You are on page 1of 2

ELEMENTET TEKNIKE DHE RREGULLAT E LOJES SE

VOLEJBOLLIT
Sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta garojnë në terenin
ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e kundërt të
rrjetës gjegjësisht në fushen e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari të
mos arrij ta mbaj topin në ajer dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para
se të bjerë në tokë. Loja luhet me tre ose pesë sete, do të thot me dy sete të
fituar. Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë.
Seti i fundit gjegjësisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj
sporti luhet në ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë.
Loja e volejbollit luhet në fushë të mbyllur, 9 X 18 m. ose (162 metra katror).
Fusha e volejbollit përbëhet nga: vija e mesme, vijat fundore dhe ato anësore.
Vija e mesme e ndan fushën në dy pjesë të barabarta me nga 81 metra katror.
Mbi vijën e mesme qëndron rrjeta me lartësi prej 243 cm per meshkujt dhe 224
cm për femrat. Rrjeta është e gjerë 9.5 m dhe e gjatë 1m. Katrorët e rrjetës jan
10X10 cm. Në pjesën e sipërme të rrjetës është një rryp-pëlhur i qepur me
trashësi prej 5 cm si mbështjellës i telit. Teli është i thurrur dhe njëkohësisht
shërben për forcimin dhe stabilizimin e lartësis së rrjetës me shtyllat.

Loja luhet me tre seta te fituara. Një set duhet të ket më së paku 25 pike.
Seti përfundon kur nje ekip më së paku e perfundon atë me dy pike
diferencë.Loja luhet me top te butë dhe me peshë prej 260-300 gram, perimetri i
të cilit është prej 65-67 cm. Topi i volejbollit ka ngjyrën e verdhe me te kalter.
Në lojën e volejbollit përdoren këto elemente kryesore: Dëbimet, pasimet,
shërbimet, gjuajtjet, blloqet etj.. Qëndrimet e volejbollistit gjatë aplikimit të
elementeve teknike janë të llojllojshme. Secili element me mjeshtrin e volejbollit
kërkon qendrimin adekuat, funksional dhe sa më racional, me qëllim që sa më
shpejt inkruadohet në situata të ndryshme gjatë lojës.
Kjo lojë luhet me 6 lojtarë në fushë, prej të cileve tre janë lojtarë pranues, dy
sulmues dhe një pasues (organizatore). Në këtë lojë nëse topi bie në tokë ekipi
kundërshtar fiton piken. Gjithashtu nuk lejohet prekja e rrjetes ngaqe llogaritet
pike e kundërshtarit. Shërbimi është gjithashtu një element i rëndësishëm që
duhet të jepet nga fundi i fushes apo jashtë vijes fundore. Blloku është bllokim i
sulmuesit që zakonisht bëhet nga bllokeret e mesit, të cilet janë të specializuar
për bllok, dhe pranimi i tyre është mjaft i dobet dhe për këtë arësye kur ata duhet
të hyjne në pranim zëvendësohen me libero. Liberot janë lojtarë të specializuar
vetëm për pranim dhe bartin dresen ndryshe nga ekipi i tyre, dhe nuk kane të
drejte sulmi, shërbimi apo blloku por vetëm pranimi
Vijat e Fushës janë të gjëra rreth 5 cm. Vijat e gjata janë vija anësore e ato më të
shkurtrat janë vijat fundore. Vija e mesme,e cila e ndan fushën në dy pjesë të
barabarta, është e gjatë si ato fundoret. Tri metra larg vijës së mesme, në anën e
majtë dhe të djathtë të fushës, quhen vijat e sulmit. Në vijat fundore të fushës në
anën e djathtë të saj gjendet vija e vizatuar me gjatsi 15cm e gjer 5 cm larg vijës
ballore 20 cm. Hapësira të cilën e shënojn këto dy vija është 3 metra dhe paraqet
vendin e shërbimit.

Përmasat e fushës së volejbollit

Fusha e volejbollit ndahet në gjashtë zona që janë të evidentuara dhe me


provesin e lojes. Sipas zonave te lojtarët janë te lajmëruar ke gjyqtari
perkatesisht procesmbajtesi. Formacioni i ekipit te paraqitur ke gjyqtari mbetet
deri ne fund te setit. Sipas zonave te lojtarët kan emra te caktuar. Lojtarët e vijës
së parë (2, 3, 4) janë lojtarët e sulmit, dhe ata të së dytës (5, 6 dhe 1) janë
lojtarët e mbrojtjes. MIR EKI aloj mbi rrjetë. Ekipi kundërshtar ka te drejt të lunjë-
pasojë deri tri her, e pastaj patjeter ta kthej ne anen tjeter-- ne fushen e
kundershtarit.

You might also like