You are on page 1of 7

PROJEKT

Tema:Lojrat popullore e levizore

LOJËRAT POPULLORE
✤ Lojëra tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë e të mprehtësisë dhe forcimin fizik, që pjesërisht kanë natyrën e
një gare,të një argëtimi dhe të një shfaqjeje. Në Shqipëri kanë traditë të lashtë. Në kohën e Skënderbeut
përfshiheshin në përgatitjen luftarake të të,rinjye, Sjatë Luftës ANÇ ishin mjete të kalitjes fizike dhe të argëtimit për
partizanët.. Pas Çlirimit u mhlodhën, u studiuan dhe janë përfshirë në programet e shkollave e të kolektivaye
fizkulturore dhe. bëjnë pjesë në festat sportiye e spartakiadat. Festivali I kombëtar i L. P. u bë më 1971 në dy zona:
Peshkopi e Lushnjë, më 1981 u bë Festivali IV në Shkodër. Përveo argëtimit në kohë të lirë, raste për L. P. ishin
kuvendet, festat popullore e familjare. Llojet kryesore të tyre dallohen sipas moshave. Burrat gjuanin në shenjë,
bënin mundje, vrapime me kuaj etj. Fëmijët kishin lojëra me vrapime e kërcime (ta lashë, kukafshehtas, pëllëmbët
etj;) ‘ose me sende të përshtatura për lojë (guraeokthi, einglash,doçesh, petash, litarthi etj.). Vajzat & gratë kishin
disa lojëra të veçanta, nganjëherë • edhe në trajtën e valleve e të shoqëruara me ■ këngë. Disa . ishin të kufizuara
si■pas krahinave, por shumica e L. P. janë mbarëshqiptare, sibrezahypthi ose kalaja dibrançe, loja kapuçash ose
filxhanash, kolovajza, kush e merr shaminë ‘ etj. Repertori i tyre ka ndryshuar historikisht, por një pjesë kanë jetë
shumë të gjatë. Studimi i L. P. ka interes si pjesë përbërëse e khhurës popullore, ndërsa emërtimet kanë -inferes. .
për , gjuhësinë.

Lojërat lëvizore 
Lojërat lëvizore karakterizohen nga përdorimi i trupit në mënyrë dinamike. Qëllimi i tyre është
që, nëpërmjet ngacmimeve e stimujve ndjesorë, të arrihen gjendje emocionale të kënaqshme dhe
uljen e gjendjes së tensionuar të fëmijës, fëmija njihet me hapësirën, sendet e largësinë mes tyre,
të cilat kanë rëndësi për zhvillimin tërësor të fëmijës. Lojëra të llojit lëvizor janë: - lojërat e
ekuilibrit-çekuilibrit (kërcime, rrotullime, kapërdimja, rrëshqitje, rrëzime përtokë, kthime,
lëkundje etj.) - lojëra lëvizore aktive (hedhje, tërheqje, mundje, shtyrje) - lojëra për orientimin në
hapësirën me dhe pa objekte (zvarritje, ecje, vrapim, kapërcime, hedhje topash ...) - lojëra për
kënaqësi ndjesore (ecje zbathur në sipërfaqe të buta e të forta, të ngrohtë dhe të ftohtë, si dhe mbi
materiale të ndryshme) Lojërat lëvizore, përveçse zhvillojnë fizikisht dhe emocionalisht fëmijën,
ndihmojnë edhe për të rritur sigurinë në vetvete dhe për ta bërë më të natyrshme shkëputjen nga
nëna e të mos ndihen të braktisur në çastin e ndarjes së mëngjesit me të. Gjithashtu këto lojëra i
aftësojnë fëmijët të vetëmbrohen dhe të rriturin e besimit në vete. Lojëra të tilla janë
kukafshehthi, e kapa s’e kapa, ndërtimi i shtëpizave etj.

Lojrat popullore te Mirdites.

Çengel-çengel: ka qenë organizuar nga një grup lojtarësh prej shtatë, nëntë,
njëmbëdhjetë a pak më shumë, por gjithmonë në numër tek, pasi kjo lejonte që loja t’i
përmbushte kushtet e zhvillimit të saj. Është luajtur kryesisht nga lojtarë meshkuj. Ky
grup lojtarësh formonte një rreth dhe uleshin galiç duke mbajtur gishtin tregues të
njërës dorë në formën e çengelit në drejtim të dyshemesë së dhomës(në kushtet e
shtëpisë) apo të tokës(në kushte të mjedisit jashtë shtëpisë). Drejtuesi i lojës, njëri prej
lojtarëve, përsërit në mënyrë monotone fjalën “çengel” disa herë radhazi. Në një
moment të caktuar prej vetë drejtuesit sipas dëshirës së tij e shqipton këtë fjalë në
mënyrë të prerë dhe me forcë. Në këtë moment të gjithë lojtarët duhet të lidhin
duartë(gishtat tregues në formë çengelit) me njërin nga shokët që ka përbri. Por njëri
nga lojtarët mbetet i pa lidhur, pasi numri gjithnjë është tek. Lojtari që mbetet i palidhur
ndëshkohet nga drejtuesi i lojës në forma të ndryshme sipas fantazisë së tij si: duke
imituar kafshë të ndryshme, duke mbartur mbi kurriz shokët e tij, duke kënduar ndonjë
këngë apo recituar ndonjë poezi, ose duke e goditur me ndonjë shami, duke e bërë të
kërcejë me një këmbë disa herë, a lloj-lloj ndëshkimesh të tjera.

    Qorrazi luhej me dy lojtarë dhe të tjerë të pranishëm që bëjnë sehir, ose mundohen


të ndikojnë në lojën e lojtarëve pjesëmarrës. Lojtarëve ua mbyllin sytë më ndonjë shami.
Secilit prej tyre i jepet nga një shami e lidhur nyje në fundin e saj dhe secili prej tyre,
ashtu siç është me sy të mbyllur përpiqet të godasë tjetrin me anë të shamisë. Njerëzit që
bëjnë sehir mundohen t’i mashtrojnë duke i orientuar gabim dhe ata lojtarët me sy të
mbyllur godasin majtas e djathas në ajër dhe kështu të tjerët qeshin dhe argëtohen me
ta.

    Rasash luhej në fushë apo kodra nga dy apo më shumë lojtarë të ndarë në grupe.
Kështu formohen dy grupe me nga një ose më shumë lojtarë, por gjithnjë në numër të
barabartë secili grup. Në distancë 30-40m larg nga njëri-tjetri, grupet vendosin nga tri
rrasa guri në këmbë drejt njëra pas tjetrës me një distancë 20-30cm larg njëra-tjetrës.
Secili lojtar i secilit grup gjuan në rrasat e palës kundërshtare me nga tre gurë të
madhësive të ndryshme zgjedhur sipas dëshirës së secilit lojtar dhe synon rrëzimin e
rrasave të palës kundërshtare. Fiton ai grup që rrëzon më parë rrasat e palës
kundërshtare, ose rrëzon më shumë prej tyre. Kjo ishte një lloj bowlingu zhvilluar në
kushte terreni jashtë shtëpie. Në zonën e Kashnjetit dhe të Mirditës kjo lojë është
quajtur ndryshe “Kufithi” duke i konceptuar rrasat e ngritur nga pala kundërshtare
kufinjtë e asaj pale që i kishte ngritur dhe synimi ishte rrëzimi i atyre kufinjve.

   Rrsabuç ishte loja që organizohej nga dy ose pak më shumë se aq lojtarë. Zakonisht


meshkuj. Edhe kjo lojë zhvillohej në kushte terreni jashtë shtëpie. Merrej një rrasë e
madhe guri dhe vendosej në një plan të rrafshtë toke. Rrasa zgjidhej sa më e madhe të
ishte e mundur dhe sa më e rrafshtë. Në qendër të kësaj rrase vihej një gur gati në formë
të rrumbullakët dhe nga lojtarët synohej që të goditej  dhe të hiqej nga vendi me anën e
ca rrasukave duke i gjuajtur nga një distancë e caktuar prej vetë lojtarëve, zakonisht
rreth 5-6m distancë. Fiton ai që i pari e heq buçin(gurin) nga rrasa. Gjithashtu loja
zhvillohet disa herë dhe fituesi është lojtari që ka më shumë rezultate në
largimin(heqjen) nga rrasa. Ka një rregull në radhën e gjuajtjes. Më parë caktohet një
shenjë dhe secili nga lojtarët hedh rrasën e tij të dorës drej cakut(shenjës) dhe kush i
afrohet më shumë cakut gjuan i pari dhe pastaj ai që vjen pas tij e me radhë. Kur
rrëzohet buçi nga rrasa loja quhet e përfunduar dhe loja tjetër fillon nga e para duke
gjuajtur serish drejt cakut për të përcaktuar radhën e gjuajtjes së lojtarëve.

    Dojkë ishte lojë që luhej nga djem. Secili lojtar kishte shkopin e tij që zakonisht secili
e kishte përgatitur me purteka drurësh të fortë. Zakonisht dru thane, por shpesh edhe
frashër, lis, shkozë apo edhe ferrë. Këta shkopinj djemtë i mbanin pothuajse gjithmonë
me vete si mjet për të reshtur bagëtitë në kullotë dhe i punonin me kujdes të veçantë që
të ishin sa më të drejtë dhe sa më të fortë. Për t’u luajtur kjo lojë, zakonisht kërkohej të
ishte një terren i rrafshtë, zakonisht livadh, ose patalok i sheshtë dhe mjaftueshëm i
gjërë. Luhej nga tre apo më shumë lojtarë. Nganjëherë edhe nga dy lojtarë, por nuk e
kishte tamam bukurinë e saj në këto raste, ashtu siç nuk e kishte bukurinë kur e kalonte
numrin pesë apo gjashtë lojtarë. Në shesh secili lojtar hapte një gropë të vogël aq sa të
zinte majën e shkopit dhe të merrte brenda dojkën. Dojka ishte një copë druri e
rrumbullakuar në formën e një topi të vogël, zakonisht e bërë me rrënja ferrëkuqesh që
ishin mjaft të forta dhe nuk dëmtoheshin aq lehtë nga goditjet me shkopinj. Në se nuri i
lojtarëve ishte tre apo më shumë njëri prej tyre duhej të qëndronte rreke. Të tjerët duhej
të mbronin gropëzat e tyre që rrekexhiu të mos ua zinte me dojkën të cilën e voziste me
anën e shkopit të tij përgjatë sheshit dhe synonte ose të mbushte me anën e saj gropëzën
e ndonjërit prej lojtarëve që në këtë rast i kishte kundërshtarë të gjithë sa ishin në lojë,
ose synonte ta godiste këmbën e ndonjërit, gjithnjë me anën e dojkës e jo me anën e
shkopit. Gjithashtu edhe kur ndonjëri merrte hov ta godiste dojkën për ta larguar,
rrekexhiu synonte t’i zinte gropën me majën e shkopit të tij. Po të ishte se distanca e
goditjes që kundërshtari kishte goditur dojkën më e largët se madhësia e shkopit dhe
rrekexhiu ia kishte zënë ndërroheshin rolet, nëse jo, ose edhe s’ia kishte arritur, dojka
ishte në kase. Në se ndodhte një gjë e tillë lojtari quhej i djegur dhe futej në rreke duke
ndërruar vendet. Loja fillonte duke përcaktuar rrekexhiun. Kjo gjë përcaktohej duke
gjuajtur pik drejt një caku të vendosur nga vetë lojtarë në një distancë të caktuar.
Lojtarët gjuanin me radhë drejt cakut dhe kujt i binte piku i shkopit të tij më larg cakut
se të tjerët rrinte rreke, të tjerët zinin nga një gropë dhe i ruanin ato që rrekexhiu të mos
ua zinte me shkop, ose me dojkë. Në se dojka afrohej më afër se distanca e gjatësisë së
shkopit të tij drejt gropës që ruant, kishte të drejtë ta godiste dojkën me shkop me sa
fuqi që kishte dhe rrekexhiu nuk mund t’ia zinte gropën me shkopin e tij, pasi atëherë
dojka do të ishte kase, d.m.th. mund ta godisnin lojtarë duke e largua sa më larg derisa
rrekexhiu do të arrinte ta ndeshte dojkën me shkopin e tij. Në momentin që e ndeshte, ai
mësynte të kapte i pari gropën e ndonjërit prej kundërshtarëve të tij. Në se e arrinte një
gjë të tillë, rolet ndërroheshin. Në rastet kur dojka ishte larguar shumë(gjithnjë lojtarët
synonin ta largonin sa më larg gropave të tyre), rrekexhiu kishte të drejtë ta hidhte atë
me dorë drejt grupit të lojtarëve në besë. Kështu quhej momenti kur hidhej dojka dhe në
se asnjëri prej lojtarëve nuk arrinte ta cikte me shkop, askush nuk mund ta prekte edhe
në se ishte buzë gropës së tij. Pra ishte në besë. Në se ndonjëri e prekte gabimisht
dojkën, futej në rreke. Kishte edhe një rregull tjetër. Në se rrekexhiu shihte që ndonjëri
prej lojtarëve e kishte gropëzën e tij disi të pambrojtur mësynte që ta zinte i pari dhe në
se e arrinte lojtari tjetër futej në rreke, në të kundërt lojtarët e tjerë e godisnin dojkë pa
patur frikë se mund t’ua zinte gropëzat, pasi dikush thërriste:”Kase se ka mësy!” dhe
kështu vazhdonin ta largonin dojkën sa më larg derisa rrekexhiu arrinte ta cikte atë me
shkopin e tij. Kështu kjo lojë vazhdonte pafund aq kohë sa lojtarët kishin kohë të lirë për
ta luajtur. Dojkë quhet kjo lojë në Zadrimë, por në Mirditë e quajnë dojkëz.

    Shkop e cingël quhej loja që luhej zakonisht nga dy lojtarë djem. Edhe kjo lojë luhej
në terren të hapur. Në një vend të veçantë lojtarët vendosnin një cak, zakonisht një copë
druri të ngulur në tokë dhe që mund të dallohej qartë prej një distance të
konsiderueshme. Për ta luajtur duhej një shkop jo shumë i gjatë rreth 70-80cm i gjatë
ose më pak dhe quhej kut. Gjithashtu përdorej edhe cingla që ishte e bërë nga një copë
shkopi rreth 15-20cm e gjatë. Zakonisht cingla punohej enkas për këtë gjë dhe nga njëra
anë gdhendej për të krijuar një faqe të rrafshtë që të zinte vend mirë mbi truall. Në
njërën anë krijohej një llapë duke e prerë bilbil. Loja fillonte nga lojtari që e hidhte
cinglen nga një distancë e caktuar drejt cakut më afër tij. Lojtari që nuk ishte i pari
përfshihej në lojë, por duke u përpjekur që ta kapte cinglen në ajër pa rënë në tokë. Kur
arrinte ta kapte, kishte të drejtë ta vazhdonte ai lojën, në të kundërt duhej ta gjuante
drejt cakut me qëllim që ta godiste atë me cingël. Po ta arrinte këtë gjë fitonte të drejtën
ta merrte ai vallen (lojën). Lojtari tjetër synonte ta godiste cinglën dhe ta hidhte sa më
larg duke krijuar një distancë të largët. Kur e arrinte një gjë të tillë fillonte e maste
distancën me kut(shkopin e lojës) dhe i numëronte duke ua shtuar numrit të kutëve që
kishte bërë më përpara. Kur e arrinte numrin njëqind kut fitonte një lojë ose e quante
“një gomar” për kundërshtarin. Lojtari i rrekës e kapte cinglën nga toka dhe e gjuante
drejt cakut e, kur lojtari që e ruante cakun nuk arrinte ta largonte cinglën e në rast se
cingla nuk e ndeshte cakun, por binte në distancën më pak se një kut larg cakut, atëherë
lojtari në lojë(valle) kishte të drejtë ta godiste cinglën për ta ngritur në ajër dhe atëherë
ta godiste me kut për ta larguar sa më larg që të mundte për të bërë sa më shumë kutë.
Në se nuk arrinte ta kryente një gjë të tillë, pra në se nuk arrinte ta ngrente në ajër e
tagodiste pastaj me kut për ta largonte cinglën më larg se kuti prej cakut(të paktën një
kut distancë minimalisht) humbiste të drejtën për ta vazhduar lojën dhe dilte në rreke e
në valle hynte lojtari tjetër i cili merrte cinglën në dorë dhe e godiste me sa fuqi kishte
për ta hedhur sa më larg të ishte e mundur në drejtimin e caktuar më parë dhe nga ishte
lojtari i rrekes në përpjekje për ta kapur që në ajër. Loja nuk përfundonte në se e arrinte
ta bënte numrin njëqind të kutëve, se atëherë, siç e cilësuam më sipër, bënte një lojë, ose
siç e quanin, një gomar për kundërshtarin dhe fillonte të bënte të dytin deri sa të arrinte
pa e dorëzuar lojën. Kur lojtarin i dytë e fitonte të drejtën e lojës dhe kur fillonte të bënte
kutët e tij, i numëronte ata fillimisht duke ia zbritur kundërshtarit ata kutë që kishte
fituar deri sa ia zeronte dhe pas kësaj fillonte të numëronte deri sa arrinte numrin
njëqind, në se e arrinte pa ia zbritur kundërshtari, gjithnjë me lojë. Kur bëhej një gomar
lojë dhe fillohej i dyti lojtari tjetër nuk mundej t’ia zbriste atë, veç në se me lojë edhe ai e
plotësonte një gomar lojë dhe barazoheshin apo e tejkalonte atë.

    Topthi ishte loja që luhej nga dy grupe lojtarësh me një topth të vogël bërë zakonisht
prej leckash, ose prej leshi lopësh. Kur barinjtë kashaisnin lopët e tyre me fijet e leshit
që mblidhte krëhëri i kashaisë krijonin një topth të vogël, por më së shumti e krijonin
prej leckash. Kjo në mungesë të topit real prej lastiku, ndoshta. Edhe në këtë lojë duhej
një terren i konsiderueshëm në përmasa. Njëra skuadër ishte në valle dhe skuadra tjetër
kishte radhën ta gjuante topthin(ta hidhte topthin) në drejtim të dorës së lojtarit
kundërshtar. Ky e gjuante duke e goditur me shuplakën e dorës dhe lojtarët
kundërshtarë synonin ta kapnin atë në ajër pa rënë në tokë. Në se arrinin ta kapnin
ndërroheshin pozicionet në lojë. Kur lojtari i vallës e hidhte topthin sa më larg të ishte e
mundur, shkonte me vrap drejt një caku të shënuar më parë me marrëveshje dhe duhej
të shkonte përsëri në vend pa arritur që lojtarët kundërshtarë ta kapnin topthin dhe të
godisnin me të deri në momentin kur ishte ende pa shkuar në destinacionin përkatës.
Nuk quhej në se goditja i vinte kur kishte arritur në cak, por në se goditej pa shkuar atje,
digjej dhe futej në rreke duke ua lënë vendin palës kundërshtare. Siç shihet sipas
rregullave të lojës kjo lojë ka ngjashmëri me kriketin në disa rregulla loje.

    Topxhixhi lojë që luhet me një topth të vogël(zakonisht prej leckash në mungesë të


topit real prej gome) dhe organizohet në dy skuadra me nga tre apo katër lojtarë. Më
parë caktohet një kuadrat fushe pak a shumë me madhësinë një fushe volejbolli të
kufizuar me katër pika si caqe fushe. Lojtarët që me short kanë fituar të drejtën ta
fillojnë lojën bëhen grup dhe fshehin topin të cilin e merr njëri prej tyre dhe shkojnë në
fushën e lojës brenda së cilës ndodhen lojtarët e palës kundërshtare. Kanë të drejtë të
shkojnë nga njëri cak tek tjetri jo duke i rënë fushës kryq e tërthuer, por duke ndjekur
vijat e drejtkëndëshit të fushës duke thënë shprehjen “Një cak e ciqe, dy cak e ciqe, tre
cak e ciqe, katër cak e ciqe!”. Secili prej tyre e mban dorën fshehur nën rrobat e trupit
sikur fshehin topthin dhe bëjnë sikur gjuajnë në drejtim të lojtarëve kundërshtarë të
cilët rrinë me beh për të mos u goditur dhe për ta kapur topin e palës kundërshtare. Në
se arrijnë ta kapin ndërrojnë rolet e lojës. Në rastin tjetër kur nga pala kundërshtare
goditet ndonjëri me top, ai digjet dhe kështu fitohet loja duke filluar përsëri nga fillimi
deri sa të digjen të gjithë lajtarët, ose në të kundërt, kapet topi nga lojtarët kundërshtarë
dhe ndërrohen rolet.

     Topagropthi ishte lojë që gjithashtu luhej në terren të hapur. Lojtarët, aq sa janë në


tërësi hapin ca gropëza të vogla njëra pas tjetrës në distancë afro 10cm larg njëra-tjetrës.
Me short caktohet njëri prej lojtarëve të hedhë topthin drejt gropave me rrokullisje. Kur
topthi zë vend në gropën e ndonjërit prej lojtarëve që gjithnjë rrinë në gatishmëri për ta
marrë topthin nga gropa e tij, ose për t’ia mbathur. Lojtari të cilit i bie topthi në gropë e
merr atë me shpejtësi dhe godet ndonjërin prej shokëve me të. Në se arrin ta godasë
ndonjërin, lojtari që goditet, digjet dhe është i detyruar ta hedhë topthin në gropa siç
kishte bërë lojtari paraardhës, në të kundërt duhet ta hedhë topthin drejt gropave lojtari
që i bie topthi në gropën e tij dhe nuk arrin të gadasin ndonjërin prej shokëve. Por edhe
në se topi nuk arrin të zërë vend në ndonjërën prej gropave, përsëri duhet ta hedhë atë
atje derisa të zërë vend në ndonjërën prej gropave.

You might also like