimit, Booth u vra nga rrështëri
Boston Corbett më 26 prill. Një kirurg i ushtrisë, Doktor Çarls Leale, ishte ulur afër në teatër dhe
ndihmoi menjëherë Presidentin. Ai gjeti Presidentin që nuk po reagonte, mezi merrte frymë dhe
pa puls te dallueshėm. Duke konstatuar se Presidentin ishte qëlluar në kokë, dhe jo me thikë në
shpatull, si mendonin fillimisht, ai bëri një përpjekje për të pastruar mpiksjen e gjakut, pas së
cilës Presidentin filloi të marrë frymë më natyrshëm. Pas qendrimit ne koma per 9 ore, Lincoln
vdiq në 7:22 më 15 prill. Ministri Prezbiterian Phineas Densmore Gurley atëherë i pranishëm, iu
kërkua për të ofruar një lutje, pas të cilës Sekretari i Luftës Stanton përshëndeti dhe i tha: "Tani
ai i takon Epokave". Trupi i Lincoln i mbeshtjellur me flamur, u shoqërua pastaj në shi në
Shtëpinë e Bardhë nga zyrtarët e Bashkimit pa kapele, ndërsa këmbanat e kishës ranë ne te gjithe
qytetin. Zëvendës Presidenti Xhonson u betua si President në ora 10:00 ditën pas vrasjes. Per 3
jave, treni solli trupin e Presidentit ne te gjithe qytetet e Veriut i ndjekur nga qindra e mijra
njerez, si dhe shumë njerëz të cilët u mblodhën në atribute joformale me bandat, dhe filluan te
kendonin Himnin.
Pothuaj 150 vjet kanë kaluar që nga mbarimi i asaj lufte, ku vëllai luftonte kundër vëllait dhe
reputacioni i Abraham Linkolnit nuk është zbehur aspak. Shumë njerëz dhe familjarë të Linkolnit
e kanë përshkruar atë si njeri i dashur dhe jo i rreptë ndaj familjes dhe fëmijeve te tij. Në kohën e
tij ai ishte i dashur për shumë njerëz, të cilët i ngjitën atij nofkën” Ejbi i ndershëm,” apo “Baba
Abraham,” ashtu sikurse kundërshtarët e tij e urryen dhe e quajtën “tiran.” Letra që presidenti
amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mësuesit të djalit të tij në fillim të shkollës, një letër që
duhet lexuar për të kuptuar jetën dhe mësimet që janë të rëndësishme tek fëmijët, jep të kuptohet
madhështia e këtij burrshtetasi historik dhe të pa zëvendësueshëm. Kjo letër drejtuar mësuesit të
djalit të tij, është sinonim i letrës dërguar çdo mësuesi për çdo fëmijë i kujt do qoftë ai.
Përmbajtja e letrës e cila jepet e plotë, nuk e humbë as sot shumëkuptimësinë e saj. Ajo fillon me
drejtimin pa titullin zotëri, por me shprehjen e respektit dhe dashamirësisë, duke mos e cituar as
titullin e presidentit, por duke ju drejtuar si një prind I birirt të tij që dëshiron ta edukoj në
frymën e mirësisë, sinqeritetit, drejtësisë dhe të dijë t’i vlerësoj të mirën dhe të mirët, të këqinjtë
dhe të keqen. Edhe pse është biri i një presidenti, ai ia beson edukimin e drejtë dhe në frymën e
mirësisë dhe çiltërsisë mësuesit e askujt tjetër. Andaj letra fillon kështu:
,,Mësues i nderuar.

Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e re dhe e çuditshme, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që
ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim,
dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i
dijë, mësojeni atë, por butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t’i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, dhe jo të gjithë njerëzit janë të
sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i
përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në
shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë, me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i
qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është
aspak turp.

Mësojeni ti përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe
kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të
bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbëruar.

Mësojeni të ketë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t’i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas
fitimarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjonte në
sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij se si të shesë talentin dhe zgjuarsinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë
kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajo për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim
në njerëzimin dhe në ZOTIN. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni.
Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë DHE ËSHTË BIRI IM.

Me respekt

Abraham Lincoln

Përfundimi

Për të janë shkruar më tepër libra se sa për çdo president tjetër amerikan.
Fytyra e tij është gdhendur te monedha amerikane. Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur
ai poudhëhiqte vendin drejt daljes nga lufta civile , gjatë së cilës u vranë mbi gjashtë qindë e
njëzetë mijë ushtarë amerikanë. ,,Shpëtimi i uinionit ishte një prej arritjeve më të shquara të
presidencës së tijë “ thotë Historiani në Bibliotekën e Kongresit Michelle Krow. Lincoln ishte
njeri I cili donte t’I zgjeronte të drejtat e popullit. Ai donte që Shtetet e Bashkuara ta
përmbushnin me të vërtetë potencialin e tyre demokratik, për të qenë një vend që përmbush
Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku thuhet ,, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.’’

Arma që vrau Lincolnin, kapelja dhe syzet e Abraham Lincoln, janë të ekspozuara në muzeun
kombëtar. ,,Domethënja e kësaj arme,- thotë Tracy Avant, është se ajo ka ndryshuar drejtimin e
histories; në një moment të vetëm, një nga presidentët tanë më të madh e rrëzuan, duke e vrarë.”
Ndërsa për kapelën e tij, ajo thotë se ,, Kjo është një kapele – ikonë. Ë gjithë e përfytyrojmë
Abraham Lincolnin me kapele. Por ajo që e bën atë më të bukur, është se ai I vuri kapeles këtë
shirit për tx137 kujtuar djalin e tij Willie, i cili vdiq në vitin 1862 nga ethet e tifos. Kjo tregon se
sa shumë e ndjeu ai humbjen e djalit.”, ,,Ndërsa bishti i syzeve ishte thyer, prandaj ai përdorte
një copë spangoje për t’I lidhur. Për mua ky është një detaj që e bën atë shumë njerëzor.”

Ndërsa jeta e tij u pre në mes, legjitimiteti i Lincoln-it vazhdon të jetoj edhe sot në Amerikë, si
një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e Shteteve të Bashkuara, me besimin tek vizioni i
tij dhe paraardhësve të tij, për një vend ku të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë- një ditë do
të realizohet.

Miliona njerëz e vizitojnë memorialin e tij në Uashington.


Literatura:

Michelle Krow - Historian në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Prof. Craig Symonds- Historian dhe Ushtarak në SHBA.

Tracy Avant – Kuratore e Ekspozitës në Uashington.

Deklarata e Emancipimit – Goodwin Lincoln.

Wikipedia

You might also like