You are on page 1of 3

DETYRE DOSJE

TEMA:ELEMENTI TEKNIK I GJUAJTJES NE


VOLEJBOLL

LENDA:TEORI

KLASA:10D

SHKOLLA:BENARDINA QERRAXHIA

PUNOI:MIKELA PRENI

PRANOI:MS.JANI
VOLEJBOLLI
Volejbolli eshte sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta
garojnë në terenin ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e
topit në anën e kundërt të rrjetës gjerësisht në fushen e kundërshtarit në
atë mënyrë që kundërshtari të mos arrijë ta mbajë topin në ajër dhe mos ta
kthejë në fushën e kundërshtarit para se të bjerë në tokë. Loja luhet me tre
ose pesë sete, do të thotë me dy sete të fituar. Setet fitohen kur arrihen 25
pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit gjegjësisht i pesti
luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente
të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë.
ELEMENTET TEKNIKE TË VOLEJBOLLIT NË RËRË
Elementet teknike në lojën e volejbollit në rërë janë të njëjta, por këtu duhet të
kemi parasysh kushtet tjera të lojës në fushë, prej të cilave varet edhe ndryshimi i
disa elementeve teknike në lojën e volejbollit në rërë. Si thamë më parë, dinamikë
e lojës në krahasim me volejbollin në palestër, është e theksuar, harxhimi i
energjisë është më i madh, mu për këtë gjatë lojës, duhet përdorur një teknikë, e
cila është më racionale, më efektive që nuk harxhon energji të tepërt. Edhe
analizimi i lojës nga vetë lojtarët, zbulimi i pikave të dobëta të ekipit kundërshtar,
angazhimi më i madh edhe në taktikën e lojës, do t’i jepte një ekipi përparësi për
fitore. Lojtarët e volejbollit në rërë, duhet t’i përvetësojnë të gjitha elementet
teknike të volejbollit, ata duhet, jo vetëm të jenë gjuajtës të mirë por, elementet
si: blloku, shërbimi, pranimi, ngritja, gjuajta etj, duhet të zotërohen në mënyrë të
njëjtë. Pra, një lojtar duhet të jetë i gjithanshëm dhe teknikisht të zotëroj mirë të
gjitha elementet teknike, sepse kërkohet kur dihet që në lojë duhet ta mbulojnë
një fushë të madhe dhe të kompensojnë këta dy lojtarët.
Pasimi i topit me dy duar nga lart me gishtërinj është një nga elementet teknike
kryesore në lojën e volejbollit dhepërdoret shumë gjatë lojës. Përrealizimin e
saktë të kësajteknike kërkohet që nxënësit të ushtrohen shpesh.
Pasimi i topit me të dyja duart nga lart me gishtërinj përdoretkur topiështë
në lëvizje dhe është duke ardhur nga lart.Hapat që duhen ndjekurnë
realizimin e kësaj teknike janë:Nxënësi duhet të jetë i vendosur mirëdhe në
drejtimin qëvjen topi. Duart duhet të jenë pranë kokës
dhegishtërinjtëduhet të jenë të hapur në mënyrë që të formojnë një rrjetë.
Gishtërinjtë na ndihmojnë për të realizuar saktë pasimin drejtshokuttë
skuadrës.
Pasimi është elementi taktik bazë në volejboll. Me anë të tijsigurohet lidhja
me skuadrën dhe përgatitet sulmi. Teknikat epasimin janë:
1. pasim me dy duar nga sipër;
2. pasim me dy duar nga sipër-para;
3. pasim me dy duar nga sipër prapa
kokës;
4. pasim me dy duar nga sipër-anash;
5. pasim me dy duar nga sipër me kërcim;
6. pasim me dy duar dhe rënie prapa;
7. pasim me dy duar dhe rënie anësore.
Pasimi i topit me dy duar nga poshtë.
Ky është një element shumë i rëndësishëm dhe përdoret më së shumti në fazën e
mbrojtjes kur topi goditet nga kundërshtari gjatë lojës.
Lojtarëve iu shërben për pritjen e topave të shpejtë dhe që
janë në lartësi të ulët. Zakonisht,ky lloj pasimi shërben për
ngritjen e topave lart dhe për pasimin te lojtarët e tjerë.
Gjatë përdorimit të teknikës së “çekanit”, krahët duhet të
jenë të shtrirë drejt dhe afër njëri-tjetrit. Njëra dorë e
mbledh tjetrën dhe gishtërinjtë e mëdhenj bashkohen.
Lojtari duhet të qëndrojë pak I përkulur. Një passim I mirë
është vendimtar për të krijuar një lojë efektive sulmuese.

You might also like