You are on page 1of 25

UNIVERSITETI I TETOVES

FAKULTETI I SHKENCAVE TE ZBATUARA – ARKITEKTURE

EKSKURSIONI PROFESIONAL
KALAJA NE QYTETIN E BERATIT

Mentorët: Studenti:
Prof. Dr. Enis Jakupi Benjamin Borova
Prof. Dr. Kujtim Elezi
Doc. Dr. Nuran Saliu

Tetovë, 2021

Përmbajtja
Abstrakt…………………………………………………………………………………….… 3

I. Hyrje ………..………………………………………………………………………...….… 4

II. Kalaja e qytetit të Beratit, dëshmitare shekullore e historisë …………………………….. 6

II.IFortifikimi i Kalasë…………………...……………………………..…………...……9

III. Kishat bizantine në Lagjen Kala ……………………………….……………….….……..11

III.I Katedralja ‘Fjetja e Shën Mërisë’…………………………………...…….….…….. 11

III.II ‘Shën Kostandini dhe Helena’…………………..……………………….….…….…12

III.III Kisha ‘Shën Mëri Vllahena’ ……………………………………………….….....…13

III.IV ‘Kisha e Shën Kollit’ …………………………………………………….….…….. 14

III.V ‘Shën Triadha’ ………………………………………………………………..…….15

III.VI ‘Kisha e Shën Gjergjit’ …………………………………………………….………17

IV. Xhamitë në Lagjen Kala ………………………………………………………….……..18

IV.I Xhamia e Bardhë ……………………………………………………………….….. 18

IV.II Xhamia e Kuqe …………………………………………………………………….. 19

V. Përfundimi ……………………………………………………………………………….21

V.I Konkluzioni……………………………………………………………………………22

Referencat…………………………………………………………………………………….23

2
Abstrakt

Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare
mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e
kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorrit 2417 m dhe ai i Shpiragut 1218 m si edhe
lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të
prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe
hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e
mjedisor.Përmes qytetit rrjedh lumi Osum, i cili i jep nje bukuri të veçantë këtij qyteti të gurtë.
Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën.
Krijon rrjedhën e tij të plotë pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në
basenin e Osumit veshja bimore përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera
mesdhetare.Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit
të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet
e tjerë ruante karakterin e ekonomisë së vogël zejtare. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin
e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin
korrespondentë ose agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë.. Në fund të
viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar
ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht
qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të
larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e
artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga
zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona
muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60
janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Fjalët kyçe: Berati, Qytet-muze, histori shekullore, lagjja Kala, kishat bizantine, Onufri.

3
I. Hyrje

Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të
konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një
dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara
mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së
monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60
janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit
është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me
24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe
XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë
që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine,
shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorrit dhe
Shpiragut.

Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe
njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga
urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë
pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e
gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.
Disa kapitole dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të
shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë:
Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të
fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si: teqeja e Helvetive, Xhamia e
Beqarëve, Xhamia e Plumbit, etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos
ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare.

4
Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i
një mbi një dritareve.Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i
mirënjohur i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të
kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.

Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga
artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij
Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me
ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat
janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së
qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus )
i shekullit VI, i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër kopjet e vetme të
gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në
pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në
greqishen e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun
Historik Kombëtar në Tiranë.

Figura 1: Faqe nga Kodiku i Purpurt, Muzeu Historik Kombetar i Tiranës (Codex Purpureus
Beratinus) [1]

5
II. Kalaja e qytetit të Beratit, dëshmitare shekullore e historisë

Kalaja për të cilën besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë dhe e cila
gjendet në një kodër të lartë, është kurora e qytetit antik.Me portën e gjerë, 24 kulla vrojtimi,
muzeu me veprat e artistit të njohur ortodoks të ikonave Onufri, mbetjet e xhamisë, kishat dhe
shumë ndërtesa të ndryshme, kalaja e Beratit vazhdon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj.

Një nga kullat quhet "Tabja" e cila përdoret në turqisht, një fjalë që vjen nga arabishtja dhe do të
thotë "vendi që është ndërtuar veçanërisht për të mbrojtur një vend dhe fortifikim i pajisur me
armë".

Brendësia e kalasë përveç veprave të ndryshme që i posedon, me disa sheshe pothuajse i ngjan
një qyteze të vogël.

Strukturat brenda kësaj kalaje e cila edhe sot është e banuar në mënyrë unike, përveç asaj që
banorët jetojnë këtu gjithashtu edhe mundëson që të sigurojnë jetesën me bizneset që kanë hapur.

Nga muret e fortifikuara të kalasë mund të shihet qyteti i Beratit, lumi Osum, një nga degët e
lumit Seman i cili derdhet në Detin Adriatik, si dhe ura historike e Goricës mbi lumin Osum.

Kalaja me kohë ka qenë nën kontrollin e ilirëve, bizantëve, bullgarëve, serbëve si dhe osmanëve.

Burimet theksojnë se brenda kufijve të kalasë kanë qenë 30 kisha por deri më ditët e sotme kanë
arritur rreth 10. Gjithashtu brenda kalasë gjendet edhe Xhamia Fetih e ndërtuar në periudhën e
Sulltanit Beyazit i Dytë, nga e cila sot ka mbërritur vetëm minarja.Për arsye të tullave të kuqe kjo
xhami njihej edhe si Xhamia e Kuqe, ndërsa është një ndër xhamitë më të vjetra të Shqipërisë, e
ndërtuar në shekullin e 15-të.Në kala gjendet edhe busti gjigand i perandorit romak Konstantini i
Parë, i njohur edhe si Konstantini i Madh, për të cilin mendohet se ka pasur origjinë ilire dhe ka
qenë perandori i parë që ka pranuar krishterimin.

6
Vetë Kalaja apo ‘Lagjja Kala’ ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është
nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë
intensive brenda mureve të saj rrethues. Deri në shekullin XIII qyteti mesjetar zhvillohej
kryesisht brenda territorit të  kalasë, ku, përveç shumë monumenteve me karakter religjioz,
mbrojtës dhe inxhinierik, kishte edhe një numër të konsiderueshëm banesash. Pamjen e sotme
arkitektonike dhe urbanistike, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, kalaja e mori gjatë shekujve XVIII-
XIX. Si çdo vendbanim tjetër i fortifikuar, zhvillimi urbanistik është ndikuar drejtpërsëdrejti nga
forma e fortifikimit dhe sidomos e hyrjeve.

Rrjeti kryesor rrugor i lagjes është kushtëzuar në një masë të madhe nga hyrja kryesore
veriore, prej së cilës degëzohen tri rrugë kryesore që përshkojnë lagjen; rruga lindore dhe
perëndimore ndjekin murin rrethues, ndërsa një tjetër shkon në qendër drejt zonës së akropolit.
Nga këto tri arterie kryesore degëzohen një mori rrugicash, të cilat me gjarpërimet karakteristike
të urbanistikës mesjetare, krijojnë një qarkullim mjaft interesant e funksional.

Figura 2: Pamje e Lagjes Kala, Berat, Shqipëri [2]

7
Godinat kryesore mbizotëruese, pa dyshim që janë banesat karakteristike që zënë një
sipërfaqe të konsiderueshme në shpatin lindor, verior dhe perëndimor të kodrës; ndërsa, në
pjesën më të lartë ndodhet kështjella e garnizonit dhe brenda saj – selia. Terreni i ngushtë ka bërë
që banesat të vendosen ngjeshur njëra-tjetrës, por megjithatë, ato e ruajnë larminë e tyre.

Figura 3: Planimetria dhe fortifikimi i Kalasë, Berat, Shqipëri [3]

8
II.I Fortifikimi i Kalasë

Fortifikimi i Beratit është i vendosur në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Osum, aty ku
lugina arrin dhe formon një grykë të ngushtë rreth 50-60 m. Kodra mbi të cilën ngrihet
fortifikimi, arrin një lartësi prej 187 m mbi nivelin e ujit të lumit dhe ka formën e një trekëndëshi
të çrregullt, me majë të drejtuar nga veriu. Pozicioni strategjik i fortifikimit të Beratit bënte të
mundur në antikitet dhe sidomos gjatë mesjetës, kon-trollin e rrugës dhe kalimin nga krahinat
fushore të My-zeqesë drejt brendësisë së te-rritorit nëpërmjet luginës së Osumit.

Vendbanimi i hershëm antik në kalà, me përdorimin e blloqeve të mëdhenj në mure,


shtrihej pak a shumë në linjat e sotme të mureve dhe kullave mesjetare. I pari që identifikoi
qytetin e Beratit me Antipatrean antike, ishte oficeri anglez Ëillim Martin Leak, i cili sjell një
citat nga autori romak Tit Livi, sipas të cilit “Antipatrea ndodhet në një grykë të ngushtë”.

Rëndësinë e pozitës së veçantë strategjike, kalasë së Beratit ia përforcon edhe ngritja në


shek. III para. Kr., e fortifikimit të Goricës, në krahun e majtë të lumit Osum, duke bërë gati të
pamundur kalimin lehtësisisht dhe depërtimin në brendësi të rajonit. Në gjendjen e sotme
ekzistuese, fortifikimi i Beratit paraqitet kryesisht me një arkitekturë bizantino-osmane të murit
rrethues, me 24 kulla dhe 4 hyrje dhe pak gjurmë nga faza e parë antike. Hyrja kryesore që
ndodhet në anën veriore me një oborr të fortifikuar (barbakano) me korridor, i përket një
rindërtimi të fillimit të shek. XIII, periudhë kur në kështjellë sundonte despoti i Epirit, Mihal
Ëngjëll Komneni. Kjo hyrje mbrohet nga një kullë pesëkëndore në krahun e saj të djathtë. Kullat
e tjera në gjithë perimetrin e murit janë ndërtuar në përshtatje me terrenin e kodrës.

9
Figura 4: Fortifikimi i Kalasë, Berat, Shqipëri [4]

Po gjatë periudhës mesjetare – bizantine (shek.XIII), në majën më të lartë të kodrës


ngrihet një tjetër rrethim, kështjella e garnizonit (akropoli), e pajisur me dy hyrje dhe 5 kulla
mbrojtëse, e cila shërbente si një vendstrehim për garnizonin dhe parinë në rast të marrjes së
brezit të rrethimit të parë. Në një periudhë të përafërt, brenda akropolit ngrihet një rrethim tjetër
si vendqëndrim për dinjitarët e qytetit (selia), i cili mbrohet nga një kullë pesëkëndëshe në të
djathtë të hyrjes dhe një katrore në të majtë të saj. Format e kullave janë nga më të ndryshmet:
katrore, pykë, gjysmërrethore, formë u-je, etj. Periodizimi i ndërtimit të kullave shkon nga
antikitetit i vonë bizantin, sundimi osman, deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare.

10
III. Kishat Bizantine në Lagjen Kala

III.I Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” (shek.XVIII)  – Muzeu Onufri

Pozicionohet në një vend dominues të lagjes “Kala”, e ndërfutur midis banesave të


shumta dhe që dikur përfshihej në kompleksin e mitropolisë, gjurmë të të cilit ruhen edhe sot.
Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vitin 1797 dhe përbën
një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Naosi
paraqet një tip bazilike trinefëshe, të mbuluar me qemerë e me kupola. Të tria nefet ndahen midis
tyre nga dy radhë kolonash guri me kapitel sipër. Nefi qendror, për vetë kompozimin e tij,
ngrihet më lart dy të tjerëve në vertikalitet. Sipër, mbi kupolat gjysëm-sferike dallohen me
vështirësi pjesë nga afresku origjinal, i cili më përpara mbulonte gjithë sipërfaqen e kishës.
Dyshemeja e naosit është e shtruar me pllaka guri, ku në qëndër ndërtohet një mozaik me motive
gjeometrike mjaft interesante. Ndërsa në pjesën perëndimore të naosit ngrihet mafili prej druri, i
cili është punuar bukur artistikisht.Mjaft i spikatur është konservimi i mirë i ikonostasit me
gdhendje druri dhe lyer me ar, i datuar në vitin 1806 dhe, ku sot janë ekspozuar ikonat më të
famshme të piktorëve më të njohur pasbizantinë në Shqipëri. Mjedisi i altarit, në lindje, ruan
pjesë nga afresku origjinal, e ndërkohë është vendi ku janë gjetur dy kodikët e njohur të
Beratit.Aktualisht në ambientet e katedrales ndodhet muzeu ikonografik kombëtar “Onufri”, i cili
gjatë muajve të sezonit turistik, frekuentohet nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Këtu, në
pavionet e tij, janë ekspozuar disa nga ikonat më të famshme të artistëve shqiptarë të grum-

bulluara nga kisha të


ndryshme të Beratit.

11
Figura 5: Ikonostasi i ‘Muzeut Onufri’,Berat, Shqipëri [5]

III.II Shën Kostandini  dhe Helena (Shek. XVII)

Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës bën pjesë në tipin e kapelave njënefëshe dhe
ndodhet në veriperëndim të Shën Mëri Vllahernës. Planimetria e kishës është afërsisht katrore
dhe nga përpara praprihet nga një oborr i vogël i rrethuar me mure. Ambjentet kryesore të kishës
janë naosi dhe kthina e altarit, ku ende duken gjurmët e ekzistencës së një ikonostasi në ndarjen
midis dy mjediseve. Absida ka formë gjysmë-rrethore nga brenda dhe dy nike për protezis dhe
diakonikonin anash. Poshtë, dyshemeja është e shtruar me pllaka guri dhe në qëndër është
kompozuar një mozaik me gurë dhe tulla katrore. Afresku ndodhet i konservuar në anën
perëndimore dhe atë veriore, i prezantuar në tre rreshta, ku spikat si skenë qëndrore mbi hyrjen
kryesore “Fjetja e Shën Mërisë”. Muret janë ndërtuar me gurë dhe llaç balte me breza druri të
dallueshëm. Në kishë hyhet nga perëndimi, ndërsa në anën jugore ndodhet një hyrje e dytë.
Ndriçimi i brendësisë realizohet nga një dritare mbi hyrjen perëndimore si edhe nga një baxha e
hapur në konstruksionin e çatisë.

Nga shkrimi i ruajtur ende në anën veriore, dëshmohet se kisha datohet në vitin 1639.

12
Figura 6: Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës, Berat, Shqipëri [6]

III.III Kisha e Shën Mëri Vllahernës

Kisha e Shën Mërisë së Vllahernës është më e vjetra ndër kishat që ruhen ende sot në
qytetin mesjetar të Beratit. Pozicionohet në një terren të pjerrët në anën perëndimore të kalasë.
Planimetria e kishës ka pësuar shumë ndërhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shek. XIII.
Në fillimet e saj kisha ka qenë e tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbeshtetje
të brendshme, tipike e variantit provincial bizantin. Gjatë fazës së dytë, në gjysmën e dytë të
shek. XVI, kisha rindërtohet në variantin e sotëm, me çati dyujëshe, pa tavan.

Pjesët përbërëse të monumentit janë: narteksi, naosi dhe mjedisi i altarit. Në ambientin
qëndror të naosit hyhet nga tri dyer të vogla, të cilat njëkohësisht ndihmojnë edhe për dhënien e
dritës ambientit. Në qendër të naosit ndodhet një mozaik interesant me motivet e rombeve dhe
trekëndëshave, që, bazuar nga teknika dhe materialet, duhet t’i përkasë periudhës së dytë të
ndërtimit. Ambienti i altarit është pak më i ngritur se naosi dhe është i shtruar me pllaka të zeza,
ndryshe nga dyshemeja e naosit. Ndërsa nën narteks, ndodhet një sterë uji e veshur me llaç-

13
hidroizolues për mbajtjen e rezervave të ujit.Teknika e punimit të muraturës së kishës është ajo e
klausonazhit (ndërthurja e elementit të tullës me gurin), teknikë e cila fillon të aplikohet në
njëfarë lartësie nga niveli i poshtëm dhe jo që në fillim. Kisha e Shën Mëri Vllahernës shquhet
për veshjen e mureve me afresk, ku paraqiten të renditur në tri radhë, nga poshtë – lart, shenjtorët
në përmasat reale të trupit të tyre, medalionët e martirëve të kishës si edhe skena nga jeta dhe
veprimtaria e Krishtit.

Figura 7: Kisha e Shën Mëri Vllahernës, Berat, Shqipëri [7]

III.IV Kisha e Shën Kollit (shek. XVI)

Kisha e Shën Kollit ndodhet në krahun perëndimor të kalasë së Beratit, pranë kishës
bizantine të Shën Mëri Vllahernës. Periudha e ndërtimit, sipas mbishkrimit që gjendet në murin e
brendshëm, vendoset në fund të shek. XVI. Por, nga gjurmët që janë ende prezente, duket që
monumenti ka pasur një fazë më të hershme të ekzistencës së tij.

Planimetria e kishës ka në përbërje të saj tri hapësira kryesore; në qendër ndodhet ambienti
kryesor i qarkuar me mure dhe i mbuluar me çati tre-ujëshe, pa tavan, ndërsa në të dy anët
zhvillohen dy paraklise, edhe këto të pajisura me absida. Paraklisi verior është më mirë i
konservuar, ndërsa ai jugor, paraqitet në një gjendje më të degraduar. Vetë ambienti qëndror
është një ndërtim i thjeshtë tipik i periudhës pasbizantine, ku mbizotëron muri me breza druri
prej gurëve të dimensioneve mesatare. Ambienti i absidës ndahej me naosin nga një ikonostas i
drunjtë, gjurmët e të cilit duken edhe sot. Materiali lidhës i murit është prej llaçi – balte, në të
gjithë sipërfaqen. Sipas teknikës së kohës, muri përbëhet prej dy brezash druri horizontalë.
Konstruksioni i çatisë nga pjesët origjinale konservon ende disa trarë, të cilët kanë edhe motive
të stilizuara në trupin e tyre.

Në interierin e monumentit bie në sy prezenca e afreskut, i pikturuar në vitin 1591 nga Onufër
Qiprioti. Nëpërmjet një mbishkrimi në portën e murosur verore, mësojmë për kohën e rindërtimit

14
të kishës. Afresku ruhet ende në pjesën veriore dhe në atë jugore, ndërsa në pjesën e absidës,
është shumë i dëmtuar dhe nuk mund të dallohen skenat , ku skenat ruhen më mirë, afresku
paraqitet në tri pjesë; duke filluar nga poshtë, nga e majta në të djathtë, paraqiten: kryeëngjëlli
Mihal, dy strategë të ushtrisë bizantine, një shenjtor me libër në dorë, dhe në fund, në pjesën e al-
tarit, është skena “shestja”, e cila është në një pjesë të saj e dëmtuar. Në mesin e murit paraqiten
skena me medalionët e martirëve të kishës dhe në pjesën e sipërme paraqitet gjithë proçesioni
“ndalesat e Krishtit”. Në krahun jugor të murit, po ashtu si në krahun verior, afresku ndahet në tri
seri, duke filluar nga poshtë, me shenjtorët në gjithë dimensionin e tyre, në mes, me medalionët,
dhe në pjesën e sipërme me skena të ndryshme biblike, ku dallohet më qartë “Pagëzimi i
Krishtit”. Më sipër, deri ku muri bashkohet me trarët e çatisë, skenat janë shumë të dëmtuara dhe
pak të dallueshme.

Mjaft e veçantë në këtë monument është prezenca e dy fragmenteve arkitektonike të


periudhës paleokristiane, një kolonë dhe një kapitel, të ripërdorur në funksion të altarit. Pjesa e
poshtme ka një dysheme të shtruar me pllaka prej qeramike (30 x 30 x 5 cm) të cilat nuk ruhen
në gjithë sipërfaqen e naosit, por janë zëvendësuar kohët e fundit me fragmente prej tulle. Ndërsa
në pjesën e absidës, dyshemeja është e shtruar me pllaka guri.

III.V Shën Triadha (Shek. XIII-XIV)

Ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre ju-gore të kalasë së Beratit dhe ka një
pozicion shumë të bukur panoramik. Është ndërtuar në një terren të pjerrët, drejtpërdrejt mbi
shkëmbin natyral. Kisha është e stilit kryq i brendashkruar, me mbështetje të brendshme në dy

15
kolona në anën perëndimore dhe nga dy pilastra në atë lindore. Pjesët përbërse të kishës janë:
narteksi, naosi dhe mjedisi i altarit.

Narteksi është i ngjitur me muraturën e naosit nëpërmjet fugave mjaft të qarta dhe duhet
të jetë ndërtuar menjë-herë pas naosit. Në narteks hyhet nga tri dyer, ku ajo perëndimore, është
kryesorja dhe që mbulohet me një hark tu-llash; ndërsa dy të tjerat mbulohen me arkitra guri
monolit. Prej narteksit, nëpërmjet një porte të mbuluar me hark, hyhet në ambientin e naosit me
planimetri katrore dhe me një kuotë më të lartë se narteksi, duke ndjekur linjën e terrenit. Në
qendër të dyshemesë ndodhet kupola gjysmësferike e ngritur mbi tamburin cilindrik, në të cilin
ndodhen katër dritare të larta. Fragmentet e kolonave dhe kapiteleve duket që janë ripërdorime
dhe u përkasin periudhave më të hershme se koha e ndërtimit të kishës.

Ambienti i altarit, i ndodhur në kuotën më të lartë, është ndërtuar direkt në shkëmb dhe,
nga ana e jashtme, absida aktualisht ndodhet e rrethuar nga struktura muresh relativisht të vona.
Absida nga jashtë është e tipit trifaqësh, me dritare në qendër. Edhe këtu, ashtu si në rastin e
Vllahernës, kemi zbatimin e teknikës së klausonazhit (ndërthurja e tullës me gurin), jo që në
fillim të muraturës, por në mesin e saj.

Piktura murale brenda në kishë aktualisht ndodhet e dëmtuar në pjesën më të madhe të


saj, por megjithatë, ende ruhen disa skena me temë biblike si rreth tamburit, ku ruhen ende mirë
dymbëdhjetë figura profetësh që mbajnë rulot në dorë, disa skena të tjera si “Ngjallja e
Llazarit”,“Darka mistike” apo edhe “Larja e këmbëve të apostujve”.

16
Figura 8: Kisha e Shën Triadhës, Berat, Shqipëri [8]

III.VI Kisha e Shën Gjergjit

Kisha e Shën Gjergjit ndodhet në anën juglindore të kalasë së Beratit dhe aktualisht ruan
shumë pak nga ndërtimi i saj origjinal i shek. XVIII. Një nga dëshmitë e para që kemi lidhur me
arkitekturën e mëparshme të saj, është një imazh fotografik bardhezi nga agjencia LUCE gjatë
viteve `40 të shekullit të kaluar. Në të duket se bëhet fjalë për një kishë tip – manastir, të rrethuar
me mure prej guri dhe hyrje kryesore nga perëndimi.

Një element arki tektonik me rëndësi ishte prezenca e këmbanores me dy vendosje këmbanash në
anën perëndimore të monumentit. Kisha, duke iu përshtatur terrenit, shquhej për lartësinë dhe
madhësinë e saj. Planimetria ishte drejtëkëndore dhe në anën perëndimore ndodhej edhe një
portik me kolonadë prej guri. Por në vitet `80 monumenti transformohet në një rezidencë dhe
pikë turistike qeveritare, gjë që solli edhe shkatërrimin e pjesës së sipërme të kishës, për të
ndërtuar një imitim të shtëpisë karakteristike beratase. Shembulli tipik i transformimit është
kthimi i ambientit të absidës në ballkon, si edhe transformimi në interior për funksionin e ri që
kishte marrë.

17
     

Figura 9: Kisha e Shën Gjergjit, Berat, Shqipëri [9]

IV. Xhamitë në Lagjen Kala

IV.I Xhamia e Bardhë

Xhamia e Bardhë ndodhet në gjendje rrënoje brenda rrethimit të dytë (akropolit) të


kalasë, në anën veriore të tij. Strukturat përbërëse të xhamisë ngrihen mbi ndërtime më të vjetra
mbrojtëse të murit rrethues të akropolit. Pjesët përbërëse të monumentit janë: salla e lutjeve (me
përmasa 9,46 x 7,65 m), hajati, më i gjerë se xhamia (10,70 x 6,01 m), si dhe minarja në anën
perëndimore. Hyrja ndodhet në anën veriore ku, nëpërmjet një korridori në hajat, kalohet në
sallën e lutjes, e cila ndodhet në një kuotë pak më të ulët. Muret e sallës ruhen në rreth 30 cm
lartësi dhe e gjithë struktura ngrihet mbi një nënndërtim në rolin e bodrumit.

Në anën perëndimore të sallës ndodhet minarja e punuar me gurë të skalitur bukur, ku


spikat punimi i fugave të holla të llaçit midis gurëve. Në minare kalohet nëpërmjet shkallëve
helikoidale të ndodhura brenda sallës së lutjeve. Në gjend jen e sotme të rrënojave nuk mund të
dallohen gjurmë të mirabit. Nga planimetria dhe forma, mendohet që xhamia të ketë qenë
mbuluar me çati druri. Përsa i përket datimit të xhamisë, ka mjaft vështirësi, pasi mendohet se

18
strukturat aktuale mund t’i përkasin një rindërtimi të mëvonshëm dhe jo versionit origjinal. Në
vizitën e tij në kala, Evlia Çelebiu shprehet se “…brenda kështjellës së brendshme ndodhet një
xhami e quajtur e Bajazitit…”, por nuk jep detaje për formën dhe teknikën e ndërtimit të saj.

Figura 10:  Xhamia e
Bardhë, Berat, Shqipëri [10]

IV.II Xhamia e Kuqe (Shek. XV)

Rrënojat e Xhamisë së Kuqe ndodhen në pjesën jugore të kështjellës së sipërme (ak-


ropolit), ngjitur me murin rrethues perëndimor të kalasë. Këtë xhami, me emërtimin e sulltan
Bajazitit, e përmend edhe udhëtari osman Evlia Çelebi në vizitën e tij në Berat, ku shprehet se
“Në kalanë e jashtme që rrethon kalanë e brendshme, është një xhami e mbuluar me tjegulla, me
minaret, e gjerë, një ndërtesë arkaike me mure të hershme guri…”.Planimetria e xhamisë
përbëhet nga salla e lutjeve, hajati dhe minarja ndërtuar me tulla, nga të cilat monumenti ka
marrë edhe emrin “ e kuqe”. Në monument hyhet nga ana veriore, fillimisht në korridorin e
hajatit dhe më pas në sallën e lutjeve.

Dyshemeja e sallës ka qenë e shtruar me rasa guri, gjurmë të të cilave sot ruhen vetëm
pranë murit perëndimor. Minarja ruhet më mirë se pjesët e tjera dhe përfaqëson më shumë vlera

19
arkitektonike në këtë monument. Duke qenë se xhamia ndodhet në një terren të pje-rrët, në fillim
është ndërtuar një bazament drejtëkëndësh  rreth 1.70 m i lartë, punuar me teknikën e
klausonazhit (me dy rreshta tullash horizontale dhe me një, ose me dy tulla – vertikale ndërmjet
gurëve gëlqerorë). Mbi të fillon të ngrihet bazamenti i minares, ndërtuar po me të njëjtën teknikë,
atë të klausonazhit.

Mbi këtë bazament trung-piramidal vazhdon të zhvillohet minarja në formën e trupit


cilindrik, ndërtuar me rreshta gurësh çmërsi dhe tullash që këmbehen. Minarja përbën interes
edhe për faktin e ndërtimit të saj në anën lindore të sallës së lutjes dhe jo në atë perëndimore, siç
ndodh zakonisht. Ndoshta kjo mund të shpjegohet edhe me afërsinë e xhamisë me murin rrethues
të kalasë dhe mund të ketë qenë një zgjidhje arkitektonike e detyrueshme për realizimin e
minares në anën lindore.

Mendohet që Xhamia e Kuqe t’i përkasë periudhës menjëherë pas pushtimit të kalasë së
Beratit nga osmanët, në vitin 1417, duke u nisur edhe nga emri i dytë që i jepet si Fetije
Xhami( d.m.th: e pushtimit), si edhe nga teknika e ndërtimit që gjendet edhe në xhami të tjera të
Shqipërisë gjatë shekullit XV. Por ka edhe studiues të tjerë që argumentojnë se xhamia mund t’i
përkasë edhe shekullit XIV si periudhë ndërtimi.

20
Figura 11: Xhamia e Kuqe, Berat, Shqipëri [11]

V. Përfundimi

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në vitin
2008 ka marrë në Listën e Trashëgimisë Botërore qytetin e Beratit, të cilin në vitin 1961 diktatori
komunist Enver Hoxha e kishte shpallur "Qytet Muze".

Për arsye të shtëpive të bardha qyteti nga serbët është quajtur Belgrad (Qyteti i Bardhë) dhe
prandaj në periudhën osmane është njohur edhe si Belgrad-i Arnavud (Belgradi Shqiptar), ndërsa
për shkak të shtëpive shumëdritarëshe njihet edhe si "qyteti i një mbi një dritareve".

Në qytet gjenden shumë monumente historike të periudhës osmane. Agjencia Turke për
Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) restauron tre vepra osmane që gjenden në Berat. TIKA
restaurimin e Xhamisë Mbret, Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat e filloi në vitin
2018, ndërsa në njoftimin e bërë nga ky institucion është theksuar se punimet do të përfundojnë
për dy vite.

21
Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea.

Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis.

Gjurmët e para: 2600 para Krishtit

Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,

1961: Shpallet Qytet Muze

2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO.

Objektet kryesore: I gjithë qyteti, Kalaja, Ura e Goricës, Objektet e Kultit etj.

V.I Konkluzioni

Berati, mjaftojnë vetëm disa sekonda për të rënë në dashuri me të. Qyteti i xhevahirëve
në Shqipëri të magjeps me atmosferën, arkitekturën dhe thesaret kulturore për të cilat është
kujdestar fanatik.Është një qytet që vizitohet në c’do stinë të vitit. Janë vizitor vendas dhe të
huaj. Pamja interesante dhe e veçantë e qytetit, vlerat kulturore dhe historike të tij, mikëpritja dhe
gastronomia, janë vlera të patjetërsueshme të këtij qyteti. Tradicionalisht në Berat vizitori ka
gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë
një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne.

Qyteti i Beratit ose qyteti i “një e mbi një dritareve” përbën rastin më unikal të një qyteti
turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit.

Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse ndryshe nga shumë qytete të tjera, të cilat kushtëzohen
nga periudha e plazhit, Berati ka një turizëm kulturor në gjithë stinët e vitit.Harta e ekoturizmit
dhe ajo e turizmit kulturor është mjaft e pasur me vlera që ndoshta u mungojnë edhe qyteteve më
të vjetra të botës.

22
Një labirint rrugësh prej guri, mure guri të thatë dhe shtëpi shekullore ende të banuara
nga familje vendase. A ka ndonjë gjë më unike se të flesh brenda mureve të një kështjelle antike?

Referencat

Lista e fotografive:

[1] https://en.wikipedia.org/wiki/File:Page_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus.JPG

[2]https://qarkuberat.gov.al/lagjja-kala/

[3]https://qarkuberat.gov.al/lagjja-kala/

[4]Fotografi nga arkivat personale, Rinora Durmishi

[5]https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/8/86/Muzeu_Onufri_Berat_3.jpg

[6]http://bashkiaberat.gov.al/objektet-e-kultit/

[7]http://bashkiaberat.gov.al/objektet-e-kultit/

[8] https://live.staticflickr.com/322/19571511469_d730df5915_b.jpg

23
[9]https://lh3.googleusercontent.com/p/AF1QipNgK9Bknk9lfIdcGk6YABiL4I5cG7u7JvFcUwr
R=s1600-w400

[10]https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/7/76/Nadvori_vnitrniho_hradu_v_Beratu.j
pg

[11]https://berat.albania-discover.com/wp-content/uploads/2018/06/4-18.jpg

Literaturë e përdorur:

 ‘Berati, an eternal city’


Autor: Ndriçim Kulla,Plejad, 2018.
 ‘Berati, historia dhe arkitektura’
Autor: A Baçe; Aleksandër Meksi; Emin Riza.Shtëpia Botuese "8 Nëntori", 1987, Tiranë.

Web linqe:

o https://dua.com/blog/berati-qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve/

o https://WWW.aa.com.tr/sq/ballkani/kalaja-e-beratit-d%C3%ABshmitare-shekullore-e-

historis%C3%AB-/1571725

o https://qarkuberat.gov.al/lagjja-kala/

o http://bashkiaberat.gov.al/objektet-e-kultit/

o https://WWW.Worldcat.org/title/berati-historia-dhe-arkitektura/oclc/23696694

o https://en.Wikipedia.org/Wiki/Berat

24
25

You might also like