You are on page 1of 2

1813 – Shtetet e Bashkuara marrin nofkën “Uncle Sam” (Xhaxha Semi)

Ky epitet lidhet me Samuel Wilson-in, një paketues mishi nga qyteza e Trojës në Nju Jork, i cili
furnizonte me mish viçi Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së vitit 1812.
Wilson (1766-1854), i vuloste fuçitë me mish me logon “SHBA” për Shtetet e Bashkuara, por
ushtarët filluan t’i quajnë ngarkesat thjesht “Uncle Sam”. Gazeta lokale e botoi këtë histori, dhe
”Uncle Sam” filloi të përdorej rëndom si një epitet për qeverinë federale të SHBA-së.

1940 – Gjermania fillon bombardimet ajrore ndaj Londrës

Operacioni Blic (nga gjermanishtja “rrufeja”), ishte bombardimi strategjik dhe i vazhdueshëm i
Britanisë së Madhe, nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërmjet 7 shtatorit
1940 dhe 16 majit 1941, u kryen sulme të mëdha ndaj 16 qyteteve britanike:Londra u sulmua
plot 71 herë, Birmingemi, Liverpuli dhe Plajmuthi nga 8 herë, Bristoli 6, Glasgou 5,
Southemptoni 4, Portsmouthi 3, dhe nga një sulm ndodhi në 8 qytete të tjera. Kryeqyteti britanik,
Londra, u bombardua nga avionët e Luftwaffe-s për 57 netë rresht. Më shumë se një milionë
shtëpi në Londër u shkatërruan ose u dëmtuan, dhe mbi 40.000 civilë u vranë, pothuajse gjysma
e tyre në kryeqytetin e vendit.

1977- presidenti amerikan Jimmy Carter nënshkruan Traktatin e Kanalit të Panamasë

Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, dhe kryeministri panamez, Omar Torrijos, nënshkruan
Traktatin mbi Kanalin e Panamasë dhe Neutralitetin e tij më 7 Shtator 1977. I njohur ndryshe
si Traktati Carter-Torrijos, kjo marrëveshje shfuqizonte kontrollin amerikan mbi kanalinm dhe e
transferonte kompetencat tek Autoriteti i Kanalit të Panamasë më 31 dhjetor 1999.Më 4 maj
1904, Panamaja njohu të drejtën Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar dhe për të përdorur
kanalin, si dhe për të kontrolluar 5 milje tokë në të dyja anët e kanalit, në këmbim të pagesave
vjetore. Presidenti Theodore Roosevelt, e pa ndërtimin e këtij kanalit si të domosdoshëm për
sigurimin e fuqisë ushtarake dhe tregtare të SHBA-së.
1978 – vritet në Londër shkrimtari dhe disidenti bullgar Georgi Markov

Shkrimtari dhe disidenti bullgar, Georgi Markov, ishte larguar nga vendi i tij në vitin 1969, dhe
punonte në shërbimin e BBC-së në Londër në momentin e vrasjes. Ekzekutimi i tij, që njihet
gjerësisht si vrasja me ombrellë, ndodhi teksa ai po kalonte në këmbë Urën e Vaterlosë në
kryeqytetin britanik. Vrasësi, përdori një ombrellë të modifikuar për të injektuar një shiringë të
mbushur me ricin në këmbën e Markov. Shkrimtari vdiq 4 ditë më vonë në spital. Hetimet e
mëvonshme, zbuluan se ekzekutimi ishte kryer nga KGB-ja sovjetike.

1999- një tërmet i fortë godet kryeqytetin grek, Athinë

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Athinën më 7 shtator 1999, në orën 2:56 pas mesnatës me
kohën lokale, dhe zgjati rreth 15 sekonda. Lëkundjet e kishin epiqendrën rreth 17 km në
veriperëndim të qendrës së kryeqytetit grek, në një zonë jo shumë të populluar midis qytetezës së
Akarnesit dhe Parkut Kombëtar të Malit të Parnithës.Afërsia me zonën metropolitane të Athinës,
shkaktoi dëme të mëdha, kryesisht tek qytetet e afërta të Ano Liosias, Akarnesit, Filit dhe
Trakomakedonesit, si dhe në periferi veriore të Athinës në rajonet e Kifisias, Metamorfosit,
Kamateros dhe Nea Filadelfias.Më shumë se 100 ndërtesa (përfshirë edhe 3 fabrika të mëdha) në
ato zona u shembën, duke zënë nën rrënoja dhjetëra viktima, ndërsa dhjetëra godina të tjera u
dëmtuan rëndë. Në total 143 persona humbën jetën, dhe më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën,
në atë që u shndërrua në katastrofën më vdekjeprurëse natyrore të Greqisë në thuajse gjysmë
shekulli.

You might also like