You are on page 1of 3

Volejbolli

Volejbolli eshte sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta garojnë në


terenin ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e
kundërt të rrjetës gjerësisht në fushen e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari
të mos arrijë ta mbajë topin në ajër dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para
se të bjerë në tokë. Loja luhet me tre ose pesë sete, do të thotë me dy sete të fituar.
Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit
gjegjësisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në
ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë.

Loja e volejbollit luhet në fushë të mbyllur. Fusha e volejbollit përbëhet nga: vija e
mesme, vijat fundore dhe ato anësore. Vija e mesme e ndan fushën në dy pjesë të
barabarta. Mbi vijën e mesme qëndron rrjeta me lartësi prej 243 cm per meshkujt
dhe 224 cm për femrat. Rrjeta është e gjerë 9.5 m dhe e gjatë rreth 2 m. Në pjesën e
sipërme të rrjetës është një rryp-pëlhur i qepur me trashësi prej 5 cm si mbështjellës i
telit. Teli është i thurrur dhe njëkohësisht shërben për forcimin dhe stabilizimin e
lartësis së rrjetës me shtyllat.

Vijat e Fushës janë të gjëra rreth 5 cm. Vijat e gjata janë vija anësore e ato më të
shkurtrat janë vijat fundore. Vija e mesme,e cila e ndan fushën në dy pjesë të
barabarta, është e gjatë si ato fundoret. Tri metra larg vijës së mesme, në anën e
majtë dhe të djathtë të fushës, quhen vijat e sulmit. Në vijat fundore të fushës në
anën e djathtë të saj gjendet vija e vizatuar me gjatsi 15cm e gjer 5 cm larg vijës
ballore 20 cm. Hapësira të cilën e shënojn këto dy vija është 3 metradhe paraqet
vendin e shërbimit.
Përmasat e fushës së volejbollit
Fusha e volejbollit ndahet në gjashtë zona që janë të evidentuara dhe me provesin e
lojes. Sipas zonave te lojtarët janë te lajmëruar ke gjyqtari perkatesisht
procesmbajtesi. Formacioni i ekipit te paraqitur ke gjyqtari mbetet deri ne fund te
setit. Sipas zonave te lojtarët kan emra te caktuar. Lojtarët e vijës së parë (2, 3, 4) janë
lojtarët e sulmit, dhe ata të së dytës (5, 6 dhe 1) janë lojtarët e mbrojtjes. MIR EKI aloj
mbi rrjetë. Ekipi kundërshtar ka te drejt të lunjë-pasojë deri tri her, e pastaj patjeter ta
kthej ne anen tjeter-- ne fushen e kundershtarit.

Loja luhet me tre seta te fituara. Një set duhet të ket më së paku 25 pike. Seti
përfundon kur nje ekip më së paku e perfundon atë me dy pike diferencë.Loja luhet
me top te butë dhe me peshë prej 260-300 gram, perimetri i të cilit është prej 65-67
cm. Topi i volejbollit ka zakonisht ngjyrën e verdhe me te kalter ose ngjyre te bardhe.

Në lojën e volejbollit përdoren këto elemente kryesore: Dëbimet, pasimet, shërbimet,


gjuajtjet, blloqet etj.. Qëndrimet e volejbollistit gjatë aplikimit të elementeve teknike
janë të llojllojshme. Secili element me mjeshtrin e volejbollit kërkon qendrimin
adekuat, funksional dhe sa më racional, me qëllim që sa më shpejt inkruadohet në
situata të ndryshme gjatë lojës.

Kjo lojë luhet me 6 lojtarë në fushë, prej të cileve tre janë lojtarë pranues, dy sulmues
dhe një pasues (organizatore). Në këtë lojë nëse topi bie në tokë ekipi kundërshtar
fiton piken. Gjithashtu nuk lejohet prekja e rrjetes ngaqe llogaritet pike e
kundërshtarit. Shërbimi është gjithashtu një element i rëndësishëm që duhet të jepet
nga fundi i fushes apo jashtë vijes fundore. Blloku është bllokim i sulmuesit që
zakonisht bëhet nga bllokeret e mesit, të cilat janë të specializuar për bllok, dhe
pranimi i tyre është mjaft i dobët dhe për këtë arsye kur ata duhet të hyjnë në
pranim, zëvendësohen me libero. Liberot janë lojtarë të specializuar vetëm për
pranim dhe bartin dresën ndryshe nga ekipi i tyre, dhe nuk kane të drejte sulmi,
shërbimi apo blloku por vetëm pranimi.

You might also like