Lab 2 Matjekejdi

You might also like

You are on page 1of 6

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

LABORATORI I MATJEVE ELEKTRIKE

Laboratori Nr 2
“Studimi eksperimental i oshiloskopit elektronik analog dhe
numerik”

Punoi:Kejdi Luzi
Pranoi:Genci Sharko
Grupi:BCH TLK 2B

Viti akademik:2023-2024
Permbajtja

1. Programi i punës
2. Aparatet dhe Materialet e përdorura
3. Njohuri të përgjithshme
4. Procedura
 Matja e madhësive të një sinjali periodik me anë të oshiloskopit
 Matja e Amplitudës
 Matja e Periodës
 Matja e Frekuencës
 Matja e Fazes dhe Frekuencës me metodën Lissajous
5. Konkluzione

1. Programi i punës
 Të studiohet instruksioni i oshiloskopit Numerik që do të përdoret.
 Të matet me ndihmën e oshiloskopit numerik madhësitë e një sinjali periodik: Amplituda,
Frekuenca, Perioda.
 Të matet frekuenca e dy sinjaleve sinusoidale me metodën Lissajous.
 Përdorimi i Oshiloskopit numerik HP54600 Digital Oscilloscope

2. Aparatet dhe Materialet e përdorura


 Oshiloskopit numerik HP54600 Digital Oscilloscope
 Gjenerator frekuencash HP 33120A

3. Njohuri të përgjithshme
Oshiloskopi elektronik është një aparat qe perdoret regjistrimin e fenomeneve që ndryshojnë ne frekuencë
nga disa Hz deri në dhjetëra GHz.Pjesa kryesore e oshiloskopit është tubi elektronorrezatues CRT, principi i
punës të cilit bazohet në zhvendosjen e tufës së elektroneve nën veprimin e fushës elektrike apo magnetike.
Tubi elektronorrezatues përfaqëson një llambë elektronike me vakum të thellë. Elektronet që rrezatohen nga
elektroda e nxehtë bien mbi ekranin fluoreshent duke shkaktuar ndriçimin e këtij të fundit. Nën veprimin e
rrymave apo tensioneve që studiohen, rrezja e elektroneve zhvendoset para se të bjerë në ekran. Kjo
zhvendosje ndjek ndryshimin e vlerave të çastit të madhësisë që studiohet dhe prandaj në ekran shohim
formën e kurbës së kësaj madhësie. Me anën e oshiloskopit jo vetëm mund të shikohet dhe te regjistrohet
forma e kurbës së madhësisë që studiohet, por mund të kryhen dhe matje të madhësive të ndryshme, si për
shembull matja e madhësisë së amplitudës së tensionit, rrymës, frekuenca e tyre, ndryshimi i fazës etj.
Panvarsisht nga tipet e ndryshme te oshiloskopeve mund te themi se pergjithesisht ai përbëhet nga katër
blloqe kryesore.
1. tubi elektronorrezatues
2. blloku i ushqimit
3. blloku i zbërthimit
4. amplifikatori i sinjaleve.

Tubi elektronorrezatues
Tubi elektronorrezatues përfaqëson një ballon qelqi me vakum të thellë dhe me disa elektroda metalike.
Topi elektronik krijon fluksin e elektroneve dhe e transformon këtë fluks në rreze elektronike të drejtuar në ekran. Topi
elektronik përbëhet nga filli i nxehjes(filamenti), katoda, rrjeta e komandimit (grila), anoda e parë dhe anoda e dytë.

Blloku i zbërthimit
Tensioni që studiohet jepet në pllakat vertikale dhe çvendos rrezen në drejtimin vertikal. Që të shohim në ekran
formën e kurbës së tensionit në funksion të kohës shfrytëzojmë një tension ndihmës i cili çvendos rrezen elektronike në
drejtim horizontal. Që në ekranin e oshiloskopit të kemi një figurë të palëvizëshme është e nevojëshme që perioda e
tensionit që jep blloku i zbërthimit të jetë e barabartë me perioden tensionin që studiohet.

Amplifikatorët
Oshiloskopët elektronikë kanë zakonisht dy amplifikatorë që shërbejnë për të rritur ndjeshmërinë. Njëri nga ata quhet
vertikal mbasi shërben për të përforcuar tensionin që studiohet e që jepet në pllakat vertikale nëpërmjet amplifikatorit.
Amplifikatori i dytë shërben për të përforcuar tensionin që jepet në pllakat horizontale, prandaj quhet amplifikator
horizontal.

4.Procedura
Përpara fillimit të punës eksperimentale ndjekim në vija të përgjithshme, udhëzimet si më poshtë. Ushqimi i
oshiloskopit bëhet nga rrjeti i rrymës alternative me tension 220 V, 50 Hz. Para kyçjes së oshiloskopit dorezat e
montuara në faqen e tij të përparme duhet të vendosen në pozicionet e tilla:Oshiloskopi vihet në punë. Doreza e
ndryshimit të koeficientit të amplifikimit vertikal vendoset në pozicionin që i përket koeficientit të amplifikimit
minimal.Doreza e gjeneratorit të zbërthimit vendoset në një pozicion të çfarëdoshëm për shembull 50 Hz. Pasi të jenë
bërë këto veprime kyçet çelësi i ushqimit të aparatit. Më pas bëhen rregullimet e nevojshme për të paraqitur qarte
sinjalin në ekranin e oshiloskopit.

Matja e madhësive të një sinjali periodik me anë të oshiloskopit


Në hyrjen 1 të oshiloskopit (Channel 1), futet një sinjal i cili gjenerohet nga një gjenerator sinjali, për të cilin do të
bëjmë matjet e kërkuara. Pasi stabilizohet figura në ekran, nëpërmjet rregullimit horizontal dhe rregullimit vertikal,
jemi gati për të nisur matjet.

 Matja e Amplitudës
Përpara se të nisim matjen, fillimisht përcaktojmë, sa Volt i takojnë një ndarje (Volt/ndarje), që në rastin tonë është 2
Volt/ndarje dhe në rastin e oshiloskopeve numerik kjo tregohet në ekran. Më pas numërojmë katrorët në ekran,
vertikalisht midis dy kreshtave dhe llogarisim tensionin peak to peak, sipas formulës më poshtë:

𝑉𝑝−𝑝 = (𝑛𝑑𝑎𝑟𝑗𝑒𝑡_𝑣𝑒𝑟𝑡𝑖𝑘𝑎𝑙𝑒) × (𝑉𝑜𝑙𝑡/𝑛𝑑𝑎𝑟𝑗𝑒)


Vlerën që marrim e shumëzojmë me ½ për të marre amplitudën e sinjalit. Në rastin tonë, do
të kishim:

(Volt/ndarje)=2
ndarjet_vertikale=4V
V v− v=4V*2(volt/ndarje)=8V
Amplituda=V v− v/2=8/2=4V

 Matja e Periodes

Përcaktojmë fillimisht se sa sekonda i takojnë një ndarje (kohë/ndarje). Në rastin tonë kjo vlerë është
100µs për ndarje dhe po ashtu tregohet në ekran. Më pas numërojmë katrorët në ekran,
horizontalisht, brenda një cikli të sinjalit. Periodën e llogarisim me formulën:

T=(ndarje horizontale/cikel) x (kohe/ndarje)


(kohe/ndarje)=100μs
(ndarje horizontale/cikel)=10/10=1
T=1*100μs=100μs
 Matja e frekuences

Nisur nga perioda qe gjetem mesiper gjejme frekuencen me formulen: f=1/T duke perftuar:

1 1 4
f= −6 = −4 =10 Hz=10kHz
100∗10 10

Matja e Fazes dhe Frekuencës me metodën e Lissajous


Metoda e Lissajous mund të përdoret për të krahasuar frekuencën e dy sinjaleve sinusoidale. Në këtë
rast, oshiloskopi vendoset në mode X-Y.Në rastin tonë në hyrjen 1 (Channel 1) të oshiloskopit
qëndron i vendosur sinjali me të cilin kryem matjet më lart, ndërsa ne hyrjen 2 (Channel 2) lidhim
gjeneratorin e sinjalit HP 33120A, të cilit mund t’ia ndryshojmë frekuencën..Teorikisht, dimë se, kur
raporti i frekuencave është 1:1, pra frekuenca në hyrjen 1 (që këtu e tutje po i referohemi si fr) është e
barabartë me frekuencën në hyrjen 2 (që këtu e tutje po i referohemi si fm), atëherë figura që shfaqet
ne ekranin e oshiloskopit ka formën e elipsin..
 Gjejme fazen

Dy vlera A dhe B mund te percaktohen ne figuren e dhene ne Oshiloskop, prej nga mund te
percaktojme zhvendosjen fazore si : Ө=sin−1A/B
Duke i matur vlerat e A dhe B ne figuren e elipsit e paraqitur ne oshiloskop, gjejme vleren e fazes.

Ө=sin−1A/B=sin−10.625/0.937=sin−10.667=41,8°

Sigurisht, nga matjet më lart kemi njehsuar, se 𝑓𝑟 = 10 𝑘𝐻𝑧, andaj fillojmë ta gradojmë gjeneratorin e
dytë të sinjalit rreth kësaj frekuence. Pas disa provash, deri sa të arrihet një figurë e qëndrueshme,
lexojmë fm, nga gjeneratori i dytë i sinjalit.Tregimi i gjeneratorit të dytë të sinjalit (HP 33120A), pra
fm, është 10.009200 kHz. Për rrjedhoje, meqenëse raporti i frekuencave është 1, frekuenca ne hyrjen 1
(Channel 1) të oshiloskopit është e barabartë me 𝑓𝑟 = 𝑓𝑚 = 10.009200𝑘𝐻𝑧. Një rezultat ky shume më
i sakte se ai i njehsuar herën e parë. Le të provojmë të dyfishojmë frekuencën në fm. Për fm të barabartë
me 20.009000 kHz do të përftonim figurën si me poshtë:

Pra, shohim se figura më lart shfaqet kur raporti i frekuencave është i barabartë me 2.
Metoda Lissajous është një metodë shumë rezultative në përcaktimin e frekuencave të cilat janë të
panjohura për ne.

Neqoftese vazhdojme te rrisim raportin e frekuencave do te shohim nje pamje te tille, ku ne figuren
me siper raporti i frekuencave eshte 3.

5. Konkluzione
Pas perfundimit te kesaj pune laboratori dalim ne perfundimin se metoda Lissajous eshte nje
metode shume e mire ne llogaritjen e fazes dhe frekuences se sinjalit duke e krahasuar ate me
llogaritjen e perftuar nga ndarjet e ekranit te oshiloskopit.Nga matja e drejtpërdrejte me anë të
ndarjeve të oshiloskopit, llogaritëm se sinjali periodik , kishte amplitudë 4 Volt, periodë 100𝜇𝑠 dhe
frekuencë 10 kHz, matja me metodën Lissajous na mundësoi të përcaktonim një vlerë më të saktë të
frekuencës 10.009200 kHz.Studiuam edhe format e ndryshme që krijoheshin me ndryshimin e
raportit të frekuencave, forma e elipsit me raportin 1:1 dhe ku me dyfishimin e frekuencës se njërit
sinjal (fm), përftuam formën e simbolit “infinit”∞.

You might also like