You are on page 1of 10

KONGRESI I VJENËS DHE “ALEANCA E

SHENJTË”
Urata Vataj
VIII
- KONGRESI I VJENËS
SHTATOR – 1814 – QERSHOR 1815
Pas rënies së Perandorisë së Napoelon Bonapartit,shtetet
fituese,Austria,Prusia,Anglia dhe Rusia organizuan një
konferencë ndërkombëtare,e cila u quajt Kongresi I Vjenës.
Diplomatët kishin për të trajtuar dy qështje kryesore :
• të shmangnin një revolucion të ri
• ta ruanin paqen ndërmjet shteteve të mëdha.
Në kongres u morën një varg vendimesh.
Ndër vendimet kryesore ishin : të çrrënjoseshin idetë liberale,familjet e
vjetra mbretërore të ktheheshin në fronet e tyre,të rindahej bota dhe
fuqitë fituese të kishin përfitime,të vendosej një paqe e qëndrueshme.
Holanda mori Belgjikën dhe
Luksemburgun,Prusia mbajti zonën e Renit,kurse në Itali Mbretëria e
Piemontit mori Gjenovën,Rusia mori Finlandën dhe një pjesë te madhe
të Polonisë. Gjermania u bë konfederatë,ku
përfshiheshin 39 shtete,në krye me Perandorin e Austrisë.
Në bazë të këtyre vendimeve të
Kongresit,harta politike e Evropës pësoi ndryshime të mëdha në favor të
shteteve më të fuqishme të kohës.
Kongresi i Vjenës përfundoi punimet më 8 qershor 1915.
KONGRESI I VJENËS-SHTATOR 1814-QERSHOR-1815
- FORMIMI I “ALEANCËS SË SHENJTË “

Për t’i ruajtur interesat dhe privilegjet e tyre të caktuara nga


Kongresi i Vjenës,fuqitë evropiane,në Paris në shtator të vitit
1815,firmosën një marrëveshje e cila u quajt “ Aleanca e shenjtë”.
Kjo aleancë
ishte një pakt bashkpunimi ndërmjet shteteve evropiane,sipas këtij
pakti,nëse njëra nga shtetet nënshkruese të “Aleancës së shenjtë”
rrezikohej nga ndonjë vend tjetër me qëllim të rrëzimit të
pushtetit,të tjerët duhet t’i siguronin atij shteti ndihmë ushtarake.
“Aleanca e shenjtë” do të vihej në lëvizje për të shtypur
çdo ide të pavarsisë,në rast se nënshtetasit e çdo vendi do
të rebeloheshin dhe do të dëshironin një regjim politik e
demokratik.Në aktin e firmosjes së “Aleancës së
shenjtë”,formuluesit përdorën shprehje të ndryshme si
“vllezëri,barazi e humanizëm”,ide që ishin përdorur nga
shkrimtarët dhe filozofët iluminist.
Gjatë periudhës së restaurimit,sovranët e shteteve
të ndryshme i hodhën poshtë të gjitha idetë e iluministve
mbi barazinë natyrore e politike të njerëzve,ata ripërtrinë
absolutizmin monarkist dhe privilegjet e fisnikërisë së
klerit.
Në vitet 1820-1823 “Aleanca e shenjtë”ndërhyri për ta
shtypur me dhunë lëvizjen revolucionare në Spanjë e Itali.
- KRYENGRITJET NË EVROPË NË
VITET ’20 TË SHEKULLIT XIX
Pesë vite pas perfundimit të punimeve,Kongresi i Vjenës dhe
sistemi politik i krijuar prej tij filloi t’i jepte shenjat e rënjes.
Në vitet 1820-1825 propaganda e shoqërive të fshehta dhe
pakënaqësitë në mjediset ushtarake shkaktuan revolta.
Guximi i intelektualëve u demonstrua në luftën kundër
regjimeve të vjetra.Në Spanjë mbreti Ferdinandi VII kishte
grumbulluar një korpus ushtarak,për ta dërguar në Amerikën e
Jugut,ku kolonitë ishin rebeluar.
• Lëvizjet kryengritëse në Spanjë dhe në Napol alarmuan “Aleancën e shenjtë”.Në tetor
të vitit 1820,përfaqësuesit e Austrisë,Prusisë dhe Rusisë firmosën një deklaratë me të
cilën ia njohën vetes të drejtën e ndërhyrjes ushtarake në ato shtete ku ishin vërtetuar
lëvizje politike,që sipas tyre ishin të paligjshme.Në mars të vitit 1821,filloi shtypja e
kryengritjeve në Itali nga ushtria austriake.Ferdinandi u kthye në fron si mbret absolut.
Trupat austriake shtypën edhe revoltën e
garnizonit të Aleksandrisë në mbretërinë e Piemontit.
Në vitin 1823,trupat franceze,të ngarkuara nga
“Aleanca e shenjtë” kaluan Pirinejet dhe rivendosën monarkinë absolute të
Ferdinandit VII. Në Rusi,në dhjetor të vitit 1825,pak ditë
pas vdekjes së carit,Aleksandrit I,një grup oficierësh të gardës perandorake u rebeluan
në Petërsburg.Ata ishin ribashkuar për ta luftuar regjimin absolut dhe për ta bëre
Rusinë shtet kushtetues.
Njëra ndër kryengritjet më të organizuara nga shoqëritë e
fshehta,e cila doli fitimtare,ishte ajo e grekve kundër
sundimit osman.E filluar në vitin 1821,ajo përfundoi në
vitin 1829,me krijimin e shtetit të pavarur grek dhe çlirimin
përfundimtar shumëvjeçar nga Perandoria Osmane.

REVOLUCIONET E 1848
FALEMINDERIT PËR
VËMENDJEN !

You might also like