You are on page 1of 1

FUTBOLLI

Futbolli, është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë (10
lojtarë dhe nga një portier) me një top sferik për 90 minuta apo një orë e gjysëm. Kjo lojë
luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën
dhe më të preferuarin. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët
e fundit të saj. Qëllimi i kësaj loje është të shënosh sa më shumë gola në portën kundërshtare.
Portierët janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohës që
janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të
pasuar ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që
shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nëse rezultati është i barabartë deri në
fund të ndeshjes, ndeshja ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në
gjuajtjet e penalltisë duke zbatuar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë
vendosur në derin e anglisë ne Angli nga Federata Angleze e Futbollit në vitin 1863. Organi
qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Fédération internationale de football
association FIFA. Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit e cila organizon Kupën e
Botës një herë në katër vite.[1]
Historia e futbollit
Sipas FIFA-s, loja konkurruese kineze cuju (蹴鞠, fjalë për fjalë "goditje e topit") është
forma më e hershme e futbollit për të cilën ka prova. [4] Lojtarët e Cuju mund të përdorin çdo
pjesë të trupit përveç duarve dhe qëllimi ishte të gjuante një top përmes një hapjeje në rrjetë.
Ishte jashtëzakonisht e ngjashme me futbollin modern, megjithëse ndodhi ngjashmëri me
rugby. [15] [16] Gjatë dinastisë Han (206 para Krishtit - 220 pas Krishtit), lojërat e cuju u
standardizuan dhe u vendosën rregulla. [15]
Informacione të rëndësishme
Një skuadër Futbolli përbëhet nga 11 lojtarë në fushën e blertë. Për herë të parë është luajtur
më 19 dhjetor 1863. Futbolli për meshkuj si lojë olimpike është zhvilluar më 1900 ndërsa për
vajza më 1996. Kohëzgjatja e një loje është 90 minuta plus minuta shtesë. Për të shënuar një
gol duhet të çosh të gjithë topin brenda portës kundërshtare. Çdo skuadër duhet të ketë lojtarë
dhe trajner.

You might also like