You are on page 1of 2

Futbolli

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Është lojë me top e cila luhet sipas
rregullave të përcaktuara në një fushë brenda një stadiumi, nga dy skuadra të cilat
kanë nga 11 lojtarë. Në botë ka më shumë se 250 Milion lojtarë në më shumë se
200 shtete, duke u bërë sporti më i populluar në bot

Fusha e futbol

Elementet e fushës së futbollit janë:Fusha e futbollit profesional mund të ketë dy lloj


dimensionesh sa i përket madhësisë së përgjithshme të fushës. Fusha e vogël ka dimensionet
45 metra e gjerë dhe 120 metra e gjatë, kurse fusha e madhe ka dimensionet 90 metra e gjerë
dhe 120 metra e gjatë. Përkundër ndryshimit të madhësisë së përgjithshme të fushës
dimensionet e elementeve të fushës janë të njëjta në të dy llojet e fushës.

1. Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së


futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas dhënjes së ndonjë goli
nga ekipet.
2. Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një
rreze prej 9.15 metrash.
3. Vija e mesite ndan fushën në dy gjysma pjese të cilat luajnë rol në
përmbushjen e disa rregullave të futbollit.
4. Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy
anët dhe në fundet e tyre takohen me vijat fundore.
5. Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar
vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40.3 metra e gjërë dhe
16.5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha
të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një
gjysëmrreth me rreze prej 9.15 metra (sikur rrezja e rrethit të mesit) nga pika e
penalltisë.
6. Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo
pikë ekzekutohet penalltia.
7. Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të
fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e
pikës nga 2.10 metra duke formuar një gjerësi prej 7.3 metrash hapësirë cila
njihet si portë. Afër portës një fushë e cila është e rrethuar nga një vijë e cila
është e larguar nga 6,5 metra nga shtyllat përgjatë vijës fundore dhe e zgatur për
11 metra në drejtim të pikës së penalltisë.

You might also like