You are on page 1of 2

Naim Frasheri “Bukuria”

Poema Bukuria eshte poezia me e fuqishme e Naim Frasherit. Poezia thur nje zjarr te dashurise
njerezore dhe kjo realizohet duke shpalosur ndjenjat dhe duke pershkruar gjendjen nepermjet
adhurimit, dorezimit dhe pesimit te qenies se dashuruar. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika
vezhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri te rralle.

Bukuroshe! sy-mëshqerë!
Shikomë një herë mua,
Trëndafil’ i kuq me erë!
E di vallë sa të dua?
E mora vdekjen në sy,
Do të vdes, të vdes për ty.

Ne pershkrimin e ndjenjes se dashurise Naimi shfaqet nje poet idealist. Dashuria per te eshte nje ndjenje
platonike. Naimin nuk e shqeteson mungesa e marredhenieve reciproke ne dashuri. Per poetin ka
rendesi qe ekziston objekti I dashurise, pavaresisht se ai qendron larg tij. Kenaqesia e vuajtjes se tij, si
tipar I romantizmit, arrin deri ne veteflijim

E mora vdekjen në sy,


Do të vdes, të vdes për ty.

Te dashures se Naimit I mungojne cilesite fizike, te karakterit, temperamentit dhe mosha. Te gjitha keto
tregojne se Naimi e sheh gruan si symbol te vete dashurise, te fuqise se saj riperteritese, por edhe te
dhimbjes, pa te cilen jeta do te humbiste kuptimin e vet.

Shpreh bindjet filozofike e panteiste per bukurine, se bukuria nuk eshte privilegj I femres por I gjithe asaj
qe eperceptojme ne natyre.

Dashurise tokesore te Naimit I mungojne partneriteti dhe reciprociteti.

Per Naimin ka rendesi vetem objekti I dashurise, nuk I intereson se sa femra do tia kthejne ate dashuri.
Kenaqet vetem duke pare, por jo edhe duke shijuar.

Per te ka rendesi plaga, viktimizimi, sesa gezimi, kenaqesia, lumturia qe sjell dashura e kontaktit.

Ka dashuri platonike ngase dashnores nuk ia dime emrin, kohen, vendin e identitetin.

Te e dashura e Naimit kemi mungese te tipareve filozofike si, pamja e fytyres, trupit, temperamentit,
prirjeve, karakterit, emocionet.

Lasgush Poradeci “Ti po vjen qe prej se largu”


Motivi I dashurise:

Lasgushi I kendon dashurise jo si emocion, por si fuqi themelore jetesore, si fuqi tokesore e qiellore.

Dashuria e Lasgushit eshte fshehtesi plot llaftari, plot embelsi vererore. Dashuria eshte sa liri dhe roberi,
eshte ndjenje e afrimit dhe e largimit, eshte ndjenje qe shpaloset ne hapesirat pafund te qiellit.

Lasgushi eshte poeti I dashurise. Komunikimi me vdekjen, perjetesine, dheun e qiellin, me njeriun dhe
ndjenjen, me dhimbjen dhe zemren, me njohjen dhe adhurimin e bejne Lasgushin poet universal.

Heroi I poezise se Lasgushit eshte nje hero qe vuan per dashurine. Dashuria eshte nje force universal
dhe e fshehte qe I komandon ted y te dashuruarit dhe I vertit ne gjeratoren e emocioneve e te ndjesive
qe ajo vete I provokon.

Dashuria per Lasgushin eshte sa liri, aq edhe roberi. Dashurine e gershetonte me magjine, erotiken,
universalizmin, modernitetin dhe frymen autoktone te mbeshtetur tek poezia popullore e kulturuar.

Lasgushit nuk I intereson aq objekti I dashurise, se ciles I pershkruan ndonjehere vetem ndonje tipar me
veshje erotike, por I intereson vetem ndjenja e dashurise, qe e ekzalton ate vet fund e krye. Atij ja ngroh
zemren jo e dashura, por te qenit I dashuruar.

You might also like