You are on page 1of 1

Formimi i Shteteve të Bashkuara Amerikane dhe zhvillimi i tyre

Pas zbulimit të Amerikës Veriore atje filluan te vendosen evropijan, ndërmjet të cilëve më së
shumti nga Anglia si edhe nga Holanda, Franca , Gjermania dhe Irlanda kryesisht fshtar të
varfër.Në shek.XVIII , Anglia formoi 13 koloni të cilat u zhvilluan shpejt ekonomikisht por
zhvillimi i tyre ka qenë i kufizuar nga Parlamenti anglez nga i cili kolonit kanë qenë të
paknaqura. Kolonialët e kanë pasur të ndaluar të hapin ndërmarrje që do ti konkuronin mallrave
angleze, nuk kanë pasur të drejtë në tregti të lirë dhe kanë qenë të detyruar të paguajnë tatime të
shumta.

Në pranverë të vitit 1775 filloi lufta për pavarsi, si udhëheqës ushtarak u zgjodh Xhorxh
Vashingtoni. Kongresi më 4 korrik 1776 shpalli “Deklaratën e pavarsis”të cilën e hartoi Tomas
Xhefersoni, ku shpalli të drejtat dhe lirit e qytetarit barabarsin para ligjit dhe sovraniteti
popullor.Në vitin 1781 ushtria angleze pësoi disfatë dhe u nënshkrua paqe, në vitin 1783 në
Versajë , Anglia njohi pavarsin e SHBA-ve.

SHBA-të u organizuan si shtet në bazë të parimit federative(republik federative) me sistem


presidencial.Robërit-zezakët dhe indianët nuk kanë pasur të drejta qytetarë.

Në vitin 1860 president u zgjodh Abraham Linkolni i cili ishte kundër skllevëris, në vitin 1861-
1865 u zhvillua lufta civile mes veruit dhe jugut( qytetet veriore ishin kunder sklleveris kurse ato
jugore pro sklleveris). Në këtë luftë fitoi veriu sepse ishte me i modernizuar, humben jetë
700.000 njerës. Në vitin 1863 Abraham Linkolni e suprimoi(hoqi)skllevërin.

SHBA-të me rregullimin e saj paraqiste organizimin më përparimtar shtetëror në botë, në kohën


kur në shumë shtete evropiane dominonte rregullimi feudal.Pas luftës amerikano-spanjolle 1898,
SHBA-të zgjeruan ndikimin në Filipin, Kubë, Portoriko, Havai.

You might also like