You are on page 1of 6

VLERËSIMI I NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

• Qëllimi kryesor i vlerësimit është përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga

nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit.

• Vlerësimi i nxënësve mbështetet në parimet themelore të përcaktuara në Kornizën

Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar dhe në Kornizën e Vlerësimit të Nxënësit në Arsimin

Parauniversitar:

✓Vlefshmëria

✓Transparenca

✓Paanshmëria

✓Besueshmëria

• Vlerësimi i nxënësit mbi bazën e treguesve të niveleve të arritjeve është kriter i vetëm për

vlerësimin e tyre dhe është i detyrueshëm.

Vlerësimi i vazhdueshëm dhe dokumentimi i tij

Me perpara

• Mësuesi mbante shënime në fletoren e tij personale apo

në evidencë për ecurinë e progresit të nxënësit lidhur

me rezultatet e arritjes.

• Vlerësimi bëhej me simbole duke u bazuar në nivelet e

arritjeve.

• Fletorja personale ishte objekt monitorimi, por NUK

dorëzohej në përfundim të periudhës.

• Fletorja personale ruhej deri në përfundim të vitit

shkollor.

• Mësuesi mbante përgjegjësi për fletoren personale dhe

argumentonte notën e vlerësimit të vazhduar të

vendosur në regjistër.
• Mësuesi nxirrte notën e vlerësimit të vazhduar për çdo

periudhë duke u bazuar në shënimet që kishte mbajtur në

fletoren e tij personale.

• Mësuesi kishte përgjegjësi për të informuar nxënësin dhe

prindërit për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres.

Aktualisht, Ndryshimet

• Mësuesi përdor të gjitha mundësitë e matjes, me gojë

dhe me shkrim për t’i dhënë mundësi nxënësit të

shprehet në çdo nivel.

• Mësuesi vlerëson nxënësin duke u bazuar në kriteret

(nivelet) e arritjeve të miratuara nga MAS për çdo

lëndë.

• Mësuesi vlerëson nxënësit me notë në SMIP, vetëm

pasi është siguruar që ky vlerësim është objektiv dhe

shpreh shkallën e qëndrueshmërisë së performancës së

nxënësit për një periudhë të caktuar kohe. Për këtë qëllim,

mësuesit përdor fletoren e tij personale të regjistrimit të

përgjigjeve të nxënësit.

• Fletorja personale e mësuesit NUK është objekt

monitorimi.

• Mësuesi nxjerr notën e vlerësimit të vazhduar për çdo

periudhë duke u bazuar në notat e nxënësit në SMIP

dhe në shënimet që ka mbajtur në fletoren e tij personale.

• Mësuesi ka përgjegjësi për të informuar nxënësin dhe

prindërit për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres.


Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse

dhe dokumentimi i tij (me perpara)

• Mësuesi përcaktonte formën e realizimit (test/detyrë përmbledhëse) sipas specifikës së

lëndës.

• Liri për kohën e zhvillimi të testit/detyrës përmbledhëse (jo domosdoshmërisht bëhet në

fund të periudhës).

• Drejtoria e shkollës menaxhon kohën e zhvillimit të testeve/detyrave përmbledhëse në

fund të periudhës.

• Vlerësimi i testit/detyrës përmbledhëse pasqyrohet në regjistër.

• Testet/detyrat përmbledhëse ruhen deri në fund të vitit shkollor.

Aktualisht

• Testi/detyra përmbledhëse planifikohet nga mësuesi, kur përmbyllet një grup rezultatesh të

nxëni dhe mësuesi është i lirë ta vendosë vetë se kur do t’i zhvillojë ato.

• Për lëndë të tilla, si: Edukim fizik, sporte dhe shëndet, Art pamor, Muzikë, Kërcim, Teatër,
TIK

dhe Aftësim teknologjik vlerësimi bëhet vetëm me detyrë përmbledhëse. Mësuesi ndërton

detyrën përmbledhëse në përputhje me veçoritë e lëndës, por gjithmonë duke marrë parasysh

nivelet e arritjes për lëndën përkatëse.

• Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse kryhet në pjesën e fundit të periudhës,

• Drejtoria e shkollës menaxhon kohën e zhvillimit të testeve/detyrave përmbledhëse në fund


periudhës.

• Vlerësimi i testit/detyrës përmbledhëse pasqyrohet në SMIP.

• Testet/detyrat përmbledhëse ruhen deri në fund të vitit shkollor.


Me perpara

Vlerësimi dhe dokumentimi i

vlerësimit të portofolit të

nxënësve

- Portofoli (për një periudhë) mund të përmbajë

1 detyrë dhe një fazë të projektit lëndor për

lëndët me 1-2 orë në javë, ndërsa për lëndët

me më shumë se 2 orë, portofoli mund të

përmbajë 2 detyra hulumtuese dhe një fazë të

projektit lëndor.

- Përcaktimi i detyrave bëhet në fillim të

periudhës nga bashkëpunimi mësues-nxënës.

- Ka kritere vlerësimi të përcaktuara.

- Detyrat e portofolit apo një fazë e projektit

vlerësohen në momentin pas realizimit/

prezantimit.

- Vlerësimi i portofolit mund të planifikohet si orë e veçantë.

- Bëhet kujdes për të mos mbingarkuar

nxënësin me detyra.

- Vlerësimi jo domosdoshmërisht bëhet në

fund të periudhës.

- Vlerësimi i portofolit shënohet në regjistër.

Vlerësimi dhe dokumentimi

i vlerësimit me projekt
(Ndryshimet, aktualisht)

-NUK ka me detyra portofoli

- Mësuesi planifikon dhe organizon një

projekt kurrikular të shtrirë gjatë gjithë vitit

shkollor.

- Mësuesi planifikon projektin, duke bërë të

qartë edhe njohuritë dhe aftësitë intelektuale

(në të tre nivelet) që synohen të mësohen dhe

të vlerësohen.

- Projektet kurrikulare mund të jenë lëndore

ose më shumë se një lëndore. Ato mund t’i

përkasin një fushe të nxëni ose të shtrihen në

më shumë se një fushë.

- Vlerësimi i projektit jo domosdoshmërisht

bëhet në fund të vitit shkollor.

- Nota e projektit shënohet në SMIP në

kolonën përkatëse të vlerësimit të projektit.

VLERËSIMI me perpara

Dokumentimi në regjistër i rezultateve të vlerësimit të nxënësve sipas periudhave dhe vjetor

Periudha e parë Periudha e dytë Periudha e tretë Vlerësimi vjetor Nota përfundimtare

NVv NTp NVp NVv NTp NVp NVv NTp NVp NVv(1) NTp(2) NVp(3)
(1) Nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVv) përcaktohet bazuar në tri notat e
vlerësimit të vazhdueshëm të periudhave, duke

gjykuar në mënyrë progresive.

(2) Nota vjetore e vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (NTp) përcaktohet bazuar në tri
notat e vlerësimit me test/detyrë

përmbledhëse të periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.

(3) Nota vjetore e vlerësimit të portofolit (NVp) përcaktohet bazuar në tre notat e vlerësimit
të portofolit të periudhave, duke gjykuar në

mënyrë progresive.

Nota përfundimtare në klasat IV-V = (NVv x 0.45) + (NTp x 0.3) + (NVp x 0.25)

Nota përfundimtare në klasat VI-XII= (NVv x 0.4) + (NTp x 0.4) + (NVp x 0.2)

VLERËSIMI I NDRYSHUAR

(1) Nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVv) përcaktohet bazuar në tri notat e
vlerësimit të

vazhdueshëm të periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.

(2) Nota vjetore e vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (NTp) përcaktohet bazuar në tri
notat e vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse të periudhave.

(3) Nota e vlerësimit të projektit (NVp) përcaktohet në përfundim të projektit bazuar në


produktin

përfundimtar, në punën individuale dhe në grup të kryer përgjatë vitit për realizimin e tij.

Nota përfundimtare në klasat IV-V = (NVv x 0.45) + (NTp x 0.3) + (NVp x 0.25)

Nota përfundimtare në klasat VI-XII= (NVv x 0.4) + (NTp x 0.4) + (NVp x 0.2).

TE GJITHA NOTAT HIDHEN NE SMIP.

You might also like