You are on page 1of 6

Gjuha shqipe XII

Test i periudhes së parë

Grupi A
Emri, mbiemri....................................
Kronikat e Tursun Beut.
…Ndërsa Sulltani, duke shëtitur, vizitonte radhët e banesave, rrugët e tregjet e atij metropoli të
lashtë dhe fortesën e gjerë, ai shfaqi dëshirën të shihte kishën e quajtur “Aja Sofia”, që është
shëmbëlltyrë e Parajsës.

Është një dertesë e fuqishme e me strukturë të qëndrueshme. Por pashmangshmërisht, me


kalimin e shekujve, ndërtesat e ngritura pranë dhe shtresat ishin rrënuar, porsi shtëpia e atij qe e
ka cmirë fatin e tjetërkujt… kishte me arkitektë qe të ishte në gjendje të vinte gur në të carat e
saj. Prej saj mbeti veç nje kube… Po c’kube’! Ajo kërkon te barazohet me Nëntë Kupat Qiellore.
Një mjeshtër i aftë e i zoti shpalosi në këtë vepër të tij më të përkryeren shkencë inxhinierie. E
shtiu në një pikë të tillë brendësinë e saj gjysmekubeve njëra mbështetur mbi tjetrën, këndeve të
ngushta e të gjëra, qemeret e të cilave nuk e kishin shokun, të ngjashme me harkun e vetullave
bukuroshe që të marrin në qafë, kështu që ajo është aq e gjërë sa mund të mbajë pesëdhjetë mijë
njerëz. Për tˈi stolisur muret, i veshën me kuba mozaiku të vegjël qelqesh shumëngjyrshe, të
ngjashme me pjesëzat e pandashme të kristalit të praruar, të tilla që as arsyeja më e mprehtë të
mos arrijë ta kapë punimin. E mbuluan dyshemenë me mermer të ashpër lara-lara. Kështu që
sikur prej dyshemesë të shtrihej tavani, ai duket si kupa e qiellit stolisur me yje dhe, nëse prej
lavamanit shihet dyshemeja, vërehet deti në stuhi . I mbuluan muret e forta në themeltë tyre me
një shtresë të hollë mermeri të larmë, në forma kaq të mahnitshme sa për të kredhur në hutim të
dhëmbshëm këdoqë i vështron. Këta mjeshtëra i kanë kushtuar një vëmendje të tillë gdhëndjes së
tyre, saqë në përshtatjen njëra me tjetrë, figura të pajeta marrin pamje njerëzire…

Sundimtari i Gjithësisë, pasi u kënaq nga pamja e veprave të tilla të mrekullueshme e mahnitëse
të artit mbi sipërfaqen e lugët të kubesë, u ngjit në sipërfaqen e saj të mysët. U ngjit në të si
Jezusi-Fryma e perëndisë-dhe hipi gjer në Qiellin e Katërt…

Kur Sundimtari i Botës e njohu plotësisht thelbin e kësaj ndërtese, pa i kushtuar fort vëmendje
vecorive të tjera, pohoi: “Më e rëndësishmja!” dhe drejtoi kalin fitimtar të luftës drejt fushimit
perandorak.

1. Kronikat janë tekste:1 pikë

a) informuese c) argumentuese
b) rrëfimtare d) përshkruese
2. Kronikat; si vepra të mirëfillta, kanë të bëjnë me:
a) historinë c) letërsinë artistike
b) publicistikën d) historinë e letrarizuar
3. Fjalët e sulltan Mehmetit”Më e rëndësishmja”, duhen kuptuar:1 pikë
a) se kisha Shën Sofisë ishte monumenti më i rëndësishëm arkitekturor i Bizantit;
b) se kisha Shën Sofisë ishte objekt i kultit më i rëndësishëm që kishte marrë sulltan
Mehmeti;
c) se kisha, për simbolikën që përfaqësonte, ishte më e rëndësishmja për Perandorinë
Osmane;
d) se ai kishte bërë punën më të madhe në karrierën e tij.
4. Për sulltanin, kisha e Shën Sofisë ishte simboli: 1pikë
a) i fesë së krishterë që ai urrente;
b) i atij arti dhe i asaj inxhinierie nga e cila do të mësonin aq shumë krijuesit dhe
ndërtuesit e perandorisë Osmane;
c) i asaj kulture, feje, i atij botkuptimi, e sistemi qeverisjeje që nuk pajtohej me ato
orientalet e Perandorisë;
d) më domethënës i një perandorie mijëvjeçare, që ai po synonte ta shembte.
5. Kronikani e përshkruan bukur kishën sepse : 1 pikë
a. ai njeri me shpirt poeti, nuk mund të vepronte ndryshe;
b. sheh te ajo kishë një majë lavde që kish rrokur sulltani;
c. duhej ti qëndronte besnik të vërtetës;
d. ishte admirues i arkitekturës, qoftë kjo dhe e huaj;
6. Mënyra si shkruan Tursun beu është:1 pikë
a) shprehje e përligjjes së pushtimit si luftë e shenjtë;
b) shprehje e një arti prej poeti, më ishquari i kohës së vet;
c) shprehje e karakterit shumë moralizues të kronikës së tij;
d) tipike për kronikat që bëhen për personalitete të famshme.
7. Në fjalinë: “I mbuluan muret e forta në themeltë tyre me një shtresë të hollë mermeri të
larmë, në forma kaq të mahnitshme sa për të kredhur në hutim të dhëmbshëm këdoqë i
vështron.”, fjalët me të zeza janë:1pikë
a) plotësuese të njëra-tjetrës:
b) shkojnë në paralelizëm;
c) në thelb në kundërshitm, të pabesueshme, por të vërteta;
d) të palidhura midis tyre.
8. Toni i kronikës është: 1 pikë
a) i qetë dhe i butë; c) lavdërues dhe moralizues;
b) vlerësues dhe lavdërues; d) sa lavdërues, aq përbuzës.
9. Funksioni i përshkrimit në këtë tekst është:1 pikë
a) shpjegues dhe shprehës;
b) bindës dhe njohës;
c) njohës dhe shprehës;
d) shpjegues.

10. Gjeni tri tipare të kronikës të shprehura në këtë tekst. 3 pikë


………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
11. Thoni se cilat janë karakteristikat e një kronike. 4 pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………..
12. Cilit lloj ligjërimi i përket teksti i mësipërm. Thoni tri veçori të përgjithshme të
këtij ligjërimi. 4 pikë
……………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………

13. Shkruani një fjali të përbërë me bashkërenditje përmbyllëse dhe ndërtoni skemën
e fjalisë. 2 pikë

14. Shkruaj saktë fjalët: 2pikë


Bankjer- ; tailandë- ; agjenci- ; I reabilituar-

15. Shkruani një kronikë të shkurtër për një ngjarje të rëndësishme kulturore të
vendit(koncert, promovim, ndeshje sportive). 6 pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
……………………………

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30
Gjuha shqipe XII
Test i periudhës së parë
Grupi B
Emri, mbiemri....................................
Kalaja e Elbasanit
Kalaja 2000-vjeçare është një ndërtim romak ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si
një kështjellë ushtarake për strëhimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës
Egnatia që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat
barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave dhe u desh
dora perandorit bizantin me origjinë dardane Justinian që e rindërtoi kështjellën mbi themelet
e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë. Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek që
mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjënden aq shumë
monumente kulture sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje
ku gjeneronte kultura e mendjes gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite,
kisha ortodokse Shën Maria, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo Hamami i vjetër i
grave ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj kalaje ka vulën e historisë.
Kalaja e Elbasanit përfaqëson një castrum statum me një sipërfaqe prej 10 ha ndërtuar sipas
një plani ortogonal dhe ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me përmasa 308 x 348
metra e orientuar në drejtim verilindje ndash jugperëndim. Ajo ka katër hyrje të cilat
mbrohen nga kulla. Në katër qoshet e saj gjënden kullat e mëdha që mendohet të kenë qenë
12 metra të larta në ndërtim. Kalaja është e pajisur me 26 kulla që gjendën 40 - 50 metra larg
njëra-tjetrës. Dikur ajo qarkohej nga një hendek tre metra i thellë që mbushej me ujë nga
përroi i Zaranikës, ndërsa trashësia e murit rrethues të ndërtuar me teknikën opus mixtum me
katër rreshta tullash në brez është tre metra. Portat kryesore të kalasë ato me drejtim
perëndim - lindje nëpërmjet të cilave kalonte rruga Egnatia gjëndeshin ndërmjet dy kullave
në formë U - je të dala përgjysmë jashtë murit rrethues në ditët e sotme kalasë i mungojnë
plotësisht hyrjet kryesore ose siç quheshin nga romakët portat dekumanus
Rëndësia e kalasë qëndron tek vlerat e saj të jashtëzakonshme. Muret, objektet e gjetura në
të, arkitektura e avancuar e stilit romak i japin këtij siti një akses të jashtëzakonshëm për
përiudhën që ajo është ngritur. Gjithashtu kalaja ka qenë një qendër ushtarake dhe një
destinacion i rëndësishëm i rrugës Egnatia që lidhte Romën me Selanikun, Manastirin
Kostandinopojën e vazhdonte më tej.
Qëndra historike e Elbasanit ruan vlera të rëndësishme historiko-kulturore dhe si e tillë ajo
është vënë në mbrojtje shtetërore. Qëndra historike formohet prej hapësirës brenda mureve
rrethues të kalasë së qytetit duke përfshirë dhe atë. Ajo përfshihet prej pjesës nëntokësore,
brenda mureve rrethues dhe asaj mbitokësore, një kompleks urbanistik-arkitekturor mbi të
njejtën sipërfaqe. Gjëndja fizike e sitit vitet e fundit ka pësuar një ndryshim të
konsiderueshëm për mirë. Para se të përpilohej projekti për restaurimin e kalasë, objekti ishte
në një gjëndje të mjerueshme.

1. Teksti i mësipërm është tekst:1 pikë

a) informues;
b) rrëfimtar;
c) argumentues;
d) përshkrues.
2. Qëllimi i autorit është: 1 pikë
a) të informojë për të thelluar njohuritë e marrësit;
b) të na bind se është ndërtuar nga sulltan Mehmeti i II;
c) të përshkruaj kalanë e Elbasanit nga jashtë dhe nga brenda;
d) të ngjall emocione te lexuesi.
3. Toni i përgjithshëm i teksit është: 1pikë
a) entuziast dhe i butë;
b) polemizues;
c) objektiv;
d) sugjerues.
4. Teknika bazë e përdorur në këtë teks është: 1 pikë
a) ajo e përshkrimit;
b) nga të veçantat tek e përgjithshmja;
c) nga e përgjithshmja tek e veçanta;
d) ajo e shpjegimit.
5. . Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e
kështjellave si rrjedhojë kalaja e Elbasanit: 1 pikë
a) u ndërtua si e re;
b) u shkatërrua plotësisht për tu rindërtuar më vonë;
c) perandorit bizantin me origjinë dardane Justini e rindërtoi kështjellën mbi themelet
e vjetra;
d) u ndërtua nga sulltan Mehmeti i II.
6. Në ditët e sotme kalasë i mungojnë plotësisht: 1pikë
a) hendek tre metra i thellë që mbushej me ujë;
b) 26 kullat që gjendeshin 40 - 50 metra larg njëra-tjetrës;
c) katër hyrjet të cilat mbroheshin nga kulla;
d) hyrjet kryesore ose siç quheshin nga romakët portat dekumanus.
7. Kalaja ka qenë edhe si: 1 pikë
a) qendër ushtarake;
b) shtëpi kulture;
c) qëndër historiko-kulturore;
d) kompleks urbanistik-arkitekturor.
8. Si është strukturuar ky tekst? Ndajeni tekstin në pjesë dhe vërini secilës nga një titull.
3 pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
9. Shkruaj karakteristikat e llojit të përshkrimit të tekstit të mësipërm. 3 pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………

10. Cila janë teknikat e përshkrimit të përdorura në këtë tekst? 3 pikë


………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………..........

11. Shkruani një fjali të përbërë bashkërenditëse kundërshtuese dhe ndërtoni skemën. 2
pikë

12. Cili është ndryshimi midis këtyre dy grupe fjalësh? Argumentojeni ndryshimin. 2pikë
a) Drejtpërdrejt, gjithsej, kushedi. B) barkthatë, ballëgjërë, gojësheqer

13. Cilit lloj ligjërimi i përket teksti i mësipërm. Thoni tri veçori të përgjithshme të këtij
ligjërimi. 4 pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
14. Përshkuani një person real duke përdorur teknikat e përshkrimit të një personi.. 6
pikë
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

You might also like