You are on page 1of 2

DETYRE DOSJE

Lenda: Fiskulture
Klasa:11.10
Punoi:Elja Lako

Tremujori 2

Tema:Voleybolli

Volejbolli eshte sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta garojnë në terenin ku
është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e kundërt të rrjetës
gjerësisht në fushen e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari të mos arrijë ta mbajë
topin në ajër dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para se të bjerë në tokë. Loja luhet
me tre ose pesë sete, do të thotë me dy sete të fituar. Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por
diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit gjegjësisht i pesti luhet deri në
pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri
në katër gjyqtarë.

Loja e volejbollit
Loja e volejbollit luhet në fushë të mbyllur. Fusha e volejbollit përbëhet nga: vija e mesme,
vijat fundore dhe ato anësore. Vija e mesme e ndan fushën në dy pjesë të barabarta. Mbi
vijën e mesme qëndron rrjeta me lartësi prej 243 cm per meshkujt dhe 224 cm për femrat.
Rrjeta është e gjerë 9.5 m dhe e gjatë rreth 2 m. Në pjesën e sipërme të rrjetës është një rryp-
pëlhur i qepur me trashësi prej 5 cm si mbështjellës i telit. Teli është i thurrur dhe
njëkohësisht shërben për forcimin dhe stabilizimin e lartësis së rrjetës me shtyllat.

Volleyball game.jpg
Vijat e Fushës janë të gjëra rreth 5 cm. Vijat e gjata janë vija anësore e ato më të shkurtrat
janë vijat fundore. Vija e mesme,e cila e ndan fushën në dy pjesë të barabarta, është e gjatë
si ato fundoret. Tri metra larg vijës së mesme, në anën e majtë dhe të djathtë të fushës,
quhen vijat e sulmit. Në vijat fundore të fushës në anën e djathtë të saj gjendet vija e
vizatuar me gjatsi 15cm e gjer 5 cm larg vijës ballore 20 cm. Hapësira të cilën e shënojn këto
dy vija është 3 metra dhe paraqet vendin e shërbimit.

Përmasat e fushës së volejbollit


Fusha e volejbollit ndahet në gjashtë zona që janë të evidentuara dhe me provesin e lojes.
Sipas zonave te lojtarët janë te lajmëruar ke gjyqtari perkatesisht procesmbajtesi. Formacioni
i ekipit te paraqitur ke gjyqtari mbetet deri ne fund te setit. Sipas zonave te lojtarët kan emra
te caktuar. Lojtarët e vijës së parë (2, 3, 4) janë lojtarët e sulmit, dhe ata të së dytës (5, 6 dhe
1) janë lojtarët e mbrojtjes. MIR EKI aloj mbi rrjetë. Ekipi kundërshtar ka te drejt të lunjë-
pasojë deri tri her, e pastaj patjeter ta kthej ne anen tjeter-- ne fushen e kundershtarit.

Loja luhet me tre seta te fituara. Një set duhet të ket më së paku 25 pike. Seti përfundon kur
nje ekip më së paku e perfundon atë me dy pike diferencë.Loja luhet me top te butë dhe me
peshë prej 260-300 gram, perimetri i të cilit është prej 65-67 cm. Topi i volejbollit ka
zakonisht ngjyrën e verdhe me te kalter ose ngjyre te bardhe.
Në lojën e volejbollit përdoren këto elemente kryesore: Dëbimet, pasimet, shërbimet,
gjuajtjet, blloqet etj.. Qëndrimet e volejbollistit gjatë aplikimit të elementeve teknike janë të
llojllojshme. Secili element me mjeshtrin e volejbollit kërkon qendrimin adekuat, funksional
dhe sa më racional, me qëllim që sa më shpejt inkruadohet në situata të ndryshme gjatë
lojës.

Kjo lojë luhet me 6 lojtarë në fushë, prej të cileve tre janë lojtarë pranues, dy sulmues dhe një
pasues (organizatore). Në këtë lojë nëse topi bie në tokë ekipi kundërshtar fiton piken.
Gjithashtu nuk lejohet prekja e rrjetes ngaqe llogaritet pike e kundërshtarit. Shërbimi është
gjithashtu një element i rëndësishëm që duhet të jepet nga fundi i fushes apo jashtë vijes
fundore. Blloku është bllokim i sulmuesit që zakonisht bëhet nga bllokeret e mesit, të cilat
janë të specializuar për bllok, dhe pranimi i tyre është mjaft i dobët dhe për këtë arsye kur
ata duhet të hyjnë në pranim, zëvendësohen me libero. Liberot janë lojtarë të specializuar
vetëm për pranim dhe bartin dresën ndryshe nga ekipi i tyre, dhe nuk kane të drejte sulmi,
shërbimi apo blloku por vetëm pranimi.

You might also like